{"id":22824,"date":"2019-06-27T21:00:59","date_gmt":"2019-06-27T19:00:59","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22824"},"modified":"2019-06-27T20:25:56","modified_gmt":"2019-06-27T18:25:56","slug":"%ef%bb%bfnjeriu-qe-me-dhunoi-tani-eshte-ne-burg","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/06\/%ef%bb%bfnjeriu-qe-me-dhunoi-tani-eshte-ne-burg\/","title":{"rendered":"\ufeffNjeriu q\u00eb m\u00eb dhunoi, tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg!"},"content":{"rendered":"\n<p>Un\u00eb q\u00eb ju shkruaj jam n\u00ebna e dy f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p> Tani jam tridhjet\u00eb e kat\u00ebr vje\u00e7<\/p>\n\n\n\n<p> dhe jetoj me bashk\u00ebshortin tim n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p> Punoj si avokate dhe jam e qet\u00eb n\u00eb jet\u00ebn q\u00eb b\u00ebj. Por e kaluara ime nuk ka q\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu. N\u00eb dit\u00ebt e mia, ka pasur nj\u00eb histori, e cila m\u00eb ndryshoi p\u00ebrgjithnj\u00eb. Un\u00eb tani kam nj\u00eb pozicion t\u00eb lakmuesh\u00ebm, ndaj dhe vendosa t\u00eb tregoj historin\u00eb time. Shum\u00eb vajza p\u00ebrjetojn\u00eb at\u00eb q\u00eb un\u00eb kam p\u00ebrjetuar. Ndaj dhe do t\u00eb doja q\u00eb ta din\u00eb se duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kujdesshme. Kur shoh vajzat e mia q\u00eb rriten, kam frik\u00eb, se bota q\u00eb po krijojm\u00eb p\u00ebr to, nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ne duam p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nat\u00eb, isha n\u00eb sht\u00ebpi me to. Vajzat po luanin me kukulla nd\u00ebrsa un\u00eb po\nshihja televizor. Kur papritmas ra telefoni. Ishte nj\u00eb hetues, i cili m\u00eb tha se\nkishte koh\u00eb q\u00eb po punonte me \u00e7\u00ebshtjen time dhe se ai njeri qe me kishte\nshkaktuar aq shume shqetesime, ishte kapur&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk e di se c\u2019ndjeva ne ato caste. M\u2019u duk sikur nje shkreptime rrufeje me\nra ne mbi koke. M\u2019u kujtua gjithshka sikur te kishte ndodhur dje. Me erdhi para\nsyve gjithshka kishte ndodhur vite me pare kur une erdha per here te pare ne\nTirane. <\/p>\n\n\n\n<p>Isha e vetme. Tre dit\u00eb pasi kisha mb\u00ebrritur aty, m\u00eb p\u00ebrdhunuan. Dhe tani,\ndymb\u00ebdhjet\u00eb vjet pas asaj ngjarjeje, ai njeri ishte kapur&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb u rrita n\u00eb nj\u00eb fshat. Njer\u00ebzit q\u00eb jetonin aty, nuk largoheshin asnj\u00ebher\u00eb.\nUn\u00eb u martova shum\u00eb e re, me nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb e njihja q\u00eb e vog\u00ebl. Linda dy vajzat\ne mia kur kisha mosh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb luajtur me kukulla. Kur lindi e madhja, un\u00eb\nmbarova gjimnazin dhe u detyrova q\u00eb ta lija p\u00ebrfundimisht shkoll\u00ebn. P\u00ebr njer\u00ebzit\ne mi, un\u00eb isha heroin\u00eb q\u00eb kisha arritur t\u00eb shkoja aq larg. Por n\u00eb mosh\u00ebn 22\nvje\u00e7are, burri im vdiq nga kanceri. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, vajzat e mia ishin kat\u00ebr dhe\ndy vje\u00e7. Un\u00eb isha e d\u00ebshp\u00ebruar. Vet\u00ebm b\u00ebja pun\u00eb dhe kujdesesha p\u00ebr to. Nuk\nkisha asgj\u00eb tjet\u00ebr. P\u00ebrve\u00e7se edhe nj\u00eb \u00ebndrre, q\u00eb t\u00eb vizitoja Tiran\u00ebn. M\u00eb dukej\nsi nj\u00eb udh\u00ebtim ekzotik, n\u00eb nj\u00eb kryeqytet p\u00ebr t\u00eb cilin kisha d\u00ebgjuar shum\u00eb t\u00eb\nflisnin. Derisa nj\u00eb dit\u00eb, arrita t\u2019i mbushja mendjen prind\u00ebrve t\u00eb mi. Ata pranuan\nq\u00eb t\u00eb m\u2019i mbanin f\u00ebmij\u00ebr p\u00ebr disa dit\u00eb dhe m\u00eb dhan\u00eb para borxh. Un\u00eb vendosa q\u00eb\nt\u00eb nisesha p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. E dija q\u00eb nuk do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb t\u00eb shkoja vet\u00ebm,\npor k\u00ebshtu m\u00eb dukej di\u00e7ka m\u00eb aventureske. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, askush nuk donte t\u00eb\nvinte me mua. Por kjo s\u2019do t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte q\u00eb t\u00eb hiqja dor\u00eb prej asaj q\u00eb doja aq\nshum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mendova se nuk do t\u00eb rrija m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb a gjasht\u00eb dit\u00eb. N\u00eb Tiran\u00eb, do t\u00eb\nm\u00eb prisnin disa kush\u00ebrinj tan\u00ebt t\u00eb larg\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt, pa i kontaktuar ne, as q\u00eb\ne kujtonin se ne ekzistonim. Por u treguan t\u00eb gjindsh\u00ebm dhe pranuan t\u00eb m\u00eb\nmbanin.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre, ishte edhe nj\u00eb vajz\u00eb e mosh\u00ebs sime. Ajo m\u2019u afrua menj\u00ebher\u00eb\ndhe u tregua shum\u00eb e gatshme t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronte. Bashk\u00eb dol\u00ebm n\u00ebp\u00ebr dyqane, n\u00eb\nbulevard, pash\u00eb muzet\u00eb dhe disa nd\u00ebrtesa shum\u00eb t\u00eb bukura. Tre dit\u00eb pasi sh\u00ebtisja\nTiran\u00ebn dhe po e p\u00ebrjetoja shum\u00eb mir\u00eb, ajo m\u00eb tha se kishte nj\u00eb dit\u00eblindje, n\u00eb\nt\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb shkoja edhe un\u00eb. I morr\u00ebm leje prind\u00ebrve t\u00eb saj dhe kur ata\nthan\u00eb \u201cpo\u201d, un\u00eb u hodha p\u00ebrpjet\u00eb nga g\u00ebzimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Shkuam n\u00eb nj\u00eb disko, ku kishte shum\u00eb zhurm\u00eb dhe tym. Kush\u00ebrira ime aty\ntakoi nj\u00eb mikun e saj, i cili mesa u duk, ishte i dashuri. Kur ajo e puthte\nashtu, n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, un\u00eb e shihja si e habitur. Nuk m\u00eb besohej se njer\u00ebzit\nmund t\u00eb b\u00ebnin gj\u00ebra t\u00eb tilla kaq hapur dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pa u martuar. Ajo as\nq\u00eb e vriste mendjen. M\u00eb pas, m\u00eb tha se do t\u00eb dilte p\u00ebr pak, por nuk do t\u00eb\nvonohej. Iu luta q\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb mos vonohej, pasi nuk njihja njeri. Ma premtoi\ndhe m\u00eb tha q\u00eb ta prisja aty. Por, pasi kishin kaluar dy or\u00eb, ajo ende nuk po\ndukej. Vendosa q\u00eb t\u00eb shkoja vet\u00eb p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, pasi po b\u00ebhej shum\u00eb von\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pes\u00eb minuta pasi dola n\u00eb rrug\u00eb, pash\u00eb q\u00eb po m\u00eb ndiqte nj\u00eb burr\u00eb. Duke q\u00ebn\u00eb\nse ishte i veshur shum\u00eb mir\u00eb, ndalova dhe e pyeta n\u00ebse po ecja n\u00eb drejtimin e\nduhur. Ai ma pohoi dhe m\u00eb tha se m\u00eb duheshin edhe nja dhjet\u00eb minuta p\u00ebr t\u00eb\nshkuar n\u00eb sht\u00ebpi. Un\u00eb e falenderova dhe nisa q\u00eb t\u00eb eci s\u00ebrish. Por ai nisi t\u00eb m\u00eb\nndiqte, duke m\u00eb folur, duke u p\u00ebrjekur q\u00eb t\u00eb bisedonte me mua. Duke q\u00ebn\u00eb se nuk\nkishte njeri n\u00eb rrug\u00eb, un\u00eb e mbaja kok\u00ebn posht\u00eb dhe nuk flisja. Kur arrit\u00ebm n\u00eb\nnj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb e njihja, i thash\u00eb \u201cfaleminderit, po e di se ku jam tani\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb at\u00eb sekonde, gjith\u00e7ka ndryshoi. Ai m\u00eb kapi nga krahu, m\u00eb tha se kishte\nnj\u00eb thik\u00eb me vete dhe m\u00eb futi n\u00eb nj\u00eb rrugic\u00eb. Pastaj m\u00eb futi n\u00eb nj\u00eb hyrje garazhdi\ndhe m\u00eb m\u00eb p\u00ebrplasi n\u00eb tok\u00ebn e ftoht\u00eb dhe me balt\u00eb. Mbaj mend q\u00eb p\u00ebrplasa kok\u00ebn\nn\u00eb tok\u00eb dhe se dhuna e tij ndaj meje sa vinte dhe rritej. Sa her\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqesha\nt\u00eb b\u00ebrtisja, ai m\u00eb thithte buz\u00ebt midis dh\u00ebmb\u00ebve t\u00eb tij dhe m\u2019i kafshonte, q\u00eb un\u00eb\nt\u00eb mos b\u00ebja zhurm\u00eb. M\u00eb pas, m\u00eb g\u00ebrvishti fytyr\u00ebn, nd\u00ebrsa m\u00eb p\u00ebrndrydhi krahun n\u00eb\nmur. M\u00eb pas, uli pantallonat e tij, uli dhe t\u00eb miat dhe m\u00eb grisi bluz\u00ebn. M\u00eb p\u00ebrdhunoi.\nGjith\u00e7ka zgjati nj\u00ebzet\u00eb minuta, por p\u00ebr mua, ishte nj\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi. M\u00eb pas, q\u00ebndrova\ne shtrir\u00eb aty. Nuk l\u00ebvizja dot nga dhimbjet e shumta. Ai u ngrit, u vesh dhe ia\nmbathi vrapit. Un\u00eb u ngrita me l\u00ebvizje mekanike, si nj\u00eb robot. U vesha dhe u\nnisa drejt sht\u00ebpis\u00eb. Aty, mamaja e kush\u00ebrir\u00ebs m\u00eb hapi der\u00ebn. Kur m\u00eb pa n\u00eb at\u00eb\ngjendje, u shqet\u00ebsua shum\u00eb. I tregova se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur. M\u00eb pas m\u00eb ra t\u00eb\nfik\u00ebt. Kur u p\u00ebrmenda, n\u00eb dhom\u00eb ishte n\u00eb polic. Ai m\u00eb tha se tashm\u00eb askush nuk\nm\u00eb b\u00ebnte dot keq. M\u00eb pas, m\u00eb \u00e7uan n\u00eb spital, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rrobat e mia u morr\u00ebn\np\u00ebr t\u2019u ekzaminuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi, u futa n\u00eb dush. Ishte e mijta her\u00eb q\u00eb at\u00eb dit\u00eb b\u00ebja\nbanj\u00eb, pasi vetja m\u00eb dukej shum\u00eb e pist\u00ebt. Pasi fola edhe disa dit\u00eb me policin\u00eb,\nduke i p\u00ebrshkruar gjith\u00e7ka, vendosa q\u00eb t\u00eb gjitha energjit\u00eb e mia do t\u00eb sh\u00ebrbenin\np\u00ebr ta harruar at\u00eb ngjarje. U ktheva n\u00eb sht\u00ebpi. Aty m\u00eb k\u00ebrkonin q\u00eb t\u2019u flisja p\u00ebr\nudh\u00ebtimin tim. \u00c7far\u00eb t\u2019u tregoja? Por vendosa t\u00eb b\u00ebja di\u00e7ka p\u00ebr veten. Me\nshpirtin nd\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb, do t\u00eb rikthehesha n\u00eb Tiran\u00eb, k\u00ebsaj here p\u00ebr t\u00eb vazhduar\nshkoll\u00ebn. Vajzat q\u00ebndronin te prind\u00ebrit e mi. N\u00eb fillim, kthimi n\u00eb at\u00eb qytet qe\ni tmerrsh\u00ebm, i llahtarsh\u00ebm. Por pastaj nisa t\u00eb m\u00ebsohem. N\u00eb klas\u00ebn time njoha\nedhe at\u00eb q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorti im. M\u00eb t\u00eb jam afruar shum\u00eb ngadal\u00eb, pasi\nende nuk isha gati. Kur kryem mardh\u00ebnie p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, mua m\u00eb ra t\u00eb fik\u00ebt.\nPor gradualisht, gj\u00ebrat nis\u00ebn t\u00eb funksionojn\u00eb. Kur i tregova se \u00e7far\u00eb m\u00eb kishte\nndodhur, ai m\u00eb kuptoi dhe m\u00eb mbajti m\u00eb shum\u00eb af\u00ebr. Pas diplomimit tim, un\u00eb u\ntransferova p\u00ebrfundimisht n\u00eb Tiran\u00eb dhe u martova me t\u00eb. Fakti q\u00eb njeriu i cili\nm\u00eb kishte dhunuar, u kap nga policia, m\u00eb b\u00ebri m\u00eb t\u00eb sigurt dhe m\u00eb t\u00eb qet\u00eb\nbrenda vetes sime. Kjo ndoshta qe arsyeja se p\u00ebrse vendosa t\u00eb vazhdoja juridikun.\nTani ndihem krenare p\u00ebr veten. Por do doja q\u00eb edhe \u00e7do vajz\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ka pasur\nfatkeq\u00ebsin\u00eb time, t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Ato nuk duhet t\u00eb ken\u00eb turp, por t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb\nk\u00ebta njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb brutal\u00eb, t\u00eb shpifur dhe makthi i \u00e7do femre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb ju shkruaj jam n\u00ebna e dy f\u00ebmij\u00ebve. Tani jam tridhjet\u00eb e kat\u00ebr vje\u00e7 dhe jetoj me bashk\u00ebshortin tim n\u00eb Tiran\u00eb. Punoj si avokate dhe jam e qet\u00eb n\u00eb jet\u00ebn q\u00eb b\u00ebj. Por e kaluara ime nuk ka q\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu. N\u00eb dit\u00ebt e mia, ka pasur nj\u00eb histori, e cila m\u00eb ndryshoi p\u00ebrgjithnj\u00eb. Un\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22527,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2106],"class_list":["post-22824","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-historia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22824","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22824"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22824\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22527"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22824"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22824"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22824"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}