{"id":25579,"date":"2020-05-30T12:23:21","date_gmt":"2020-05-30T10:23:21","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=25579"},"modified":"2020-05-30T12:23:25","modified_gmt":"2020-05-30T10:23:25","slug":"recension-per-librin-besimi-politik-ne-kosove-e-autores-dr-ermira-babamusta-nga-ferdi-kamberi-sociolog","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2020\/05\/recension-per-librin-besimi-politik-ne-kosove-e-autores-dr-ermira-babamusta-nga-ferdi-kamberi-sociolog\/","title":{"rendered":"Recension p\u00ebr librin \u201cBesimi Politik n\u00eb Kosov\u00eb\u201d e autores Dr. Ermira Babamusta! Nga Ferdi Kamberi, Sociolog"},"content":{"rendered":"\n
<\/p>\n\n\n\n
Prishtin\u00eb \u2013 K\u00ebto dit\u00eb bibliotek\u00ebs s\u00eb Kongresit Amerikan dhe asaj nd\u00ebrkomb\u00ebtare iu shtua nj\u00eb
lib\u00ebr i ri, nj\u00eb lib\u00ebr mjaft dometh\u00ebn\u00ebs dhe aktual. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr librin m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb autores Dr.
Ermira Babamusta \u201cBesimi Politik n\u00eb Kosov\u00eb: Dinamikat Kulturore dhe Institucionale\u201d i cili
aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn angleze dhe s\u00eb shpejti pritet q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthehet edhe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.
Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb punim shkencor 10-vje\u00e7ar, q\u00eb ka qen\u00eb tez\u00eb e shkoll\u00ebs doktorale t\u00eb Ermir\u00ebs dhe
ka gjithsej 300 faqe, p\u00ebrmban 7 kapituj dhe \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb vitin 2020 nga NY Elite Press n\u00eb
New York t\u00eb SHBA-ve. Libri synon nj\u00eb audienc\u00eb t\u00eb gjer\u00eb duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu: t\u00eb rinjt\u00eb, student\u00ebt,
profesor\u00ebt universitar, shoq\u00ebrin\u00eb civile, mediat, institute, grupet e interesit dhe shoq\u00ebrin\u00eb e gjer\u00eb
dhe jo vet\u00ebm.
Qysh n\u00eb fillim ajo q\u00eb bie n\u00eb sy tek libri i Ermir\u00ebs \u00ebsht\u00eb fakti se ajo e fillon librin me nj\u00eb dedikim
dhe fal\u00ebnderim p\u00ebr prind\u00ebrit dhe familjen e saj, gj\u00eb q\u00eb tregon respektin dhe vlerat sublime t\u00eb
familjes p\u00ebr kujdesin dhe sakrific\u00ebn p\u00ebr t\u00eb, duke e ngritur familjen n\u00eb piedestalet m\u00eb t\u00eb larta,
sepse baza themelore e shoq\u00ebris\u00eb dhe agjensi i par\u00eb i socializimit. V\u00ebrehet se profili i librit \u00ebsht\u00eb
nj\u00eb trajtes\u00eb shkencore dhe akademike e Babamust\u00ebs p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs identifikon, analizon dhe
hulumton \u00e7\u00ebshtjen e besimit politik n\u00eb nj\u00eb demokraci tranzicionale t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb nga viti 1999 e
k\u00ebtej, kronologjin\u00eb historike t\u00eb saj, kthesat dhe rrug\u00ebtimet, pesimizmin dhe optimizmin e
qytetar\u00ebve n\u00eb raport me institucionet e vendit dhe ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb
cilat korrespondojn\u00eb me realitetin kosovar.
Libri n\u00eb kapitullin e par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb trajton nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e cila \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e nevojshme n\u00eb nj\u00eb
koh\u00eb t\u00eb modernizmit, ku demokracit\u00eb ballafaqohen me shum\u00eb pik\u00ebpamje kontraverse, rritje t\u00eb
populizmit dhe sfida t\u00eb tjera t\u00eb cilat nga prizmi Huntingtinian mund t\u00eb jen\u00eb ndoshta val\u00eb e re e
demokracis\u00eb, e t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb si rezultat i konceptit t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb besimit. \u00c7\u00ebshtja e besimit
si \u00e7\u00ebshtje sublime, \u00ebsht\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr individin dhe shoq\u00ebrin\u00eb p\u00ebr shkak se apriori ai
konsiderohet faktor\u00eb ky\u00e7 n\u00eb zhvillimin e raportit n\u00eb mes t\u00eb individit dhe shoq\u00ebris\u00eb dhe
anasjelltas.
Nga pik\u00ebpamja sociologjike besimi shihet si nj\u00eb mekaniz\u00ebm i cili ofron nj\u00eb leht\u00ebsim dhe siguri
sociale. Sociologu bashk\u00ebkohor\u00eb Annthony Giddens n\u00eb librin e tij \u201cPasojat e Modernizmit\u201d,
besimin e sheh si tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb modernitet. Sipas tij, \u201cbesimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem abstrakt i
fondacioneve t\u00eb shoq\u00ebrive, (nga t\u00eb qenit normal) nd\u00ebrsa ankthi dhe frika jan\u00eb kushti q\u00eb
shkat\u00ebrrimi i mekanizmave mb\u00ebshtesin besimin i cili provokon. Pra, besimi funksionon si nj\u00eb lloj
kontrate shoq\u00ebrore dhe ekzistenciale ndaj gjendjes s\u00eb natyr\u00ebs Hobesiane\u201d.
Prandaj besimi \u00ebsht\u00eb qen\u00ebsi dhe veti e individit dhe shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb siguri dhe
mir\u00ebqenie m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e n\u00eb politik\u00eb kjo mund t\u00eb zb\u00ebrthehet me \u00e7el\u00ebsin e komponent\u00ebs s\u00eb
funksionimit m\u00eb mir\u00eb t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike, sepse tek e fundit si\u00e7 pohon edhe vet\u00eb autorja,
\u201cBesimi social i referohet besimit nd\u00ebrpersonal midis qytetar\u00ebve, nd\u00ebrsa besimi politik \u00ebsht\u00eb
midis qytetar\u00ebve dhe elit\u00ebs politike, apo besimit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb institucionet politike\u201d (fq. 30).<\/p>\n\n\n\n
Kjo p\u00ebr shkak se nj\u00eb besim i till\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb rrit\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike dhe publike t\u00eb
institucioneve t\u00eb vendit n\u00eb raport me qytetar\u00ebt, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr qytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb legjitime t\u2019i
nd\u00ebrrojn\u00eb\/z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb elitat politike t\u00eb cilat udh\u00ebheqin institucionet n\u00ebse nuk kan\u00eb besim tek ta.
Duke par\u00eb rolin dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka besimi jo vet\u00ebm n\u00eb aspektin ontologjik, por edhe at\u00eb
politik\u00eb, Babamusta n\u00eb studimin e saj p\u00ebrqendrohet \u201cn\u00eb rolin dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e dy faktor\u00ebve
kryesor\u00eb socio-politik\u00eb – besimit nd\u00ebrnjer\u00ebzor dhe besueshm\u00ebris\u00eb institucionale si p\u00ebrcaktues
kryesor\u00eb t\u00eb besimit p\u00ebr t\u00eb bazuar argumentet kryesore t\u00eb librit\u201d (fq. 26), faktor\u00eb k\u00ebto t\u00eb cilat
ndoshta jan\u00eb fundamentale p\u00ebr pasur nj\u00eb besim m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb institucionet e vendit dhe t\u00eb cilat
mund t\u00eb p\u00ebrkthehen n\u00eb legjitimimin e tyre, krijimin e kultur\u00ebs politike, si dhe n\u00eb zhvillimin e
Libri i Babamust\u00ebs n\u00eb sfondin e qasjes holistike<\/p>\n\n\n\n
Diskursi dhe retorika e cila p\u00ebrdoret nga Babamusta n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, \u00ebsht\u00eb mjaft\u00eb i qart\u00eb, logjik dhe
i argumentuesh\u00ebm, sepse p\u00ebrve\u00e7 tjerash, ajo n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr nd\u00ebrthur\u00eb argumente t\u00eb shumta
shkencore, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb pasuruara me citime, gj\u00eb q\u00eb tregon p\u00ebr nj\u00eb kapital t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb trajtimit
t\u00eb literatur\u00ebs vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb opusin shkencor\u00eb, ky lib\u00ebr ka nj\u00eb qasje holistike,
p\u00ebr shkak se trajton nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti nga faza embrionale e deri n\u00eb funksionimin e tij t\u00eb
plot\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu sfidat dhe problemet, sidomos besimin e qytetar\u00ebve n\u00eb institucionet e vendit
dhe n\u00eb ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Qasja e autores nuk \u00ebsht\u00eb qasje e cila mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet vet\u00ebm nga
prizmi i shkencave politike, por gjat\u00eb trajtimit dhe shtjellimit t\u00eb problemit, ajo fokusohet edhe n\u00eb
aspektin psikologjik, social, ekonomik, politik dhe at\u00eb kulturor, q\u00eb l\u00eb t\u00eb kuptohet se ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb
lib\u00ebr studimi dhe hulumtimi i gjer\u00eb i cili kombinon qasjen teorike me at\u00eb praktike. Kjo i jep
epitet tjet\u00ebr k\u00ebtij libri duke e shnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb sfond t\u00eb gjer\u00eb holistik dhe mjaft\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs ku
secili lexues mund t\u00eb gjej vet\u00ebn e tij.
S\u00eb k\u00ebndejmi, libri n\u00eb kapitullin e tret\u00eb dhe kryesor fokusohet n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, duke analizuar
dhe shtjelluar si\u00e7 pohon autorja \u201cnj\u00eb sfond historik dhe nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e pavar\u00ebsis\u00eb dhe
shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb struktur\u00ebn institucionale politike, korniz\u00ebn ligjore, krijimi i
Gjykat\u00ebs Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs dhe roli i bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Seksioni i politik\u00ebs s\u00eb jashtme
p\u00ebrqendrohet n\u00eb sundimin e ligjit, marr\u00ebdh\u00ebniet me Serbin\u00eb dhe integrimin n\u00eb Bashkimin
Evropian\u201d (fq.39). Kapitulli trajton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb komparative periudhat historike n\u00eb t\u00eb cilat ka
kaluar Kosova q\u00eb nga periudha e Perandoris\u00eb Osmane deri tek nd\u00ebrhyrja e NATO-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.
Gjithashtu, ky kapitull trajton Kosov\u00ebn si \u201cnj\u00eb storie suksesi\u201d e cila pothuajse ka nisur nga zeroja
dhe ka arritur q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj institucione t\u00eb pavarura dhe dal\u00eb nga dal\u00eb ka arritur deri tek shpallja e
pavar\u00ebsis\u00eb me 17 Shkurt 2008 dhe deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb pranuar nga shum\u00eb 113 shtete t\u00eb cilat jan\u00eb
an\u00ebtare n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kapitulli v\u00eb theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe rolin dhe ndihm\u00ebn e
SHBA-ve, vendeve evropiane, misionin e UNMIK-ut, NATO-n, EULEX-in, OSCE-n, si dhe
organizatat tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare.
Libri i gjithashtu kushton v\u00ebmendje edhe periudh\u00ebs pas pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, duke analizuar
\u00e7\u00ebshtjen e besimit politik vendor dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb shtat\u00eb fusha t\u00eb besimit politik: (1) besimi
n\u00eb qeveri, (2) besimi n\u00eb  politikan\u00eb  (lider\u00ebt n\u00eb  Kosov\u00eb si Presidenti dhe Kryeministri ), (3) n\u00eb
sistemin ligjor (gjykata lokale dhe Gjykata Speciale e Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb \u2013 KSC), (4) besimi n\u00eb
organet e siguris\u00eb (policia e Kosov\u00ebs, FSK, KFOR), (5) besimi n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/p>\n\n\n\n
(BE, OKB), (6) besimi n\u00eb shtete t\u00eb tjera\/ambasada (Ambasada e Amerik\u00ebs, lidhjet diplomatike
me jasht\u00eb) dhe (7) besimi n\u00eb media\/TV. Rezultatet tregojn\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb duksh\u00ebm midis
besimit politik n\u00eb institucionet vendore nga ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sakt\u00ebsisht, vet\u00ebm 30% kan\u00eb
besim n\u00eb gjykatat vendore n\u00eb Kosov\u00eb, duke e krahasuar me 70% besim n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale t\u00eb
Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebr vitin 2018. Nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt si n\u00eb vend dhe ato me vendbanim jasht\u00eb
shtetit kishin t\u00eb nj\u00ebjtin nivel t\u00eb mosbesimit n\u00eb qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs. Kurse t\u00eb huajt treguan nj\u00eb
nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb besimit n\u00eb qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb krahasim me shqiptar\u00ebt. Edhe pse raporti i
studimit tregon nj\u00eb nivel t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, studimi zbulon se Ambasada Amerikane
(70%) dhe Policia e Kosov\u00ebs g\u00ebzojn\u00eb besimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Nga institucionet e huaja NATO mori
p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb besimit politik me 84%, vijuar nga BE-ja me 77% dhe OKB-ja vet\u00ebm
me 51%.
Pra, nga ky kontekst, mund t\u00eb shohim se Babamusta trajton problemin e Kosov\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb
objektive, sepse p\u00ebrve\u00e7 tjerash flet edhe p\u00ebr problemet dhe sfidat me t\u00eb cilat ballafaqohet
shoq\u00ebria kosovare, duke u nisur korrupsioni, besimi i ul\u00ebt n\u00eb Gjykatat e vendit, nepotizmi,
problemet e theksuara politike me Serbin\u00eb, zhvillimi ekonomik i vendit, migrimi, si dhe \u00e7\u00ebshtje
t\u00eb tjera t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb cilat jan\u00eb plag\u00eb t\u00eb trash\u00ebguar qysh nga lufta.
Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb lib\u00ebr, q\u00eb zakonisht shum\u00eb rrall\u00eb e hasim n\u00eb librat tjera
simotra, \u00ebsht\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtja e metodologjis\u00eb, sidomos hulumtimet e realizuara nga Babamusta, t\u00eb
cilat jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr argumentimin e studimit, sepse n\u00eb fush\u00ebn e sociologjis\u00eb
terreni (empirizmi) konsiderohet si \u201cmbreti\u201d, p\u00ebrmes hulumtimeve ne mund t\u00eb arrijm\u00eb deri tek
objektiviteti dhe p\u00ebrmes tij deri tek zgjerimi i diapazonit t\u00eb dituris\u00eb e cila mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb
ndryshimet dhe zhvillimet tjera sociale. Andaj, v\u00ebrehet se autorja ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb studim unik dhe ka
marr\u00eb t\u00eb dh\u00ebna origjinale me pyet\u00ebsor\u00eb enkas p\u00ebr ekspert\u00ebt. Autorja v\u00eb theks \u201cn\u00eb vitin 2012-13
kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 220 pjes\u00ebmarr\u00ebs, dhe 40 t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb vitin 2017-18 p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb krahasimet e
ndryshimit t\u00eb perceptimeve t\u00eb publikut mbi nivelin e besimit politik n\u00eb Kosov\u00eb. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb
pyet\u00ebsor\u00ebt jan\u00eb zyrtar\u00eb dhe ekspert\u00eb nga 10 fusha kryesore, p\u00ebrkat\u00ebsisht: Asambleja e Kosov\u00ebs,
qeveria e Kosov\u00ebs, Forcat e Siguris\u00eb, Ministria e Diaspor\u00ebs, Ministria e Kultur\u00ebs, Sportit dhe
Rinis\u00eb, OKB-ja, BE-ja, NATO, media\/TV dhe profesor\u00eb nga Universiteti i Prishtin\u00ebs dhe Instituti
Albanologjik\u201d, gj\u00eb q\u00eb tregon pesh\u00ebn dhe vler\u00ebn e k\u00ebtij studimi.
Libri Besimi Politik n\u00eb Kosov\u00eb si instrument p\u00ebr nd\u00ebrtimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve<\/p>\n\n\n\n
nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/p>\n\n\n\n
Shtrohet pyetja: Pse kemi nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pyetje filozofike e cila ng\u00ebrthen shum\u00eb
p\u00ebrgjigje n\u00eb vete. P\u00ebrderisa libri ndikon q\u00eb ne t\u00eb zgjerojm\u00eb diapazonin e dituris\u00eb, ai nj\u00ebherit \u00ebsht\u00eb
miku m\u00eb i mir\u00eb i njeriut, sepse form\u00ebson baz\u00ebn psikologjike t\u00eb edukimit t\u00eb tij si qenie dhe ndikon
q\u00eb t\u00eb krijon ura lidh\u00ebse nd\u00ebrmjet shoq\u00ebris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb segment, shohim ky lib\u00ebr duhet t\u00eb shihet
edhe si instrument p\u00ebr nd\u00ebrtimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nj\u00eb lloj ur\u00eb lidh\u00ebse n\u00eb mes
t\u00eb Kosov\u00ebs dhe shteteve tjera, sidomos atyre q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe shteteve
skeptike.
Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb se ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, kur diplomacia kosovare po ballafaqohet me
shum\u00eb probleme dhe sfida. Nd\u00ebrsa, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr shteti serb \u00ebsht\u00eb duke lobuar tek shtetet q\u00eb mos
t\u00eb njohin Kosov\u00ebn si shtet dhe tek ato shtete q\u00eb tashm\u00eb e kan\u00eb njohur, q\u00eb raportet t\u2019i ngrijn\u00eb me<\/p>\n\n\n\n
Kosov\u00ebn. Prandaj, ky lib\u00ebr si dhe librat e tilla simotra duhet t\u00eb promovohen akoma m\u00eb shum\u00eb n\u00eb
aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb opinioni publik t\u00eb shoh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nga prizmi objektiv dhe
jo nga ai subjektiv, sepse tek e fundit narracionet shkojn\u00eb dhe vijn\u00eb, nd\u00ebrsa veprat jan\u00eb ato q\u00eb
mbesin dhe ato t\u00eb cilat e ngritin nj\u00eb kultur\u00eb, nj\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb piedestalet m\u00eb t\u00eb larta shoq\u00ebrore.
Nd\u00ebrsa p\u00ebr aren\u00ebn komb\u00ebtare ky lib\u00ebr sjell nj\u00eb punim me statistika origjinale me hulumtime
kryer n\u00eb Kosov\u00eb, Angli, Amerik\u00eb dhe Strasburg.<\/p>\n\n\n\n
Analiza dhe vler\u00ebsimi kritik i librit<\/p>\n\n\n\n
Ky lib\u00ebr, th\u00ebn\u00eb m\u00eb gjer\u00ebsisht, mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb aset me vler\u00eb n\u00eb sfondin e shkenc\u00ebs,
kultur\u00ebs, besa edhe promovimit t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, sepse mbi t\u00eb gjitha ka nj\u00eb qasje
objektive dhe realiste, si dhe \u00ebsht\u00eb i pasuruar me burime t\u00eb shumta nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe shqiptare,
t\u00eb cilat i japin nuanca t\u00eb nj\u00eb kameleoni k\u00ebtij libri. Punimi shkencor sjell nj\u00eb kontribut t\u00eb vlefsh\u00ebm
n\u00eb debatin kulturor-institucional t\u00eb politik\u00eb s\u00eb jashtme. Autorja i p\u00ebrgjigjet pyetjes: A ndikohet
besimi politik nga vendimarr\u00ebsit politik apo institucionet politike?
Ndoshta ajo q\u00eb mungon n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr dhe do t\u00eb duhej t\u00eb ishte marr\u00eb parasysh nga autorja \u00ebsht\u00eb
krahasimi i perceptimeve dhe vler\u00ebsimeve t\u00eb opinionit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs me krahasimet e
nj\u00ebjta t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb shtetet tjera, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb analizohen faktet, faktor\u00ebt dhe rrethanat
sociale mbi opinionet e tilla, pastaj komparacioni n\u00eb mes zonave apo vendeve t\u00eb tjera t\u00eb cilat
kan\u00eb pasur konflikte t\u00eb ngrira, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shpalosen argumentet shkencore mbi at\u00eb se p\u00ebrse
Kosova \u00ebsht\u00eb \u201csui generis\/rast i ve\u00e7ant\u00eb\u201d dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb precedent p\u00ebr zonat ose vendet
tjera.
Pasi q\u00eb zhvillimi i teknologjis\u00eb ka mund\u00ebsuar q\u00eb njeriu (post) modern t\u00eb komunikon prej nj\u00eb
skaji n\u00eb skajin tjet\u00ebr dhe distancat gjeografike, hap\u00ebsinore, kontinentale dhe nd\u00ebrkontinenale t\u00eb
ofrohen sa m\u00eb af\u00ebr, edhe libri i Babamust\u00ebs si ur\u00eb lidh\u00ebse n\u00eb mes t\u00eb kulturave dhe shoq\u00ebrive t\u00eb
ndryshme ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ai tashm\u00eb t\u00eb gjendet n\u00eb Amazon si botim shtypi dhe n\u00eb Kindle, me shitje n\u00eb
Sh.B.A., Angli, Gjermani, Franc\u00eb, Spanj\u00eb, Itali, Japoni, dhe Kanada. Nd\u00ebrsa versioni dixhital
\u201ceBook \u201c(formati PDF)\u201d mund t\u00eb shkarkohet nga uebfaqja e NY Elite Press
n\u00eb\u00a0www.nyelitepress.com, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb leht\u00ebsi.
P\u00ebrmes k\u00ebtij recensioni kemi shpalosur disa pik\u00ebpamje kruaciale t\u00eb vler\u00ebsimit dhe kritik\u00ebs mbi
k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr i cili analizon detajisht Kosov\u00ebn dhe rrug\u00ebtimin e saj deri m\u00eb tani, besimin politik t\u00eb
qytetar\u00ebve n\u00eb institucionet e vendit. Autores Dr. Emira Babamustas duke e komplementuar p\u00ebr
nj\u00eb lib\u00ebr frytdh\u00ebn\u00ebs, i d\u00ebshirojm\u00eb sh\u00ebndet dhe suksese n\u00eb rrug\u00ebtimet tjera akademike!
Referenca: Babamusta, Ermira. (2020). Besimi \u00a0Politik n\u00eb Kosov\u00eb: Dinamikat Kulturore dhe Institucionale<\/em>. New York, NY: NY Elite Press<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr t\u00eb kuptuar Kosov\u00ebn dhe politik\u00ebn e saj Prishtin\u00eb \u2013 K\u00ebto dit\u00eb bibliotek\u00ebs s\u00eb Kongresit Amerikan dhe asaj nd\u00ebrkomb\u00ebtare iu shtua nj\u00eblib\u00ebr i ri, nj\u00eb lib\u00ebr mjaft dometh\u00ebn\u00ebs dhe aktual. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr librin m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb autores Dr.Ermira Babamusta \u201cBesimi Politik n\u00eb Kosov\u00eb: Dinamikat Kulturore dhe Institucionale\u201d i ciliaktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb […]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":25582,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[3045],"class_list":["post-25579","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kryesore","tag-ermira-babmusta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25579","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25579"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25579\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25582"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25579"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25579"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25579"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}