{"id":22879,"date":"2019-07-03T21:30:02","date_gmt":"2019-07-03T19:30:02","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22879"},"modified":"2019-07-03T21:05:17","modified_gmt":"2019-07-03T19:05:17","slug":"%ef%bb%bfrashe-ne-dashuri-me-kusheriren-time","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/07\/%ef%bb%bfrashe-ne-dashuri-me-kusheriren-time\/","title":{"rendered":"\ufeffRash\u00eb n\u00eb dashuri me kush\u00ebrir\u00ebn time!"},"content":{"rendered":"\n<p>Quhem Adrian.<\/p>\n\n\n\n<p> Jam tridhjet\u00eb vje\u00e7, ende i pamartuar.<\/p>\n\n\n\n<p> Arsyeja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dashuri e pamundur, q\u00eb m\u00eb mundon shpirtin prej gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh tashm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb kam lindur n\u00eb nj\u00eb fshat af\u00ebr Tiran\u00ebs. Familja ime ishte e madhe dhe e\nvarf\u00ebr. Kemi jetuar si mos m\u00eb keq. Mamaja dhe babai rropateshin n\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnda\nq\u00eb t\u00eb na ushqenin ne, tet\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Mamaja ishte tip i zgjuar, ndon\u00ebse nuk\nkishte shkoll\u00eb. Ajo mundohej q\u00eb ne f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mos na mungonte asgj\u00eb dhe donte\nq\u00eb ne t\u00eb b\u00ebheshim me shkoll\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb isha m\u00eb i vogli nga t\u00eb gjith\u00eb. V\u00ebllait t\u00eb madh nuk i p\u00eblqente shum\u00eb\nshkolla. Kur mbaroi tet\u00ebvje\u00e7aren, ai e la dhe nisi t\u00eb punonte p\u00ebr t\u00eb ndihmuar\nprind\u00ebrit. Kat\u00ebr motrat e mia, sado q\u00eb ishin mir\u00eb me m\u00ebsime, nuk mund\u00ebn t\u00eb\nvinin n\u00eb Tiran\u00eb. Ato nuk e p\u00ebrballonin dot jetes\u00ebn k\u00ebtu, nuk kishin \u00e7far\u00eb pune\nt\u00eb b\u00ebnin, k\u00ebshtu q\u00eb u detyruan t\u00eb ndiqnin nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme q\u00eb ishte shum\u00eb\nlarg fshatit ton\u00eb. Ngriheshin q\u00eb her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, kur nuk kishte zbardhur\nende, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb m\u00ebsim&#8230; V\u00ebllai i mes\u00ebm ishte trazova\u00e7 dhe i prap\u00eb. Atij\ni duhej shkuar nga prapa gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebnte prap\u00ebsira, por t\u00eb\npakt\u00ebn ishim njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb na respektonin.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur mbarova shkoll\u00ebn fillore dhe nisa tet\u00ebvje\u00e7aren, mundohesha t\u00eb m\u00ebsoja\nshpejt e shpejt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb mbetej koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar prind\u00ebrit. M\u00eb\ndukej vetja si parazit, duke qen\u00eb se isha i vetmi mashkull n\u00eb familje q\u00eb nuk\npunoja, por mamaja nuk m\u00eb linte t\u00eb lodhesha shum\u00eb. Ajo ishte e k\u00ebnaqur q\u00eb\nmerrja nota t\u00eb mira, ndaj edhe donte q\u00eb un\u00eb vet\u00ebm t\u00eb m\u00ebsoja. Shkoll\u00ebn e mesme\ndoja ta vazhdoja p\u00ebr gjuh\u00eb t\u00eb huaja. E dija q\u00eb familja nuk m\u00eb mb\u00eb\u00ebshteste dot\nfinanciarisht, ndaj u thash\u00eb q\u00eb do t\u2019i nxirrja vet\u00eb shpenzimet e mia, por babai\nmori borxh te v\u00ebllai i tij dhe arrit\u00ebn t\u00eb m\u00eb jepnin di\u00e7ka si fillim. U premtova\nq\u00eb do t\u2019ua ktheja s\u00ebrish parat\u00eb, sepse e dija q\u00eb ata vet\u00eb nuk do t\u2019i shlyenin dot,\np\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra.<\/p>\n\n\n\n<p>Dita e par\u00eb e shkoll\u00ebs qe e tmerrshme. Nuk kisha par\u00eb asnj\u00ebher\u00eb aq shum\u00eb\nnjer\u00ebz. Q\u00ebndroja n\u00eb konviktin e shkoll\u00ebs. Nga dera e dhom\u00ebs sime shihja djem\ndhe vajza q\u00eb vraponin n\u00ebp\u00ebr korridore, q\u00eb flisnin me nj\u00ebri-tjetrin me z\u00eb t\u00eb\nlart\u00eb. M\u00eb dukej sikur kishte nisur ndonj\u00eb luft\u00eb dhe kisha frik\u00eb se mos nuk\nambientohesha dot, por nuk mund ta hidhja posht\u00eb sakrific\u00ebn e prind\u00ebrve t\u00eb mi. <\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb jav\u00ebve n\u00eb vazhdim nuk arrita t\u00eb b\u00ebja dot shoq\u00ebri, p\u00ebrve\u00e7se me nj\u00eb\ndjal\u00eb, q\u00eb ishte i heshtur, si puna ime. Uleshim bahk\u00eb n\u00eb bang\u00eb dhe po bashk\u00eb\nshkonim n\u00eb mens\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn ishte ai, se ndryshe do t\u00eb isha\n\u00e7mendur! Shihja gjih\u00eb ato vajza q\u00eb dukeshin aq t\u00eb lirshme dhe skuqesha vet\u00ebm\nduke i ndjer\u00eb q\u00eb m\u00eb kalonin af\u00ebr e jo m\u00eb t\u2019u flisja&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb, Mandi, shoku im, m\u00eb tha se kishte njohur nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb\nklas\u00ebn paralele me ne. Do ta takonte s\u00ebrish n\u00eb pushimin e madh dhe m\u00eb k\u00ebrkoi ta\nshoq\u00ebroja, pasi i vet\u00ebm nuk ia dilte dot. As un\u00eb nuk isha ndonj\u00eb tip i hedhur,\npor gjithsesi pranova. Kur erdhi ora e pushimit, e shihja Mandin se si ishte\nnervozuar. E kuptoja t\u00eb gjorin! Zbrit\u00ebm posht\u00eb n\u00eb oborr. Aty po e priste nj\u00eb\nvajz\u00eb e qeshur, q\u00eb na e b\u00ebri me dor\u00eb kur e pa. U afruam. Ai m\u00eb prezantoi me t\u00eb,\nnd\u00ebrsa ajo na prezantoi me shoqen q\u00eb kishte n\u00eb krah. Ishte vajza m\u00eb e bukur q\u00eb\nm\u00eb kishin par\u00eb syt\u00eb! Kishte flok\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb zinj dhe nj\u00eb trup shum\u00eb elegant.\nKishte nj\u00eb shikim t\u00eb zgjuar, por edhe shum\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl dhe n\u00eb kraharor shtr\u00ebngonte\ndisa libra. Kur m\u00eb dha dor\u00ebn, u b\u00eb e t\u00ebra e kuqe. U dashurova menj\u00ebher\u00eb. Isha\nsi i dehur n\u00eb ato dhjet\u00eb minuta q\u00eb q\u00ebndruam t\u00eb kat\u00ebrt. Mandi po fliste me shoqen\ne tij, ndaj ne na duhej t\u00eb bisedonim me nj\u00ebri-tjetrin, por q\u00eb t\u00eb dy ishim t\u00eb\nhutuar. Pasi q\u00ebndruam disa sekonda pa folur, ajo theu akullin e para. M\u00eb tha se\nquhej Ledia dhe se ishte nga Tirana. Edhe z\u00ebrin e kishte hyjnor. Un\u00eb i tregova\npak p\u00ebr veten, i thash\u00eb q\u00eb kisha ardhur nga nj\u00eb fshat dhe se qyteti m\u00eb dukej\npak rr\u00ebmuj\u00eb. Ajo qeshi dhe m\u00eb premtoi se do t\u00eb m\u00ebsohesha. M\u00eb pas, d\u00ebgjuam zilen\ndhe u fut\u00ebm secili n\u00eb klas\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen po e prisja s\u00ebrish gjat\u00eb pushimit t\u00eb\nmadh. Ajo doli me shoqen e saj. M\u00eb pa, por nuk m\u00eb foli. Zemra po m\u00eb dhimbte. Se\nnga u zhduk p\u00ebr pak dha pastaj u kthye me dy byrek\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Nj\u00ebri ishte p\u00ebr\nmua. M\u00eb tha q\u00eb i kishte marr\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku i gatuanin shum\u00eb mir\u00eb. Vet\u00ebm\n\u201cfaleminderit\u201d arrita t\u2019i thoja, sepse isha mpir\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Ne u shoq\u00ebruam p\u00ebr kat\u00ebr vjet t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, duke krijuar nj\u00eb lidhje\nshum\u00eb t\u00eb bukur, m\u00eb tep\u00ebr miq\u00ebsore. Un\u00eb isha i dashuruar marr\u00ebzisht pas saj, por\nnuk doja q\u00eb ta trembja, ndaj heshtja. Gjat\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebve u puth\u00ebm disa her\u00eb,\npor asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Duke qen\u00eb se e dija q\u00eb t\u00eb dy do t\u00eb vazhdonim shkoll\u00ebn e\nlart\u00eb p\u00ebr gjuh\u00eb t\u00eb huaja, isha i sigurt q\u00eb nuk do ta humbisja, por brenda vetes\ne doja si i \u00e7mendur dhe kisha vendosur q\u00eb t\u00eb martohesha me t\u00eb. Do ta prisja sa\nt\u00eb donte ajo, edhe me vite po t\u00eb qe nevoja.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas vitit t\u00eb par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, i fola p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndieja dhe q\u00eb\nmendoja. Ajo nuk u shokua, por as u hodh p\u00ebrpjet\u00eb nga g\u00ebzimi. M\u00eb tha q\u00eb e\npriste k\u00ebt\u00eb prej meje, por duhet t\u00eb bisedonte m\u00eb par\u00eb me familjen. Pranova,\nduke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebja gjith\u00e7ka q\u00eb ajo donte. Nat\u00ebn, nuk m\u00eb zuri gjumi.\nMendoja se \u00e7far\u00eb do t\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb prind\u00ebrit e saj. Nuk shihja ndonj\u00eb arsye pse\nt\u00eb kund\u00ebrshtonin. T\u00eb nes\u00ebrmen shkova n\u00eb shkoll\u00eb nj\u00eb or\u00eb p\u00ebrpara. Nuk m\u00eb zinte\nvendi. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt, Ledia nuk erdhi as at\u00eb dit\u00eb, as t\u00eb nes\u00ebrmen dhe as p\u00ebr t\u00ebr\u00eb jav\u00ebn.\nVendosa q\u00eb t\u2019i shkoja n\u00eb sht\u00ebpi dhe ta prisja jasht\u00eb, por ajo nuk doli asnj\u00ebher\u00eb.\nBrenda nuk mund t\u00eb futesha, sepse nuk e dija \u00e7far\u00eb kishte ndodhur. Pas k\u00ebsaj\ntorture, ajo u kthye n\u00eb shkoll\u00eb me nj\u00eb fytyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb vrar\u00eb. Nga qeskat posht\u00eb\nsyve dukej q\u00eb kishte qar\u00eb. M\u00eb tha se nuk mund t\u00eb takoheshim dot m\u00eb, sepse\nkishte zbuluar q\u00eb ishim kush\u00ebrinj. Babai i saj ishte djali i xhaxhait t\u00eb n\u00ebn\u00ebs\nsime. Ata kishin ardhur n\u00eb Tiran\u00eb para shum\u00eb vjet\u00ebsh, duke qen\u00eb se mamaja e saj\nkishte lindur k\u00ebtu. M\u00eb tha se prind\u00ebrit ia kishin ndaluar q\u00eb t\u00eb shoq\u00ebrohej me mua\ndhe iku duke qar\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb kot u mundova t\u2019i flisja gjat\u00eb dit\u00ebve q\u00eb vijuan. Ajo m\u00eb shmangej sapo m\u00eb\nshihte. Kur i afrohesha, m\u00eb thoshte se nuk donte t\u00eb fliste m\u00eb me mua. Ishte e\ntmerrshme! Kam vuajtur shum\u00eb, shum\u00eb. Familjes nuk i thash\u00eb asgj\u00eb. E mbarova shkoll\u00ebn\ne lart\u00eb duke e kaluar dit\u00ebn n\u00eb m\u00ebsim dhe nat\u00ebn duke qar\u00eb, p\u00ebr tre vjet t\u00eb t\u00ebr\u00eb.\nKur mbaroi shkolla, nuk e pash\u00eb m\u00eb. Mora vesh q\u00eb prind\u00ebrit e kishin fejuar. Kjo\nm\u00eb cop\u00ebtoi zemr\u00ebn, por edhe m\u00eb b\u00ebri t\u00eb kuptoja se nuk kisha \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja. Nisa nj\u00eb\npun\u00eb dhe zura nj\u00eb sht\u00ebpi me qira, por nuk munda ta harroja. Edhe tani q\u00eb kan\u00eb\nkaluar gjasht\u00eb vjet nga mbarimi i shkoll\u00ebs, un\u00eb prap\u00eb e dua \u00e7mendurisht, e\nkujtoj \u00e7do dit\u00eb dhe qaj p\u00ebr t\u00eb. Nuk kam takuar asnj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb\nndihem si\u00e7 ndihesha me at\u00eb, s\u2019kam takuar asnj\u00ebr\u00ebn q\u00eb t\u00eb m\u00eb b\u00ebj\u00eb ta harroj Lind\u00ebn\ndhe me sa duket, asnj\u00ebher\u00eb nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Quhem Adrian. Jam tridhjet\u00eb vje\u00e7, ende i pamartuar. Arsyeja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dashuri e pamundur, q\u00eb m\u00eb mundon shpirtin prej gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh tashm\u00eb. Un\u00eb kam lindur n\u00eb nj\u00eb fshat af\u00ebr Tiran\u00ebs. Familja ime ishte e madhe dhe e varf\u00ebr. Kemi jetuar si mos m\u00eb keq. Mamaja dhe babai rropateshin n\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb t\u00eb na [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22512,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-22879","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22879","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22879"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22879\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22512"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22879"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22879"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22879"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}