{"id":23561,"date":"2019-10-17T23:15:06","date_gmt":"2019-10-17T21:15:06","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=23561"},"modified":"2019-10-17T23:15:22","modified_gmt":"2019-10-17T21:15:22","slug":"%ef%bb%bfkrushka-me-futi-ne-sherr-me-lagjen-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/10\/%ef%bb%bfkrushka-me-futi-ne-sherr-me-lagjen-2\/","title":{"rendered":"\ufeffKrushka m\u00eb futi n\u00eb sherr me lagjen"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Miq t\u00eb dashur, dua t`ju rr\u00ebfej miq\u00ebsin\u00eb time me krushk\u00ebn dhe trillimet e saj mbi mua.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Un\u00eb jam nj\u00eb zonj\u00eb rreth t\u00eb pes\u00ebdhjetave q\u00eb kurr\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> n\u00eb jet\u00ebn time nuk jam marr\u00eb me llafe. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pak sepse karakteri im nuk e lejonte, por edhe pak sepse burri im ishte shum\u00eb strikt dhe i urrente k\u00ebto gj\u00ebra. Q\u00eb n\u00eb fillim, kur u martova, ai ma b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se do futesha n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb madhe ku vet\u00ebm nuse ishim kat\u00ebr dhe un\u00eb kurr\u00eb s`duhej t\u00eb p\u00ebrzihesha n\u00eb muhabete q\u00eb nuk m\u00eb takonin. K\u00ebt\u00eb e vura vath n\u00eb vesh dhe kurr\u00eb nuk tentova t\u00eb b\u00ebja keq me fjal\u00ebt e mia, vet\u00ebm mundohesha q\u00eb si p\u00ebr kunatat, si p\u00ebr mikeshat e mia, t\u00eb flisja sa m\u00eb mir\u00eb. N\u00eb jet\u00eb kalova shum\u00eb sfida e shum\u00eb pabesi, por k\u00ebt\u00eb q\u00eb p\u00ebsova tani n\u00eb pleq\u00ebri, do ta mbaj si m\u00ebsim p\u00ebr t`ua dh\u00ebn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Un\u00eb kisha dy djem t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb ik\u00ebn n\u00eb Itali. Kur i pari u kthye, ishte n\u00eb mosh\u00eb p\u00ebr martes\u00eb dhe ne t\u00eb gjith\u00eb iu vum\u00eb q\u00eb t\u00eb martohej medoemos. Ngaq\u00eb kishte jetuar jasht\u00eb dhe ne donim nuse shqiptare, ma la mua n\u00eb dor\u00eb t\u00eb zgjidhja nj\u00eb vajz\u00eb. Nuk kishte nder m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr nj\u00eb n\u00ebn\u00eb sesa t\u00eb zgjidhte nusen, mir\u00ebpo nuk kishte as p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe. N\u00eb lagjen ton\u00eb kishim shum\u00eb vajza q\u00eb kishin mbaruar shkoll\u00ebn dhe q\u00eb ishin me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb mira. Mua \u00e7do dit\u00eb m\u00eb shkonte syri te nj\u00eb vajz\u00eb, n\u00ebn\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs e njihja nga larg, pasi shiste n\u00eb nj\u00eb dyqan. Ajo ishte vajz\u00eb flori, si nga paraqitja, ashtu edhe nga sjellja. Fola me djalin dhe ia tregova. Ai pranoi dhe m\u00eb tha se do t\u00eb kishte qejf q\u00eb si fillim, ta takonte vet\u00ebm p\u00ebr vet\u00ebm. At\u00ebhere un\u00eb takova t\u00eb \u00ebm\u00ebn e cila m\u00eb priti shum\u00eb mir\u00eb, m\u00eb tha se e kishte par\u00eb djalin dhe i kishte p\u00eblqyer e m\u00eb dha numrin e telefonit q\u00eb t\u00eb fliste vajza vet\u00eb me t\u00eb. Ashtu u b\u00eb. Un\u00eb mora numrin dhe ia dhash\u00eb djalit. Me pak fjal\u00eb, mbles\u00ebria u b\u00eb edhe \u00e7do gj\u00eb shkoi shum\u00eb mir\u00eb. Krushk\u00ebn e kisha shum\u00eb t\u00eb dashur, nuk linte dit\u00eb pa ardhur p\u00ebr t\u00eb na vizituar, mir\u00ebpo sa her\u00eb vinte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, gjente m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb shar\u00eb e p\u00ebrgojuar shoqet me t\u00eb cilat rrinte gjith\u00eb dit\u00ebn. Disa her\u00eb m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb burri im:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; K\u00ebsaj nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t`ia\nhapur der\u00ebn se na \u00e7orientoi nga trut\u00eb e kok\u00ebs! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa her\u00eb fillonte t\u00eb fliste p\u00ebr\ngrat\u00eb aty n\u00eb lagje, un\u00eb b\u00ebja sikur nuk d\u00ebgjoja dhe shum\u00eb her\u00eb i thoja se nuk na\nduhej gj\u00eb, t\u00eb b\u00ebnin \u00e7far\u00eb t\u00eb donin. Edhe vajza e vet e kishte kuptuar q\u00eb na e\nkishte sjell\u00eb n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs, por nuk kishte \u00e7far\u00eb t`i b\u00ebnte. Shum\u00eb her\u00eb, kur\nflisnim me djalin p\u00ebr krushk\u00ebn, ai thoshte: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ajo ngat\u00ebrron dynjan\u00eb moj\nmami, po hajt m\u00eb, s`kemi \u00e7`t\u2019i b\u00ebjm\u00eb! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fakt, kur e njoha, mua m\u2019u\nduk grua e urt\u00eb q\u00eb shikonte pun\u00ebn e vet, po u dashka t\u00eb hash me nj\u00eb njeri q\u00eb ta\nnjoh\u00ebsh. U b\u00ebn\u00eb vite q\u00eb djali im \u00ebsht\u00eb martuar e tani kan\u00eb edhe f\u00ebmij\u00eb, por mua\nm\u00eb b\u00ebri krushka nj\u00eb pabesi q\u00eb \u00ebsht\u00eb e tmerrshme ta mendosh. Para ca koh\u00ebsh m\u00eb\nkishte treguar p\u00ebr nj\u00eb shoqen e vet q\u00eb i shkonte n\u00eb dyqan dhe rrinte me or\u00eb t\u00eb\nt\u00ebra. M\u00eb tha: \u201cVjen aty, ulet n\u00eb karrige dhe un\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb duke pritur klient\u00eb e\nduke b\u00ebr\u00eb 100 pun\u00eb, kurse ajo rri gjith\u00eb dit\u00ebn, m\u00eb m\u00ebrziti!\u201d. Un\u00eb i thash\u00eb:\n\u201cMos e afro me muhabet\u201d. Nj\u00eb dit\u00eb, ajo m\u00eb erdhi n\u00eb sht\u00ebpi dhe m\u00eb tha: \u201cDua t\u00eb m\u00eb\nb\u00ebsh nj\u00eb nder, o sot, o kurr\u00eb! I thash\u00eb asaj shoqes: \u201cM\u00eb ke futur n\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb\nme krushk\u00ebn e dh\u00ebndrrin, ndaj mos m\u00eb eja m\u00eb n\u00eb dyqan tani e mbrapa\u201d, k\u00ebshtu q\u00eb\npo t\u00eb erdhi ndonj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb vesh, un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb\u201d. Un\u00eb u ndjeva shum\u00eb n\u00eb\nsiklet e i thash\u00eb se nuk kishte pse t\u00eb m\u00eb p\u00ebrfshinte mua, por m\u2019u lut 100 her\u00eb\nt\u00eb mos ia nxirrja g\u00ebnjeshtr\u00ebn. Gjith\u00eb nat\u00ebn nuk m\u00eb zuri gjumi dhe nuk dija a t`i\nthoja apo jo burrit se ai do ta merrte shum\u00eb keq k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe do t\u00eb m\u00eb\nhapte probleme. Kaluan disa dit\u00eb dhe un\u00eb ruaja rrug\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos e takoja at\u00eb\ngruan se e dija q\u00eb do t\u00eb ma thoshte ndonj\u00eb fjal\u00eb e un\u00eb s`do ta doja veten, por\nnuk kaluan m\u00eb shum\u00eb se tre dit\u00eb e vet\u00ebm kur m\u00eb ra dera n\u00eb dark\u00eb. Ne t\u00eb gjith\u00eb\npo hanim buk\u00eb n\u00eb tryez\u00eb dhe u ngrit nusja e hapi der\u00ebn. Pam\u00eb n\u00eb der\u00eb nj\u00eb burr\u00eb\nedhe at\u00eb komshien ton\u00eb. Nuk kishte turp m\u00eb t\u00eb madh sesa kur burri i saj iu\ndrejtua timit: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Kam ardhur t\u00eb sqaroj nj\u00eb\nmuhabet familjar me ju sepse gruaja ime nuk merret me llafe dhe un\u00eb nuk jam p\u00ebr\nt\u00eb m\u00eb mbyllur dyert mileti! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Burri im shtangu n\u00eb vend. Ai\nnuk po kuptonte asgj\u00eb. I ftoi t\u00eb uleshin, por ajo nuk pranoi dhe k\u00ebrceu duke m\u2019u\ndrejtuar mua me nj\u00eb z\u00eb shum\u00eb acarues: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb thuaj \u00e7far\u00eb kam th\u00ebn\u00eb un\u00eb p\u00ebr\nkrushk\u00ebn t\u00ebnde kur ne s\u2019kemi b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb muhabet bashk\u00eb. Sa e pafytyr\u00eb e\nllafazane paske qen\u00eb! &#8211; m\u00eb tha. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mua sa s`po m\u00eb binte tavani n\u00eb\nkok\u00eb. Im shoq vuri buz\u00ebn n\u00eb gaz edhe iu drejtua burrit: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7far\u00ebdo muhabeti t\u00eb qe, nuk ishte\ne nevojshme t\u00eb vije ti, se grat\u00eb i zgjidhin vet\u00eb pun\u00ebt e tyre! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ia ktheu e shoqja: &#8211; Un\u00eb jam\ngrua me burr\u00eb e nuk merrem me llafe. Ato q\u00eb merren, t\u00eb din\u00eb t\u2019u b\u00ebjn\u00eb ball\u00eb k\u00ebtyre\nsituatave! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aty nuk kishte m\u00eb vend p\u00ebr fjal\u00eb\ne diskutime, jo \u201cs\u2019e kam th\u00ebn\u00eb\u201d e jo \u201ce kam th\u00ebn\u00eb\u201d dhe faji m\u00eb mbeti mua. Ata\nik\u00ebn dhe burri m\u00eb tha: \u201cTurp t\u00eb t\u00eb vij\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb merresh me llafe!\u201d. M\u00eb\nishte nxir\u00eb fytyra dhe e dija se sherrin q\u00eb b\u00ebm\u00eb ne n\u00eb sht\u00ebpi, ajo do t\u2019ia\nthoshte gjith\u00eb lagjes. Imagjinoja veten me kok\u00eb posht\u00eb duke ecur rrug\u00ebve. Un\u00eb,\nzonj\u00eb e nderuar deri at\u00eb dit\u00eb, kisha r\u00ebn\u00eb pre e nj\u00eb thashethemnaje q\u00eb s`po dija\nt\u2019i dilja n\u00eb krye. Dit\u00ebn tjet\u00ebr erdhi krushka n\u00eb sht\u00ebpi dhe un\u00eb gjeta rastin\nkur ishim vet\u00ebm e i thash\u00eb q\u00eb do shkoja ta kapja at\u00eb grua e do t\u2019i thoja q\u00eb \u00e7do\ngj\u00eb ishte e shpikur nga kjo, por ajo filloi t\u00eb m\u00eb p\u00ebrgj\u00ebrohej e t\u00eb m\u00eb qante se\nnuk e kishte menduar q\u00eb gj\u00ebrat do shkonin deri k\u00ebtu. Gj\u00ebja q\u00eb m\u00eb vret m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb\nse as burri s`m\u00eb besoi kur ia thash\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, bile m\u00eb tha: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Shum\u00eb mir\u00eb ta ka b\u00ebr\u00eb se me\nsiguri i ke dh\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur, ndaj ta ka p\u00ebrmendur emrin. Po t\u00eb\nishte ndryshe, do thonte emrin tim! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb at\u00eb dit\u00eb un\u00eb jam matur me\nqindra her\u00eb t\u2019i them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn asaj gruaje, mir\u00ebpo s`kam mundur pasi krushka\nime e dashur filloi t\u00eb dilte e t\u00eb rrinte prap\u00eb me t\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb, n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb\nhistori, un\u00eb kisha dal\u00eb m\u00eb e djegura edhe isha p\u00ebrdorur thjesht p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga\nsituata. Nuk ka turp m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr mua! Kjo m\u00eb b\u00ebri t\u00eb nxjerr nj\u00eb m\u00ebsim t\u00eb\nvlefsh\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn dhe t\u00eb largoj njer\u00ebzit q\u00eb fusin gjith\u00eb lagjen n\u00eb sherr. N\u00eb\njet\u00eb t\u00eb vikan lloj-lloj situatash dhe duhet t\u00eb jesh e shkath\u00ebt q\u00eb t\u00eb dal\u00ebsh e\npanjollosur. Un\u00eb nuk u tregova e shkath\u00ebt as p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten, ndaj ende\nnuk jam e qet\u00eb. Ju p\u00ebrsh\u00ebndes, miqt\u00eb e gazet\u00ebs sepse m\u00eb duket se vet\u00ebm k\u00ebtu ju\nma keni d\u00ebgjuar fjal\u00ebn edhe ndihem pak m\u00eb e leht\u00ebsuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Miq t\u00eb dashur, dua t`ju rr\u00ebfej miq\u00ebsin\u00eb time me krushk\u00ebn dhe trillimet e saj mbi mua. Un\u00eb jam nj\u00eb zonj\u00eb rreth t\u00eb pes\u00ebdhjetave q\u00eb kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time nuk jam marr\u00eb me llafe. Pak sepse karakteri im nuk e lejonte, por edhe pak sepse burri im ishte shum\u00eb strikt dhe i urrente k\u00ebto gj\u00ebra. Q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22512,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-23561","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23561","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23561"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23561\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22512"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23561"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23561"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23561"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}