{"id":23246,"date":"2019-09-07T20:27:04","date_gmt":"2019-09-07T18:27:04","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=23246"},"modified":"2019-09-08T07:01:47","modified_gmt":"2019-09-08T05:01:47","slug":"a-mund-te-behet-dhimbja-e-shpirtit-dhimbje-trupore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/09\/a-mund-te-behet-dhimbja-e-shpirtit-dhimbje-trupore\/","title":{"rendered":"A mund t\u00eb b\u00ebhet dhimbja e shpirtit dhimbje trupore?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Besmir Guri, psikolog<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb nga m\u00ebnyrat m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj pyetje, <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00ebsht\u00eb t\u00eb njihemi me disa nga \u00e7rregullimet kryesore somatoform.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> P\u00ebrgjat\u00eb njohjes me k\u00ebt\u00eb crregullim, fillimisht duhet t\u00eb theksojm\u00eb se truri i njeriut, \u00ebsht\u00eb komandanti i cili ka pushtetin absolut\/dominant p\u00ebr t\u00eb komanduar, drejtuar,, urdheruar apo anuluar k\u00ebrkesat q\u00eb ai shikon t\u00eb nevojshme n\u00eb raport me t\u00eb gjitha funksionet tona jetike q\u00eb varen drejtp\u00ebrdrejt prej tij. Gjat\u00eb k\u00ebsaj pune jetike q\u00eb b\u00ebn truri yn\u00eb, vazhdimisht nd\u00ebrhyjne faktor t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebn dhe vendimet q\u00eb ai merr, duke ia leht\u00ebsuar ose v\u00ebshtir\u00ebsuar pun\u00ebn atij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb karakteristik\u00eb dalluese e shum\u00eb individ\u00ebve me \u00e7rregullime t\u00eb simptomave somatike nuk jan\u00eb vet\u00eb simptomat somatike, por p\u00ebrkundrazi m\u00ebnyra e paraqitjes dhe interpretimit t\u00eb tyre. &#8216;(APA, 2013)<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7rregullimet somatike karakterizohen nga shenja t\u00eb ndryshme fizike q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb justifikuara\/ shpjeguara mbi baz\u00ebn e ekzaminimit laboratorik. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb klinikisht pacienti mund t\u00eb ket\u00eb problematika t\u00eb cilat i ankon, por n\u00ebse shikohet nga mjeku q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohet nj\u00eb diagnoz\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb organike, mjek\u00ebsisht nuk justifikohen simptomat dhe ankesat trupore. N\u00eb ket\u00eb rast, me shum\u00eb mund\u00ebsi personi pa e kuptuar po p\u00ebrp\u00eblitet me nj\u00eb vuajtje emocionale q\u00eb sistemi nervor duke imituar ia reflekton si vuajtje fizike, ose n\u00eb rastet kur mendimet dhe bindja e personit sajojn\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje jo reale, ndaj t\u00eb cil\u00ebs personi investohet me shqet\u00ebsim tep\u00ebr t\u00eb madh dhe t\u00eb pabaz\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb posht\u00eb do t\u00eb paraqiten vet\u00ebm disa nga llojet kryesore t\u00eb \u00e7rregullimeve somatoforme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">1. \u00c7rregullimi i simptom\u00ebs somatike<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb ket\u00eb rast, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb simptoma somatike q\u00eb jan\u00eb shqet\u00ebsuese dhe rezultojn\u00eb me prishje t\u00eb konsiderueshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb personit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Personi shfaq vazhdimisht mendime, ndjenja ose sjellje t\u00eb tep\u00ebrta q\u00eb lidhen me simptomat somatike ose shqet\u00ebsimet e lidhura me sh\u00ebndetin, si\u00e7 manifestohet nga t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb nga k\u00ebto reagime:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">A. Mendime joproporcionale dhe k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse p\u00ebr seriozitetin e simptomave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">B. Nivel i vazhduesh\u00ebm dhe tep\u00ebr i lart\u00eb i ankthit n\u00eb lidhje me sh\u00ebndetin ose simptomat fizike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">C. Koha dhe energjia e tep\u00ebrt nga personi kushtuar k\u00ebtyre simptomave ose shqet\u00ebsimeve sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">2. \u00c7rregullimi i ankthit nga s\u00ebmundja ose sic quhej m\u00eb pare<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hipokondria, \u00ebsht\u00eb preokupim i vazhduesh\u00ebm dhe frik\u00eb e madhe e pabaz\u00eb se vet\u00eb personi vuan nga nj\u00eb s\u00ebmundje serioze e rrezikshme. bazohet n\u00eb keqinterpretime t\u00eb simptomave t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme trupore, ose ekzagjerim i funksioneve normale q\u00eb b\u00ebn trupi gjat\u00eb pun\u00ebs jetike t\u00eb tij. Personi reagon me shqet\u00ebsim t\u00eb madh ndaj ankesave t\u00eb shumta trupore q\u00eb ndodhen n\u00eb mendimet e tij, p\u00ebr t\u00eb cilat personi \u00ebsht\u00eb i bindur q\u00eb ka nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb nuk po gjendet nga mjek\u00ebt dhe si pasoj\u00eb shkon nga nj\u00ebri mjek tek tjetri, nga laboratori n\u00eb laborator dhe i n\u00ebshtrohet me qindra ekzaminimeve p\u00ebr t\u00eb zbuluar s\u00ebmundjen e tij \u201ct\u00eb r\u00ebnd\u00eb imagjinare\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Simptomat somatike nuk jan\u00eb t\u00eb pranishme ose n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb pranishme, jan\u00eb me intensitet t\u00eb but\u00eb, por preokupimi \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsisht i tepruar. Dallimi i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm midis crregullimit t\u00eb ankthit nga s\u00ebmundja dhe \u00e7rregullimit simptomor somatik \u00ebsht\u00eb q\u00eb tek i pari, shqet\u00ebsimi i individit nuk buron nga vet\u00eb ankesa fizike, por p\u00ebrkundrazi nga ankthi i personit p\u00ebr kuptimin, dometh\u00ebnien ose shkakun e ankes\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7rregullimi i konversionit ose crregullimi funksional Neurologjik i Simptomave. Karakterizohet nga shenja q\u00eb i ngjajn\u00eb problemeve neurologjike dhe p\u00ebrq\u00ebndrohen m\u00eb tep\u00ebr rreth dhimbjeve q\u00eb burojn\u00eb nga sistemi neurologjik. \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7rregullim i cili p\u00ebrfshin simptoma t\u00eb pashpjegueshme ose deficite, t\u00eb cilat ndikojn\u00eb n\u00eb funksionet e vullnetshme motore dhe sensore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr shembull: personit me konversion i ndodh nj\u00eb kriz\u00eb q\u00eb i ngjan nj\u00eb krize epilepsie, Por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, b\u00ebhet ezheja dhe dallohet nj\u00eb aktivitet elektrik normal i trurit. N\u00eb disa raste, simptoma t\u00eb caktuara mund t\u00eb jen\u00eb madje n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me njohurit\u00eb e p\u00ebrgjithshme neurologjike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Karakteristik\u00eb dalluese \u00ebsht\u00eb edhe nd\u00ebrthurja nd\u00ebrmjet pranis\u00eb s\u00eb nj\u00eb stresori tep\u00ebr t\u00eb fort\u00eb psikologjik dhe simptomave t\u00eb konvertuara neurologjikisht. Ndodh q\u00eb personi arrin dhe ta kuptoj\u00eb se nuk ka nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb mirfillt\u00eb neurologjike p\u00ebr simptomat e tij, por e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontrolluar gjendjen dhe vuajtjen q\u00eb paraqitet nj\u00ebkoh\u00ebsisht tek ai si reale dhe e pranishme. Simptoma ose deficiti shkakton shqet\u00ebsime ose d\u00ebmtime klinike t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb fushat sociale, profesionale, ose fusha t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb personit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si ndodh shpjegimi i dhimbjes?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jozef Brojer dhe m\u00eb pas Zigmund Frojd, mb\u00ebshtet\u00ebn iden\u00eb se konfliktet e pavet\u00ebdijshme emocionale shnd\u00ebrrohen n\u00eb simptoma trupore. Po t\u00eb analizojm\u00eb sipas k\u00ebsaj qasje, lufta e dhimbjes emocionale b\u00ebhet midis vet\u00ebdijes dhe pavet\u00ebdij\u00ebs! Personi \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb ka nj\u00eb dhimbje shum\u00eb t\u00eb madhe emocionale, m\u00eb pas ai tenton t\u00eb \u201cmos e pranoj\u00eb\u201d dhe pavet\u00ebdish\u00ebm e perkthen n\u00eb dhimbje fizike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pra konfliktohet e nd\u00ebrgjegjshmja me t\u00eb pand\u00ebrgjegjshm\u00ebn. E nd\u00ebrgjegjshmja \u00ebsht\u00eb q\u00eb un\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb e di q\u00eb kam nj\u00eb dhimbje q\u00eb sa her\u00eb e mendoj m\u00eb b\u00ebn t\u00eb vuaj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment q\u00eb un\u00eb t\u00eb mos ndjehem keq nga dhimbja ime emocionale, nd\u00ebrhyn menj\u00ebher\u00eb e pa nd\u00ebrgjegjshmja dhe n\u00eb tentativa dashamirse mbrojt\u00ebse si dhe n\u00ebn harres\u00ebn e sforcuar t\u00eb vet\u00ebdij\u00ebs, e rr\u00ebmben dhimbjen n\u00eb labirinthet e veta duke u reflektuar m\u00eb pas n\u00eb dhimbje fizike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebto rrethana, na b\u00ebn t\u00eb kuptojm\u00eb se dhimbja e personit nuk \u00ebsht\u00eb zhdukur prej tij, ajo vet\u00ebm sa \u00ebsht\u00eb strukur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar, p\u00ebr tu rikthyer s\u00ebrisht e transformuar n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re q\u00eb tashm\u00eb as vet\u00eb ne nuk e njohim m\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb situate t\u00eb till\u00eb, personi fillon t\u00eb bredh\u00eb doktor n\u00eb doktor p\u00ebr t\u00eb gjetur shkakun e problemit t\u00eb tij. N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mire, doktori mund t\u00eb tregohet i v\u00ebmensh\u00ebm dhe t\u00eb kuptoj\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb shkaktar\u00eb psikologjik, por ka dhe plot raste qe mjeku ngutet p\u00ebr t\u00eb mbushur m\u00eb kot recet\u00ebn me ilace duke menduar se shkaktari \u00ebsht\u00eb organik. Duhet theksuar fort se n\u00ebse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha ekzaminimet q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb qartazi q\u00eb nuk ka nj\u00eb patologji organike, duhet k\u00ebrkuar menj\u00ebher\u00eb ndihma e nj\u00eb specialisti t\u00eb sh\u00ebndetit mendor.<br><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Besmir Guri, psikolog Nj\u00eb nga m\u00ebnyrat m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj pyetje, \u00ebsht\u00eb t\u00eb njihemi me disa nga \u00e7rregullimet kryesore somatoform. P\u00ebrgjat\u00eb njohjes me k\u00ebt\u00eb crregullim, fillimisht duhet t\u00eb theksojm\u00eb se truri i njeriut, \u00ebsht\u00eb komandanti i cili ka pushtetin absolut\/dominant p\u00ebr t\u00eb komanduar, drejtuar,, urdheruar apo anuluar k\u00ebrkesat q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21589,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86],"tags":[2667],"class_list":["post-23246","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-psikologu","tag-besmir"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23246","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23246"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23246\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21589"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23246"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23246"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23246"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}