{"id":22905,"date":"2019-07-09T20:01:29","date_gmt":"2019-07-09T18:01:29","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22905"},"modified":"2019-07-09T20:01:36","modified_gmt":"2019-07-09T18:01:36","slug":"%ef%bb%bfme-dhunonte-mua-dhe-mamane-time","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/07\/%ef%bb%bfme-dhunonte-mua-dhe-mamane-time\/","title":{"rendered":"\ufeffM\u00eb dhunonte mua dhe maman\u00eb time"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhuna, dita-dit\u00ebs, l\u00ebndon m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb fem\u00ebr<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> dhe problemi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb se shum\u00eb femrav<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">e fatkeqe po u merret edhe jeta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Urojm\u00eb t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb i shpejt\u00eb fundi i dhimbjeve t\u00eb k\u00ebtyre femrave t\u00eb dhunuara, t\u00eb cilat jetojn\u00eb me frik\u00eb dhe me nj\u00eb munges\u00eb sigurie t\u00eb madhe p\u00ebr jet\u00ebn. Stop dhun\u00ebs! Kjo fraz\u00eb duket sikur shkon vet\u00ebm n\u00eb vesh t\u00eb femrave dhe jo n\u00eb vesh t\u00eb meshkujve, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shkaktar\u00ebt e dhun\u00ebs, pse jo, edhe t\u00eb vdekjes s\u00eb femrave&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Eva. Me d\u00ebshir\u00ebn time vendosa t\u00eb ndaj\nme lexuesit nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb hidhur t\u00eb jet\u00ebs sime bashk\u00ebshortore.Un\u00eb\nmendoja q\u00eb nuk duhet t\u00eb nxitohesh e t\u00eb lidhesh q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb fare t\u00eb re. \u201cT\u00eb\nlidhen kur t\u00eb ken\u00eb mbushur nj\u00ebfar\u00eb moshe, t\u00eb jen\u00eb pjekur e ta kuptojn\u00eb v\u00ebrtet\nat\u00eb q\u00eb kan\u00eb n\u00eb krah\u00eb\u201d, k\u00ebshtu thoja kur d\u00ebgjoja q\u00eb vajza n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re\nmartoheshin. Ju them juve, lexuese t\u00eb dashura, ta njihni mir\u00eb djalin me t\u00eb\ncilin vendosni t\u00eb q\u00ebndroni dhe t\u00eb mos rr\u00ebmbeheni nga bukuria, nga makinat e\nbukura q\u00eb kan\u00eb djemt\u00eb apo nga parat\u00eb q\u00eb ata mbajn\u00eb n\u00eb xhep, se jan\u00eb vet\u00ebm\ng\u00ebnjeshtra. Un\u00eb kam djal\u00eb vet\u00eb, e di se si i b\u00ebn p\u00ebr vete femrat dhe m\u00eb vjen\nkeq se si ato e besojn\u00eb. Po ja, ai u merr makinat shok\u00ebve, lek\u00ebt i ndajn\u00eb me\nshok\u00ebt dhe rrin\u00eb pran\u00eb shkollave t\u00eb mesme p\u00ebr t\u2019u prishur mendjen gocave t\u00eb\nreja. Shpesh e shoh rrug\u00ebve me vajza t\u00eb ndryshme. Vet\u00ebm syrin m\u00eb shkel dhe\nvazhdon rrug\u00ebn. Kur vjen n\u00eb sht\u00ebpi, thot\u00eb: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPse o ma mi ngul syt\u00eb ashtu me inat kur m\u00eb sheh n\u00eb rrug\u00eb? Un\u00eb\nkam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqem!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb cop\u00ebtohet zemra q\u00eb ai tallet dhe ato t\u00eb shkretat i besojn\u00eb.\nDjali im \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb, po ku m\u00ebson ai?! Rri rrug\u00ebve dhe jo n\u00eb bangat\ne fakultetit. Provimet i merr duke kopjuar dhe merr nota t\u00eb mira, po \u00e7\u2019e do?\nKur e qortoj, m\u00eb thot\u00eb: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cE \u00e7\u2019e dua shkoll\u00ebn, t\u2019m\u00eb tallin shok\u00ebt?\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I kam folur, por fjala e mamas\u00eb nuk pi fare uj\u00eb te ne. I flas,\npor m\u00eb thot\u00eb t\u00eb shoh pun\u00ebt e mia se ai i di vet\u00eb pun\u00ebt e veta. M\u00eb vjen keq se\nsi i besojn\u00eb vajzat, por gjithashtu shoh se vajzat sot nuk kan\u00eb fare kontroll\nnga prind\u00ebrit e tyre dhe po marrin rrug\u00eb t\u00eb k\u00ebqija. M\u00eb vjen keq kur i shoh\nn\u00ebp\u00ebr kafene me cigare q\u00eb i nxjerrin nga \u00e7antat. Edhe im bir i ka ngjar\u00eb t\u00eb\natit. Burri im, ku t\u00eb rrij\u00eb n\u00ebp\u00ebr lokale dhe n\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb vjen i dehur. Po ku\nmund t\u00eb pres\u00ebsh nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga nj\u00eb njeri pa shkoll\u00eb? T\u00eb dy me shkoll\u00eb t\u00eb mesme\nishim kur u njoh\u00ebm, dometh\u00ebn\u00eb, kur u martuam. Me mbles\u00ebri u martuam. Kurr\u00eb nuk\ndoja t\u00eb kisha edhe un\u00eb fatin e atyre \u00e7ifteve q\u00eb lidhen me mbles\u00ebri, por ja q\u00eb\nat\u00eb q\u00eb nuk e do, ajo t\u00eb gjen. S\u2019e doja sepse un\u00eb gjithmon\u00eb kam menduar se\nmbles\u00ebria nuk t\u00eb lejon ta njoh\u00ebsh tjetrin v\u00ebrtet. Mbase edhe e kam gabim, por\nun\u00eb nuk e njoha dhe u martova shpejt. Un\u00eb e nisa shkoll\u00ebn e lart\u00eb, por mbeta\nshtatz\u00ebn\u00eb dhe e lash\u00eb, me mendimin se do ta vazhdoja, por nuk e b\u00ebra. Burri\ns\u2019m\u00eb la dhe vjehrra n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb u s\u00ebmur e nuk kishte kush t\u2019i b\u00ebnte\nsh\u00ebrbim, k\u00ebshtu q\u00eb u detyrova t\u00eb sh\u00ebrbeja dhe jo t\u00eb studioja e t\u00eb mbaroja\nshkoll\u00ebn e lart\u00eb. Tani, vjehrra ka 10 vjet q\u00eb ka vdekur, por kur ishte ajo\ngjall\u00eb, m\u00eb ndihmonte dhe m\u00eb trajtonte mir\u00eb. Silleshin mir\u00eb me mua. Sidomos vjehrri,\nq\u00eb m\u00eb quante vajz\u00ebn e tij dhe m\u00eb donte shum\u00eb. Edhe un\u00eb, sigurisht, i respektoja\nshum\u00eb, por njer\u00ebzit ndryshojn\u00eb me kalimin e koh\u00ebs dhe im shoq ndryshoi 100%. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, un\u00eb dhe im shoq punojm\u00eb. Punojm\u00eb n\u00eb privat.\nDjali harxhon parat\u00eb tona. Edhe burri, po ashtu, para nja pes\u00eb vjet\u00ebsh filloi pijen\ndhe nat\u00eb p\u00ebr nat\u00eb e gjeje n\u00ebp\u00ebr lokale. M\u00eb mungon nj\u00eb vajz\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb\nflisja si shoqe dhe t\u2019ia hapja zemr\u00ebn se po m\u00eb shqyhet. Vet\u00ebm me maman\u00eb kam\nfolur gjith\u00e7ka. S\u2019m\u00eb interesonte se nuk kishim gjendje t\u00eb mir\u00eb ekonomike, por\nai kishte dhun\u00ebn dhe m\u00eb dhunonte, edhe p\u00ebrpara se t\u00eb pinte. Ai \u00ebsht\u00eb kafsh\u00eb, n\u00eb\nkuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs. S\u2019kam par\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bardh\u00eb pran\u00eb tij. Nuk\nm\u00eb dhunonte vet\u00ebm mua, por edhe maman\u00eb time, sepse ajo jetonte me mua n\u00eb nj\u00eb\nsht\u00ebpi. Ajo m\u00eb mbronte mua nga duart e tij, kurse ai i gjuante edhe mamas\u00eb\nsime. Ajo ka jetuar ferr pran\u00eb nesh, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Ajo ka vdekur tashm\u00eb. Ka\nnja tre vjet q\u00eb u dha fund dhimbjeve t\u00eb saj pran\u00eb nesh. Dhuna vinte si pasoj\u00eb e\nnj\u00eb gruaje tjet\u00ebr, q\u00eb ishte n\u00eb jet\u00ebn e tij. Un\u00eb nuk dija gj\u00eb, por shoqet m\u00eb than\u00eb\nse e kishin par\u00eb shpesh me nj\u00eb grua bjonde dhe se takoheshin \u00e7do mbasdite tek i\nnj\u00ebjti lokal. U b\u00ebra kurioze ta m\u00ebsoja se kush ishte dhe shkova e shoq\u00ebruar me\ndy shoqet e mia n\u00eb lokalin ku rrinte ai. E pash\u00eb q\u00eb erdhi n\u00eb lokal duke qeshur\ndhe duke u sjell\u00eb shum\u00eb mir\u00eb me at\u00eb gruan tjet\u00ebr. Kur pa se isha edhe un\u00eb aty, u\n\u00e7ua nga tavolina, erdhi tek un\u00eb dhe m\u00eb q\u00eblloi me shpull\u00eb, m\u00eb tha q\u00eb t\u00eb \u00e7ohesha\ndhe pastaj iku e u ul pran\u00eb saj. Mbase ajo tjetra e dinte, mbase nuk e dinte q\u00eb\nai ishte i martuar, p\u00ebrderisa rrinte me t\u00eb&#8230; kam kaluar nj\u00eb ferr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\np\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, por me sa kuptoj, ai ka ca koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb prej saj,\nsepse ka ndryshuar shum\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb sht\u00ebpi, vjen m\u00eb her\u00ebt dhe rrog\u00ebn e l\u00eb t\u00eb gjith\u00ebn tek un\u00eb.\nJam \u00e7uditur nga ndryshimi i sjelljes s\u00eb tij, por po m\u00eb p\u00eblqen q\u00eb ka r\u00ebn\u00eb dhe\nnuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ai burri i dhunsh\u00ebm q\u00eb ishte m\u00eb par\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, jam shum\u00eb e\nlodhur mend\u00ebrisht dhe dua vet\u00ebm t\u00eb \u00e7lodhem e ta stakoj trurin q\u00eb gjith\u00e7ka ka qen\u00eb\nnj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr dhe un\u00eb jam zgjuar prej saj. Nuk e di as vet\u00eb se si kam qen\u00eb kaq e\nduruar me nj\u00eb njeri t\u00eb pashpirt, ama nj\u00eb gj\u00eb ia uroj vetes me gjith\u00eb shpirt\ntani; q\u00eb hallet p\u00ebr mua t\u00eb ken\u00eb mbaruar k\u00ebtu dhe ta jetoj n\u00eb qet\u00ebsi k\u00ebt\u00eb jet\u00eb\nq\u00eb m\u00eb ka mbetur&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhuna, dita-dit\u00ebs, l\u00ebndon m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb fem\u00ebr dhe problemi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb se shum\u00eb femrav e fatkeqe po u merret edhe jeta. Urojm\u00eb t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb i shpejt\u00eb fundi i dhimbjeve t\u00eb k\u00ebtyre femrave t\u00eb dhunuara, t\u00eb cilat jetojn\u00eb me frik\u00eb dhe me nj\u00eb munges\u00eb sigurie t\u00eb madhe p\u00ebr jet\u00ebn. Stop dhun\u00ebs! [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21711,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2106],"class_list":["post-22905","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-historia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22905","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22905"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22905\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22905"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22905"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22905"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}