{"id":23098,"date":"2019-08-08T13:30:32","date_gmt":"2019-08-08T11:30:32","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=23098"},"modified":"2019-08-08T13:35:17","modified_gmt":"2019-08-08T11:35:17","slug":"%ef%bb%bfsi-te-dal-nga-ky-batak-ku-kam-rene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/08\/%ef%bb%bfsi-te-dal-nga-ky-batak-ku-kam-rene\/","title":{"rendered":"\ufeffSi t\u00eb dal nga ky batak ku kam r\u00ebn\u00eb?"},"content":{"rendered":"\n<p><strong>Jam nj\u00eb vajz\u00eb nga Maqedonia dhe problemi im filloi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb! <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ndjeja frik\u00eb disa net\u00eb pa arsye nd\u00ebrsa ver\u00ebn e kaluar nuk po i kushtoja v\u00ebm\u00ebndje dhe kaloi. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga muaji prill un\u00eb kisha provimet e fakultetit (t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb sakt\u00ebsisht, gjithashtu punoj n\u00eb ordinanc\u00eb stomatologjike \u00e7do dit\u00eb t\u00eb jav\u00ebs) dhe n\u00eb provimin e fundit nj\u00eb jav\u00eb p\u00ebrpara m\u00eb kaploi nj\u00eb tmerr frike). T\u00eb nes\u00ebrmen pata provimin e fundi. Dola me nota shum\u00eb t\u00eb mira. At\u00eb dit\u00eb q\u00eb mbaroja afatin mua m\u00eb erdhi nj\u00eb lloj ndjesie e keqe n\u00eb stomak si demoralizim. Un\u00eb nuk e dija se \u00e7far\u00eb kisha dhe si shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar t\u00eb tjer\u00eb u drejtova&nbsp; tek nj\u00eb mjek internist. Pas anamnez\u00ebs ai m\u00eb dha eglonyl 2&#215;1. Frika m&#8217;u largua por kisha shum\u00eb mundime si gjat\u00eb edhe pas mbarimit t\u00eb barit. Nervozohesha, kisha marrje mendsh etj. M\u00eb pas p\u00ebr k\u00ebto shqet\u00ebsime u drejtova te nj\u00eb mjek tjet\u00ebr q\u00eb m\u00eb rekomandoi xanax 0.25 2&#215;1 t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb b\u00ebnin keq. E k\u00ebtu filloi show i v\u00ebrtet\u00eb. Duke lundruar n\u00ebp\u00ebr internet dhe duke k\u00ebrkuar p\u00ebr neuroza un\u00eb fillova t\u00eb mendoja q\u00eb jam n\u00eb depresion. Kisha frik\u00eb se mos \u00e7mendem, mos ndahem nga i fejuari, mos b\u00ebj vetvrasje dhe vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim q\u00ebndronte mendja ime. Pas bised\u00ebs me nj\u00eb mike t\u00eb vlefshme un\u00eb vendosa t\u00eb mos konsumoja medikamente t\u00eb ndryshme dhe pata duksh\u00ebm p\u00ebrmir\u00ebsim duke u munduar t\u00eb bind veten se nuk jam e s\u00ebmur\u00eb. Pastaj ankthi m\u00eb vinte nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 4-5 dit\u00eb dhe e nd\u00ebrlidhja me depresionin&nbsp; ose \u00e7rregullimet&nbsp; bipolare, nd\u00ebrsa kur ndihesha mir\u00eb mendoja q\u00eb jam n\u00eb faz\u00ebn maniak. Vendosa t\u00eb shkoja n\u00eb psikiat\u00ebr q\u00eb t\u00eb m\u00eb thoshte q\u00eb nuk kam gj\u00eb dhe t\u00eb m\u00eb jepte kurajo sepse un\u00eb isha aq keq dhe mund t\u00eb b\u00ebja edhe pa medikamente.&nbsp; Psikiatri sapo morri anamnez\u00ebn me diagg me f40.8 dhe g44.2 tha q\u00eb kam ankth dhe depresion. Nuk m\u00eb dha shum\u00eb shpjegime por vet\u00ebm m\u00eb tha q\u00eb gjendja do kaloj\u00eb p\u00ebr 1 muaj e gjysm\u00eb. Me rekomandimin e psikiatrit un\u00eb marr Zepira 5 mg 1&#215;1 dhe xanax 0.25 1&#215;1. Ndihem m\u00eb mir\u00eb, ka 18 dit\u00eb q\u00eb konsumoj k\u00ebt\u00eb terapi. Meraku im \u00ebsht\u00eb se mos b\u00ebhem e varur nga k\u00ebto substance. \u00c7far\u00eb mendoni ju p\u00ebr gjendjen time? Si t\u00eb dal nga ky batak ku kam r\u00ebn\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;T\u00eb lutem shum\u00eb pres p\u00ebrgjigje!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:<\/strong> E nderuar\nstudente e Mjek\u00ebsis\u00eb, po t\u00eb them q\u00eb n\u00eb fillim, lum si ti p\u00ebr intelektin dhe sh\u00ebndetin\nshum\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb ke! T\u00eb garantoj 100% q\u00eb s\u2019ke asnj\u00eb lloj patologjie. Edhe p\u00ebr\ndeg\u00ebn e Mjek\u00ebsis\u00eb q\u00eb po mbaron m\u00eb g\u00ebzon shum\u00eb, pasi duke i kaluar vet\u00eb k\u00ebto\nsimptomat e ankthit e t\u00eb panikut do t\u00eb ndihmosh edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb pa ila\u00e7e e\npa i \u00e7puar me gjilp\u00ebra por vet\u00ebm duke e sqaruar e bindur se simptomat e ankthit\nnd\u00ebr to edhe depresioni q\u00eb kuron nga ankthi nuk jan\u00eb s\u00ebmundje dhe nuk t\u00eb \u00e7ojn\u00eb\nn\u00eb ndonj\u00eb s\u00ebmundje, Ti gjithashtu po pranon se edhe n\u00eb nj\u00eb ordinanc\u00eb\nstomatologjike dhe kjo ende t\u00eb b\u00ebn m\u00eb shum\u00eb t\u00eb vlefshmee t\u00eb t\u00eb them lum si ti\np\u00ebr veten t\u00ebnde e lum si sht\u00ebpia q\u00eb t\u00eb ka! Le ti b\u00ebjm\u00eb tani nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb\nshkuar\u00ebs, problemeve q\u00eb ti ke kaluar. Normalisht kur t\u00eb mbarosh ti deg\u00ebn e\nmjeksis\u00eb do t\u00eb dish t\u00eb kuptosh dhe t\u00eb besosh se t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb ke kaluar ti\nsi tmerr nuk t\u00eb rrezikojn\u00eb hi\u00e7 fare sepse nuk jan\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm nj\u00eb alarm\ni rrem\u00eb ose nj\u00eb lloj \u201ctsunami\u201d fjal\u00eb t\u00eb cil\u00ebn si\u00e7 e sheh e kam futur n\u00eb\nthonj\u00ebza. Mir\u00ebpo me sa duket ti nuk e ke mbaruar t\u00eb plot\u00eb mjeksin\u00eb, por edhe\nkur ta mbarosh, kur vjen puna p\u00ebr veten, mendon se je nj\u00eb person unik n\u00eb lidhje\nme sh\u00ebndetin dhe nuk i beson ato q\u00eb di, ose frika nuk t\u00eb lejon ti kujtosh ato\nq\u00eb ndoshta i di. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye themi ne q\u00eb \u201csqepari nuk e gdh\u00ebnd dot bishtin e\nvet, ndaj nuk lejohet p\u00ebr nj\u00eb doktor sado i zoti t\u00eb jet\u00eb t\u00eb diagnostifikohet.\nN\u00eb letr\u00ebn t\u00ebnde duket qart\u00eb se ti i ke kuptuar shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb kur tu duk se\nfilluan ashtu si &lt;&lt;kot&gt;&gt; ti u p\u00ebrq\u00ebndrove n\u00eb to u tr\u00ebmbe, pra u\ntr\u00ebmbe shum\u00eb dhe u \u201czhyte\u201d fare n\u00ebp\u00ebr detin e frik\u00ebs si\u00e7 thua ti \u201cduke lundruar\nn\u00ebp\u00ebr internet\u201d e duke k\u00ebrkuar s\u00ebmundje ti u tr\u00ebmbe edhe m\u00eb shum\u00eb&nbsp; dhe n\u00eb fund \u201cdor\u00ebzove\u201d tek doktor\u00ebt kur do t\u00eb\nkishte nj\u00eb zgjedhje t\u00eb bukur: terapia e \u00ebmb\u00ebl q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb psikoterapia dhe\nkurat 100% bimore. Ty do t\u00eb sh\u00ebrbente vet\u00ebndihma po t\u00eb d\u00ebgjoje me v\u00ebmendje disa\nintervista t\u00eb mijat me titull depresioni dhe ankthi. Shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb ti je\np\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb bindur veten q\u00eb nuk je e s\u00ebmur\u00eb me depresion por edhe pse je\nstudente e mjeksis\u00eb, ti nuk mundesh q\u00eb ta b\u00ebsh vet\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, pasi ti e di se\nsi simptomat e ankthit p\u00ebrngjajn\u00eb aq shum\u00eb me ato t\u00eb s\u00ebmundjeve t\u00eb tjera. Edhe\np\u00ebr rastet m\u00eb t\u00eb thjeshta n\u00eb dukje, un\u00eb p\u00ebrdor testet shkencore sepse vet\u00ebm ato\nnuk t\u00eb l\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb gabosh. Nuk mund t\u00eb bazohem vet\u00ebm tek ato q\u00eb thot\u00eb klienti,\npasi nga frika, ankthi ai i sheh t\u00eb zmadhuara t\u00eb gjitha, pasi ai i acaruar ja\nfut edhe \u201ckot\u201d. Diagnostifikimi ka r\u00ebnd\u00ebsi vendimtare prandaj un\u00eb habitem me\nata doktor\u00eb q\u00eb nxitojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbushur recetat ende pa e d\u00ebgjuar mir\u00eb pacientin\ne \u201cgjor\u00eb\u201d them i \u201cgjor\u00eb\u201d sepse n\u00eb disa raste rezultojn\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Ti thua q\u00eb\npsikiatri nuk m\u00eb dha shum\u00eb shpjegime por m\u00eb tha \u201cankth dhe depresion\u201d k\u00ebt\u00eb un\u00eb\nnuk e kuptoj mir\u00eb pasi ka ankth q\u00eb t\u00eb kuron nga depresioni (bipolar) e n\u00eb k\u00ebt\u00eb\nrast ky ankth buron nga s\u00ebmundje dhe nuk mund t\u00eb kurohet pa u kuruar s\u00ebmundja.\nJa se si shkruan doktoresha e shquar Italiane Chiara&nbsp; Libero te libri \u201cDepresioni, ankthi, stresi\u201d\nfaqe 17:&nbsp; Depresioni i shkaktuar nga\nankthi karakterizohet nga ankthi, normalisht gj\u00ebndje e ndjer\u00eb emocionale,\nmerakosjet e vazhdueshme mund t\u00eb zhduken nga disa kura natyrore, si p\u00ebrshembull\nfitoterapia q\u00eb p\u00ebrdor barnat p\u00ebr cil\u00ebsit\u00eb e kurimit t\u00eb ankthit q\u00eb kan\u00eb atop or\ngjithashtu edhe teknikat, si dhe me an\u00eb t\u00eb psikoterapive t\u00eb shkurtra. Besoj se\nu kuptuam e nderuara studente. Kaq na lejon p\u00ebrgjigja e letr\u00ebs&nbsp; t\u00ebnde por normalisht q\u00eb kam ende shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb\nth\u00ebn\u00eb. Je e mir\u00ebpritur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jam nj\u00eb vajz\u00eb nga Maqedonia dhe problemi im filloi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb! Ndjeja frik\u00eb disa net\u00eb pa arsye nd\u00ebrsa ver\u00ebn e kaluar nuk po i kushtoja v\u00ebm\u00ebndje dhe kaloi. Nga muaji prill un\u00eb kisha provimet e fakultetit (t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb sakt\u00ebsisht, gjithashtu punoj n\u00eb ordinanc\u00eb stomatologjike \u00e7do dit\u00eb t\u00eb jav\u00ebs) dhe n\u00eb provimin e fundit nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":23099,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86],"tags":[2512],"class_list":["post-23098","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-psikologu","tag-dr-jashar-demiri"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23098","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23098"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23098\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23099"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23098"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23098"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23098"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}