{"id":22760,"date":"2019-06-21T21:30:18","date_gmt":"2019-06-21T19:30:18","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22760"},"modified":"2019-06-21T21:02:13","modified_gmt":"2019-06-21T19:02:13","slug":"%ef%bb%bfcmund-te-me-beje-psikologu-per-impotencen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/06\/%ef%bb%bfcmund-te-me-beje-psikologu-per-impotencen\/","title":{"rendered":"\ufeff\u00c7\u2019mund t\u00eb m\u00eb b\u00ebj\u00eb psikologu p\u00ebr impotenc\u00ebn?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&#8211; I nderuar Doktor Demiri,<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong> jam njohur me nj\u00eb vajz\u00eb dhe jam n\u00eb prag t\u00eb fejes\u00ebs,<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong> por nuk e kuptoj pse nuk po arrij dot t\u00eb kryej marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong> Q\u00eb nga hera e par\u00eb q\u00eb m\u00eb ndodhi, mundohem t\u2019i shmangem, duke i th\u00ebn\u00eb se jam jasht\u00eb shtetit, pasi nuk dua q\u00eb ajo t\u00eb mendoj\u00eb se un\u00eb jam impotent. Un\u00eb nuk kam patur kurr\u00eb probleme t\u00eb tilla m\u00eb par\u00eb me femrat dhe nuk e di si m\u00eb ra ky mallkim tani q\u00eb gjeta k\u00ebt\u00eb goc\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer me t\u00eb cil\u00ebn dua t\u00eb martohem. Doktor Evi Dani, pasi m\u00eb d\u00ebgjoi e m\u00eb vizitoi me kujdes, m\u00eb tha se kisha nevoj\u00eb p\u00ebr psikolog. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye po ju drejtohem. Pres me padurim p\u00ebrgjigjen tuaj, se po vuaj shum\u00eb.\u00a0 Visi, P\u00ebrmet. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>Dr. Jashar Demiri,\npsikolog klinicist:<\/em><\/strong><strong> &#8211;<\/strong> &nbsp;I nderuar Visi, m\u00eb beso se ky q\u00eb t\u00eb ka th\u00ebn\u00eb doktori\ni nderuar e me shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, Evi Dani, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb lajm i mir\u00eb. Pse?\nSepse ti nuk ke ndonj\u00eb disfunksion apo problem fizik t\u00eb organeve seksuale dhe\n\u201cimpotenca\u201d jote \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht psikologjike, pra, si nj\u00eb bllokim ose si ng\u00ebr\u00e7\npsikologjik. Dikur para 30 vitesh, n\u00eb librin tim \u201cEdukata Seksuale\u201d, kam\nshkruar nj\u00eb kapitull me titull \u201c\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb impotenca hipokondrike\u201d dhe e kam\nshpjeguar se kjo lloj impotence kap edhe meshkujt potent\u00eb dhe quhet impotenc\u00eb\nhipokondrike, pra, nga frika, nga meraku i tepruar dhe s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb as fare me ndonj\u00eb\ns\u00ebmundje, apo si\u00e7 kujtojn\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz, me magji! Kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me\nmerakun e tepruar dhe me d\u00ebshir\u00ebn deri diku normale q\u00eb kan\u00eb meshkujt p\u00ebr ta \u201c\u00e7uditur\u201d\nfemr\u00ebn e p\u00ebr t\u2019u treguar sa m\u00eb burr\u00ebror\u00eb me t\u00eb. K\u00ebto lloj bllokimesh q\u00eb kan\u00eb t\u00eb\nb\u00ebjn\u00eb me humbjen e besimit, un\u00eb i \u00e7liroj me psikoterapi konjitive dhe t\u00eb\nsjelljes, duke e mundur z\u00ebrin pesimist n\u00eb kok\u00ebn e klientit i cili e fut n\u00eb\nalarm ende pa filluar marr\u00ebdh\u00ebnia seksuale. Duke qen\u00eb i pasigurt p\u00ebr \u201csuksesin\u201d\ne tij n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, pacienti nuk guxon t\u00eb kryej\u00eb m\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie dhe i humbet\ndal\u00ebngadal\u00eb aft\u00ebsit\u00eb. Kam d\u00ebgjuar se sportist\u00ebt humbasin shum\u00eb, sikur edhe nj\u00eb\ndit\u00eb t\u00eb rrin\u00eb pa st\u00ebrvitje. Shkodran\u00ebt, si batutaxhinj t\u00eb m\u00ebdhenj, p\u00ebr k\u00ebto\nraste, thon\u00eb: \u201cmeraku i madh ia prish zanatin edhe zanta\u00e7iut m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d. Besoj\nse kjo \u00ebsht\u00eb e kuptueshme, por un\u00eb po jua sqaroj duke e ilustruar edhe me nj\u00eb\nfenomen q\u00eb u ndodh shkrimtar\u00ebve e q\u00eb quhet \u201cbllokimi i shkrimtarit\u201d. Kam\ntrajtuar edhe un\u00eb raste t\u00eb tilla, kur shkrimtarit i duket sikur nj\u00eb barrier\u00eb\nmendore \u00ebsht\u00eb futur brenda tij dhe po e pengon q\u00eb t\u00eb shkruaj\u00eb. Nuk e kam patur\naq t\u00eb leht\u00eb q\u00eb ta bind se ky lloj \u201cbllokimi\u201d, si dhe mungesa e vet\u00ebmohimit\nndodhin jo sepse shkrimtari nuk mund t\u00eb shkruaj\u00eb, por sepse mendon se nuk\nmundet q\u00eb t\u00eb shkruaj\u00eb mir\u00eb. \u00cbsht\u00eb e kund\u00ebrta pra e disa grafoman\u00ebve euforike q\u00eb\nkujtojn\u00eb se jan\u00eb \u201cnjer\u00ebz t\u00eb letrave\u201d e shkruajn\u00eb kot m\u00eb kot derisa sfiliten,\nmadje harxhojn\u00eb edhe parat\u00eb duke botuar vepra koti, pa pik\u00eb vlere. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; N\u00eb rastin konkret, mund t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb\nshkrimtar i talentuar, por q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast vet\u00ebm rri e mendon se nuk e ka\nenergjin\u00eb ose frym\u00ebzimin e duhur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka. Ende pa filluar q\u00eb t\u00eb\nshkruaj\u00eb, ai z\u00ebri pesimist i thot\u00eb: \u201cMos u lodh kot, ti nuk je n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u00eb\nshkruar&#8230;\u201d. Kjo gj\u00eb na ndodh t\u00eb gjith\u00ebve, qoft\u00eb edhe kur shkruajm\u00eb ndonj\u00eb\nmesazh apo edhe mua kur jap k\u00ebto p\u00ebrgjigje e ka raste kur nuk di nga t\u2019ia\nnis&#8230; Por un\u00eb di di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, i them vetes: \u201cNisja nj\u00eb her\u00eb,\nhidhi t\u00eb gjitha mendimet n\u00eb let\u00ebr dhe m\u00eb pas \u201cg\u00ebrsh\u00ebr\u00ebn\u201d n\u00eb dor\u00eb e ke\u201d&#8230; Dhe\nndodh \u00e7udia, mendimet fillojn\u00eb t\u00eb rrjedhin. Ndaj psikologu Lamot thot\u00eb: \u201cDuhet\nta filloni diku. Shkruani di\u00e7ka, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, sepse thjesht\u00eb nga veprimi\ni t\u00eb shkruarit ju e keni injoruar e shfuqizuar at\u00eb z\u00ebrin pesimist q\u00eb p\u00ebrpiqej\nt\u2019ju b\u00ebnte t\u00eb mos shkruanit. Dhe, tani q\u00eb jeni duke vepruar \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb ta\ngjeni t\u00ebr\u00eb energjin\u00eb dhe cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshiruar. K\u00ebt\u00eb e shpjegova sepse edhe me\nty Visi ka ndodhur e nj\u00ebjta gj\u00eb. Shpesh ne frik\u00ebsohemi ose nuk guxojm\u00eb t\u2019i b\u00ebjm\u00eb\ngj\u00ebrat derisa t\u00eb sigurohemi se do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb ato mir\u00eb. Si rrjedhoj\u00eb, i ikim asaj\nq\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, sikurse ti i ke ikur seksit, pra, rri pa e b\u00ebr\u00eb. \u00c7far\u00eb\npret?! Mbaje mend: N\u00ebse di\u00e7ka duhet b\u00ebr\u00eb, ia vlen t\u00eb b\u00ebhet edhe keq, por jo hi\u00e7.\nMos vendos \u201cobjektiva\u201d, vet\u00ebm b\u00ebj seks sepse hi\u00e7i t\u00eb \u00e7on te hi\u00e7i. Nga frika se\nmos do t\u00eb b\u00ebhesh i mjer\u00eb apo qesharak, ti ke gjetur m\u00ebnyrat e gabuara t\u00eb\n\u201cikjes\u201d nga goca e dashur dhe e d\u00ebshiruar, e kjo \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb tragjedi pasi\nthell\u00eb brenda vetes edhe ti e di q\u00eb je potent pasi e ke provuar veten shum\u00eb her\u00eb,\nsi\u00e7 na shkruan. Problemi pra q\u00ebndron se ti ke kaq shum\u00eb frik\u00eb se mos e b\u00ebn keq,\nsaq\u00eb nuk e b\u00ebn fare(!). N\u00eb raste t\u00eb tilla, kur e pranon klienti, un\u00eb u k\u00ebrkoj n\u00eb\nseanc\u00eb edhe partneren, pasi duke kuptuar pozit\u00ebn e mjer\u00eb, por t\u00eb pafajshme t\u00eb\npartnerit ajo b\u00ebhet si ndihm\u00ebsja, inkurajuesja e madje \u201cdoktoresha\u201d e t\u00eb\ndashurit t\u00eb saj. Se n\u00eb k\u00ebto raste, nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u2019i thuash tjetrit \u201cmos e\nlejo k\u00ebt\u00eb t\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb\u201d, por i thuhet \u201cmos u shqet\u00ebso se e b\u00ebre keq dhe gjej\n\u201cdoktoresh\u00ebn\u201d e dyshekut&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar Doktor Demiri, jam njohur me nj\u00eb vajz\u00eb dhe jam n\u00eb prag t\u00eb fejes\u00ebs, por nuk e kuptoj pse nuk po arrij dot t\u00eb kryej marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb. Q\u00eb nga hera e par\u00eb q\u00eb m\u00eb ndodhi, mundohem t\u2019i shmangem, duke i th\u00ebn\u00eb se jam jasht\u00eb shtetit, pasi nuk dua q\u00eb ajo t\u00eb mendoj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22456,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86],"tags":[],"class_list":["post-22760","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-psikologu"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22760","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22760"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22760\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22456"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22760"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22760"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22760"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}