{"id":22756,"date":"2019-06-21T21:00:56","date_gmt":"2019-06-21T19:00:56","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22756"},"modified":"2019-06-21T20:49:36","modified_gmt":"2019-06-21T18:49:36","slug":"%ef%bb%bfma-droguan-vajzen-per-te-ma-trafikuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/06\/%ef%bb%bfma-droguan-vajzen-per-te-ma-trafikuar\/","title":{"rendered":"\ufeffMa droguan vajz\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb ma trafikuar"},"content":{"rendered":"\n<p>Jam nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve<\/p>\n\n\n\n<p> q\u00eb po rrisim n\u00eb Shqip\u00ebri dhe dua q\u00eb dhimbjen e merakun<\/p>\n\n\n\n<p> tim ta ndaj me t\u00eb gjitha n\u00ebnat. <\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb kam nj\u00eb vajz\u00eb nj\u00ebzet vje\u00e7e. Kisha menduar se rreziqet q\u00eb i kanosen nj\u00eb f\u00ebmije marrin fund pasi mbaron adoleshenca, por me sa duket ne, n\u00ebnat e shkreta, derisa t\u00eb mbyllim syt\u00eb, s\u2019do t\u00eb na z\u00ebr\u00eb shpirti rehat. <\/p>\n\n\n\n<p>Vajz\u00ebn e kam n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr\nInfermieri. E kam patur gjithmon\u00eb me nota t\u00eb mira dhe ma ka k\u00ebnaqur shpirtin.\nNgaq\u00eb e kam vajz\u00eb t\u00eb mbar\u00eb, tani q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur, jam munduar t\u2019i jap pavar\u00ebsin\u00eb\ne saj, sepse e meriton. Ajo kurr\u00eb nuk m\u00eb ka sjell\u00eb probleme, as kur ka qen\u00eb m\u00eb\ne vog\u00ebl, k\u00ebshtu q\u00eb edhe un\u00eb nuk kam pse t\u2019ia kem m\u00eb frik\u00ebn. M\u00eb sakt\u00eb, nuk ia\nkisha frik\u00ebn, derisa m\u00eb ndodhi kjo q\u00eb do t\u2019ju tregoj&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Para disa koh\u00ebsh, ajo u njoh me nj\u00eb djal\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet\nnj\u00eb shoqes s\u00eb saj t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb. Kjo shoqja e kishte kush\u00ebri k\u00ebt\u00eb djalin, ose t\u00eb\npakt\u00ebn k\u00ebshtu na tha. Ne e njihnim mir\u00eb shoqen e saj, k\u00ebshtu q\u00eb kur vajza na\ntregoi se kush ishte ai q\u00eb kishte njohur, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre nuk u shqet\u00ebsuam.\n\u00c7do prind shqet\u00ebsohet kur f\u00ebmija afrohet me dik\u00eb, por si\u00e7 ju thash\u00eb, un\u00eb e im\nshoq, kishim vendosur t\u2019i linim vajz\u00ebs hap\u00ebsir\u00ebn e saj. Pastaj, ajo ishte tamam\nn\u00eb mosh\u00eb p\u00ebr t\u2019u dashuruar e lidhur, nuk do ta martonim me shkuesi, si dikur!<\/p>\n\n\n\n<p>E k\u00ebshtu, vajza nisi t\u00eb njihej me k\u00ebt\u00eb djalin,\nmadje na prezantoi edhe neve me t\u00eb. Dukej djal\u00eb i mir\u00eb, thoshte se kishte\nmbaruar shkoll\u00ebn p\u00ebr Inxhinieri dhe se po punonte n\u00eb biznesin e disa t\u00eb af\u00ebrmve\nt\u00eb tij n\u00eb Durr\u00ebs. Thon\u00eb se prindi e ndien kur f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb tij i afrohet nj\u00eb\nnjeri i keq, por hi\u00e7, kot e thon\u00eb, se ne nuk ndiem asgj\u00eb, neve madje na p\u00eblqente\nai djal\u00eb, aq i edukuar e i sjellsh\u00ebm. Un\u00eb e im shoq ishim t\u00eb k\u00ebnaqur me lidhjen\ne vajz\u00ebs dhe duke qen\u00eb se ata kishin muaj q\u00eb njiheshin dhe po shkonin shum\u00eb mir\u00eb\nme nj\u00ebri-tjetrin, ishim t\u00eb bindur se ajo lidhje ishte serioze. Nj\u00eb nat\u00eb, vajza\nna tha se do t\u00eb shkonte n\u00eb nj\u00eb koncert me muzik\u00eb live me k\u00ebt\u00eb shoqen e vet, t\u00eb\ndashurin e ca shok\u00eb e shoqe t\u00eb tjer\u00eb. Ne i dham\u00eb leje, sigurisht, por mua se\u00e7 m\u00eb\nlindi nj\u00eb merak. Nuk e kishim l\u00ebn\u00eb kurr\u00eb deri von\u00eb nat\u00ebn vajz\u00ebn jasht\u00eb dhe m\u00eb\nrrinte mendja aty. Desha s\u2019desha, e mora n\u00eb telefon nga ora nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, gj\u00eb q\u00eb\nnuk e b\u00ebja kurr\u00eb. Vajza m\u2019u p\u00ebrgjigj n\u00eb telefon dhe m\u00eb tregoi emrin e lokalit\nse ku kishin shkuar e m\u00eb tha t\u00eb mos b\u00ebhesha merak sepse do t\u00eb vinte pak von\u00eb.\nPo ku m\u00eb zinte gjumi mua? Sillu e sillu n\u00eb krevat e nuk po gjeja qet\u00ebsi. Nga\nora dy e nat\u00ebs nuk durova dot m\u00eb dhe i thirra tim shoqi q\u00eb po flinte krah meje.\n<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; S\u2019ka ardhur vajza, &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Aman o grua dhe ti, si b\u00ebn sikur e ke vajz\u00ebn\npes\u00eb vje\u00e7e! A t\u00eb tha q\u00eb do vonohej?! Ora dy \u00ebsht\u00eb, do vij\u00eb&#8230; &#8211; dhe fjeti. <\/p>\n\n\n\n<p>U p\u00ebrpoqa t\u00eb qet\u00ebsohesha, por nuk munda, k\u00ebshtu\nq\u00eb thash\u00eb me vete: \u201cle t\u00eb m\u00eb m\u00ebrzitet vajza q\u00eb po e shqet\u00ebsoj, po un\u00eb do t\u2019i\nbie telefonit prap\u00eb\u201d. I rash\u00eb telefonit dhe sa s\u2019m\u00eb ra pika kur m\u00eb doli i\nmbyllur. \u201cH\u00eb, se do ket\u00eb ren\u00eb bateria\u201d, u mundova t\u00eb qet\u00ebsoja veten, po e dija\nq\u00eb ime bij\u00eb nuk e mbante kurr\u00eb telefonin fikur. Para se t\u2019i th\u00ebrrisja s\u00ebrish\ntim shoqi, i rash\u00eb telefonit t\u00eb shoqes s\u00eb saj. Edhe ai m\u00eb dilte i fikur. Pastaj\ni rash\u00eb telefonit t\u00eb t\u00eb dashurit t\u00eb sime bije. Ai t\u00eb pakt\u00ebn e kishte t\u00eb hapur\ndhe zilja binte, por ai nuk m\u00eb p\u00ebrgjigjej. Pasi i rash\u00eb nja pes\u00eb her\u00eb, pa\nrezultat, e ngrita zgupthi tim shoq nga krevati e i thash\u00eb se do shkonim urgjentisht\nte lokali q\u00eb na kishte treguar vajza. Ai b\u00ebri nj\u00eb her\u00eb numra, por un\u00eb i futa\nnj\u00eb ul\u00ebrim\u00eb dhe nuk i ndie m\u00eb, por doli e ndezi makin\u00ebn. \u201cB\u00ebhesh merak kot\u201d, m\u00eb\ntha rrug\u00ebs, por un\u00eb i thash\u00eb t\u00eb shkelte gazin e t\u00eb mos thoshte asnj\u00eb fjal\u00eb.\n\u00c7far\u00eb nuk m\u00eb thoshte mendja gjat\u00eb rrug\u00ebs, \u00e7far\u00eb nuk mendoja! M\u00eb dukej sikur\nzemra do t\u00eb m\u00eb pushonte, por i jepja gajret vetes duke th\u00ebn\u00eb se, vet\u00ebm t\u00eb\nsigurohesha se vajza ishte mir\u00eb dhe le t\u00eb vdisja pastaj. E vetmja gj\u00eb q\u00eb shpresoja,\nishte q\u00eb ta gjeja vajz\u00ebn, atje ku ajo m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se ishte. P\u00ebr fatin tim\nt\u00eb mir\u00eb, deshi Zoti dhe e gjeta atje, por lokali ishte thuajse i mbyllur dhe\nnuk kishte as muzik\u00eb live, asgj\u00eb, ishte vet\u00ebm ime bij\u00eb, i dashuri i saj dhe nj\u00eb\ndjal\u00eb tjet\u00ebr, ulur n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb. Nga err\u00ebsira, nuk munda ta shihja mir\u00eb time\nbij\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb, por m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje q\u00eb ajo nuk reagoi kur na pa. I vetmi q\u00eb\nreagoi ishte i dashuri i saj, q\u00eb ngriu n\u00eb vend dhe u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb ka ndodhur? &#8211; na pyeti me gjys\u00ebm z\u00ebri.\n<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb e pash\u00eb me inat dhe shkova te vajza. Ajo\nishte si p\u00ebrgjum\u00ebsh dhe vet\u00ebm m\u00eb pa e nuk m\u00eb foli fare. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb i ke b\u00ebr\u00eb vajz\u00ebs? &#8211; iu sula t\u00eb\ndashurit t\u00eb saj dhe e kapa p\u00ebr fyti.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Asgj\u00eb&#8230; &#8211; tha ai, &#8211; ja, do rrinim edhe pak\ne do vinim&#8230; \u00c7far\u00eb keni ju? Jua sjell un\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ti shkofsh n\u00eb t\u00eb&#8230; &#8211; ia pati im shoq, q\u00eb\nvet\u00ebm at\u00ebhere e kuptoi se kishte v\u00ebrtet di\u00e7ka q\u00eb nuk shkonte, por un\u00eb ia b\u00ebra\nme shenj\u00eb t\u00eb vinte t\u00eb kapte vajz\u00ebn e t\u00eb iknim, pa b\u00ebr\u00eb shamat\u00eb. I dashuri i\nvajz\u00ebs u afrua prap\u00eb, por un\u00eb i thash\u00eb se, n\u00ebse nuk m\u00eb linte, do ta vrisja dhe\nai heshti. N\u00eb at\u00eb moment, pash\u00eb se djali tjet\u00ebr q\u00eb ishte me t\u00eb, ishte zhdukur.\nNe e mor\u00ebm vajz\u00ebn pothuajse n\u00eb krah\u00eb, sepse ajo nuk ishte n\u00eb gjendje as t\u00eb\necte, as t\u00eb fliste dhe shkuam n\u00eb sht\u00ebpi. Rrug\u00ebs, i telefonuam nj\u00eb mjeku q\u00eb e\nkishim t\u00eb njohur dhe ai arriti n\u00eb sht\u00ebpi nj\u00ebkoh\u00ebsisht me ne. Ai na tha se vajza\nishte e droguar r\u00ebnd\u00eb dhe se e vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnim ishte t\u00eb prisnim q\u00eb\nasaj t\u2019i dilte droga nga trupi. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk ka rrezik p\u00ebr jet\u00ebn, &#8211; na tha, &#8211; por n\u00ebse\np\u00ebrkeq\u00ebsohet, jeni t\u00eb detyruar ta d\u00ebrgoni n\u00eb spital&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb mir\u00eb, vajza nuk u p\u00ebrkeq\u00ebsua,\nama u desh plot nj\u00eb jav\u00eb q\u00eb ajo ta merrte veten. P\u00ebr tre dit\u00eb nuk ishte n\u00eb\ngjendje as t\u00eb hapte syt\u00eb, as t\u00eb na fliste dhe pas tre dit\u00ebsh, mezi arrinte t\u00eb\nkujtonte se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur&#8230; kur ne i tham\u00eb se kishte qen\u00eb e droguar,\najo shqeu syt\u00eb e nuk na besonte dot. At\u00ebhere e kuptuam se at\u00eb e kishin droguar\nme pahir, kushedi me \u00e7far\u00eb q\u00ebllimi&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, i dashuri i saj jo vet\u00ebm q\u00eb\nnuk telefonoi, por mbylli edhe telefonin, pa na treguar t\u00eb pakt\u00ebn se \u00e7far\u00eb i\nkishte b\u00ebr\u00eb vajz\u00ebs e t\u00eb dinim t\u2019i b\u00ebnim derman. Pasi u b\u00eb m\u00eb mir\u00eb, vajza i\ntelefonoi vet\u00eb, por ai e ka t\u00eb mbyllur telefonin edhe sot e k\u00ebsaj dite. N\u00eb\nsht\u00ebpin\u00eb ku ai thoshte se banonte me prind\u00ebrit, jetonte nj\u00eb familje q\u00eb nuk\nkishte lidhje fare me t\u00eb dhe n\u00eb pun\u00ebn ku ai thoshte se punonte, nuk kishte\npunuar as edhe nj\u00eb dit\u00eb. Shoqja e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb vajz\u00ebs sime, nuk e dim\u00eb se ku\n\u00ebsht\u00eb&#8230; N\u00eb familjen e saj thon\u00eb se ka shkuar jasht\u00eb, gj\u00eb q\u00eb duket shum\u00eb e\n\u00e7uditshme, se ajo nuk i kishte folur kurr\u00eb vajz\u00ebs sime p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Gjith\u00eb\n\u00e7far\u00eb ka ndodhur \u00ebsht\u00eb e mbuluar me nj\u00eb mister q\u00eb na ka tmerruar t\u00eb gjith\u00ebve. M\u00eb\nthoni tani, sa besim mund t\u00eb kemi ne te njer\u00ebzit? Kush m\u00eb thot\u00eb se vajz\u00ebn time\nnuk e droguan p\u00ebr ta \u00e7uar t\u00eb punonte si prostitut\u00eb jasht\u00eb shtetit apo p\u00ebr\nndonj\u00eb q\u00ebllim tjet\u00ebr? Kujt duhet t\u2019i besojm\u00eb n\u00ebse nuk i besojm\u00eb dot atyre q\u00eb na\nduken perfekt\u00eb? Jam v\u00ebrtet e shokuar, shum\u00eb e shokuar&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jam nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb po rrisim n\u00eb Shqip\u00ebri dhe dua q\u00eb dhimbjen e merakun tim ta ndaj me t\u00eb gjitha n\u00ebnat. Un\u00eb kam nj\u00eb vajz\u00eb nj\u00ebzet vje\u00e7e. Kisha menduar se rreziqet q\u00eb i kanosen nj\u00eb f\u00ebmije marrin fund pasi mbaron adoleshenca, por me sa duket ne, n\u00ebnat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22527,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2106],"class_list":["post-22756","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-historia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22756","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22756"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22756\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22527"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22756"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22756"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22756"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}