{"id":22757,"date":"2019-06-21T22:00:40","date_gmt":"2019-06-21T20:00:40","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22757"},"modified":"2019-06-21T20:53:03","modified_gmt":"2019-06-21T18:53:03","slug":"nuk-u-kujdesen-per-babain-ne-spital-se-ishte-me-ngjyre-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/06\/nuk-u-kujdesen-per-babain-ne-spital-se-ishte-me-ngjyre-2\/","title":{"rendered":"Nuk u kujdes\u00ebn p\u00ebr babain n\u00eb spital, se ishte me ngjyr\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E nderuar redaksi e gazet\u00ebs! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po shkruaj nga pik\u00ebllimi p\u00ebr humbjen e babait, <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">por edhe q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkoj shoq\u00ebris\u00eb shqiptare t\u00eb mos na shoh\u00eb m\u00eb me syrin e armikut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jam nj\u00eb tridhjet\u00eb e dy vje\u00e7are lindur e rritur\nn\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Kombinat. Ne nuk jemi rac\u00eb e bardh\u00eb, por me ngjyr\u00eb. Kemi jetuar\nn\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi dy dhoma e nj\u00eb kuzhin\u00eb q\u00eb gjyshi me gjyshen e kan\u00eb marr\u00eb nga\nk\u00ebshilli i lagjes kur ata erdh\u00ebn me banim n\u00eb Tiran\u00eb. Gjyshi me gjyshen jan\u00eb nga\nElbasani dhe gjyshi ka punuar saldator n\u00eb Metalurgjikun e Elbasanit nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb\npunohej me aksion p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar uzin\u00ebn. Gjyshi dhe gjyshja q\u00eb t\u00eb dy kishin\nmbaruar shkoll\u00ebn e mesme n\u00eb ndryshim nga t\u00eb af\u00ebrmit e tjer\u00eb t\u00eb tyre q\u00eb mezi\nmbaronin shkoll\u00ebn fillore. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjyshi mbaroi shkoll\u00ebn e mesme me nota shum\u00eb\nt\u00eb mira, por i dhan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kurs dhe p\u00ebr t\u00eb filluar\npun\u00eb si saldator. Ai u njoh me gjyshen time kur ishte nj\u00ebzet e gjyshja\nshtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, ende pa mbaruar shkoll\u00ebn e mesme. Edhe pse ajo ishte me nota\nt\u00eb mira, prind\u00ebrit e saj e martuan sipas tradit\u00ebs, pa mbushur ende t\u00eb\ntet\u00ebmb\u00ebdhjetat. Gjyshi e \u00e7oi gjyshen n\u00eb shkoll\u00eb e p\u00ebr nj\u00eb vit punonte p\u00ebr t\u00eb dy\ndhe vet\u00ebm pasi ajo mbaroi shkoll\u00ebn e mesme, ata menduan t\u00eb b\u00ebheshin me f\u00ebmij\u00eb.\nE para lindi halla ime e cila pati fatkeq\u00ebsin\u00eb t\u00eb lindte shurdhmemece. Pasi u\nrrit, e \u00e7uan n\u00eb shkoll\u00ebn e shurdhmemec\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb ku m\u00ebsoi gjuh\u00ebn e shenjave\ndhe m\u00ebsoi t\u00eb b\u00ebnte pun\u00ebn e rrobaqep\u00ebses. Me siguri, i ka ngjar\u00eb gjyshes.\nGjyshja, ashtu, me vajz\u00ebn q\u00eb s\u2019fliste dhe me shtat\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lindur\n\u00e7do dy vjet, ka punuar, edhe n\u00eb rrobaqep\u00ebsin\u00eb e komunales, edhe n\u00eb sht\u00ebpi.\nK\u00ebshtu, f\u00ebmij\u00ebt u rrit\u00ebn dhe q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mor\u00ebn shkoll\u00ebn e mesme e nga nj\u00eb\nzanat. Im at\u00eb, q\u00eb ishte djali i fundit, lindi e u rrit n\u00eb Tiran\u00eb, u b\u00eb zdrukthtar\ne ka punuar n\u00eb Kombinatin e Tekstileve si tapicier. Kur ai mbushi nj\u00ebzet vje\u00e7,\nu martua me maman\u00eb time dhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb u kishin dh\u00ebn\u00eb, jetonin dy\ngjysh\u00ebrit, halla shurdhmemece dhe prind\u00ebrit e mi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb sht\u00ebpi ishin pes\u00eb vet\u00eb kur linda un\u00eb.\nSigurisht, nuk jam rritur mes gjith\u00eb t\u00eb mirave sepse gjysh\u00ebrit dol\u00ebn n\u00eb\npension, gjyshja i ndihmonte hall\u00ebs, por s\u00ebrish b\u00ebheshim gjasht\u00eb vet\u00eb. N\u00ebn\u00ebn e\nnjihnin t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb lagje si plak\u00eb e urt\u00eb dhe e \u00ebmb\u00ebl, nd\u00ebrsa hall\u00ebn, si maniakja\npas past\u00ebrtis\u00eb. Ime m\u00eb u martua ende f\u00ebmij\u00eb, por ka m\u00ebsuar nga halla ime t\u00eb\nlaj\u00eb e t\u00eb pastroj\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb vet\u00eb i b\u00ebja dallimet mes m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb\njetes\u00ebs dhe sht\u00ebpis\u00eb time gjithmon\u00eb t\u00eb past\u00ebr drit\u00eb e t\u00eb familjeve t\u00eb tjera t\u00eb\nrac\u00ebs sime q\u00eb jetonin n\u00eb Kombinat. Gjithmon\u00eb mbaj mend q\u00eb p\u00ebr festa t\u00eb na vinin\nkomshinjt\u00eb dhe prind\u00ebrit e gjysh\u00ebrit t\u2019u kthenin vizitat. Edhe ne u b\u00ebm\u00eb kat\u00ebr\nf\u00ebmij\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb shpejt e shpejt. N\u00eb shkoll\u00eb un\u00eb kam qen\u00eb gjithmon\u00eb shum\u00eb e\nmir\u00eb, nd\u00ebrsa dy v\u00ebllez\u00ebrit e motra ime e vog\u00ebl e kan\u00eb mbaruar shkoll\u00ebn e mesme\nvet\u00ebm me k\u00ebmb\u00ebnguljen e gjyshit e t\u00eb babit. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur un\u00eb isha n\u00eb vitin e kat\u00ebrt n\u00eb gjimnaz,\ngjyshi nd\u00ebrroi jet\u00eb pas nj\u00eb aksidenti n\u00eb rrug\u00eb. Nd\u00ebrsa u p\u00ebrpoq t\u00eb kalonte\nrrug\u00ebn, nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb erdhi me shpejt\u00ebsi, e p\u00ebrplasi dhe ai vdiq pa shkuar ende\nn\u00eb spital. Gjyshja thoshte se po ta \u00e7onin shpejt n\u00eb spital do kishte shp\u00ebtuar,\npor komshia jon\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb infermiere na tha q\u00eb ishte e pamundur q\u00eb t\u2019ia hidhte.\nD\u00ebmtimi ishte n\u00eb shtyll\u00ebn kurrizore, dhe n\u00ebse do kishte shp\u00ebtuar p\u00ebr momentin,\nai do mbetej ulok. Duke menduar se do ishte m\u00eb keq po t\u00eb kish mbetur n\u00eb krevat,\ngjyshja b\u00ebri sikur e pranoi humbjen e burrit. S\u2019kishte faj, kishin jetuar\nbashk\u00eb q\u00ebkur ajo ishte shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e. Pastaj, gjyshi e ka mbajtur mir\u00eb\ngjyshen, pavar\u00ebsisht se jan\u00eb lodhur p\u00ebr t\u00eb rritur tet\u00eb f\u00ebmij\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\njet\u00eb e t\u00ebr\u00eb. Ajo u tret \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb dhe vdiq pas n\u00ebnt\u00eb muajsh, kur u\nkatandis n\u00eb nj\u00eb njeri vet\u00ebm dyzet e dy kile. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Halla dhe babai e kan\u00eb vuajtur humbjen e\nprind\u00ebrve m\u00eb shum\u00eb se f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb, ndoshta p\u00ebr shkak se ata kan\u00eb jetuar m\u00eb\nshum\u00eb bashk\u00eb. P\u00ebr t\u00eb kaluar dhimbjen p\u00ebr prind\u00ebrit, halla filloi t\u00eb punonte m\u00eb\nme vrull n\u00eb makin\u00ebn qep\u00ebse. Gjith\u00eb dit\u00ebn sajonte gj\u00ebra t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb qepur\ne arnuar. Gj\u00ebrat q\u00eb sillnin komshiet p\u00ebr riparime, i mbaronte brenda pak or\u00ebsh.\nEdhe im at\u00eb u zhyt n\u00eb pun\u00eb n\u00eb zdrukthtarin\u00eb ku punonte. Por dihet, puna e\nshumt\u00eb sjell edhe mir\u00ebqenie. Pastaj, gjith\u00eb kjo pun\u00eb p\u00ebrkoi edhe me ndryshimin\ne sistemit dhe n\u00eb treg gjeje \u00e7\u2019t\u00eb t\u00eb donte shpirti. Kur un\u00eb mbarova shkoll\u00ebn e\nmesme, ne lym\u00eb sht\u00ebpin\u00eb si \u00e7do vit dhe t\u00eb gjitha mobiljet e vjetra i hodh\u00ebm. Im\nat\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb gjitha dhomat. Kisha qejf t\u00eb rrija n\u00eb sht\u00ebpi mes\nlibrave t\u00eb mi. Meqen\u00ebse kishim t\u00eb ardhura, babai m\u00eb tha q\u00eb t\u00eb konkurroja n\u00eb\ndeg\u00ebn q\u00eb m\u00eb p\u00eblqente dhe t\u00eb vazhdoja shkoll\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; N\u00ebse t\u00eb p\u00eblqen t\u00eb shkosh n\u00eb universitet, un\u00eb\ndo punoj nat\u00eb e dit\u00eb e do t\u00eb t\u00eb mbaj moj bij\u00eb, t\u00eb b\u00ebhet dhe nj\u00eb prej nesh me\nuniversitet. Pastaj, ti edhe l\u00ebkur\u00ebn e ke m\u00eb t\u00eb bardh\u00eb se ne t\u00eb tjer\u00ebt, &#8211; m\u00eb\nthosht\u00eb babai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Sa p\u00ebr l\u00ebkur\u00ebn, aq sa e kam lar\u00eb dhe e kam\nkruar, normal q\u00eb ka dal\u00eb m\u00eb e bardh\u00eb se ne t\u00eb tjer\u00ebt, &#8211; thoshte halla me shenja\ndhe ne qeshnim t\u00eb gjth\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Motra e vog\u00ebl ankohej: &#8211; Po mua pse s\u2019m\u00eb ke\nlar\u00eb e kruar si at\u00eb dhe jam kaq e zez\u00eb? &#8211; dhe t\u00eb gjith\u00eb qeshnim me naivitetin e\nsaj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu, un\u00eb konkurrova dhe fitova konkursin\np\u00ebr Histori-Gjeografi. E kisha vendosur q\u00eb do t\u00eb m\u00ebsoja e t\u00eb dilja mir\u00eb n\u00eb\nfakultet dhe nuk doja t\u00eb martohesha e t\u00eb b\u00ebhesha me f\u00ebmij\u00eb qysh tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb\nvje\u00e7e. Tri vitet e para n\u00eb fakultet kam marr\u00eb vet\u00ebm dy shtata dhe notat e tjera\ni kisha teta e n\u00ebnta. Nuk ndihesha ndryshe nga pjesa tjet\u00ebr e student\u00ebve dhe,\nt\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, kam patur shoq\u00ebri t\u00eb mir\u00eb n\u00eb kurs. Sapo fillova vitin e\nkat\u00ebrt, u dashurova me nj\u00eb djal\u00eb po nga Tirana, por q\u00eb ishte dor\u00eb e bardh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E di ti q\u00eb un\u00eb jam dor\u00eb e zez\u00eb? &#8211; i thash\u00eb\npasi pim\u00eb kafe kat\u00ebr apo pes\u00eb her\u00eb dhe kur ai po m\u00eb vardisej hapur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po, e di, pse ka ndonj\u00eb problem p\u00ebr ty? &#8211; m\u00eb\ntha. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Jo nuk ka problem p\u00ebr mua, por sinqerisht,\nnuk dua t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbem nga askush, &#8211; i thash\u00eb shum\u00eb serioze. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; N\u00ebse do kesh mendjen e kok\u00ebs n\u00eb rregull, pra,\ndo t\u00eb duash t\u00eb jetosh sipas normave t\u00eb nj\u00eb familjeje normale, at\u00ebher\u00eb pse do\nkemi probleme? &#8211; m\u00eb tha dhe m\u00eb p\u00ebrk\u00ebdheli dor\u00ebn. Kjo do t\u00eb ishte e para\np\u00ebrk\u00ebdhelje e M.-s\u00eb nga gjith\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhjeljet q\u00eb vazhdojn\u00eb edhe sot, pas n\u00ebnt\u00eb vitesh\ndashuri e shtat\u00eb vjet martese.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe pse mendja m\u00eb fluturoi pas M.-s\u00eb, edhe\nvitin e fundit t\u00eb fakultetit e mbylla me nota t\u00eb mira. Sapo mbarova fakultetin,\nne u martuam. Familja ime b\u00ebri das\u00ebm t\u00eb madhe sepse ishte dasma e par\u00eb, nd\u00ebrsa\nte M.-ja mezi e pranuan martes\u00ebn ton\u00eb dhe b\u00ebn\u00eb nj\u00eb ceremoni t\u00eb thjesht\u00eb\nfamiljare. Ne u b\u00ebm\u00eb me f\u00ebmij\u00eb pas tre vitesh martese dhe k\u00ebt\u00eb e vendos\u00ebm qysh\nn\u00eb fillim: \u201cS\u2019ka f\u00ebmij\u00eb pa b\u00ebr\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb vit pun\u00eb un\u00eb\u201d. Q\u00ebllimi ishte t\u00eb\nmos shk\u00ebputesha nga puna e jetesa n\u00eb shoq\u00ebri. K\u00ebshtu, un\u00eb punova m\u00ebsuese n\u00eb nj\u00eb\nfshat af\u00ebr Tiran\u00ebs, pun\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ma siguroi nj\u00eb shok i vjehrrit. Sot jam me dy\nf\u00ebmij\u00eb, q\u00eb jan\u00eb kopje si vjehrri dhe vjehrra ime. E meqen\u00ebse edhe f\u00ebmij\u00ebt u\nkan\u00eb ngjar\u00eb atyre, ata kan\u00eb filluar t\u00eb m\u00eb pranojn\u00eb edhe mua. Ne nuk kemi jetuar\nasnj\u00ebher\u00eb me ta, por pas lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, prind\u00ebrit e M.-s\u00eb na kan\u00eb\nndihmuar q\u00eb t\u00eb dyve q\u00eb t\u00eb mos shk\u00ebputeshim nga puna. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa babai u dha dy v\u00ebllez\u00ebrve zanatin e\ntij, motra e vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb rrobaqep\u00ebse shum\u00eb e mir\u00eb si halla e gjyshja. T\u00eb\ndy v\u00ebllez\u00ebrit jan\u00eb martuar e kan\u00eb nj\u00ebri vajz\u00eb e tjetri djal\u00eb. Ime mot\u00ebr akoma\npret princin e kalt\u00ebr. Po thon\u00eb, Zoti t\u00eb hedh me nj\u00eb dor\u00eb e t\u00eb pret me nj\u00eb\ntjet\u00ebr. Nd\u00ebrsa Zoti e ndihmoi gjyshin e gjyshen t\u00eb integroheshin n\u00eb jet\u00ebn e\nTiran\u00ebs, tim eti iu pri mbar\u00eb me pun\u00ebn dhe me f\u00ebmij\u00ebt, por nuk ishte e th\u00ebn\u00eb q\u00eb\ngjith\u00e7ka t\u00eb ecte mir\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Para dy vitesh, babai im filloi t\u00eb kishte nj\u00eb\ngjendje dob\u00ebsie t\u00eb vazhdueshme. V\u00ebllez\u00ebrit q\u00eb punonin me t\u00eb e kishin v\u00ebn\u00eb re,\npor mendonin se e kishte nga mosha. Pas tre muajsh lodhjeje e djersitjeje\ngjith\u00eb koh\u00ebn, v\u00ebllez\u00ebrit e bind\u00ebn q\u00eb t\u00eb vizitohej. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por spitali do para shum\u00eb. Mjekja e lagjes e\nsorollati nja tri jav\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb sigurimeve. Vet\u00ebm kur im shoq nd\u00ebrhyri me\nnj\u00eb shokun e tij te drejtori i ambulanc\u00ebs, ajo i dha m\u00eb n\u00eb fund rekomandimin\np\u00ebr n\u00eb spitalin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d. O Zot, mos pafsha ask\u00ebnd t\u00eb p\u00ebrplaset atyre\ndyerve! P\u00ebrve\u00e7se ke njeriun e dashur t\u00eb familjes s\u00ebmur\u00eb e t\u00eb dhemb shpirti, ajo\nftoht\u00ebsia e mjek\u00ebve \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb q\u00ebllon ndonj\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn n\u00eb stomak. Edhe\nn\u00eb Spitalin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d na sorollat\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb muaj p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dy analiza\ngjaku dhe nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb stomakut. Mjeku q\u00eb i b\u00ebri sond\u00ebn e stomakut babait tim,\nkur doli, na tha:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ashtu si\u00e7 hani ju, normale q\u00eb e ka stomakun\ncop\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pse si ham\u00eb ne? &#8211; ia priti im shoq q\u00eb ishte\nngjitur pas der\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk po flas me ty, djal\u00eb. Po flas me\nfamiljar\u00ebt e t\u00eb s\u00ebmurit, &#8211; i tha doktori. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Epo, un\u00eb jam i biri. A mund t\u00eb m\u00eb sakt\u00ebsosh\nse si ham\u00eb ne? &#8211; k\u00ebmb\u00ebnguli im shoq e ishte gati ta q\u00ebllonte. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr\nfatin e mir\u00eb tonin, q\u00eb t\u00eb mos shkonte burri n\u00eb burg, se nga mbiu komshia q\u00eb\nkisha t\u00eb mamaja ime. Ajo ishte infermiere dhe ishte tip i futur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7far\u00eb ka? &#8211; iu drejtua ajo mjekut. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Un\u00eb po p\u00ebrpiqem t\u00eb sqaroj familjar\u00ebt p\u00ebr\nk\u00ebt\u00eb zot\u00ebrin\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb hi\u00e7 mir\u00eb e ky po m\u00eb b\u00ebn garipin! &#8211; u p\u00ebrgjigj gjith\u00eb\np\u00ebrbuzje mjeku.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ja, se po hyj un\u00eb brenda dhe dal un\u00eb e ju\nsqaroj, &#8211; tha komshia jon\u00eb. Prit\u00ebm aty me zemr\u00ebn cop\u00eb sa nga \u00e7ehrja q\u00eb kish\nmarr\u00eb babai, sa nga fjal\u00ebt e doktorit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur komshia infermiere doli, na t\u00ebrhoqi n\u00eb cep\nt\u00eb korridorit. E pash\u00eb nga zbehja e saj se fjal\u00ebt q\u00eb do t\u00eb thoshte do ishin\nedhe m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija sesa e kisha menduar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Babai yt nuk \u00ebsht\u00eb hi\u00e7 mir\u00eb, &#8211; filloi ajo, &#8211;\nai ka nj\u00eb mas\u00eb n\u00eb stomak dhe me k\u00ebt\u00eb analiz\u00ebn e par\u00eb duket si s\u00ebmundje e keqe. N\u00ebse\ne fusin n\u00eb operacion dhe i heqin mas\u00ebn, bashk\u00eb me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb stomakut q\u00eb\n\u00ebsht\u00eb e d\u00ebmtuar, ndoshta ka shance. M\u00eb vjen keq q\u00eb duhet t\u2019ju them k\u00ebto fjal\u00eb,\npor kjo \u00ebsht\u00eb gjendja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po n\u00ebse b\u00ebhet operacion, sa jan\u00eb shancet q\u00eb\nt\u00eb jetoj\u00eb? &#8211; pyeti v\u00ebllai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; S\u00eb pari, duhet t\u00eb pres\u00eb radh\u00ebn, &#8211; tha ajo dhe\najo heshti p\u00ebr dy minuta, &#8211; por shancet nuk jan\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb garantuara. Nuk\ndihet ecuria dhe se sa do veprojn\u00eb kimiot m\u00eb pas. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Po radha? Sa b\u00ebhet fjal\u00eb q\u00eb ky t\u00eb pres\u00eb\nk\u00ebshtu? &#8211; pyeta un\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb vjen keq, por vet\u00ebm n\u00ebse jepni para\nmjekut mund ta arrini radh\u00ebn. K\u00ebshtu jan\u00eb k\u00ebta, t\u00eb shohin vet\u00ebm nga xhepat.\nPastaj e shohin q\u00eb s\u2019jeni t\u00eb bardh\u00eb e mendojn\u00eb q\u00eb s\u2019merrni vesh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Im shoq ishte gati t\u2019i q\u00ebllonte murit meqen\u00ebse\nnuk q\u00ebllonte dot doktorin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; E \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb? P\u00ebr sa para b\u00ebhet\nfjal\u00eb? &#8211; pyeti v\u00ebllai im.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb lini dy apo tri or\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb pyes dhe\nju do t\u2019ia jepni vet\u00eb doktorit, ju lutem mos m\u00eb p\u00ebrzieni mua. M\u00eb vjen turp q\u00eb\ns\u2019ju ndihmoj dot, edhe pse ju njoh prej tridhjet\u00eb vitesh. &#8211; Komshia hyri e doli\nnga zyra e doktorit disa her\u00eb dhe m\u00eb n\u00eb fund, ai e kishte dh\u00ebn\u00eb \u00e7mimin e vet.\nK\u00ebrkonte dy milion\u00eb p\u00ebr operacionin pa radh\u00eb dhe m\u00eb pas kimiot duhet t\u2019i blinim\nvet\u00eb, sepse spitali nuk ofronte asgj\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Babain e fut\u00ebn n\u00eb operacion pas nj\u00eb jave, por\nmjeku asnj\u00ebher\u00eb nuk e pa si pacient\u00ebt e tjer\u00eb. Edhe infermieret n\u00eb fillim\nshtremb\u00ebroheshin e mezi ia hidhnin syt\u00eb serumit apo qet\u00ebsuesit q\u00eb duhet t\u00eb\nhidhnin n\u00eb serum. Vet\u00ebm n\u00eb turnin e komshies sime, im at\u00eb merrte sh\u00ebrbimin\nnormal. Komshia na i jepte ila\u00e7et q\u00eb duhet t\u00eb futeshin n\u00eb serum dhe na thoshte\nt\u00eb shkonim e t\u2019u thonim infermiereve q\u00eb t\u2019ia b\u00ebnin n\u00eb orarin e duhur. Na e\nsqaronte gjith\u00e7ka q\u00eb ne t\u00eb ishim t\u00eb informuar e t\u00eb dinim t\u2019u k\u00ebrkonim llogari\ninfermiereve. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa komiot i b\u00ebnim gjithmon\u00eb kur n\u00eb turn\nishte komshia jon\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb komshia jon\u00eb kujdesej n\u00eb maksimum p\u00ebr babain,\nshikonim koleget e saj q\u00eb i shtremb\u00ebroheshin duke b\u00ebr\u00eb si t\u00eb neveritura nga ne.\nIm at\u00eb b\u00ebri pes\u00eb seanca kimioje dhe vdiq tet\u00eb muaj pas operacionit. P\u00ebrve\u00e7\ndhimbjes fizike nga s\u00ebmundja, ai mori me vete edhe dhimbjen e dallimit racist\nt\u00eb infermiereve dhe doktor\u00ebve n\u00eb spital. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>E. <\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi e gazet\u00ebs! Po shkruaj nga pik\u00ebllimi p\u00ebr humbjen e babait, por edhe q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkoj shoq\u00ebris\u00eb shqiptare t\u00eb mos na shoh\u00eb m\u00eb me syrin e armikut. Jam nj\u00eb tridhjet\u00eb e dy vje\u00e7are lindur e rritur n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Kombinat. Ne nuk jemi rac\u00eb e bardh\u00eb, por me ngjyr\u00eb. Kemi jetuar n\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21711,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-22757","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22757","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22757"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22757\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22757"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22757"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22757"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}