{"id":22774,"date":"2019-06-25T20:49:32","date_gmt":"2019-06-25T18:49:32","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22774"},"modified":"2019-06-25T20:50:15","modified_gmt":"2019-06-25T18:50:15","slug":"nusja-e-vellait-u-be-xheloze-per-mua-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/06\/nusja-e-vellait-u-be-xheloze-per-mua-2\/","title":{"rendered":"Nusja e v\u00ebllait u b\u00eb xheloze p\u00ebr mua!"},"content":{"rendered":"\n<p>Para 20 vjet\u00ebsh, lindi nj\u00eb vajz\u00eb me emrin Ada,<\/p>\n\n\n\n<p> dometh\u00ebn\u00eb, linda un\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori e dhimbshme, por e v\u00ebrtet\u00eb, <\/p>\n\n\n\n<p>si \u00e7do histori shqiptare. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, raportet vjehrr\u00eb-nuse nuk ishin edhe aq t\u00eb mira. Sipas koh\u00ebs, \u00e7far\u00eb thoshte vjehrra, b\u00ebnte nusja, pa pyetur dy her\u00eb dhe pa kund\u00ebrshtuar. Isha e pambrojtur dhe pa ngush\u00ebllim, isha thjesht nj\u00eb foshnje q\u00eb k\u00ebrkonte n\u00ebn\u00ebn e saj, por shum\u00eb pak e shikoja sepse gjyshja ime nuk donte q\u00eb ajo t\u00eb m\u00eb kushtonte v\u00ebmendje, por t\u2019i rrinte vet\u00ebm asaj n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. N\u00eb momentin q\u00eb zgjohesha nga gjumi, gjyshja ime k\u00ebrkonte \u00e7far\u00eb t\u2019i thoshte mendja, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mamaja ime t\u00eb mos rrinte me mua dhe un\u00eb u rrita jetime, me prind\u00ebrit gjall\u00eb. Kisha nj\u00eb kush\u00ebri, djalin e xhaxhait, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte 10 vje\u00e7. Ai ishte e vetmja shpres\u00eb p\u00ebr mua, nj\u00eb drit\u00eb n\u00eb mes t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs. Kishte syt\u00eb jeshil\u00eb dhe flok\u00ebt ka\u00e7urrela, ishte shum\u00eb i pash\u00ebm. Doja s\u2019doja un\u00eb, shum\u00eb pak e shikoja time m\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb u rrita nga kush\u00ebriri im, Elvisi, me t\u00eb cilin kalonte f\u00ebmij\u00ebria ime. Erdhi koha q\u00eb mamaja ime t\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb drejt\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb vet\u00ebm un\u00eb, ajo dhe im at\u00eb. D\u00ebshira u plot\u00ebsua, por un\u00eb nuk q\u00ebndroja dot pa Elvisin dhe as ai pa mua, k\u00ebshtu q\u00eb ai, u transferua n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Pas 5 vjet\u00ebsh, lindi im v\u00eblla. Ndihesha pa fund e lumtur sepse tani kisha dy v\u00ebllez\u00ebr. \u00c7do gj\u00eb shkoi p\u00ebr mrekulli p\u00ebr plot 17 vjet. Dit\u00ebn e 17 vjetorit tim, ndodhi di\u00e7ka ose m\u00eb mir\u00eb, gjith\u00e7ka!<br> Elvisi u fejua me nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb jetonte n\u00eb Amerik\u00eb dhe at\u00eb dit\u00eb, t\u00eb dy m\u00eb uruan p\u00ebr dit\u00eblindje. Bashkangjitur librit me poezi q\u00eb m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb dhurat\u00eb Elvisi, ishte edhe nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb shprehte dashurin\u00eb e nj\u00eb v\u00ebllai p\u00ebr motr\u00ebn q\u00eb nuk do ta harronte kurr\u00eb dhe nuk do ta linte kurr\u00eb t\u00eb pambrojtur. Ajo let\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, ndryshoi shum\u00eb gj\u00ebra\u2026 <br> \u201cE dashur Ada, e di q\u00eb do t\u00eb t\u00eb duket e \u00e7uditshme kur ta shikosh k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, por nuk rrija dot pa t\u00eb shkruar. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb do t\u00eb iki, por si k\u00ebtu, edhe n\u00eb Amerik\u00eb, ti e di shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb un\u00eb do t\u00eb t\u00eb dua gjithmon\u00eb si motr\u00ebn q\u00eb Zoti nuk ma dha kurr\u00eb, por t\u00eb d\u00ebrgoi ty tek un\u00eb. S\u00eb bashku kemi kaluar momente t\u00eb paharrueshme, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb jet\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb f\u00ebmij\u00ebria, por ka pasur edhe disa incidente dhe k\u00ebto p\u00ebr fajin tim, pasi ti nuk gabove kurr\u00eb n\u00eb lidhje me mua. Ti ke qen\u00eb perfekte p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, duke filluar q\u00eb me t\u00eb fejuar\u00ebn time, pasi ajo m\u00eb njohu fal\u00eb teje. T\u00eb premtoj q\u00eb do t\u00eb kujtohem p\u00ebr ty \u00e7do dit\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebj t\u00eb pamundur\u00ebn q\u00eb p\u00ebr gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb t\u00eb gjendem pran\u00eb. Ti e di paktin ton\u00eb: Premtimet mbahen gjithmon\u00eb! M\u00eb fal, shpirti im, e di q\u00eb t\u00eb dy do t\u00eb vuajm\u00eb nga kjo larg\u00ebsi, por ajo nuk do t\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb dot asgj\u00eb, mjafton q\u00eb ti t\u00eb mos m\u00ebrzitesh kurr\u00eb, pasi edhe n\u00eb skajet e bot\u00ebs t\u00eb jemi, duhet nj\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi q\u00eb t\u00eb na ndaj\u00eb. Ne kemi m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmen, kemi nj\u00ebri-tjetrin dhe nuk \u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb t\u00eb them sa t\u00eb dua. T\u00eb lutem, buz\u00ebqesh gjithmon\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb lumturia p\u00ebr mua, t\u00eb ndjej q\u00eb t\u00eb gjitha pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb, ti do t\u00eb mund t\u2019i mposht\u00ebsh me buz\u00ebqeshjen t\u00ebnde\u201d.<br> Por a ishin t\u00eb v\u00ebrteta ato fjal\u00eb q\u00eb shkruheshin n\u00eb let\u00ebr?! Ajo let\u00ebr \u00ebsht\u00eb lexuar dhe st\u00ebrlexuar mij\u00ebra her\u00eb deri n\u00eb pik\u00ebn kur nuk kisha m\u00eb fuqi t\u00eb qaja dhe as ta lexoja m\u00eb. Isha futur n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb pa dalje; duhet t\u00eb ishte mosha m\u00eb e bukur, por gjith\u00e7ka m\u00eb dukej se ndryshoi brenda dit\u00ebs. Erdhi dita dhe im v\u00eblla mori nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e tij, u martua, por un\u00eb nuk isha e pranishme. E l\u00ebnduar si\u00e7 isha, mbaj mend q\u00eb vet\u00ebm kam ecur n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra dhe n\u00eb momentin q\u00eb hyra n\u00eb dhom\u00ebn time, ku rreth meje ishin fotot tona t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, nuk mbaj mend asgj\u00eb tjet\u00ebr, pasi t\u00eb nes\u00ebrmen u zgjova n\u00eb spital. E s\u00ebmur\u00eb kaluan tre dit\u00eb dhe askush nuk po e kuptonte q\u00eb mua po m\u00eb shkat\u00ebrronte mungesa e tij, jo ndonj\u00eb s\u00ebmundje. Mbaj mend net\u00ebt q\u00eb m\u00eb zinte gjumi duke pritur telefonatat e tij dhe ngush\u00ebllohesha me faktin q\u00eb do t\u00eb kujtohej p\u00ebr mua. Kaloi nj\u00eb vit q\u00eb ndodheshim larg nj\u00ebri-tjetrit dhe un\u00eb fillova t\u00eb m\u00ebsohesha me iden\u00eb. Dit\u00ebn e 18 vjetorit tim mora thjesht nj\u00eb sms ku m\u00eb uronte dit\u00eblindjen, vet\u00ebm kaq; asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr\u2026 Asnj\u00eb telefonat\u00eb, asnj\u00eb k\u00ebng\u00eb dit\u00eblindjeje. Nuk ia d\u00ebgjova z\u00ebrin at\u00eb nat\u00eb kur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, prisja shum\u00eb, por nuk mora asgj\u00eb. P\u00ebrfundova duke marr\u00eb zhg\u00ebnjimin e par\u00eb prej tij. U strehova mes kujtimesh q\u00eb her\u00eb m\u00eb ngush\u00ebllonin e her\u00eb m\u00eb shkat\u00ebrronin. Lidhja v\u00ebllaz\u00ebrore q\u00eb na bashkonte, u shua dhe askush nuk po e vinte re; vet\u00ebm un\u00eb dhe ai. Me rastin e dit\u00eblindjes s\u00eb tij, i kisha shkruar nj\u00eb poezi. Atij i p\u00eblqenin poezit\u00eb e mia, e dinte q\u00eb mua m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb shkruaja dhe se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb botoja librin tim t\u00eb par\u00eb; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb inkurajonte gjithmon\u00eb. Ishte nj\u00eb poezi e shkruar me dashurin\u00eb e motr\u00ebs p\u00ebr v\u00ebllain, por ky ishte shkaku i gjith\u00eb asaj q\u00eb ndodhi m\u00eb pas. Nusja e tij \u201cplasi\u201d nga xhelozia ndaj meje. Ishte e pashmangshme. Sipas saj, un\u00eb i merrja shum\u00eb koh\u00eb Elvisit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb nuk ia kisha d\u00ebgjuar z\u00ebrin p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Nuk i kushtova shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi k\u00ebtij fakti, pasi m\u00eb dukej absurd dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ua vura fajin problemeve q\u00eb ajo mund t\u00eb kishte n\u00eb pun\u00eb apo familje. Me lindjen e vajz\u00ebs s\u00eb tyre, ajo u b\u00eb m\u00eb keq dhe m\u00eb thoshte se \u201cElvisi ka p\u00ebr \u00e7far\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb tashm\u00eb, se e ka nj\u00eb familje dhe nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ty\u201d. Edhe sot e k\u00ebsaj dite shokohem nga mendimet e saj. Nuk e dija q\u00eb motra p\u00ebr v\u00ebllain vuan kaq shum\u00eb, nuk e dija q\u00eb isha e gatshme t\u00eb hiqja dor\u00eb nga lumturia ime p\u00ebr t\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb krahasuar me rrjedh\u00ebn q\u00eb mor\u00ebn ngjarjet m\u00eb pas. V\u00ebllai im u k\u00ebrkoi familjar\u00ebve t\u00eb mi t\u00eb mos i telefonoja m\u00eb, sepse nusja e tij i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb zgjidhte mes meje dhe asaj. Si mundi ajo, kur \u00ebsht\u00eb mot\u00ebr vet\u00eb? Si mundi t\u00eb b\u00ebhej xheloze p\u00ebr mua, kur un\u00eb b\u00ebra t\u00eb pamundur\u00ebn q\u00eb ajo t\u00eb ishte e lumtur me Elvisin? Si mundi ai q\u00eb m\u2019u betua se s\u2019do t\u00eb m\u00eb linte kurr\u00eb vet\u00ebm, kur ai m\u00eb rriti vet\u00eb dhe m\u00eb m\u00ebsoi q\u00eb pavar\u00ebsisht gjith\u00e7kaje, t\u00eb buz\u00ebqesh? Epo, ato 17 vite jet\u00eb, m\u2019i mori p\u00ebr nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb vetme! Sigurisht q\u00eb telefonata e tij nuk u prit shum\u00eb mir\u00eb nga familja ime. P\u00ebr ta, Elvisi ishte nj\u00eb djal\u00eb i dashur dhe shum\u00eb i zgjuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebto vendime absurde, jo vet\u00ebm p\u00ebr mua, q\u00eb m\u00eb kishte rritur, por p\u00ebr k\u00ebdo tjet\u00ebr.<br> Edhe pse kan\u00eb kaluar 2 vjet q\u00eb nuk flasim, mua vazhdom t\u00eb m\u00eb dhemb\u00eb kjo gjendje. Nuk jam n\u00eb gjendje ta fal at\u00eb, pasi at\u00eb nat\u00eb, ashtu si\u00e7 i kushtova jet\u00ebn, ashtu edhe e vrava me duart e mia. N\u00eb nerva e sip\u00ebr, e mora n\u00eb telefon: \u201cAlo, Elvis, ti je?\u201d. \u201cPo, Ada, un\u00eb jam, si t\u00eb kam, mir\u00eb?!\u201d. \u201cNuk t\u00eb mora p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar g\u00ebnjeshtrat e tua. Sonte do flas un\u00eb, ti vet\u00ebm d\u00ebgjo!\u201d. \u201cJo, un\u00eb dua t\u00eb shpjegohem si ka qen\u00eb situata\u2026\u201d. \u201cNuk dua t\u2019ia di se \u00e7far\u00eb thua ti. Un\u00eb t\u00eb mora thjesht p\u00ebr t\u00eb t\u00eb th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse deri dje ke qen\u00eb idhulli im, sot, p\u00ebr mua, je i vdekur. N\u00ebse dikur kam patur dy v\u00ebllez\u00ebr, sot kam vet\u00ebm nj\u00eb. Data 15 nuk simbolizon m\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr mua\u201d. Pas k\u00ebsaj bisede, para se ta mbyllja telefonin, ndjeva q\u00eb ai po qante dhe m\u00eb tha vet\u00ebm kaq: \u201cE di dhe e meritoj, faleminderit\u201d. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, kam shmangur \u00e7do bised\u00eb rreth tij n\u00eb familjen time deri n\u00eb jav\u00ebt e para t\u00eb pushimeve verore, kur mora vesh se do t\u00eb kthehej n\u00eb Shqip\u00ebri pas kaq vitesh. Nuk mund ta mohoj q\u00eb ky fakt m\u00eb g\u00ebzoi. Marr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb nuk ishte m\u00eb si m\u00eb par\u00eb. Ai ishte mir\u00eb dhe kishte nj\u00eb familje t\u00eb lumtur, por un\u00eb nuk dija se si do t\u00eb ishte komunikimi yn\u00eb kur t\u00eb takoheshim. <br> Pushimet e ver\u00ebs po afroheshin dhe si \u00e7do vit tjet\u00ebr, vendos\u00ebm q\u00eb familjarisht, t\u2019i kalonim n\u00eb bregdet. As at\u00eb vit nuk mungoi bashkimi i familjeve t\u00eb hallave dhe xhaxhallar\u00ebve. Kishim vendosur q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb muajin korrik ta kalonim me pushime. Dit\u00ebt q\u00eb Elvisi do t\u00eb vinte, po kalonin shum\u00eb shpejt. Ai tani ishte larguar pothuajse nga t\u00eb gjith\u00eb sepse f\u00ebmij\u00ebt dhe gruaja e tij \u201ce dashur\u201d kishin m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb sesa prind\u00ebrit dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tij. T\u00eb gjith\u00eb ishin m\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, duke u justifikuar se jeta dhe puna n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb huaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Ne mendonim se edhe at\u00eb vit si vitet q\u00eb kishim l\u00ebn\u00eb pas, ai s\u2019do na bashkohej q\u00eb t\u00eb kalonte pushimet me ne, por me sa duket, i kishte menduar shum\u00eb mir\u00eb gj\u00ebrat dhe surpriz\u00ebn q\u00eb do t\u00eb na b\u00ebnte duke ardhur pa lajm\u00ebruar se kur. At\u00eb m\u00ebngjes po b\u00ebheshim gati p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vrapin p\u00ebrgjat\u00eb bregut dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, un\u00eb isha gjithmon\u00eb e para, kur para port\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb pushimit, pash\u00eb nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb kishte ndaluar dhe po nxirrnin \u00e7antat dhe gj\u00ebrat e plazhit. \u201cPushuesit po shtohen akoma m\u00eb shum\u00eb\u201d, mendova, nd\u00ebrsa po prisja q\u00eb pjesa tjet\u00ebr e familjes t\u00eb bashkohej me mua. N\u00eb at\u00eb moment, u hap dera e sht\u00ebpis\u00eb dhe drejt meje vrapoi vajza e tij, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte vet\u00ebm 3 vje\u00e7e! Menj\u00ebher\u00eb pas saj, u shfaq\u00ebn ata t\u00eb dy, me nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb madhe n\u00eb fytyr\u00eb, sikur mes nesh t\u00eb mos kishte ndodhur asgj\u00eb. \u201cAda, shiko kush do t\u2019ju bashkohet k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr pushime!\u201d, tha ai dhe u b\u00eb gati t\u00eb m\u00eb p\u00ebrqafonte. N\u00eb syt\u00eb e tij nuk mund t\u00eb fshihej g\u00ebzimi q\u00eb po m\u00eb takonte. \u201cKu jan\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt? Apo asnj\u00eb nuk e dinte p\u00ebr ardhjen time sot?\u201d. Nuk po flisja fare. P\u00ebr nj\u00eb moment, m\u2019u duk\u00ebn si dy t\u00eb huaj dhe u nisa p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb: \u201cM\u00eb falni, po keni hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e gabuar\u201d, por k\u00ebto mendime m\u2019u nd\u00ebrpren\u00eb nga pjesa tjet\u00ebr e familjes. Kur i pan\u00eb, u g\u00ebzuan shum\u00eb; p\u00ebr ata ishte nj\u00eb surpriz\u00eb shum\u00eb e bukur. Edhe p\u00ebr mua ishte nj\u00eb mrekulli, por nuk e dhash\u00eb veten. Kisha nj\u00eb inat t\u00eb pashmangsh\u00ebm me at\u00eb dhe gruan e tij. Ajo dit\u00eb kaloi bukur. T\u00eb gjith\u00eb i kishin syt\u00eb tek ata dhe vajza e tyre, Era, q\u00eb ishte hera e par\u00eb q\u00eb e takonin. Edhe un\u00eb doja t\u2019i afrohesha, por krenaria nuk m\u00eb linte, ndon\u00ebse ai f\u00ebmij\u00eb nuk ishte fajtor p\u00ebr asgj\u00eb nga ato q\u00eb kishin ndodhur mes nesh. Elvisi k\u00ebrkonte \u00e7do rast p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me mua dhe p\u00ebr t\u00eb m\u00eb \u201csqaruar\u201d se si q\u00ebndronin gj\u00ebrat, por \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb ai do t\u00eb nxirrte nga goja, do t\u00eb ishte thjesht nj\u00eb justifikim. Gjithsesi, k\u00ebsaj p\u00ebrballjeje nuk mund t\u2019i shmangesha m\u00eb. Fundja, nj\u00eb sqarim ishte i nevojsh\u00ebm dhe do t\u00eb na b\u00ebnte mir\u00eb t\u00eb dyve. <br> At\u00eb nat\u00eb ishim mbledhur te sht\u00ebpia ime e pushimit p\u00ebr nj\u00eb dark\u00eb sepse dit\u00ebt e fundit t\u00eb pushimeve po afroheshin. Mes gjith\u00eb atij g\u00ebzimi p\u00ebr ardhjen e djalit, nipit dhe v\u00ebllait tim, dukej se t\u00eb gjith\u00eb i kishin harruar ato konfliktet q\u00eb kishin ndodhur m\u00eb par\u00eb. Muzika nuk mungonte, bisedat gjithashtu dhe darka po shkonte shum\u00eb mir\u00eb, deri n\u00eb momentin kur Elvisi foli: \u201cJam shum\u00eb i lumtur q\u00eb ndodhem sot k\u00ebtu dhe q\u00eb k\u00ebto pushime i kaluam bashk\u00eb. M\u00eb kishin munguar shakat\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb ju dhe loj\u00ebrat q\u00eb b\u00ebnim. Ky vend na ka bashkuar gjithmon\u00eb, pavar\u00ebsisht larg\u00ebsis\u00eb sime. Un\u00eb i kujtoj gjithmon\u00eb\u2026 dhe syt\u00eb e tij u kthyen nga un\u00eb. Dhe ty, mot\u00ebr, t\u00eb kujtoj gjithmon\u00eb, edhe pse s\u2019kam patur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb flasim\u2026\u201d. Justifikimet e tij po b\u00ebheshin aq t\u00eb padurueshme, saq\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moment mendova se e gjitha kjo ishte nj\u00eb loj\u00eb nga ana e tij. \u201cMe siguri, t\u00eb gjitha k\u00ebto, jan\u00eb thjesht p\u00ebr t\u2019u shfaj\u00ebsuar\u201d, ia ktheva. T\u00eb gjith\u00eb syt\u00eb ishin drejtuar nga un\u00eb. \u201cJam m\u00ebsuar me k\u00ebto fjalimet e tua t\u00eb pakuptimta, vazhdova, pa l\u00ebn\u00eb njeri t\u00eb m\u00eb nd\u00ebrpriste. Preferon t\u2019i bindesh xhelozis\u00eb s\u00eb s\u00ebmur\u00eb t\u00eb gruas q\u00eb ke n\u00eb krah sesa dashuris\u00eb q\u00eb ka motra p\u00ebr v\u00ebllain\u201d. Heshtja po b\u00ebhej akoma m\u00eb mbyt\u00ebse\u2026 \u201c\u00c7do gj\u00eb p\u00ebr mua p\u00ebrfundon k\u00ebtu. Faljen time nuk ke p\u00ebr ta patur kurr\u00eb!\u201d, thash\u00eb dhe ika. Ajo dark\u00eb p\u00ebr mua u mbyll aty. T\u00eb nes\u00ebrmen do t\u00eb ktheheshim nga pushimet dhe \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb vazhdonte normalisht, por asgj\u00eb nuk kishte kthim mes ne t\u00eb dyve\u2026 Ai tashm\u00eb ka nj\u00eb familje t\u00eb kompletuar dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb vjen mir\u00eb, por e gjith\u00eb ajo dashuri q\u00eb kisha p\u00ebr t\u00eb, m\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb mllef dhe k\u00ebshtu ka p\u00ebr t\u00eb mbetur gjithmon\u00eb\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para 20 vjet\u00ebsh, lindi nj\u00eb vajz\u00eb me emrin Ada, dometh\u00ebn\u00eb, linda un\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori e dhimbshme, por e v\u00ebrtet\u00eb, si \u00e7do histori shqiptare. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, raportet vjehrr\u00eb-nuse nuk ishin edhe aq t\u00eb mira. Sipas koh\u00ebs, \u00e7far\u00eb thoshte vjehrra, b\u00ebnte nusja, pa pyetur dy her\u00eb dhe pa kund\u00ebrshtuar. Isha e pambrojtur dhe pa ngush\u00ebllim, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21033,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-22774","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22774","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22774"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22774\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22774"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22774"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22774"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}