{"id":22907,"date":"2019-07-09T21:00:00","date_gmt":"2019-07-09T19:00:00","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22907"},"modified":"2019-07-09T20:34:25","modified_gmt":"2019-07-09T18:34:25","slug":"%ef%bb%bfpsikologjia-dhe-martesa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/07\/%ef%bb%bfpsikologjia-dhe-martesa\/","title":{"rendered":"\ufeffPsikologjia dhe martesa"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Dr. Jashar Demiri! <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Desha t\u00eb di mendimin tuaj p\u00ebr lidhjen <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>dhe pershtatjen psikologjike dhe seksuale te \u00e7iftit n\u00eb martes\u00eb.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong> A kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi marr\u00ebdhiet psikolgjike dhe seksuale n\u00eb martes\u00eb, si lidhen ato me dashurin\u00eb dhe jet\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Dr.\nJashar Demiri, psikolog klinicist:<\/em><\/strong> &#8211; I nderuar let\u00ebrshkrues, p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb jet\u00eb seksuale\nt\u00eb lumtur e t\u00eb sh\u00ebndetshme n\u00eb martes\u00eb nevojiten nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh biologjik\u00eb,\npsikologjik\u00eb, sociale etj. si dhe njohuri t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr to. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm\njeta seksuale \u201c\u00e7el\u00ebsi i art\u00eb\u201d i martes\u00ebs, por dhe bashk\u00ebsia e interesave, bot\u00ebkuptimi,\ndashuria dhe respekti reciprok etj. t\u00eb cilat b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur forcimin e\nlidhjeve shpirt\u00ebrore dhe emocionale midis bashk\u00ebshort\u00ebve. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, sado\ne r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb \u00ebsht\u00eb jeta seksuale, ajo nuk mund t\u00eb siguroj\u00eb harmonin\u00eb bashk\u00ebshortore\npa faktorin psikologjik. Prandaj nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt luajn\u00eb\nedhe kultura personale e bashk\u00ebshort\u00ebve dhe aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpunuar te vetja\nfrenuesit e fort\u00eb psikik\u00eb e moral\u00eb t\u00eb cilat i ndihmojn\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebt p\u00ebr t\u00eb\nforcuar martes\u00ebn edhe n\u00eb rastet kur jeta seksuale nuk u jep atyre k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e\nnevojshme. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, frenuesit e fort\u00eb psikik\u00eb nevojiten m\u00eb shum\u00eb kur\nlidhjes s\u00eb partner\u00ebve di\u00e7ka nuk u mjafton n\u00eb sfer\u00ebn e jet\u00ebs seksuale dhe mund t\u00eb\nrrezikohet q\u00ebndrueshm\u00ebria e martes\u00ebs. Por faktor\u00ebt frenues mund ta ruajn\u00eb\nfamiljen nga r\u00ebnia po qe se bashk\u00ebshort\u00ebt do t\u00eb din\u00eb t\u00eb orientohen mir\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet\ne seksit duke njohur dhe shmangur n\u00eb koh\u00eb shqet\u00ebsimet q\u00eb ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb\njet\u00ebn seksuale. Jeta tregon se pik\u00ebrisht ana intime, marrdh\u00ebniet midis sekseve,\nnuk duhet t\u00eb mbeten n\u00eb err\u00ebsir\u00eb. Q\u00eb k\u00ebndej rrjedhin pasojat dhe mossukseset n\u00eb\njet\u00ebn familjare e personale. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb biseda e\nintervista v\u00ebrehet se rinia shfaq shum\u00eb interes p\u00ebr problemet e dashuris\u00eb,\nmartes\u00ebs, familjes, jet\u00ebs seksuale. Interesimi i t\u00eb rinjve e t\u00eb rejave p\u00ebr k\u00ebto\n\u00e7\u00ebshtje jet\u00ebsore \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i natyrsh\u00ebm dhe i justifikuar gj\u00eb q\u00eb shtron\npara shkenc\u00ebtar\u00ebve pedagog\u00eb, psikolog\u00eb, fiziolog\u00eb, mjek\u00eb etj. k\u00ebrkes\u00ebn e ndri\u00e7imit\nt\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb lidhen me seksin dhe jet\u00ebn seksuale. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Njohurit\u00eb e\ndobishme psikologjike, fiziologjike, biologjike e higjienike do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb\nmundur edukimin e pik\u00ebpamjeve t\u00eb sh\u00ebndosha p\u00ebr jet\u00ebn seksuale. Nuk mjafton vet\u00ebm\nt\u00eb mb\u00ebshtetesh n\u00eb ndjenjat dhe traditat, por duhen besuar dhe zbatuar dijet\nshkencore. Prandaj \u00ebsht\u00eb e dobishme q\u00eb t\u00eb trajtohen disa probleme q\u00eb kan\u00eb\nlidhje me seksualitetin dhe seksin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi duke u bazuar tek shkenca. Jeta ec\u00ebn\np\u00ebrpara, evoluon, dometh\u00ebn\u00eb p\u00ebson ndryshime. Kjo e v\u00ebrteta dialektike i p\u00ebrket\nedhe jet\u00ebs seksuale dometh\u00ebn\u00eb edhe ajo p\u00ebson ndryshime, fisnik\u00ebrohet,\nkulturohet. Prandaj nevojiten dije shkencore, natyrisht, pa dh\u00ebn\u00eb receta. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pik\u00ebs\u00ebpari,\nnjeriut i duhet t\u00eb njoh\u00eb shokun apo shoqen me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb b\u00ebj\u00eb jet\u00eb\nseksuale. Kjo zgjedhje mbi baz\u00ebn e njohjes dhe dashuris\u00eb reciproke b\u00ebhet m\u00eb e\nsakt\u00eb kur partner\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb ditur, me kultur\u00eb. Por mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb n\u00eb\njet\u00ebn seksuale bashk\u00ebshortore t\u00eb dalin edhe v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb paparashikuara dhe q\u00eb\nt\u00eb shmanget e keqja p\u00ebrs\u00ebri duhet njohur ajo. Studimet e ndryshme klinike\ntregojn\u00eb se nuk mund t\u00eb shmangen disa gjendje kaotike pa u njohur me ta vet\u00eb partner\u00ebt,\npa u nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar duke k\u00ebrkuar ndihmen e psikologut seksolog. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb\nfjala p\u00ebr t\u00eb shuar kuriozitete. Madje edhe ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rregull me problemet\ne jet\u00ebs seksuale nga dijet nuk kan\u00eb d\u00ebm, ve\u00e7se dobi. Njer\u00ebzit largpam\u00ebs e\nkuptojn\u00eb edhe m\u00eb mir\u00eb se zhvillimi dialektik i shoq\u00ebris\u00eb, ligj\u00ebsit\u00eb e\nzhvillimit, k\u00ebrkojn\u00eb njohje edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb njeri mendjeleht\u00eb dhe\npa kultur\u00eb nuk d\u00ebshiron t\u00eb dij\u00eb p\u00ebr problemet e edukat\u00ebs dhe t\u00eb jet\u00ebs seksuale.\n\u00c7do njeri q\u00eb e ka arritur dashurin\u00eb dhe lumturin\u00eb, d\u00ebshiron q\u00eb ajo t\u00eb jetoj\u00eb sa\nm\u00eb gjat\u00eb. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhen dije! Disa \u201csigurojn\u00eb\u201d se martesa me dashuri u\ngaranton bashk\u00ebshort\u00ebve lumturi dhe harmoni p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb e\ngabuar. Jeta e p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb fenomen mjaft i nd\u00ebrlikuar. Dashuria dhe\nharmonia duhen ruajtur, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt bashk\u00ebshort\u00ebt mund t\u00eb ftohen e t\u00eb\nlargohen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot ka shum\u00eb\ndivorce ose shum\u00eb martesa t\u00eb \u201cvdekura\u201d pasi shumica e martesave lidhen pa u\n\u201ckonsultuar\u201d mir\u00eb me \u201cndjenjat\u201d apo specialist\u00ebt dhe duke shpresuar se ato gj\u00ebra\nq\u00eb mungojn\u00eb tek bashk\u00ebshort\u00ebt n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u2019i sjell\u00eb vet\u00eb koha. Koha nuk\nka se \u00e7far\u00eb sjell n\u00ebse di\u00e7ka mungon. N\u00ebse \u00e7iftet para se t\u00eb lidhnin martes\u00eb do\nt\u00eb konsultoheshin me nj\u00eb psikolog me p\u00ebrvoj\u00eb, at\u00ebher\u00eb martesa e tyre do t\u2019i\nrezistoj\u00eb koh\u00ebs, pra edhe \u201ckonsumimit\u201d t\u00eb shpejt\u00eb. P\u00ebr shembull un\u00eb nuk k\u00ebshilloj\nq\u00eb t\u00eb martohen dy veta me disnivel t\u00eb madh kulturor, apo seksual. P\u00ebr nj\u00eb\nmartes\u00eb t\u00eb lumtur kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi par\u00ebsore ndjenjat e larta si mir\u00ebnjohja,\nrespekti, adhurimi, dashuria etj. pa t\u00eb cilat jeta seksuale njer\u00ebzore nuk do t\u00eb\nkishte kuptim. Ndaj ne psikolog\u00ebt u japim r\u00ebnd\u00ebsi ndjenjave t\u00eb larta. Forca e\nkomponentit psikik t\u00eb pasionit seksual t\u00eb njeriut varet nga vet\u00eb shkalla e\nzhvillimit t\u00eb psikik\u00ebs, dometh\u00ebn\u00eb sa m\u00eb e zhvilluar t\u00eb jet\u00eb psikika, aq m\u00eb e\nfort\u00eb \u00ebsht\u00eb ana emocionale e pasionit seksual. Prandaj te njer\u00ebzit me psikik\u00eb\nshum\u00eb t\u00eb zhvilluar komponenti emocional i pasionit seksual \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb\nsesa komponenti fizik, nd\u00ebrsa t\u00eb njer\u00ebzit me prapambetje mendore (pra me psikik\u00eb\nt\u00eb pazhvilluar) komponenti fizik i pasionit seksual predominon mbi at\u00eb psikik.\nNatyrisht t\u00eb dy komponent\u00ebt jan\u00eb t\u00eb lidhur dhe ndikojn\u00eb te njeri-tjetri. Lidhur\nme k\u00ebt\u00eb, psikolog\u00ebt kan\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se fuqia t\u00ebr\u00ebsore e pasionit\nseksual t\u00eb njeriut rritet n\u00eb proporcion me zhvillimin psikik, dometh\u00ebn\u00eb se\nzhvillimi i psikik\u00ebs forcon pasionin seksual jo vet\u00ebm n\u00eb planin individual por\nedhe nga brezi n\u00eb brez. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Komponenti\npsikik i pasionit seksual b\u00ebhet m\u00eb i fort\u00eb kur forcohet ndjenja e dashuris\u00eb e\ncila sikur e mb\u00ebshtet dhe e aktivizon at\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb te femra\npasioni seksual \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb i lidhur me psikik\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, prandaj\nreaksioni seksual i saj nuk mund t\u00eb jet\u00eb aq i shpejt\u00eb sa ai i mashkullit. Nga\nkjo femra pothuajse nuk reagon ndaj ngacmuesve seksual\u00eb poqese mungon ndjenja e\ndashuris\u00eb (kur dhe reagimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb) ose disa lidhje t\u00eb tjera psikike\nemocionale si admirimi, respekti etj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye femr\u00ebs nuk i b\u00ebn ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje\nt\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pamja e zhveshur e nj\u00eb mashkulli t\u00eb panjohur, ndon\u00ebse t\u00eb bukur nd\u00ebrsa\nmashkullin e eksiton pamja e zhveshur e nj\u00eb femre t\u00eb bukur t\u00eb panjohur. Nga ana\ntjet\u00ebr, ndryshe nga mashkulli, k\u00ebrkesa seksuale e femr\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb t\u00ebr\u00ebsore\ndometh\u00ebn\u00eb d\u00ebshira e saj lidhet me partnerin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe jo vet\u00ebm me organet\nseksuale si\u00e7 ngjet shpesh me seksin mashkull. Prandaj p\u00ebrceptimi pamor i trupit\nt\u00eb zhveshur t\u00eb mashkullit nuk i sh\u00ebrben si si ngacmues i fort\u00eb p\u00ebr femr\u00ebn sepse\np\u00ebr eksitimin dhe aktivizimin e pasionit seksual t\u00eb saj luajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb rol\nstimujt psikik\u00eb dhe ndjenjat e larta. K\u00ebshilla ime para se t\u00eb merrni nj\u00eb vendim\nvendimtar p\u00ebr jet\u00ebn si\u00e7 \u00ebsht\u00eb martesa, pijeni nj\u00eb kafe me psikologun i cili e\nbekon ose jo martes\u00ebn tuaj&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Dr. Jashar Demiri! Desha t\u00eb di mendimin tuaj p\u00ebr lidhjen dhe pershtatjen psikologjike dhe seksuale te \u00e7iftit n\u00eb martes\u00eb. A kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi marr\u00ebdhiet psikolgjike dhe seksuale n\u00eb martes\u00eb, si lidhen ato me dashurin\u00eb dhe jet\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt? Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: &#8211; I nderuar let\u00ebrshkrues, p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb jet\u00eb seksuale t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22456,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86],"tags":[],"class_list":["post-22907","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-psikologu"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22907","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22907"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22907\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22456"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22907"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22907"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22907"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}