{"id":23011,"date":"2019-07-22T21:35:16","date_gmt":"2019-07-22T19:35:16","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=23011"},"modified":"2019-07-22T21:35:23","modified_gmt":"2019-07-22T19:35:23","slug":"%ef%bb%bfi-bera-dokumentet-burrit-deshi-te-me-nxirrte-nga-shtepia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/07\/%ef%bb%bfi-bera-dokumentet-burrit-deshi-te-me-nxirrte-nga-shtepia\/","title":{"rendered":"\ufeffI b\u00ebra dokumentet burrit, deshi t\u00eb m\u00eb nxirrte nga sht\u00ebpia"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb zonj\u00eb q\u00eb jetoj n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Kam qen\u00eb lexuese e rregullt e gazet\u00ebs suaj dhe tani q\u00eb jam larguar nga Shqip\u00ebria vazhdoj t\u00eb lexoj historit\u00eb nga jeta n\u00eb faqen tuaj n\u00eb internet. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shum\u00eb histori kam lexuar p\u00ebr ato \u00e7ifte q\u00eb u ka ardhur ndarja nga emigracioni. Sigurisht, jeta n\u00eb m\u00ebrgim t\u00eb p\u00ebrplas me shum\u00eb t\u00eb papritura dhe duhet t\u00eb jesh shum\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrballuar t\u00eb gjitha. Un\u00eb jam nj\u00eb qytetare nga Elbasani dhe jet\u00ebn n\u00eb \u00e7ift e fillova q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re. Me t\u00eb mbaruar shkoll\u00ebn e mesme, u martova me ish-bashk\u00ebshortin tim, Dorjanin. Para disa vitesh emigruam n\u00eb Franc\u00eb n\u00eb rrug\u00eb ilegale. Kur shkuam atje, na strehuan disa kush\u00ebrinjt\u00eb e Dorjanit. Ata gjet\u00ebn edhe nj\u00eb person me t\u00eb cilin un\u00eb do t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb martes\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dokumentet. N\u00eb Shqip\u00ebri kishim b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm dasm\u00ebn, por jo celebrimin. Q\u00ebllimi ishte q\u00eb un\u00eb ose Dorjani t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb martes\u00eb p\u00ebr dokumentet dhe rast\u00ebsia b\u00ebri q\u00eb ta hidhja un\u00eb k\u00ebt\u00eb hap, sigurisht, n\u00eb marr\u00ebveshje me ish-burrin tim. \u00c7do gj\u00eb shkoi n\u00eb rregull dhe mbas dy vitesh un\u00eb arrita t\u00eb merrja n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb franceze, sigurisht, kundrejt nj\u00eb shume parash. Jeta p\u00ebr mua dhe p\u00ebr bashk\u00ebshortin tim filloi normalisht dhe un\u00eb nisa t\u00eb punoja disa pun\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh. Kam punuar q\u00eb te pastruese e pun\u00eb t\u00eb tjera si kjo, derisa u shkollova, m\u00ebsova gjuh\u00ebn dhe punoja si p\u00ebrkthyese n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb huajt. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ne merreshim me dokumentet e divorcit me francezin dhe n\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebra celebrimin me Dorjanin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb edhe atij t\u2019i dilnin dokumentet. Mbas nj\u00eb viti mora vjehrr\u00ebn n\u00eb Franc\u00eb sepse edhe at\u00eb do ta hidhnim mbi vete. Un\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb isha b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb vajz\u00eb. Dorjani gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs rrinte n\u00eb sht\u00ebpi. Sigurisht, dilte edhe jasht\u00eb, por nuk kishte dokumente q\u00eb t\u00eb punonte, k\u00ebshtu q\u00eb gjith\u00eb ekonomin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb e mbuloja un\u00eb. Edhe paran\u00eb e menaxhoja un\u00eb. Vjehrr\u00ebs kjo gj\u00eb nuk i p\u00eblqente, i dukej sikur un\u00eb kisha dal\u00eb m\u00eb e zonja se djali i saj, ndaj filloi t\u00eb hidhte kunja si\u00e7 e kan\u00eb n\u00ebnat zakon. Un\u00eb as q\u00eb e d\u00ebgjoja. Rrija gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs n\u00eb pun\u00eb, kishte raste edhe me or\u00eb t\u00eb zgjatura dhe kisha arritur t\u00eb grumbulloja shum\u00eb para. Bashk\u00eb me Dorjanin kishim vendosur t\u00eb merrnim nj\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb t\u00eb madhe me qira dhe do ta mobilonim me gj\u00ebra luksi. E kishim vendosur se jet\u00ebn do ta b\u00ebnim n\u00eb Franc\u00eb dhe si \u00e7do shqiptar, edhe ne kishim d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb kishim nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb bukur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb gjitha mobiljet i blem\u00eb nga m\u00eb t\u00eb shtrenjtat. Vet\u00ebm\nkrevati yn\u00eb shkoi pes\u00eb mij\u00eb euro e t\u00eb gjitha pajisjet e sht\u00ebpis\u00eb mund t\u00eb\nshkonin deri n\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb euro. T\u00eb gjitha faturat e blerjes ishin n\u00eb\nemrin tim dhe me firm\u00ebn time. Dorjani nuk kishte firmosur asgj\u00eb, p\u00ebr arsyet q\u00eb\nju shpjegova m\u00eb lart. Nga gjith\u00eb k\u00ebto q\u00eb ju tregova, vjehrra filloi t\u00eb kishte\nshum\u00eb inat dhe m\u00eb tha se ajo ishte shum\u00eb s\u00ebmur\u00eb nga mesi e nuk mund t\u00eb kujdesej\nm\u00eb p\u00ebr vajz\u00ebn. At\u00ebher\u00eb un\u00eb vendosa t\u00eb gjeja nj\u00eb zonj\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb ndihmonte. Nj\u00eb\nmikesha ime, edhe ajo shqiptare, kishte pun\u00ebsuar nj\u00eb vajz\u00eb polake dhe ishte\nshum\u00eb e k\u00ebnaqur prej saj. Ajo shkonte n\u00eb pun\u00eb dhe e gjente sht\u00ebpin\u00eb drit\u00eb. Plus\nk\u00ebsaj, ishte vajz\u00eb e edukuar, me shum\u00eb norma. Mikesha ime m\u00eb k\u00ebshilloi t\u00eb\npun\u00ebsoja motr\u00ebn e saj. Edhe ajo ishte shum\u00eb pun\u00ebtore, vet\u00ebm se ajo do t\u00eb jetonte\nn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time se ishte shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e dhe un\u00eb do ta mbaja n\u00eb pun\u00eb n\u00eb\nt\u00eb zez\u00eb, ngaq\u00eb nuk kishte as dokumente. T\u00eb dyja motrat q\u00ebndronin ilegalisht n\u00eb\nFranc\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E takova vajz\u00ebn dhe i shpjegova se cila ishte puna e\nsaj; ajo do t\u00eb flinte n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb me vjehrr\u00ebn dhe do t\u00eb kujdesej p\u00ebr vajz\u00ebn e\np\u00ebr pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb. Ajo dukej nj\u00eb vajz\u00eb shum\u00eb imcake n\u00eb fytyr\u00eb dhe n\u00eb trup e\nun\u00eb e pun\u00ebsova n\u00eb mir\u00ebbesim t\u00eb plot\u00eb. Ajo fliste vet\u00ebm anglisht dhe Dorjani e\nvjehrra mund t\u00eb komunikonin me t\u00eb. Kishte kaluar nj\u00eb vit nga koha kur ajo ishte\npun\u00ebsuar n\u00eb familjen ton\u00eb dhe gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, ne i kishim hedhur dokumentet e\nDorjanit dhe ai e fitoi lejeq\u00ebndrimin n\u00eb Franc\u00eb. \u00c7do gj\u00eb n\u00eb familje dukej sikur\nshkonte p\u00ebr mrekulli, edhe vjehrra kishte filluar t\u00eb ishte m\u00eb e qet\u00eb, sepse un\u00eb\ni jepja lek\u00eb n\u00eb dor\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb dilte dhe t\u00eb mos rrinte gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs mbyllur.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb dark\u00eb hyra n\u00eb dhom\u00ebn e vajz\u00ebs q\u00eb kisha\npun\u00ebsuar p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb porosit\u00eb p\u00ebr dit\u00ebn e nes\u00ebrme. Ajo kishte hapur nj\u00eb sirtar\ndhe sa m\u00eb pa mua, filloi ta mbyllte sirtarin n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, sikur\ndonte t\u00eb fshihte di\u00e7ka nga un\u00eb. Un\u00eb e kuptova q\u00eb aty di\u00e7ka kishte. Dit\u00ebn tjet\u00ebr\ne urdh\u00ebrova t\u00eb shkonte tek e motra meq\u00eb un\u00eb e kisha pushim dhe p\u00ebrfitova nga\nrasti p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb fshihte ajo. Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb m\u00eb shkoi n\u00eb mendje\nishte se mos ndoshta ajo m\u00eb vidhte ndonj\u00eb bizhuteri, t\u00eb cilat i kisha shum\u00eb t\u00eb\nshtrenjta, por nga ajo q\u00eb pash\u00eb, ajo m\u00eb kishte vjedhur gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb,\nbashk\u00ebshortin tim. N\u00eb sirtar gjeta nj\u00eb bllok sh\u00ebnimesh ku ajo shkruante\nmomentet e njohjes me Dorjanin, momentet, kur ai i kishte shprehur dashurin\u00eb\ndhe t\u00eb gjitha mesazhet q\u00eb ata kishin komunikuar me nj\u00ebri tjetrin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Brenda bllokut ishte edhe nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb ajo nuk e di\nkujt ia drejtonte, por ku shkruhej n\u00eb anglisht: \u201cSot, Dorjani m\u00eb tha se m\u00eb do.\nAi m\u00eb ka premtuar martes\u00eb, pasi t\u00eb ndahet nga gruaja e tij. Ai m\u00eb shkroi se un\u00eb\njam jeta e tij, dashuria e tij. Edhe pse kemi nj\u00eb diferenc\u00eb moshe prej nj\u00ebzet\nvitesh un\u00eb e ndiej se e dua, e ndiej se ai do t\u00eb m\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb lumtur. Ai nuk e do\ngruan e tij, pret t\u00eb marr\u00eb dokumentet dhe gruan do ta p\u00ebrz\u00ebr\u00eb nga kjo sht\u00ebpi.\nPastaj do t\u00eb jem un\u00eb zonj\u00eb e k\u00ebsaj sht\u00ebpie. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb nuk ma ka th\u00ebn\u00eb vet\u00ebm\nDorjani, por edhe e n\u00ebna e tij, vajz\u00ebn e tij do ta rris vet\u00ebm un\u00eb. Ajo m\u00eb do m\u00eb\nshum\u00eb mua sesa t\u00eb \u00ebm\u00ebn, se ajo \u00ebsht\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb pun\u00eb e nuk kujdeset p\u00ebr t\u00eb\u201d.\nI lexoja t\u00eb gjitha ato dhe duart m\u00eb dridheshin, nd\u00ebrsa lot\u00ebt nuk m\u00eb ndalonin.\nAjo vazhdonte me tej duke shkruar: \u201cSot n\u00eb dit\u00eblindjen time, Dorjani m\u00eb b\u00ebri\ndhurat\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur q\u00eb kam marr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, nj\u00eb var\u00ebse floriri ku n\u00eb nj\u00eb\nzem\u00ebr ishin shkruar inicialet tona. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kujtim q\u00eb do ta mbaj p\u00ebr gjith\u00eb\njet\u00ebn\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E mora vajz\u00ebn n\u00eb telefon dhe i k\u00ebrkova q\u00eb t\u00eb vinte n\u00eb\nsht\u00ebpi. Pastaj telefonova edhe policin\u00eb. Para se t\u00eb vinte policia, e q\u00ebllova at\u00eb\nme nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb q\u00eb do ta mbaj\u00eb mend gjith\u00eb jet\u00ebn, nd\u00ebrsa Dorjanit i thash\u00eb: \u201cNuk\nje gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb pedofil i sh\u00ebmtuar q\u00eb ma shpif. Do ma paguani shtrenjt\u00eb\nk\u00ebt\u00eb q\u00eb m\u00eb b\u00ebt\u00eb\u201d. Ai nuk po kuptonte asgj\u00eb dhe m\u00eb thoshte: \u201cT\u00eb lutem zem\u00ebr,\nqet\u00ebsohu, \u00e7far\u00eb ka ngjar\u00eb? Nuk po t\u00eb kuptoj!\u201d. M\u00eb pas u hodh e \u00ebma: \u201cMir\u00eb ta b\u00ebri,\nti nuk e meriton djalin tim, e ke b\u00ebr\u00eb si lod\u00ebr n\u00eb duart e tua!\u201d. E mb\u00ebrtheva edhe\nat\u00eb nj\u00ebher\u00eb prej flok\u00ebsh dhe e tunda mir\u00eb. M\u00eb pas, me bllokun e sh\u00ebnimeve q\u00ebllova\nDorjanin n\u00eb fytyr\u00eb: \u201cMerri dhe lexoi tradhtit\u00eb e tua\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai m\u2019u ul n\u00eb gjunj\u00eb dhe m\u00eb betohej p\u00ebr kok\u00ebn e vajz\u00ebs\nse nuk m\u00eb kishte tradhtuar dhe se t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb histori e kishte filluar e \u00ebma\ne tij. Ajo, p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb ndaj meje, donte q\u00eb djali i saj t\u00eb lidhej me at\u00eb\nvajz\u00eb dhe un\u00eb t\u00eb vuaja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, por un\u00eb u tregova e fort\u00eb. Pasi erdhi\npolicia, i tregova bllokun dhe u thash\u00eb se Dorjani ishte martuar me mua vet\u00ebm p\u00ebr\ndokumente. Atij ia hoq\u00ebn edhe dokumentet q\u00eb i kishin dh\u00ebn\u00eb dhe e kthyen n\u00eb\nShqip\u00ebri bashk\u00eb me t\u00eb \u00ebm\u00ebn. Vajz\u00ebn e kthyen n\u00eb vendin e saj se ishte ilegale\ndhe mua m\u00eb vun\u00eb nj\u00eb gjob\u00eb q\u00eb e kisha pun\u00ebsuar at\u00eb n\u00eb t\u00eb zez\u00eb. Ja, pra, k\u00ebshtu u\nshkat\u00ebrrua familja ime. Ish-vjehrra deshi t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte grop\u00ebn mua, por ra vet\u00eb\nbrenda, bashk\u00eb me djalin e saj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot ata m\u00eb luten p\u00ebr t\u00eb par\u00eb vajz\u00ebn dhe m\u00eb thon\u00eb se\njan\u00eb penduar, ama ujku qimen e nd\u00ebrron, por zakonin nuk e harron, k\u00ebshtu edhe\npuna e tyre. Un\u00eb sot jetoj me vajz\u00ebn time, pun\u00ebn e kam l\u00ebn\u00eb dhe jam n\u00eb asistenc\u00eb.\nDua t\u00eb rris vajz\u00ebn dhe t\u2019i p\u00ebrkushtohem plot\u00ebsisht asaj. Historia me Dorjanin\nishte vet\u00ebm nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e keqe t\u00eb cil\u00ebn dua ta harroj sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e\nmundur. Shpresoj q\u00eb k\u00ebt\u00eb histori ta lexoj\u00eb edhe ai dhe t\u00eb kuptoj\u00eb se \u00e7far\u00eb ka\nhumbur. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb zonj\u00eb q\u00eb jetoj n\u00eb Franc\u00eb. Kam qen\u00eb lexuese e rregullt e gazet\u00ebs suaj dhe tani q\u00eb jam larguar nga Shqip\u00ebria vazhdoj t\u00eb lexoj historit\u00eb nga jeta n\u00eb faqen tuaj n\u00eb internet. Shum\u00eb histori kam lexuar p\u00ebr ato \u00e7ifte q\u00eb u ka ardhur ndarja nga emigracioni. Sigurisht, jeta n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22512,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2106],"class_list":["post-23011","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-historia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23011","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23011"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23011\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22512"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23011"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23011"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23011"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}