{"id":22911,"date":"2019-07-10T13:54:28","date_gmt":"2019-07-10T11:54:28","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22911"},"modified":"2019-07-10T13:54:40","modified_gmt":"2019-07-10T11:54:40","slug":"%ef%bb%bfgruaja-qe-e-beri-xhaxhain-tim-te-vdiste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/07\/%ef%bb%bfgruaja-qe-e-beri-xhaxhain-tim-te-vdiste\/","title":{"rendered":"\ufeffGruaja q\u00eb e b\u00ebri xhaxhain tim t\u00eb vdiste&#8230;"},"content":{"rendered":"\n<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj,<\/p>\n\n\n\n<p> jam Ina.<\/p>\n\n\n\n<p> Sot kam 10 vjetorin e vdekjes s\u00eb xhaxhait tim dhe n\u00eb nderim t\u00eb tij, <\/p>\n\n\n\n<p>dua t\u2019ju tregoj historin\u00eb se si ai iku nga kjo jet\u00eb. Babai im kishte pes\u00eb v\u00ebllez\u00ebr. Nj\u00ebri prej tyre (q\u00eb p\u00ebr mua ishte edhe m\u00eb i miri), ishte i s\u00ebmur\u00eb me nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb keqe. Un\u00eb at\u00ebher\u00eb isha 10 vje\u00e7e dhe nuk e kuptoja se \u00e7far\u00eb lloj s\u00ebmundjeje ishte ajo, vet\u00ebm d\u00ebgjoja mamin e babin, t\u00eb cil\u00ebt bisedonin: \u201cDoktori m\u00eb tha se ai nuk duhet t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie intime me femra, se p\u00ebrndryshe kjo s\u00ebmundje do t\u00eb p\u00ebrshpejtohet dhe do ta humbas\u00eb jet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p>Si duket, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, xhaxhai im nuk u martua\nasnj\u00ebher\u00eb. Ne jetonim n\u00eb fshat dhe ishim shum\u00eb t\u00eb varf\u00ebr. Xhaxhai im vendosi t\u00eb\nshkonte n\u00eb emigrim me q\u00ebllimin q\u00eb t\u00eb punonte t\u00eb mblidhte ndonj\u00eb lek dhe t\u00eb\nkurohej andej. Ai ishte shum\u00eb i dob\u00ebt fizikisht, pasi s\u00ebmundja kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb\nvet\u00ebn. Halla q\u00eb ishte martuar n\u00eb Itali e ndihmoi q\u00eb ai t\u00eb sistemohej n\u00eb Itali,\nkujdesej p\u00ebr t\u00eb q\u00eb ai t\u00eb punonte dhe t\u00eb kujdesej p\u00ebr sh\u00ebndetin e tij, duke i\ngjetur spitalet dhe ila\u00e7et m\u00eb t\u00eb mira. Gjithashtu, ajo e rregulloi q\u00eb ai t\u00eb\nmerrte nj\u00eb kemp me nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb lek\u00ebsh. Pasi mori kempin, xhaxhai vendosi\nq\u00eb jet\u00ebn q\u00eb i kish mbetur ta kalonte n\u00eb vendin e tij dhe pik\u00ebrisht n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb\nton\u00eb, se aty i kishte edhe prind\u00ebrit. Un\u00eb isha shum\u00eb e lidhur me t\u00eb, se ai nuk\nkishte f\u00ebmij\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, m\u00eb donte shum\u00eb. M\u00eb vinte shum\u00eb keq p\u00ebr xhaxhin q\u00eb\nndjehej shum\u00eb i vetmuar, sepse s\u00ebmundja nuk e lejonte q\u00eb ai, si gjith\u00eb njer\u00ebzit\ne tjer\u00eb, t\u00eb kishte njeriun e tij t\u00eb zemr\u00ebs dhe un\u00eb b\u00ebja \u00e7mos t\u2019ia mbushja\nboshll\u00ebkun q\u00eb i shkaktonte mungesa e nj\u00eb f\u00ebmije. Ai m\u00eb mbante si princesh\u00eb; m\u00eb\nvishte me veshje q\u00eb m\u2019i sillte nga Italia, sa her\u00eb q\u00eb shkonte t\u00eb merrte kempin,\nm\u00eb sillte edhe lodra shum\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb i ruaj sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb ndryshoja nga gjith\u00eb shoq\u00ebria ime. Edhe pse\nfamilja ime ishte e varf\u00ebr, fal\u00eb xhaxhait tim, nuk e ndjeva kurr\u00eb varf\u00ebrin\u00eb.\nFakti q\u00eb xhaxhi im merrte nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb lek\u00ebsh, nuk mund t\u2019u shp\u00ebtonte nga\nv\u00ebmendja disa grave t\u00eb fshatit, t\u00eb cilat ishin me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb femrat m\u00eb t\u00eb\nposhtra n\u00eb fshatin ton\u00eb. K\u00ebtu do t\u00eb ve\u00e7oja nj\u00ebr\u00ebn prej tyre, t\u00eb cil\u00ebn e kishim edhe\nn\u00eb lagje. Ajo, me t\u00eb marr\u00eb vesh q\u00eb xhaxhai yn\u00eb merrte shum\u00eb lek, filloi t\u00eb\nvinte shum\u00eb shpesh n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, por un\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk i kuptoja t\u00eb tilla\ngj\u00ebra. T\u00eb gjitha k\u00ebtyre gj\u00ebrave ua b\u00ebra lidhjen m\u00eb von\u00eb, kur u rrita dhe kur v\u00ebrejt\u00ebm\ngj\u00ebra t\u00eb cilat v\u00ebrtet na hidh\u00ebruan. Komshija q\u00eb vinte gjithmon\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb,\nishte e martuar dhe kishte nj\u00eb burr\u00eb pijanec, i cili as punonte, as kujdesej p\u00ebr\ngruan dhe f\u00ebmij\u00ebt e tij. Kjo p\u00ebrfitoi nga ky fakt dhe iu vardis xhaxhait tim p\u00ebr\nt\u2019i marr\u00eb lek\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb ushqyer f\u00ebmij\u00ebt. Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, ajo fem\u00ebr\nishte v\u00ebrtet shum\u00eb e bukur dhe bukurin\u00eb e saj e p\u00ebrdorte p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. Ajo\nishte dhe \u00ebsht\u00eb akoma me nam n\u00eb fshatin ton\u00eb. Un\u00eb, edhe pse isha e vog\u00ebl, v\u00ebreja\nse xhaxhai nuk rrinte m\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi si\u00e7 rrinte m\u00eb par\u00eb, ai dilte dhe askujt nuk\ni jepte shpjegime se ku shkonte. Babi im e kuptoi se ai shkonte p\u00ebr t\u2019u takuar\nme ndonj\u00eb fem\u00ebr, po se kush ishte ajo, ai akoma nuk e kishte kuptuar. Mbaj mend\nnj\u00eb dit\u00eb q\u00eb ata debatuan shum\u00eb gjat\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb me maman\u00eb ishim n\u00eb dhom\u00ebn\ntjet\u00ebr dhe i d\u00ebgjonim. Babi i thoshte:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00ebse e do veten t\u00ebnde, t\u00eb lutem mos e b\u00ebj m\u00eb k\u00ebt\u00eb\nveprim. Ti i di shum\u00eb mir\u00eb porosit\u00eb q\u00eb t\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb doktori\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p>Xhaxhai nuk fliste fare, ai e ndjente q\u00eb kishte\ngabuar, por jam e sigurt\u00eb se ajo grua e keqe, gj\u00ebra t\u00eb tjera i thoshte p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb\np\u00ebr vete. Jam e sigurte se ajo i thoshte se \u201cnj\u00eb jet\u00eb kemi dhe duhet ta\nshijojm\u00eb deri n\u00eb maksimum\u201d. K\u00ebt\u00eb shprehje ajo e p\u00ebrdorte kudo q\u00eb shkonte.\nBrenda nj\u00eb viti xhaxhai im filloi t\u00eb b\u00ebhej gjithnj\u00eb e m\u00eb keq. Ju nuk e keni\niden\u00eb se sa keq ndjehesha un\u00eb, kur ai l\u00ebngonte n\u00eb shtratin e tij. T\u00eb gjith\u00eb nga\nfisi u habit\u00ebn se si s\u00ebmundja e tij po p\u00ebrshpejtohej aq shpejt. Ata pak a shum\u00eb\ne dinin se n\u00eb mes q\u00ebndronte nj\u00eb fem\u00ebr po se cila ishte, jo. Xhaxhi im vet\u00ebm\nq\u00ebndronte i heshtur; brenda nj\u00eb muaji ai u tret i t\u00ebri. Ai at\u00eb muaj dilte shum\u00eb\npak n\u00eb ballkon, ndoshta k\u00ebt\u00eb e b\u00ebnte p\u00ebr t\u00eb par\u00eb at\u00eb femr\u00ebn e p\u00ebrdal\u00eb, e cila\nnuk e la q\u00eb t\u00eb jetonte edhe disa vite t\u00eb tjera. Ndoshta ai me t\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb\ndashuri pa e kuptuar se ajo po e p\u00ebrdorte vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i ngr\u00ebn\u00eb lek\u00ebt.\nNe nuk ishim t\u00eb sigurt\u00eb, por thjesht hamend\u00ebsonim se mund t\u00eb ishte ajo, nuk kishim\nprova. Po t\u00eb kishim, xhaxhallar\u00ebt e mi do t\u2019ia kishin treguar vendin me koh\u00eb.\nMbas shum\u00eb vuajtjesh dhe dhimbjesh, xhaxhai im u largua nga jeta. Edhe pse isha\ne vog\u00ebl, un\u00eb e ndjeja se ajo ishte nj\u00eb dit\u00eb shum\u00eb e dhembshme p\u00ebr mua. Nga kjo\njet\u00eb iku njeriu q\u00eb m\u00eb donte aq shum\u00eb dhe q\u00eb m\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelte e m\u00eb mbante si nj\u00eb princesh\u00eb.\n<\/p>\n\n\n\n<p>Me vdekjen e tij, nuk isha m\u00eb e para; n\u00eb shpirt m\u00eb\nishte hapur nj\u00eb plag\u00eb e madhe q\u00eb nuk gjente sh\u00ebrim. \u00c7do rrob\u00eb q\u00eb vishja, \u00e7do\nlod\u00ebr q\u00eb kisha, mbanin emrin e tij sepse ai m\u2019i kishte bler\u00eb. Q\u00eb me ikjen e tij\nnga kjo bot\u00eb, jeta ime ndryshoi, un\u00eb nuk i kisha m\u00eb ato lukse q\u00eb i kisha me\nxhaxhan\u00eb, kur ai ishte gjall\u00eb. Jo se prind\u00ebrit e mi nuk donin t\u00eb m\u2019i blinin, po\nata ishin t\u00eb varf\u00ebr dhe im at\u00eb nuk kishte mundur dot t\u00eb emigronte p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb\nm\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Mbas 10 vjet\u00ebsh ne mor\u00ebm vesh di\u00e7ka q\u00eb na tronditi shum\u00eb n\u00eb shpirt.\nFemra e p\u00ebrdal\u00eb q\u00eb ne kishim n\u00eb lagje, kishte mbetur shtatz\u00ebn\u00eb me xhaxhan\u00eb ton\u00eb.\nDhe, e dini si e mor\u00ebm vesh k\u00ebt\u00eb gj\u00eb? Ajo n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb lindi djal\u00eb dhe djali\nkishte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn s\u00ebmundje q\u00eb kishte edhe xhaxhai yn\u00eb. Ata e m\u00ebsuan kur djali\nishte tet\u00eb vje\u00e7. Babi im n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb me komshin\u00eb (burrin e gruas, me\nt\u00eb cil\u00ebn shkonte xhaxhai) ai kishte treguar se djali kishte nj\u00eb lloj s\u00ebmundjeje\nq\u00eb nuk do t\u00eb lejonte q\u00eb ai t\u00eb jetonte gjat\u00eb. Im at\u00eb kishte kuptuar menj\u00ebher\u00eb se\nishte e nj\u00ebjta s\u00ebmundje q\u00eb kishte patur edhe xhaxhai im. Aty ai e kishte\nkuptuar se ajo kishte qen\u00eb femra me t\u00eb cil\u00ebn shkonte xhaxhai im. Ajo ishte\ndhembja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb; t\u00eb shikoje djalin e tij dhe t\u00eb dije se ai do vuante t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn\ns\u00ebmundje si i ati. Im at\u00eb nuk i kishte treguar gj\u00eb komshis\u00eb, thjesht i kishte\nth\u00ebn\u00eb se i vinte shum\u00eb keq, por nga ana tjet\u00ebr ai edhe un\u00eb me n\u00ebn\u00ebn q\u00eb e mor\u00ebm\nvesh se ai ishte djali i xhaxhit, e shikonim f\u00ebmij\u00ebn me shum\u00eb dashuri dhe me\nkeqardhje nj\u00ebkoh\u00ebsisht. <\/p>\n\n\n\n<p>Asaj femre, Zoti i kishte dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnimin e duhur p\u00ebr\nvuajtjen q\u00eb i shkaktoi familjes son\u00eb, duke ia kthyer me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn monell\u00eb, pavar\u00ebsisht\nse neve na vinte shum\u00eb keq p\u00ebr at\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Ajo ishte femra m\u00eb e posht\u00ebr q\u00eb\nndodhej n\u00eb fshatin ton\u00eb. Djali i shkret\u00eb nuk ka faj, un\u00eb sa her\u00eb ndjej mall p\u00ebr\nxhaxhan\u00eb, e th\u00ebrras M.-n\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb dhe m\u00eb duket sikur \u00e7mallem me t\u00eb,\npavar\u00ebsisht se syt\u00eb m\u00eb mbushen me lot se ndjehem e pafuqishme p\u00ebr ta shp\u00ebtuar\nkush\u00ebririn tim. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj, jam Ina. Sot kam 10 vjetorin e vdekjes s\u00eb xhaxhait tim dhe n\u00eb nderim t\u00eb tij, dua t\u2019ju tregoj historin\u00eb se si ai iku nga kjo jet\u00eb. Babai im kishte pes\u00eb v\u00ebllez\u00ebr. Nj\u00ebri prej tyre (q\u00eb p\u00ebr mua ishte edhe m\u00eb i miri), ishte i s\u00ebmur\u00eb me nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22527,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2106],"class_list":["post-22911","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-historia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22911","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22911"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22911\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22527"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22911"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22911"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22911"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}