{"id":22513,"date":"2019-05-26T14:30:03","date_gmt":"2019-05-26T12:30:03","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22513"},"modified":"2019-05-26T12:43:46","modified_gmt":"2019-05-26T10:43:46","slug":"nuk-pendohem-qe-e-tradhetoj-burrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/05\/nuk-pendohem-qe-e-tradhetoj-burrin\/","title":{"rendered":"Nuk pendohem q\u00eb e tradh\u00ebtoj burrin&#8230;"},"content":{"rendered":"\n<p>Historia q\u00eb do t\u2019ju tregoj ka disa koh\u00eb q\u00eb po m\u00eb mundon jasht\u00eb mase, <\/p>\n\n\n\n<p>por kam frik\u00eb t\u2019ua tregoj atyre q\u00eb m\u00eb njohin <\/p>\n\n\n\n<p>sepse mund t\u00eb m\u00eb paragjykojn\u00eb apo nuk t\u00eb m\u00eb japin nj\u00eb mendim t\u00eb sinqert\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Jeta ime, si e\n\u00e7dokujt tjet\u00ebr ka pasur ulje-ngritjet e saj. Un\u00eb e krahasoj jet\u00ebn me nj\u00eb\nashensor q\u00eb her\u00eb t\u00eb ul posht\u00eb, her\u00eb t\u00eb ngre lart. Kam punuar p\u00ebr rreth 15 vjet\nsi m\u00ebsuese e ciklit t\u00eb ul\u00ebt e gjithashtu, jam bashk\u00ebshorte e n\u00ebn\u00eb e nj\u00eb vajze t\u00eb\nmrekullueshme, e cila jan\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e bukur q\u00eb m\u00eb ka ndodhur n\u00eb jet\u00eb, pasuria\nime, gjith\u00e7ka. Tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb kur mund t\u00eb vendos\u00eb vet\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e saj.\nJam me fat sepse q\u00ebllimi im si n\u00ebn\u00eb them se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur, pavar\u00ebsisht se p\u00ebr\nn\u00ebn\u00ebn, f\u00ebmija, sado i madh t\u00eb jet\u00eb, ngelet gjithmon\u00eb f\u00ebmij\u00eb. E kam rritur vajz\u00ebn\nme sakrifica t\u00eb m\u00ebdha, por jam e lumtur sepse asgj\u00eb nuk m\u00eb ka shkuar d\u00ebm.\nHistoria q\u00eb do t\u2019ju tregoj, fillon kur m\u00ebsuam se bashk\u00ebshorti im vuante nga nj\u00eb\n\u00e7rregullim psikik t\u00eb cilit akoma nuk ia kam v\u00ebn\u00eb emrin se si i erdhi. Ndodhi\nshum\u00eb papritur. Isha n\u00eb pun\u00eb si gjith\u00eb dit\u00ebt e tjera, isha n\u00eb or\u00ebn e m\u00ebsimit,\nkur m\u00eb telefonuan nga sht\u00ebpia p\u00ebr t\u00eb m\u00eb th\u00ebn\u00eb se duhet t\u00eb shkoja menj\u00ebher\u00eb, pasi\nBeni ishte s\u00ebmur\u00eb. Nuk m\u00eb treguan n\u00eb telefon se \u00e7far\u00eb po ndodhte apo se \u00e7far\u00eb\nshqet\u00ebsimi kishte. E lash\u00eb menj\u00ebher\u00eb or\u00ebn e m\u00ebsimit dhe u nisa direkt p\u00ebr n\u00eb\nsht\u00ebpi. <\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u2019t\u00eb shikoja?!\nN\u00eb sht\u00ebpi ishin mbledhur t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e af\u00ebrm t\u00eb bashk\u00ebshortit tim. Nuk\npo e kuptoja se \u00e7\u2019kishte ndodhur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ndaj pyeta menj\u00ebher\u00eb dy mjek\u00eb q\u00eb\nkishin ardhur me urgjenc\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. Doktori m\u00eb tha se p\u00ebr momentin nuk\nkishte asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u shqet\u00ebsuar, m\u00eb tha se kishte nevoj\u00eb p\u00ebr pak pushim, sepse kishte\npatur disa kriza t\u00eb forta koke. Ata po e mbanin me qet\u00ebsues, por t\u00eb nes\u00ebrmen, q\u00eb\nme m\u00ebngjes, duhet t\u2019u n\u00ebnshtrohej nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ekzaminimesh p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar nga i\nkishte ardhur kjo goditje kaq e fort\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu si na\ntha mjeku, t\u00eb nes\u00ebrmen q\u00eb me m\u00ebngjes ne vepruam t\u00eb b\u00ebnim ekzaminimet e\nnevojshme. Nis\u00ebm nj\u00eb mjekim, por nuk kaluan shum\u00eb dit\u00eb dhe gjendja e tij nisi t\u00eb\nr\u00ebndohej edhe m\u00eb tep\u00ebr, kaloi n\u00eb ekstrem&#8230; Nuk e mendoja se ai mashkull do t\u00eb\np\u00ebrfundonte n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb! Kishim frik\u00eb t\u00eb q\u00ebndronim n\u00eb sht\u00ebpi, na thonte se do\nt\u00eb na vriste, shum\u00eb her\u00eb na ka drejtuar edhe thik\u00ebn. Un\u00eb u detyrova ta lija pun\u00ebn\nsepse n\u00eb \u00e7do moment ai donte nj\u00eb person af\u00ebr sepse mund t\u2019i b\u00ebnte keq vetes apo\ndhe ndonj\u00eb veprim t\u00eb paparashikuesh\u00ebm ndaj nesh, duke na b\u00ebr\u00eb t\u00eb mos e ngrinim\nkok\u00ebn p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn. Shumic\u00ebn e rasteve detyrohem edhe q\u00eb ta lidh dhe\nndjehem shum\u00eb keq p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt, m\u00ebrzitem dhe mendoj se si mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb\nnjeriu k\u00ebshtu papritur e pakuptuar. Vajz\u00ebn n\u00eb momentin q\u00eb dola edhe nga puna, p\u00ebr\nnj\u00eb periudh\u00eb kohe u detyrova ta d\u00ebrgoja te v\u00ebllai im n\u00eb Greqi. M\u00eb vinte keq p\u00ebr\nt\u00eb, nuk doja ta p\u00ebrjetonte n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aq t\u00eb keqe at\u00eb q\u00eb po na ndodhte; ajo ishte\nshum\u00eb e lidhur me t\u00eb atin dhe ndjehej shum\u00eb keq moralisht. Largimi i saj p\u00ebr nj\u00ebfar\u00eb\nkohe nuk zgjidhte gjith\u00e7ka, por sadopak doja t\u2019ia largoja dhimbjen q\u00eb po e mundonte.\n<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, p\u00ebr\nshkak se lash\u00eb edhe pun\u00ebn, nuk ishim n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb financiare. Edhe ato\npak kursime q\u00eb i kishim ruajtur p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb keqe, mbaruan. Lek\u00ebt q\u00eb merrte\nim shoq nga pensioni, i duheshin vet\u00ebm p\u00ebr ila\u00e7e, madje nuk i dilnin. Pas disa\nkoh\u00ebsh, ne u fut\u00ebm edhe n\u00eb borxhe. Situata jon\u00eb sa vinte e p\u00ebrkeq\u00ebsohej dhe un\u00eb\nu detyrova t\u00eb punoja si pastruese n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb ndryshme, 3-4 her\u00eb n\u00eb jav\u00eb. T\u00eb\npakt\u00ebn, kshtu nuk do t\u00eb hyja edhe m\u00eb keq n\u00eb borxh. Ndjehesha shum\u00eb keq dhe \u00e7do\nmoment mendoja se kur do t\u00eb shp\u00ebtoja nga kjo gjendje, por ajo q\u00eb b\u00ebri t\u00eb m\u00eb\nndryshonte jeta pavar\u00ebsisht se n\u00eb \u00e7\u2019situat\u00eb ndodhesha, ishte njohja m\u00eb njeriun\nq\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebto momente q\u00eb po shkruaj, m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndjehem me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e\nlumtur. <\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb si\ngjith\u00eb t\u00eb tjerat, pasi kisha mbaruar pun\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpi dhe bashk\u00ebshortin e kisha\nl\u00ebn\u00eb n\u00eb rregull, u nisa p\u00ebr te nj\u00eb familje ku do t\u00eb shkoja t\u00eb pastroja. M\u00eb\nkishte \u00e7uar nj\u00eb shoqja ime q\u00eb m\u00eb tha se aty banonte nj\u00eb burr\u00eb af\u00ebrsisht mosha\nime, intelektual, i cili kishte disa koh\u00eb q\u00eb ishte divorcuar. Dit\u00ebn e par\u00eb, sa\nu prezantuam, ai m\u00eb la \u00e7el\u00ebsat e sht\u00ebpis\u00eb dhe u largua. Un\u00eb mbarova gjith\u00eb \u00e7far\u00eb\nkisha p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe u largova, duke i l\u00ebn\u00eb \u00e7el\u00ebsat e sht\u00ebpis\u00eb te nj\u00eb dyqan\nfruta-perimesh, aty ku m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb ai. P\u00ebr disa koh\u00eb, \u00e7do gj\u00eb po shkonte p\u00ebr\nmrekulli dhe un\u00eb isha shum\u00eb e k\u00ebnaqur me pag\u00ebn q\u00eb m\u00eb jepte. Nj\u00eb dit\u00eb e mora n\u00eb\ntelefon dhe i thash\u00eb se at\u00eb dit\u00eb nuk mund t\u00eb shkoja pasi m\u00eb kishte ndodhur nj\u00eb\nvdekje te njer\u00ebzit e mi dhe duhet t\u00eb shkoja patjet\u00ebr atje. M\u00eb tha se nuk ka asnj\u00eb\nproblem. Pas disa dit\u00ebsh u b\u00ebra gati dhe u nisa t\u00eb shkoja p\u00ebr tek ai. Ai, at\u00eb\ndit\u00eb do t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb sht\u00ebpi dhe un\u00eb e kisha pak bezdi, por nuk kisha \u00e7far\u00eb t\u00eb\nb\u00ebja. N\u00eb muhabet e sip\u00ebr m\u00eb tha se i dukesha grua e civilizuar dhe m\u00eb pyeti se \u00e7far\u00eb\nm\u00eb kishte detyruar t\u00eb b\u00ebja k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Kisha shum\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb flisja me dik\u00eb,\nndaj i tregova gjith\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00eb kishte ndodhur. I erdhi shum\u00eb keq p\u00ebr mua dhe m\u00eb\ntha se jeta k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb, nga nuk t\u00eb p\u00ebrplas. N\u00eb at\u00eb moment, papritur ndodhi nj\u00eb\nshtr\u00ebngim duarsh dhe nj\u00eb puthje. Nuk e kuptova se si ndodhi, ai m\u00eb thonte q\u00eb ta\nlija veten t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb mos mendoja p\u00ebr asgj\u00eb, nd\u00ebrsa mua m\u00eb dukej sikur po\njetoja n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr. Gjith\u00e7ka ndodhi papritur dhe tani un\u00eb po p\u00ebrjetoj\nnj\u00eb histori dashurie me t\u00eb. Pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb halli kam, ndjehem n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb\nm\u00ebnyre e mbrojtur. M\u00eb duket sikur kam rilindur. E vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb mundon \u00ebsht\u00eb\nse nuk po arrij ta kuptoj se si po m\u00eb ndodhin k\u00ebto gj\u00ebra sepse nuk mund ta\nimagjinoja kurr\u00eb q\u00eb mund t\u2019ia b\u00ebja k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebshortit tim. Ndjehem n\u00eb faj duke\nmarr\u00eb parasysh gjendjen e tij, por nga ana tjet\u00ebr, mendoj se nj\u00eb jet\u00eb kam dhe\ndo ta jetoj. Kjo lidhje m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb lumtur dhe nuk pendohem p\u00ebr asgj\u00eb.\nE vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson \u00ebsht\u00eb se nuk e di se sa do t\u00eb vazhdoj\u00eb, por nga\nana tjet\u00ebr them se, mjafton q\u00eb ai person m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndjehem ndryshe, sikur\nkam rilindur e do ta jetoj sa t\u00eb jet\u00eb e shkruar&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia q\u00eb do t\u2019ju tregoj ka disa koh\u00eb q\u00eb po m\u00eb mundon jasht\u00eb mase, por kam frik\u00eb t\u2019ua tregoj atyre q\u00eb m\u00eb njohin sepse mund t\u00eb m\u00eb paragjykojn\u00eb apo nuk t\u00eb m\u00eb japin nj\u00eb mendim t\u00eb sinqert\u00eb&#8230; Jeta ime, si e \u00e7dokujt tjet\u00ebr ka pasur ulje-ngritjet e saj. Un\u00eb e krahasoj jet\u00ebn me nj\u00eb ashensor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22514,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-22513","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22513","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22513"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22513\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22514"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22513"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22513"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22513"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}