{"id":2542,"date":"2014-08-25T21:49:35","date_gmt":"2014-08-25T21:49:35","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=2542"},"modified":"2014-08-25T21:49:35","modified_gmt":"2014-08-25T21:49:35","slug":"une-i-dhashe-veshken-ai-me-tradhtoi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/08\/une-i-dhashe-veshken-ai-me-tradhtoi\/","title":{"rendered":"Un\u00eb i dhash\u00eb veshk\u00ebn, ai m\u00eb tradhtoi!"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje, miq t\u00eb gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Miranda nga Tirana, q\u00eb vet\u00ebm nga nj\u00eb telefonat\u00eb m\u2019u shkat\u00ebrrua martesa, e cila m\u00eb 12 shkurt do t\u00eb mbushte plot 25 vjet. Ish-bashk\u00ebshorti im punonte n\u00eb arsim, nd\u00ebrsa un\u00eb, punoja n\u00eb Post\u00eb-Telegraf. Me plot goj\u00ebn mund t\u00eb them se ishim nj\u00eb familje shum\u00eb e lumtur, q\u00eb nuk na mungonte asgj\u00eb. Mbas dy vjet martese na lindi f\u00ebmija yn\u00eb i par\u00eb, Eri, i cili sot \u00ebsht\u00eb 23 vje\u00e7. M\u00eb pas u b\u00ebm\u00eb edhe me nj\u00eb vajz\u00eb. T\u00eb dy punonim dhe b\u00ebnim nj\u00eb jet\u00eb normale, por shum\u00eb t\u00eb lumtur. F\u00ebmij\u00ebt u rrit\u00ebn me edukat\u00ebn ton\u00eb dhe u b\u00ebn\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shk\u00eblqyer. Asgj\u00eb nuk na mungonte. Ishim nj\u00eb familje e thjesht\u00eb q\u00eb g\u00ebzoheshim me nj\u00eb jet\u00eb normale dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk k\u00ebrkonim t\u00eb hanim \u201cme lug\u00eb floriri\u201d. Burrin tim nuk e kisha l\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb emigronte, me mendimin se po t\u00eb ishim t\u00eb dy t\u00eb rregullt, do t\u00eb nd\u00ebrtonim nj\u00eb ekonomi shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vete dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, mir\u00ebpo jeta t\u00eb p\u00ebrplas me shum\u00eb halle dhe v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb ndryshme, q\u00eb njeriu nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb i p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrballuar. K\u00ebshtu na ndodhi edhe neve. Ish-bashk\u00ebshorti im vuante gjithmon\u00eb nga veshkat. Ai mjekohej q\u00ebkur ishte djal\u00eb i ri, mir\u00ebpo erdhi nj\u00eb koh\u00eb edhe ila\u00e7et nuk i b\u00ebnin m\u00eb efekt. Nj\u00eb veshk\u00eb kishte dal\u00eb jasht\u00eb funksionit, nd\u00ebrsa veshka tjet\u00ebr funksiononte vet\u00ebm 60% dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, duhet t\u00eb b\u00ebnte transplant t\u00eb veshk\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, duhet t\u00eb gjenim nj\u00eb dhurues sa m\u00eb par\u00eb, mir\u00ebpo p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb donator t\u00eb veshk\u00ebs, do na duhej koh\u00eb dhe para e madhe, k\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb vendosa t\u00eb isha ajo q\u00eb do t\u00eb dhuroja veshk\u00ebn time. B\u00ebra t\u00eb gjitha analizat dhe \u00e7do gj\u00eb m\u00eb rezultoi n\u00eb rregull. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb kredie q\u00eb mor\u00ebm n\u00eb shtet, arrit\u00ebm q\u00eb operacionin e ish-burrit tim ta kryenim n\u00eb Turqi. Mbas 20 vitesh martes\u00eb, ajo ka qen\u00eb periudha m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb e jet\u00ebs son\u00eb n\u00eb \u00e7ift. Koha dhe halli q\u00eb na ra, na b\u00ebri t\u00eb ishim m\u00eb t\u00eb dashuruar se asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr. Ish-burri im, q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb hapi syt\u00eb mbas operimit, vet\u00ebm fjal\u00eb t\u00eb \u00ebmbla m\u00eb thoshte. Ndoshta ai ndjehej fajtor p\u00ebr faktin se un\u00eb i kisha dhuruar nj\u00eb veshk\u00eb. N\u00eb \u00e7do fjal\u00eb t\u00eb tij, vet\u00ebm m\u00eb fal\u00ebnderonte duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201cti je nj\u00eb engj\u00ebll q\u00eb Zoti t\u00eb solli tek un\u00eb\u201d. Ndonj\u00ebher\u00eb mendoja se kjo q\u00eb po kalonim ishte nj\u00eb shenj\u00eb e Zotit p\u00ebr t\u00eb na v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb se sa do ta donim nj\u00ebri\u2013tjetrin. Vitet kishin kaluar dhe me kalimin e koh\u00ebs, dukej sikur dashuria humbet dhe n\u00eb \u00e7ift nuk mbetet gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 respektit, por n\u00eb rastin ton\u00eb, halli q\u00eb na ra, na b\u00ebri t\u00eb kishim nj\u00eb rilindje t\u00eb dashuris\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk e kisha d\u00ebgjuar t\u00eb m\u00eb fliste me fjal\u00eb aq t\u00eb \u00ebmbla ose t\u00eb pakt\u00ebn ashtu e mendoja un\u00eb. M\u00eb dukej sikur rinia dhe dashuria jon\u00eb ishte jetuar n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb larg\u00ebt dhe pik\u00ebrisht aty, n\u00eb nj\u00eb nga spitalet e Turqis\u00eb, ne sikur e rilind\u00ebm dashurin\u00eb ton\u00eb, at\u00eb ndjenj\u00eb q\u00eb e mban njeriun n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Ai m\u00eb thoshte \u201cti je ila\u00e7i i zemr\u00ebs time, ti je shpirti im, pa ty jeta ime nuk ka kuptim\u201d. Her\u00eb pas here m\u00eb thoshte se t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb do t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb edhe ai p\u00ebr mua. Un\u00eb e doja at\u00eb, e doja me gjith\u00eb shpirt dhe jo vet\u00ebm veshk\u00ebn, por edhe jet\u00ebn time do ta jepja po t\u00eb ishte nevoja p\u00ebr t\u00eb dhe e ndjeja se edhe ai t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr mua. Q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb ne ishim bashk\u00eb, \u00e7do gj\u00eb, t\u00eb mir\u00ebn dhe t\u00eb keqen e kishim kaluar t\u00eb dy, por kjo ishte m\u00eb e keqja q\u00eb na kish ndodhur mbas martes\u00ebs, nj\u00eb e keqe q\u00eb na bashkoi akoma m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\nMbas operacionit, jeta filloi normalitetin n\u00eb familjen ton\u00eb. Ish-bashk\u00ebshorti im filloi p\u00ebrs\u00ebri pun\u00ebn n\u00eb arsim si m\u00ebsues matematike, nd\u00ebrsa un\u00eb vazhdoja t\u00eb punoja n\u00eb post\u00eb, aty ku kisha punuar gjithmon\u00eb. Ne iu kthyem jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, por jo si m\u00eb par\u00eb, pasi kishim marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb shtet, t\u00eb cil\u00ebn duhet ta lanim duke l\u00ebn\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga rrogat tona peng. F\u00ebmij\u00ebt ishin rritur dhe k\u00ebrkonin t\u00eb vazhdonin shkoll\u00ebn e lart\u00eb. Djali vendosi ta b\u00ebnte shkoll\u00ebn n\u00eb Itali. Aty, ai, edhe punonte, edhe vazhdonte shkoll\u00ebn, nd\u00ebrsa vajza u dashurua n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe, duke mos pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb vazhduar shkoll\u00ebn e lart\u00eb, zgjodhi rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, duke e krijuar familjen n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb re. Un\u00eb me ish-burrin tim mbet\u00ebm vet\u00ebm, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Ishim vet\u00ebm, por shum\u00eb t\u00eb lumtur. Ai mundohej si e si, me veprime dhe me gjeste t\u00eb vogla, t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte sa m\u00eb t\u00eb lumtur. N\u00eb \u00e7do moment dukej sikur m\u00eb thoshte se \u201cty t\u00eb kam borxh jet\u00ebn dhe do t\u00eb t\u00eb dua me kok\u00ebn time\u201d. Ish-burri im ishte nj\u00eb nd\u00ebr m\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb kishte qyteti yn\u00eb i vog\u00ebl, pasi m\u00ebsuesit e vjet\u00ebr e kishin braktisur qytetin ton\u00eb duke shkuar n\u00eb kryeqytet ose jasht\u00eb vendit. Ky ishte nj\u00eb favor p\u00ebr t\u00eb. Si nj\u00eb nd\u00ebr m\u00ebsuesit m\u00eb me eksperienc\u00eb q\u00eb kish qyteti yn\u00eb, at\u00eb e zgjodh\u00ebn Drejtor t\u00eb Drejtoris\u00eb Arsimore p\u00ebr rrethin ton\u00eb. Q\u00eb n\u00eb momentin kur mori k\u00ebt\u00eb post, ai, filloi t\u00eb ishte m\u00eb i p\u00ebrkushtuar ndaj pun\u00ebs dhe punonte me or\u00eb t\u00eb zgjatura. T\u00eb jem e sinqert\u00eb, filloi t\u00eb merrte dhe rryshfete p\u00ebr t\u00eb futur arsimtar\u00eb n\u00eb pun\u00eb. S\u2019thon\u00eb kot se leku \u00ebsht\u00eb moll\u00eb sherri n\u00eb familje, qoft\u00eb kur ka shum\u00eb, qoft\u00eb kur ka pak. Nj\u00eb dit\u00eb ai erdhi me nj\u00eb telefon t\u00eb ri t\u00eb tipit t\u00eb fundit dhe m\u00eb tha se ia kish dhuruar nj\u00eb koleg q\u00eb e kishte rregulluar n\u00eb nj\u00eb vend pune shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. At\u00eb telefon ai nuk dinte ta p\u00ebrdorte mire, gjith\u00eb nat\u00ebn me t\u00eb lozte dhe nuk e m\u00ebsoi dot. Edhe pse ishte ngritur n\u00eb detyr\u00eb, ai p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb p\u00ebrkushtohej duke m\u00eb b\u00ebr\u00eb dhurata t\u00eb ndryshme dhe duke m\u00eb dashur akoma m\u00eb shum\u00eb. Kjo gj\u00eb m\u00eb b\u00ebnte krenare p\u00ebr t\u00eb dhe mendoja se ai ishte burri m\u00eb i p\u00ebrkryer q\u00eb ekzistonte mbi tok\u00eb, por i gjith\u00eb ky mendim m\u2019u shua brenda nj\u00eb momenti t\u00eb vet\u00ebm&#8230;<br \/>\nNj\u00eb mbr\u00ebmje, kur ora sh\u00ebnonte n\u00ebnt\u00eb e dark\u00ebs, ai nuk kishte ardhur akoma n\u00eb sht\u00ebpi dhe un\u00eb, shum\u00eb e shqet\u00ebsuar, e mora n\u00eb telefon dhe e pyeta se ku ishte. Ai m\u2019u p\u00ebrgjigj: \u201cZem\u00ebr, jam n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb pune me nj\u00eb kolegun tim, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb m\u00eb ka bler\u00eb telefonin.\u201d. Un\u00eb, qet\u00ebsisht, e urova t\u00eb kalonin nj\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb mir\u00eb, me mendimin se ata po diskutonin p\u00ebr pun\u00ebn, por pa e mbyllur telefonin d\u00ebgjova nj\u00eb \u201cpiiiip\u201d&#8230; Ishte nj\u00eb buton i shtypur gabimisht nga ish-bashk\u00ebshorti im, me mendimin se kishte fikur telefonin. Ai ende nuk kishte m\u00ebsuar ta p\u00ebrdorte telefonin e ri, I phone. N\u00eb momentin kur un\u00eb do ta fikja telefonin, pasi e kuptova q\u00eb ai e kishte l\u00ebn\u00eb hapur, d\u00ebgjova t\u00eb qeshur\u00ebn e nj\u00eb femre q\u00eb tha: \u201cE shkreta grua, e h\u00ebngri edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb!\u201d dhe pastaj po qeshnin t\u00eb dy. M\u00eb pas, nuk mbaj mend asgj\u00eb.<br \/>\nKur erdhi, ish-burri im kishte hapur der\u00ebn me \u00e7el\u00ebsin e tij dhe m\u00eb kishte gjetur pa ndjenja. Menj\u00ebher\u00eb m\u00eb kishte \u00e7uar n\u00eb spital. Kur e mblodha veten dhe kuptova \u00e7far\u00eb m\u00eb kishte ndodhur, fillova t\u00eb qaja p\u00ebr fatin tim t\u00eb zi. N\u00eb krahun tim kisha patur nj\u00eb gjarp\u00ebr dhe jo nj\u00eb njeri q\u00eb un\u00eb e adhuroja. Ish-bashk\u00ebshorti im nuk pranonte asnj\u00eb nga akuzat e mia, por fjal\u00ebt dhe lutjet e tij nuk kishin m\u00eb vler\u00eb. Un\u00eb isha v\u00ebrtet nj\u00eb engj\u00ebll p\u00ebr t\u00eb, po ai nuk diti t\u00eb m\u00eb mbante dhe tani po vuan pasojat e ndarjes ton\u00eb. Ai mund t\u00eb d\u00ebfrehej me femra q\u00eb e duan p\u00ebr interes, por ai nga un\u00eb kishte prova q\u00eb e doja me gjith\u00eb zem\u00ebr. Edhe pse e doja m\u00eb shum\u00eb se jet\u00ebn time, gabimin q\u00eb ai b\u00ebri, nuk munda t\u2019ia falja asnj\u00ebher\u00eb. Edhe pse djali dhe ai bashk\u00eb me t\u00eb, m\u00eb \u00ebsht\u00eb lutur p\u00ebrs\u00ebri, nuk mundesha t\u2019ia falja at\u00eb q\u00eb ai m\u00eb b\u00ebri. Edhe vajza, q\u00eb dit\u00ebn q\u00eb un\u00eb i tregova p\u00ebr telefonat\u00ebn, nuk ka mundur t\u2019ia fal\u00eb t\u00eb atit at\u00eb q\u00eb m\u00eb b\u00ebri. Un\u00eb isha gati t\u00eb jepja edhe jet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb, nd\u00ebrsa ai, ja se si ma shp\u00ebrbleu, duke m\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb grua t\u00eb vetmuar! I lutem Zotit t\u2019i jap\u00eb ish-burrit tim at\u00eb q\u00eb ai meriton!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje, miq t\u00eb gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Miranda nga Tirana, q\u00eb vet\u00ebm nga nj\u00eb telefonat\u00eb m\u2019u shkat\u00ebrrua martesa, e cila m\u00eb 12 shkurt do t\u00eb mbushte plot 25 vjet. Ish-bashk\u00ebshorti im punonte n\u00eb arsim, nd\u00ebrsa un\u00eb, punoja n\u00eb Post\u00eb-Telegraf. Me plot goj\u00ebn mund t\u00eb them se ishim nj\u00eb familje shum\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[282],"class_list":["post-2542","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori-nga-jeta-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2542","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2542"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2542\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2542"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2542"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2542"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}