{"id":22462,"date":"2019-05-21T16:00:59","date_gmt":"2019-05-21T14:00:59","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22462"},"modified":"2019-05-21T13:40:04","modified_gmt":"2019-05-21T11:40:04","slug":"%ef%bb%bfkercenoi-te-me-merrte-djalin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/05\/%ef%bb%bfkercenoi-te-me-merrte-djalin\/","title":{"rendered":"\ufeffK\u00ebrc\u00ebnoi t\u00eb m\u00eb merrte djalin!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndoshta fati im i keq ishte q\u00eb linda n\u00eb nj\u00eb fshat<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> ku isha e humbur dhe e shk\u00ebputur nga jeta sociale q\u00eb b\u00ebhej n\u00eb qytet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Edhe pse kam lindur atje, asnj\u00ebher\u00eb nuk u p\u00ebrshtata me at\u00eb lloj jetese.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> \u00c7do gj\u00eb e b\u00ebja e sforcuar, pa d\u00ebshir\u00ebn time. Ua kisha shprehur shpesh d\u00ebshir\u00ebn prind\u00ebrve q\u00eb t\u00eb shkoja t\u00eb jetoja te halla n\u00eb Tiran\u00eb sepse edhe ajo vet\u00eb m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cXhulia, mund t\u00eb vish kur t\u00eb duash t\u00eb jetosh tek un\u00eb sepse je vajz\u00eb e zgjuar dhe duhet t\u00eb shkollohesh\u201d, por prind\u00ebrit e mi nuk e kuptonin k\u00ebt\u00eb dhe justifikoheshin se nuk kisha pse shqet\u00ebsoja hall\u00ebn q\u00eb kishte familjen e saj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPor kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e vetme q\u00eb\nun\u00eb t\u00eb shkollohem. Nuk mund t\u00eb m\u00eb mbani k\u00ebtu sepse vet\u00ebm do t\u00eb jem nj\u00eb barr\u00eb p\u00ebr\nju\u201d, mundohesha t\u2019ua mbushja mendjen, por vet\u00ebm me nd\u00ebrhyrjen e vazhdueshme t\u00eb\nhall\u00ebs, ata u bind\u00ebn. N\u00eb momentin kur im at\u00eb tha: \u201cpo\u201d, m\u00eb b\u00ebri personin m\u00eb t\u00eb\nlumtur n\u00eb bot\u00eb. \u201cM\u00eb n\u00eb fund, shp\u00ebtova\u201d, thoja me vete dhe ndihesha m\u00eb e \u00e7liruar.\nT\u00eb vetmit q\u00eb m\u00eb lidhnin me at\u00eb vend ishin prind\u00ebrit sepse t\u00eb ishte p\u00ebr mua, nuk\ndo t\u00eb shkelja kurr\u00eb m\u00eb aty. Gjith\u00eb qejf fillova t\u00eb b\u00ebja gati rrobat e mia, por\nnd\u00ebrkoh\u00eb, pash\u00eb fytyrat e mamit dhe babit q\u00eb dukeshin shum\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitur p\u00ebr\nlargimin tim. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00c7far\u00eb keni? Un\u00eb do vij t\u2019iu\nvizitoj shum\u00eb shpesh\u201d, u thash\u00eb, por edhe vet\u00eb u m\u00ebrzita shum\u00eb sepse vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb\nfillova ta ndjeja trishtimin dhe frik\u00ebn e largimit prej tyre. Do t\u00eb filloja nj\u00eb\njet\u00eb t\u00eb re, ndoshta m\u00eb t\u00eb bukur, por mua m\u00eb dhimbte shpirti t\u00eb shikoja prind\u00ebrit\nme lot n\u00eb sy. Ishte moment shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb largimi nga sht\u00ebpia dhe muajt e par\u00eb\nn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e hall\u00ebs. Ajo m\u00eb ndihmoi p\u00ebr gjith\u00e7ka, q\u00eb nga shkolla, provimet e\nderi te detajet m\u00eb t\u00eb vogla. Jav\u00ebt e para flisja gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb telefon\nme prind\u00ebrit, aq sa shpesh halla m\u00eb thoshte: \u201cMbylle telefonin tani se ke m\u00ebsimet\u201d.\nEdhe n\u00eb shkoll\u00eb ndihesha shum\u00eb e huaj, kisha v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb shoq\u00ebrohesha me\nstudent\u00ebt e tjer\u00eb sepse isha m\u00ebsuar q\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs t\u00eb q\u00ebndroja e vetme,\ne pashoq\u00ebruar. Isha mbyllur n\u00eb guack\u00ebn time dhe nuk lejoja ask\u00ebnd q\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtonte\nbrenda saj, por i vetmi q\u00eb arriti ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb ishte Aldi. Ai arriti t\u00eb m\u00eb njihte\nshum\u00eb mir\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. Ishte shum\u00eb i shkath\u00ebt dhe dukej q\u00eb\nkishte patur jo pak eksperienca me femrat. Ndoshta me mua e pati pak m\u00eb t\u00eb leht\u00eb\nt\u00eb m\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr vete sepse ai ishte i pari n\u00eb jet\u00ebn time! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cQ\u00ebkur t\u00eb pash\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb,\nm\u2019u duke m\u00eb e ve\u00e7anta dhe thash\u00eb me vete q\u00eb kjo vajz\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet e imja\u201d, m\u00eb\ntha ai pas disa dit\u00ebsh njohjeje. Un\u00eb buz\u00ebqesha dhe ula kok\u00ebn e skuqur n\u00eb\nfytyr\u00eb. Prania e tij m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb ndihesha mir\u00eb. Ishte Aldi ai q\u00eb dal\u00ebngadal\u00eb\narriti t\u00eb zbuloj\u00eb dhe t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb bot\u00ebn time. Arriti t\u00eb m\u00eb njoh\u00eb m\u00eb mir\u00eb se\nkushdo tjet\u00ebr dhe t\u00eb m\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr vete shum\u00eb shpejt. Nga ai m\u00ebsova shum\u00eb gj\u00ebra\nt\u00eb cilat deri at\u00ebhere nuk e dija se ekzistonin. Me t\u00eb provova dashurin\u00eb e par\u00eb\np\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mendoja se do t\u00eb ishte edhe e vetmja n\u00eb jet\u00ebn time. Pasi mbarova\nshkoll\u00ebn, un\u00eb dhe Aldi u fejuam. Nuk e mendoja kurrsesi se nj\u00eb tip si ai do t\u2019i\nmerrte kaq seriozisht gj\u00ebrat mes nesh sepse nuk dukej i till\u00eb, por pasi takoi\nsi fillim hall\u00ebn time, ne vajt\u00ebm n\u00eb fshat p\u00ebr t\u00eb takuar edhe prind\u00ebrit t\u00eb cil\u00ebt\ngjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs vet\u00ebm e pyesnin sepse donin t\u00eb dinin sa m\u00eb shum\u00eb rreth tij.\nIsha e sigurt\u00eb se Aldi ishte shum\u00eb n\u00eb siklet sepse edhe ishte skuqur n\u00eb fytyr\u00eb,\npor un\u00eb isha shum\u00eb m\u00eb n\u00eb siklet se ai. Por, kaloi edhe ajo prov\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe\nne u zhvendos\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebr fatin tim t\u00eb mir\u00eb, gj\u00ebrat n\u00eb jet\u00ebn time po\nmerrnin rrjedh\u00ebn e duhur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Muajt e par\u00eb t\u00eb fejes\u00ebs ishin\nshum\u00eb t\u00eb bukur, por erdhi momenti kur Aldi m\u00eb tha se duhet t\u00eb largohej nga\nShqip\u00ebria sepse duke q\u00ebndruar aty, nuk do t\u00eb mund t\u00eb m\u00eb ofronte asgj\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKur e vendose? A nuk duhej ta\nbisedonim bashk\u00eb k\u00ebt\u00eb?\u201d, i thash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme ta\nbisedojm\u00eb sepse kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira p\u00ebr ne\u201d, tha ai i vendosur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk kaloi as nj\u00eb jav\u00eb dhe Aldi\nu nis. Un\u00eb mbeta e vetme pa nj\u00eb pun\u00eb, vet\u00ebm me mb\u00ebshtetjen e hall\u00ebs. \u201cP\u00ebr sa\nkoh\u00eb t\u00eb kesh nevoj\u00eb p\u00ebr mua, k\u00ebtu m\u00eb ke\u201d, m\u00eb thoshte ajo dhe e fal\u00ebnderoja\nshpesh sepse ishte ndihma ime e vetme. Pranin\u00eb e saj e ndjeva m\u00eb shum\u00eb m\u00eb von\u00eb\nkur m\u00ebsova se isha shtatz\u00ebn\u00eb dhe prisja nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. \u201cNj\u00eb f\u00ebmij\u00eb? Do b\u00ebhemi\ngjysh\u00ebr?\u201d, d\u00ebgjoheshin t\u00eb g\u00ebzuar prind\u00ebrit e mi n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb telefonit kur\nmor\u00ebn lajmin. Edhe Aldi u g\u00ebzua, por jo aq shum\u00eb sa e mendoja un\u00eb. E\njustifikova k\u00ebt\u00eb me lodhjen q\u00eb po p\u00ebrjetonte atje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e v\u00ebrteta kishte\nqen\u00eb krejt ndryshe! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Halla u kujdes q\u00eb t\u00eb linte edhe\ntakimin me mjekun gjinekolog dhe p\u00ebr gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. Ishte si nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e dyt\u00eb\np\u00ebr mua. I b\u00ebja me p\u00ebrpikm\u00ebri t\u00eb gjitha ato q\u00eb m\u00eb thoshte mjeku sepse sipas tij,\nsh\u00ebndeti im nuk ishte i mir\u00eb dhe duhej t\u00eb tregoja kujdes p\u00ebr veten dhe f\u00ebmij\u00ebn.\nDo t\u00eb b\u00ebhesha prind p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe bashk\u00ebshortin tim nuk e kisha pran\u00eb\npik\u00ebrisht n\u00eb momentet kur kisha m\u00eb tep\u00ebr nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Dhe, n\u00ebse atij do t\u2019ia\nthoja t\u00eb gjitha k\u00ebto, e dija p\u00ebrgjigjen q\u00eb do t\u00eb merrja. Fillova ta ndjeja edhe\nm\u00eb shum\u00eb vetmin\u00eb n\u00eb dit\u00ebt na vazhdim, por e bindja veten me mendimin se kjo\nperiudh\u00eb ishte kalimtare dhe se n\u00eb vazhdim do t\u00eb isha shum\u00eb e lumtur pran\u00eb\npersonit q\u00eb doja, bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn ton\u00eb. Por koha po kalonte dhe ajo dit\u00eb nuk\npo vinte! M\u00eb von\u00eb e kuptova se ai nuk po b\u00ebnte asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ardhur\ndhe, me sa duket, kishte gjetur rehat andej e mua m\u00eb kishte harruar fare, bashk\u00eb\nme f\u00ebmij\u00ebn. Fillova t\u00eb bindesha \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se ai jo vet\u00ebm q\u00eb m\u00eb\ntradhtonte, por mund t\u00eb kishte krijuar atje nj\u00eb familje tjet\u00ebr. Doja me gjith\u00eb\nshpirt t\u00eb kisha mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shkoja atje ku ishte ai dhe t\u00eb v\u00ebrtetoja ato q\u00eb po\nmendoja. Nuk e mbaja dot gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb stres p\u00ebr vete, ndaj e bisedova me hall\u00ebn.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk \u00ebsht\u00eb e mundur kjo, mos u fikso\npas gj\u00ebrash koti\u201d, m\u00eb tha ajo, por un\u00eb isha e bindur q\u00eb kisha t\u00eb drejt\u00eb dhe\nmendoja se ajo po fliste ashtu vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u00eb m\u00eb qet\u00ebsuar mua, meq\u00eb isha\nshtatz\u00ebn\u00eb. E vendosur si\u00e7 isha, pas p\u00ebrpjekjeve t\u00eb shumta, arrita t\u2019i v\u00ebrtetoja\ndyshimet e mia. Aldi v\u00ebrtet kishte krijuar nj\u00eb lidhje tjet\u00ebr atje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb\nvazhdonte t\u00eb ishte i martuar me mua. Kjo gj\u00eb m\u00eb vrau shum\u00eb dhe e p\u00ebrjetova\nshum\u00eb keq. Atij nuk i thash\u00eb asgj\u00eb si fillim dhe mendova q\u00eb t\u00eb hakmerresha.\nP\u00ebrve\u00e7se do t\u00eb divorcohesha nga ai, i telefonova nj\u00eb dit\u00eb dhe i thash\u00eb q\u00eb e\nkisha abortuar f\u00ebmij\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00c7far\u00eb? N\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga\nshakat\u00eb e tua, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb!\u201d, m\u00eb tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb\u201d, i thash\u00eb dhe\nb\u00ebja sikur po qaja nga ana tjet\u00ebr e telefonit. Ai akoma nuk e besonte dhe u\nl\u00ebndua kur u bind se ajo q\u00eb i thash\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb, ndon\u00ebse p\u00ebrs\u00ebri nuk ia\nndjente p\u00ebr mua. Prisja q\u00eb t\u00eb vinte t\u00eb m\u00eb q\u00ebndronte pran\u00eb n\u00eb ato momente shum\u00eb\nt\u00eb v\u00ebshtira, por jo\u2026 ai thjesht mbylli telefonin. K\u00ebto veprime t\u00eb tij m\u00eb b\u00ebnin\nt\u00eb mos pendohesha aspak q\u00eb e g\u00ebnjeva. As halla nuk e dinte \u00e7far\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb\nsepse isha e sigurt\u00eb q\u00eb do t\u00eb m\u00eb qortonte dhe do t\u2019i thoshte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn atij,\npor pasi ia tregova me fakte q\u00eb ai m\u00eb kishte tradhtuar dhe kishte nj\u00eb lidhje\ntjet\u00ebr tashm\u00eb atje, i thash\u00eb edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTi nuk je mir\u00eb! Si mund ta\ng\u00ebnjesh p\u00ebr di\u00e7ka kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme burrin t\u00ebnd?\u201d, m\u00eb qortoi ajo. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cBurrin tim? Ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb im\nshoq n\u00ebse ke arritur ta kuptosh k\u00ebt\u00eb\u201d, i thash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cXhulia, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb t\u00eb\nshkat\u00ebrrosh nj\u00eb familje, por duhet t\u00eb mendosh edhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebs\nt\u00ebnd. Ai me siguri e ka thjesht kalimtare at\u00eb lidhje dhe do t\u00eb kthehet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb\nfamiljen e tij. Nuk ke pse nxitohesh p\u00ebr nj\u00eb veprim q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb pendohesh\u201d.\n<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk do t\u00eb pendohem sepse jam\nshum\u00eb e sigurt\u00eb dhe e p\u00ebrgjegjshme p\u00ebr veprimin q\u00eb po b\u00ebj\u201d, i thash\u00eb me inat,\nngaq\u00eb nuk po m\u00eb ndihmonte.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sido q\u00eb t\u00eb shkonte puna, un\u00eb isha\nshum\u00eb e vendosur p\u00ebr gjith\u00e7ka. Ai me mua nuk kthehej m\u00eb! I shmangia gjithnj\u00eb e\nm\u00eb shum\u00eb telefonatat me t\u00eb dhe po i p\u00ebrkushtohesha totalisht f\u00ebmij\u00ebs q\u00eb do t\u00eb\nlindja. Tani shpresoja q\u00eb Aldi t\u00eb mos kthehej derisa t\u00eb lindja dhe ai v\u00ebrtet, nuk\nu kthye. Kalova nj\u00eb shtatzani t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr faj t\u00eb tij dhe ai as nuk e\nmerrte mundimin t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb telefonat\u00eb t\u00eb vetme. Arsyeja pse telefononte m\u00eb\npar\u00eb kishte qen\u00eb thjesht f\u00ebmija dhe me siguri, tani ishte \u00e7liruar nga ajo barr\u00eb\ne r\u00ebnd\u00eb dhe e kishte rrug\u00ebn e lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar lidhjen e tij t\u00eb re. E\nkuptova se kush ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe as q\u00eb doja t\u2019ia dija m\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Ai\nishte shum\u00eb i pap\u00ebrgjegjesh\u00ebm dhe ndoshta m\u00eb mir\u00eb q\u00eb gj\u00ebrat ndodh\u00ebn k\u00ebshtu\nsepse n\u00ebse do ta vazhdoja at\u00eb martes\u00eb, me siguri do t\u00eb m\u00eb braktiste edhe pasi\nim bir t\u00eb kishte lindur. Erdhi dita q\u00eb duhej t\u00eb lindja dhe ai nuk ishte b\u00ebr\u00eb i\ngjall\u00eb as edhe nj\u00eb dit\u00eb, qoft\u00eb edhe sa p\u00ebr t\u00eb m\u00eb pyetur si isha. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr djalin q\u00eb linda e kisha\nmenduar emrin q\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe e quajta Daniel. Ai u b\u00eb motivi i jet\u00ebs sime n\u00eb\nvazhdim dhe nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e saj. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, lindi i\nsh\u00ebndetsh\u00ebm dhe nuk e imagjinoni dot g\u00ebzimin q\u00eb p\u00ebrjetova kur e mora p\u00ebr her\u00eb\nt\u00eb par\u00eb n\u00eb krah\u00ebt e mi. \u201cDuhet t\u2019i japim lajmin e mir\u00eb Aldit\u201d, tha halla bashk\u00eb\nme prind\u00ebrit, por un\u00eb i ndalova. Duke e ditur q\u00eb nuk do ta pranonin gjithsesi\nvendimin tim, u thash\u00eb se do t\u2019i thoja vet\u00eb m\u00eb pas sepse doja t\u2019ia b\u00ebja\nsurpriz\u00eb. M\u00eb mir\u00eb vdisja sesa kthehesha p\u00ebrs\u00ebri me at\u00eb person i cili m\u00eb shkat\u00ebrroi\njet\u00ebn. Mora hak ndaj tij duke i dh\u00ebn\u00eb fund martes\u00ebs me nj\u00eb telefonat\u00eb dhe duke i\nth\u00ebn\u00eb q\u00eb kishte nj\u00eb djal\u00eb dhe e kisha g\u00ebnjyer p\u00ebr abortin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTi nuk mund t\u00eb ma b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb!\nJo, ti po g\u00ebnjen! Do ta marr djalin tim\u201d, filloi t\u00eb m\u00eb ul\u00ebrinte ai n\u00eb telefon. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cK\u00ebrkoj divorcin dhe mos u\np\u00ebrpiq t\u00eb ma marr\u00ebsh djalin sepse \u00e7do p\u00ebrpjekje e jotja do t\u00eb jet\u00eb e kot\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fillim refuzonte t\u00eb ma jepte\ndivorcin dhe k\u00ebshtu vazhdoi p\u00ebr nj\u00eb vit e gjys\u00ebm, megjithat\u00eb m\u00eb pas, kur e pa\nq\u00eb nuk po ia dilte dot, pranoi t\u00eb divorcohej. Edhe un\u00eb u ndjeva shum\u00eb e \u00e7liruar\ndhe familja ime bashk\u00eb me hall\u00ebn, e mor\u00ebn vesh pasi gjith\u00e7ka kishte mbaruar. N\u00eb\nfillim e kishin shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta pranonin k\u00ebt\u00eb ndarje, por pastaj u m\u00ebsuan\nme iden\u00eb. Edhe un\u00eb e pata shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb fillim p\u00ebr ta rritur tim bir pa\nbaba, por me ndihm\u00ebn e hall\u00ebs, prind\u00ebrve dhe me vullnetin tim t\u00eb hekurt, munda\nt\u2019ia dal. Aldin nuk e kam par\u00eb q\u00eb dit\u00ebn q\u00eb u nis dhe nuk kam folur fare me t\u00eb q\u00eb\ndit\u00ebn q\u00eb i dhash\u00eb fund lidhjes son\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit. Ai me siguri tani ka\nkrijuar nj\u00eb familje t\u00eb re dhe as q\u00eb do t\u2019ia dij\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e tij. Edhe un\u00eb\nk\u00ebt\u00eb dua, q\u00eb ai t\u00eb na l\u00ebr\u00eb t\u00eb qet\u00eb sepse jeta pa t\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e bukur, jam e\nsigurt\u00eb. \u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme se si nj\u00eb person q\u00eb dikur e doje shum\u00eb, tani b\u00ebhet\nnj\u00eb i huaj p\u00ebr ty!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndoshta fati im i keq ishte q\u00eb linda n\u00eb nj\u00eb fshat ku isha e humbur dhe e shk\u00ebputur nga jeta sociale q\u00eb b\u00ebhej n\u00eb qytet. Edhe pse kam lindur atje, asnj\u00ebher\u00eb nuk u p\u00ebrshtata me at\u00eb lloj jetese. \u00c7do gj\u00eb e b\u00ebja e sforcuar, pa d\u00ebshir\u00ebn time. Ua kisha shprehur shpesh d\u00ebshir\u00ebn prind\u00ebrve q\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21033,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[2373],"class_list":["post-22462","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-mekati"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22462","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22462"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22462\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22462"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22462"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22462"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}