{"id":2320,"date":"2014-08-19T13:54:26","date_gmt":"2014-08-19T13:54:26","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=2320"},"modified":"2014-08-19T15:18:20","modified_gmt":"2014-08-19T15:18:20","slug":"bujar-nishani-nuk-do-la-lejoj-miun-te-me-kaloje-nen-mustaqe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/08\/bujar-nishani-nuk-do-la-lejoj-miun-te-me-kaloje-nen-mustaqe\/","title":{"rendered":"Bujar Nishani: Nuk do ta lejoj miun, t\u00eb m\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebn mustaqe!"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Zotin Nishani e takuam n\u00eb breg t\u00eb liqenit t\u00eb Pogradecit, n\u00ebn hijen e nj\u00eb bliri, duke medituar&#8230;<\/em><\/p>\n<p><strong>Kaso Kosa: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, zoti President! Kemi ardhur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me ju&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bujar Nishani:<\/strong> &#8211; Koh\u00eb t\u00eb bukur ke zgjedhur p\u00ebr intervist\u00eb, Kaso! Nuk e shikon q\u00eb po na mbyt vapa e gushtit dhe s\u2019po dim\u00eb ku t\u00eb fusim kok\u00ebn? Shtoji vap\u00ebs edhe temperaturat e larta q\u00eb po na imponon maxhoranca e pap\u00ebrgjegjshme dhe&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vap\u00ebn e dyt\u00eb doja t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb intervist\u00eb. Pse gjith\u00eb ky tension politik, zoti President?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk jam un\u00eb q\u00eb shkaktoj tension, pasi jam n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kushtetut\u00ebs, si garant p\u00ebr funksionimin e nj\u00eb shteti ligjor. Maxhoranca e sotme po synon t\u00eb uzurpoj\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet dhe duke qen\u00eb se un\u00eb jam pengesa kryesore p\u00ebr vendosjen e neodiktatur\u00ebs, m\u00eb sulmon me t\u00eb gjitha mjetet dhe n\u00eb \u00e7do moment, duke krijuar k\u00ebshtu nj\u00eb situat\u00eb absurde dhe t\u00eb paprecedent, n\u00eb historin\u00eb e shtetit demokratik shqiptar.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Analist\u00ebt mendojn\u00eb se ju po futeni n\u00eb disa debate jo shum\u00eb produktive, p\u00ebrmes Facebookut&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019m\u00eb ngat\u00ebrroni mua me Facebookun, Kaso! Ku di un\u00eb se si p\u00ebrdoret kompjuteri dhe interneti! Jan\u00eb ata \u00e7unat e IT q\u00eb lozin gjith\u00eb dit\u00ebn. Un\u00eb as kam par\u00eb e as kam lexuar gj\u00eb nga ato q\u00eb thot\u00eb media apo analist\u00ebt. Ku m\u00eb del koha mua t\u00eb merrem me replika n\u00ebp\u00ebr internet\u00ebra? Un\u00eb mendoj nat\u00eb e dit\u00eb p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb zot vendit, duke vigj\u00ebluar ndaj shkeljeve t\u00eb vazhdueshme t\u00eb Kryeministrit dhe t\u00eb vart\u00ebsve t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>&#8211; K\u00ebto dit\u00eb, ju kthyet mbrapsht ligjin p\u00ebr Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. Nuk ju p\u00eblqeu?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019thua mo? Un\u00eb jo vet\u00ebm ligjin nuk e kam lexuar, por u befasova kur d\u00ebgjova n\u00eb media se e kisha kthyer mbrapsht n\u00eb Parlament. K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebt e mi, pa m\u00eb pyetur fare mua. N\u00eb fillim u revoltova dhe mora Doktorin n\u00eb telefon p\u00ebr t\u2019iu ankuar ndaj k\u00ebshilltar\u00ebve q\u00eb ai m\u00eb ka v\u00ebn\u00eb dhe vet\u00ebm kur ai m\u00eb tha se ligjin e kishin kthyer k\u00ebshilltar\u00ebt me urdh\u00ebrin e tij, u qet\u00ebsova. Un\u00eb v\u00ebrtet firmosa nj\u00eb shkres\u00eb q\u00eb ma dha K\u00ebshilltari p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Parlamentin, po se \u00e7\u2019p\u00ebrmbajtje kishte, as e pash\u00eb fare.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Edhe ligjin p\u00ebr Forcat e Armatosura, pa e par\u00eb e firmos\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; A jo! At\u00eb ligj e studiova me laps n\u00eb dor\u00eb dhe e ktheva me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb. Ai ligj \u00ebsht\u00eb antikushtetues, sepse m\u00eb heq mua si President kompetencat e Komandantit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura. Jam ish-ushtarak karriere un\u00eb dhe p\u00ebr ligjet ushtarake nuk ma ha qeni shkopin; i njoh n\u00eb maj\u00eb t\u00eb gishtave se e kam filluar karrier\u00ebn si komandant toge dhe jam formuar si ushtarak me rregullore n\u00eb duar. Antikushtetues ishte edhe ligji p\u00ebr karrier\u00ebn ushtarake dhe, edhe at\u00eb e ktheva me vet\u00ebdije. P\u00ebr ato dy ligje t\u00eb kthyera, Doktori erdhi n\u00eb zyr\u00ebn time dhe m\u00eb fal\u00ebnderoi personalisht. \u201cJari, je treguar n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e detyr\u00ebs q\u00eb u theve hund\u00ebt atyre t\u00eb Rilindjes, m\u00eb tha, se duan t\u00eb t\u00eb ulin prestigjin dhe t\u00eb t\u00eb kthejn\u00eb n\u00eb nj\u00eb kukull n\u00eb duart e Kryeministrit!\u201d. Dhe v\u00ebrtet, kur e mendoj, krenohem me at\u00eb veprim t\u00eb matur e burr\u00ebror.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju, edhe p\u00ebr zonj\u00ebn Xhuka apeluat. E b\u00ebt\u00eb p\u00ebr prestigj apo e \u00e7monit at\u00eb zonj\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr t\u00eb dyja e b\u00ebra sepse jam i bindur q\u00eb \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb imja dhe mendoj se ajo zonj\u00eb \u00ebsht\u00eb treguar v\u00ebrtet zonj\u00eb n\u00eb kryerjen e detyr\u00ebs. Pozita e sotme e hoqi se i dhembin syt\u00eb kur shikon q\u00eb kuadrot e v\u00ebn\u00eb n\u00eb detyra nga partia ime, jan\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm, t\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe besnik\u00eb t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit n\u00eb nj\u00eb shtet ligjor.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Zoti president, ju iu kund\u00ebrvut\u00eb qeveris\u00eb kur k\u00ebrkoi shkarkimin e gjyqtarit Gjin Gjoni. I nj\u00ebjti motiv \u00ebsht\u00eb; p\u00ebr devotshm\u00ebri n\u00eb detyr\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb akuzohet p\u00ebr fsheje t\u00eb pasuris\u00eb marramend\u00ebse?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; S\u00eb pari, Gjini \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr gjyqtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb nderuar t\u00eb vendit, si p\u00ebr kompetencat juridike, si p\u00ebr karakter njer\u00ebzor. V\u00ebrtet ka v\u00ebn\u00eb ca si shum\u00eb pasuri dy-tre vjet\u00ebt e fundit, po ku q\u00ebndron e keqja se \u00ebsht\u00eb pasuruar nj\u00eb qytetar i republik\u00ebs? Jemi n\u00eb kapitaliz\u00ebm dhe ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb i zoti, i ka t\u00eb t\u00ebra mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb pasurohet. Pastaj, t\u00eb mos harrojm\u00eb se nj\u00eb qytetari t\u00eb thjesht\u00eb, kur i mbaron nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb paqme, i del nga zemra nj\u00eb dhurat\u00eb e vog\u00ebl, n\u00eb euro, dollar\u00eb apo thjesht, lek\u00eb shqiptare. \u00c7\u2019t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjyqtari n\u00eb t\u00eb tilla raste, t\u00eb fyej\u00eb qytetarin n\u00eb ndjenjat me humane e m\u00eb delikate si\u00e7 \u00ebsht\u00eb mir\u00ebnjohja? S\u00eb dyti, Gjini \u00ebsht\u00eb mik i ngusht\u00eb i Doktorit dhe&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nuk po miratoni asnj\u00eb nga reformat n\u00eb drejt\u00ebsi. Mendoni se nuk jan\u00eb t\u00eb nevojshme?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebt\u00eb e b\u00ebj sepse jam un\u00eb Presidenti e kryetari i KLD dhe nuk mund t\u00eb lejoj q\u00eb t\u00eb m\u00eb kaloj\u00eb miu n\u00ebn mustaqe nga Edi Rama apo ministri Na\u00e7o, se pastaj aq duan ata dhe e b\u00ebjn\u00eb rrug\u00eb, heqin gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb armat\u00eb gjyqtar\u00ebsh t\u00eb zgjedhur nga vet\u00eb Doktori dhe v\u00ebn\u00eb ata q\u00eb i ven\u00eb pas Edvinit. E b\u00ebj edhe p\u00ebr t\u2019u treguar se KLD ka nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb nuk luan nga istikami, sikur ta di se m\u00eb kund\u00ebrvihet gjith\u00eb pozita. N\u00eb fund t\u00eb fundit, kam n\u00eb krah Doktorin q\u00eb duke ditur ngarkes\u00ebn e madhe t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb mia, v\u00eb Elvisin t\u00eb p\u00ebrgatit\u00eb listat dhe un\u00eb, vet\u00ebm sa i firmos.<\/p>\n<p><strong>&#8211; P\u00ebr skandalin e grabitjes s\u00eb Bank\u00ebs Shqiptare dhe p\u00ebr zotin Fullani, nuk jeni prononcuar akoma&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ju nuk e njihni mir\u00eb zotin Fullani; ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aset i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr vendin ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb nga ata burra q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb pun\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kemi detyrime dhe i jemi futur politik\u00ebs. Kur Odeta ime iku nga puna sepse u fye nga n\u00ebnvleft\u00ebsimi q\u00eb i b\u00ebnte Ministrja Kumbaro, q\u00eb as nuk e p\u00ebrsh\u00ebndeste e as i buz\u00ebqeshte Zonj\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, ishte ai Guvernator zem\u00ebrgjer\u00eb q\u00eb hodhi dor\u00ebn dhe jo vet\u00ebm ma mori n\u00eb bank\u00eb, por e b\u00ebri edhe drejtoresh\u00eb, me nj\u00eb rrog\u00eb q\u00eb nuk e kishim par\u00eb as n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Nuk jam nga ata un\u00eb, q\u00eb ha buk\u00ebn e p\u00ebrmbys kup\u00ebn. Edhe n\u00ebse pozita merr guximin dhe e shkarkon, un\u00eb nuk do ta firmos vendimin e qeveris\u00eb. Mos harroni se Fullani ka nj\u00eb mij\u00eb e nj\u00eb detyra si Guvernator. Mjafton t\u2019ju them q\u00eb ndjek ekipet e volejbollit t\u00eb femrave ku luan kunata e Doktorit dhe Odeta ime, t\u00eb meshkujve t\u00eb bank\u00ebs, at\u00eb t\u00eb basketbollit, festivalet dhe konkurset e bukuris\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, ndjek l\u00ebvizjet e t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb bank\u00ebs me pushime, n\u00eb festa e g\u00ebzime familjare dhe kuptohet q\u00eb \u00ebsht\u00eb i mbytur n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Analist\u00ebt dhe media hamend\u00ebsojn\u00eb se ju mund t\u00eb mos firmosni asnj\u00eb nga ligjet e miratuara n\u00eb seanc\u00ebn e fundit t\u00eb Parlamentit, m\u00eb 31 korrik&#8230; <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, nuk do t\u00eb firmos asnj\u00eb ligj t\u00eb asaj date. M\u00eb tha Doktori t\u00eb mos i miratoj sepse kemi plane t\u00eb tjera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vjesht\u00eb. Sot p\u00ebr sot, deputet\u00ebt e opozit\u00ebs dhe pozit\u00ebs jan\u00eb me pushime n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, pasi jan\u00eb stresuar shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb legjislatur\u00eb, jan\u00eb rrahur e keqtrajtuar. Derisa t\u00eb kthehen n\u00eb shtator, Doktori do t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb masa, si\u00e7 di vet\u00ebm ai, q\u00eb disa prej deputet\u00ebve t\u00eb pozit\u00ebs t\u00eb kthejn\u00eb mendje dhe t\u00eb mos i votojn\u00eb ato ligje, sidomos at\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn territoriale. Nga ana tjet\u00ebr, Basha dhe Edi Paloka do b\u00ebjn\u00eb referendum n\u00eb komunat dhe bashkit\u00eb q\u00eb ka PD dhe me vendimin plebishitar t\u00eb referendar\u00ebve, ligji p\u00ebr reform\u00ebn territoriale, doemos, do bjer\u00eb. Bashk\u00eb me t\u00eb, edhe ligjet e tjera dhe qeveria, do apo nuk do Edvin Rama, do t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen. Nga fundi i vjesht\u00ebs vijm\u00eb ne n\u00eb pushtet dhe un\u00eb do t\u00eb jem i qet\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn time fisnike&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb edhe ju keni nj\u00eb master t\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb institut fantaz\u00ebm francez me emrin IRERIE?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kam un\u00eb master? Sot po e d\u00ebgjoj p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Un\u00eb nuk kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb shkoll\u00eb ve\u00e7 asaj t\u00eb Bashkuar \u201cEnver Hoxha\u201d. Me siguri, do ta ket\u00eb bler\u00eb miku im Myqerem Tafaj kur u b\u00ebra President dhe nuk ma ka treguar. \u00c7uditem pse nuk ma ka th\u00ebn\u00eb. Me siguri, e ka ruajtur t\u00eb ma b\u00ebj\u00eb surpriz\u00eb n\u00eb kuadrin e 70 vjetorit t\u00eb \u00e7lirimit!<\/p>\n<p><del><strong>Blerta<\/strong><\/del><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Zotin Nishani e takuam n\u00eb breg t\u00eb liqenit t\u00eb Pogradecit, n\u00ebn hijen e nj\u00eb bliri, duke medituar&#8230; Kaso Kosa: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, zoti President! Kemi ardhur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me ju&#8230; Bujar Nishani: &#8211; Koh\u00eb t\u00eb bukur ke zgjedhur p\u00ebr intervist\u00eb, Kaso! Nuk e shikon q\u00eb po na mbyt vapa e gushtit dhe s\u2019po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[99],"tags":[373,117],"class_list":["post-2320","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kaso-kosa","tag-bujar-nishani","tag-kaso-kosa-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2320","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2320"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2320\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2320"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2320"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2320"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}