Edhe disa dit\u00eb t\u00eb tjera, nuk pash\u00eb asnj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm te djaloshi shqiptar. Shkova te mjeku dhe i k\u00ebrkova t\u00eb m\u00ebsoja p\u00ebr ecurin\u00eb e sh\u00ebndetit t\u00eb djaloshit 19 vje\u00e7ar.
-Nuk mund t\u00eb t\u00eb them asgj\u00eb. Duhet t\u00eb lajm\u00ebroni t\u00eb af\u00ebrmit e tij. Gjendja nuk \u00ebsht\u00eb shpresuese.- m\u00eb tha mjeku, meq\u00eb tashm\u00eb m\u00eb njihte.
K\u00ebrkova n\u00eb drejtorin\u00eb e spitalit t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr familjen e t\u00eb riut. Por aty m\u00eb than\u00eb q\u00eb edhe ata nuk kishin asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr familjen e t\u00eb aksidentuarit, ve\u00e7 emrin e mbiemrin, sa dokumenta shoq\u00ebruese i kishin sjell\u00eb. Ishte aksidentuar me motor n\u00eb ishullin e Zaqinthos. Nuk kisha asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb pyesja p\u00ebr familjen e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi \u00e7do sekond\u00eb ne prisnim mandat\u00ebn ton\u00eb\u2026
Pas dit\u00ebs s\u00eb dhjet\u00eb, duke hyr\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e METH, n\u00eb krah t\u00eb djaloshit shqiptar pash\u00eb nj\u00eb t\u00eb ri, q\u00eb rrinte pran\u00eb tij. E p\u00ebrshendeta me sy dhe shkova te v\u00ebllai, duke hedhur syt\u00eb vazhdimisht te krevatii shqiptarit t\u00eb aksidentuar, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb shoq\u00ebruesin e tij. Kur mbaruam koh\u00ebvizit\u00ebn e dal jasht\u00eb, k\u00ebrkoj shoq\u00ebruesin e djaloshit.
-\u00c7far\u00eb e keni djaloshin e aksidentuar,- e pyes.
– Nip.
– Ku i ka prind\u00ebrit?
– N \u00ebnj\u00eb fshat t\u00eb Tepelen\u00ebs.
– P\u00ebrse nuk vijn\u00eb k\u00ebtu prind\u00ebrit e tij?
– Nuk kan\u00eb asnj\u00eb mund\u00ebsi.
-Pse?
– Nuk marrin dot viz\u00eb.
– Ku jan\u00eb tani?
– N\u00eb Gjirokast\u00ebr. Kan\u00eb kaq dit\u00eb q\u00eb lutin p\u00ebr viz\u00eb aty, po ngaq\u00eb nuk kan\u00eb lek\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr viz\u00eb, nuk marrin dot.
– I lajm\u00ebron dot, q\u00eb nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjez, n\u00eb or\u00ebn 08 t\u00eb jen\u00eb te pika e hyrjes greke n\u00eb Kakavij\u00eb, me pashaport\u00ebn, pa viz\u00eb?
– Po ata as pashaport\u00eb nuk kan\u00eb. U lajm\u00ebruan tani, e nuk kan\u00eb nxjerr\u00eb dot pashaport\u00eb. Pastaj, jan\u00eb kaq t\u00eb varf\u00ebr, sa as lek\u00eb p\u00ebr pashaport\u00eb nuk kan\u00eb.
– Mir\u00eb, mir\u00eb, i lajm\u00ebro, q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb or\u00ebn 08 n\u00eb m\u00ebngjez, te hurja greke e t\u00ebp resin.
– \u00c7far\u00eb do b\u00ebsh ty? Atyre u k\u00ebrkojn\u00eb mbi 3.500 euro secilit q\u00eb t\u2019u japin viz\u00eb, ose t\u2019i sjellin k\u00ebtu, pa viz\u00eb. Ku kemi ne kaq euro. Ti sa euro do, t\u2019i sjell\u00ebsh?
– Asnj\u00eb qindark\u00eb nuk dua. Do shkoj t\u00eb bisedoj me policin\u00eb greke. Tani ti shko te drejtori i pavionit dhe merr nj\u00eb raport mjek\u00ebsor p\u00ebr nipin, q\u00eb ta kem p\u00ebr dokument,- i them.
T\u00eb nes\u00ebrmen, q\u00eb n\u00eb or\u00ebn 7,30 u gjenda te drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i policis\u00eb greke p\u00ebr Epirin, n\u00eb Janin\u00eb. K\u00ebrkova drejtorin ta takoja, nd\u00ebrsa sekretarja e tij, m\u00eb tha, q\u00eb nuk mundem ta takoj dot, se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb I z\u00ebn\u00eb me pun\u00eb.
– I thuaj drejtorit, se jam gazetar shqiptar dhe duhet ta takoj patjet\u00ebr,- i them sekretares, duke i dorr\u00ebzuar edhe indentitetin tim t\u00eb gazetarit.
Pas 10 minutash, sekretarja m\u00eb ftoi ta ndiqja p\u00eb rte zyra e drejtorit t\u00eb policis\u00eb greke.
Sa hyra, vura re se drejtori i policis\u00eb ishte vet\u00ebm.
– Urdh\u00ebroni, uluni,- m\u00eb ftoi drejtori i policis\u00eb, duke m\u00eb treguar kolltukun p\u00ebrball\u00eb tavolin\u00ebs s\u00eb tij.
– Faleminderit, – i them duke u ulur.
– M\u00eb tha sekretarja q\u00eb jeni gazetar shqiptar. Me se mund t\u2019ju ndihmoj? Ka ndodhur gj\u00eb?
– Po, – i them prer\u00eb, duke e par\u00eb n\u00eb sy.
– \u00c7far\u00eb? Un\u00eb nuk kam asnj\u00eb informacion, p\u00ebr ndonj\u00eb ngjarje t\u00eb ndodhur,- m\u2019u p\u00ebrgjegj drejtori i policis\u00eb, duke m\u00eb par\u00eb n\u00eb sy. Un\u00eb quhem Nikos Kacaros.
– G\u00ebzohem zoti Kacaros. Nuk erdha p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion, por p\u00ebr t\u2019ju k\u00ebrkuar nj\u00eb ndihm\u00eb drejp\u00ebrdrejt juve.
– Ndihm\u00eb? \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj un\u00eb p\u00ebr ju?
Un\u00eb i zgjata raportin mjek\u00ebsor t\u00eb djaloshit t\u00eb aksidentuar. Drejtori i policis\u00eb e lexoi dhe e la mbi tavolin\u00eb.
-Ju keni ndonj\u00eb informacion mbi aksidentin?
– Jo, jo. Un\u00eb erdha t\u2019ju k\u00ebrkoj nj\u00eb ndihm\u00eb.
– Ju d\u00ebgjoj.
– Djaloshi 19 vje\u00e7ar, si\u00e7 e lexuat, ndoshta \u00ebsht\u00eb n\u00eb grahm\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs. Prind\u00ebrit i ka n\u00eb Kakavij\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dit\u00eb q\u00eb presin duke qar\u00eb, t\u00eb vijn\u00eb e t\u00eb shikojn\u00eb djalin e tyre, q\u00eb u vdes. Ju lutem, ndihmojini prind\u00ebrit t\u00eb vij\u00eb e t\u00eb shikojn\u00eb djalin e tyre, ende sa \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb.- nd\u00ebrkoh\u00eb, lot\u00ebt m\u00eb mbyt\u00ebn dhe z\u00ebri m\u2019u shua.
– T\u00eb ven\u00eb n\u00eb konsullat\u00eb n\u00eb Gjirokast\u00ebr. N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, nuk e besoj q\u00eb t\u00eb mos ndihmohen,- m\u00eb tha drejtori.
– Kan\u00eb dhjet\u00eb dit\u00eb q\u00eb luten te porta e konsullat\u00ebs. Por nuk u japin viz\u00eb. T\u00eb tjer\u00eb, u k\u00ebrkojn\u00eb mbi 3.500 euro p\u00ebr viz\u00eb p\u00ebr secilin nga prind\u00ebrit. Ata jan\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, drejtor, aq sa as pashaport\u00eb nuk kan\u00eb.
– Po si mund t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Greqi, pa pashaport\u00eb? Ju jeni gazetar, dhe e kuptoni ligjin.
– Drejtor, fatkeq\u00ebsia e djalit t\u00eb tyre 19 vje\u00e7ar, u erdhi papritur. Prind\u00ebrit e tij jan\u00eb nga nj\u00eb fshat i thell\u00eb i Tepelen\u00ebs. U lajm\u00ebruan dhe kan\u00eb dhjet\u00eb dit\u00eb, q\u00eb qajn\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb djalin q\u00eb po u vdes n\u00eb spital. Ndaj ju k\u00ebrkoj ndihm\u00ebn tuaj.
– \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj un\u00eb?
– T\u2019i lejoni prind\u00ebrit pa viz\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb spital, q\u00eb t\u00eb shikojn\u00eb djalin e tyre t\u00eb aksidentuar.
– E kupton \u00e7po m\u00eb k\u00ebrkon? T\u00eb shkel un\u00eb ligjin?
– Ndihm\u00eb ju k\u00ebrkoj, drejtor. Ndihmo prind\u00ebrit t\u00eb vojn\u00eb dhe t\u00eb shikojn\u00eb djalin q\u00eb u vdes.
– Nuk mundem.
-Ju e keni n\u00eb dor\u00eb.
– Si e kam un\u00eb n\u00eb dor\u00eb? Ju jeni gazetar dhe besoj, se i kuptoni ligjet.
– \u00cbsht\u00eb nj\u00eb rast i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Ju kuptoni dhimbjen dhe ndihmoni prind\u00ebrit.
– Nuk mundem. Nuk m\u00eb lejon ligji.
– Ju jeni prind?
– Po, dhe \u00e7do t\u00eb m\u00eb thuash me k\u00ebt\u00eb pyetje?
– Ju m\u00eb thoni si prind, apo si drejtor, q\u00eb nuk ju lejon ligji q\u00eb t\u00eb ndihmoni prind\u00ebrit e t\u00eb aksidentuarit, q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb nga Shqip\u00ebria n\u00eb spitalin e Janini\u00ebs e t\u00eb shikojn\u00eb, ndoshta p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit djalin e tyre 19 vje\u00e7ar?
– Ligji \u00ebsht\u00eb ligj dhe nuk b\u00ebn p\u00ebrjashtime. Kuptojeni mir\u00eb.
– N\u00ebse ju si prind, do t\u00eb ishit n\u00eb nj\u00eb rast analog p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tuaj, larg qoft\u00eb, por m\u00eb falni q\u00eb jua them, do t\u00eb k\u00ebrkonit respektimin e ligjit, apo ndihm\u00eb?
– Nuk mundem, m\u00eb beso. N\u00ebse dikush m\u00eb raporton q\u00eb lejon shqiptar\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb pa viz\u00eb n\u00eb Greqi, do t\u00eb m\u00eb d\u00ebnojn\u00eb edhe me burg.
– Kush do t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast?
– Ligji.
– Jo, zoti drejtor. Nuk t\u00eb d\u00ebnon askush. Se i pari, do jem un\u00eb mbrojt\u00ebsi i t\u00eb drejt\u00ebs tuaj.
– Si do t\u00eb m\u00eb mbrosh ty?- thot\u00eb me nj\u00eb ton qes\u00ebndie drejtori i policis\u00eb.
– Un\u00eb para 6 muaj, kam b\u00ebr\u00eb intervist\u00eb me ministrin tuaj t\u00eb policis\u00eb greke, Hrisohoidhis p\u00ebr gazet\u00ebn e p\u00ebrditshme shqiptare \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d, nga zyra e tij. Kam telefonin e tij,. Do ti shkruaj dhe do t\u2019i them vet\u00eb, q\u00eb ju me humaniz\u00ebm ndihmuat prind\u00ebrit q\u00eb t\u00eb shikojn\u00eb djalin e tyre t\u00eb aksidentuar. Humanizmi \u00ebsht\u00eb mbi ligji. Por edhe ligji b\u00ebhet p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer t\u00eb mir\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve. Kur kjo e mir\u00eb e njeriut nuk parashikohet nga ligji, ia vlen ta shkelim k\u00ebt\u00eb ligj t\u00eb keq, p\u00ebr t\u2019I sh\u00ebrbyer njeriut. Ja k\u00ebt\u00eb do t’i them ministrit tuaj, si njeri, si gazetar, si emigrant.
– Nuk mundem\u2026.
– Zoti drejtor. N\u00ebse f\u00ebmija vdes dhe prind\u00ebrit nuk e shikojn\u00eb dot m\u00eb gjall\u00eb, ngaq\u00eb nuk kan\u00eb lek\u00eb t\u00eb blejn\u00eb nj\u00eb viz\u00eb, ngaq\u00eb ju nuk shkelni dot ligjin, do t\u00eb flini dot i qet\u00eb, ju vet\u00eb? Do t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelni dot f\u00ebmij\u00ebt tuaj, kur e dini, q\u00eb ju, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ligjit t\u00eb keq, nuk lejoni sot 2 prind\u00ebr t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelin djalin e tyre n\u00eb shtratin e vdekjes? \u2013 edhe vet\u00eb u mbyta n\u00eb lot. Isha mbarsur me emocione dhe m\u00eb dukej sikur flisja p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb tim, ndaj k\u00ebmb\u00ebngulja\u2026.
– Pse m\u2019i thua t\u00eb gjitha k\u00ebto\u2026.- d\u00ebgjova nj\u00eb z\u00eb t\u00eb mekur, por nuk mudn t\u00eb hidhja syt\u00eb nga fol\u00ebsi\u2026
Kur d\u00ebgjoj papritur.
– Kush jeni ju?
– Un\u00eb jam Nikos Kacaros. M\u00eb raporto, n\u00ebse aty pran\u00eb keni\u2026.
– – Si quhen prind\u00ebrit?- m\u00eb pyeti drejtori i policis\u00eb..
I them emrat. Drejtori i p\u00ebrcolli ata emra fol\u00ebsit t\u00eb tij n\u00eb telefon.
– Dua t\u00eb m\u00eb raportosh p\u00ebr 2 minuta, n\u00ebse k\u00ebta jan\u00eb aty.
U binda q\u00eb drejtori i policis\u00eb greke, Nikos Kacaros, foli me Kakavij\u00ebn. U drodha nga nj\u00eb vaj\u00eb gjaku q\u00eb m\u00eb dogji misht\u00eb.
Zilja ra menj\u00ebher\u00eb.
– Do t\u2019i lejosh t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Janin\u00eb, t\u00eb dy. Menj\u00ebher\u00eb.
Ngrita syt\u00eb dhe e pash\u00eb drejtorin, ngaq\u00eb u g\u00ebzova.
– Po kush t\u00eb tha ty, q\u00eb t’u k\u00ebrkosh pashaport\u00eb? Kush? T\u00eb jap urdh\u00ebr un\u00eb. Merri t\u00eb dy, n\u00eb makin\u00ebn e policis\u00eb dhe shoq\u00ebroi ti deri te mjeku n\u00eb spital, ku kan\u00eb djalin. Dhe pastaj, t\u00eb vish t\u00eb m\u00eb raportosh mua, k\u00ebtu. N\u00ebse ndokush rrug\u00ebs t\u00eb ndalon ty p\u00ebr ata q\u00eb sjell pa pashaport\u00eb, u thuaj q\u00eb kam urdh\u00ebruar un\u00eb.
Dhe papritur, drejtori i policis\u00eb gjuajti me grusht mbi tavolin\u00ebn e tij, duke mbyllur me forc\u00eb edhe telefonin. Ndoshta zhurma e grushtit t\u00eb drejtorit t\u00eb policiss\u00eb greke t\u00eb Janin\u00ebs mbi tavolin\u00eb u p\u00ebrcoll edhe p\u00ebrtej receptorit, te fol\u00ebsi, p\u00ebr ta bindur p\u00ebr urdh\u00ebrin q\u00eb iu dha.
U pam\u00eb sy m\u00eb sy.
– T\u00eb falenderoj shum\u00eb, zoti drejtor- i thash\u00eb i mall\u00ebjgyer. Edhe vet\u00eb akoma nuk e besoja, \u00e7far\u00eb arrit\u00ebm.
– Ja, m\u00eb thuaj, \u00e7far\u00eb e ke ti djaloshin?
– Asgj\u00eb.
– Si asgj\u00eb?
– Asgj\u00eb, t\u00eb panjohur m\u00eb par\u00eb.
– E kupton ti se \u00e7far\u00eb b\u00ebre me veprimin t\u00ebnd?
– Ndihem, sikur ndihmova v\u00ebllan\u00eb tim.
– Jo, jo, nuke kisha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Guxove shum\u00eb. Rrezikove veten shum\u00eb.
– Si rrezikova veten shum\u00eb, zoti drejtor?
– Si erdhe ti, emigrant e m\u00eb k\u00ebrkove, mua drejtorit t\u00eb policis\u00eb greke, t\u00eb shkelja ligjin p\u00ebr t\u00eb lejuar 2 shqiptar\u00eb t\u00eb futen n\u00eb Greqi pa viz\u00eb?
– N\u00ebse ju nuk do ta kishit b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, ju garantoj, q\u00eb tani do t\u2019i kisha telefonuar ministrit tuaj e to t\u2019I k\u00ebrkoja ndihm\u00eb atij, duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb ju nuk donit. Kam bindjen time, q\u00eb ligji nuk mund t\u00eb pengoj\u00eb asnj\u00eb prind t\u00eb shikoj\u00eb f\u00ebmij\u00ebn q\u00eb i vdes p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb viz\u00eb.
– Po prind\u00ebrit e tu a e kan\u00eb par\u00eb djalin e tyre?
– Jo, jo.
– Ku jan\u00eb ata?
– Atje n\u00eb Delvin\u00eb.
– Po p\u00ebrse nuk m\u00eb k\u00ebrkon ndihm\u00eb p\u00ebr prind\u00ebrit e tu?
– Sepse v\u00ebllai im ka ne, v\u00ebllez\u00ebrit pran\u00eb. Djali tjet\u00ebr nuk ka asnj\u00eb keto momente prane. Mendojeni, q\u00eb askush nuk mund t\u00eb pyes\u00eb mjekun p\u00ebr sh\u00ebndetin e tij. Sa e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb.
– Do t\u00eb duash ndihm\u00eb p\u00ebr prind\u00ebrit e tu?
– Nuk e di. Ndoshta m\u00eb von\u00eb, do t\u00eb vijn\u00eb edhe ata. Por, nuk vij m\u00eb te ju, t\u00eb k\u00ebrkoj t\u00eb shkelni ligjin.
– E thoni, tani\u2026
– Jo, zoti drejtor, jo. Prind\u00ebrit e mi, do vijn\u00eb kur v\u00ebllai t\u00eb jet\u00eb mir\u00eb, por do vijn\u00eb me viz\u00eb. T\u00eb falenderoj ve\u00e7se, p\u00ebr \u00e7ka b\u00ebre sot.
Prind\u00ebrit e djalit, i shikoja sa her\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e METH, dhe shpehsher\u00eb i ndihmoja n\u00eb p\u00ebrkthimin me mjek\u00ebt. Sa her\u00eb, ata rrinin t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn atje n\u00eb korridor, duke fjetur mbi stola, duke pritur pas der\u00ebs s\u00eb METH.
M\u00eb von\u00eb, kur djali doli nga METH dhe vajti n\u00eb pavion, t\u00eb dy prind\u00ebrit i rrinin te koka djalit t\u00eb tyre, 24 or\u00eb. Mjek\u00ebt, sa her\u00eb i pyesja p\u00ebr sh\u00ebndetin e djalit, m\u00eb thoshin q\u00eb prind\u00ebrit e tij, me p\u00ebrkujdesin, por e ndihmonin shum\u00eb rehabilitimin e sh\u00ebndetit t\u00eb djalit.
Pas dy muajsh, shkoj te dhoma e djalit. Kur, \u00e7udit\u00ebrisht, pash\u00eb aty edhe drejtorin e policis\u00eb, civil, q\u00eb rrinte n\u00eb nj\u00eb karrike p\u00ebrball\u00eb prind\u00ebrve.
Prind\u00ebrit sa me apn\u00eb, erdh\u00ebn dhe m\u00eb p\u00ebrqafuan. N\u00eb fillim, kujtoja, mos drejtori i policis\u00eb erdhi, q\u00eb t\u00eb merrte prind\u00ebrit, meq\u00eb ishin pa viz\u00eb.
– T\u00eb falenderoj, q\u00eb erdh\u00ebt, deri k\u00ebtu, zoti drejtor- iu drejtova atij.
– Edhe un\u00eb g\u00ebzohem, q\u00eb shoh, q\u00eb djali tani flet e p\u00ebrmir\u00ebsohet. Kam pyetur vazhdimisht mjek\u00ebt dhe jam informuar.
– Prind\u00ebrit t\u00eb falenderojn\u00eb pa mas\u00eb. A e dini, q\u00eb edhe mjek\u00ebt m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb, q\u00eb pa prind\u00ebrit, djali nuk mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohej?
– Ama, edhe ty b\u00ebre shum\u00eb.
– Asgj\u00eb nuk b\u00ebra. Ju jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs humanizmit tuaj, zoti drejtor. \u2013 I them un\u00eb. N\u00ebna e djalit, i p\u00ebrk\u00ebdhelte shpatullat me dashamir\u00ebsi drejtorit t\u00eb policis\u00eb greke, p\u00ebr t\u2019i shprehur mir\u00ebnjohjen, edhe pse nuk kuptonte asnj\u00eb fjal\u00eb nga bashk\u00ebbisedimi yn\u00eb.
– Mua t\u00eb m\u00eb falni, – u them prind\u00ebrve dhe ndahem me mir\u00ebnjohjen time edhe me drejtorin e policis\u00eb greke t\u00eb Epirit, Nikos Kacaros.
G\u00ebzohesha p\u00ebr p\u00ebrparimin e sh\u00ebndetit t\u00eb djaloshit, q\u00eb n\u00eb fillim edhe mjek\u00ebt i kishin hequr \u00e7do shpres\u00eb jete. Nj\u00ebfar\u00ebsoj, n\u00eb shpirtin thell\u00eb, ndjeja edhe nj\u00eb zili, pse v\u00ebllai im, ende nuk kishte asj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim\u2026 Sa do t\u00eb d\u00ebshiroja, qoft\u00eb edhe nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb gishtit, sikur t\u00eb b\u00ebnte v\u00ebllai, qoft\u00eb edhe sikur nj\u00eb her\u00eb, nj\u00eb sekond\u00eb, t\u00eb hapte syt\u00eb e tij\u2026.
E megjithat\u00eb, sa her\u00eb shkoja te djaloshi, kaq m\u00eb shum\u00eb shtohej edhe shpresa ime p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb tim, Petron se edhe v\u00ebllai im, do t\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtronte \u00e7do prognoz\u00eb t\u00eb mjek\u00ebve, sikurse edhe djaloshi shqiptar, dhe nj\u00eb dit\u00eb edhe ne, sikund\u00ebr prind\u00ebrit e tij, do ta g\u00ebzonim s\u00ebrish v\u00ebllan\u00eb ton\u00eb, do t\u00eb na fliste, e ne do ta p\u00ebrqafonim prap\u00eb v\u00ebllan\u00eb, midis nesh\u2026 Ai djaloshi 19 vje\u00e7ar, q\u00eb edhe u ngrit, edhe ecte, edhe fliste, na jepte gjithmon\u00eb shpres\u00ebn, se duhet t\u00eb luftonim me p\u00ebrkujdesje p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb ton\u00eb, kund\u00ebr \u00e7do prognoze q\u00eb na thoshin p\u00ebrdit\u00eb mjek\u00ebt, q\u00eb ta mbanim n\u00eb jet\u00eb\u2026.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Shtator 2002Ngjarje e jetuar Ishte dita e 20-t\u00eb e reaminacionit t\u00eb v\u00ebllait tim, Petros n\u00eb spitalin Universitar t\u00eb Janin\u00ebs. Mbasdite, n\u00eb or\u00ebn 16 isha n\u00eb zyr\u00ebn e mjekut, q\u00eb na jepte informacionin e p\u00ebrditsh\u00ebm, kur dera u hap dhe nj\u00eb infermiere e ftoi mjekun urgjentisht t\u00eb shkonte n\u00eb METH (salla e reaminacionit) pasi sapo soll\u00ebn […]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":11687,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[948],"class_list":["post-25578","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-jakup-gjoca"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25578","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25578"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25578\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11687"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25578"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25578"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25578"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}