{"id":2247,"date":"2014-08-15T11:01:49","date_gmt":"2014-08-15T11:01:49","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=2247"},"modified":"2014-08-15T11:01:49","modified_gmt":"2014-08-15T11:01:49","slug":"anjeza-branka-ia-fik-dritat-atij-qe-me-tradhton","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/08\/anjeza-branka-ia-fik-dritat-atij-qe-me-tradhton\/","title":{"rendered":"Anjeza Branka: Ia fik dritat atij q\u00eb m\u00eb tradhton!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Harroni gjith\u00e7ka q\u00eb keni lexuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr Anjeza Brank\u00ebn pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb do t\u00eb zbuloni nj\u00eb Anjez\u00eb krejt ndryshe nga ajo me t\u00eb cil\u00ebn skena dhe ekrani ju ka prezantuar n\u00eb fillim. Tani, ajo \u00ebsht\u00eb vajza q\u00eb i p\u00eblqen t\u00eb mbyllet n\u00eb sht\u00ebpi, q\u00eb i trembet suksesit t\u00eb madh, falet \u00e7do mbr\u00ebmje si dhe nj\u00eb dit\u00eb, kushedi, mund t\u00eb shk\u00ebmbeheni me t\u00eb n\u00eb rrug\u00eb dhe t\u00eb shihni nj\u00eb fem\u00ebr t\u00eb&#8230; mbuluar. Ju riprezantojm\u00eb Anjez\u00ebn\u2026 <\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; Anjeza, ku ndodhesh tani q\u00eb po flasim?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb sht\u00ebpi, duke pir\u00eb kafe me mamin dhe djalin q\u00eb luan n\u00eb pishin\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kur Anjeza nuk shfaqet n\u00eb ekran, \u00e7far\u00eb duhet kuptuar se po ndodh?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kam patur oferta p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb programe t\u00eb ndryshme, por t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, nuk kam dashur t\u00eb dal dhe arsyeja \u00ebsht\u00eb se dua t\u00eb kem b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ia vlen, p\u00ebr ta shfaqur p\u00ebrpara publikut. Nuk dua t\u00eb jem prezente aty, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbushur minutazhin. Nga natyra jam shum\u00eb k\u00ebrkuese ndaj vetes dhe, edhe pse aktualisht kam dy k\u00ebng\u00eb, akoma nuk kam publikuar asnj\u00eb, s\u00eb pari sepse t\u00eb gjith\u00eb po nxjerrin klipe k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb sezon pune dhe un\u00eb nuk dua t\u00eb jem pjes\u00eb e turm\u00ebs, por edhe sepse un\u00eb vet\u00eb nuk jam akoma e bindur n\u00ebse duhet apo jo. Sidoqoft\u00eb, tani p\u00ebr tani, jam e angazhuar me net\u00ebt live n\u00eb \u201cAmsterdam\u201d (4 her\u00eb n\u00eb jav\u00eb), me koncerte t\u00eb ndryshme, si dhe po mendoj t\u00eb nxjerr nj\u00eb k\u00ebng\u00eb solo e m\u00eb pas, nj\u00eb bashk\u00ebpunim\u2026 ndoshta dhe nj\u00eb pjes\u00ebmarrje te K\u00ebnga Magjike.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po flasim p\u00ebr duetin me Arta Bajramin?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb ritmike, tipike p\u00ebr dy k\u00ebng\u00ebtare q\u00eb e duan ritmin\u2026 (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si zuri fill ky bashk\u00ebpunim?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ne kemi vite q\u00eb njihemi dhe kur kam b\u00ebr\u00eb albumin e fundit n\u00eb Prishtin\u00eb, Arta m\u00eb ka mb\u00ebshtetur shum\u00eb, duke m\u00eb ndenjur af\u00ebr. N\u00eb fakt, kishim koh\u00eb pa u par\u00eb dhe tani q\u00eb ajo po xhiron klipin k\u00ebtu me \u201cMax Production\u201d, m\u00eb propozoi t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb bashk\u00ebpunim. Aktualisht, e kemi menduar iden\u00eb dhe po e p\u00ebrpunojm\u00eb at\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka e ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; L\u00ebviz shpesh n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo aq shum\u00eb, n\u00eb fakt, por nd\u00ebrsa po flisnim p\u00ebr duetin dhe po i flisja Art\u00ebs p\u00ebr frik\u00ebn se si mund t\u00eb pritej k\u00ebnga n\u00eb Kosov\u00eb, ajo m\u00eb tha: \u201cTi, nuk e ke iden\u00eb sa t\u00eb duan ty atje! T\u00eb ndjekin gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb Facebook dhe n\u00eb Youtube\u201d.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ke patur momente dyshimi, ndonj\u00eb moment kur je penduar q\u00eb i ke hyr\u00eb muzik\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Aspak! Jam shum\u00eb shum\u00eb e k\u00ebnaqur madje. Un\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb kam lindur, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb muzik\u00eb. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb ka ndryshuar te ti, q\u00eb nga ajo vajza e k\u00ebng\u00ebs \u201cT\u00eb lutem eja\u201d dhe \u201cMe ngadal\u00eb\u201d, deri n\u00eb Anjez\u00ebn e sotme?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Tek un\u00eb si person nuk ka ndryshuar asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se sot ndihem edhe m\u00eb mir\u00eb se m\u00eb par\u00eb, m\u00eb e kompletuar, jam rritur, jam pjekur m\u00eb shum\u00eb si personalisht, ashtu edhe profesionalisht. Me z\u00ebrin jam shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb&#8230; Me pak fjal\u00eb, nuk i frik\u00ebsohem fare pun\u00ebs. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Dikur e sapokthyer nga Gjermania, flisje shpesh p\u00ebr t\u00eb. Tani, sa shpesh kthehesh atje? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kur flitet p\u00ebr Gjermanin\u00eb, flitet p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs sime, por q\u00eb mbetet tashm\u00eb si nj\u00eb kujtim i bukur. K\u00ebto koh\u00ebt e fundit nuk \u00ebsht\u00eb se kam l\u00ebvizur shum\u00eb n\u00eb fakt, ndoshta ngaq\u00eb gjith\u00e7ka dua, tashm\u00eb e kam k\u00ebtu, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se nuk shkoj apo se nuk i ruaj kontaktet q\u00eb kam me shoq\u00ebrin\u00eb atje.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Gj\u00ebja m\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur q\u00eb ke lexuar p\u00ebr veten n\u00eb gazet\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Komentet e njer\u00ebzve q\u00eb, p\u00ebr mendimin tim, vet\u00ebm qenie njer\u00ebzore nuk jan\u00eb, me fjal\u00ebt jo po \u201cduket fallco\u201d, jo po \u201cplastik\u00eb\u201d, jo po kjo, jo po ajo, gj\u00ebra n\u00eb t\u00eb cilat nuk ka as edhe nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. E vetmja gj\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb ka qen\u00eb hunda dhe kjo, jo p\u00ebr arsye estetike se po t\u00eb kishte qen\u00eb k\u00ebshtu, nuk do t\u00eb druhesha ta thoja, por sepse kam patur probleme sh\u00ebndet\u00ebsore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, mjafton t\u00eb shohin fotot e mia n\u00eb Instagram kur kam qen\u00eb e vog\u00ebl, nga ku kuptohet q\u00eb nuk ka asnj\u00eb ndryshim. Sa p\u00ebr gjoksin, un\u00eb gjoks kam patur gjithmon\u00eb, por nuk jam kund\u00ebr nd\u00ebrhyrjeve p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb i ka t\u00eb nevojshme dhe q\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, i ka mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb. Kushdo ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb perfeksionoj\u00eb veten dhe mir\u00eb b\u00ebn, p\u00ebr sa koh\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb ndihet mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb 15 vjet karrier\u00eb ke sjell\u00eb hite, performanca t\u00eb bukura, \u00e7mime\u2026 \u00c7far\u00eb idesh ke p\u00ebr t\u00eb ecur n\u00eb vazhdim?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb gjithmon\u00eb synoj dhe p\u00ebrpiqem t\u00eb nxjerr gj\u00ebra t\u00eb bukura q\u00eb t\u00eb m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb mua n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb e pastaj t\u00eb arrij t\u2019i p\u00ebrcjell si duhet edhe te publiku. (Buz\u00ebqesh) Pa menduar p\u00ebr \u00e7far\u00eb vjen m\u00eb tej, un\u00eb e shijoj k\u00ebng\u00ebn nd\u00ebrsa k\u00ebndoj. Ju mund t\u00eb \u00e7uditeni, por pas suksesit t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb k\u00ebng\u00ebs \u201cMe ngadal\u00eb\u201d, nuk \u00ebsht\u00eb se jam ndjer\u00eb mir\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nuk dilja, fillova t\u00eb mblidhesha, ishte koha kur isha shtatz\u00ebn\u00eb me Leandron dhe madje, as telefonin nuk e hapja.. (Buz\u00ebqesh) Q\u00eb t\u00eb jem e sinqert\u00eb, mua edhe suksesi i tepruar nuk m\u00eb p\u00eblqen. M\u00eb p\u00eblqen k\u00ebtu ku jam, k\u00ebshtu si jam, me gj\u00ebrat e mia, famijen time, angazhimin e vazhduesh\u00ebm n\u00eb muzik\u00eb. Mua m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb q\u00ebndroj n\u00eb mes, nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb q\u00ebndroj as shum\u00eb lart, as shum\u00eb posht\u00eb, se kam par\u00eb shum\u00eb nga ata q\u00eb edhe jan\u00eb velur nga suksesi, k\u00ebshtu q\u00eb jam shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ndryshimi i fundit me flok\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb e p\u00ebrhapur n\u00eb mas\u00eb\u2026 T\u00eb p\u00eblqen t\u00eb ndjek\u00ebsh tendencat e fundit? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00ebse do t\u00eb shihnit fotot e mia, un\u00eb q\u00eb 16 vje\u00e7e kam patur nj\u00eb shoqe arabe n\u00eb Gjermani dhe ajo m\u2019i rregullonte flok\u00ebt gjithmon\u00eb g\u00ebrsheta. Edhe n\u00eb 2012 i kam mbajtur p\u00ebr ca koh\u00eb pastaj i hoqa, plus q\u00eb kam edhe klipe me flok\u00ebt me g\u00ebrsheta. Un\u00eb i kam patur flok\u00ebt g\u00ebrsheta at\u00ebhere kur k\u00ebtu nuk i kishte asnj\u00eb. Tani, thjesht po vazhdoj t\u2019i b\u00ebj akoma, se m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb ndryshoj vazhdimisht. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nj\u00eb klip i kolegeve q\u00eb t\u00eb ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen k\u00ebt\u00eb ver\u00eb dhe ke th\u00ebn\u00eb \u201cSa bukur e ka realizuar!\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Klipet shqiptare k\u00ebto koh\u00ebt e fundit jan\u00eb duke u realizuar bukur dhe klipi i Orinda Hut\u00ebs m\u00eb ka p\u00eblqyer k\u00ebt\u00eb her\u00eb, ka dal\u00eb shum\u00eb natyrale.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Udh\u00ebtimi m\u00eb i gjat\u00eb q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb duke qen\u00eb vet\u00ebm n\u00eb makin\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Rrug\u00eb t\u00eb gjata kam b\u00ebr\u00eb dhe kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb\u2026 Kam shkuar nga Shqip\u00ebria n\u00eb Itali, pastaj nga Italia n\u00eb Gjermani dhe nga Gjermania n\u00eb Austri, por me babin ose me shokun, kurse vet\u00ebm fare nuk kam udh\u00ebtuar asnj\u00ebher\u00eb me makin\u00eb, p\u00ebrjashto Durr\u00ebsin, Shkodr\u00ebn, Fierin, Vlor\u00ebn&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nj\u00eb jav\u00eb pa makin\u00eb dhe pa taksi, do t\u00eb ta \u00e7orientonte ritmin dhe rendin e veprimeve gjat\u00eb dit\u00ebs? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kam mbetur edhe pa makin\u00eb se e kam patur n\u00eb servis dhe n\u00ebse nuk kam marr\u00eb taksi, kam ecur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, nuk e kam problem. Un\u00eb rri edhe me jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb sht\u00ebpi, k\u00ebnaqem, rri me mamin, me familjen, bisedoj me ta, shoh tv, marr dvd, lexoj libra. S\u2019ka m\u00eb mir\u00eb se sht\u00ebpia! Madje edhe falem, jo n\u00ebp\u00ebr xhamira, por falem sipas m\u00ebnyr\u00ebs time dhe \u00e7do dit\u00eb, n\u00eb m\u00ebngjes dhe n\u00eb dark\u00eb, falem dhe them: \u201cFaleminderit Zot q\u00eb kam familjen mir\u00eb\u201d. Para se t\u00eb fle gjum\u00eb, puth djalin, puth mamin, puth babin dhe shtrihem t\u00eb fle. Nuk kam qen\u00eb m\u00eb par\u00eb k\u00ebshtu, jam mbledhur shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Do t\u00eb zgjidhje pushimet me makin\u00eb ku mund t\u00eb stacionohesh n\u00eb tok\u00eb, apo me kro\u00e7era bregdeteve t\u00eb vendeve t\u00eb ndryshme?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Varet sipas situat\u00ebs, m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb t\u00eb dyja.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cilat jan\u00eb pushimet q\u00eb mbajn\u00eb \u201cvendin e nderit\u201d deri tani? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb jam e k\u00ebnaqur me \u00e7do vend ku kam shkuar p\u00ebr t\u00eb pushuar. K\u00ebnaqem gjithmon\u00eb, kudo q\u00eb shkoj, edhe sepse para se t\u00eb shkoj aty, k\u00ebrkoj, hulumtoj. Nuk kam ndonj\u00eb peng.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u2019u k\u00ebshilloje femrave?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb fem\u00ebr, p\u00ebr mendimin tim, duhet t\u00eb jet\u00eb vetvetja, t\u00eb mos jet\u00eb ziliqare sepse nuk ka asgj\u00eb dhe asnj\u00eb njeri perfekt. T\u00eb jet\u00eb e zonja e vetes q\u00eb t\u00eb mos e shkel\u00eb askush me k\u00ebmb\u00eb, t\u00eb punoj\u00eb, t\u00eb ket\u00eb besim te vetja\u2026<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ka di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb mungon dhe do t\u00eb doje ta kishe? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb, me k\u00ebto q\u00eb kam, jam shum\u00eb e k\u00ebnaqur. Kam familjen, kam djalin, karrier\u00ebn, biznesin. T\u00eb gjitha \u00e7far\u00eb kam dashur t\u00eb kem, i kam. Tani mendoj vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb punoj dhe t\u00eb m\u00eb ecin gj\u00ebrat mir\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi. Ato q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, nuk din\u00eb t\u00eb shijojn\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb. Un\u00eb i b\u00ebj vet\u00eb gj\u00ebrat, vet\u00eb i mendoj, vet\u00eb i realizoj. Tani po mendoj t\u00eb xhiroj klipin, mendoj t\u00eb marr n\u00eb dyqan veshje t\u00eb bukura q\u00eb t\u00eb mos gjenden kudo\u2026 kurse mami im thot\u00eb \u201ct\u00eb kesh sh\u00ebndetin, se \u00e7do gj\u00eb b\u00ebhet\u201d. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb ta sjell g\u00ebzimin m\u00eb t\u00eb madh?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Leandro, kur e shoh si rritet \u00e7do dit\u00eb, si flet, si sillet&#8230; M\u00eb duket si \u00ebnd\u00ebrr. Tani, n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje fakti si i kupton gj\u00ebrat, si i shpjegon gj\u00ebrat si t\u00eb ishte i madh. Nuk dua ta marr m\u00ebsysh, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i zgjuar, m\u00eb ka dal\u00eb me flet\u00eb lavd\u00ebrimi, \u00ebsht\u00eb kujdestari i klas\u00ebs, nuk m\u00eb lodh fare me m\u00ebsimet, nuk ma kthen fjal\u00ebn. M\u00eb thot\u00eb: &#8220;Sa t\u00eb rritem edhe pak, do filloj pun\u00eb un\u00eb dhe ti t\u00eb flesh nat\u00ebn, ti t\u00eb m\u00eb pres\u00ebsh mua n\u00eb sht\u00ebpi dhe un\u00eb t\u00eb punoj\u201d. \u201cT\u00eb bekoft\u00eb Zoti!\u201d, i ka fjal\u00ebt e veta. \u00cbsht\u00eb pasuri. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cilat jan\u00eb k\u00ebshillat m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb t\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dikush?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebshillat e babit! Babin e kam patur si shok gjith\u00eb jet\u00ebn dhe jam ajo q\u00eb jam sot, nga babai e mami dhe nga familja. Mbaj mend kur isha adoleshente, 15 vje\u00e7e, kur mund edhe t\u00eb gabosh dhe i thoja babit \u201cdo dal me filan shok, n\u00eb filan disko\u201d dhe ai na shoq\u00ebronte e vinte na merrte prap\u00eb. Pastaj, kur un\u00eb i thoja q\u00eb \u201cm\u00eb duhen kaq lek\u00eb\u201d, ai m\u00eb jepte dyfishin. \u201cN\u00ebse dikush t\u00eb jep nj\u00eb pije, ti jepi dy, m\u00eb thoshte, askujt mos i ngel borxh\u201d. Jam shum\u00eb e lumtur q\u00eb m\u00eb ka rritur nj\u00eb baba si ai.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ekzistojn\u00eb kategori t\u00eb ndryshme njer\u00ebzish n\u00eb nevoj\u00eb\u2026 Cil\u00ebn prej tyre mb\u00ebshtet m\u00eb tep\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jam p\u00ebr t\u00eb gjitha llojet e bamir\u00ebsis\u00eb, sidomos p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt jetim\u00eb dhe kam b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb bamir\u00ebsi, sa her\u00eb m\u00eb kan\u00eb thirrur n\u00ebp\u00ebr koncerte. T\u00eb m\u00eb thot\u00eb dikush tani: \u201cDo t\u00eb vish n\u00eb x koncert\u201d, do t\u2019i thoja: \u201cJo, nuk kam koh\u00eb\u201d, kurse kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, gjithmon\u00eb kam shkuar dhe do t\u00eb vazhdoj t\u00eb shkoj.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb garderob\u00ebn t\u00ebnde&#8230; cila \u00ebsht\u00eb veshja q\u00eb e p\u00ebrdor m\u00eb shpesh?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk kam nj\u00eb veshje t\u00eb caktuar sepse nuk ka nj\u00eb veshje q\u00eb e vesh dy her\u00eb, por mund t\u00eb them se ndhem shum\u00eb mir\u00eb me veshjet sportive. Un\u00eb veshjen e kam s\u00ebmundje, dy her\u00eb n\u00eb dit\u00eb e ndryshoj\u2026 Dit\u00ebn vishem sport, kurse n\u00eb dark\u00eb, kur shkoj n\u00eb pun\u00eb, vishem komplet ndryshe.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Th\u00ebnia, rregulli i art\u00eb sipas t\u00eb cilit jeton&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jeto dhe l\u00ebri t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb jetojn\u00eb, mos gjyko ask\u00ebnd, se \u00e7do njeri ka jet\u00ebn e vet.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb dhurata m\u00eb e bukur q\u00eb ke marr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb Leandro dhe ai do t\u00eb mbetet, t\u00eb pakt\u00ebn ashtu mendoj deri tani\u2026 Ndoshta m\u00eb von\u00eb mund t\u00eb vij\u00eb edhe nj\u00eb beb tjet\u00ebr, asnj\u00ebher\u00eb nuk i dihet. N\u00ebse flasim p\u00ebr dhurata materiale pastaj, un\u00eb i b\u00ebj vetes se m\u00eb mir\u00eb se vetja s\u2019m\u2019i di asnj\u00eb shijet. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cila do t\u00eb ishte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn njer\u00ebzit do t\u00eb surprizoheshin po ta dinin p\u00ebr ty?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po ja, nes\u00ebr mund t\u00eb ma jap\u00eb truri t\u00eb mbulohem me shami ndoshta, ku i dihet\u2026 \u201cMos thuaj kurr\u00eb kurr\u00eb\u201d, thon\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb kishe dashur ta dije vite m\u00eb par\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb nuk kam th\u00ebn\u00eb ansj\u00ebher\u00eb \u201cSikur t\u00eb isha dhe nj\u00ebher\u00eb e re nuk do e b\u00ebja k\u00ebt\u00eb gabim\u201d, si\u00e7 d\u00ebgjojm\u00eb t\u00eb thuhet shpesh. Jo, nuk kam asnj\u00eb gabim dhe \u00e7do gj\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb me nd\u00ebrgjegje, \u00e7do gj\u00eb q\u00eb m\u00eb ka ardhur, m\u00eb ka ardhur si e dua un\u00eb. \u00c7far\u00eb kam k\u00ebrkuar ma ka dh\u00ebn\u00eb Zoti, ndaj edhe jam kaq fal\u00ebnderuese ndaj tij.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb sekreti yt i bukuris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jua them un\u00eb\u2026 Sekreti i bukuris\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtja e stresit larg. N\u00ebse mban stres, n\u00ebse vuan brenda vetes t\u00ebnde, at\u00ebhere automatikisht do plakesh edhe s\u00eb jashtmi. Kot nuk thon\u00eb q\u00eb fytyra \u00ebsht\u00eb pasqyra e shpirtit. Duke u ndjer\u00eb mir\u00eb me veten, do mbetesh gjithmon\u00eb e bukur brenda dhe jasht\u00eb. Ja, un\u00eb, p\u00ebr shembull nuk e vras mendjen\u2026<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po thua q\u00eb je e bukur? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, nuk jam e bukur. Un\u00eb jam figurante, t\u00ebrheq\u00ebse, jam seksi. (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si e mendon ti dashurin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Dashuria p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb respekti. Po nuk pati respekt, nuk ka dashuri. Fjal\u00ebt e bukura \u201cshpirti\u201d, \u201czemra\u201d, thuhen me kile, por dashuria duhet treguar me vepra. Dashuria \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb jap\u00ebsh do marr\u00ebsh, \u00e7far\u00eb t\u00eb mbjell\u00ebsh do korr\u00ebsh, \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja ndaj nj\u00ebri-tjetrit (kuptohet q\u00eb nga vet\u00eb natyra, mashkulli m\u00eb shum\u00eb), \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh i barabart\u00eb n\u00eb nj\u00eb lidhje, t\u00eb kuptohesh\u2026<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kur ke dashuruar m\u00eb fort se kurr\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kam dashuruar dhe vazhdoj t\u00eb dashuroj Leandron. Ai \u00ebsht\u00eb dashuria ime m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Puthja \u00ebsht\u00eb tradhti?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr mua, edhe thjesht mendimi p\u00ebr dik\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb tradhti sepse do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk e do m\u00eb at\u00eb person q\u00eb ke n\u00eb krah dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, mos rri m\u00eb me t\u00eb se nuk ia vlen. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, i b\u00ebn d\u00ebm edhe vetes t\u00ebnde, edhe tjetrit.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ke tradhtuar apo je ndjer\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb e tradhtuar? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Deri tani, s\u2019e kam ndjer\u00eb tradhtin\u00eb se, po t\u00eb ndjej q\u00eb m\u00eb tradhton, nuk di \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj. E keni parasysh k\u00ebng\u00ebn \u201cIa b\u00ebja me drita?\u201d, un\u00eb ia fik dritat dhe keq fare. (Qesh) Un\u00eb t\u00eb l\u00eb rehat k\u00ebshtu, nuk jam e bezdisur, nuk shqet\u00ebsoj, ama ve\u00e7 t\u00eb kuptoj ndonj\u00eb gj\u00eb dhe le t\u00eb gjej\u00eb vend ku t\u00eb futet pastaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Harroni gjith\u00e7ka q\u00eb keni lexuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr Anjeza Brank\u00ebn pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb do t\u00eb zbuloni nj\u00eb Anjez\u00eb krejt ndryshe nga ajo me t\u00eb cil\u00ebn skena dhe ekrani ju ka prezantuar n\u00eb fillim. Tani, ajo \u00ebsht\u00eb vajza q\u00eb i p\u00eblqen t\u00eb mbyllet n\u00eb sht\u00ebpi, q\u00eb i trembet suksesit t\u00eb madh, falet \u00e7do mbr\u00ebmje si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[357,54,358],"class_list":["post-2247","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-muzike","tag-anjeza-branka","tag-muzike-2","tag-tradhti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2247","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2247"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2247\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2247"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2247"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2247"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}