{"id":22552,"date":"2019-05-31T22:00:54","date_gmt":"2019-05-31T20:00:54","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22552"},"modified":"2019-05-31T20:26:43","modified_gmt":"2019-05-31T18:26:43","slug":"%ef%bb%bfi-rrita-vellezerit-e-me-kthyen-shpinen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/05\/%ef%bb%bfi-rrita-vellezerit-e-me-kthyen-shpinen\/","title":{"rendered":"\ufeffI rrita v\u00ebllez\u00ebrit e m\u00eb kthyen shpin\u00ebn!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E dini q\u00eb dashuria jo gjithnj\u00eb sjell dhimbje?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> A e dini se ka nga ato dashuri triumfuese t\u00eb cilat shum\u00eb njer\u00ebz i kan\u00eb zili?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Un\u00eb e p\u00ebrjetova nj\u00eb t\u00eb till\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> por Zoti nuk donte q\u00eb lumturia ime t\u00eb vazhdonte m\u00eb tej dhe tani t\u00eb kisha n\u00eb krah njeriun q\u00eb e ndryshoi jet\u00ebn time p\u00ebrgjithmon\u00eb. Un\u00eb jam Bora nga Pogradeci, 36 vje\u00e7e, prej 6 vjet\u00ebsh e ve dhe me nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb e kam engj\u00ebllin tim. Jeta m\u00eb ka p\u00ebrballur gjithnj\u00eb me fatkeq\u00ebsi dhe vuajtjet q\u00eb kam kaluar kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, madje ato vazhdojn\u00eb t\u00eb mos m\u00eb ndahen edhe sot e k\u00ebsaj dite&#8230; K\u00ebto dhimbje kan\u00eb filluar q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, kur t\u00eb dy prind\u00ebrit e mi vdiq\u00ebn n\u00eb nj\u00eb aksident rrugor i cili ua mori jet\u00ebn n\u00eb rini, kur ishin vet\u00ebm 42 vje\u00e7ar\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb un\u00eb isha adoleshente dhe dhimbja q\u00eb kam kaluar nuk mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet me fjal\u00eb. Pas k\u00ebsaj, jetova me gjysh\u00ebrit e mi t\u00eb cil\u00ebt vdiq\u00ebn duke u p\u00ebrkujdesur p\u00ebr mua dhe v\u00ebllez\u00ebrit e mi q\u00eb, pas disa koh\u00ebsh, p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb financiare (jetonim vet\u00ebm me pensionin e gjyshes) u detyruan t\u00eb emigronin n\u00eb Greqi. P\u00ebr disa koh\u00eb, i humb\u00ebm plot\u00ebsisht kontaktet me ta, pasi n\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar kufirin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ilegale u kap\u00ebn nga policia greke dhe p\u00ebr disa koh\u00eb q\u00ebndruan n\u00eb burg. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, u mundova t\u00eb futesha n\u00eb pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb lokal aty n\u00eb lagje, si e si t\u00eb ndihmoja gjysh\u00ebrit e mi t\u00eb cil\u00ebt po sfiliteshin p\u00ebr t\u00eb na rritur. E merrni me mend vet\u00eb si mund t\u00eb jet\u00eb puna e nj\u00eb femre si un\u00eb n\u00eb at\u00eb lokal ku p\u00ebrgjith\u00ebsisht mblidheshin vet\u00ebm burra pijanec\u00eb nga t\u00eb cil\u00ebt do d\u00ebgjoje vet\u00ebm ofendime dhe tentativa ngacmimi. Sikur t\u00eb mos mjaftonte kjo, pronari i lokalit m\u00eb k\u00ebrkonte gjithnj\u00eb pun\u00eb plus, duke m\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb lodhje rraskapit\u00ebse t\u00eb cil\u00ebn e shfaqja n\u00eb shkoll\u00eb. Shkoll\u00ebs nuk i kushtoja fare r\u00ebnd\u00ebsi, shkoja sa p\u00ebr t\u00eb kaluar radh\u00ebn dhe m\u00ebsuesit, duke e ditur historin\u00eb time, m\u00eb kalonin gjithnj\u00eb, pasi i dinin mir\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e mia p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar dhe, fal\u00eb Zotit, m\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn. Gjith\u00eb dita m\u00eb kalonte sa n\u00eb shkoll\u00eb, sa duke u marr\u00eb me pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb, pasi gjyshja ishte e s\u00ebmur\u00eb dhe nuk kishte mund\u00ebsi, kurse pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb koh\u00ebs e kaloja n\u00eb pun\u00eb. P\u00ebr mua, gjith\u00e7ka ishte gri, nuk kisha njohur dit\u00eb t\u00eb bardha n\u00eb jet\u00ebn time, por vet\u00ebm vuajtje pa fund. Pasi v\u00ebllez\u00ebrit e mi u kthyen nga Greqia, u b\u00ebm\u00eb m\u00eb shum\u00eb vet\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, u detyrova t\u00eb lija shkoll\u00ebn e t\u00eb filloja nj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb siguroja m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura. P\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit u p\u00ebrpoqa pasi doja q\u00eb ata t\u00eb vazhdonin shkoll\u00ebn e t\u00eb m\u00ebsonin dhe jo si un\u00eb. U b\u00ebra mamaja e tyre, pasi po i rrisja vet\u00eb, po i m\u00ebsoja dhe po i edukoja. Pas disa vitesh, gjyshi im na la dhe u bashkua me engj\u00ebjt n\u00eb qiell. Q\u00eb aty fillova t\u00eb dob\u00ebsohesha dhe p\u00ebr disa koh\u00eb, u s\u00ebmura. Gjyshi ishte pika ime e dob\u00ebt, ai gjithmon\u00eb m\u00eb kishte mbrojtur nga \u00e7do e keqe e mundshme dhe m\u00eb kishte q\u00ebndruar pran\u00eb pa asnj\u00eb kusht. Nuk e dija se \u00e7\u2019do m\u00eb ndodhte q\u00eb k\u00ebtej e tutje dhe kisha nj\u00eb frik\u00eb t\u00eb paimagjinueshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen time. Dit\u00ebt kalonin nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs dhe un\u00eb nuk e kuptoja q\u00eb me kalimin e koh\u00ebs, po rritesha m\u00eb shum\u00eb dhe po b\u00ebhesha nj\u00eb grua e madhe&#8230; edhe pse jeta m\u00eb kishte rritur vet\u00eb para kohe. V\u00ebllez\u00ebrit m\u00eb ndalonin p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra, pasi ishin fanatik\u00eb dhe shpesh, e gjeja veten t\u00eb kufizuar. Shumic\u00ebn e koh\u00ebs m\u00eb shoq\u00ebronin te t\u00eb dyja pun\u00ebt dhe rrinin jasht\u00eb pasi mendonin se mos un\u00eb kisha t\u00eb dashur, apo qoft\u00eb edhe nga frika se mos m\u00eb ngacmonin. Un\u00eb isha motra e tyre e vetme dhe m\u00eb mbronin me nj\u00eb fanatiz\u00ebm t\u00eb shenjt\u00eb. Puna e dyt\u00eb q\u00eb fillova, ishte n\u00eb nj\u00eb supermarket aty af\u00ebr n\u00eb lagjen time. Pas ardhjes s\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve nga Greqia, gjyshja i k\u00ebrkoi nj\u00eb shoqes s\u00eb vet (shum\u00eb n\u00eb gjendje) t\u00eb m\u00eb gjente nj\u00eb pun\u00eb dhe ajo m\u00eb futi n\u00eb dyqanin e djalit t\u00eb vet. Nuk mund t\u00eb refuzoja. Gjith\u00e7ka varej nga un\u00eb q\u00eb nga ai moment. Un\u00eb isha gruaja dhe burri i sht\u00ebpis\u00eb, babai dhe n\u00ebna, duhet t\u00eb mbaja gjyshen e s\u00ebmur\u00eb dhe t\u00eb \u201crrisja\u201d v\u00ebllez\u00ebrit e mi jetim\u00eb. U mundova shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb tre v\u00ebllez\u00ebrit, q\u00eb t\u2019i shkolloja dhe t\u00eb mos i b\u00ebja si veten&#8230; injorant\u00eb! Shpesh m\u00eb thonin se donin t\u00eb fillonin pun\u00eb nj\u00ebsoj si un\u00eb, por un\u00eb u premtova se ata do shkolloheshin, do b\u00ebheshin dikush n\u00eb jet\u00eb, ashtu si\u00e7 u kisha premtuar prind\u00ebrve t\u00eb mi. Pavar\u00ebsisht t\u00eb gjithave, do t\u00eb mundohesha dyfish, do t\u00eb mundohesha edhe p\u00ebr ta, do t\u00eb punoja edhe n\u00eb 3 pun\u00eb, po t\u00eb mundesha. \u00c7do vit, me nj\u00eb supermundim qoft\u00eb nga un\u00eb, qoft\u00eb nga ana e gjyshes s\u00eb s\u00ebmur\u00eb, u blinim librat, i \u00e7onim n\u00eb shkoll\u00eb, u blinim veshjet, u paguanim \u00e7do detyrim nga shkolla dhe i ushqenim, nd\u00ebrsa ata ma shp\u00ebrblyen n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithsesi, rrjedha e ngjarjeve vazhdonte t\u00eb\nishte si mos m\u00eb keq. Puna n\u00eb supermarket paradite me sfiliste p\u00ebr vdekje, madje\nedhe moralisht, pasi p\u00ebrball\u00eb supermarketit ku punoja un\u00eb ishte nj\u00eb gjimnaz dhe\nkur shihja gjith\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e mi t\u00eb cil\u00ebt vazhdonin jet\u00ebn e tyre\nnormalisht, kishin gjith\u00e7ka dhe qaheshin se nuk kishin asgj\u00eb, m\u00eb vinte t\u00eb\nplasja. Po un\u00eb, \u00e7\u2019duhet t\u00eb thoja?! Mbasditja ishte po ashtu, e lodhshme. Kisha\nkoh\u00eb sa t\u00eb shkoja n\u00eb sht\u00ebpi dhe t\u00eb haja. Direkt duhet t\u00eb shkoja n\u00eb pun\u00ebn te\nlokali. Aty fillonte rutina e p\u00ebrditshme e sharjeve t\u00eb pafundme, e njer\u00ebzve q\u00eb\nmendonin se me alkool do sh\u00ebronin dhimbjet e jet\u00ebs, e njer\u00ebzve po aq t\u00eb\ntrishtuar sa un\u00eb. Lodhje, dhimbje, lot. Nuk e di a kishte njeri m\u00eb fatkeq se un\u00eb.\nE vetmja gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn fal\u00ebnderoja Zotin, ishte se isha gjall\u00eb, por me gjith\u00eb\nato mundime q\u00eb kisha, nuk e di n\u00ebse d\u00ebshiroja m\u00eb t\u00eb jetoja apo jo&#8230; Gjith\u00eb kjo\nr\u00ebndes\u00eb e madhe psikologjike ndikoi keq tek un\u00eb pasi jo pak her\u00eb tentova vet\u00ebvrasjen&#8230;\nE provoja me \u00e7do gj\u00eb dhe jo pak her\u00eb kam p\u00ebrfunduar n\u00eb spital, me gjyshen e\ncila sa her\u00eb q\u00eb un\u00eb veproja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb, shkat\u00ebrrohej nga pak dhe vdiste\np\u00ebrbrenda. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, m\u00eb ndihmoi nj\u00eb grua e cila kishte qen\u00eb shoqe e mamit tim.\nAjo ishte psikologe dhe m\u00eb ndihmoi ta kaloja k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Disa koh\u00eb\nq\u00ebndrova n\u00eb sht\u00ebpi pasi nuk mund t\u00eb b\u00ebja asgj\u00eb, as p\u00ebr vete, as p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit\ne gjyshen, por pushimi imi zgjati shum\u00eb pak pasi gjyshja u s\u00ebmur r\u00ebnd\u00eb, i ra\nparaliz\u00eb cerebrale. Kjo ishte nj\u00eb goditje e tmerrshme p\u00ebr mua! P\u00ebrpos t\u00eb gjitha\nmundimeve q\u00eb kisha, tani m\u00eb duhej t\u00eb kujdesesha edhe p\u00ebr gjyshen. Fillimisht,\nlajm\u00ebruam hall\u00ebn time t\u00eb vog\u00ebl e cila jetonte n\u00eb Itali, t\u00eb kujdesej ajo p\u00ebr nj\u00ebfar\u00eb\nperiudhe pasi un\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebja m\u00eb shum\u00eb. Veten e kisha harruar plot\u00ebsisht,\nisha dob\u00ebsuar e isha kthyer n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr njeri, por edhe p\u00ebr t\u00eb dashurit e mi\nm\u00eb shum\u00eb se aq nuk mund t\u00eb b\u00ebja, pavar\u00ebsisht d\u00ebshir\u00ebs sime t\u00eb mir\u00eb. Pasi erdhi\nhalla ime Mirjeta, n\u00eb Shqip\u00ebri, gjith\u00e7ka u b\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr mua. Ajo m\u00eb\nndihmoi jo vet\u00ebm me gjyshen, por edhe me sht\u00ebpin\u00eb e me v\u00ebllez\u00ebrit, kujdesej p\u00ebr\nta. Por halla nuk do q\u00ebndronte p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi kishte nj\u00eb burr\u00eb\ndhe dy vajza t\u00eb vogla n\u00eb Itali t\u00eb cilat k\u00ebrkonin kujdes. Pas ndonj\u00eb muaji,\nhalla u nis p\u00ebr n\u00eb Itali dhe gjith\u00eb barra s\u00ebrish m\u00eb ngeli mua. V\u00ebllez\u00ebrve m\u00eb t\u00eb\nvegj\u00ebl nuk u ngarkoja asgj\u00eb, pavar\u00ebsisht se ata insistonin t\u00eb futeshin n\u00eb pun\u00eb\npasi e shihnin q\u00eb pas gjendjes q\u00eb po kalonte gjyshja, gjith\u00e7ka ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb\nkeq&#8230; Por, koha tregoi q\u00eb gj\u00ebrat mund t\u00eb shkonin edhe m\u00eb keq se aq, pasi pas\ndisa muajsh gjyshja na la dhe u bashkua me gjyshin n\u00eb qiell. Nuk dija \u00e7\u2019t\u00eb\nndjeja m\u00eb par\u00eb, dhimbje apo leht\u00ebsim? Tashm\u00eb, edhe ajo q\u00eb un\u00eb e quaja n\u00ebn\u00eb t\u00eb\ndyt\u00eb, iku dhe m\u00eb la vet\u00ebm&#8230; Nuk mund as t\u00eb tregoja dob\u00ebsi, pasi un\u00eb duhet t\u00eb\nisha \u201cshtylla\u201d e sht\u00ebpis\u00eb tani, ajo ku do mb\u00ebshteteshin t\u00eb gjith\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb&#8230;\nNuk ishin shum\u00eb. Kisha mbetur e vetme me tre v\u00ebllez\u00ebrit e mi t\u00eb vegj\u00ebl, q\u00eb\ntashm\u00eb nuk ishin edhe aq t\u00eb vegj\u00ebl. Pas vdekjes se gjyshes, shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrm erdh\u00ebn\np\u00ebr disa koh\u00eb dhe ndenj\u00ebn me ne, por mua gjith\u00e7ka m\u00eb dukej e shtirur. N\u00ebse ata\ndo kishin dashuri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr ne, do ta tregonin m\u00eb par\u00eb, q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb\nna vdiq\u00ebn prind\u00ebrit dhe do kujdeseshin p\u00ebr ne, por ata as q\u00eb e mor\u00ebn ndonj\u00ebher\u00eb\nmundimin t\u00eb na telefononin e jo m\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha! Halla q\u00eb u p\u00ebrkujdes\np\u00ebr gjyshen nj\u00eb periudh\u00eb dhe e pa se si po jetonim ne, propozoi q\u00eb un\u00eb t\u00eb\nshkoja me t\u00eb n\u00eb Itali! Kjo m\u00eb erdhi aq papritur, po nuk u mendova dy her\u00eb dhe\nmenj\u00ebher\u00eb thash\u00eb \u201cjo\u201d. Po v\u00ebllez\u00ebrit?! Kush do kujdesej p\u00ebr ta?! Ata ishin n\u00eb\ngjimnaz, ende nuk e kishin mbaruar shkoll\u00ebn dhe nuk mund t\u00eb punonin pasi nuk do\nt\u2019u dedikoheshin plot\u00ebsisht m\u00ebsimeve. Halla u p\u00ebrpoq m\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00eb mbushte mendjen\np\u00ebr po, pasi ajo jetoi me ne ca koh\u00eb dhe e pa se si mundohesha e robtohesha un\u00eb\ndita-dit\u00ebs dhe humbisja veten. Gj\u00ebrat n\u00eb Shqip\u00ebri ishin edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira,\nndaj e mira e t\u00eb mirave do t\u00eb ishte ta provoja nj\u00eb her\u00eb. Pastaj, atje do t\u00eb\nkisha edhe nj\u00eb mb\u00ebshtetje, nuk do t\u00eb isha vet\u00ebm. Kur ua tregova v\u00ebllez\u00ebrve k\u00ebt\u00eb\npropozim, m\u00eb than\u00eb \u201cjo\u201d. Ata, ca ishin fanatik\u00eb dhe kjo ishte disi e tep\u00ebrt p\u00ebr\nta, por halla, insistoi. N\u00eb fund t\u00eb fundit, duhet t\u00eb vendosja un\u00eb p\u00ebr veten\ntime. V\u00ebllez\u00ebrit menduam t\u2019i linim t\u00eb sht\u00ebpia e xhaxhait, i cili ka pasur nj\u00eb\nmarr\u00ebdh\u00ebnie vet\u00ebm formale me ne, asnj\u00ebher\u00eb nuk na ka dashur me at\u00eb dashurin\u00eb q\u00eb\nt\u00eb gjith\u00eb ne duam t\u00eb af\u00ebrmit tan\u00eb. U detyrua, nga halli, t\u2019i mbante nip\u00ebrit e\ntij p\u00ebr disa koh\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, sa t\u00eb kthehesha un\u00eb ose sa ata t\u00eb mbaronin shkoll\u00ebn.\nQ\u00eb pas marrjes s\u00eb atij vendimi, marr\u00ebdh\u00ebnia ime me v\u00ebllez\u00ebrit ndryshoi. Ata\nfilluan t\u00eb m\u00eb mbanin inat, jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin q\u00eb un\u00eb po i lija vet\u00ebm dhe po\nlargohesha nga ata (edhe pse p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e tyre), por edhe pse po i lija n\u00eb\nsht\u00ebpin\u00eb e nj\u00eb njeriu gati-gati t\u00eb huaj p\u00ebr ta, por un\u00eb nuk mund ta duroja m\u00eb\nat\u00eb situat\u00eb. Do \u00e7mendesha n\u00ebse nuk provoja di\u00e7ka tjet\u00ebr, di\u00e7ka t\u00eb re. K\u00ebshtu,\npas kat\u00ebr dit\u00ebsh, u nisa m\u00eb hall\u00ebn time p\u00ebr n\u00eb qytetin ku ajo jetonte, n\u00eb\nPalermo. Gjat\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebtimit vet\u00ebm qaja, nd\u00ebrsa halla mundohej t\u00eb m\u00eb qet\u00ebsonte.\nPasi shkova n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj, m\u00eb erdhi nj\u00eb ndjesi e af\u00ebrt me lumturin\u00eb&#8230; Nuk\ne di, por pavar\u00ebsisht t\u00eb gjithave, po mendoja se edhe vetja ime ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme,\njo vet\u00ebm t\u00eb tjer\u00ebt. Vajzat e hall\u00ebs t\u00eb cilat kishin krejt mentalitet tjet\u00ebr, m\u00eb\nndihmuan shum\u00eb. Nuk doja t\u00eb filloja shkoll\u00ebn, pasi m\u00eb dukej e tep\u00ebrt. Halla m\u00eb\nfuti n\u00eb nj\u00eb kurs parukerie te disa shoqet e veta dhe un\u00eb fillova t\u2019i jepja nj\u00eb\ndrejtim t\u00eb ri jet\u00ebs sime. Me gjuh\u00ebn nuk kisha shum\u00eb probleme, u m\u00ebsova shpejt.\nShumica e njer\u00ebzve q\u00eb njihte halla ishin shqiptar\u00eb dhe ata m\u00eb shum\u00eb flisnin\nshqip se italisht, por un\u00eb gjithsesi e m\u00ebsova shpejt gjuh\u00ebn. Dit\u00ebt e para ishin\nt\u00eb v\u00ebshtira, por jo aq sa n\u00eb Shqip\u00ebri. Mundohesha t\u00eb kontaktoja m\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e\nmi, por ata nuk ma ngrinin telefonin. M\u00eb &nbsp;von\u00eb, m\u00ebsova se xhaxhai i kishte v\u00ebn\u00eb kundra\nmeje, ua kishte helmuar mendimet me 1000 e 1 g\u00ebnjeshtra nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet q\u00eb\nas mund t\u2019i imagjinoja. Ata nuk donin as t\u00eb m\u00eb flisnin, as t\u00eb m\u00eb shihnin m\u00eb. Po\nrriteshin vet\u00eb tanim\u00eb dhe e kishin harruar motr\u00ebn e tyre q\u00eb u kujdes p\u00ebr ta m\u00eb\nshum\u00eb sesa p\u00ebr veten. Edhe sot e k\u00ebsaj dite, ne nuk flasim, pasi ata jan\u00eb mbushur\nme nj\u00eb urrejtje q\u00eb shkat\u00ebrroi gjith\u00e7ka. Kalova nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb keqe, por tashm\u00eb\nkisha m\u00ebsuar gj\u00ebra t\u00eb reja, isha rritur, kisha njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt interesoheshin v\u00ebrtet\np\u00ebr mua. M\u00eb n\u00eb fund, edhe un\u00eb po ndjeja dashurin\u00eb e njer\u00ebzve q\u00eb m\u00eb rrethonin, e\nnjer\u00ebzve jo paragjykues, e njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebve nuk u interesonte e shkuara ime\ndhe \u00e7far\u00eb kisha&#8230; Nj\u00eb nd\u00ebr ta ishte edhe bashk\u00ebshorti im i ardhsh\u00ebm, Pepe.\nPepe ishte nj\u00eb mrekulli n\u00eb jet\u00ebn time, ndoshta dhe m\u00eb shum\u00eb se kaq, nuk e di se\n\u00e7\u2019em\u00ebr mund t\u2019i v\u00eb! Ne u njoh\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet kush\u00ebrirave t\u00eb mia, q\u00eb e kishin shok\nt\u00eb mir\u00eb dhe ma prezantuan. T\u00ebrheqja jon\u00eb ndodhi q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb u pam\u00eb.\nAi u kishte rr\u00ebfyer kush\u00ebrirave t\u00eb mia q\u00eb m\u00eb kishte p\u00eblqyer shum\u00eb dhe un\u00eb u rr\u00ebfeva\natyre po t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra. Ato u b\u00ebn\u00eb ura jon\u00eb lidh\u00ebse. Pavar\u00ebsisht se halla\nnuk ishte fare paragjykuese, ne donim q\u00eb disa gj\u00ebra t\u2019i mbulonim. Vajzat e hall\u00ebs\nu b\u00ebn\u00eb si motrat e mia. Nuk e di se si, por u buronte nj\u00eb dashuri e past\u00ebr nga\nshpirti, t\u00eb cil\u00ebn ma jepnin p\u00ebrdit\u00eb. Takimet me Pepen shtoheshin; telefonatat,\nlulet, mesazhet&#8230; Ai djal\u00eb ishte nj\u00eb njeri shenjt, perfekt. Me sa dukej, Zoti\nsolli di\u00e7ka t\u00eb mir\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn time, pas gjith\u00eb atyre q\u00eb kisha kaluar. Fejesa\njon\u00eb erdhi vetvetiu dhe pas saj, erdhi edhe bashk\u00ebjetesa. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij ose\nm\u00eb sakt\u00eb, t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij, filluam t\u00eb formonim jet\u00ebn ton\u00eb. Ai punonte n\u00eb nj\u00eb\nkompani mobiljesh si menaxher, nd\u00ebrsa un\u00eb fillova pun\u00eb si ndihm\u00ebsparukiere dhe\ngjith\u00e7ka po shkonte mir\u00eb. Lumturia shtohej dita-dit\u00ebs, prind\u00ebrit e tij ishin\nshum\u00eb t\u00eb sjellsh\u00ebm dhe kisha marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb p\u00ebrkryera me ta. Lumturia jon\u00eb arriti\nkulmin kur mor\u00ebm vesh q\u00eb un\u00eb kisha nj\u00eb engj\u00ebll t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb barkun tim. Ndjesia\ne m\u00ebm\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrs\u00ebritshme dhe pak mund t\u00eb m\u00eb kuptojn\u00eb. Nj\u00eb mrekulli e v\u00ebrtet\u00eb!\nPor, dukej se Zoti kishte plane t\u00eb tjera p\u00ebr at\u00eb f\u00ebmij\u00eb; Ai donte ta linte\njetim! Nj\u00eb nd\u00ebr gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb k\u00ebqia q\u00eb m\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb jet\u00eb \u00ebsht\u00eb vdekja e\nPepes. Ajo ndodhi aq papritur, sa ende nuk e besoj se ka ndodhur v\u00ebrtet&#8230; Bashk\u00eb\nm\u00eb t\u00eb, vdiqa edhe un\u00eb. Tani jetoj vet\u00ebm p\u00ebr Anxhelon, djalin tim tashm\u00eb 6 vje\u00e7,\ni cili m\u00eb pyet shpesh se ku \u00ebsht\u00eb babi i tij. Nuk dua ta marr m\u00eb veten, jam e\nlodhur tashm\u00eb. Kam vendosur t\u00eb jetoj p\u00ebr inerci&#8230; Un\u00eb vazhdoj t\u00eb jetoj n\u00eb\nItali, bashk\u00eb me prind\u00ebrit e Pepes, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt edhe kujdesem. Anxhelo \u00ebsht\u00eb\nkthyer tashm\u00eb n\u00eb birin e tyre t\u00eb vet\u00ebm dhe un\u00eb kurrsesi nuk i ndaloj t\u00eb ken\u00eb\nafrimitet, p\u00ebrkundrazi. Pepe, jam e sigurt\u00eb q\u00eb na sheh nga lart dhe \u00ebsht\u00eb\nkrenar p\u00ebr ne q\u00eb po ia dalim t\u2019i mposhtim dit\u00ebt nj\u00eb nga nj\u00eb, por duket se\nvuajtjet dhe surprizat e jet\u00ebs jan\u00eb t\u00eb pafundme. Gjith\u00eb \u00e7far\u00eb dua t&#8217;ju them \u00ebsht\u00eb\nt\u00eb q\u00ebndroni t\u00eb p\u00ebrgatitur!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E dini q\u00eb dashuria jo gjithnj\u00eb sjell dhimbje? A e dini se ka nga ato dashuri triumfuese t\u00eb cilat shum\u00eb njer\u00ebz i kan\u00eb zili? Un\u00eb e p\u00ebrjetova nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, por Zoti nuk donte q\u00eb lumturia ime t\u00eb vazhdonte m\u00eb tej dhe tani t\u00eb kisha n\u00eb krah njeriun q\u00eb e ndryshoi jet\u00ebn time p\u00ebrgjithmon\u00eb. Un\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22512,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-22552","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22552","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22552"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22552\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22512"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22552"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22552"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22552"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}