{"id":2501,"date":"2014-08-24T13:35:29","date_gmt":"2014-08-24T13:35:29","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=2501"},"modified":"2014-08-24T13:35:29","modified_gmt":"2014-08-24T13:35:29","slug":"si-te-keni-shikim-te-mire-edhe-pas-te-35-ave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/08\/si-te-keni-shikim-te-mire-edhe-pas-te-35-ave\/","title":{"rendered":"Si t\u00eb keni shikim t\u00eb mir\u00eb edhe pas t\u00eb 35-ave?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebse mendoni se keni nevoj\u00eb p\u00ebr syze, me siguri, keni t\u00eb drejt\u00eb. Ne u kemi b\u00ebr\u00eb disa nga pyetjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme disa doktor\u00ebve okulist\u00eb dhe ja, p\u00ebrgjigjet e tyre&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; E kam fajin un\u00eb, apo shkronjat e menuve dhe tabelave jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla koh\u00ebt e fundit?<br \/>\n&#8211; Nuk ju ndodh vet\u00ebm juve; shpejt apo von\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e humbasin aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb lexuar gj\u00ebrat qart\u00eb nga af\u00ebr. Disa njer\u00ebzve kjo u ndodh n\u00eb fund t\u00eb t\u00eb 30-ave, ose n\u00eb fillim t\u00eb t\u00eb 40-ave, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb nuk e v\u00ebn\u00eb re deri n\u00eb t\u00eb 50-at. Mendojeni lenten e syrit si lenten e nj\u00eb aparati fotografik. Kur jeni i ri, lentet tuaja nuk e kan\u00eb problem t\u00eb kalojn\u00eb nga fokusimi i nj\u00eb mali n\u00eb larg\u00ebsi n\u00eb distanc\u00ebn e nj\u00eb luleje para jush, sepse jan\u00eb t\u00eb afta t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb form\u00eb leht\u00ebsisht, por me kalimin e mosh\u00ebs, lentet b\u00ebhen m\u00eb pak elastike dhe e ke t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb fokusohesh aq mir\u00eb nga af\u00ebr. N\u00ebse ju keni par\u00eb gjithmon\u00eb mir\u00eb larg, dometh\u00ebn\u00eb, keni pasur nj\u00eb sy prej shqiponje q\u00eb i lexonte tabelat e rrug\u00ebs para t\u00eb tjer\u00ebve, ka mund\u00ebsi t\u00eb keni nevoj\u00eb p\u00ebr syze p\u00ebr af\u00ebr, m\u00eb shpejt. N\u00ebse, p\u00ebrkundrazi, keni par\u00eb m\u00eb mir\u00eb nga af\u00ebr, ka mund\u00ebsi t\u00eb keni m\u00eb von\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr syze.<br \/>\n&#8211; Kam mbajtur lente kontakti p\u00ebr t\u00eb par\u00eb larg q\u00ebkur isha adoleshent dhe tani q\u00eb jam mbi 40 vje\u00e7, mendoj se kam nevoj\u00eb p\u00ebr syze p\u00ebr t\u00eb lexuar (p\u00ebr af\u00ebr). Cilat jan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e mia?<br \/>\n&#8211; Lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se ekzistojn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shumta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem t\u00eb zakonsh\u00ebm. Mund t\u00eb mbash syze p\u00ebr af\u00ebr mbi lentet e kontaktit. Mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh syze me xhama progresiv\u00eb, q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb fuqi q\u00eb shtohet nga pjesa e sip\u00ebrme e xhamave, n\u00eb t\u00eb poshtmen, p\u00ebr t\u00eb korrigjuar distancat e ndryshme, ose mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh lentet bifokale ose shum\u00ebfokale. Un\u00eb p\u00ebr vete p\u00ebrdor lentet e kontaktit shum\u00ebfokale, q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht, korrigjojn\u00eb shikimin p\u00ebr larg, p\u00ebr af\u00ebr dhe nd\u00ebrmjet, si p\u00ebr shembull p\u00ebr ekranin e kompjuterit, panelin e makin\u00ebs, raftet e dyqaneve, etj.<br \/>\n&#8211; Para se t\u00eb p\u00ebrdorja syze p\u00ebr af\u00ebr, mund ta lexoja shkrimin me g\u00ebrma t\u00eb vogla n\u00ebse rrudhja syt\u00eb, nd\u00ebrsa tani, jo. Jam krejt\u00ebsisht i varur nga syzet. \u00cbsht\u00eb normale kjo gj\u00eb?<br \/>\n&#8211; Krejt\u00ebsisht normale. Kur i korrigjon ndryshimet e varura nga mosha me syze ose lente kontakti, muskujt tuaj t\u00eb syve nuk kan\u00eb m\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje shtes\u00eb, prandaj \u00ebsht\u00eb e zakonshme t\u00eb b\u00ebhesh i varur prej tyre. K\u00ebshtu do t\u00eb kaloni m\u00eb pak koh\u00eb duke rrudhur syt\u00eb ose duke i lodhur ato.<br \/>\n&#8211; Un\u00eb kam syze me lente progresive, por punoj shum\u00eb edhe para kompjuterit. Nuk do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorja syze me xhama special\u00eb, t\u00eb p\u00ebrshtatur vet\u00ebm p\u00ebr distanca t\u00eb mesme?<br \/>\n&#8211; Xhamat me lente progresive kan\u00eb nj\u00eb pik\u00eb n\u00eb lente t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr \u00e7do distanc\u00eb, por n\u00ebse v\u00eb re q\u00eb syt\u00eb lodhen ose ke dhimbje t\u00eb vazhdueshme qafe, apo kurrizi kur je para kompjuterit, mbase ke nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rregullim t\u00eb lenteve progresive. Ose mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh syze p\u00ebr kompjuter, q\u00eb e kan\u00eb sip\u00ebrfaqen e pik\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr or\u00ebt e zgjatura n\u00eb at\u00eb distanc\u00eb.<br \/>\n&#8211; A mund t\u00eb ble syze p\u00ebr af\u00ebr edhe n\u00eb farmaci?<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb njer\u00ebz ia dalin mban\u00eb edhe me syze t\u00eb tilla, ose i blejn\u00eb pa b\u00ebr\u00eb vizit\u00eb tek okulisti. Megjithat\u00eb, n\u00ebse vuan nga astigmatizmi (nj\u00eb \u00e7rregullim i kurbatur\u00ebs s\u00eb kornes\u00eb, q\u00eb shkakton turbullim t\u00eb shikimit), ose n\u00ebse nevojitet nj\u00eb xham me num\u00ebr t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do sy, at\u00ebhere duhet marr\u00eb receta e mjekut.<br \/>\n&#8211; Mua nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb mbaj syze (ose t\u2019i k\u00ebrkoj kur m\u00eb duhen). A mund t\u00eb v\u00eb lente kontakti vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb lexuar?<br \/>\n&#8211; Po, doktori mund t\u00eb t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb recet\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lente kontakti q\u00eb e v\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00ebrin sy, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb syri tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ende i fikusuar n\u00eb larg\u00ebsi. Mund t\u00eb provoni edhe lentet e kontaktit bifokale dhe shum\u00ebfokale n\u00eb t\u00eb dy syt\u00eb, edhe sikur shikimi n\u00eb larg\u00ebsi t\u00eb jet\u00eb i mir\u00eb (\u00c7do lente do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb q\u00eb korrigjon shikimin, p\u00ebr t\u00eb lexuar dhe nj\u00eb pjes\u00eb q\u00eb nuk korrigjon gj\u00eb, meq\u00eb nuk t\u00eb duhet se sheh mir\u00eb nga larg).<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb shum\u00eb von\u00eb t\u00eb b\u00ebsh nd\u00ebrhyrje p\u00ebr korrigjimin e numrit n\u00eb sy n\u00ebse jam mbi t\u00eb 40-tat?<br \/>\n&#8211; Jo, aspak. Mosha mesatare p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb till\u00eb e pacient\u00ebve \u00ebsht\u00eb 40 dhe funksionon mir\u00eb te njerezit e moshave nga 18 deri n\u00eb 70 vje\u00e7. Megjithat\u00eb, m\u00ebnyra se si ne trajtojm\u00eb syt\u00eb tuaj \u00ebsht\u00eb e ndryshme n\u00eb mosh\u00ebn 43 vje\u00e7, nga ajo n\u00eb mosh\u00ebn 25 vje\u00e7. Nd\u00ebrhyrja e till\u00eb, kur doktori i jep form\u00eb kornes\u00eb suaj me lazer, b\u00ebhet shpesh p\u00ebr t\u00eb korrigjuar miopin\u00eb, por tani kjo procedur\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet edhe p\u00ebr t\u00eb ndihmuar shikimin nga af\u00ebr. P\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb mbi 40 vje\u00e7, doktori k\u00ebshillon monovizionin, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00ebri sy korrigjohet p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nga af\u00ebr dhe tjetri, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nga larg. Truri i p\u00ebrshtatet k\u00ebsaj m\u00eb s\u00eb miri. P\u00ebr t\u2019u siguruar n\u00ebse jeni nj\u00eb kandidat i mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb till\u00eb, oftalmolog\u00ebt t\u00eb k\u00ebshillojn\u00eb ta provosh me lente kontakti p\u00ebr nja dy jav\u00eb, para se t\u00eb b\u00ebsh nd\u00ebrhyrje. I vetmi defekt i monovizonit \u00ebsht\u00eb se perceptimi i thell\u00ebsis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aq i mir\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb, n\u00ebse ju p\u00eblqen t\u00eb luani tenis, p\u00ebr shembull, mund t\u00eb mos zgjidhni k\u00ebt\u00eb lloj nd\u00ebrhyrjeje.<br \/>\n&#8211; Duhet t\u00eb shqet\u00ebsohem n\u00ebse shoh njolla q\u00eb pluskojn\u00eb n\u00eb aj\u00ebr?<br \/>\n&#8211; Ato njolla t\u00eb vogla t\u00eb tejdukshme q\u00eb duket se pluskojn\u00eb para syve tuaj ka mund\u00ebsi t\u00eb mos jen\u00eb shqet\u00ebsuese. Ato jan\u00eb cop\u00ebza t\u00eb vogla t\u00eb nj\u00eb xheli, si e bardh\u00eb veze, q\u00eb mbush pjes\u00ebn e pasme t\u00eb syrit. Me kalimin e mosh\u00ebs, xheli b\u00ebhet m\u00eb i l\u00ebngsh\u00ebm dhe mund t\u00eb ndahet nga muri i pasm\u00eb i syrit. N\u00ebse keni nj\u00eb lloj t\u00eb ri njollash, ose shtim t\u00eb njollave ekzistuese, at\u00ebhere duhet t\u00eb shkoni menj\u00ebher\u00eb te doktori. Ka raste kur xheli l\u00ebviz p\u00ebrpara dhe t\u00ebrheq retin\u00ebn, duke shkaktuar nj\u00eb \u00e7arje ose nj\u00eb shk\u00ebputje edhe m\u00eb serioze t\u00eb saj.<br \/>\n&#8211; Pse syt\u00eb e mi jan\u00eb kaq t\u00eb that\u00eb?<br \/>\n&#8211; Gjendrrat e lotit nuk funksionojn\u00eb aq mir\u00eb pas nj\u00eb lloj moshe dhe m\u00eb pak lot, do t\u00eb thot\u00eb edhe sy m\u00eb t\u00eb that\u00eb, por edhe p\u00ebrb\u00ebrja dhe cil\u00ebsia e lot\u00ebve ndryshon gjithashtu. Lot\u00ebt jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb kombinim i vajit me ujin dhe kur nuk ka shum\u00eb vaj p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrzier me ujin, lot\u00ebt nuk e kryejn\u00eb funksionin e duhur. Pulitja i mban syt\u00eb tuaj t\u00eb lubrifikuar, por kur rri nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb para kompjuterit, duke par\u00eb ekranin, nuk i pulit edhe aq shpesh syt\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj kur m\u00eb thahen syt\u00eb?<br \/>\n&#8211; Lot\u00ebt artificial\u00eb (koliri) q\u00eb shiten n\u00eb farmaci mund t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb efikas\u00eb, prandaj p\u00ebrdorini para se t\u00eb mendoni p\u00ebr ila\u00e7e. Vet\u00ebm sigurohuni t\u00eb mos p\u00ebrdorni lot edhe kund\u00ebr skuqjes, pasi syt\u00eb tuaj mund t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb varur prej tyre. N\u00ebse p\u00ebrdorni k\u00ebto lloj lot\u00ebsh, por syt\u00eb tuaj b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb that\u00eb, at\u00ebhere ne zakonisht japim p\u00ebrdorimin e nj\u00eb ila\u00e7i q\u00eb hidhet n\u00eb sy e q\u00eb quhet cyclosporine. Ai trajton syt\u00eb e that\u00eb, duke p\u00ebrmir\u00ebsuar cil\u00ebsin\u00eb e lot\u00ebve tuaj. P\u00ebr t\u00eb evituar tharjen e syve nga kompjuteri, rregullojeni nivelin e ekranit q\u00eb t\u00eb shihni paksa nga posht\u00eb, gj\u00eb q\u00eb eviton t\u2019i mbash syt\u00eb shum\u00eb hapur. Gjithashtu, sigurohuni q\u00eb ajri i kondicionerit mos t\u2019ju bjer\u00eb te syt\u00eb. Vini edhe nj\u00eb sh\u00ebnim te kompjuteri, q\u00eb t\u2019ju kujtoj\u00eb se duhet t\u00eb pulisni syt\u00eb. Disa studime kan\u00eb sugjeruar se disa acide yndyrore omega-3, si suplementet me vaj peshku, mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>T\u00eb reja<br \/>\nMartesa, t\u00eb sh\u00ebndosh!<br \/>\nSipas nj\u00eb studimi t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, t\u00eb realizuar nga disa studiues britanik\u00eb, t\u00eb sipecializuar n\u00eb dietat, martesa t\u00eb sh\u00ebndosh. Zonja, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb se, t\u2019i thoni \u201cpo\u201d burrit q\u00eb dashuroni, mund t\u2019ju kushtoj\u00eb shtrenjt\u00eb! Dashuria t\u00eb b\u00ebn t\u00eb verb\u00ebr, thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb, ama, p\u00ebr fat t\u00eb keq, kjo th\u00ebnie zbatohet edhe kur flasim p\u00ebr ushqimin. Sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb kryer nga shoq\u00ebria britanike \u201cForza Zupplements\u201d dhe botuar n\u00eb revist\u00ebn \u201cDailyMail\u201d, martesa t\u00eb sh\u00ebndosh. Sondazhi \u00ebsht\u00eb kryer me afro 1000 persona dhe studiuesit kan\u00eb mundur t\u00eb konstatojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb shumta \u00e7iftet q\u00eb shtojn\u00eb n\u00eb pesh\u00eb pas martese. N\u00eb fakt, gjat\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb, pas dit\u00ebs s\u00eb dasm\u00ebs, 40% e t\u00eb martuarve t\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje kan\u00eb pranuar se kan\u00eb shtuar n\u00eb pesh\u00eb afro 2 kg. Pas 4 vjet\u00ebsh, mund t\u00eb llogaris\u00ebsh afro 6 kg p\u00ebr bashk\u00ebshort. Vet\u00ebm 18% e t\u00eb anketuarve kan\u00eb pranuar se martesa nuk kishte pasur asnj\u00eb ndikim n\u00eb pesh\u00ebn e tyre.<br \/>\nAjo q\u00eb i kushton shtrenjt\u00eb siluet\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb ngr\u00ebnia or\u00eb e pa or\u00eb. T\u00eb dashuruarit e l\u00ebn\u00eb veten pas dore dhe i han\u00eb shpesh vaktet para televizorit. Fakti q\u00eb martohesh dhe nuk je m\u00eb beqar, ka gjithashtu pasoja n\u00eb peshore. P\u00ebrderisa ne nuk jemi m\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb joshim personin e \u00ebnd\u00ebrrave tona, jemi edhe m\u00eb llup\u00ebs. Edhe shtatzania, pa dyshim, luan rolin e saj n\u00eb faktorin e shtimit n\u00eb pesh\u00eb. 82% e personave q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje, kan\u00eb pranuar se kan\u00eb shtuar n\u00eb pesh\u00eb pas dasm\u00ebs, ose n\u00eb fillim t\u00eb nj\u00eb lidhjeje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb gjat\u00eb. Bile, t\u00eb sapomartuarit sh\u00ebndoshen s\u00eb bashku. K\u00ebt\u00eb kan\u00eb treguar 54% e njer\u00ebzve t\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje. Megjithat\u00eb, nj\u00eb nga drejtuesit ka theksuar faktin se, kur nj\u00eb grua vendos t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb diet\u00eb, i shoqi e ndjek nga pas. Me nj\u00eb fjal\u00eb, bashk\u00eb, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb keqe!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebse mendoni se keni nevoj\u00eb p\u00ebr syze, me siguri, keni t\u00eb drejt\u00eb. Ne u kemi b\u00ebr\u00eb disa nga pyetjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme disa doktor\u00ebve okulist\u00eb dhe ja, p\u00ebrgjigjet e tyre&#8230; &#8211; E kam fajin un\u00eb, apo shkronjat e menuve dhe tabelave jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla koh\u00ebt e fundit? &#8211; Nuk ju ndodh vet\u00ebm juve; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[153,399],"class_list":["post-2501","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-shendet","tag-shendet-2","tag-shikim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2501","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2501"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2501\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2501"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2501"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2501"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}