{"id":2426,"date":"2014-08-22T12:32:22","date_gmt":"2014-08-22T12:32:22","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=2426"},"modified":"2014-08-22T12:32:22","modified_gmt":"2014-08-22T12:32:22","slug":"sfidoi-fatin-per-tu-bere-nene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/08\/sfidoi-fatin-per-tu-bere-nene\/","title":{"rendered":"Sfidoi fatin, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb n\u00ebn\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj, jam nj\u00eb zonj\u00eb rreth t\u00eb pes\u00ebdhjetave. Sot vendosa q\u00eb edhe un\u00eb t\u2019ju tregoj nj\u00eb histori nga jeta. Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, kjo nuk \u00ebsht\u00eb histori e jetuar nga un\u00eb personalisht, por ia vlen t\u00eb tregohet, pasi ka brenda saj nj\u00eb mesazh q\u00eb do t\u00eb doja t\u2019ua transmetoja t\u00eb gjitha familjeve shqiptare. Para shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh, un\u00eb emigrova n\u00eb Angli. Nuk po jua tregoj vuajtjet q\u00eb hoqa n\u00eb fillimet e emigrimit, por n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto vuajtje m\u2019u gjet pran\u00eb nj\u00eb familje e shk\u00eblqyer. N\u00eb fillim, njoha Hilarin, vajz\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb. Ajo ecte n\u00eb karrige me rrota; jo si k\u00ebto karriget me rrota q\u00eb ndodhen n\u00eb Shqip\u00ebri, por shum\u00eb her\u00eb m\u00eb moderne. Me at\u00eb shkonte t\u00eb b\u00ebnte psonisjet e b\u00ebnte xhiro n\u00ebp\u00ebr qytet. Nj\u00eb dit\u00eb iu afrova dhe e pyeta n\u00ebse kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pun\u00ebtore n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj.<br \/>\n&#8211; Un\u00eb jo, po n\u00ebna ime ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb t\u00eb kujdeset p\u00ebr t\u00eb&#8230; &#8211; m\u00eb tha ajo.<br \/>\nK\u00ebshtu nisi historia ime me Hilarin. Ajo jetonte n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn e saj, por historia e tyre ishte shum\u00eb e dhimbshme. Hileri ishte vajza e vog\u00ebl e familjes. Ajo kishte edhe tri motra m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Hilari m\u00eb tregonte se prind\u00ebrit e saj ishin njohur n\u00eb fakultet ku i ati ishte diplomuar p\u00ebr doktor dhe e \u00ebma si infermiere; ishin v\u00ebrtet nj\u00eb familje shum\u00eb e lumtur, por kjo lumturi e tyre do t\u00eb zgjaste shum\u00eb pak, pasi n\u00eb mosh\u00ebn 11 vje\u00e7are ata vun\u00eb re se vajza tyre e vog\u00ebl kishte probleme me sh\u00ebndetin (fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Hilarin, e cila edhe m\u00eb tregoi gjith\u00eb historin\u00eb e tyre). I ati i saj, duke qen\u00eb se punonte n\u00eb mjek\u00ebsi, filloi t\u00eb shqet\u00ebsohej v\u00ebrtet p\u00ebr vajz\u00ebn e tij dhe ata i b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha analizat e nevojshme. Si p\u00ebrfundim, ajo doli me nj\u00eb lloj s\u00ebmundjeje q\u00eb Hilari e quante MS. Nuk di ta shpjegoj shum\u00eb mir\u00eb, pasi nuk \u00ebsht\u00eb se marr vesh nga mjek\u00ebsia, por ajo q\u00eb m\u00eb shpjegoi Hilari ishte fakti se njer\u00ebzit me k\u00ebt\u00eb lloj s\u00ebmundjeje, n\u00eb vendet e varfra, nuk jetojn\u00eb gjat\u00eb. Fakti q\u00eb i ati i saj ishte doktor, b\u00ebri q\u00eb ajo t\u00eb kurohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme. Hilerit nuk i kishin treguar p\u00ebr s\u00ebmundjen q\u00eb kishte dhe kjo zgjati deri n\u00eb mosh\u00ebn 18 vje\u00e7e, kur Hilari, ashtu si dhe gjith\u00eb moshataret e saj, kishte njohur njeriun e zemr\u00ebs, Davidin. Davidi ishte rritur n\u00eb nj\u00eb familje me shum\u00eb probleme ku i ati ishte pijanec dhe e \u00ebma i kishte vdekur n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb re. Familja e Hilarit ishin njer\u00ebz q\u00eb ndihmonin personat n\u00eb nevoj\u00eb dhe Davidin e kishin gjetur n\u00eb rrug\u00eb dhe e kishin strehuar n\u00eb familjen e tyre. Ai punonte si kopshtar, por ata asnj\u00ebher\u00eb nuk e kishin menduar se ai do t\u00eb ishte edhe dh\u00ebnd\u00ebrr n\u00eb familjen e tyre. Hilari filloi historin\u00eb e dashuris\u00eb me Davidin, dashuri q\u00eb ata donin ta kuror\u00ebzonin me martes\u00eb dhe k\u00ebshtu vendos\u00ebn q\u00eb ndjenjat e tyre t\u2019i tregonin edhe n\u00eb familje. Por, pik\u00ebrisht at\u00eb dit\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn Hilari donte ta mbante mend si dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj, ajo mori lajmin m\u00eb t\u00eb trishtuar q\u00eb kishte marr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. N\u00eb momentin kur Davidi kishte k\u00ebrkuar dor\u00ebn e saj tek i ati Hilarit, ai kishte refuzuar duke th\u00ebn\u00eb:<br \/>\n&#8211; Ne e kishim kuptuar q\u00eb ju kishit r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri me nj\u00ebri-tjetrin, por nuk e menduam se do ta kuror\u00ebzonit me martes\u00eb&#8230;<br \/>\nRoza, e \u00ebma e Hilarit, kishte shp\u00ebrthyer n\u00eb lot dhe i ishte lutur t\u00eb shoqit q\u00eb t\u00eb mos i lejonte t\u00eb martoheshin. At\u00ebhere babait t\u00eb Hilerit nuk i kishte mbetur rrug\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm se t\u2019i tregonte vajz\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr s\u00ebmundjen q\u00eb kishte. Pasi ia shpjegoi llojin e s\u00ebmundjes, ai i tha se n\u00ebse do t\u00eb lindte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, ajo do t\u00eb mbetej e paralizuar p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn. T\u00eb gjith\u00eb kishin shp\u00ebrthyer n\u00eb lot, por Davidi kishte folur mes lot\u00ebve t\u00eb tyre:<br \/>\n&#8211; Un\u00eb dua t\u00eb martohem me Hilarin, pasi \u00ebsht\u00eb gruaja e jet\u00ebs sime. Pa t\u00eb nuk mund ta kuptoj dot jet\u00ebn. Un\u00eb dua t\u00eb martohem me t\u00eb, pastaj vendimin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb f\u00ebmij\u00eb do t\u2019ia l\u00eb n\u00eb dor\u00eb Hilarit.<br \/>\nDhe n\u00eb fakt, k\u00ebshtu ndodhi&#8230; Dasma e Hilarit ndryshonte nga dasmat e motrave t\u00eb saj; ajo ishte vajza e vog\u00ebl e m\u00eb e vuajtura dhe prind\u00ebrit e kishin pik\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjes q\u00eb kishte. D\u00ebshira e madhe q\u00eb kishte Hilari p\u00ebr t\u00eb provuar ndjesin\u00eb e t\u00eb qenit n\u00ebn\u00eb, b\u00ebri q\u00eb ajo t\u00eb merrte nj\u00eb vendim, i cili edhe mund ta linte t\u00eb paralizuar p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn e saj, por ajo nuk e mori parasysh k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. K\u00ebshtu, ajo u b\u00eb n\u00ebn\u00eb duke patur f\u00ebmij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb saj, i cili ishte djal\u00eb. Ajo \u00e7far\u00eb i suprizoi t\u00eb gjith\u00eb ishte fakti q\u00eb ajo nuk u paralizua. Kjo b\u00ebri q\u00eb mbas tre vjet\u00ebsh t\u00eb sillte n\u00eb jet\u00eb edhe djalin e dyt\u00eb, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb, fati nuk e ndihmoi, p\u00ebrkundrazi, e d\u00ebnoi q\u00eb ajo t\u00eb ishte e paralizuar p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn e saj. Ajo q\u00eb dua t\u2019ju tregoj \u00ebsht\u00eb se sa grua kurajoze ishte Hilari! Edhe pse e paralizuar, ajo arriti t\u2019i rriste t\u00eb dy djemt\u00eb e saj duke u dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb edukat\u00eb dhe kultur\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb ndiheshe krenar p\u00ebr t\u00eb. Un\u00eb Hilarin e njoha para pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh, por n\u00eb familjen e tyre, kam m\u00ebsuar shum\u00eb gj\u00ebra. M\u00ebsova se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb respekti p\u00ebr bashk\u00ebshorten, bashk\u00ebshortin, dashurin\u00eb, p\u00ebr prind\u00ebrit, por jo vet\u00ebm kaq; edhe p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb. Familja e tyre dashurin\u00eb e kishte pa kufi dhe pa hipokrizi. N\u00eb jet\u00ebn time un\u00eb nuk kam par\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebshort q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujdesej aq shum\u00eb p\u00ebr gruan dhe f\u00ebmij\u00ebt e tij. Jam e sigurt\u00eb se asnj\u00eb burr\u00eb shqiptar nuk do ta b\u00ebnte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Edhe pse Hilari kishe 15 vjet n\u00eb nj\u00eb karrige me rrota, kjo gj\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebnte asnj\u00eb lloj problemi n\u00eb familjen e tyre, p\u00ebrkundrazi, fakti se Hilari sakrifikoi veten e saj q\u00eb ata t\u00eb kishin f\u00ebmij\u00eb si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, b\u00ebri q\u00eb Davidi ta donte at\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb. Tashm\u00eb, Hilari nuk jeton m\u00eb, ajo vdiq vitin e kaluar n\u00eb mosh\u00ebn 57 vje\u00e7are, s\u00ebmundja nuk e la q\u00eb t\u00eb vazhdonte t\u00eb jetonte. Nuk dua t\u2019ju lodh duke ju treguar se sa shum\u00eb vuajt\u00ebn njer\u00ebzit e Hilarit p\u00ebr humbjen e saj. Bashk\u00ebshorti i saj \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb e p\u00ebrjetoi m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb dhembje, sepse humbi shoqen e jet\u00ebs, e cila iu b\u00eb krah n\u00eb momente t\u00eb v\u00ebshtira. N\u00eb fillim, t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e Hilarit, motrat dhe prind\u00ebrit e saj, mendonin se Davidi e donte Hilarin p\u00ebr pasurin\u00eb q\u00eb ajo do t\u00eb trash\u00ebgonte nga prind\u00ebrit, por koha tregoi t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, edhe dy djemt\u00eb e tyre ata i kan\u00eb edukuar n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb zot\u00ebt e vetes, asnj\u00ebher\u00eb njeriu nuk duhet t\u2019u g\u00ebzohet gj\u00ebrave q\u00eb trash\u00ebgon nga t\u00eb tjer\u00ebt. Jeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb, e cila duhet jetuar me t\u00eb mirat dhe me t\u00eb k\u00ebqijat e saj.<br \/>\nDavidi, duke qen\u00eb se n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e tij ka qen\u00eb i varf\u00ebr, tashm\u00eb ka interesin q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb njer\u00ebzit e varf\u00ebr, nd\u00ebrsa djemt\u00eb e Hilarit, sot studiojn\u00eb n\u00eb universitetet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Anglis\u00eb, t\u00eb dy ata vazhdojn\u00eb p\u00ebr mjek\u00ebsi, d\u00ebshir\u00eb q\u00eb u lindi p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjes q\u00eb i mori jet\u00ebn n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre.<br \/>\nV\u00ebrtet Hilari nuk jeton m\u00eb sot, por n\u00eb familje ajo ka l\u00ebn\u00eb dashurin\u00eb dhe sakrificat e saj p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb model i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha ato familje q\u00eb dor\u00ebzohen p\u00ebrball\u00eb fatkeq\u00ebsive te tyre. Ajo sfidoi fatin p\u00ebr t\u00eb realizuar \u00ebndrr\u00ebn q\u00eb ka \u00e7do grua; p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb n\u00ebn\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj, jam nj\u00eb zonj\u00eb rreth t\u00eb pes\u00ebdhjetave. Sot vendosa q\u00eb edhe un\u00eb t\u2019ju tregoj nj\u00eb histori nga jeta. Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, kjo nuk \u00ebsht\u00eb histori e jetuar nga un\u00eb personalisht, por ia vlen t\u00eb tregohet, pasi ka brenda saj nj\u00eb mesazh q\u00eb do t\u00eb doja t\u2019ua transmetoja t\u00eb gjitha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-2426","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2426","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2426"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2426\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2426"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2426"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2426"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}