{"id":24465,"date":"2020-03-10T18:40:37","date_gmt":"2020-03-10T17:40:37","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=24465"},"modified":"2020-03-10T18:43:30","modified_gmt":"2020-03-10T17:43:30","slug":"dashuri-e-gabuar-2-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2020\/03\/dashuri-e-gabuar-2-2\/","title":{"rendered":"DASHURI E GABUAR, 2!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas tre dit\u00ebsh, V.J, m\u00eb shkroi p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Mir\u00ebmbr\u00ebma! T\u00eb vazhdoj m\u00eb tej historin\u00eb?&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Patjet\u00ebr&#8230;P\u00ebrs\u00ebri pa ngrohje je?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Sigurisht. Ku ta gjej? S\u2019kam asgj\u00eb p\u00ebrve\u00e7\nkrevatit dhe dy batanije p\u00ebr mbules\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-M\u00eb vjen keq. Shkruaj sa t\u00eb jet\u00eb e mundur, por\nkujdes sh\u00ebndetin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Termometri n\u00eb aplikacionin e telefonit tim,\njasht\u00eb tregonte num\u00ebrin dy nj\u00ebsha negative, nd\u00ebrsa brenda, trefishin e k\u00ebsaj\nshifre lart zeros. Natyrisht n\u00ebn efektin e zjarrit t\u00eb sob\u00ebs s\u00eb drurit. Ndjeja\nkeqardhje, por nuk kisha asnj\u00eb mund\u00ebsi ta ndihmoja. Ndoshta&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Si iku F.J, u p\u00ebrballa me gjyqin familjar. Ua shpjegova se ndihesha e m\u00ebrzitur, vjehrra m\u00eb burgosi, burri pranoi vendimin e saj n\u00eb heshtje, ndihesha gati e braktisur. Nuk e tradh\u00ebtova burrin, edhe pse pranoj q\u00eb u tregova naive, p\u00ebr adres\u00ebn q\u00eb komunikova. Ku ta dija un\u00eb se ai po luante me mua. N\u00ebse ju e quani tradh\u00ebti kur un\u00eb nuk pata kontakt fizik me asnj\u00eb person tjeter, kjo \u00ebsht\u00eb puna juaj, por nuk kam tradh\u00ebtuar ask\u00ebnd. Ama k\u00ebsaj here d\u00ebshira e tyre ishte m\u00eb e zellshmja p\u00ebr burgosje tjet\u00ebr. Im v\u00eblla m\u00eb mori telefonin, kurse xhaxhai m\u00eb dha ca shpulla t\u00eb forta n\u00eb fytyr\u00eb. E kuqja e faqeve q\u00ebndroi tre dit\u00eb. Kisha r\u00ebn\u00eb nga shiu n\u00eb bresh\u00ebr. Dhe k\u00ebsaj here nuk ishte im shoq, as n\u00ebna e tij, por familja ime, dashuria e p\u00ebrjetshme q\u00eb po m\u00eb dhunonte. Kur kthehet dashuria n\u00eb urrejtje, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta rifitosh at\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. Shpresoja se motrat e martuara, t\u00eb cilat e ndienin m\u00eb mir\u00eb gjendjen kur vete n\u00eb der\u00ebn e burrit e nuk gjen atmosfer\u00ebn e duhur, sa e vetmuar dukesh, do mund t\u00eb nd\u00ebrhynin p\u00ebr t\u00eb rregulluar disi gj\u00ebndjen. Nuk \u00ebsht\u00eb se doja t\u00eb fitoja dashurin\u00eb e tyre menj\u00ebher\u00eb, por s\u00eb paku lirin\u00eb e duhur, nd\u00ebrsa ato p\u00ebr fat t\u00eb keq timin, u rreshtuan n\u00eb an\u00ebn e tyre. Qaja. M\u00eb shum\u00eb kur nuk kishte njeri af\u00ebr. Nuk doja t&#8217;u jepja k\u00ebnaqsin\u00eb atyre. Nuk doja m\u00ebshir\u00eb, por drejt\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">V\u00ebllai m\u00eb dha nj\u00eb shpres\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. N\u00ebse\nsillesha mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb muaj, do ta rifitoja telefonin. Pas atyre dit\u00ebve t\u00eb\nzymta, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pash\u00eb diellin n\u00eb imagjinat\u00eb. U ngroha. Ishte thjesht\nnj\u00eb rreze e holle nga ku mund t\u00eb dilja n\u00eb drit\u00eb. Deri at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb prisja.\nT\u00eb mos gaboja. T\u00eb duroja.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mendja m\u00eb rrinte tek F.J, p\u00ebrse ma b\u00ebri k\u00ebt\u00eb.\nSi ka mund\u00ebsi q\u00eb m\u00eb hoqi qafe kaq shpejt. P\u00ebrse lojti me mua. Ai q\u00eb m\u00eb kishte\npremtuar dashuri t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebshme, m\u00eb la p\u00ebr nj\u00eb komunikm distance, p\u00ebr tradh\u00ebti\nt\u00eb pakryer. Edhe n\u00ebse e quanin n\u00eb tentativ\u00eb, &#8220;krimi&#8221; nuk ishte kryer.\nNuk mori parasysh as faktin se isha un\u00eb ajo q\u00eb mbylla komunikimin e para, duke\nkuptuar gabimin.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Isha e turullosur. Her\u00eb her\u00eb e\n\u00e7orientuar.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I vetmi territor i lir\u00eb p\u00ebr mua ishte sht\u00ebpia,\ndhe me pak zem\u00ebrgjer\u00ebsi nga v\u00ebllai edhe oborri. Un\u00eb nuk e di se kishin v\u00ebn\u00eb\nroje, por di q\u00eb n\u00eb rast thyerje t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar, do p\u00ebrballesha me\nnd\u00ebshkim e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Isha e lidhur me zinxhir\u00eb hekruri t\u00eb trash\u00eb edhe pse\nnuk ekzistonin relaisht n\u00eb trupin tim. Ky kufizim i rrept\u00eb ishin prangat dhe\nzinxhiri ashtu si qeni q\u00eb ruan teritorin e p\u00ebrcaktuar nga i zoti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb njeri i kthyer n\u00eb qen.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, tek rrija n\u00eb oborr p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb\nkoh\u00ebn, pash\u00eb n\u00eb rrugic\u00ebn p\u00ebrtej Ad\u00ebn, shoqen e shkoll\u00ebs. M\u00eb tundoi telefoni q\u00eb\nmbante n\u00eb dor\u00eb. I thirra. M\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeti. I k\u00ebrkova t\u00eb vinte. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo\nafrohej drejt meje, dhe un\u00eb shkoja drejt saj. Kisha k\u00ebputur zinxhirin e ndales\u00ebs\npa dashje. Nuk nguroi t\u00eb m\u00eb ndihmonte. Hapa adres\u00ebn e fejsbukut dhe i shkrova\nF.J. &#8221; Kerkoj falje. N\u00ebse m\u00eb do akoma eja t\u00eb enjten, n\u00eb ora 10 tek vendi.\nT\u00eb pres me padurim. E jotja V.J.&#8221; E falenderova shoqen dhe u ndam\u00eb. Nuk doja t\u00eb rrezikohesha p\u00ebr d\u00ebnime t\u00eb\ntjera. K\u00ebsaj here dhuna nuk do ishte thjesht shuplak\u00eb, por ndonj\u00eb send tjeter\nq\u00eb dhimbja t\u00eb ishte m\u00eb e madhe dhe m\u00eb e padurueshme.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Doja t\u00eb tatoja pulsin e tij. N\u00ebse ai vinte. Do\nt\u00eb thot\u00eb se m\u00eb kishte falur. Pastaj do kaloja n\u00eb planin B. Do i k\u00ebrkoja t\u00eb\njetonim m\u00eb vete, larg sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00eb ardhmen ton\u00eb. Dhe\nn\u00ebse do ishte dakord, at\u00ebher\u00eb e kisha rifituar dashurin\u00eb e tij&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si m\u00eb par\u00eb, mesazhet i lexoja dy her\u00eb para se\nti ktheja p\u00ebrgjigje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Q\u00ebnke p\u00ebr subjekt filmi&#8230; Besoj se F.J, erdhi\nn\u00eb dit\u00ebn dhe or\u00ebn e caktuar?&nbsp;I b\u00ebra pyetjen p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb m\u00eb tej tregimin,\nmegjith\u00ebse tashm\u00eb ajo kish vendosur t\u00eb rrefehej vet\u00eb. Un\u00eb nuk isha prifti, dhe\najo e dinte k\u00ebt\u00eb, por donte t\u00eb fliste me dik\u00eb. T\u00eb \u00e7lirohej. Ndoshta pse jo\nk\u00ebrkonte rrug\u00ebzgjidhje, ndoshta thjesht mendim. T\u00eb korigjohej n\u00ebse kish gabuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk vonoi dhe erdhi mesazhi tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Prisja me padurim or\u00ebn. Druaja se nuk do mund\nta takoja. Ku i dihet. Ndoshta ndonj\u00ebri nga t\u00eb familjes mund t\u00eb mos shkonte n\u00eb\npun\u00eb. Do m\u00eb prishej plani. Do humbisja shansin e paraqitur.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ora po shkonte n\u00ebnt\u00eb dhe v\u00ebllai ende flinte.\nKish ardhur von\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje. Mos vall\u00eb e kishte pushim e flinte shpenguar, si\u00e7\nb\u00ebnte zakonisht n\u00eb dit\u00eb pushimi. O Zot m\u00eb ndihmo! Padurimi m\u00eb \u00e7oi tek dera e\ndhom\u00ebs s\u0113 tij. Trokita leht\u00eb. Trokita p\u00ebrs\u00ebri. I thirra me z\u00ebrin q\u00eb m\u00eb dridhej\nnga emocionet dhe frika. Trokita p\u00ebrs\u00ebri, k\u00ebsaj here m\u00eb fort.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;-Turi,\nngrihu se te vajti von\u00eb. Nuk ia ngjita togfjal\u00ebshin &#8220;shpirt i\nmotr\u00ebs&#8221;, si\u00e7 b\u00ebja m\u00eb par\u00eb. Nuk ma tha zemra.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Kush \u00ebsht\u00eb? D\u00ebgjova z\u00ebrin e tij, si t\u00eb vinte\nnga thell\u00ebsia e ndonj\u00eb tuneli.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Nuk do vesh n\u00eb pun\u00eb. Ora vajti 9&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">D\u00ebgjova zhurm\u00eb. Rr\u00ebmuj\u00eb. Duhet t\u00eb ishte ngritur\nrrembimthi. P\u00ebr pak sekonda ishte tek dera, gjysm\u00eb i veshur. M\u00eb hodhi nj\u00eb\nv\u00ebshtrim t\u00eb rrept\u00eb, si t\u00eb xhahxait. Nuk di n\u00ebse i kish ngjar\u00eb atij, apo donte\nta kopjonte.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8220;Shushk\u00eb, pse s&#8217;m\u00eb ngrite m\u00eb shpejt&#8221;,\ntha n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb. P\u00ebrplasi port\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb kujtuar burgosjen. Gjithsesi isha\nvet\u00ebm dhe e lir\u00eb. B\u00ebra gati disa tesha n\u00eb nj\u00eb \u00e7ant\u00eb plasmasi dhe fiks n\u00eb or\u00ebn\n10:00 u nisa. Takimi mbrapa xhamis\u00eb s\u00eb qytetit ishte pak a shum\u00eb vend i\nfsheht\u00eb, pasi n\u00eb at\u00eb rrugic\u00eb kalonin pak njer\u00ebs. Ishim takuar aty dy her\u00eb t\u00eb\ntjera, kur ende nuk qem\u00eb fejuar ligj\u00ebrisht. Takim klandestin.&nbsp; S\u00eb largu pash\u00eb makin\u00ebn e tij. M\u00eb ndriti fytyra.\nNdoshta qesha me vete. K\u00ebmb\u00ebt m\u00eb shtynin drejt tij. Ndoshta m\u00eb shtynte\ndashuria. Ndoshta&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Ke koh\u00eb q\u00eb pret, i thash\u00eb tek sa e p\u00ebrqafova.\nN\u00eb fakt e putha me mall e dashuri.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai hapi der\u00ebn.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Eja, m\u00eb tha.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Ku, i thash\u00eb, dhe e shikova n\u00eb sy, p\u00ear t\u00eb\nlexuar mendjen e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-N\u00eb sht\u00ebpi pra.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Jo.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Si jo! Pse m\u00eb solle deri k\u00ebtu at\u00ebher\u00eb?&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Ti e di q\u00eb nuk jam e mir\u00ebpritur. N\u00ebna jote pas\nk\u00ebsaj do m\u00eb luftoj\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-I kam marr\u00eb masat. Nuk do kesh probleme. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Si, u b\u00ebra kurioze m\u00eb shum\u00eb se \u00e7&#8217;duhej.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Do jetojm\u00eb n\u00eb qytet, t\u00eb pavarur, pa\nshqet\u00ebsime, pa fjal\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk e di si m\u00eb kishte lexuar m\u00ebndjen kaq larg.\nE vetmja gj\u00eb q\u00eb k\u00ebrkoja. \u00c7far\u00eb telepatie e \u00e7uditshme. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Ikim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;Nuk\nkurseva puthjet. Isha e lumturuar. Si raki e zier dyher\u00eb, q\u00eb e p\u00eblqejn\u00eb aq\nshum\u00eb burrat.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rrug\u00ebs, kur kishim kaluar zon\u00ebn e rrezikut, i\nshkrova v\u00ebllait. &#8220;Mos m\u00eb k\u00ebrkoni. Jam me F.J. Rifitova dashurin\u00eb.&#8221;\nNuk vonoi dhe erdhi p\u00ebrgjigja e tij. &#8220;Ke fituar at\u00eb na ke humbur ne. Ti\nnuk ekziston. Je e vdekur. Zoti t\u00eb ndihmoft\u00eb. Lantumir\u00eb. &#8220;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U shkreha n\u00eb vaj. Mos kisha gabuar p\u00ebrs\u00ebri&#8230;\nNj\u00eb frik\u00eb e madhe, si i ftoht\u00eb janari, n\u00eb mes t\u00eb malit me d\u00ebbor\u00eb m\u00eb hyri p\u00ebr\npalce. Po shkoja drejt rrug\u00ebve t\u00eb panjohura\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe mua po m\u00eb dukej se F.J, e kishte mashtruar p\u00ebrseri. Ndoshta k\u00ebsaj here\nmund t\u00eb hakmerrej. Jeta e saj po komplikohej.Tek mendohesha p\u00ebr t\u00eb gjetur\nfjal\u00ebt e duhura mb\u00ebrriti mesazhi tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Nuk u ngjit\u00ebm n\u00eb fshat. Si\u00e7 duket dhom\u00ebn e kish gjetur m\u00eb par\u00eb, pasi \u00e7elsat i\nkishte me vete. Mendoja se ishte nj\u00eb hyrje e kompletuar me komoditetin e\nnevojsh\u00ebm, ashtu sic i takon nj\u00eb martese normale, por asgj\u00eb p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb krevati\ntek, komodin\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr dhe tavolin\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, q\u00eb l\u00ebvizte kur i r\u00ebndoje.\nDukej si shtrat spitali, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb burgu. Ishte zhg\u00ebnjimi i radh\u00ebs, n\u00eb\nk\u00ebt\u00eb rikthim dyshues. Po dridhesha e t\u00ebra. Nuk ishte i ftohti i dhom\u00ebs, por\nshpirti i tij kallkan. Nuk dija se \u00e7&#8217;plane po kurdiste. Me dashje i kisha hyr\u00eb\ndetit m\u00eb k\u00ebmb\u00eb, pa e ditur se kish q\u00ebn\u00eb af\u00ebr e un\u00eb nuk e pata par\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hoqi nj\u00ebrin \u00e7el\u00ebs nga dera, e futi n\u00eb\nxhep.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Tani do rrish k\u00ebtu.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Po ti?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Do ngjitem lart. Fjala ishte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e\ntij.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Nuk rri k\u00ebtu. Kam frik\u00eb. Do vij me ty.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Nuk t\u00eb qas njeri atje. Nes\u00ebr do vij p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Po un\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Ah, po&#8230;na merre. M\u00eb zgjati nj\u00eb nga telefonat\ne tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Kujdes me numrin, mos e\nshp\u00ebrnda, dhe komunikimin n\u00eb fejsbuk.&nbsp; E di ti!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky\u00e7a der\u00ebn sapo doli, dhe u plasa mbi krevat si\npl\u00ebnds. Qaja me ngash\u00ebrime. Qante shpirti. Zemra e coptuar rrihte si zog i\nndar\u00eb nga e \u00ebma ende pa m\u00ebsuar fluturimin. \u00c7&#8217;t\u00eb rroja. Pse nuk vdisja n\u00eb moment\nt\u00eb shp\u00ebtoja. Gjumi m\u00eb kish z\u00ebn\u00eb ashtu zbuluar. Kur u zgjova nuk l\u00ebvizja dot. T\u00eb\nisha paralizuar. As duar as k\u00ebmb\u00eb nuk funksiononin. Mos kam vdekur!? Jo, jo por\ni vdekuri nuk flet. N\u00eb fakt nuk flisja, por bisedonte m\u00ebndja. Mos jam n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr.\nTentova t\u00eb l\u00ebvis pak dor\u00ebn. Ndjeva dhimbje. L\u00ebviza tjetr\u00ebn por dhimbja qe n\u00eb\nshpatull. M\u2019u desh disa minuta t\u00eb marr veten. N\u00eb fakt aq sa hyra brenda\nbatanijeve. U b\u00ebra kruspull. Ndjeva ngroht\u00ebsin\u00eb e rrobave q\u00eb kisha ngrohur m\u00eb\npar\u00eb. M\u00eb zuri gjumi. Si n\u00ebp\u00ebr \u00ebnd\u00ebrr d\u00ebgjoj t\u00eb hapet dera. U hodha p\u00ebrpjet\u00eb kur\npash hije njeriu. Ishte ai. Nga dritarja pash\u00eb diellin dhe bardh\u00ebsin\u00eb e\nd\u00ebbor\u00ebs.&nbsp;Doja t\u00eb dilja. T\u00eb ikja, t\u00eb zhdukesha. Ku t\u00eb shkoja!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Eja t\u00eb dalim.&nbsp;M&#8217;u duk se fjal\u00ebt m&#8217;i tha\nme \u00ebmb\u00eblsi. Mos e kisha paragjykuar gabim. Kritikova veten n\u00eb heshtje. Ik\u00ebm n\u00eb\nperiferi t\u00eb qytetit. Sikur ta dinte q\u00eb zorret m\u00eb b\u00ebnin demonstrat\u00eb, hym\u00eb n\u00eb\nm\u00ebngjezore. Haja si e bab\u00ebzitur. Ai m\u00eb shikonte e qeshte n\u00ebn buz\u00eb. Isha ngrohur\nn\u00eb trup e n\u00eb zem\u00ebr. U kthyem p\u00ebrs\u00ebri &nbsp;n\u00eb\ndhom\u00eb. Inaguruam dashurin\u00eb e rifituar. Iu dhash\u00eb pa kushte. Dita kaloi shpejt.\nN\u00eb mbr\u00ebmje mbeta p\u00ebrs\u00ebri vet\u00ebm. K\u00ebshtu vazhduam disa dit\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb edhe nuk\nvinte fare. Stomaku hante veten e tij. Tashm\u00eb dhe e uritur, p\u00ebrve\u00e7 se e\nburgosur. Dukej qart\u00eb se ai nuk m\u00eb donte, por nuk po kuptoja \u00e7&#8217;loj\u00eb djall\u00ebzore\npo luante me mua. P\u00ebrse ky fat? \u00c7&#8217;t\u00eb b\u00ebja! Ku t\u00eb shkoja? Kujt ti qaja hallin?\nSi mund t\u00eb shp\u00ebtoja?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Do e nxjerr\u00ebsh vetw buk\u00ebn, un\u00eb nuk t\u00eb\nndihmoj.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Si, me \u00e7far\u00eb pune? Mos ai po m\u00eb propozonte\npun\u00eb nga ato q\u00eb b\u00ebjn\u00eb vajzat e rrug\u00ebs!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Do shkojm\u00eb n\u00eb Greqi. Do gjejm\u00eb atje pun\u00eb.\nNdoshta sh\u00ebrbim ndonj\u00eb t\u00eb moshuari, ndoshta n\u00eb ndonje fabrik\u00eb, a&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ishte gjysma e s\u00eb keqes. T\u00eb pakt\u00ebn do shp\u00ebtoja\nnga burgu. Pasi mora pasaport\u00ebn, u nis\u00ebm. N\u00eb vendin ku shkuam, njihte disa\nnjer\u00ebs. Si\u00e7 duket kish q\u00ebn\u00eb dhe her\u00eb t\u00eb tjera. Ai gjeti pun\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb\nnd\u00ebrtim. Pas disa dit\u00ebsh dhe un\u00eb, n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb vaji. Puna ishte e r\u00ebnd\u00eb, por\nnuk ankohesha. S\u2019doja t\u00eb b\u00ebhesha e bezdisur. Shpresoja se koha e prov\u00ebs do\nmerrte fund nj\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb \u00e7imentuar dashurin\u00eb.&nbsp;U kthyem n\u00eb Shqip\u00ebri pas\ntre mualsh. Un\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dhom\u00eb e ai t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sjellje. I k\u00ebrkova t\u00eb ndryshonte.\nT\u00eb jenonim bashk\u00eb si nj\u00eb \u00e7ift i martuar, me t\u00eb drejta t\u00eb barabarta, dhe jo\nklandestin.&nbsp;Prej asaj dite, mbylli telefonin, dhe u largua. Mori dhe lek\u00ebt\nq\u00eb kisha punuar. Dhe ja tani jam vet\u00ebm dhe pa p\u00ebrkrahje n\u00eb mes t\u00eb qytetit\u2026Dukej\nse ai donte vet\u00ebm ta shfryt\u00ebzonte. P\u00ebrve\u00e7 ekonomikisht, dhe dashnore\nklandestine. Nuk gjeja dot fjal\u00ebt e duhura p\u00ebr ta ngush\u00eblluar, m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr ta\nndihmuar, t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb mendim p\u00ebr rrug\u00eb shp\u00ebtimi. Nuk e di n\u00eb isha un\u00eb i pari\nq\u00eb hapi port\u00ebn brengave t\u00eb grumbulluara, p\u00ebr t&#8217;mi zbrazur p\u00ebrpara, apo dhe kish\nb\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb gj\u00eb e me t\u00eb tjer\u00eb, por e kishin l\u00ebn\u00eb n\u00eb balt\u00eb. Gjith\u00ebsei i\nshkrova fjal\u00eb inkurajuese, se nuk ishte ajo e para q\u00eb kish d\u00ebshtuar n\u00eb dashuri,\ne zhg\u00ebnjyer kaq r\u00ebnd\u00eb, ndaj duhej t\u00eb b\u00ebnte durim. S\u00eb pari i shkrova q\u00eb duhej t\u00eb\nb\u00ebnte \u00e7mos t\u00eb rilidhej me familjen, gj\u00eb q\u00eb ishte m\u00eb kryesorja. I thash\u00eb se do i\nshkruaja nj\u00eb shoqate p\u00ebr ta ndihmuar. Dhe v\u00ebrtet shoqata u tregua e gat\u00ebshme.\nIa d\u00ebgova p\u00ebrgjigjen dhe adres\u00ebn menj\u00ebher\u00eb. U \u00e7udit p\u00ebr ndihm\u00ebn time t\u00eb\nshpejt\u00eb. M\u00eb komplimentoi. Nuk m\u00eb b\u00ebnin p\u00ebrstypje fjal\u00ebt e m\u00ebdha vler\u00ebsuese, por\ntashm\u00eb ndihesha i qet\u00eb q\u00eb kisha gjetur nj\u00eb zgjidhje. Mendoja se shoqata do e\nndihmonte p\u00ebr ta rilidhur me familjen e saj, por mbeta pak sa i zhg\u00ebnjyer kur\nm\u00eb than\u00eb se do e ndihmonin p\u00ebr vend pune. Gjith\u00ebsesi dhe kaq, t\u00eb pakt\u00ebn kishte\nnj\u00eb der\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr t\u00eb gjetur shpres\u00eb.&nbsp;<br>\nSi\u00e7 duket gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pritjes, p\u00ebr vendin e\npun\u00ebs, t\u00eb tjer\u00eb njer\u00ebz m\u00eb t\u00eb shkath\u00ebt, m\u00eb interesaxhinj, apo me q\u00ebllime t\u00eb tjera,\nkishin arritur ta kapnin zogun e vetmuar, p\u00ebr ta p\u00ebrdorur p\u00ebr q\u00ebllimet e tyre.\nNdoshta nuk ishte aspak k\u00ebshtu, dhe un\u00eb gaboja n\u00eb gjykimin tim, por, ngurimi\np\u00ebr vendin e pun\u00ebs q\u00eb i kish sugjeruar shoqata, ma shtoi dyshimin. Por nuk\nkisha asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb interesohesha m\u00eb shum\u00eb. Kur nuk e b\u00ebri shoqata, p\u00ebrse t\u00ebvazhdoja\nun\u00eb hulumtimin. Me \u00e7far\u00eb statusi. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb kish mbyllur dhe llogarin\u00eb n\u00eb\nfejsbuk.&nbsp;<br>\nArsyen q\u00eb shkrova \u00ebsht\u00eb, se tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as\nn\u00eb at\u00eb lokal. Madje as n\u00eb qytetin tim. Mbase ka rifituar familjen, mbase ndonj\u00eb\nt\u00eb dashur tjet\u00ebr p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb re, mbase&#8230;Nuk di \u00e7&#8217;t\u00eb them. Mbase e lexon\nhistorin\u00eb e saj, dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb gjej\u00eb rrug\u00eb e mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019ja\ndal\u00eb. Mbase ka krijuar jet\u00eb t\u00eb re familjare&#8230; At\u00eb q\u00eb s\u2019mund ta b\u00ebj\u00eb askush\nmund ta b\u00ebj\u00eb familja. Shpresoj ta ket\u00eb reabilituar dhe ajo t\u00eb jet\u00eb buz\u00ebgaz.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shpresoj dhe d\u00ebshiroj!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nga SINOT<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas tre dit\u00ebsh, V.J, m\u00eb shkroi p\u00ebrs\u00ebri. -Mir\u00ebmbr\u00ebma! T\u00eb vazhdoj m\u00eb tej historin\u00eb?&nbsp; -Patjet\u00ebr&#8230;P\u00ebrs\u00ebri pa ngrohje je? -Sigurisht. Ku ta gjej? S\u2019kam asgj\u00eb p\u00ebrve\u00e7 krevatit dhe dy batanije p\u00ebr mbules\u00eb.&nbsp; -M\u00eb vjen keq. Shkruaj sa t\u00eb jet\u00eb e mundur, por kujdes sh\u00ebndetin. Termometri n\u00eb aplikacionin e telefonit tim, jasht\u00eb tregonte num\u00ebrin dy nj\u00ebsha negative, nd\u00ebrsa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":24311,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2856],"class_list":["post-24465","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-dashuri-e-gabuar"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24465","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24465"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24465\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24311"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24465"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24465"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24465"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}