{"id":22459,"date":"2019-05-21T13:30:52","date_gmt":"2019-05-21T11:30:52","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22459"},"modified":"2019-05-21T13:10:17","modified_gmt":"2019-05-21T11:10:17","slug":"tradhetova-gruan-me-kunaten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/05\/tradhetova-gruan-me-kunaten\/","title":{"rendered":"Tradh\u00ebtova gruan me kunat\u00ebn!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrsh\u00ebndetje miq t\u00eb gazet\u00ebs!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Dua t\u00eb ndaj me ju nj\u00eb rr\u00ebfim q\u00eb ka koh\u00eb q\u00eb m\u00eb mundon n\u00eb shpirt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Un\u00eb jam nga Tirana, mir\u00ebpo njer\u00ebzit e gruas i kam n\u00eb Lushnj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Me gruan time shkoj shum\u00eb mir\u00eb, edhe pse kemi kaluar koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, si \u00e7do \u00e7ift. Gruaja ime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e p\u00ebrkushtuar dhe, edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mbajtur, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebshorte p\u00ebr t\u2019u pasur zili. Un\u00eb jam munduar gjithmon\u00eb q\u00eb familjes sime t\u00eb mos i mungoj\u00eb asgj\u00eb. P\u00ebr fatin tim t\u00eb mir\u00eb, punoj prej shum\u00eb vitesh me kamion dhe parat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb problem. Kam dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm q\u00eb studiojn\u00eb jasht\u00eb tashm\u00eb prej dy vjet\u00ebsh. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur un\u00eb isha 48 vje\u00e7, b\u00ebja rrug\u00ebn e Sarand\u00ebs me\nkamion dhe, ngaq\u00eb rruga ishte e gjat\u00eb, shpesh ndaloja te njer\u00ebzit e gruas. Ata\nm\u00eb donin shum\u00eb e m\u00eb respektonin si f\u00ebmij\u00ebn e tyre. Edhe un\u00eb i kisha ndihmuar\ngjithmon\u00eb me para dhe me ndere, sepse ishin familje e varf\u00ebr. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon\nedhe m\u00ebrzia ime, sepse si \u00e7do burr\u00eb, edhe un\u00eb u p\u00ebrfshiva nga ndjenjat kafsh\u00ebrore,\npa e ditur se do t\u00eb pendohesha kaq shum\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb dimri po kthehesha nga\nSaranda dhe mendova t\u00eb ndaloja p\u00ebr drek\u00eb te vjehrri. Po binte shum\u00eb shi.\nTrokita dhe n\u00eb der\u00eb m\u00eb doli nusja e re q\u00eb at\u00eb vit e kishim martuar. Ishte S., nusja\ne v\u00ebllait t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb nuses. U futa e ajo m\u00eb priti shum\u00eb mir\u00eb. M\u00eb tha se pleqt\u00eb\nkishin ikur te kunata ime, n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb af\u00ebrt dhe se po na shtronte ta hanim\ndrek\u00ebn bashk\u00eb. Nuk vonoi shum\u00eb dhe ajo e mbushi tavolin\u00ebn. Deri k\u00ebtu \u00e7do gj\u00eb\nishte n\u00eb rregull, sepse un\u00eb, sa her\u00eb shkelja n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi, pritesha m\u00eb s\u00eb\nmiri. H\u00ebngr\u00ebm dhe b\u00ebm\u00eb shaka. Ajo ishte 28 vje\u00e7e edhe ishte jasht\u00eb mase e bukur.\nDuke b\u00ebr\u00eb shaka, muhabet mbas muhabeti, m\u00eb rr\u00ebfeu se burri q\u00eb i jetonte jasht\u00eb,\nkurr\u00eb nuk e kishte k\u00ebnaqur n\u00eb shtrat. P\u00ebr momentin, ngela i shtangur. Mendova\nse po m\u00eb b\u00ebnin vesh\u00ebt. Nuk kishte mund\u00ebsi q\u00eb nusja e re t\u00eb b\u00ebnte ato muhabete\nme mua, kur ne nuk kishim as konfidenca bashk\u00eb. Nuk dija si t\u00eb reagoja dhe n\u00eb\nnj\u00eb moment mendoj se jam skuqur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme vet\u00ebm kjo p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb\nmartes\u00eb t\u00eb lumtur! &#8211; i thash\u00eb. &#8211; M\u00eb shiko mua q\u00eb rropatem p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e nusja m\u00eb\n\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si shoqe&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo qeshi dhe si n\u00ebn z\u00eb, m\u00eb tha: &#8211; Gjithsesi, \u00ebsht\u00eb\ndi\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn femra ka nevoj\u00eb! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk e di t`jua shpjegoj me fjal\u00eb sa jam tronditur\nkur ajo papritmas m\u2019u afrua. \u2013 Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb loj\u00eb s\u00eb bashku, &#8211; m\u00eb tha. &#8211; Gjithmon\u00eb\nm\u00eb ke p\u00eblqyer dhe do t\u00eb arg\u00ebtohemi pak&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb shtanga n\u00eb vend. Isha edhe shum\u00eb i lodhur dhe\nrealisht, nuk po e kuptoja se si ajo arriti t\u00eb m\u00eb ulej n\u00eb preh\u00ebr. E shtyva dhe\nreagova shum\u00eb keq, por ajo nuk u t\u00ebrhoq. Insistoi q\u00eb ta prekja. At\u00ebhere filloi edhe\najo duke m\u00eb prekur dhe ne p\u00ebrfunduam duke u puthur. Gj\u00ebrat e tjera ndodh\u00ebn sa\nhap e mbyll syt\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u2013 Si do t\u00eb kem guxim ta shikoj n\u00eb sy nusen time, apo\nnjer\u00ebzit e saj?! &#8211; i thash\u00eb.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u2013 Un\u00eb e kam tradhtuar disa her\u00eb burrin tim.\nNormalisht, \u00e7far\u00eb pretendon ai, t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb Itali me femra t\u00eb tjera e un\u00eb ta\npres k\u00ebtu? K\u00ebt\u00eb ta harroj\u00eb! &#8211; u p\u00ebrgjigj ajo. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk q\u00ebndrova shum\u00eb pas k\u00ebsaj q\u00eb ndodhi dhe ika. Sapo\nerdha n\u00eb Tiran\u00eb, b\u00ebra nj\u00eb dush dhe mendova momentet q\u00eb kishim kaluar bashk\u00eb. M\u00eb\ndukej \u00e7menduri! Kur m\u00eb pyeti nusja ime, i thash\u00eb q\u00eb isha te familja e saj e S.-ja\nm\u00eb shtroi nj\u00eb drek\u00eb t\u00eb mir\u00eb. M\u00eb pyeti si ishin dhe n\u00ebse kishin folur me t\u00eb v\u00ebllain,\npor un\u00eb iu p\u00ebrgjigja vet\u00ebm: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mir\u00eb. Po!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo filloi t\u00eb m\u00eb thoshte nj\u00eb mij\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr nusen\ne v\u00ebllait t\u00eb saj. Nuk e dinte se \u00e7`lloj femre kishin futur n\u00eb sht\u00ebpi! K\u00ebt\u00eb gj\u00eb\nia rr\u00ebfeva vet\u00ebm shokut tim t\u00eb ngusht\u00eb, i cili m\u00eb tha se ajo ishte fem\u00ebr pa karakter,\npor n\u00ebse po i b\u00ebnte qejfet e veta me tjet\u00ebr njeri, p\u00ebrse t\u00eb mos i b\u00ebja un\u00eb me t\u00eb?!\nKjo bised\u00eb nuk m\u00eb p\u00eblqeu dhe e kund\u00ebrshtova. \u201cAbsolutisht, me mua jo m\u00eb!\u201d, i\nthash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ishte periudha m\u00eb e keqe e jet\u00ebs sime. Disa dit\u00eb m\u00eb\nvon\u00eb m\u00eb erdhi nj\u00eb mesazh. E hapa dhe lexova k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cDua t\u00eb t\u00eb takoj. Eja k\u00ebt\u00eb\nt\u00eb shtun\u00eb sepse pleqt\u00eb vijn\u00eb mbas or\u00ebs 4 n\u00eb sht\u00ebpi. T\u00eb puth\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E kuptova kush ishte sepse nuk kisha asnj\u00eb lidhje me\nfem\u00ebr tjet\u00ebr. Nuk i ktheva p\u00ebrgjigje dhe nuk ika ta takoja kurr\u00eb m\u00eb. Nj\u00eb mesazh\nma d\u00ebrgoi edhe pas disa dit\u00ebsh, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk m\u00eb kishte harruar dhe se\ndonte lidhje me mua. As atij nuk i ktheva p\u00ebrgjigje. Nuk e di a m\u00eb besoni, por\nedhe shum\u00eb koh\u00eb pas asaj q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb, ndihesha shum\u00eb n\u00eb faj. As q\u00eb e mendoja\nta b\u00ebja t\u00eb nj\u00ebjtin gabim, sepse kur shtrihesha n\u00eb krevat me nusen time, mezi e\nshikoja n\u00eb sy. Shum\u00eb her\u00eb m\u00eb kishte pyetur p\u00ebrse nuk kisha shkuar m\u00eb nga prind\u00ebrit\ne saj, por un\u00eb i thoja q\u00eb nuk m\u00eb kishte premtuar koha. Gjeja lloj\u2013lloj\njustifikimesh ose e merrja me makin\u00eb, e lija aty dhe kthehesha ta merrja dit\u00ebn\ntjet\u00ebr, sepse un\u00eb nuk flija dot m\u00eb n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi. Pas nj\u00eb viti, pat\u00ebm nj\u00eb dasm\u00eb\nn\u00eb Lushnje dhe u detyrova t\u00eb shkoja. At\u00eb koh\u00eb kishte ardhur edhe v\u00ebllai i nuses\nnga Italia. M\u00eb iku fytyra kur e pash\u00eb e kur i dhash\u00eb dor\u00ebn. Doja t\u2019ia thoja n\u00eb\nfytyr\u00eb \u00e7far\u00eb femre ksihte n\u00eb krah. Ai dukej i lodhur si \u00e7do emigrant tjet\u00ebr q\u00eb\npunon e cop\u00ebtohet p\u00ebr t\u00eb krijuar familje, nd\u00ebrsa kjo ishte krekosur a thua se\nishte bose. Ia dhash\u00eb edhe asaj dor\u00ebn. Me pafytyr\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe m\u00eb qeshi\nsikur nuk kishte ndodhur asgj\u00eb. M\u00eb iku fytyra! Po kjo fem\u00ebr, kaq e pafytyr\u00eb t\u00eb\nishte vall\u00eb sa t\u2019i afrohej gruas sime e t\u00eb b\u00ebnte sikur po e respektonte?! U ul\u00ebm\nn\u00eb banket dhe ajo me qeshte gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, mir\u00ebpo asnjeri nuk kuptonte\nasgj\u00eb. Me siguri, ajo vazhdon ta tradhtoj\u00eb t\u00eb shoqin q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb Itali dhe\najo ik\u00ebn me viza tre mujore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb, q\u00eb at\u00eb dit\u00eb, nuk shkoj m\u00eb te njer\u00ebzit e gruas.\nAta m\u00eb kan\u00eb pyetur pse nuk shkoj, por un\u00eb jam justifikuar me pun\u00ebn. Nuk kam si\nt\u00eb shkoj, t\u00eb ha buk\u00ebn e t\u00eb p\u00ebrmbys respektin q\u00eb m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb prej vitesh.\nNdihem shum\u00eb n\u00eb faj dhe e di se k\u00ebshtu do t\u00eb ndihem p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb. Kam menduar\nshum\u00eb her\u00eb t\u2019ia rr\u00ebfej k\u00ebt\u00eb ngjarje nuses, por jam i sigurt\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb ma\nfal\u00eb. Pastaj, jam i sigurt\u00eb se sapo t\u00eb rr\u00ebfej un\u00eb historin\u00eb, S.-ja do t\u00eb shpif\u00eb\nsikur e kam joshur un\u00eb, apo ku di \u00e7far\u00eb do t\u00eb sajoj\u00eb. U b\u00ebn\u00eb disa vite dhe ajo\nnuk lind dot f\u00ebmij\u00eb. Kur e diskutojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi si fem\u00ebr t\u00eb mir\u00eb e me virtyte,\nm\u00eb vjen t\u00eb plas. Pse duhet ta shkat\u00ebrronte raportin e bukur q\u00eb kisha me miqt\u00eb e\nmi?! K\u00ebsaj i thon\u00eb t\u00eb fus\u00ebsh n\u00eb der\u00eb nj\u00eb virgj\u00ebresh\u00eb e t\u00eb b\u00ebhet e p\u00ebrdal\u00eb brenda\nvitit! Femrat e tilla gjithmon\u00eb i kam urryer, madje edhe nj\u00eb tradhti nuk ua b\u00ebj\nhallall. Kushedi sa famije do t\u00eb prish\u00eb ajo ndyr\u00ebsir\u00eb e kushedi sa ia ka ulur\nreputacionin familjes s\u00eb gruas sime n\u00eb Lushnje. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ju k\u00ebrkoj ndjes\u00eb p\u00ebr shkrimin, por n\u00ebse e lexon k\u00ebt\u00eb\nshkrim S.-ja, dua t\u2019i them vet\u00ebm kaq: Uroj t\u00eb t\u00eb dalin n\u00eb shesh gjith\u00eb \u00e7far\u00eb ke\nb\u00ebr\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje miq t\u00eb gazet\u00ebs! Dua t\u00eb ndaj me ju nj\u00eb rr\u00ebfim q\u00eb ka koh\u00eb q\u00eb m\u00eb mundon n\u00eb shpirt. Un\u00eb jam nga Tirana, mir\u00ebpo njer\u00ebzit e gruas i kam n\u00eb Lushnj\u00eb. Me gruan time shkoj shum\u00eb mir\u00eb, edhe pse kemi kaluar koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, si \u00e7do \u00e7ift. Gruaja ime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e p\u00ebrkushtuar dhe, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21127,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-22459","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22459","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22459"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22459\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22459"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22459"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22459"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}