{"id":22609,"date":"2019-06-12T16:00:24","date_gmt":"2019-06-12T14:00:24","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22609"},"modified":"2019-06-12T15:30:27","modified_gmt":"2019-06-12T13:30:27","slug":"%ef%bb%bfu-paralizua-qe-kater-vjece","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/06\/%ef%bb%bfu-paralizua-qe-kater-vjece\/","title":{"rendered":"\ufeffU paralizua q\u00eb kat\u00ebr vje\u00e7e!"},"content":{"rendered":"\n<p>Miqt\u00eb e mi&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p> Kam nj\u00eb histori tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019ju treguar nga pacient\u00ebt q\u00eb takoj gjat\u00eb fizioterapis\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p> Historia q\u00eb do t\u2019ju tregoj \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb e dhimbshme se t\u00eb tjerat!<\/p>\n\n\n\n<p> Ju kam treguar p\u00ebr shum\u00eb pacient\u00eb, jam munduar t\u00eb p\u00ebrcjell te ju dhimbjen e tyre, por edhe optimizmin me t\u00eb cilin ata po e p\u00ebrballojn\u00eb jet\u00ebn, por pacienti i sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb sapo ka mbushur 5 vje\u00e7e. Kishte nj\u00eb fytyr\u00eb engj\u00ebllore dhe mjaft t\u00eb bukur. Ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i rralll\u00eb q\u00eb po ta shikoje, menj\u00ebher\u00eb do t\u00eb d\u00ebshiroje ta puthje e t\u00eb flisje me t\u00eb. Ajo erdhi s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn e saj, nj\u00eb grua rreth t\u00eb 30-tave, q\u00eb kur e shikoje, t\u00eb dukej se mbante mbi supe nj\u00eb mal t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, nj\u00eb grua n\u00eb dukje e ashp\u00ebr, por me nj\u00eb ashp\u00ebri q\u00eb mund ta kuptonte \u00e7do njeri. Ajo dukej se e p\u00ebrjetonte mjaft r\u00ebnd\u00eb s\u00ebmundjen e s\u00eb bij\u00ebs. M\u00eb vinte keq p\u00ebr t\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr vajz\u00ebn e vog\u00ebl. Kur e shikoja n\u00eb at\u00eb karroc\u00eb me rrota, e kuptoja se sa e padrejt\u00eb \u00ebsht\u00eb jeta, mir\u00ebpo ndryshe nga e \u00ebma, ajo ishte gjithmon\u00eb e buz\u00ebqeshur. Kur e \u00ebma po fliste me doktorin, iu afrova dhe e pyeta se sa vje\u00e7 ishte. Ajo shikoi nga e \u00ebma e m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Pes\u00eb! Po ti?<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt, u habita nga pyetja e saj, sepse s\u2019e prisja t\u00eb m\u00eb pyeste dhe\nmenj\u00ebher\u00eb ia ktheva p\u00ebrgjigjen. Ajo ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb shum\u00eb i dashur dhe tani\nkuptova se ishte edhe shum\u00eb e afrueshme. Jo t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb t\u00eb afruesh\u00ebm\nme njer\u00ebzit q\u00eb sapo i shohin, prandaj m\u00eb b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrshtypje. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Si e ke emrin ti, bukuroshe?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Manjola. Po ti?<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast u afrua e \u00ebma dhe un\u00eb, duke iu p\u00ebrgjigjur vajz\u00ebs, i thash\u00eb\ns\u00eb \u00ebm\u00ebs:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk t\u00eb vjen keq q\u00eb fola pak me vog\u00eblushen t\u00ebnde?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Jo, aspak! Ajo ka shum\u00eb qejf t\u00eb flas\u00eb me njer\u00ebzit&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po, e pash\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb shum\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ashtu \u00ebsht\u00eb! Jam me fat q\u00eb e kam. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt, ajo nga z\u00ebri dukej se po e vuante shum\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ende nuk e\ndija n\u00ebse vajza kishte lindur ashtu apo ishte paralizuar m\u00eb pas, por intuita m\u00eb\ntha se kjo e dyta mund t\u00eb ishte e v\u00ebrteta. N\u00ebse vajza do t\u00eb kishte lindur ashtu,\ne \u00ebma do ta kishte kaluar tashm\u00eb koh\u00ebn e traum\u00ebs. Nejse, me kaq, ajo u largua\nduke m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur ftoht\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>E dija se e kishte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por m\u00eb dhimbsej vajza e\nvog\u00ebl. P\u00ebrderisa isha edhe vet\u00eb e s\u00ebmur\u00eb, e dija se ajo m\u00eb shum\u00eb sesa p\u00ebr\np\u00ebrkujdesje klinike, kishte nevoj\u00eb p\u00ebr ngroht\u00ebsi e sidomos, p\u00ebr ngroht\u00ebsin\u00eb e\nn\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj. Vendosa t\u00eb ndryshoja mendimin e k\u00ebsaj gruaje, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb i kishte\nndodhur. Kur u mblodh\u00ebm pasdite ne t\u00eb grupit e po bisedonim si\u00e7 b\u00ebnim gjithmon\u00eb,\nq\u00eb t\u00eb ndiheshim mir\u00eb psikologjikisht, ua tregova rastin e ri. T\u00eb gjith\u00eb ishin\ndakord q\u00eb ta ndihmonim, por si do t\u2019i mbushej mendja t\u00eb vinte e t\u00eb hapej me ne?\nK\u00ebt\u00eb nuk e dija, por besoja se do t\u00eb arrija ta bindja.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, kur ajo erdhi n\u00eb klinik\u00eb, i isha lutur infermieres t\u00eb\nb\u00ebnte sikur kishte ngat\u00ebrruar or\u00ebn e fizioterapis\u00eb sime me t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Mir\u00ebdita! Vajza ka orarin e fizioterapis\u00eb. &#8211; i tha ajo infermieres.\n<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Oh, m\u00eb falni, nuk ju kan\u00eb lajm\u00ebruar? &#8211; luante rolin infermierja.\nAjo ishte nj\u00eb infermiere shum\u00eb e mir\u00eb dhe e zonja e nuk b\u00ebnte t\u00eb tilla gj\u00ebra, por\nkur un\u00eb i shpjegova se ishte p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vajz\u00ebs, pranoi menj\u00ebher\u00eb. &#8211; Ju keni\nnj\u00eb orar tjet\u00ebr, sepse ajo zonja atje kishte nj\u00eb pun\u00eb dhe i kemi nd\u00ebrruar\noraret. <\/p>\n\n\n\n<p>Gruaja u nxeh shum\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Me k\u00eb luani ju? Pse nuk m\u00eb keni lajm\u00ebruar? Me gjith\u00eb ato lek\u00eb q\u00eb\nna merrni dhe prap\u00eb se prap\u00eb nuk na sh\u00ebrbeni si duhet!<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; M\u00eb falni zonj\u00eb, por&#8230; &#8211; infemierja mundohej ta zbuste gjendjen,\npor ajo nuk e la t\u00eb fliste. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo, m\u00eb falni? Nuk ju vjen turp q\u00eb talleni me t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt?!\nMjaft t\u00eb k\u00ebqija na kan\u00eb r\u00ebn\u00eb e t\u00eb merremi edhe me ju! Nejse, m\u00eb thirr at\u00eb q\u00eb\nkomandon k\u00ebtu se nuk dua t\u00eb merrem me ty. <\/p>\n\n\n\n<p>Aty e kuptova se erdhi radha ime p\u00ebr t\u00eb folur. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ju lutem zonj\u00eb, uluni e qet\u00ebsohuni. Faji \u00ebsht\u00eb i imi q\u00eb i kam lajm\u00ebruar\nvon\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; E \u00e7\u2019m\u00eb duhet mua se \u00e7\u2019b\u00ebn ti?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po ja, zonj\u00eb, un\u00eb ta fal orarin tim, vet\u00ebm t\u00eb lutem, mos u nxeh\nme infermieren. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua e rrall\u00eb, nuk asnj\u00eb faj&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00c7\u2019po m\u00eb thua q\u00eb ta marr vesh? L\u00ebre se kush \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb apo e\nkeqe, do ma jap\u00ebsh orarin t\u00ebnd apo jo?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po, zonj\u00eb, futeni vajz\u00ebn. S\u2019ka problem. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Epo, k\u00ebt\u00eb thuaj e l\u00ebri t\u00eb tjerat, se nuk kam nerva t\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj.\n<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, u qet\u00ebsua. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pash\u00eb vajz\u00ebn e vog\u00ebl q\u00eb ishte\nstrukur n\u00eb karroc\u00eb e dukej se nuk ishte hera e par\u00eb q\u00eb po e p\u00ebrjetont\u00eb nj\u00eb\nsituat\u00eb t\u00eb till\u00eb. Infermierja e mori vajz\u00ebn dhe n\u00eb at\u00eb \u00e7ast, un\u00eb u ula pran\u00eb zonj\u00ebs.\nAjo m\u00eb pa nj\u00ebher\u00eb shtremb\u00ebr dhe nxori telefonin e saj nga xhepi. Nuk ngurrova\nt\u2019i flisja. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; E di se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ju, zonj\u00eb! Edhe un\u00eb nuk e\npata t\u00eb leht\u00eb kur m\u00eb ndodhi kjo. <\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb po flisja, por ajo nuk i ngriti syt\u00eb nga telefoni. E dija se\npo m\u00eb d\u00ebgjonte, prandaj nuk e ndalova t\u00eb folur\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Kur mbarova operacionin dhe nuk i ndjeva m\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e mia, doja\nvet\u00ebm t\u00eb vdisja, por ja, tani, me shpres\u00eb dhe optimiz\u00ebm, jam k\u00ebtu. Edhe un\u00eb kam\nnj\u00eb f\u00ebmij\u00eb e po t\u00eb m\u00eb ndodhte nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do ta kisha shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\nsesa p\u00ebr veten, por ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr dashuri nga ne. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb at\u00eb \u00e7ast, ajo ngriti kok\u00ebn e m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; M\u00eb the se ke f\u00ebmij\u00eb? E ke t\u00eb leht\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebrderisa f\u00ebmin\u00eb\nt\u00ebnd e ke n\u00eb rregull. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po edhe vajza jote n\u00eb rregull \u00ebsht\u00eb! Si mund t\u00eb thuash k\u00ebshtu?\nNuk jemi normal\u00eb ne q\u00eb nuk ecim?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk e thash\u00eb n\u00eb at\u00eb kuptim. Po them se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Nuk\nmund ta shpjegoj me fjal\u00eb se si ndjehem&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po shprehu, se t\u00eb b\u00ebn shum\u00eb mir\u00eb. Un\u00eb po t\u00eb d\u00ebgjoj dhe beso se\ndo t\u00eb t\u00eb kuptoj \u00e7do fjal\u00eb, sepse i kam kaluar t\u00eb gjitha. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po ja! Manjola ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i mrekulluesh\u00ebm&#8230; Q\u00eb n\u00eb\nmomentin q\u00eb ngela shtatz\u00ebn\u00eb, e ndjeja se ajo do t\u00eb ishte shp\u00ebtimi im, sepse\nsapo isha ndar\u00eb nga i ati. Ishim njohur q\u00eb n\u00eb gjimnaz dhe duheshim shum\u00eb, por\nsapo i thash\u00eb se isha shtatz\u00ebn\u00eb, ai m\u00eb dha duart. Tha se do t\u00eb shkonte t\u00eb b\u00ebnte\nnj\u00eb master jasht\u00eb shtetit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, i duhej t\u00eb largohej. Ai u largua e nuk\nu kthye m\u00eb. Kur lindi Manjola, trishtimi i largimit t\u00eb tij u zhduk dhe jeta ime\nu mbush p\u00ebrs\u00ebri me g\u00ebzim. Ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb magjik, por edhe magjit\u00eb nuk zgjasin\nshum\u00eb. M\u00eb ndihmuan prind\u00ebrit ta rrisja n\u00eb fillim dhe m\u00eb pas u njoha me nj\u00eb\nnjeri shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ai nuk ishte i ri n\u00eb mosh\u00eb, por na donte shum\u00eb dhe\nmundohej me \u00e7do kusht ta na i plot\u00ebsonte t\u00eb gjitha d\u00ebshirat t\u00eb dyjave. Manjola\ne donte shum\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb rrinte me t\u00eb sesa me mua. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Pse thua e donte&#8230; ku \u00ebsht\u00eb tani ai? &#8211; i thash\u00eb sepse u b\u00ebra\nkurioze q\u00eb nuk e kisha par\u00eb asnj\u00ebher\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ka nj\u00eb vit q\u00eb jam ndar\u00eb prej tij. Kur u s\u00ebmur Manjola, ai ishte\ni gatsh\u00ebm t\u00eb na ndihmonte, por un\u00eb nuk doja t\u2019i b\u00ebhesha barr\u00eb; mjaft kishte b\u00ebr\u00eb\np\u00ebr ne. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Dhe ai u largua menj\u00ebher\u00eb sapo ti ia k\u00ebrkove?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Jo! Ai akoma tenton t\u00eb bashkohet me mua, por un\u00eb nuk e lejoj. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po Manjola, si e priti k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Shum\u00eb keq. Ajo e donte shum\u00eb dhe e do akoma. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; E kupton se \u00e7far\u00eb i ke b\u00ebr\u00eb vajz\u00ebs?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; E kuptoj, por s\u2019kisha rrug\u00eb tjet\u00ebr. Duhej ta largoja. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Por ke gabuar! M\u00eb fal, se nuk m\u00eb takon mua ta them, por Manjola\nbesoj se do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb po ta takoje me t\u00eb. Ajo e do si nj\u00eb baba dhe ka\nnevoj\u00eb p\u00ebr dashuri. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nganj\u00ebher\u00eb dhe un\u00eb k\u00ebshtu them, por e kam shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrulem.\n<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo mori frym\u00eb thell\u00eb dhe e kuptova se nuk kishte m\u00eb qejf t\u00eb\nvazhdonte. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, vajza kishte mbaruar terapin\u00eb dhe doli nga dhoma e shoq\u00ebruar\nnga infermierja. Si gjithmon\u00eb, ishte duke buz\u00ebqeshur. E \u00ebma i k\u00ebrkoi t\u00eb falur\ninfermieres dhe, pasi e mori vajz\u00ebn, i tha:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Kam nj\u00eb surpriz\u00eb p\u00ebr ty, zem\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p>Vajza pa nga un\u00eb dhe m\u00eb buz\u00ebqeshi. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Faleminderit mami! &#8211; tha ajo, sikur ta dinte se cila ishte\nsurpriza. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Pasdite kemi takim me t\u00eb gjith\u00eb pacient\u00ebt, ia kalojm\u00eb bukur\nbashk\u00eb. Bisedojm\u00eb e ndihemi shum\u00eb mir\u00eb. Po deshe mund t\u00eb vish&#8230; &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Do t\u00eb mendohem nj\u00ebher\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Dukej se ishte nj\u00eb tip i v\u00ebshtir\u00eb, por jeta e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb till\u00eb.\nPasditen e par\u00eb ajo nuk erdhi. Kur e takova n\u00eb klinik\u00eb, m\u00eb tha se ishte takuar\nme burrin me t\u00eb cilin kishte patur nj\u00eb lidhje dhe m\u00eb fal\u00ebnderoi se kuptoi q\u00eb\nvajza kishte humbur di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb madhe nga ndarja prej tij.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Sot do t\u00eb vij n\u00eb takimin tuaj! &#8211; m\u00eb tha dhe e mbajti fjal\u00ebn. Ajo\nerdhi e na tregoi se si kishte ndodhur. Kur Manjola ishte rreth kat\u00ebr vje\u00e7e,\nedukatoret e kishin marr\u00eb n\u00eb telefon dhe i kishin th\u00ebn\u00eb q\u00eb kishte temperatur\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb\ne kishte marr\u00eb edhe e kishte d\u00ebrguar n\u00eb spital. Mjek\u00ebt ishin munduar t\u2019ia ulnin\ntemperatur\u00ebn dhe kishin p\u00ebrdorur ila\u00e7e t\u00eb forta. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, asaj i\nkishte ndodhur nj\u00eb paraliz\u00eb, nga e cila akoma nuk e kishte marr\u00eb veten, mir\u00ebpo\ntashm\u00eb e \u00ebma ishte e bindur se me dashurin\u00eb e duhur, ajo do t\u00eb sh\u00ebrohej dhe do\nt\u00eb ecte p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Miqt\u00eb e mi&#8230; Kam nj\u00eb histori tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019ju treguar nga pacient\u00ebt q\u00eb takoj gjat\u00eb fizioterapis\u00eb&#8230; Historia q\u00eb do t\u2019ju tregoj \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb e dhimbshme se t\u00eb tjerat! Ju kam treguar p\u00ebr shum\u00eb pacient\u00eb, jam munduar t\u00eb p\u00ebrcjell te ju dhimbjen e tyre, por edhe optimizmin me t\u00eb cilin ata po e p\u00ebrballojn\u00eb jet\u00ebn, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21268,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-22609","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22609","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22609"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22609\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21268"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22609"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22609"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22609"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}