{"id":2279,"date":"2014-08-18T14:18:05","date_gmt":"2014-08-18T14:18:05","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=2279"},"modified":"2014-08-18T14:18:05","modified_gmt":"2014-08-18T14:18:05","slug":"nuk-do-ta-harroj-kurre-ate-dashuri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/08\/nuk-do-ta-harroj-kurre-ate-dashuri\/","title":{"rendered":"Nuk do ta harroj kurr\u00eb at\u00eb dashuri!"},"content":{"rendered":"<p>Kam dashur disa her\u00eb t\u00eb shkruaj historin\u00eb time n\u00eb gazet\u00ebn e mrekullueshme \u201cIntervista\u201d, por nuk e di se \u00e7far\u00eb m\u00eb pengonte. Vendosa ta ndaja bashk\u00eb me ju historin\u00eb time, e cila dita-dit\u00ebs po b\u00ebhet edhe m\u00eb e hidhur nga se ishte. Un\u00eb aktualisht jam 34 vje\u00e7e dhe jetoj n\u00eb nj\u00eb fshat shum\u00eb pak kilometra larg kryeqytetit. Isha n\u00eb shkoll\u00ebn 8 vje\u00e7are kur p\u00eblqeja nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb cilin e kisha n\u00eb klas\u00eb paralele (un\u00eb kam p\u00ebrfunduar vet\u00ebm gjimnazin, pasi kushtet ekonomike t\u00eb familjes sime nuk m\u00eb lejonin q\u00eb t\u00eb vazhdoja shkoll\u00ebn e lart\u00eb, sepse duhet t\u00eb vija t\u00eb jetoja n\u00eb Tiran\u00eb dhe kjo kishte nj\u00eb kosto t\u00eb pap\u00ebrballueshme p\u00ebr ne). U dashurova me at\u00eb djal\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shk\u00ebmbenim letra dashurie ku shprehnim lirsh\u00ebm ndjenjat tona dhe flisnim p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. Disa nga letrat e tij i kam edhe sot dhe i lexoj shpesh sepse m\u00eb duket sikur rijetoj ato koh\u00eb q\u00eb un\u00eb i quaj t\u00eb arta sepse jam ndjer\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb e lumtur. Pasi vazhdonim e flisnim, duke shk\u00ebmbyer letra, vendos\u00ebm t\u00eb takoheshim. Ajo ka qen\u00eb dita kur jam ndier shum\u00eb n\u00eb siklet, kisha gjith\u00eb nat\u00ebn p\u00ebrpara se ta takoja q\u00eb nuk kisha v\u00ebn\u00eb gjum\u00eb n\u00eb sy. M\u00eb dukej si \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb do ta takoja. Akoma nuk e besoja q\u00eb po m\u00eb ndodhte mua kjo gj\u00eb, pasi m\u00eb ishte fiksuar n\u00eb kok\u00eb ideja q\u00eb do t\u00eb martohesha si t\u00eb gjitha vajzat e fshatit tim, me mbles\u00ebri (k\u00ebshtu ndodhte me t\u00eb gjitha pasi p\u00ebrfundonin shkoll\u00ebn). Un\u00eb mendoja se do t\u00eb kisha t\u00eb nj\u00ebjtin fat, prandaj se si m\u00eb dukej q\u00eb do ta takoja djalin t\u00eb cilin ju p\u00ebrmenda. U takuam at\u00eb dit\u00eb dhe t\u00eb dy ishim shum\u00eb t\u00eb ndrojtur. Ai m\u00eb shtr\u00ebngonte dor\u00ebn dhe un\u00eb dridhesha e t\u00ebra nga emocionet e forta q\u00eb kisha. Kaluan disa muaj ku ne t\u00eb dy shk\u00ebmbenim letra dashurie dhe takoheshim sa her\u00eb kishim mund\u00ebsi, q\u00eb t\u00eb mos binim shum\u00eb n\u00eb sy t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb fshat ishin t\u00eb pak\u00ebt dhe di\u00e7ka e vog\u00ebl t\u00eb merrej vesh, t\u00eb nes\u00ebrmen do t\u00eb p\u00ebrhapej n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fshatin. Nj\u00eb dit\u00eb d\u00ebgjova nj\u00eb vajz\u00eb n\u00eb klas\u00ebn time q\u00eb po i thonte shoqes s\u00eb vet se m\u00eb kishte par\u00eb duke u shoq\u00ebruar me djalin q\u00eb p\u00eblqeja. Menj\u00ebher\u00eb vendosa t\u2019i shkruaja let\u00ebr duke i k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos takoheshim p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe pasi kishim r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy dhe un\u00eb nuk doja q\u00eb t\u00eb merrej vesh, pasi edhe babai im ishte shum\u00eb autoritar dhe nuk e dija se si do t\u00eb vepronte pasi ta merrte vesh k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Po afronin pushimet verore dhe fillova t\u00eb m\u00ebrzitesha sepse mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ta takoja, ishin m\u00eb t\u00eb pakta. Letrat q\u00eb i d\u00ebrgonim nj\u00ebri-tjetrit ishin mjaft t\u00eb rralla dhe takimet tona, gjithashtu. Gjithmon\u00eb kur shk\u00ebmbenim letrat, un\u00eb e lija te dritarja e dhom\u00ebs sime pasi ishte buz\u00eb rrug\u00ebs kryesore dhe ai e kishte mjaft mir\u00eb q\u00eb ta merrte letr\u00ebn. Po k\u00ebshtu, edhe un\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb letrat e tij. Nj\u00eb dit\u00eb un\u00eb e kisha shkruar letr\u00ebn dhe e kisha l\u00ebn\u00eb te parvazi i dritares si gjithmon\u00eb, por ai at\u00eb dit\u00eb nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb vinte ta merrte m\u00eb shpejt letr\u00ebn. P\u00ebr fat t\u00eb keq, mami u fut n\u00eb dhom\u00ebn time dhe gjeti letr\u00ebn q\u00eb un\u00eb i kisha shkruar atij. Ajo m\u00eb thirri menj\u00ebher\u00eb dhe m\u00eb tha q\u00eb sapo t\u00eb vinte babai n\u00eb sht\u00ebpi, do t\u2019ia tregonte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Nuk dija si t\u00eb veproja e si t\u2019i thoja. U futa n\u00eb dhom\u00ebn time dhe vet\u00ebm qaja.<\/p>\n<p>Sapo kishte ardhur babi n\u00eb sht\u00ebpi, mami i kishte treguar dhe babi m\u00eb th\u00ebrriti e k\u00ebrkonte nj\u00eb shpjegim nga un\u00eb. Nuk dija si t\u2019ia shpreja ndjenjat e mia, kisha frik\u00eb t\u2019i thoja dhe se ne t\u00eb dy duheshim, pasi nuk dija as vendimin e t\u00eb dashurit tim, n\u00ebse ai donte q\u00eb t\u00eb dy bashk\u00eb t\u00eb kishim nj\u00eb lidhje serioze. Babi ishte shum\u00eb i nevrikosur dhe m\u00eb thonte gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs: \u201cNa turp\u00ebrove, nuk e ke pasur mendjen n\u00eb shkoll\u00eb, por te dashuri\u00e7kat\u201d dhe m\u00eb tha se ishte b\u00ebr\u00eb pishman q\u00eb m\u00eb kishte \u00e7uar n\u00eb shkoll\u00eb. Bisedova me mamin dhe t\u00eb dy menduan q\u00eb t\u00eb prisnin v\u00ebllain tim, i cili vinte nga Greqia p\u00ebr pushime dhe do t\u00eb shkonin ata t\u00eb dy t\u00eb bisedonin me familjen e djalit. Nuk dija si t\u00eb kontaktoja me djalin q\u00eb t\u2019i thoja se nuk do t\u00eb vazhdonim m\u00eb sepse familja ime e kishte marr\u00eb vesh. Kaluan disa jav\u00eb dhe v\u00ebllai im u kthye n\u00eb fshat. Pa kaluar nj\u00eb dit\u00eb nga ardhja e tij, vendos\u00ebn bashk\u00eb me babin q\u00eb t\u00eb shkonin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e djalit dhe t\u00eb bisedonin me babain e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Pasi kishin biseduar me babain e djalit, erdh\u00ebn at\u00eb dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb t\u00eb bisedonin me mua, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se ata i kishin\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrpritej aty pa e marr\u00eb vesh njeri \u00e7far\u00eb kishte ndodhur dhe m\u00eb detyruan mua q\u00eb t\u00eb mos kisha m\u00eb asnj\u00eb kontakt me djalin sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, do t\u00eb m\u00eb martonin sa m\u00eb shpejt me mbles\u00ebri dhe nuk do t\u00eb mund ta vazhdoja shkoll\u00ebn. Nuk kisha alternativ\u00eb tjet\u00ebr; i vura zemr\u00ebs nj\u00eb gur dhe vendosa ta harroja djalin q\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb ndjehesha e lumtur dhe t\u00eb krijoja iluzione t\u00eb cilat ishin t\u00eb kota, por ja q\u00eb k\u00ebshtu ishte e shkruar t\u00eb ndodhte. Mbarova shkoll\u00ebn 8-vje\u00e7are e pastaj vazhdova edhe t\u00eb mesmen. Djali, pasi ne mbaruam shkoll\u00ebn 8-vje\u00e7are, m\u00ebsova se kishte shkuar emigrant, si shumica e djemve n\u00eb fshatin tim. Kjo ishte edhe historia ime t\u00eb cil\u00ebn e kujtoj gjithmon\u00eb si di\u00e7ka t\u00eb bukur pasi rrezikova dhe ishte di\u00e7ka q\u00eb do kisha dashur t\u00eb zgjaste p\u00ebrgjithmon\u00eb, por ja q\u00eb nuk ishte e shkruar. Gjithmon\u00eb e kujtoj dhe do ta kujtoj si di\u00e7ka t\u00eb bukur q\u00eb ka ndodhur n\u00eb jet\u00ebn time, pavar\u00ebsisht \u00e7do gj\u00ebje. Tani jetoj pers\u00ebri n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb mi pasi akoma nuk jam martuar. T\u00eb gjitha rastet q\u00eb kam pasur p\u00ebr t\u2019u martuar me mbles\u00ebri, nuk m\u00eb kan\u00eb p\u00eblqyer. Edhe pse tani kam nj\u00eb mosh\u00eb relativisht t\u00eb madhe, ndjehem mir\u00eb sepse kujdesem p\u00ebr dy prind\u00ebrit e mi t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm dhe fal\u00ebnderoj Zotin q\u00eb i kam.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kam dashur disa her\u00eb t\u00eb shkruaj historin\u00eb time n\u00eb gazet\u00ebn e mrekullueshme \u201cIntervista\u201d, por nuk e di se \u00e7far\u00eb m\u00eb pengonte. Vendosa ta ndaja bashk\u00eb me ju historin\u00eb time, e cila dita-dit\u00ebs po b\u00ebhet edhe m\u00eb e hidhur nga se ishte. Un\u00eb aktualisht jam 34 vje\u00e7e dhe jetoj n\u00eb nj\u00eb fshat shum\u00eb pak kilometra larg [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-2279","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2279","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2279"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2279\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2279"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2279"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2279"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}