Nuk e di n\u00ebse vdekja e Sk\u00ebnderbeut ishte nj\u00eb mallkim p\u00ebr popullin ton\u00eb, por m\u00eb duket se kemi q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn pas Sk\u00ebnderbeut q\u00eb, k\u00ebtu, n\u00eb Shqip\u00ebri, anormaliteti quhet normalitet, q\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb nj\u00eb t\u00eb huaji me nj\u00eb gjykim normal i duket anormale, tek ne \u00ebsht\u00eb shtruar k\u00ebmb\u00ebkryq dhe na duket si gj\u00ebja m\u00eb normale dhe e zakonshme n\u00eb bot\u00eb.\u00a0
Vet\u00ebm ky anormalitet \u201cnormal\u201d n\u00ebn Turqin\u00eb?! Eh, sa ,mir\u00eb do ishte…! Ja, edhe nj\u00eb tjet\u00ebr: Shqiptari Ali Pash\u00eb Tepelena, me t\u00eb cilin ne mburremi dhe i k\u00ebndojm\u00eb k\u00ebng\u00eb, d\u00ebrgonte ushtrin\u00eb e pajisur deri n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb kund\u00ebr ca shqiptar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb quajtur \u201csuliot\u00eb\u201d dhe i detyronte suljotet e shkreta t\u00eb hidheshin nga mali n\u00eb gremin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e shqiptareve. Shkoni n\u00eb Sul, ngjituni atje, te monumenti, buz\u00eb gremin\u00ebs ku jan\u00eb hedhur ato dhe patjet\u00ebr do ju mbushen syt\u00eb me lot. Do ndjeheni krenar\u00eb p\u00ebr ato vajza dhe do t\u00eb mendoni: Normale \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb shqiptar\u00ebt luftonin kund\u00ebr shqiptar\u00ebve?! Po, fatkeq\u00ebsisht, ishte normale n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, edhe pse ja b\u00ebn \u201cmuuu\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka anormale\u2026
Por\u2026 vazhdojm\u00eb: M\u00eb 1912 t\u00eb fundit ik\u00ebm nga turqit, por t\u00eb fundit ishim edhe n\u00eb krijimin e mbret\u00ebrive n\u00eb Europ\u00eb\u2026. Asnj\u00eb mbret\u00ebri nuk u krijua n\u00eb Europ\u00eb e ndofta edhe n\u00eb bot\u00eb pas asaj t\u00eb Zogollit ton\u00eb. Normale p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb…
Normalisht luftuam kunder fashizmit, por kemi 76 vjet q\u00eb nuk po biem n\u00eb nj\u00eb mendje se kur e mbaruam at\u00eb luft\u00eb, n\u00eb 28 apo 29 N\u00ebntor. T\u00eb vetmit n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ende zihemi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Normale. T\u00eb ishte ndryshe nuk b\u00ebhej, se nuk do qe normale… Ashtu si\u00e7 zihemi edhe se kund\u00ebr kujt luftuam, kund\u00ebr t\u00eb huajit apo vetvetes…\u00a0
Nejse, e mbaruam luft\u00ebn, por vazhduam t\u00eb vrasim e t\u00eb fusim n\u00eb burg mij\u00ebra, mij\u00ebra armiq. Normale ishte kjo edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera, por, ndryshe nga ne, normalisht t\u00eb tjer\u00ebt nj\u00eb dit\u00eb i vun\u00eb gishtin kok\u00ebs dhe i d\u00ebnuan ata q\u00eb vran\u00eb e burgos\u00ebn. Anormalisht ne jo\u2026\u00a0
Normalisht filluam t\u00eb punojm\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb, por erdhi nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb ato q\u00eb nd\u00ebrtuam i shkat\u00ebrruam t\u00eb gjitha dhe kjo na duket normale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb gjithe Europ\u00ebn i ruajt\u00ebn ato q\u00eb nd\u00ebrtuan. Dha ato vazhdojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb normalisht.\u00a0
Edhe ne normalisht, si ata privatizuam \u00e7do gj\u00eb. N\u00eb vitet 90-95 ishte normale q\u00eb shteti t\u00eb t\u00eb falte fabrik\u00ebn ushqimore vet\u00ebm se ti kishe pasur shok klase z\u00ebvend\u00ebskryeministrin, apo t\u00eb blije p\u00ebr ca mij\u00eb dollar\u00eb frigoriferin e nj\u00eb qyteti. Asnjeri nuk foli p\u00ebr k\u00ebto. Gj\u00ebra normale. Ndaj normaliteti vazhdon edhe sot. Ca dit\u00eb p\u00ebrpara, tani m\u00eb 2020, qeveria i dha dikujt nj\u00eb repart ushtarak 40 e ca mij\u00eb m2 nj\u00eb njeriu p\u00ebr nj\u00eb euro, vet\u00ebm sepse ai kishte klient n\u00eb restorantin e tij Kryeministrin. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryebashkiaku prish teatrot 80 vje\u00e7are q\u00eb t\u2019u jap\u00eb troje nd\u00ebrtuesve p\u00ebr nd\u00ebrtim kullash. Anormale n\u00eb \u00e7do vend normal demokratik, normale n\u00eb Shqip\u00ebri.
Esht\u00eb normale, apo anormale q\u00eb f\u00ebmijet e kryeministrit t\u00eb jen\u00eb milioner\u00eb n\u00eb euro brenda pak vitesh pasi babai ngjitet n\u00eb at\u00eb kolltuk?! Mbase kan\u00eb talent, por si shpjegohet, dreqi e h\u00ebng\u00ebrt, q\u00eb 99 p\u00ebr qind e politikan\u00ebve me em\u00ebr jan\u00eb t\u00eb pasur pa patur asnj\u00eb biznes privat? Njihni ju ndonj\u00eb q\u00eb ka dal\u00eb n\u00eb pension si ish-politikan normal (me falni anormal) pa pasuri dhe prona t\u00eb fituara? Un\u00eb njoh vet\u00ebm dy q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb kryetar\u00eb kuvendi. Asnj\u00eb tjet\u00ebr! Njoh shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb n\u00eb vitet 90 kan\u00eb ardhur n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb politikan\u00eb me triko leshi dhe tani jan\u00eb milioner\u00eb me euro. Se normalisht (anormalisht) n\u00eb Shqip\u00ebri biznesi m\u00eb fitimprur\u00ebs \u00ebsht\u00eb politika.
N\u00eb Franc\u00eb ish-kryeministri mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb burg sepse e shoqja merrte nj\u00eb rrog\u00eb gjoja duke punuar n\u00eb shtet. \u00cbsht\u00eb normale p\u00ebr Franc\u00ebn t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb burg. Se \u00ebsht\u00eb anormale t\u00eb marr\u00ebsh rroga kot si\u00e7 ndodh k\u00ebtu q\u00eb shum\u00eb nga gazetaret e pushtetit marrin nga nj\u00eb rrog\u00eb n\u00eb shtet e gjith\u00eb shtetaret e lart\u00eb marrin dy deri n\u00eb kat\u00ebr rroga nga shteti.\u00a0
Ishte normale te ne n\u00eb diktatur\u00eb q\u00eb t\u00eb futeshe n\u00eb burg p\u00ebr nj\u00eb fjal\u00eb goje, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb normale tani q\u00eb televizioni kryesor dit\u00ebs q\u00eb prishej Teatri Komb\u00ebtar nuk gjente koh\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lajm, por transmetonte ngjarje t\u00eb dy dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb, sepse pronari nuk donte ta prishte me \u201cshefin\u201d e madh\u201d. T\u00eb dyja jan\u00eb anormale p\u00ebr \u00e7do njeri me mend n\u00eb kok\u00eb q\u00eb jeton n\u00eb nj\u00eb vend normal\u2026
K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb normale q\u00eb, i pandershmi vler\u00ebsohet m\u00eb shum\u00eb se i ndershmi, q\u00eb, vler\u00ebsohet e b\u00ebn prokopi m\u00eb shum\u00eb ai q\u00eb \u201cua fut” t\u00eb tjereve, ose hajduti, e jo ai q\u00eb p\u00ebrpiqet ndershm\u00ebrisht, e q\u00eb punon. Si do ndodhte ndryshe n\u00eb nj\u00eb vend ku vjedhja quhet tradicionalisht\u201ctrim\u00ebri\u201d?! Ku zakoni n\u00eb disa fshatra e do q\u00eb djalit qe nuk vjedh nj\u00eb dash nuk i jepet nuse…
Jemi i vetmi vend n\u00eb bot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb normal t\u00eb b\u00ebhesh direkt kryeminist\u00ebr pa punuar asnj\u00eb dit\u00eb n\u00eb shtet apo privat n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde , ashtu si\u00e7 jemi i vetmi vend n\u00eb bot\u00eb q\u00eb b\u00ebhesh ministre pa asnj\u00eb gj\u00eb n\u00eb CV, vet\u00ebm sepse je e bukur, seksi dhe tipi i femr\u00ebs q\u00eb i p\u00eblqen kryeministrit.\u00a0
Esht\u00eb fare-fare normale k\u00ebtu te ne q\u00eb, pa punuar asnj\u00eb dite pune n\u00eb privat, t\u00eb kesh vil\u00eb me 11 dhoma, ve\u00e7 sht\u00ebpive te tjera. Eshte madje shum\u00eb normale q\u00eb, kur t\u00eb pyesin si e ke b\u00ebre vil\u00ebn (jo k\u00ebt\u00eb me 11 dhoma, por nj\u00eb tjet\u00ebr me shum\u00eb beton) t\u00eb thuash nj\u00eb here e ke b\u00ebr\u00eb me lek\u00ebt e emigracionit e nje her\u00eb me lek\u00ebt e gruas. Pa folur p\u00ebr dasmat milionere q\u00eb normalisht b\u00ebhen me lek\u00ebt e mamas\u00eb\u2026
Te ne ka q\u00ebn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb normal q\u00eb asnj\u00eb qeveri nuk mendon p\u00ebr popullin, por thjesht p\u00ebr vete. Jemi i vendi vend komunist n\u00eb bot\u00eb ku Diktatorit nuk i thuhej se si rronte populli q\u00eb mos shqet\u00ebsohej, ashtu si\u00e7 jemi edhe sot i vetmi vend n\u00eb bot\u00eb q\u00eb kur dikush i thot\u00eb Kryeministrit q\u00eb \u201cs\u2019kam buk\u00eb t\u00eb ha\u201d, ai i p\u00ebrgjigjet \u201cKu i gjete lek\u00ebt q\u00eb paguan internetin e futesh n\u00eb Facebook? Dhe meq\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm Facebookun, \u00ebsht\u00eb normale, apo anormale q\u00eb Kryeministri kalon m\u00eb shume or\u00eb n\u00eb Facebook sesa duke lexuar, apo takuar an\u00ebtar\u00ebt e qeverise?!
Po, \u00ebsht\u00eb normale p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb ai q\u00eb vret kat\u00ebr vet\u00eb q\u00eb protestojn\u00eb n\u00eb bulevard me duar ne xhepa, pretendon t\u00eb shkoj\u00eb me zyr\u00eb te Kryeministria nga q\u00eblloi. Esht\u00eb normale edhe q\u00eb trafikantet t\u00eb sh\u00ebtisin me makinen e ministrit te brendshem, edhe q\u00eb drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i policis\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb makin\u00eb \u201cp\u00ebr sh\u00ebtitje\u201d kryetrafikantin, ashtu si\u00e7 ka q\u00ebn\u00eb normale q\u00eb kryeministri ka dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb \u201cPartia t\u00eb armatoset kund\u00ebr rrezikut komunist!\u201d.
N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend fatkeq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb normale q\u00eb kryeministri, apo ministrat e majt\u00eb apo t\u00eb djatht\u00eb t\u2019u japin sht\u00ebpi, apo pun\u00eb af\u00ebr tyre k\u00ebng\u00ebtareve seksi, aq sa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb normale q\u00eb ai q\u00eb merr tenderin, detyrimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, e ka t\u00eb paguaj\u00eb hotelin e zyrtarit q\u00eb ia dha, dhe m\u00eb t\u00eb madhin, t\u2019i \u00e7oj\u00eb 1 milion\u00eb euro n\u00eb dor\u00eb gruas s\u00eb zyrtarit. Dhe kur k\u00ebto zbulohen nga shtypi askush nuk \u00e7an kok\u00ebn. As prokuroria. Esht\u00eb normale… Do ishte anormale t\u00eb ndodhte ndryshe \u2026
Do t\u00eb ishte normale q\u00eb t\u00eb mos prisheshin lulishte e t\u00eb b\u00ebheshin kulla, por jo, te ne \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb lulishteve te jeshiloj\u00eb droga. Madje edhe ta legalizojm\u00eb at\u00eb se k\u00ebshtu fusim njer\u00ebzit ne pun\u00eb. Se normalisht nuk jemi t\u00eb zot\u00ebt q\u00eb t\u2019u gjejm\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr. Normalisht mbase do legalizojm\u00eb edhe prostitucionin.\u00a0Se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb normale q\u00eb n\u00eb lagjet e dritave t\u00eb kuqe n\u00eb Athin\u00eb, apo Hollande e Belgjik\u00eb vajzat m\u00eb s\u00eb shumti flasin shqip. Normale do ishte q\u00eb t\u00eb flisnin k\u00ebtu, apo jo? Ku do punojn\u00eb n\u00eb tjet\u00ebr vend vajzat tona?! Fasonet dhe call center jan\u00eb mbushur plot\u2026
M\u00eb thoni, ka gj\u00eb normale n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend? As ne q\u00eb b\u00ebjme gam – gam n\u00ebp\u00ebr gazeta e Facebook, nuk jemi normal\u00eb. Kot na duket vetja si t\u00eb till\u00eb …
Artan Kristo<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nuk e di n\u00ebse vdekja e Sk\u00ebnderbeut ishte nj\u00eb mallkim p\u00ebr popullin ton\u00eb, por m\u00eb duket se kemi q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn pas Sk\u00ebnderbeut q\u00eb, k\u00ebtu, n\u00eb Shqip\u00ebri, anormaliteti quhet normalitet, q\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb nj\u00eb t\u00eb huaji me nj\u00eb gjykim normal i duket anormale, tek ne \u00ebsht\u00eb shtruar k\u00ebmb\u00ebkryq dhe na duket si gj\u00ebja m\u00eb […]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":25530,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[542],"class_list":["post-25529","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-artan-kristo"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25529","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25529"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25529\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25530"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25529"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25529"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25529"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}