{"id":24365,"date":"2020-02-25T20:02:20","date_gmt":"2020-02-25T19:02:20","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=24365"},"modified":"2020-02-25T20:11:12","modified_gmt":"2020-02-25T19:11:12","slug":"fjalimi-prekes-i-vaneses-per-kobe-bryant-per-shpirtin-tim-binjak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2020\/02\/fjalimi-prekes-i-vaneses-per-kobe-bryant-per-shpirtin-tim-binjak\/","title":{"rendered":"Fjalimi prek\u00ebs i Vanes\u00ebs p\u00ebr Kobe Bryant: P\u00ebr shpirtin tim binjak\u2026"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>E veja e Kobe Bryant,<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong> Vanessa, mbajti nj\u00eb fjalim prek\u00ebs p\u00ebr legjend\u00ebn e basketbollit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong> gjat\u00eb ceremonis\u00eb p\u00ebrkujtimore p\u00ebr Kobe dhe vajz\u00ebn e tyre 13-vje\u00e7are Gianna,<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong> t\u00eb cil\u00ebt vdiq\u00ebn m\u00eb 26 janar, shkaku i nj\u00eb aksidenti me helikopterin me t\u00eb cilin po udh\u00ebtonin. Fjalimin e plot\u00eb mund ta lexoni n\u00eb vijim.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"900\" height=\"507\" src=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/image.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-24366\" srcset=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/image.jpeg 900w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/image-300x169.jpeg 300w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/image-768x433.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cP\u00ebr shpirtin tim binjak. Kobe \u00ebsht\u00eb i njohur si nj\u00eb konkurrent i zjarrt\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e basketbollit. M\u00eb i miri i t\u00eb gjitha koh\u00ebve, shkrimtar, fitues i Oscar dhe \u201cBlack Mamba\u201d. Por, p\u00ebr mua ai ishte KobKob, Boo-Boo im, Bao-Boo im, \u2018papi chulo\u2019 im. Un\u00eb isha VeBe i tij, \u2018principessa\u2019 e tij, \u2018reina\u2019 e tij, \u201cMbret\u00ebrsha Mamba\u201d\u201d, e filloi fjalimin Vannesa.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk mund ta shoh at\u00eb si nj\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm, apo si nj\u00eb basketbollist t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Ai ishte bashk\u00ebshorti im i \u00ebmb\u00ebl dhe babai i bukur i f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi. Ai ishte i imi. Ishte gjith\u00e7ka p\u00ebr mua\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKobe dhe un\u00eb kemi qen\u00eb s\u00eb bashku q\u00eb kur un\u00eb isha 17-vje\u00e7are e gjysm\u00eb. Un\u00eb isha e dashura e tij e par\u00eb, dashuria e tij e par\u00eb, bashk\u00ebshortja e tij, shoqja e tij e ngusht\u00eb, besnikja e tij dhe mbrojt\u00ebsja e tij. Ai ishte bashk\u00ebshorti m\u00eb i mrekulluesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKobe m\u00eb dashuronte m\u00eb shum\u00eb sesa q\u00eb mund ta shpreh apo ta them me fjal\u00eb. Ai ishte zogu i hersh\u00ebm, un\u00eb isha huti i nat\u00ebs. Un\u00eb isha zjarri e ai ishte akulli dhe anasjelltas nganj\u00ebher\u00eb. Ne e baraspeshonim nj\u00ebri-tjetrin\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAi do t\u00eb b\u00ebnte gjith\u00e7ka p\u00ebr mua. Un\u00eb s\u2019kam ide se si e meritova nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb m\u00eb donte aq sa Kobe. Ai ishte karizmatik, i but\u00eb, ishte i dashur, i adhuruesh\u00ebm dhe romantik. Ai me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte romantiku n\u00eb lidhjen ton\u00eb. Un\u00eb i prisja me plot d\u00ebshir\u00eb p\u00ebrvjetor\u00ebt tan\u00eb dhe Sh\u00ebn Valentinin\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAi planifikonte udh\u00ebtime t\u00eb ve\u00e7anta dhe kishte dhurata t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr \u00e7do vit t\u00eb martes\u00ebs ton\u00eb. Ai madje edhe i b\u00ebnte vet\u00eb dhuratat q\u00eb i mbaj si m\u00eb t\u00eb \u00e7mueshmet. Ajo gjithmon\u00eb mendonte jasht\u00eb kufijve dhe e b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb edhe p\u00ebrderisa po punonte p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb atleti m\u00eb i mir\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAi m\u2019i dhuroi fletoren dhe fustanin e kalt\u00ebr q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Rachel McAdams i veshi n\u00eb filmin \u201cNotebook\u201d. Kur e pyeta pse e zgjodhi fustanin e kalt\u00ebr, ai m\u00eb tha se e zgjodhi pasi q\u00eb ajo ishte skena kur Allie kthehet te Noah. Ne shpresonim t\u00eb plakeshim s\u00eb bashku sikur n\u00eb film. Ne me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e kishim nj\u00eb histori t\u00eb mrekullueshme dashurie. E donim nj\u00ebri-tjetrin me t\u00eb gjith\u00eb qenien ton\u00eb, dy njer\u00ebz t\u00eb pap\u00ebrsosur po e rritnin nj\u00eb familje t\u00eb bukur dhe vajzat tona t\u00eb mrekullueshme dhe t\u00eb \u00ebmbla\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDy jav\u00eb para se t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb, Kobe ma d\u00ebrgoi nj\u00eb mesazh t\u00eb \u00ebmb\u00ebl dhe e p\u00ebrmendi se si d\u00ebshironte q\u00eb ne t\u00eb kalonim m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb s\u00eb bashku, vet\u00ebm ne, pa f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, sepse un\u00eb isha shoqja e tij m\u00eb e mir\u00eb s\u00eb pari. Ne s\u2019pat\u00ebm kurr\u00eb mund\u00ebsi ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ishim shum\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb duke u kujdesur p\u00ebr vajzat tona dhe duke u mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrditshme. Por, un\u00eb jam mir\u00ebnjoh\u00ebse q\u00eb e kam at\u00eb mesazh. Ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr mua\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKobe d\u00ebshironte q\u00eb ne ta mbanin nj\u00eb ceremoni martese s\u00ebrish. Ai d\u00ebshironte q\u00eb Natalia ta merrte p\u00ebsip\u00ebr kompanin\u00eb e tij dhe d\u00ebshironte q\u00eb ta sh\u00ebtisnim bot\u00ebn s\u00eb bashku. Ne flisnim se si ne do t\u00eb ishim gjysh\u00ebrit arg\u00ebtues p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e vajzave tona. Ai do t\u00eb kishte qen\u00eb gjyshi m\u00eb i mir\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKobe ishte MVP-ja i baballar\u00ebve t\u00eb vajzave. Ai kurr\u00eb nuk e linte ul\u00ebsen e tualetit lart. Ai gjithmon\u00eb u thoshte vajzave se jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukura dhe t\u00eb men\u00e7ura. Ai i m\u00ebsonte se si t\u00eb ishin t\u00eb guximshme dhe si t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ecin p\u00ebrpara kur gj\u00ebrat t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsohen. Kur Kobe u pensionua nga NBA, ai e mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb dhe t\u2019i marr\u00eb nga shkolla vajzat, sa un\u00eb isha shtatz\u00ebn\u00eb me Biankan dhe s\u00eb fundi duke u kujdesur p\u00ebr Caprin\u201d, vazhdoi Vannesa.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKur ai ishte ende duke luajtur, un\u00eb shkoja nj\u00eb or\u00eb m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e para n\u00eb rend p\u00ebr ta marr\u00eb Natalian dhe Giannan nga shkolla dhe un\u00eb i thash\u00eb se ai s\u2019mund t\u00eb ma gjuante topin pasi ta merrte k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Ai u vonua nj\u00eb her\u00eb dhe ne ia b\u00ebm\u00eb atij t\u00eb qart\u00eb se un\u00eb nuk vonohesha kurr\u00eb. Pas k\u00ebsaj, ai gjithmon\u00eb shkonte nj\u00eb ore e 20 minuta m\u00eb her\u00ebt\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAi gjithmon\u00eb e dinte se kishte vend p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime dhe d\u00ebshironte t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohej. Ai k\u00ebndonte me gjith\u00eb qejf me vajzat n\u00eb vetur\u00eb. Ai ishte nj\u00eb baba q\u00eb ishte shum\u00eb i p\u00ebrkushtuar. Ai m\u00eb ndihmonte ta pastroj Biankan dhe Caprin&nbsp; pothuajse \u00e7do nat\u00eb. Ai i k\u00ebndonte atyre k\u00ebng\u00eb qesharake teksa po pastroheshin dhe vazhdonte t\u2019i b\u00ebnte t\u00eb buz\u00ebqeshin dhe t\u00eb qeshin, p\u00ebrderisa ia ledhatonte l\u00ebkur\u00ebn me krem dhe i b\u00ebnte gati p\u00ebr shtrat. Ai kishte krah\u00eb magjik dhe e fuste Caprin n\u00eb gjum\u00eb brenda pak minutash. Ai thoshte se e kishte m\u00ebsuar si t\u00eb ishte shkenc\u00eb, shkonte tet\u00eb her\u00eb lart e posht\u00eb n\u00ebp\u00ebr korridorin ton\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAtij i p\u00eblqente ta d\u00ebrgonte Biankan n\u00eb qendra tregtare dhe ta shikonte at\u00eb duke luajtur, i p\u00eblqente ta d\u00ebrgonte edhe n\u00eb park. Vizita e tyre e fundit n\u00eb qendr\u00ebn tregtare kishte qen\u00eb n\u00eb nat\u00ebn para se ai dhe Gigi t\u00eb nd\u00ebrronin jet\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMe Natalian ai e kishte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dashurin\u00eb p\u00ebr filma dhe analiz\u00ebn e tyre. Ai huazonte kinema t\u00eb t\u00ebra dhe e merrte Natalian p\u00ebr ta filluar filmin m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb Star \u00cbars apo t\u00eb Harry Potter. Ata i shikonin disa filma rend dhe ai e shijonte \u00e7do moment. Atij i p\u00eblqenin shum\u00eb filmat q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qash. Ai e kishte nj\u00eb zem\u00ebr t\u00eb but\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;\u201cKobe disi e dinte se ku isha gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht kur isha von\u00eb p\u00ebr ndeshjet e tij. Ai shqet\u00ebsohej p\u00ebr mua n\u00ebse nuk isha n\u00eb ul\u00ebsen time n\u00eb fillim t\u00eb \u00e7do ndeshje dhe e pyeste sigurimin se ku isha qysh n\u00eb ndaljen e par\u00eb t\u00eb \u00e7erekut t\u00eb par\u00eb. Un\u00eb i thosha se s\u2019do t\u2019i sh\u00ebnonte 81 pik\u00eb n\u00eb dhjet\u00eb minutat e par\u00eb t\u00eb ndeshjes\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMendoj se t\u00eb gjith\u00eb me f\u00ebmij\u00eb mund ta kuptojn\u00eb se nganj\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb dal\u00ebsh nga sht\u00ebpia n\u00eb koh\u00eb dhe eventualisht ai u m\u00ebsua me vones\u00ebn time. Fakti se ai mund t\u00eb luante n\u00eb nivelin m\u00eb intensiv profesionalisht dhe prap\u00ebseprap\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsohej p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb un\u00eb po mb\u00ebrrija mir\u00eb n\u00eb ndeshje \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shembull q\u00eb e tregon se si p\u00ebr t\u00eb familja vinte e para\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAtij i p\u00eblqente shum\u00eb t\u00eb ishte trajneri i Giannas n\u00eb basketboll. Ai m\u00eb tha se do t\u00eb kishte dashur ta kishte bindur edhe Natalian t\u00eb luante basketboll, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb kalonin m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb s\u00eb bashku, por ai d\u00ebshironte edhe q\u00eb ajo t\u2019i ndiqte pasionet e veta\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAi e shikoi Natalian duke luajtur nj\u00eb nj\u00eb turne volejbolli n\u00eb dit\u00eblindjen e saj, 19 janar, dhe e v\u00ebrejti se ajo ishte lojtare shum\u00eb inteligjente. Ai ishte i bindur se ajo do t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb \u201cpoint guard\u201d e mrekullueshme shkaku i vizionit t\u00eb saj n\u00eb fush\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAi gjithashtu u thoshte gjithmon\u00eb Biankas dhe Caprit se ato do t\u00eb rriteshin, do t\u00eb luanin basketboll. Tani, ato nuk do t\u2019i ken\u00eb baban\u00eb dhe motr\u00ebn p\u00ebr t\u2019i m\u00ebsuar dhe, t\u00eb them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, kjo \u00ebsht \u00ebnj\u00eb humbje q\u00eb un\u00eb s\u2019e kuptoj dot\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cJam shum\u00eb fal\u00ebnderuese q\u00eb Kobe e d\u00ebgjoi KoKon duke th\u00ebn\u00eb \u201cDada\u201d. Ai nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar n\u00eb \u00e7erdhe Biankan dhe Caprin dhe s\u2019do t\u00eb jet\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb m\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cMblidhe veten\u201d kur ne do t\u00eb duhet t\u00eb largohemi nga dhoma e \u00e7erdhes. Ai s\u2019do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrkrah vajzave t\u00eb tij drejt altarit ose t\u00eb vall\u00ebzoj\u00eb me mua n\u00eb dasmat e vajzave tona. Por, un\u00eb dua q\u00eb vajzat tona ta din\u00eb dhe ta mbajn\u00eb mend personin, bashk\u00ebshortin dhe baban\u00eb e mrekulluesh\u00ebm q\u00eb ishte ai\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAi ishte lloji i njeriut q\u00eb d\u00ebshironte t\u2019i m\u00ebsonte gjeneratat e reja se si t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe se si t\u00eb mos i b\u00ebnin gabimet q\u00eb ai i kishte b\u00ebr\u00eb. Atij gjithmon\u00eb i p\u00eblqente t\u00eb punonte dhe t\u00eb b\u00ebnte projekte dhe t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsonte jet\u00ebt e f\u00ebmij\u00ebve. Ai na i dha t\u00eb gjith\u00ebve nj\u00eb m\u00ebsim t\u00eb vlefsh\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn&nbsp; dhe sportin p\u00ebrmes karrier\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb NBA, librave t\u00eb tij, k\u00ebpuc\u00ebve t\u00eb tij. Ne jemi shum\u00eb fal\u00ebnderuar q\u00eb ai na i ka l\u00ebn\u00eb ato m\u00ebsime dhe histori edhe tani\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAi ishte u kujdessh\u00ebm dhe gjithmon\u00eb i shkruante letrat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb dashuris\u00eb dhe kartolinat m\u00eb t\u00eb mira dhe Gigi e kishte aft\u00ebsin\u00eb e tij t\u00eb mrekullueshme p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb let\u00ebr ndjenjat e saj dhe p\u00ebr t\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb ta ndiesh dashurin\u00eb e saj p\u00ebrmes fjal\u00ebve. Ajo ishte e kujdesshme si ai. Ishte shum\u00eb e leht\u00eb t\u2019i duash ata. Ata i t\u00ebrhiqnin t\u00eb gjith\u00eb rreth vetes. Ishin qesharak, t\u00eb lumtur dhe e dashuronin jet\u00ebn. Ishin plot\u00eb lumturi dhe aventur\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cZoti e dinte se ata s\u2019mund t\u00eb ishin n\u00eb k\u00ebt\u00eb Tok\u00eb pa nj\u00ebri-tjetrin. Ai u detyrua t\u2019i sjell\u00eb ata n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u2019i mbajtur ata s\u00eb bashku. Zem\u00ebr, ti kujdesu p\u00ebr Gigin. Un\u00eb kujdesem p\u00ebr Natin, BiBin dhe KoKon. Ne ende jemi skuadra m\u00eb e mir\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cJu duam dhe nga mungoni, Boo-Boo dhe Gigi. U prefshi n\u00eb paqe t\u00eb dy dhe arg\u00ebtohuni n\u00eb parajs\u00eb deri sa t\u00eb takohemi s\u00ebrish nj\u00eb dit\u00eb. Ne ju duam t\u00eb dyve dhe do t\u00eb mungoni p\u00ebrgjithmon\u00eb. Mami\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-embed-youtube wp-block-embed is-type-video is-provider-youtube wp-embed-aspect-16-9 wp-has-aspect-ratio\"><div class=\"wp-block-embed__wrapper\">\nhttps:\/\/youtu.be\/ccqNVAqDsD8\n<\/div><\/figure>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E veja e Kobe Bryant, Vanessa, mbajti nj\u00eb fjalim prek\u00ebs p\u00ebr legjend\u00ebn e basketbollit gjat\u00eb ceremonis\u00eb p\u00ebrkujtimore p\u00ebr Kobe dhe vajz\u00ebn e tyre 13-vje\u00e7are Gianna, t\u00eb cil\u00ebt vdiq\u00ebn m\u00eb 26 janar, shkaku i nj\u00eb aksidenti me helikopterin me t\u00eb cilin po udh\u00ebtonin. Fjalimin e plot\u00eb mund ta lexoni n\u00eb vijim. \u201cP\u00ebr shpirtin tim binjak. Kobe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":24195,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45,41],"tags":[2797,2842],"class_list":["post-24365","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-spektakel","category-televizion","tag-kobe","tag-vanesa"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24365","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24365"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24365\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24195"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24365"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24365"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24365"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}