{"id":23787,"date":"2019-11-18T10:25:05","date_gmt":"2019-11-18T09:25:05","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=23787"},"modified":"2019-11-18T10:25:08","modified_gmt":"2019-11-18T09:25:08","slug":"besmir-guri-psikolog-cdo-lloj-dhune-nuk-eshte-bullizem-por-cdo-lloj-bullizmi-eshte-dhune","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/11\/besmir-guri-psikolog-cdo-lloj-dhune-nuk-eshte-bullizem-por-cdo-lloj-bullizmi-eshte-dhune\/","title":{"rendered":"Besmir Guri, psikolog: \u00c7do lloj dhune nuk \u00ebsht\u00eb bulliz\u00ebm, por \u00e7do lloj bullizmi \u00ebsht\u00eb dhun\u00eb."},"content":{"rendered":"\n<p>Nga Besmir Guri, psikolog<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/besmir-guri.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-21589\" width=\"153\" height=\"208\" srcset=\"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/besmir-guri.jpg 355w, https:\/\/intervista.al\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/besmir-guri-220x300.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 153px) 100vw, 153px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Bullizmi, <\/p>\n\n\n\n<p>\u00ebsht\u00eb nj\u00eb agresion q\u00eb shfaqet n\u00eb disa forma <\/p>\n\n\n\n<p>dhe mund t\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuese per sh\u00ebndetin fizik dhe psikologjik t\u00eb personit q\u00eb e p\u00ebson at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Bulliz\u00ebm, jan\u00eb ato situata kur nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb ose\ngrup f\u00ebmij\u00ebsh, duke p\u00ebrfituar nga forca\/ fuqia, pushteti q\u00eb ata mund t\u00eb ken\u00eb,\np\u00ebrbuzin, fyejn\u00eb, refuzojn\u00eb, p\u00ebrjashtojn\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb, godasin nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb apo\nnj\u00eb grup tjet\u00ebr f\u00ebmijesh \u201cm\u00eb t\u00eb dob\u00ebt\u201d se ata n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, duke ju\nshkaktuar d\u00ebmtime fizike si dhe l\u00ebndime serioze t\u00eb mir\u00ebqenies psiko\/emocionale.<\/p>\n\n\n\n<p>Disa nga m\u00ebnyrat e shfaqjes s\u00eb k\u00ebtij\nfenomeni,jan\u00eb: thirrja e dikujt me emra fyes, tall\u00ebs, shkrimi i mesazheve\nl\u00ebndues, l\u00ebnia jasht\u00eb aktiviteteve, k\u00ebrc\u00ebnimi, t\u00eb b\u00ebrtiturit, frik\u00ebsimi,\nvjedhja ose d\u00ebmtimi i sendeve\/gj\u00ebrave t\u00eb tyre personale, goditja, shkelmimi,\npickimi i tyre, ose detyrimi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra apo p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sjellje\nq\u00eb ata nuk duan t\u00eb p\u00ebrfshihen.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjitha\nsa m\u00eb lart, klasifikohen n\u00eb 5\/pes\u00eb forma m\u00eb t\u00eb hasura t\u00eb bullizmit:<\/p>\n\n\n\n<p>1.\nBullizmi fizik, ka n\u00eb thelb sulmin dhe goditjen fizike t\u00eb viktim\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>2. Bullizmi verbal, ka n\u00eb thellbin e tij\np\u00ebrdorimin e fjal\u00ebs me konotacion negativ ndaj viktim\u00ebs, p\u00ebr ti shkaktuar atij\npresion dhe vuajtje psikologjike.<\/p>\n\n\n\n<p>3. Bullizmi social, ka n\u00eb thelb p\u00ebrjashtimin,\nkur personi ve\u00e7ohet me detyrim nga grupi apo pjes\u00ebmarrja n\u00eb nj\u00eb aktivitet, duke\nu p\u00ebrbuzur me synim n\u00ebnvler\u00ebsimin dhe poshterimin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>4. Bullizmi i shkruar, n\u00eb thelb t\u00eb tij p\u00ebrfshin\nshkrimin e mesazheve ofenduese dhe posht\u00ebruese p\u00ebr tjetrin, duke ja derguar\natij individualisht ose duke i ekspozuar n\u00eb mjedise publike me emrin e\nviktim\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>5. Bullizmi elektronik, ky lloj bullizmi mund t\u00eb\njet\u00eb m\u00eb i riu nga koha, por dhe nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorurit dhe n\u00ebnkupton\nngacmimet l\u00ebnduese, tall\u00ebs dhe k\u00ebrc\u00ebnuese q\u00eb i b\u00ebhen personit n\u00ebp\u00ebrmjet mjeteve\nelektronike computer\/telefon, kryesisht n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rast\nt\u00eb bullizmit, kemi gjithmon\u00eb dy pal\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb \u00ebsht\u00eb dhunuesi personi i\ncili ushtron<\/p>\n\n\n\n<p>bullizem dhe nga ana tjeter, \u00ebsht\u00eb viktima\npersoni q\u00eb p\u00ebson apo vuan bulliz\u00ebm. Personat q\u00eb jan\u00eb viktima t\u00eb bullizmit,\nndihen vazhdimisht t\u00eb frik\u00ebsuar, t\u00eb pasigurt dhe mund t\u00eb mendojn\u00eb se duhet t\u00eb\nket\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon me ta, madje n\u00eb shum\u00eb raste personi arrin deri aty sa\nfajson edhe veten p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodh, duke e pare vet\u00ebn si nxit\u00ebs t\u00eb bullizmit.\nBullizmi ka pasoja negative tek t\u00eb gjith\u00eb viktimat e tij, por d\u00ebmi psikologjik\nshum\u00ebfishohet tek f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbindjesh\u00ebm emocionalisht.<\/p>\n\n\n\n<p>F\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb apo kan\u00eb\nq\u00ebn\u00eb viktima t\u00eb bullizmit, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikuar se f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb\nshfaqur: stres kronik, ankth t\u00eb lart, mendime pesimiste dhe irracionale, vetmi\ndhe mbyllje n\u00eb vetvete, shqet\u00ebsim t\u00eb vazhduesh\u00ebm, vetb\u00ebsim t\u00eb ul\u00ebt, r\u00ebnje e\ninteresit sidomos p\u00ebr mjediset ku i ushtrohet bullizmi, simptoma psiko \u2013\nsomatike (dhimbje koke, dhimbje stomaku, shenja lodhje, munges\u00eb oreksi, urinim\ni pavullnetsh\u00ebm, ku shqet\u00ebsimet sa m\u00eb lart, n\u00eb rast se zgjasin n\u00eb koh\u00eb pa u\ntrajtuar, mund t\u00eb cojn\u00eb deri n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim fatal n\u00eb depresion.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebrkimet m\u00eb t\u00eb shumta rreth bullizmit, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst shkollor, por bullizmi mund t\u00eb ndodh\u00eb edhe n\u00eb mjedise t\u00eb tjera, madje edhe n\u00eb familje. Nj\u00eb nga p\u00ebrkufizimet m\u00eb t\u00eb pranuara gjer\u00ebsisht p\u00ebr bullizmin, \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga studiuesi australian Ken Rigby (2002), sipas t\u00eb cilit: \u201cBullizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar tjetrin + nj\u00eb veprim q\u00eb l\u00ebndon + nj\u00eb disbalanc\u00eb n\u00eb forc\u00eb midis personave + nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje (n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tipike) + nj\u00eb p\u00ebrdorim i padrejt\u00eb i forc\u00ebs + nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e dukshme e agresorit si edhe nj\u00eb ndjenj\u00eb e p\u00ebrgjithshme e t\u00eb qenit mbizot\u00ebrues ndaj viktim\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.bota.al\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/Screen-Shot-2018-09-17-at-2.55.12-PM.jpg\" alt=\"Image result for bullizmi\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>K\u00ebto karakteristika, e b\u00ebjn\u00eb bullizmin jo vet\u00ebm\nnj\u00eb sjellje t\u00eb dhunshme atipike dhe shum\u00eb specifike n\u00eb raport me lloje t\u00eb tjera\nt\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb shkoll\u00eb, por gjithashtu edhe shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u\nidentifikuar, pasi personat q\u00eb p\u00ebsojn\u00eb bulliz\u00ebm,shpesh druhen t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb\nndihm\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs nga hakmarrja e dhunuesit, ndrojtja, turpi, mungesa\ne shpreses, mos besimi se ka nj\u00eb rrug\u00ebdalje, mungesa e informacionit se ku mund\nt\u00eb drejtohet p\u00ebr ndihme, mungesa e mbeshtetjes etj.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrse nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb priret q\u00eb t\u00eb bwhet bullist ose\nka element dhe tendenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar bulliz\u00ebm? Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje e cila\nnuk mund t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb thjesht\u00eb. Njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm dhunojn\u00eb p\u00ebr\narsye t\u00eb ndryshme dhe disa dhunojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt. Disa dhunojn\u00eb sepse\njan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur me veten dhe duke i b\u00ebr\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb ndihen keq, kjo\nduket se ju sjell atyre \u201ck\u00ebnaq\u00ebsi\u201d. Disa t\u00eb tjer\u00eb dhunojn\u00eb sepse kan\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb\nt\u00eb vazhdueshme p\u00ebr t\u2019u treguar t\u00eb tjer\u00ebve se jan\u00eb ata dominues n\u00eb mjedisin e\ntyre dhe se jan\u00eb ata q\u00eb komandojn\u00eb. T\u00eb tjer\u00eb dhunojn\u00eb sepse e perceptojn\u00eb\ndhun\u00ebn si t\u00eb vetmen form\u00eb q\u00eb siguron zgjidhje n\u00eb mjedisin social,sidomos n\u00eb\nrast se kund\u00ebrshtohen n\u00eb q\u00ebllimet e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Shpesh, p\u00ebr fatin tone t\u00eb keq, disa f\u00ebmij\u00eb\ndhunojn\u00eb sepse familjet ku jetojn\u00eb, jan\u00eb tolerante ndaj dhun\u00ebs dhe kan\u00eb\nmodeluar nj\u00eb sjellje t\u00eb dhunshme, ose m\u00eb keq akoma, i g\u00ebzohen faktit q\u00eb f\u00ebmija\n\u00ebsht\u00eb zot i vet\u00ebs, ( edhe pse kjo e arritur n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrdorimit t\u00eb dhun\u00ebs ).\nMegjithat\u00eb, mund t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsojm\u00eb faktin se tek k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb, pavar\u00ebsisht\narsyeve t\u00eb ndryshme, empatia \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebsuar, dhe e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb\nkuptojn\u00eb se sjelljet dhe veprimet e tyre, jan\u00eb t\u00eb gabuara dhe nuk arrijn\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb\nleht\u00eb se si ndjehen realisht viktimat e tyre si pasoj\u00eb e dhunimit q\u00eb ata ju\nb\u00ebjn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pse disa\nf\u00ebmij\u00eb bien m\u00eb shum\u00eb preh e bullizmit ?<\/p>\n\n\n\n<p>Mund t\u00eb ndodh q\u00eb disa f\u00ebmij\u00eb b\u00ebhen viktima t\u00eb\nbullizmit pa pasur ndonj\u00eb arsye duksh\u00ebm t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por zakonisht shumica e\nrasteve q\u00eb p\u00ebsojn\u00eb bulliz\u00ebm, ndodh sepse mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb far\u00eb\nm\u00ebnyre, disa shembuj: p\u00ebrshkak t\u00eb nevojave t\u00eb ve\u00e7anta fizike, v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb n\u00eb\nt\u00eb folur, ngjyr\u00ebs s\u00eb l\u00ebkur\u00ebs, pesh\u00ebs s\u00eb madhe\/obez, trupit shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr\napo shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, m\u00ebnyr\u00ebs se si ata sillen, karakteristikave t\u00eb\npersonalitetit, rezultateve n\u00eb m\u00ebsime, nivelit t\u00eb zhvillimit q\u00eb ata kan\u00eb etj.\nKarakteristikat sa m\u00eb lart, mund t\u00eb b\u00ebhen leht\u00ebsisht arsye t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr\npersonin q\u00eb ushtron bulliz\u00ebm q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb dhun\u00eb sistematike, posht\u00ebruese\ndhe me pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn, ku ve\u00e7an\u00ebrisht gjurm\u00ebt e pasojave\npsiko\/emocionale, f\u00ebmij\u00ebs mund ti mbet\u00ebn p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn si nj\u00eb traume e\nfshehur psikologjike, e cila mund t\u00eb ngacmoj\u00eb gjendjen e tij shpirt\u00ebrore edhe\nn\u00eb mosh\u00eb madhore.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7far\u00eb\nmund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb luftuar bullizmin?<\/p>\n\n\n\n<p>Disa k\u00ebshilla:<\/p>\n\n\n\n<p>\u00b7 Rregulli i par\u00eb ku duhet t\u00eb filloj\u00eb gjith\u00e7ka,\ninkurajojeni f\u00ebmij\u00ebn t\u00eb flas\u00eb, d\u00ebgjojini me shum\u00eb v\u00ebmendje se \u00e7far\u00eb f\u00ebmija ju\nthot\u00eb dhe tregohuni vazhdimisht mir\u00ebkuptues dhe mb\u00ebshtet\u00ebs ndaj shqet\u00ebsimit t\u00eb\ntij.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00b7 Shikoni me kujdes gjat\u00eb bised\u00ebs n\u00ebse f\u00ebmija ka\nmendime kritike p\u00ebr veten dhe ndjenja faj se ai \u00ebsht\u00eb shkaktari i situat\u00ebs,\nshum\u00eb shpesh f\u00ebmija e gjen fajn tek vetja, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u2019u b\u00ebni t\u00eb\nqart\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb faji i tyre q\u00eb gj\u00ebrat kan\u00eb shkuar ashtu, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos\nket\u00eb ndjenj\u00ebn shkat\u00ebrruese t\u00eb vet\u00ebfajsimit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00b7 Pyetni f\u00ebmij\u00ebn me shum\u00eb kujdes dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\ngraduale rreth asaj \u00e7ka i ka ndodhur, duhet patur parasysh se po flisni p\u00ebr\ndi\u00e7ka t\u00eb dhimshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn dhe atij i nevoitet pyetja e p\u00ebrshtatshme dhe\nkoha e duhur p\u00ebr tu shprehur. F\u00ebmija mund t\u00eb ket\u00eb ngjarje abuzive t\u00eb atilla q\u00eb\ne b\u00ebjn\u00eb t\u00eb bllokohet nga sikleti dhe turpi, sidomos kur nuk pyetet n\u00eb m\u00ebnyren e\nduhur. Nj\u00eb nga m\u00ebnyrat e duhura, \u00ebsht\u00eb q\u00eb duke i l\u00ebn\u00eb kohen e nevojshme, t\u00eb\nflisni me f\u00ebmij\u00ebn situat\u00eb pas situate se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebni ju bashk\u00eb me t\u00eb p\u00ebr\nt\u2019a zgjidhur k\u00ebt\u00eb problem, duke i siguruar nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr cdo rast. Kjo\np\u00ebrqasje, ndihmon f\u00ebmij\u00ebn t\u00eb shprehet, pasi ndjen se fjala e tij po vler\u00ebsohet\ndhe rrit optimizmin se problemi i tij po shoq\u00ebrohet me nj\u00eb zgjidhje.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00b7 Sigurojeni f\u00ebmij\u00ebn, se nuk do t\u00eb nd\u00ebrmerrni\nasnj\u00eb veprim pa u konsultuar m\u00eb par\u00eb me t\u00eb. Duke vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, do t\u00eb\nforcohet besimi i f\u00ebmij\u00ebs dhe benefitet e bashk\u00ebpunimit me f\u00ebmij\u00ebn do t\u00eb jen\u00eb\nm\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb shum\u00eb anshme, pasi nd\u00ebr t\u00eb tjera, f\u00ebmija vendoset nga pozita\ne viktim\u00ebs pasive, n\u00eb pozit\u00ebn e bashk\u00ebpun\u00ebtorit aktiv.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00b7 Diskutoni rreth bullizmit me persona t\u00eb tjer\u00eb,\nt\u00eb cil\u00ebt mund ta ken\u00eb ndeshur k\u00ebt\u00eb fenomen dhe mund t\u2019ju japin ide dhe\nsugjerime p\u00ebr zgjidhje, pasi edhe pse rasti mund t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb rast, disa\npraktika mund t\u00eb funksionojn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebr \u00e7do rast.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00b7 Ngrini grupe mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr t\u00eb adresuar\nnevojat dhe problemet q\u00eb vijn\u00eb nga bullizmi. Ky fenomen duhet trajtuar vazhdimisht\nn\u00eb shkoll\u00eb me nx\u00ebn\u00ebs, prind\u00ebr dhe m\u00ebsues rreth t\u00eb gjith\u00eb elementeve q\u00eb\nshoq\u00ebrojn\u00eb bullizmin, e mbi t\u00eb gjitha fokusuar n\u00eb: parandalim dhe nd\u00ebrhyrje.\nShkolla mund t\u00eb marr\u00eb masa duke caktuar nj\u00eb \u201cnx\u00ebn\u00ebs apo nj\u00eb t\u00eb rritur\np\u00ebrgjegj\u00ebs\u201d, i cili do t\u00eb v\u00ebzhgoj\u00eb dhe monitoroj\u00eb cdo rast me synim\nparandalimin,nd\u00ebrhyrje p\u00ebr zgjidhje kur ka ndodhur, apo v\u00ebzhgim dhe monitorim i\ncdo rasti t\u00eb zgjidhur me q\u00ebllim mos rip\u00ebrs\u00ebritjen n\u00eb t\u00eb ardhmen. Brenda\ninstitucioneve arsimore, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb zhvillohen vazhdimisht politika\nkund\u00ebr bullizmit, t\u00eb cilat mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb reduktimin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00b7\nInkurajoni f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb listojn\u00eb nj\u00eb list\u00eb me emra t\u00eb personave q\u00eb ata i shikojn\u00eb\nsi mb\u00ebshtet\u00ebs dhe ndihmues n\u00eb rast se do t\u00eb ndodheshin n\u00ebn rrezikun e\nbullizmit, m\u00eb pas lista e personave t\u00eb propozuar, t\u00eb shqyrtohet rast pas rasti\np\u00ebr t\u00eb ngritur me ta grupin e pun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00b7 Shpjegoni vazhdimisht tek f\u00ebmij\u00ebt se denoncimi\ni nj\u00eb rasti bullizmi,nuk \u00ebsht\u00eb spiunim apo nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb nuk na p\u00ebrket, por se\n\u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e jona p\u00ebr t\u00eb reaguar. Duhet t\u00eb dominoj\u00eb tek\nt\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt parimi se: \u00e7do f\u00ebmij\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndjehet i sigurt dhe i\nmbrojtur.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00b7 Ju mund t\u00eb provoni t\u2019i gjeni f\u00ebmij\u00ebs nj\u00eb shok\nm\u00eb t\u00eb \u201cfuqish\u00ebm\u201d se ai, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb ndjehet i sigurt, si dhe mund t\u2019i\nm\u00ebsoni t\u00eb zhvillojn\u00eb aft\u00ebsit\u00eb reaguse dhe vet\u00ebmbrojt\u00ebse, duke ilustruar situata\nkonkrete se si mund t\u00eb veprohet n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb caktuar.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00b7 Nxitini f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb shoq\u00ebrohen me shok\u00eb e\nshoqe, t\u00eb kalojn\u00eb koh\u00eb me ta, t\u00eb z\u00ebn\u00eb shok\u00eb t\u00eb rinj,kini parasysh se f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb\nnd\u00ebrmarrin ndaj tyre sjellje bullizmi,kan\u00eb m\u00eb pak gjasa t\u2019u afrohen n\u00ebse ata\njan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruar ose n\u00eb grup.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00b7 N\u00ebse f\u00ebmija n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, \u00ebsht\u00eb \u201ci\nndrysh\u00ebm\u201d nga shok\u00ebt n\u00eb element\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm, ndihmojini ata t\u2019a shikojn\u00eb\nndryshueshm\u00ebrin\u00eb si vler\u00eb dhe t\u00eb jen\u00eb krenar p\u00ebr k\u00ebto ndryshime. Nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb\nka respekt p\u00ebr veten dhe ndjehet krenar p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb dhe vlerat q\u00eb ai ka, ka m\u00eb\npak gjasa q\u00eb t\u00eb jet\u00eb viktim\u00eb e bullizmit dhe do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb\np\u00ebrballet me bullizmin.<\/p>\n\n\n\n<p>Drejtohu tek psikologu i shkoll\u00ebs. N\u00eb cdo rast\nbullizmi, psikologu i shkoll\u00ebs mund t\u00eb jap\u00eb ndihmes\u00ebn e tij si njoh\u00ebs i mir\u00eb i\nk\u00ebtyre situatave. Psikologu i shkoll\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga aktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\np\u00ebr trajtimin e rasteve t\u00eb bullizmit, pasi nd\u00ebrhyrja e tij \u00ebsht\u00eb e planifikuar\nn\u00eb shum\u00eb dimensione, si: informon rreth bullizmit, vler\u00ebson raste, planifikon\nnd\u00ebrhyrje, ofron konsultim profesional, kryen k\u00ebshillim dhe trajton rastin me\nt\u00eb dyja pal\u00ebt e konfliktuara.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto\nk\u00ebshilla, mund t\u00eb plot\u00ebsohen dhe me shum\u00eb t\u00eb tjera, megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb e\nr\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet se cdo rast bullizmi dallon nga tjetri, dhe duke qen\u00eb\nk\u00ebshtu, edhe zgjidhja duhet p\u00ebrshtatur me rastin konkret, duke hartuar plan\npune t\u00eb personalizuar sipas rrethanave t\u00eb rastit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rast se ju jeni pre e bullizmit, apo njw\nshoku\/shoqja juaj \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e k\u00ebsaj dhune, mos hezito t\u00eb k\u00ebrkosh ndihm\u00eb.\nZgjidhjet jan\u00eb t\u00eb shumta, rruga p\u00ebr tek zgjidhja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb: mos hesht.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Besmir Guri, psikolog Bullizmi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb agresion q\u00eb shfaqet n\u00eb disa forma dhe mund t\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuese per sh\u00ebndetin fizik dhe psikologjik t\u00eb personit q\u00eb e p\u00ebson at\u00eb. Bulliz\u00ebm, jan\u00eb ato situata kur nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb ose grup f\u00ebmij\u00ebsh, duke p\u00ebrfituar nga forca\/ fuqia, pushteti q\u00eb ata mund t\u00eb ken\u00eb, p\u00ebrbuzin, fyejn\u00eb, refuzojn\u00eb, p\u00ebrjashtojn\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":23788,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86],"tags":[2478,1444],"class_list":["post-23787","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-psikologu","tag-bullizmi","tag-kryesore"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23787","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23787"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23787\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23788"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23787"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23787"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23787"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}