{"id":24030,"date":"2020-01-09T18:32:04","date_gmt":"2020-01-09T17:32:04","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=24030"},"modified":"2020-01-09T18:32:08","modified_gmt":"2020-01-09T17:32:08","slug":"shenime-nga-qiproja-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2020\/01\/shenime-nga-qiproja-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebnime nga Qiproja\/Nga Agron Berdaj"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qipro \u00ebsht\u00eb nje nga \u00a0ishujt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Mesdheut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Me nj\u00eb gjeopolitik\u00eb dhe histori t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sip\u00ebrfaqia \u00ebsht\u00eb 9.251km katror dhe populsia 875.000 banor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Ka nj\u00eb vij\u00eb bregdetare 648 km e gjat\u00eb. D\u00ebnd\u00ebsia e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb 94.1banor\u00eb\/km katror. Nga mir\u00ebqenia z\u00eb vendin e 31-t\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Nj\u00eb ishull i ndar\u00eb n\u00eb dy p\u00ebrkat\u00ebsi shtet\u00ebrore ,Republika e Qipros grekoqipriote \u00a0dhe Republika turkoqipriote. E para pjes\u00eb e BE-s\u00eb, kurse tjetra jasht\u00eb saj. Nuk \u00ebsht\u00eb antare e NATO-s, edhe pse dy tutor\u00ebt e tyre Turqia dhe Greqia, jan\u00eb antare t\u00eb saj. Vija kufitare mes dy pjes\u00ebve t\u00eb ishullit \u00ebsht\u00eb gati 180 km e gjat\u00eb .Krahasuar me sip\u00ebrfaqen\u00a0 e Ishullit nj\u00eb madh\u00ebsi e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e konsiderushme .Kujtojm\u00eb k\u00ebtu \u00a0se gjat\u00ebsia e kufirit ndar\u00ebs mes\u00a0 dy Gjermanive \u00a0ishte 1400 km i gjat\u00eb, dhe ai \u00a0mes dy\u00a0 Koreve \u00ebsht\u00eb \u00a0248 km i gjat\u00eb \u00a0dhe 4 km i gj\u00ebr\u00eb. Qiproja jugore ka si flamur hart\u00ebn \u00a0e ishullit me ngjyr\u00eb t\u00eb verdh\u00eb ne nj\u00eb sfond t\u00eb bardh\u00eb \u00a0q\u00eb simbolizon paqen. Si himn shtet\u00ebror \u00a0ka at\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb .Nd\u00ebrsa turkoqipriot\u00ebt kan\u00eb si flamur gjysm\u00ebh\u00ebn\u00ebn dhe nj\u00eb yll, t\u00eb vendosura n\u00eb nj\u00eb sfond t\u00eb bardh\u00eb me dy vija t\u00eb kuqe. Edhe pse flamujt shtet\u00ebror i kan\u00eb simbolet e paqes dhe bashkjetes\u00ebs, por situata politike rreth tyre nuk duket kaq miq\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Zona e gjelb\u00ebr<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kurioziteti\np\u00ebr t\u00eb par\u00eb nga af\u00ebr se \u00e7\u2019p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb zon\u00eb e till\u00eb, si funksiononte &nbsp;ajo, mekanizmat e p\u00ebrdorura n\u00eb&nbsp; ndarjen e kufirit dhe m\u00ebnyra e menaxhimit t\u00eb\nproblemeve q\u00eb mund t\u00eb lindin, m\u00eb b\u00ebri t\u00eb v\u00ebzhgoja me v\u00ebmendje gjith\u00e7ka , kur vinte\nrasti t\u00eb kalonim atje. L\u00ebvizja &nbsp;ishte e lir\u00eb\ndhe pa pengesa . N\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij brezi nuk dallohej se ku fillonte dhe\nmbaronte zona gri dhe ku vazhdonte &nbsp;kufiri\nshet\u00ebror mes dy komuniteteve. Kjo ndodhte sidomos n\u00eb qytete, pasi n\u00eb terrene t\u00eb\nhapura dalloheshin qart\u00eb vija e kufirit dhe nd\u00ebrmjet tyre, zona gri. Marr\u00ebveshja&nbsp; p\u00ebr ndarjen e ishullit nuk mund t\u00eb ket\u00eb\nkaluar pa probleme. K\u00ebshtu n\u00eb zon\u00ebn e Trulos &nbsp;ndalohej mbajtja e forcave ushtarake me\nuniform\u00eb dhe n\u00ebse do t\u00eb kishte t\u00eb till\u00eb, ata duhet t\u00eb visheshin me rroba&nbsp; civile. Po k\u00ebshtu banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs u jepej e\ndrejta t\u00eb mbanin arm\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpi dhe n\u00eb rast agresioni t\u00eb mbronin zon\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse\n.N\u00eb fshatin Athjenu vendasit &nbsp;tregonin nj\u00eb\nhistori se si e kishin ruajtur zon\u00ebn t\u00eb pa prekur nga lufta. Meqen\u00ebse sulmi i\nushtris\u00eb&nbsp; turke n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb n\u00eb vitin\n1974 ishte kryer nat\u00ebn, fshatar\u00ebt p\u00ebr t\u2019a mashtruar armikun kishin ndezur\ntraktor\u00ebt duke krijuar p\u00ebrshtypjen tek kund\u00ebrshtari, se atje&nbsp; kishte &nbsp;reparte tankiste, ndaj edhe ai ndryshoi\ndrejtimin e sulmit duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb pa prekur fshatin Athjenu. Kurse nj\u00eb fshat\npran\u00eb Athjenus &nbsp;ishte brenda kufirit turk\ndhe&nbsp; lidhej me pjes\u00ebn grekoqip\u00ebriote vet\u00ebm\nme nj\u00eb rrug\u00eb kalimi. &nbsp;N\u00eb zon\u00ebn e\nKallogrez\u00ebs njer\u00ebzit t\u00eb tregonin tapit\u00eb e pronave q\u00eb ndodheshin n\u00eb zon\u00ebn gri\n,por e kishin t\u00eb ndaluar t\u00eb shkelnin n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. Ata vet\u00ebm shpresonin se nj\u00eb\ndit\u00eb do t\u2019i p\u00ebrdornin pronat e tyre. M\u00eb tutje nj\u00eb qytet v\u00ebrtet\u00eb i bukur\nbregdetar me nd\u00ebrtesa t\u00eb larta sikur sulmonin qiellin, i quajtur qyteti Varosha\nn\u00eb vazhdim t\u00eb &nbsp;Amohostosit ,nj\u00eb nga\nperlat e turizmit n\u00eb Qipro. Ndryshe banor\u00ebt e vendit e quanin Varosh\u00ebn si\nqyteti i vdekur ose qyteti i mbyllur .Dhe v\u00ebrtet ashtu ishte, i vdekur. Kishte\n47 vjet q\u00eb atje nuk kishte jet\u00eb ,gjith\u00e7ka e braktisur, ku heshtja dhe rr\u00ebnimi\nnatyror po e g\u00ebrryenin nga brenda gjith\u00e7ka t\u00eb bukur si n\u00eb p\u00ebrralla. Pronar\u00ebve\nqip\u00ebriot\u00eb grek\u00eb u ndalohej t\u00eb shkonin atje &nbsp;pasi pronat e tyre ishte p\u00ebrtej zon\u00ebs gri ,nd\u00ebrsa\nqip\u00ebriot\u00ebt turq, si duket e ndienin veten n\u00eb m\u00ebkat t\u00eb p\u00ebrdornin prona q\u00eb nuk u\np\u00ebrkisnin .Ndaj edhe qyteti po tretej i rrethuar ushtarakisht, i braktisur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht\n, i pa mbrojtur nga rr\u00ebnimi natyror .<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;N\u00eb &nbsp;zon\u00ebn\ngri jan\u00eb t\u00eb vendosura &nbsp;forcat e OKB. Ato kryejn\u00eb\ndetyra n\u00eb ruajtjen e qet\u00ebsis\u00eb, n\u00eb v\u00ebzhgimin dhe menaxhimin e situatave , n\u00eb\nparandalimin e&nbsp; veprimeve t\u00eb tejkaluara t\u00eb\nmund\u00ebshme&nbsp; civile dhe ushtarake nga te dy\npal\u00ebt. &nbsp;OKB-ja ,n\u00eb Qipro ka nj\u00eb seli q\u00eb menaxhon\npaqen mes t\u00eb dy pal\u00ebve dhe &nbsp;nd\u00ebrmerr&nbsp; nisma t\u00eb shpeshta &nbsp;p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje sa m\u00eb paq\u00ebsore n\u00eb\nafrimin &nbsp;mes dy&nbsp; komuniteteve . Edhe pse kan\u00eb kaluar gati 46-vjet\nnga prezenca e k\u00ebtyre forcave &nbsp;n\u00eb k\u00ebt\u00eb mision\nduket si e larg\u00ebt koha e &nbsp;ikjes s\u00eb &nbsp;tyre nga ishulli. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga\nforma tep\u00ebr e lakuar e kufirit ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb qytete &nbsp;t\u00eb l\u00eb t\u00eb kuptosh &nbsp;se p\u00ebrleshja &nbsp;mes forcave pjesmarr\u00ebse n\u00eb konflikt &nbsp;ka q\u00ebn\u00eb e ashp\u00ebr ,agresive&nbsp; e shpejt\u00eb&nbsp;\ndhe me plot&nbsp; rreziqe. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb&nbsp; luft\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gur ,p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr nj\u00eb\nrrugic\u00eb , apo nj\u00eb vend dominues ,p\u00ebr nj\u00eb vij\u00eb uji . Kufiri sidomos n\u00eb\nkryeqytetin e vendit, Nikosia ,por edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb populluara i\nka&nbsp; ndar\u00eb objektet e banimit ,ato social-\nkulturore ,dhe tregtare mes p\u00ebr mes. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj ndarje e ve\u00e7anta ishte se banor\u00ebt\nqipriot grek nuk kishin b\u00ebr\u00eb as edhe nj\u00eb hap prapa nga vija e kufirit.Telat me\ngjemba q\u00eb ndanin kufirin kalonin n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb, posht\u00eb dritares ,n\u00eb kopshtin\na kotecin e pulave. &nbsp;Banor\u00ebt atje &nbsp;ndienin n\u00eb \u00e7do moment l\u00ebvizjet , veprimet dhe\nsigurin\u00eb e &nbsp;ushtar\u00ebve t\u00eb OKB . Nd\u00ebrsa\nqipriot\u00ebt turq i kishin braktisur nd\u00ebrtesat n\u00eb vij\u00ebn e kufirit &nbsp;dhe ishin vendosur disa dhjetra &nbsp;metra m\u00eb larg .<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Shkel\u00ebsit e zon\u00ebs gri <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr\ngjat\u00eb vij\u00ebs s\u00eb kufirit &nbsp;&nbsp;duket se mbizot\u00ebronte &nbsp;nj\u00eb qet\u00ebsi e admirueshme.T\u00eb vetmit q\u00eb nuk e\nrespektonin vij\u00ebn kufitare ishin zogjt\u00eb e qiellit ,pem\u00ebt q\u00eb e shtrinin hijen,\nrr\u00ebnj\u00ebt, deg\u00ebt dhe prodhimet e tyre &nbsp;sa n\u00eb\nnj\u00ebr\u00ebn pjes\u00eb&nbsp; t\u00eb kufirit n\u00eb tjetr\u00ebn . Edhe\nakustika q\u00eb prodhonin xhamit\u00eb dhe kishat n\u00eb koh\u00ebn e &nbsp;funksionimit t\u00eb tyre, nuk donin t\u2019ja dinin p\u00ebr\nkufij shtet\u00ebror ,p\u00ebr prezenc\u00ebn e forcave t\u00eb gjelb\u00ebra ,&nbsp; t\u00eb &nbsp;rojeve kufitare , apo p\u00ebr&nbsp; komisionet e &nbsp;menaxhimin t\u00eb&nbsp;\nkonflikteve &nbsp;&nbsp;. &nbsp;K\u00ebto\nakustika m\u00eb tep\u00ebr se nervoziz\u00ebm t\u00eb &nbsp;banor\u00ebve\nnd\u00ebrkufitar &nbsp;u kujtonin atyre &nbsp;koh\u00ebn para lufte, ku gjith\u00e7ka funksiononte n\u00eb\nharmoni t\u00eb plot\u00eb, ku brenda k\u00ebsaj bashk\u00ebsie respektoheshin edhe kishat edhe\nxhamit\u00eb ,edhe ritet krishtere edhe ato myslimane,edhe prifti edhe hoxha. N\u00eb zon\u00ebn&nbsp; e gjelb\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr se militarizimi i saj, si\u00e7\nndodh shpesh n\u00eb kufijt\u00eb mes shteteve, t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrshtypje fakti se objektet e\nkultit n\u00eb k\u00ebt\u00eb brez ishin me nj\u00eb denduri t\u00eb pazakont\u00eb .Ato q\u00ebndronin hijer\u00ebnda\np\u00ebrball\u00eb njera tjetr\u00ebs sikur donin t\u00eb thoshnin se &nbsp;nuk donin t\u2019ja dinin p\u00ebr vija kufitare ,ushtar\u00eb\n,vedimet e OKB,p\u00ebr telat me gjemba q\u00eb n\u00eb shum\u00eb vende ishin t\u00eb ndryshkura dhe\nngjanin&nbsp; si relike. Nj\u00eb denduri kaq e\nmadhe e kishave dhe xhamive n\u00eb zon\u00ebn gri dukej si shenj\u00eb kund\u00ebrshtie dhe\nmospajtimi me&nbsp; teorit\u00eb dhe praktikat nd\u00ebrkomb\u00ebtare\nn\u00eb&nbsp; ndarjen e kufinj\u00ebve nd\u00ebrshet\u00ebror\u00eb, t\u00eb\nzbatuara&nbsp; deri m\u00eb sot nga e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare\n&nbsp;. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Krahas\nparimeve llogjike ,t\u00eb mir\u00ebkuptimit ,vler\u00ebsimit t\u00eb kofiguracionit t\u00eb terrenit ,\nhistoris\u00eb ,gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs t\u00eb&nbsp;\npopullatave &nbsp;,n\u00eb ndarjen e kufijve\n&nbsp;sipas tyre &nbsp;duhej llogaritur &nbsp;edhe dend\u00ebsia e objekteve t\u00eb besimit .Kisha\nkatolike n\u00eb Nikosia hyrjen e kishte n\u00eb brezin e gjelb\u00ebrt dhe trupin n\u00eb pjes\u00ebn\nturke .N\u00eb krah t\u00eb saj ndodhej &nbsp;Ambasada e\nVatikanit ,dhe nj\u00eb rrjet sh\u00ebrbimesh humanitare ku shum\u00eb emigrant\u00eb katolik &nbsp;t\u00eb ardhur nga Afrika, Azia dhe &nbsp;Lindja e Mesme, atje gjenin mb\u00ebshtetje dhe p\u00ebrkrahje\nekonomike . &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr\nxhamin\u00eb me dy minare &nbsp;n\u00eb pjes\u00ebn turke sa\nkaloje zon\u00ebn e vdekur n\u00eb kryeqytet ,banor\u00ebt vendas t\u00eb thoshnin se ajo m\u00eb par\u00eb\nkishte q\u00ebn\u00eb kisha me emrin Agjio Sofia ,por ishte kthyer shum\u00eb koh m\u00eb par\u00eb &nbsp;n\u00eb xhami .Nd\u00ebrsa n\u00eb teritorin e Qipros greke, ekzistonin\nnj\u00eb num\u00ebr i madh &nbsp;xhamish, ku edhe pse\nnuk kryenin sh\u00ebrbime &nbsp;fetare, pasi\nbesimtar\u00ebt ishin larguar n\u00eb pjes\u00ebn turke, dukeshin t\u00eb mir\u00ebmbajtura. Ato nga banor\u00ebt\nvler\u00ebsoheshin si objekte kulti, ndaj nuk i preknin &nbsp;edhe pse &nbsp;i p\u00ebrkisnin nj\u00eb besimi tjet\u00ebr. Q\u00ebndrime t\u00eb\ntilla tregonin p\u00ebr kultur\u00eb dhe emancipimim &nbsp;shoq\u00ebror t\u00eb qiprot\u00ebve .<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>P\u00ebrball\u00eb zon\u00ebs gri, kujtesa e kombit <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo\nq\u00eb t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrshtypje kur ndodheshe n\u00eb&nbsp;\nzon\u00ebn gri ishte se n\u00eb vij\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb kufirit , si n\u00eb formacion luftimi,\nishin vendosur &nbsp;memorialet e t\u00eb r\u00ebn\u00ebve,\npavarsisht se kujt periudhe historike i p\u00ebrkisnin. R\u00ebnd\u00ebsi kishte se ata kishin\ndh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e vendit , ndaj p\u00ebrmendoret e tyre duket\nsikur thoshin se heronjt\u00eb e tyre &nbsp;ishin t\u00eb\ngatsh\u00ebm t\u00eb rivriteshin sa her\u00eb rrezikohej atdheu i tyre .Kjo vler\u00ebsohej &nbsp;si frym\u00ebzim dhe pjes\u00eb e edukimit moral dhe atdhetar\nt\u00eb brezave . N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmendore kolektive ishin shkruar emrat e t\u00eb r\u00ebn\u00ebve n\u00eb\nluft\u00ebn p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e ishullit &nbsp;ndaj\nanglez\u00ebve ne vitet 1950 ,pak me tutje lexoje emrat e 286 t\u00eb r\u00ebn\u00ebve n\u00eb &nbsp;Nikosia ,n\u00eb luft\u00ebn e vitit 1974, kund\u00ebr nd\u00ebrhyrjes\nushtarake turke t\u00eb koduar \u201cAjsheja po shkon p\u00ebr pushime \u201c,q\u00eb shpuri edhe n\u00eb\nndarjen e ishullit n\u00eb dy pjes\u00eb. Nj\u00eb ndarje q\u00eb t\u00eb linte t\u00eb kuptoje se ishte e\nparavendosur m\u00eb par\u00eb nga faktor\u00ebt politik t\u00eb brend\u00ebsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm. Konflikti\ni brend\u00ebsh\u00ebm mes forcave politike n\u00eb Qipro ,kishte q\u00ebn\u00eb &nbsp;mes grupimit politik &nbsp;q\u00eb k\u00ebrkonin p\u00ebr ishullin &nbsp;nj\u00eb zgjidhje mbi baza etnike, dhe t\u00eb grupimit &nbsp;q\u00eb k\u00ebrkonte&nbsp;\npavar\u00ebsin\u00eb e ishullit .Mosmarveshje t\u00eb tilla jo vet\u00ebm q\u00eb shpun\u00eb&nbsp; n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb brend\u00ebshme t\u00eb eg\u00ebr, por i hap\u00ebn\nrrug\u00ebn &nbsp;nd\u00ebrhyrjes politike dhe ushtarake\nnga jasht\u00eb &nbsp;. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rreshtim historik t\u00eb\nheronj\u00ebve qip\u00ebriot nuk mungonin edhe ata q\u00eb kishin luftuar dhe r\u00ebn\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr\njunt\u00ebs ushtarake n\u00eb Greqi &nbsp;.K\u00ebta luft\u00ebtar\u00eb\nishin t\u00eb bindur&nbsp; se politikat fashiste t\u00eb\nk\u00ebsaj&nbsp; junte kishin patur ndikim direkt\nedhe n\u00eb zhvillimet politike dhe ushtarake n\u00eb Qipro . <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pran\u00eb\nzon\u00ebs s\u00eb gjelb\u00ebr ,ndodheshin edhe memorialet e &nbsp;vullnetarve t\u00eb ardhur nga Greqia n\u00eb mbrojtie t\u00eb\nsovranitetit t\u00eb Qipros . &nbsp;E r\u00ebnd\u00ebsishme\nishte se objekte t\u00eb tilla historike vizitoheshin jo vet\u00ebm&nbsp; nga turist\u00ebt ,por edhe nga nx\u00ebn\u00ebsit e\nshkollave dhe rinia, si pjes\u00eb e programeve m\u00ebsimore . Mesazhi ishte i qart\u00eb se\nai v\u00ebnd dhe komb q\u00eb p\u00ebrbuz dhe n\u00ebnvleft\u00ebson historin\u00eb e vedit t\u00eb tij, mjerisht \u00ebsht\u00eb\ni destinuar t\u00eb humbasi n\u00eb kushtet e nj\u00eb globalizmi t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb shfrenuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nj\u00eb mjedis q\u00eb flet <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;Historin\u00eb e Qipros mund ta m\u00ebsosh, jo vet\u00ebm\nnga librat dhe muzeumet q\u00eb ishin me boll\u00ebk ,por edhe nga vet\u00eb mjedisi ku kaloje\n,nga terreni dhe objektet e vendit t\u00eb cilat akoma ruanin hijen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb luft\u00ebs\n,sh\u00ebnjat e plumbave , t\u00eb predhave dhe pozicionet e betonuara q\u00eb nga ajo &nbsp;koh\u00eb .Jo vet\u00ebm n\u00eb zon\u00ebn e vdekur, por edhe n\u00eb\nthell\u00ebsi t\u00eb vendit shikoje akoma sht\u00ebpi, nd\u00ebrtesa ,pozicione luftarake t\u00eb\nbetonuara&nbsp; . Ato emocionalisht t\u00eb\nngjallnin atmosfer\u00ebn e luft\u00ebs &nbsp;.Kisha par\u00eb\nn\u00eb Kroaci ,n\u00eb Slloveni ,n\u00eb Bos\u00ebnj , q\u00eb n\u00eb muret e nd\u00ebrtesave p\u00ebr kujtes\u00eb\nhistorike, ruheshin sh\u00ebnjat e luft\u00ebs , t\u00eb shkaktuara nga &nbsp;ushtria&nbsp;\nagresive &nbsp;s\u00ebrbe. Por n\u00eb Qipro nuk\nkemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb thjesht me simbolika apo realitete q\u00eb i p\u00ebrkas\u00ebn t\u00eb shkuar\u00ebs . &nbsp;Atje kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb &nbsp;me nj\u00eb teat\u00ebr q\u00eb &nbsp;ruan edhe sot, atmosfer\u00ebn dhe &nbsp;gjurm\u00ebt e&nbsp;\nluft\u00ebs. Kudo vija t\u00eb p\u00ebrgatitura p\u00ebr mbrojtie ,pozicione luftarake me\ntranse, fu\u00e7i dhe&nbsp; thas\u00eb&nbsp; t\u00eb mbushura me r\u00ebr\u00eb ,mure t\u00eb nd\u00ebrtuar me goma\nmakinash,t\u00eb cilat &nbsp;ruheshin q\u00eb nga koha e\nasaj &nbsp;lufte. Historia&nbsp; e luft\u00ebs&nbsp;\nt\u00eb vitit&nbsp; 1974 n\u00eb Qipro, si \u00e7do\nluft\u00eb n\u00eb bot\u00eb ishte tragjike dhe e d\u00ebnueshme . Dhe sikur t\u00eb mos mjaftonte ky tragjiz\u00ebm\nndaj nj\u00eb vendi t\u00eb vog\u00ebl si Qiprua , n\u00eb vitet shtat\u00ebdhjet\u00eb , duhej edhe nj\u00eb luft\u00eb\ntjet\u00ebr , akoma m\u00eb fatale ,agresive dhe \u00e7njer\u00ebzore , n\u00eb vitin 1999, n\u00eb fund t\u00eb\npo k\u00ebtij shekulli ,po prap\u00eb ndaj nj\u00eb vendi t\u00eb vog\u00ebl, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb ndaj &nbsp;&nbsp;Kosov\u00ebs\n. Agresor\u00ebt n\u00eb t\u00eb dy rastet nuk &nbsp;kan\u00eb\nzbatuar ligjet e luft\u00ebs ,se ata nuk u ndesh\u00ebn vet\u00ebm me ushtrit\u00eb &nbsp;kund\u00ebrshtare ,por ushtruan dhun\u00eb edhe ndaj\npopullsis\u00eb civile, duke kryer krime lufte . &nbsp;Ata, &nbsp;lan\u00eb\npas shkat\u00ebrrime , varre kolektive ,histori masakrash \u00e7\u2019njer\u00ebzore, p\u00ebrdhunime t\u00eb\ntipit fashist ,t\u00eb nxitura nga urrejtja rraciste . Statistikat n\u00eb Qipro b\u00ebjn\u00eb\nfjal\u00eb p\u00ebr 3500 t\u00eb vrar\u00eb dhe 3000 t\u00eb zhdukur ,humbjen e gati 40% t\u00eb territorit t\u00eb\nishullit. Akoma edhe sot, flitet p\u00ebr shum\u00eb p\u00ebrdhunime dhe shkat\u00ebrrime .Nd\u00ebrsa n\u00eb\nKosov\u00eb, n\u00eb frontin e luft\u00ebs kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn 2018 d\u00ebshmor\u00eb, 11.840 viktima, kan\u00eb\nhumbur jet\u00ebn 3400 f\u00ebmij\u00eb, dhe 1400 t\u00eb moshuar ,20.200 gra jan\u00eb &nbsp;p\u00ebrdhunuara, kurse 100.589 sht\u00ebpi jan\u00eb shkat\u00ebrruar.\nQiproja dhe Kosova pavarsisht nga larg\u00ebsia gjeografike, i bashkon dhimbja e p\u00ebrbashk\u00ebt\n,padrejt\u00ebsit\u00eb historike t\u00eb b\u00ebra ndaj tyre ,coptimet dhe luftrat q\u00eb u kan\u00eb\nkufizuar sovranitetin dhe lirin\u00eb. &nbsp;\u00c7do\nftohje nd\u00ebrmjet tyre dhe ca m\u00eb keq pozicionet e kund\u00ebrta gjeopolitike , i b\u00ebn\nato edhe m\u00eb tep\u00ebr viktima t\u00eb koh\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por\nle t\u00eb vazhdojm\u00eb me p\u00ebrshkrimin e zon\u00ebs gri, ku m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb vij\u00eb ndar\u00ebse mes\ndy komuniteteve t\u00eb Qipros ,duhet par\u00eb si nj\u00eb padrejt\u00ebsi q\u00eb i b\u00ebhet ishullit ,si\nnj\u00eb dhimbje p\u00ebr nj\u00eb coptim t\u00eb till\u00eb . &nbsp;N\u00eb\ndisa vende zona gri e ndante n\u00eb dy pjes\u00eb edhe &nbsp;k\u00ebshtjell\u00ebn gjigande t\u00eb Nikosias, t\u00eb nd\u00ebrtuar\nnga romak\u00ebt &nbsp;. At\u00eb, &nbsp;q\u00eb nuk mund\u00ebn ta coptonin e shkat\u00ebrronin &nbsp;ushtrit\u00eb e perandorive t\u00eb koh\u00ebs ,&nbsp; e cop\u00ebtoi&nbsp;\nmarr\u00ebveshja e armpushimit e vitit 1974, mes ushtrive pjesmarr\u00ebse ,dhe i\nmbik\u00ebqyrur nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar&nbsp; .<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb\ntep\u00ebr se nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb Perandoria Osmane ja shiti ishullin mbret\u00ebris\u00eb&nbsp; angleze&nbsp;\n.Nd\u00ebrsa n\u00eb&nbsp; vitet 50 t\u00eb shekullit\nt\u00eb shkuar u zhvillua nj\u00eb l\u00ebvizje e fuqishme popullore p\u00ebr pavarsin\u00eb e Qipros ,e\ncila u realizua me sukses .Sot k\u00ebshtjella e coptuar duket sikur i b\u00ebn apel koh\u00ebs\np\u00ebr t\u00eb ruajtur unitetin dhe vlerat e saj historike ,si d\u00ebshmimtare e denj\u00eb e\nzhvillimeve shekullore .Nga qeveria e Qipros &nbsp;greke ky mesazh gati mitik duket se \u00ebsht\u00eb\nkapur dhe po &nbsp;punohet p\u00ebr ta rritur madh\u00ebshtin\u00eb\ne k\u00ebsaj k\u00ebshtjelle .Me nj\u00eb projekt tejetej t\u00eb bukur synohet q\u00eb&nbsp; n\u00eb hapsirat posht\u00eb mureve t\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebs, p\u00ebrmes\npunimeve t\u00eb artit, po nd\u00ebrtohet pjesa moderne . Atje ku n\u00eb lasht\u00ebsi jan\u00eb&nbsp; zhvilluar lojrat e gladiator\u00ebve , garat me\nkuaj, olimpiadat &nbsp;,lojrat me arm\u00ebt e koh\u00ebs\nme heshta dhe shpata, sot po nd\u00ebrtohen vepra social kulturore duke i dh\u00ebn\u00eb\nkeshtjell\u00ebs nj\u00eb bukuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb . <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nj\u00eb paqe e k\u00ebrc\u00ebnuar <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrpjekjet\ne brishta p\u00ebr paqe, por dhe k\u00ebrc\u00ebnimet &nbsp;jan\u00eb nj\u00eb realitet i koh\u00ebs q\u00eb jetohet n\u00eb Qipro.\nNegociatat&nbsp; &nbsp;p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb p\u00ebrshtatshme politike n\u00eb\nsh\u00ebrbim t\u00eb paqes ,mir\u00ebkuptimit dhe p\u00ebrfitimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta ekonomike nuk kan\u00eb\ndh\u00ebn\u00eb rezultatet e pritura. Nj\u00eb e till\u00eb ka nisur edhe tani e iniciuar nga OKB ,por\npa shum\u00eb sukses. Marr\u00ebveshja e koh\u00ebve t\u00eb fundit &nbsp;e Turqis\u00eb me Libin\u00eb ka prekur&nbsp; edhe interesat strategjike dhe hap\u00ebsirat\nujore&nbsp; t\u00eb Qipros. N\u00eb k\u00ebto konflikte par\u00ebsore\nmbeten &nbsp;interesat ekonomike. &nbsp;B\u00ebhet fjal\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb zone t\u00eb Mesdheut ndodhen\n4.8 trilion\u00eb met\u00ebr kub gaz, dhe 1.9 miliard\u00eb fu\u00e7i nafte . Tregues t\u00eb till\u00eb po p\u00ebrcaktojn\u00eb\nnj\u00eb hart\u00eb t\u00eb re t\u00eb aleancave energjitike n\u00eb rajonin e Mesdheut . Republika e\nQipros greke nuk pretendon t\u00eb jet\u00eb faktor p\u00ebrcaktues &nbsp;n\u00eb zhvillimet n\u00eb Mesdhe ,por duke nd\u00ebrtuar\naleanca dhe traktate me shtetet e tjera mesdhetare synon t\u00eb&nbsp; rrisi&nbsp;\npash\u00ebn e saj&nbsp; specifike n\u00eb k\u00ebt\u00eb\nzon\u00eb . Koha \u00ebsht\u00eb e mbushur me incidente kufitare, shkelje t\u00eb sovranitetit komb\u00ebtar\nnga ajri dhe deti ,me nota proteste e akt-akuza ,me denoncime n\u00eb gjykatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare\ndhe forumet bot\u00ebrore .Pra n\u00eb rajonin e mesdheut, si dhe n\u00eb Qipro, &nbsp;vazhdon t\u00eb &nbsp;jetohet nj\u00eb paqe e k\u00ebrc\u00ebnuar. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Shqip\u00ebria dhe Qiproja<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb\ndya jan\u00eb vende t\u00eb vogla, por me vlera n\u00eb planin gjeostrategjik .Si vende\nmesdhetare nuk jan\u00eb shquar mes tyre &nbsp;p\u00ebr\nmarr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta shtet\u00ebrore .N\u00eb q\u00ebndr\u00ebn Antipina ku festohej pritja e\nvitit t\u00eb ri 2020, nj\u00eb pedagog i Universitetit t\u00eb Qipros , kur e mori vesh se\nishim shqiptar\u00eb shprehu d\u00ebshir\u00ebn t\u00eb fliste me ne. A e dini si e nisi bised\u00ebn ai,\nsi p\u00ebr t\u00eb na krijuar nj\u00eb atmosfer sa m\u00eb miq\u00ebsore? Ai tha se i pari njeri q\u00eb e ka\nvendosur k\u00ebmb\u00ebn n\u00eb ishullin ton\u00eb ,konkretisht n\u00eb qytetin e Kato Pirgos, ka q\u00ebn\u00eb\nnj\u00eb shqiptar. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb i thash\u00eb ,por nuk ka q\u00ebn\u00eb rasti i vet\u00ebm. N\u00eb malin\ne Trodhos i kujtova mikut qipriot se ende vendasit atje , t\u00eb tregojn\u00eb rezidenc\u00ebn\nku pushonte mbreti i Egjiptit, Faruku, por pak ose asnjeri nuk e dinte &nbsp;se ai, ishte me gjak shqiptari. Gjithashtu edhe\np\u00ebr komandantin ushtarak t\u00eb ishullit n\u00eb vitet 1909, nuk dihej&nbsp; se ishte Hasan Tahsin Pash\u00eb Mesaria nga\nLeskoviku i Shqip\u00ebris\u00eb, ai q\u00eb n\u00eb vitin 1912, ia dor\u00ebzoi qytetin e Selanikut\ngrek\u00ebve dhe jo bullgar\u00ebve . As p\u00ebr&nbsp; k\u00ebng\u00ebtaren\n&nbsp;e mir\u00ebnjohur Fureira ,q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoi\nQipron n\u00eb Eurovizion, dy vite m\u00eb par\u00eb,nuk e dinin se ajo, ishte me origjin\u00eb\nshqiptare . <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Emigrant\u00eb\nshqiptar\u00eb ka shum\u00eb pak n\u00eb Qipro. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga vendet e BE, q\u00eb nuk e ka njohur\npavarsin\u00eb e Kosov\u00ebs .N\u00eb bankat e Qipros thuhet se disa politikan\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb\ndepozituar parat\u00eb e siguruara me korrupsion dhe vjedhje. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>P\u00ebrvoja q\u00eb duhet t\u00eb njihen!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si\ndy vende t\u00eb vogla, mesdhetare, me histori luftrash p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi, me\ntregues zhvillimi t\u00eb ndryshme, rezerva energjitike, mund &nbsp;t\u00eb b\u00ebsh edhe krahasimin mes tyre. N\u00eb Qipro nuk\nka rezerva ujore t\u00eb bollshme, por uji atje nuk mungon, duke plot\u00ebsuar n\u00eb\nmaksimum nevojat e popullsis\u00eb . \u00c7do pik\u00eb shiu e r\u00ebn\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e Qipros\ngrumbullohet n\u00eb rezervuar dhe ruhet dhe p\u00ebrdoret me efikasitet .Por edhe kur\nnuk bie shi&nbsp; , p\u00ebrpunohet&nbsp; uji i detit deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa plot\u00ebson\nnevojat e njer\u00ebzve , e industris\u00eb dhe bujq\u00ebsis\u00eb. N\u00eb Qipro nuk ka hidrocentrale .\nEnergjia sigurohet nga termocentralet dhe p\u00ebrmes fluger\u00ebve ku kostua e\nprodhimit \u00ebsht\u00eb mjaft e lart\u00eb.Qiproja jo vet\u00ebm se siguron nevojat e vendit me\nenergji elektrike, por edhe eksporton jasht\u00eb vendit . Toka bujq\u00ebsore edhe pse \u00ebsht\u00eb\ne kufizuar ,ranore dhe shtufore ,dora e njeriut dhe mb\u00ebshtetja e shtetit e b\u00ebjn\u00eb\nat\u00eb mjaft\u00eb pjellore .P\u00ebr shum\u00eb produkte bujq\u00ebsore Qiproja ka ekskluzivitetin dhe\nt\u00eb drejt\u00ebn e eksportit n\u00eb vende t\u00eb tjera. Atje rroga m\u00eb e ul\u00ebt e pun\u00ebtorit&nbsp; \u00ebsht\u00eb 800 euro, nd\u00ebrsa &nbsp;n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore shkon deri n\u00eb 1200\neuro. Ka nj\u00eb sistem disi t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb puntorit ,t\u00eb\nsiguracioneve dhe ato t\u00eb p\u00ebrkrahjes sociale ,gjithmon\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb shtresave\nn\u00eb nevoj\u00eb. Politikat tatimore , vjelja e taksave , funksionimi i sistemit\nbanker dhe turizmi jan\u00eb burimet kryesore q\u00eb mbushin ark\u00ebn e shtetit . Politikat\nkomb\u00ebtare inkurajojn\u00eb zhvillimin dhe teknologjin\u00eb moderne .Qeveria e Qipros e p\u00ebrballoi\nme sukses kriz\u00ebn e pak viteve m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrvoja e s\u00eb cil\u00ebs vlen t\u00eb studiohet\nedhe nga v\u00ebndet e tjera .N\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn fatur\u00ebn e krizave e paguajn\u00eb shtresat\ne varf\u00ebra ,kurse n\u00eb Qipro n\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb shtresat e pasura paguan&nbsp; koston m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebsaj fature. Po k\u00ebshtu\nqeveria nuk u zvarrit n\u00ebp\u00ebr skutat e kriz\u00ebs, por me masa t\u00eb shpejta dhe\nkurajoze gjeti mekanizmat e p\u00ebrshtat\u00ebshme ekonomike anti kriz\u00eb dhe ia doli me\nsukses &nbsp;.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>A kemi\nngjashm\u00ebri ne shqiptar\u00ebt me qipriot\u00ebt?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse n\u00eb treguesit ekonomik mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Qipros ka\ndiferenca , &nbsp;kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se mes\ntyre nuk ka edhe gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb fizionomi ,n\u00eb temperament ,n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn\ne sjelljes dhe vler\u00ebsimin e konceptit t\u00eb liris\u00eb, n\u00eb q\u00ebndrimet ndaj ligjit dhe\nshtetit ,etj&nbsp; .Kur mb\u00ebrin n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb\npanjohur &nbsp;ke d\u00ebshir\u00eb t\u00eb m\u00ebsosh p\u00ebr\nzakonet e traditat ,historin\u00eb, problematikat shoq\u00ebrore ,reagimet e opinionit &nbsp;ndaj fenomeneve negative ,funksionimi i\npushteteve ,profesionalizmi mediatik, etj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Televizioni \u00ebsht\u00eb miku m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb njohur sadopak gj\u00ebndjen\ne vendit &nbsp;. Lajmin e par\u00eb q\u00eb d\u00ebgjova nga\nkanali&nbsp; m\u00eb &nbsp;madh televiziv , Mega, sa mbrita n\u00eb Qipro,\nishte zbulimi i nj\u00eb rrjeti t\u00eb madh droge q\u00eb niste nga Anglia ,Qiproja dhe p\u00ebrfundonte\nn\u00eb Australi. Nj\u00eb sasi droge prej 648 kg ,e paketuar me kujdes dhe e fshehur n\u00eb\nsirtar\u00ebt e barbekyve , po transportohejn me vapor p\u00ebr n\u00eb Australi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr\npenale policia e vendit &nbsp;ka t\u00eb arrestuar\ndy qipriot\u00eb. Pas lajmit prisja me kurjozitet t\u00eb d\u00ebgjoja reagimin e opozit\u00ebs s\u00eb\nvendit. As edhe nj\u00eb reagim, as nj\u00eb akuz\u00eb q\u00eb ta lidhte aktin me&nbsp; qeverin\u00eb &nbsp;,as nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr korrupsjon qeveritar. Nuk\nkishte &nbsp;cil\u00ebsime, si &nbsp;qeveri droge , p\u00ebr baron\u00eb trafiqesh, as\nministri i brendsh\u00ebm atje, nuk cil\u00ebsohej me nofk\u00ebn &nbsp;Saje, si\u00e7 ndodh me opozit\u00ebn e degraduar\nshqiptare .Atje &nbsp;krimin e zbulojn\u00eb dhe e\nluftojn\u00eb organet e specializuara dhe jo politikan\u00ebt ordiner\u00eb, si ndodh n\u00eb\nvendin tim. Po edhe pas nj\u00eb dite, nga po i nj\u00ebjti rrjet televiziv njoftohej p\u00ebr\nnj\u00eb grup tjet\u00ebr trafikimi droge ,t\u00eb cilin policia e prangosi .Pra mesa duket\nfenomeni i drog\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen lokal, por nj\u00eb dukuri mbar\u00ebbotrore q\u00eb\nduhet luftuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb frontale . <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po k\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb televizive n\u00eb nj\u00eb nga dit\u00ebt &nbsp;&nbsp;diskutohej p\u00ebr disa skandale ku &nbsp;akuzohej qeveria e sotme por edhe ato t\u00eb\nshkuarat. Ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje ishte mosbesimi i panelit, por edhe i\nopinionit, &nbsp;se k\u00ebtyre skandaleve si\ngjithmon\u00eb , nuk&nbsp; do t\u2019u shkohej deri n\u00eb\nfund. Kat\u00ebr dit\u00eb u tha atje , zgjat &nbsp;zhurma e nj\u00eb skandali dhe pastaj harrohet. K\u00ebshtu\nthemi edhe ne n\u00eb Shqip\u00ebri pas nj\u00eb skandali &nbsp;, por me nj\u00eb ndryshim ,se te ne &nbsp;zhurma mediatike zgjat jo kat\u00ebr, por tre dit\u00eb ,dhe\nm\u00eb pas harrohet . <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb Qipro jemi\u2026\u201d ishte nj\u00eb nga shprehjet q\u00eb d\u00ebgjohej m\u00eb &nbsp;shpesh n\u00eb diskutimet televizive,por edhe n\u00eb\njet\u00ebn e p\u00ebrdit\u00ebshme nga opinjoni shoq\u00ebror. Dhe kjo &nbsp;thuhej jo si mburrje ,por si e kund\u00ebrta e saj\n,si pezmatim kur forca e ligjit dhe kultura shoq\u00ebrore nuk mund t\u00eb parandalonin\ndhe luftontonin&nbsp;&nbsp; krimet e &nbsp;ndodhura. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vrasjet nga aksidentet automibilistike n\u00eb Qipro ishin m\u00eb\ntep\u00ebr se shqet\u00ebsim, ato mund t\u2019i quaje &nbsp;nj\u00eb emergjenc\u00eb komb\u00ebtare. N\u00eb \u00e7do dit\u00eb viktima\nme humbje jet\u00eb njer\u00ebzish ,me gjymtime dhe me shkelje flagrante t\u00eb rregullave t\u00eb\nqarkullimit .Thuhej se p\u00ebr tet\u00eb vjet\u00ebt e fundit vet\u00ebm nga shp\u00ebrndar\u00ebsit e\npicave kishin humbur jet\u00ebn &nbsp;mbi 40 vet\u00eb .Ky\nlloj fataliteti ndodhte n\u00eb nj\u00eb vend ku &nbsp;rrug\u00ebt ishin mjaft\u00eb t\u00eb mira,&nbsp; t\u00eb mir\u00ebmbajtura ,se infrastuktura , ndri\u00e7imi\ndhe sinjalistika ishin model se kontrollet e policis\u00eb rrugore mbulonin t\u00eb\ngjitha akset . Dhe kur analist\u00ebt nuk gjenin dot nj\u00eb shkak objektiv p\u00ebr t\u00eb\nshpjeguar ngjarjet ,ata i drejtoheshin faktorit subjektiv .Ishte&nbsp; &nbsp;pakujdesia njer\u00ebzore , shkujdesja , nj\u00eb lloj\ntemperamenti shp\u00ebrthyes mesdhetar.K\u00ebtu gjente vend dhe shprehja &nbsp;se n\u00eb Qipro jemi,me klim\u00eb mesdhetare ,me diell\nt\u00eb nxeht\u00eb dhe me entuziaz\u00ebm t\u00eb pa kontrolluar,me njer\u00ebz t\u00eb pa kujdessh\u00ebm n\u00eb\ntimon. \u00c7udit\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb shprehje e p\u00ebrdorim edhe ne n\u00eb Shqip\u00ebri ,kur mungon\nrespektimi i ligjit ,kur liria e njerit shkel brutalisht mbi t\u00eb drejtat e\ntjetrit ,kur pushteti administrativ dikton mbi t\u00eb gjitha pushtatet,kur prona\nnuk ka shkuar te i zoti ,kur drejt\u00ebsia mbron kriminelin dhe d\u00ebnon t\u00eb pa\nfajshmin ,kur b\u00ebhet korrupsjon edhe me viktimat, etj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Qipro nuk mungonin t\u00eb gjitha llojet e krimeve q\u00eb mund\nt\u00eb ndodhin n\u00eb nj\u00eb vend. Atje flitej edhe p\u00ebr trafiqe ,evazion fisckal ,skandale\ndhe korrupsion ,bulliz\u00ebm dhe p\u00ebrdorim droge n\u00eb shkolla&nbsp; n\u00eb shkolla ,p\u00ebrgjime dhe nxjerrje t\u00eb\nsekreteve shtet\u00ebrore ,p\u00ebr konflikte dhe denoncime n\u00eb gjykata t\u00eb gazetave dhe\ngazetar\u00ebve q\u00eb shpifnin dhe nuk thoshnin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn,p\u00ebr vjedhje bankash e t\u00eb\nqytetar\u00ebve. Madje nj\u00eb vjedhje q\u00eb tronditi ishullin ishte vjedhja e nj\u00eb valixheje\nnga nj\u00eb&nbsp; ri i cili mendonte se ishte e\nmbushur me lek\u00eb . E v\u00ebrteta ishte se valixhja mbante pluhurin e nj\u00eb njeriu &nbsp;t\u00eb djeguri q\u00eb vinte nga &nbsp;Suedia .Familja suedeze donte ta hidhte\npluhurin e djalit t\u00eb tyre n\u00eb bregdetin e qytetit t\u00eb Lemesos ,atje ku ai kishte\nhumbur jet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb aksident dy vite m\u00eb par\u00eb. Kur u njoh me lajmin i riu qipriot\ne dor\u00ebzoi valixhen e vjedhur n\u00eb shenj\u00eb pendimi. Pra, r\u00ebnd\u00ebsi nuk ka mozaiku i\nkrimeve por serioziteti i nj\u00eb shteti ,i shoq\u00ebris\u00eb , i sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\n,opinionit shoq\u00ebror ,i organeve t\u00eb specializuara p\u00ebr luft\u00ebn ndaj krimit ,t\u00eb\ncilat n\u00eb shtetin e Qipros kryheshin me profesionaliz\u00ebm dhe mbi baza ligjore . Qiproja\n\u00ebsht\u00eb nj\u00eb mrekulli n\u00eb brigjet e Mesdheut q\u00eb zgjon kuriozitetin dhe d\u00ebshir\u00ebn e\nnjeriut p\u00ebr t\u2019a vizituar .<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qipro \u00ebsht\u00eb nje nga \u00a0ishujt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Mesdheut. Me nj\u00eb gjeopolitik\u00eb dhe histori t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Sip\u00ebrfaqia \u00ebsht\u00eb 9.251km katror dhe populsia 875.000 banor\u00eb. Ka nj\u00eb vij\u00eb bregdetare 648 km e gjat\u00eb. D\u00ebnd\u00ebsia e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb 94.1banor\u00eb\/km katror. Nga mir\u00ebqenia z\u00eb vendin e 31-t\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Nj\u00eb ishull i ndar\u00eb n\u00eb dy p\u00ebrkat\u00ebsi shtet\u00ebrore [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22608,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[2768],"class_list":["post-24030","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-qipro"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24030","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24030"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24030\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24030"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24030"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24030"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}