{"id":23265,"date":"2019-09-12T14:38:26","date_gmt":"2019-09-12T12:38:26","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=23265"},"modified":"2019-09-12T14:38:32","modified_gmt":"2019-09-12T12:38:32","slug":"%ef%bb%bfdeshira-per-tu-bere-nene-me-transformoi-si-njeri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/09\/%ef%bb%bfdeshira-per-tu-bere-nene-me-transformoi-si-njeri\/","title":{"rendered":"\ufeffD\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb n\u00ebn\u00eb, m\u00eb transformoi si njeri"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ju p\u00ebrsh\u00ebndes t\u00eb gjith\u00ebve ju miq t\u00eb \u201cIntervista\u201d, <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">vendosa q\u00eb t\u00eb ndaj me ju nj\u00eb breng\u00eb dhe nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, e cila po m\u00eb tjet\u00ebrson si nj\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> D\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb n\u00ebn\u00eb, m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb transformohem n\u00eb tjet\u00ebr njeri. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e \u00e7do gruaje p\u00ebr t\u00eb patur f\u00ebmij\u00ebn e saj, mir\u00ebpo, kjo gj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e madhe po m\u00eb p\u00ebrndjek gati po m\u00eb merr frym\u00ebn dhe nuk po e kuptoj se \u00e7far\u00eb po ndodh me mua. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E\ngjith\u00eb historia ime nisi kur motra ime u martua, ajo shkoi nuse n\u00eb nj\u00eb familje\nshum\u00eb t\u00eb mir\u00eb si nga ana morale, por edhe nga ajo ekonomike. Brez pas brezi ata\nkishin qen\u00eb nj\u00eb familje e bashkuar dhe me rregulla strikte, kjo gj\u00eb ishte e\ntrash\u00ebguar nga brezat e m\u00ebparsh\u00ebm dhe e kishin mbajtur familjen n\u00eb unitet.\nAsnj\u00eb nuse, apo nj\u00eb pjes\u00ebtar tjet\u00ebr i k\u00ebsaj familje nuk kishin guxuar q\u00eb t\u00eb\nthyenin tradit\u00ebn, apo rregullat q\u00eb ishin vendosur n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi. Kjo kishte\nb\u00ebr\u00eb q\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb funksiononte p\u00ebr bukuri dhe njer\u00ebzit ishin n\u00eb paqe me\nnj\u00ebri-tjetrin dhe nuk ekzistonte ndjenja e xhelozis\u00eb dhe e smir\u00ebs&nbsp; midis tyre. Motra u fejua me mbles\u00ebri dh ajo\nu p\u00ebrshtat n\u00eb at\u00eb familje me rregullat e tyre. Ajo kishte&nbsp; nj\u00eb kunat dhe dy kunata, t\u00eb cilat u martuan\npasi motra ime po jetonte n\u00eb familjen e tyre.&nbsp;\nHistoria \u00ebsht\u00eb pak e gjat\u00eb, por po mundohem q\u00eb t\u2019ju tregoj vet\u00ebm\nthelbin. Motra ime kishte pes\u00eb vjet martes\u00eb, dhe ajo u b\u00eb me dy f\u00ebmij\u00eb nj\u00eb\nvajz\u00eb dhe nj\u00eb djal\u00eb. Ajo jetonte me prind\u00ebrit e burrit dhe me kunatin e vog\u00ebl.\nPrind\u00ebrit e kunatit ishin shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur nga sjellja e motr\u00ebs time, sepse t\u00eb\ntill\u00eb edukat\u00eb kishim marr\u00eb nga familja jon\u00eb. Kjo kishte b\u00ebr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb krijonin\nnj\u00eb simpati p\u00ebr motr\u00ebn time, por jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, por edhe p\u00ebr mua. At\u00ebher\u00eb ata\nvin\u00eb dhe i thon\u00eb babit se duan t\u00eb b\u00ebhen dy her\u00eb miq me ne. Babi u habit shum\u00eb\ndhe p\u00ebr momentin nuk dinte se \u00e7far\u00eb p\u00ebrgjigje t\u2019ju jepte, por ata e kuptuan\nsituat\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb mos e v\u00ebn\u00eb n\u00eb siklet tim at\u00eb, i japin atij koh\u00ebn e\nnevojshme p\u00ebr t\u2019u menduar. Un\u00eb isha vet\u00ebm nj\u00ebzet\u00eb vje\u00e7e n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Prind\u00ebrit\ne mi d\u00ebshironin shum\u00eb q\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb shkoja n\u00eb at\u00eb familje, sepse si\u00e7 ju thash\u00eb\nm\u00eb sip\u00ebr, ata ishin nj\u00eb familje shum\u00eb e mire dhe nga motra kishim d\u00ebgjuar vet\u00ebm\nfjal\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr ta. Un\u00eb kunatin e motr\u00ebs e kisha takuar vet\u00ebm dy her\u00eb, por\nasnj\u00ebher\u00eb nuk e kisha par\u00eb me syrin se ai mund t\u00eb ishte burri im. Ashtu si edhe\nprind\u00ebrve dhe mua m\u00eb p\u00eblqeu fakti q\u00eb do shkoja nuse n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi, jo se kisha\nndonj\u00eb simpati p\u00ebr djalin q\u00eb do b\u00ebhej burri im m\u00eb pas, por, m\u00eb tep\u00ebr i\ng\u00ebzohesha faktit se un\u00eb p\u00ebr kunat\u00eb, do t\u00eb kisha motr\u00ebn time. Kjo gj\u00eb m\u00eb g\u00ebzonte\nshum\u00eb, po pa e ditur se kjo histori me motr\u00ebn time \u201ckunat\u00eb\u201d do m\u00eb ndryshonte\njet\u00ebn mua si njeri. Gj\u00ebrat filluan t\u00eb ndryshonin menj\u00ebher\u00eb&nbsp; dhe un\u00eb vet\u00eb nuk po arrija ta kuptoja se\n\u00e7far\u00eb po ndodhte me jet\u00ebn time. N\u00eb fillim u b\u00eb fejesa, m\u00eb pas martesa. Dhe dy\nvitet e para t\u00eb martes\u00ebs ishin vitet m\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb kam kaluar n\u00eb jet\u00ebn time.\nAlbani bashk\u00ebshorti im, ishte nj\u00eb nj\u00ebri shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb, dhe shum\u00eb i p\u00ebrkushtuar\np\u00ebr familjen, ai punonte ekonomist n\u00eb nj\u00eb firm\u00eb nd\u00ebrtimi. Si\u00e7 ju thash\u00eb edhe m\u00eb\nlart, ata kishin rregulla strikte n\u00eb familje, dhe im shoq edhe burri i motr\u00ebs,\nose m\u00eb sakt\u00eb kunati im, sa her\u00eb q\u00eb merrnin rrog\u00ebn, ata lek\u00ebt i dor\u00ebzonin te\nn\u00ebna e tyre. Ajo i administronte dhe ne sa her\u00eb q\u00eb kishim probleme, ose duhet\nt\u00eb psonisnim, i drejtoheshim asaj.&nbsp; N\u00eb\nfakt un\u00eb nuk isha m\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb lloj jete, por kjo gj\u00eb n\u00eb fillim nuk \u00ebsht\u00eb se\nm\u00eb shqet\u00ebsonte, sepse Albani nuk m\u00eb linte asnj\u00eb gj\u00eb mang\u00ebt, madje dhe me pushime\nkishim shkuar ne vendet me ne mode dhe nuk kisha pse t\u00eb shqet\u00ebsohesha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\ngj\u00eb. Me motr\u00ebn, po kaloja shum\u00eb mir\u00eb, ajo, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte dy f\u00ebmije dhe un\u00eb\nkujdesesha p\u00ebr ta.&nbsp; Ne t\u00eb dyja rrinim n\u00eb\nsht\u00ebpi, burrat tan\u00eb nuk donin q\u00eb ne t\u00eb punonim, k\u00ebshtu q\u00eb atyre ju mjaftonin\npun\u00ebt q\u00eb ne b\u00ebnim n\u00eb sht\u00ebpi, sepse lekun ata e nxirrnin vet. Deri k\u00ebtu gj\u00ebrat\nshkonin p\u00ebr mrekulli n\u00eb familjen ton\u00eb. Por p\u00ebr mua gj\u00ebrat filluan q\u00eb t\u00eb\nv\u00ebshtir\u00ebsoheshin n\u00eb koh\u00ebn kur kishin kaluar gati tre vite dhe un\u00eb akoma nuk\nkisha ngelur shtatz\u00ebn\u00eb. N\u00eb fillim nuk e kishim problem sepse si un\u00eb edhe Albani\nmendonim se t\u00eb rinj jemi, dhe jet\u00ebn e kemi p\u00ebrpara. Fakti q\u00eb un\u00eb nuk po\nngelesha shtatz\u00ebn\u00eb, filloi t\u00eb shqet\u00ebsoj\u00eb, jo vet\u00ebm mua por, t\u00eb gjith\u00eb familjen\ne burrit dhe familjen time gjithashtu. At\u00ebher\u00eb ne ia nis\u00ebm nga vizitat n\u00ebp\u00ebr\ndoktor\u00eb, sipas tyre, \u00e7do gj\u00eb ishte n\u00eb rregull si p\u00ebr mua ashtu dhe p\u00ebr Albanin.\nAta na k\u00ebshillonin q\u00eb ne duhet t\u00eb b\u00ebnim durim, dhe duhet t\u00eb ishim q\u00eb t\u00eb dy\nshum\u00eb t\u00eb qet\u00eb nga ana psikologjike. Dhe ne k\u00ebshtu b\u00ebm\u00eb kaluan pes\u00eb vjet\nmartes\u00eb, por asnj\u00eb rreze shprese nuk kishte p\u00ebr ne, p\u00ebrs\u00ebri i vazhduam vizitat,\np\u00ebrs\u00ebri na thoshin t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra, por me nj\u00eb ndryshim mua m\u00eb dhan\u00eb disa\nila\u00e7e, por ishte e kot as kjo nuk funksionoi. Nd\u00ebrkoh\u00eb, motra kishte mbetur\nshtatz\u00ebn\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn e tret\u00eb, por asaj i vinte shum\u00eb zor q\u00eb t\u00eb ma tregonte mua,\ne dinte e gjith\u00eb familja p\u00ebrve\u00e7 meje. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kuptova vet\u00ebm kur asaj filloi\ndhe po i rritej barku, nj\u00eb dit\u00eb ishim vet\u00ebm dhe e pyes:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Nela,\nmos je shtatz\u00ebn\u00eb ti?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo\nfilloi dhe po ndryshonte muhabet, e kuptova q\u00eb ajo donte t\u00eb ma mbante t\u00eb\nfsheht\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, q\u00eb un\u00eb t\u00eb mos vuaja. N\u00eb ato momente, sepse m\u2019u b\u00eb nj\u00eb l\u00ebmsh\nn\u00eb stomak dhe po e ndjeja se po m\u00eb bllokohej frym\u00ebmarrja. Ishin dy ndjenja t\u00eb\nkund\u00ebrta q\u00eb po m\u00eb ngacmonin n\u00eb shpirt, edhe g\u00ebzohesha, se do b\u00ebhesha p\u00ebr her\u00eb\nt\u00eb tret\u00eb teze dhe hall\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht, por m\u00eb tep\u00ebr hidh\u00ebrohesha q\u00eb nuk e kisha\nun\u00eb fatin e motr\u00ebs&nbsp; dhe t\u00eb mbaja n\u00eb krah\u00eb\nnj\u00eb f\u00ebmij\u00ebn tim. E ndjeja se situata po m\u00eb rr\u00ebshqiste nga duar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Ti\nnuk duhet t\u00eb ma kishe b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, &#8211; i thash\u00eb&nbsp;\ndhe lot\u00ebt m\u00eb rrodh\u00ebn mbi faqe. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Un\u00eb\ng\u00ebzohem p\u00ebr ju, dhe un\u00eb duhet t\u00eb isha e para q\u00eb duhet ta merrja k\u00ebt\u00eb lajm\u00eb t\u00eb\ng\u00ebzuar, dhe jo e fundit, &#8211; iu p\u00ebrgjigja e revoltuar. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb\npas shkova n\u00eb dhom\u00ebn time mbylla der\u00ebn nga brenda dhe shp\u00ebrtheva n\u00eb lot, ishte\nnj\u00eb situat\u00eb q\u00eb as nj\u00eb grua nuk do doja q\u00eb ta provonte. Motra m\u00eb th\u00ebrriste te\ndera, un\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjesha, por vet\u00ebm qaja. Doja q\u00eb ta kaloja ata situat\u00eb pa\nardhur prind\u00ebrit e tim shoqi, sepse nuk doja q\u00eb ata t\u00eb mendonin se un\u00eb isha\nziliqare ndaj motr\u00ebs time. Duke qar\u00eb m\u00eb kishte z\u00ebn\u00eb gjumi, dhe n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\nshikoja sikur n\u00eb krah\u00eb mbaja nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, isha shum\u00eb e g\u00ebzuar, aq sa\nnuk mund t\u00eb tregohej, por \u00ebndrr\u00ebn ma prishi trokitja e der\u00ebs. Ishte Albani, e\nhapa der\u00ebn, ai e kuptoi se un\u00eb kisha qare, madje e kuptoi dhe arsyen se p\u00ebrse qava.\nAi m\u00eb p\u00ebrqafoi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Mos\nu m\u00ebrzit zemra ime, sepse dhe ne shum\u00eb shpejt do t\u00eb mbajm\u00eb f\u00ebmij\u00ebn ton\u00eb n\u00eb\nkrah, -tha ai duke m\u00eb p\u00ebrqafuar me shum\u00eb \u00ebmb\u00eblsi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;\u2013 N\u00eb dit\u00ebt e sotme nuk ka \u00e7ift q\u00eb t\u00eb mbetet pa\nf\u00ebmij\u00eb sepse shkenca ka ecur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fjal\u00ebt\ne tij m\u00eb b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb ndihesha m\u00eb e qet\u00eb. Sot un\u00eb po tregoj historin\u00eb time, por\nprap\u00eb nuk arrij ta shpjegoj\u00eb me fjal\u00eb gjendjen time. Isha midis dy zjarreve,\nose m\u00eb sakt\u00eb midis dy ndjenjave pozitive dhe negative, ato luftonin midis\nnj\u00ebra- tjetr\u00ebs.&nbsp; Mendja m\u00eb thoshte q\u00eb t\u00eb\nmos isha ziliqare p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte ime mot\u00ebr, por zemra m\u00eb drith\u00ebronte dhe nuk\nm\u00eb linte t\u00eb merrja frym\u00eb lirsh\u00ebm. Dukej sikur ndjenja e xhelozis\u00eb po shtohej te\nmua edhe pse mundohesha q\u00eb ta mbaja p\u00ebrbrenda. F\u00ebmij\u00ebt e motr\u00ebs m\u00eb donin shum\u00eb,\nm\u00eb rrinin me duar n\u00eb qaf\u00eb, por sa m\u00eb shum\u00eb ata m\u00eb afroheshin, un\u00eb aq ma keq\nndjehesha, dhe gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs m\u00eb rrinin syt\u00eb me lot. Fillova t\u00eb dob\u00ebsohesha\nshum\u00eb, dhe kjo gj\u00eb ra edhe n\u00eb sy t\u00eb Albanit. Ai ishte pasuria ime m\u00eb e madhe,\nai m\u00eb donte pa asnj\u00eb lloj interesi, ai e kuptonte bot\u00ebn time, vet\u00ebm nuk dinte\n\u00e7far\u00eb t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte. Nj\u00eb dit\u00eb vjen n\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb p\u00ebrqafon dhe m\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Kam\nnj\u00eb surpriz\u00eb p\u00ebr ty. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga\nxhepi nxjerr nj\u00eb let\u00ebr dhe ma drejton mua, e hap e lexoj, dhe shikoj se\nishte&nbsp; takim me nj\u00eb doktor gjinekolog.\nNuk \u00ebsht\u00eb se u entuziazmova shum\u00eb sepse shum\u00eb doktor\u00eb t\u00eb till\u00eb kisha takuar,\npor asnj\u00eb rezultat nuk kisha arritur.&nbsp; Ai\ne kuptoi reagimin tim dhe vazhdoi:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-K\u00ebt\u00eb\nher\u00eb do jet\u00eb ndryshe, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb specialist i huaj n\u00eb nj\u00eb nga klinikat private,\ndhe do p\u00ebrdorim metod\u00ebn e fekondimit invitro.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk\ne p\u00ebrmbajta dot veten dhe iu hodha Albanit n\u00eb qaf\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb moment m\u2019u duk\nsikur bota ishte e imja, m\u2019u duk sikur nj\u00eb rreze shprese u \u00e7el p\u00ebr mua. At\u00ebher\u00eb\nfillova t\u00eb gjitha vizitat dhe analizat q\u00eb m\u00eb kishte k\u00ebshilluar doktori. Ishte\nnj\u00eb proces i gjat\u00eb dhe e i lodhsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb grua, sepse do merrje shum\u00eb\nmjekime, do b\u00ebje vizita, por un\u00eb nuk po hyj n\u00eb k\u00ebto detaje. T\u00eb gjitha ato q\u00eb\nun\u00eb b\u00ebja nuk m\u00eb dukeshin asgj\u00eb, p\u00ebrpara d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb madhe q\u00eb un\u00eb kisha p\u00ebr t\u2019u\nb\u00ebr\u00eb me nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Doktori, mbasi kishte vendosur vez\u00ebn e fekonduar n\u00eb mitr\u00ebn\ntime, m\u00eb k\u00ebshilloi se un\u00eb duhet t\u00eb rrija dy jav\u00eb shtrir\u00eb. Ashtu b\u00ebra, n\u00eb\nfamilje kisha p\u00ebrkujdesjen maksimale , si nga motra ime, e cila m\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb\nkok\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, por edhe nga pjes\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes.&nbsp; T\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshironin q\u00eb un\u00eb&nbsp; t\u00eb kisha sukses n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj trajtimi q\u00eb po\nb\u00ebja. Kaluan dhjet\u00eb dit\u00eb, dhe zemra m\u00eb rrihte, ishin \u00e7astet e fundit ku un\u00eb do\nt\u00eb merrja p\u00ebrgjigjen. Dit\u00ebn q\u00eb do shkoja n\u00eb spital p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb analiz\u00ebn e\ngjakut, at\u00eb dit\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes m\u00eb kan\u00eb ardhur dhe menstruacionet. Ai ka qen\u00eb\nzhg\u00ebnjimi dhe dhembja m\u00eb e madhe q\u00eb kam kaluar. E kuptova q\u00eb i gjith\u00eb ai mundim\nm\u00eb kishte shkuar d\u00ebm kot. Si \u00e7do grua e l\u00ebnduar fillova t\u00eb qaja, n\u00eb krah kisha\nAlbanin q\u00eb m\u00eb ngush\u00ebllonte. At\u00eb dit\u00eb u zhg\u00ebnjye edhe familja, e cila priste q\u00eb\nun\u00eb t\u00eb kisha rezultat, por si\u00e7 thon\u00eb ca gj\u00ebra, i ka zoti n\u00eb dor\u00eb. Edhe pse t\u00eb\nm\u00ebrzitur ata p\u00ebrs\u00ebri nuk ishin dor\u00ebzuar dhe m\u00eb thoshin se ti do e p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebsh\nprap\u00eb, pavar\u00ebsisht se ajo lloj metode k\u00ebrkonte shum\u00eb lek, dhe durim\nnj\u00ebkoh\u00ebsisht. Mbas kat\u00ebr muajsh fillova p\u00ebrs\u00ebri trajtimin n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb\ntjet\u00ebr, mundohesha t\u00eb mos e m\u00ebrzisja veten, dhe t\u00eb mos e mbaja mendjen aty, po\nishte e pa mundur shikoja motr\u00ebn, barku i s\u00eb cil\u00ebs rritej \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb\ndhe doja q\u00eb dhe un\u00eb ta kisha at\u00eb fat. Fillova q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb ta k\u00ebrkoja m\u00eb\n\u00e7do ngulm, por kjo ishte nj\u00eb ndjenj\u00eb q\u00eb e mbaja brenda vetes, dhe nuk ua thoja\nt\u00eb tjer\u00ebve, pavar\u00ebsisht se ata&nbsp; kuptonin\npozicionin tim. Pa u zgjatur shum\u00eb po u them se dhe hera e dyt\u00eb d\u00ebshtoi. Doktori\nnuk m\u00eb jepte asnj\u00eb lloj shpjegimi sepse gj\u00ebrat si p\u00ebr mua dhe Albanin ishin n\u00eb\nrregull, ai e lidhte d\u00ebshtimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces me an\u00ebn time psikologjike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duhet\nt\u00eb heq\u00ebsh ngarkesat psikologjike dhe emocionale, mos e shiko k\u00ebt\u00eb trajtim q\u00eb ne\nb\u00ebjm\u00eb si shp\u00ebtimin e jet\u00ebs t\u00ebnde, por si di\u00e7ka normale, &#8211; tha doktori.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">V\u00ebrtet\nmjek\u00ebsia b\u00ebn\u00eb pun\u00ebn e saj, por pjesa m\u00eb e madhe p\u00ebr t\u00eb patur sukses n\u00eb k\u00ebt\u00eb\nlloj metode i takon pacientit,- shtoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai\nm\u00eb k\u00ebshilloi q\u00eb ne t\u00eb b\u00ebnim pushime si un\u00eb dhe Albani. Dhe ashtu b\u00ebm\u00eb, por\npushimet&nbsp; zgjat\u00ebn dy jav\u00eb, pastaj\nfillonte rutina e p\u00ebrditshme. Kur shkoja n\u00eb sht\u00ebpi dhe shikoja f\u00ebmij\u00ebt e\nmotr\u00ebs, b\u00ebhesha shum\u00eb keq, ajo gj\u00eb m\u00eb shkat\u00ebrronte komplet. Akoma m\u00eb keq u b\u00ebra\nkur n\u00eb jet\u00eb erdhi f\u00ebmija i vog\u00ebl i saj, at\u00ebher\u00eb sht\u00ebpia m\u00eb dukej si nj\u00eb burg ku\nun\u00eb nuk merrja dot frym\u00eb. I&nbsp; them Albanit\nse duhet t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb vete. Ai as q\u00eb nuk e mori parasysh k\u00ebrkes\u00ebn\ntime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-Nuk\nmund t\u2019i thyej un\u00eb rregullat e familjes, -tha ai. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">-M\u00eb\nk\u00ebrko \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, por k\u00ebt\u00eb nuk mundem t\u00eb ta plot\u00ebsoi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndoshta\nai kishte t\u00eb drejt\u00eb, por brenda meje po ndodhte di\u00e7ka q\u00eb po m\u00eb transformonte si\nnjeri, ndjeja xhelozi p\u00ebr motr\u00ebn time dhe kjo ndjenj\u00eb m\u00eb tmerronte akoma m\u00eb\nshum\u00eb. \u00e7do nat\u00eb i lut\u00ebm zotit t\u00eb ma largoj lig\u00ebsin\u00eb nga shpirti. Tashm\u00eb po b\u00ebj\ndokumentet, q\u00eb trajtimin e radh\u00ebs un\u00eb ta b\u00ebj n\u00eb Turqi, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u b\u00eb sebep\nmotra ime, ajo i tha Albanit q\u00eb duhet t\u00eb shkoni jasht\u00eb vendit, me mendimin se\natje do jem m\u00eb e \u00e7liruar nga ana psikologjike. N\u00eb fakt, jam e trishtuar q\u00eb un\u00eb\nnuk po b\u00ebhem me nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr e fal\u00ebnderoj zotin q\u00eb m\u00eb ka\ndh\u00ebn\u00eb nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, dhe nj\u00eb familje p\u00ebr t\u2019u admiruar. T\u00eb gjith\u00eb\nata m\u00eb duan dhe jetojn\u00eb me shqet\u00ebsimin tim, dhe un\u00eb prandaj i lutem zotit, q\u00eb\nt\u00eb ma heq ndjenj\u00ebn negative q\u00eb m\u00eb trazon shpirtin. Kjo familje nuk e meriton q\u00eb\nt\u00eb ken\u00eb n\u00eb gjirin e tyre nj\u00eb nuse q\u00eb nga d\u00ebshtimi i saj t\u00eb fus p\u00ebr\u00e7arjen n\u00eb mes\ntyre. Si\u00e7 ju thash dhe m\u00eb lart shum\u00eb shpejt do t\u00eb kem trajtimin e radh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb\nmbetur shtatz\u00ebn\u00eb, dhe i lutem zotit q\u00eb t\u00eb m\u00eb ndihmoj\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb duar edhe un\u00eb\nf\u00ebmij\u00ebn tim. Po ndahem k\u00ebtu me ju miq t\u00eb gazet\u00ebs, p\u00ebr t\u2019ju rishkruar p\u00ebrs\u00ebri\np\u00ebr at\u00eb q\u00eb do m\u00eb ndodh. Shpresoj q\u00eb t\u00eb marr bekimet e gjith\u00eb atyre grave q\u00eb\nkan\u00eb provuar ndjenj\u00ebn e t\u00eb qenurit n\u00ebn\u00eb. Gjithashtu shpresoj q\u00eb&nbsp; Zoti t\u00eb m\u2019i heq lig\u00ebsit\u00eb nga shpirti dhe t\u00eb\nm\u00eb kthej\u00eb ndjenj\u00ebn e dashuris\u00eb p\u00ebr motr\u00ebn dhe f\u00ebmij\u00ebt e saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ju p\u00ebrsh\u00ebndes t\u00eb gjith\u00ebve ju miq t\u00eb \u201cIntervista\u201d, vendosa q\u00eb t\u00eb ndaj me ju nj\u00eb breng\u00eb dhe nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, e cila po m\u00eb tjet\u00ebrson si nj\u00ebri. D\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb n\u00ebn\u00eb, m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb transformohem n\u00eb tjet\u00ebr njeri. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e \u00e7do gruaje p\u00ebr t\u00eb patur f\u00ebmij\u00ebn e saj, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22512,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-23265","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23265","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23265"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23265\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22512"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23265"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23265"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23265"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}