{"id":22563,"date":"2019-06-08T15:00:15","date_gmt":"2019-06-08T13:00:15","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22563"},"modified":"2019-06-08T14:15:06","modified_gmt":"2019-06-08T12:15:06","slug":"amaneti-qe-nuk-e-mbajta-dot-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/06\/amaneti-qe-nuk-e-mbajta-dot-2\/","title":{"rendered":"Amaneti q\u00eb nuk e mbajta dot"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk e di \u00e7far\u00eb m\u00eb shtyu t\u00eb shkruaja edhe un\u00eb historin\u00eb time<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> e cila po m\u00eb mundon prej nj\u00eb kohe shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndihem shum\u00eb i penduar, nuk ndjehem mir\u00eb me veten time.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> E di q\u00eb kam gabuar me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb. Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb burr\u00eb rreth t\u00eb 50-ave, i arsimuar p\u00ebr inxhinier dhe mjaft i realizuar n\u00eb jet\u00ebn time profesionale. Historia q\u00eb do t\u2019ju tregoj ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me familjen time, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga 2 motra dhe 1 v\u00eblla q\u00eb ka gati 10 vjet q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga jeta p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. V\u00ebllai im i ndjer\u00eb ka dy vajza t\u00eb mrekullueshme. Aktualisht, nj\u00ebra vazhdon studimet e larta p\u00ebr gjuh\u00eb t\u00eb huaj Anglisht dhe e vogla \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme. Ato t\u00eb dyja jan\u00eb si vajzat e mia dhe un\u00eb gjithmon\u00eb i kam konsideruar t\u00eb tilla sepse un\u00eb akoma nuk kam krijuar familjen time dhe tani, ato jan\u00eb mb\u00ebshtetja ime m\u00eb e madhe sepse mosha b\u00ebn gjithashtu t\u00eb vet\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Familja jon\u00eb, p\u00ebrpara se im v\u00eblla t\u00eb ikte nga kjo jet\u00eb, ka kaluar mjaft\nmomente t\u00eb v\u00ebshtira. Jo se m\u00eb dukej mua, por e gjith\u00eb v\u00ebmendja p\u00ebr t\u2019i mb\u00ebshtetur\napo ngush\u00eblluar ishte nga un\u00eb, pasi edhe t\u00eb dy prind\u00ebrit tan\u00eb ishin n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb\nkur humbja e f\u00ebmij\u00ebs \u00ebsht\u00eb mjaft e r\u00ebnd\u00eb. Kur m\u00ebsuam se v\u00ebllai im ishte s\u00ebmur\u00eb\ndhe doktor\u00ebt na than\u00eb se edhe pak koh\u00eb i kishte mbetur p\u00ebr t\u00eb jetuar, u bashkuam\np\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka do t\u00eb ndodhte. Ai ishte mjaft i ri&#8230; N\u00eb\nat\u00eb mosh\u00eb q\u00eb ai u largua nga kjo jet\u00eb, ndoshta shok\u00ebt e tij akoma nuk e kishin\nnisur jet\u00ebn, kurse ai po linte pas dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebve, kur ishte\nn\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, u thoshte sapo ktheheshin nga shkolla: \u201cHajde\nq\u00ebndroni pak me babin dhe pastaj vazhdoni e m\u00ebsoni\u201d. Edhe pse ai nuk dinte gj\u00eb\np\u00ebr s\u00ebmundjen e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb kishte, sikur ia ndjente shpirti q\u00eb do t\u00eb largohej nga\nkjo jet\u00eb dhe pika e tij e dob\u00ebt e amaneti q\u00eb m\u00eb la ishin dy vajzat e tij. S\u00ebmundja\ne pash\u00ebrueshme u eg\u00ebrsua dhe nuk e zgjati shum\u00eb e ai u largua nga kjo jet\u00eb. Nuk\ni harroj fjal\u00ebt e tij t\u00eb fundit, me nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb leht\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb: \u201cArben, amanet\nvajzat!\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dy vjet pas humbjes s\u00eb v\u00ebllait, u ndan\u00eb nga jeta t\u00eb dy prind\u00ebrit e mi, t\u00eb cil\u00ebt\nnuk e duronin humbjen e djalit t\u00eb tyre mjaft t\u00eb ri dhe i shkuan pran\u00eb. Fatkeq\u00ebsit\u00eb\nn\u00eb familjen ton\u00eb ndodh\u00ebn nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs. Nuk e kuptonim as vet\u00eb se \u00e7far\u00eb po\nna ndodhte. Familja e tim v\u00ebllai nga ana tjet\u00ebr kishte nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje,\nvajzat ishin gjat\u00eb rritjes dhe n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb kur f\u00ebmija ka nevoj\u00eb sidomos p\u00ebr\nprezenc\u00ebn e babait n\u00eb sht\u00ebpi. Vajza e madhe u rrit dhe ishte n\u00eb vit t\u00eb par\u00eb gjimnaz.\nNusja e v\u00ebllait tim ishte pothuajse gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb pun\u00eb q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsonte\nnevojat e familjes dhe k\u00ebrkesat e vazhdueshme t\u00eb dy vajzave. Un\u00eb dhe dy motrat\ne mia, sa her\u00eb kemi pasur mund\u00ebsi, i kemi ndihmuar. Un\u00eb, \u00e7do t\u00eb shtun\u00eb ose t\u00eb diel\u00eb\ni merrja t\u00eb dyja vajzat dhe i nxirrja jo sepse v\u00ebllai im m\u2019i kishte l\u00ebn\u00eb amanet,\npor sepse ato t\u00eb dyja m\u00eb konsideronin n\u00eb vend t\u00eb babait t\u00eb tyre. Dilnim t\u00eb tre\nbashk\u00eb, arg\u00ebtoheshim e flisnim p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb bukura dhe un\u00eb mundohesha sadopak t\u2019i\np\u00ebrshtatesha mosh\u00ebs s\u00eb tyre, q\u00eb t\u00eb kishim nj\u00eb komunikim sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. N\u00eb nj\u00eb\nmoment, fillova t\u00eb shqet\u00ebsohesha si pa kuptim p\u00ebr vajz\u00ebn e madhe t\u00eb tim v\u00ebllai,\nEl\u00ebn. Harrova t\u2019ju them se at\u00eb, aq shum\u00eb e dua, sa i kam v\u00ebn\u00eb dhe emrin kur lindi.\nIshte f\u00ebmija i par\u00eb n\u00eb familjen ton\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb ndiheshim t\u00eb lumtur kur ajo\nerdhi n\u00eb jet\u00eb. Shpeshher\u00eb b\u00ebnim shaka dhe m\u00eb thoshte se nuk i p\u00eblqente emri q\u00eb i\nkam vendosur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dit\u00eb, teksa po kthehesha nga puna, rast\u00ebsisht, takova El\u00ebn. Ishte e\nshoq\u00ebruar me nj\u00eb djal\u00eb, t\u00eb cilin ma prezantoi si shok klase. E pyeta ku po\nshkonim dhe m\u00eb tha se kishin nj\u00eb detyr\u00eb kursi dhe ishin nj\u00eb grup i organizuar q\u00eb\ndo t\u00eb takoheshin. E besova dhe ika at\u00eb dit\u00eb p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi. N\u00eb fundjav\u00eb, u\ntakuam dhe, gjithmon\u00eb kur dalim, un\u00eb shkoj e i marr n\u00eb sht\u00ebpi. At\u00eb dit\u00eb takova edhe\nnusen e v\u00ebllait tim dhe i tregova q\u00eb para disa dit\u00ebsh kisha takuar El\u00ebn, q\u00eb ishte\nbashk\u00eb me nj\u00eb shok sepse kishin nj\u00eb detyr\u00eb kursi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar. Ajo u habit\nsepse Ela nuk i kishte th\u00ebn\u00eb at\u00eb dit\u00eb q\u00eb do t\u00eb dilte sepse kishte nj\u00eb detyr\u00eb\nkursi. E \u00ebma e dinte se Ela kishte q\u00ebndruar si zakonisht, n\u00eb sht\u00ebpi. Nuk e diskutuam\nn\u00eb sht\u00ebpi k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe, kur dol\u00ebm, fillova t\u00eb flisja me El\u00ebn si dy shok\u00eb, q\u00eb t\u00eb\narrija t\u00eb kuptoja se ndoshta mes tyre mund t\u00eb kishte di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb, por at\u00eb dit\u00eb,\najo, shum\u00eb e m\u00ebrzitur, m\u00eb tha vet\u00ebm kaq: \u201cJemi thjesht shok\u00eb klase, asgj\u00eb m\u00eb\nshum\u00eb!\u201d. Nuk e zgjata shum\u00eb, por m\u00eb shqet\u00ebsonte gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs fakti q\u00eb at\u00eb\ndit\u00eb ajo kishte dal\u00eb pa lajm\u00ebruar maman\u00eb e saj. Pasi kaluan disa dit\u00eb, vendosa\nta ruaja gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ajo doli nga shkolla dhe gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr\nt\u00eb shkuar n\u00eb sht\u00ebpi. Kur doli nga shkolla, doli p\u00ebrs\u00ebri e shoq\u00ebruar me djalin q\u00eb\ne kisha takuar at\u00eb dit\u00eb. I ndoqa derisa ata t\u00eb dy u ndan\u00eb. Ai e p\u00ebrcolli deri\nte dera e sht\u00ebpis\u00eb, u puth\u00ebn dhe ai u largua, kurse Ela u fut n\u00eb sht\u00ebpi. Isha\nshum\u00eb i zhg\u00ebnjyer, shum\u00eb i irrituar dhe n\u00eb at\u00eb moment, shkova direkt drejt sht\u00ebpis\u00eb.\nI rash\u00eb der\u00ebs, u futa brenda dhe i k\u00ebrkoja El\u00ebs shpjegim se p\u00ebrse na kishte g\u00ebnjyer,\nnd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdonte t\u00eb dilte me at\u00eb djal\u00eb. N\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr, ajo m\u00eb tha: \u201c\u00cbsht\u00eb\njeta ime dhe un\u00eb b\u00ebj \u00e7far\u00eb t\u00eb dua!\u201d. Aty, nuk e di se si e b\u00ebra at\u00eb gj\u00eb, por e\nq\u00ebllova me nj\u00eb shuplak\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb. Nuk e harroj dot at\u00eb moment! Nuk e di se si\nndodhi, nuk e prisja q\u00eb ajo t\u00eb shprehej n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U largova shum\u00eb i shqet\u00ebsuar dhe shum\u00eb i nevrikosur. E lash\u00eb disa dit\u00eb t\u00eb\nqet\u00eb dhe prap\u00eb b\u00ebra t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, e ndoqa dhe at\u00eb dit\u00eb e pash\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruar\nme nj\u00eb djal\u00eb tjet\u00ebr, i cili erdhi dhe e mori me nj\u00eb makin\u00eb luksoze, sapo doli\nnga shkolla. Nuk e kuptoja se \u00e7far\u00eb po b\u00ebnte kjo vajz\u00eb, se n\u00eb \u00e7far\u00eb rruge ishte\nfutur, sepse nuk jepte asnj\u00eb shpjegim, e vetmja gj\u00eb q\u00eb dinte t\u00eb thonte qe se ishte\njeta e saj dhe se nuk kishte \u00e7\u2019na duhej neve. Nuk e kuptonte se si po vepronte\ndhe se \u00e7far\u00eb gj\u00ebrash po b\u00ebnte. Z\u00ebnkat midis meje dhe El\u00ebs filluan t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsoheshin\nedhe m\u00eb shum\u00eb, aq sa un\u00eb arrita t\u00eb vija p\u00ebrs\u00ebri dor\u00eb mbi t\u00eb. Nuk e kuptoja se si,\npo nuk kishte m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr se si t\u00eb sillesha me t\u00eb. Dita-dit\u00ebs, n\u00eb sht\u00ebpi kishte\nnga nj\u00eb problem t\u00eb cilin e shkaktonte ajo. Nuk e kuptoja dhe vet\u00eb se si kishte\narritur deri n\u00eb at\u00eb gjendje, t\u00eb binte nga m\u00ebsimet dhe madje t\u00eb rrezikonte edhe\nvitin shkollor nga mungesat e shumta q\u00eb b\u00ebnte. Po m\u00eb sosej durimi. Nga nj\u00ebra an\u00eb\nm\u00eb vinte keq edhe p\u00ebr nusen e tim v\u00ebllai e cila rob\u00ebtohej gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb pun\u00eb\ndhe kishte edhe k\u00ebto probleme n\u00eb sht\u00ebpi. Mundohesha t\u00eb flisja me El\u00ebn, ta mbaja\naf\u00ebr q\u00eb t\u00eb m\u00eb tregonte \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e saj, por tashm\u00eb ishte e kot\u00eb, Ela ishte\nfutur n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb pa kthim. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb moment, hoqa dor\u00eb nga p\u00ebrpjekjet e mia. Ela arriti nj\u00eb mosh\u00eb ku ishte\ne p\u00ebrgjegjshme p\u00ebr veprimet e saj dhe un\u00eb nuk e pengova n\u00eb asgj\u00eb. Tashm\u00eb, ndihem\nfajtor me veten time se si nuk arrita t\u00eb \u00e7oja deri n\u00eb fund amanetin e tim v\u00ebllai\nq\u00eb t\u00eb kisha nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mir\u00eb me dy vajzat e tij dhe jo ne t\u00eb p\u00ebrfundonim\nk\u00ebshtu, q\u00eb Ela edhe sot e k\u00ebsaj dite nuk m\u00eb flet sepse un\u00eb kam v\u00ebn\u00eb dor\u00eb mbi t\u00eb.\nAjo ndoshta ka t\u00eb drejt\u00eb, por un\u00eb nuk dija si t\u00eb sillesha ndryshe dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\ngj\u00eb, ndjehem shum\u00eb keq. Shpresoj q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb flasim bashk\u00eb si dy\nnjer\u00ebz t\u00eb rritur dhe, mbi t\u00eb gjitha, ta kuptojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk e di \u00e7far\u00eb m\u00eb shtyu t\u00eb shkruaja edhe un\u00eb historin\u00eb time e cila po m\u00eb mundon prej nj\u00eb kohe shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Ndihem shum\u00eb i penduar, nuk ndjehem mir\u00eb me veten time. E di q\u00eb kam gabuar me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb. Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb burr\u00eb rreth t\u00eb 50-ave, i arsimuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22512,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[2373],"class_list":["post-22563","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-mekati"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22563","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22563"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22563\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22512"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22563"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22563"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22563"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}