{"id":22558,"date":"2019-06-05T16:10:08","date_gmt":"2019-06-05T14:10:08","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22558"},"modified":"2019-06-05T16:10:17","modified_gmt":"2019-06-05T14:10:17","slug":"%ef%bb%bfpo-bente-dashuri-me-nje-tjeter","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/06\/%ef%bb%bfpo-bente-dashuri-me-nje-tjeter\/","title":{"rendered":"\ufeffPo b\u00ebnte dashuri me nj\u00eb tjet\u00ebr!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrsh\u00ebndetje lexues t\u00eb gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Mua, shoq\u00ebria m\u00eb th\u00ebrret Ka\u00e7urrelsja, <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">por meq\u00eb ka edhe shum\u00eb vajza t\u00eb tjera ka\u00e7urrelse dhe askush nuk do ta kuptoj\u00eb kush jam n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebshtu do t\u2019ju prezantohem edhe juve, thjesht, Ka\u00e7urrelsja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Un\u00eb, momentalisht, nuk jam n\u00eb fakultet si gjith\u00eb miqt\u00eb e mi, por kam mbaruar gjimnazin dhe jetoj n\u00eb nj\u00eb fshat jo shum\u00eb larg kryeqytetit. Tani punoj si shit\u00ebse buke, pasi edhe kushtet e familjes jan\u00eb t\u00eb dob\u00ebta dhe na duhen para p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, pasi jeta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe pagat jan\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Kur isha n\u00eb gjimnaz kisha shum\u00eb \u00ebndrra dhe shum\u00eb d\u00ebshira, por asnj\u00ebr\u00ebn nuk e b\u00ebra realitet, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00ebr\u00ebs: T\u00eb b\u00ebja tatuazh! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky tatuazh u vendos\nn\u00eb trupin tim me an\u00ebn e ndihm\u00ebs s\u00eb t\u00eb dashurit tim. Kur isha n\u00eb vit t\u00eb par\u00eb\ngjimnaz, u njoha me nj\u00eb djal\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nga Jugu, bjond, me sy blu. As n\u00eb\nimagjinat\u00ebn time nuk e kisha menduar k\u00ebshtu djalin me t\u00eb cilin do t\u00eb lidhesha.\nKy i kalonte kufijt\u00eb e imagjinat\u00ebs sime. Lidhja ime me t\u00eb zgjati tre vjet, por\ngjat\u00eb k\u00ebtyre tre viteve ne shpesh grindeshim. Grindja e fundit, e cila m\u00eb shtyu\nt\u00eb merrja vendimin p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb ishte tradhtia. Nj\u00eb dit\u00eb e mora n\u00eb telefon dhe\ni k\u00ebrkova q\u00eb t\u00eb takoheshim. U takuam. At\u00eb dit\u00eb ai ishte shum\u00eb i ftoht\u00eb me mua.\nNuk e di pse, po as p\u00ebr t\u00eb m\u00eb puthur nuk m\u00eb puthte si m\u00eb par\u00eb, as \u00ebmb\u00ebl nuk\nsillej dhe, \u00e7do tre minuta, shikonte or\u00ebn. E pyeta se p\u00ebrse vepronte k\u00ebshtu dhe\nm\u2019u p\u00ebrgjigj se nuk ishte puna ime. N\u00eb fakt, dukej i tensionuar. Un\u00eb e\np\u00ebrk\u00ebdhelja si gjithmon\u00eb, kurse ai m\u00eb shtynte. At\u00eb dit\u00eb kishte hedhur parfum\ntjet\u00ebr. M\u00eb \u00e7uditi, por nuk doja ta pyesja se p\u00ebrse kishte vepruar k\u00ebshtu, pasi\np\u00ebrgjigjen e dija: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb puna jote\u201d, do m\u00eb thonte. Prandaj edhe un\u00eb u rezervova\nn\u00eb pyetjet q\u00eb po b\u00ebja at\u00eb dit\u00eb. N\u00eb fakt, e doja shum\u00eb dhe thonte se m\u00eb donte.\nKaq m\u00eb mjaftonte p\u00ebr t\u00eb mos u m\u00ebrzitur nga p\u00ebrgjigjet e ashpra q\u00eb ai m\u00eb jepte\ndhe q\u00eb un\u00eb nuk po ua gjeja shpjegimin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne, t\u00eb nes\u00ebrmen,\nb\u00ebnim dy vjet bashk\u00eb. Mendova se edhe k\u00ebt\u00eb vit do t\u00eb ma thonte nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara\nse ku do ta festonim p\u00ebrvjetorin e lidhjes, por ai nuk m\u00eb tha asgj\u00eb, madje edhe\ndat\u00ebn e kishte harruar. As nuk donte ta kujtonte, me sa dukej, po nga ta dija\nun\u00eb? M\u00eb erdhi keq dhe mendova se k\u00ebt\u00eb vit duhej t\u2019ia b\u00ebja un\u00eb surpriz\u00ebn dhe nuk\npo i flisja, por po mendoja se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebja. Kur dol\u00ebm nga lokali, ai\nnuk m\u00eb shoq\u00ebroi si her\u00ebt e tjera, deri n\u00eb sht\u00ebpi. Meq\u00eb ai nuk m\u00eb shoq\u00ebroi p\u00ebr n\u00eb\nsht\u00ebpi, un\u00eb p\u00ebrfitova nga rasti q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrroja rrug\u00eb dhe t\u2019i blija ndonj\u00eb\ndhurat\u00eb p\u00ebr p\u00ebrvjetorin. Pasi sh\u00ebtita p\u00ebr nja nj\u00eb or\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, e bleva at\u00eb\nq\u00eb doja; i bleva nj\u00eb triko shum\u00eb t\u00eb bukur, por kur po kthehesha p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, e\npash\u00eb n\u00eb lokal me nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr. Mund t\u00eb kishte qen\u00eb edhe ndonj\u00eb shoqe apo\nkush\u00ebrir\u00eb, por nuk ishte ashtu. Mbeta e shtangur p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb dhe dyshimet\ne mia u v\u00ebrtetuan. Ai u puth me t\u00eb. Sa keq jam ndier! Lot\u00ebt m\u00eb rridhnin dhe nuk\ndija \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja. Nuk mund t\u2019u besoja syve. I telefonova dhe e pyeta se ku\nndodhej, por nuk e p\u00ebrmbaja dot veten dhe nisa t\u00eb qaja. Si duket, ai e kuptoi\nq\u00eb un\u00eb isha n\u00eb dijeni t\u00eb faktit q\u00eb ai m\u00eb kishte tradhtuar dhe m\u00eb tha direkt \u201cm\u00eb\nfal\u201d, po \u00e7\u2019mund ta falja un\u00eb?! Un\u00eb isha e cop\u00ebtuar dhe e vrar\u00eb keq\nshpirt\u00ebrisht. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai m\u00eb pa dhe doli\nmenj\u00ebher\u00eb nga lokali. I k\u00ebrkova llogari dhe m\u00eb tha se as vet\u00eb nuk dinte p\u00ebrse e\nb\u00ebri dhe se ndihej shum\u00eb keq. Nuk dija \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja&#8230; Edhe e urreja, edhe e doja\ns\u00ebrish. T\u00eb nes\u00ebrmen, ne b\u00ebnim dy vjet bashk\u00eb dhe ai kishte puthur nj\u00eb tjet\u00ebr, m\u00eb\nkishte z\u00ebvend\u00ebsuar me nj\u00eb tjet\u00ebr, por gjat\u00eb gjith\u00eb mbr\u00ebmjes ai m\u00eb k\u00ebrkoi falje,\nduke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se kishte qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb moment dob\u00ebsie dhe un\u00eb e besova. P\u00ebr t\u2019i\ntreguar se e kisha falur, mendova t\u2019i b\u00ebja nj\u00eb surpriz\u00eb q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen. Kisha\n\u00e7el\u00ebsin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij dhe u futa n\u00eb m\u00ebngjes, pa u ndier. Kisha vendosur ta\nfestonim n\u00eb sht\u00ebpi dy vjetorin e lidhjes. N\u00eb fakt ai zgjohej von\u00eb nga gjumi, k\u00ebshtu\nq\u00eb ora 06:00 e m\u00ebngjesit doja t\u00eb m\u00eb gjente n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Kisha marr\u00eb me\nvete tullumbace, me t\u00eb cilat zbukurova ambientin e sht\u00ebpis\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\ndyshemen\u00eb hodha petale tr\u00ebndafili t\u00eb thara, t\u00eb cilat i dhan\u00eb nj\u00eb dekorim shum\u00eb\nt\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm sht\u00ebpis\u00eb. Tullumbacet ishin t\u00eb kuqe dhe te t\u00eb gjitha, me bojra\ntushi t\u00eb zez\u00eb, shkrova emrin tim dhe emrin e tij. Doli di\u00e7ka shum\u00eb e bukur! Disa\nqirinj zbukurues i vendosa nga dhoma e ndenjjes deri n\u00eb tualet. M\u00eb pas, vura petale\nedhe n\u00eb vask\u00ebn q\u00eb e mbusha me uj\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb, me shkum\u00eb dhe petale tr\u00ebndafili. Kisha\nsjell\u00eb edhe shampanj\u00eb e nj\u00eb tort\u00eb n\u00eb form\u00eb zemre dhe mezi prisja t\u00eb zgjohej nga\ngjumi. Kishte kaluar m\u00eb se nj\u00eb or\u00eb dhe nuk po prisja dot m\u00eb derisa ai t\u00eb\nzgjohej, kur papritmas, d\u00ebgjova nj\u00eb zhurm\u00eb. Mendova se u zgjua dhe hyra n\u00eb\ndhom\u00ebn e tij, po \u00e7\u2019t\u00eb shihja?! Ai po b\u00ebnte dashuri me at\u00eb q\u00eb e pash\u00eb nj\u00eb dit\u00eb\nm\u00eb par\u00eb n\u00eb lokal, duke u puthur. Ata, bashk\u00eb, kishin kaluar nat\u00ebn! Ende i kam ato\nimazhe n\u00eb mendje, nuk m\u00eb hiqen prej andej. Nuk mund ta besoja se ai q\u00eb m\u00eb\npremtonte dashuri, m\u00eb fali lot, zhg\u00ebnjim dhe m\u00eb la nj\u00eb urrejtje t\u00eb thell\u00eb n\u00eb\nzem\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dola e turbulluar\nnga sht\u00ebpia dhe nuk doja q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoja asnj\u00eb fjal\u00eb nga ai mashtrues. S\u2019e kuptoj\nse p\u00ebrse meshkujt kan\u00eb kaq shum\u00eb qejf t\u00eb tradhtojn\u00eb at\u00eb q\u00eb kan\u00eb n\u00eb krah. Un\u00eb\nkurr\u00eb nuk e kuptova dhe nuk besoj se kam p\u00ebr ta kuptuar ndonj\u00ebher\u00eb. Kur m\u00eb\nthoshte se m\u00eb donte dhe m\u00eb lutej t\u00eb mos e lija, pse e kishte t\u00eb nevojshme t\u00eb\nkishte edhe nj\u00eb t\u00eb dashur tjet\u00ebr? Q\u00eb at\u00ebhere nuk kam mundur ta rimarr veten dhe\nnuk di n\u00ebse do t\u00eb mundem ndonj\u00ebher\u00eb&#8230; <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje lexues t\u00eb gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Mua, shoq\u00ebria m\u00eb th\u00ebrret Ka\u00e7urrelsja, por meq\u00eb ka edhe shum\u00eb vajza t\u00eb tjera ka\u00e7urrelse dhe askush nuk do ta kuptoj\u00eb kush jam n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebshtu do t\u2019ju prezantohem edhe juve, thjesht, Ka\u00e7urrelsja. Un\u00eb, momentalisht, nuk jam n\u00eb fakultet si gjith\u00eb miqt\u00eb e mi, por kam mbaruar gjimnazin dhe jetoj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22527,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-22558","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22558","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22558"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22558\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22527"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22558"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22558"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22558"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}