{"id":22443,"date":"2019-05-20T15:03:37","date_gmt":"2019-05-20T13:03:37","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22443"},"modified":"2019-05-20T15:04:02","modified_gmt":"2019-05-20T13:04:02","slug":"%ef%bb%bfmentaliteti-shqiptar-i-shkaterroi-jeten-shokut-tim-te-mire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/05\/%ef%bb%bfmentaliteti-shqiptar-i-shkaterroi-jeten-shokut-tim-te-mire\/","title":{"rendered":"\ufeffMentaliteti shqiptar i shkat\u00ebrroi jet\u00ebn shokut tim t\u00eb mir\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Historia q\u00eb dua t\u00eb tregoj i p\u00ebrket L.K., nj\u00eb banori t\u00eb Tiran\u00ebs, <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">kryeqytetit ton\u00eb plot me paragjykime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Ndon\u00ebse nuk kishim lidhje gjaku, un\u00eb e doja si ta kisha v\u00eblla,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> ndaj edhe ndjej p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb shkruaj p\u00ebr historin\u00eb e tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jeta e tij shkonte\nm\u00eb s\u00eb miri deri n\u00eb momentin kur u zbulua sekreti i tij m\u00eb i madh. Edhe mua ma\nkishte mbajtur sekret, ngaq\u00eb i vinte turp e kishte frik\u00eb se mos e paragjykoja.\nAi, prej koh\u00ebsh shoq\u00ebrohej me nj\u00eb djal\u00eb, q\u00eb ishte i dashuri i tij&#8230; Pra, krejt\nproblemi q\u00ebndron se L. K. \u00ebsht\u00eb gej. Kjo ishte e fshehta e tij e madhe, q\u00eb i\nshkat\u00ebrroi jet\u00ebn dhe e largoi s\u2019di se ku. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7do gj\u00eb nisi para\ndisa jav\u00ebsh, kur motra e tij e madhe e gjeti n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre, bashk\u00eb me A.C,\nduke kryer marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale. Ajo menj\u00ebher\u00eb kishte lajm\u00ebruar familjen p\u00ebr \u00e7ka\npo ndodhte, megjith\u00ebse ai i ishte lutur s\u00eb motr\u00ebs q\u00eb ta mbante sekret. Aty, m\u00eb\npas, nisi gj\u00ebma e madhe. Ai nuk u lejua as t\u00eb fliste, as t\u00eb shpjegohej, por\nishte dhunuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kafsh\u00ebrore nga i ati. L. mezi u kishte shp\u00ebtuar duarve\nt\u00eb tij sepse kishte dashur ta vriste. P\u00ebr babain dhe gjith\u00eb familjen, ai ishte\nnj\u00eb turp, nuk ishte m\u00eb pjes\u00eb e familjes s\u00eb tyre, madje duhet t\u00eb zhdukej sepse n\u00ebse\ne zinin, ishin betuar se do ta vrisnin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">L. nuk gjeti p\u00ebrkrahje\nnga askush. Ashtu, i dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, ai erdhi tek un\u00eb\ndhe m\u00eb rr\u00ebfeu t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e tij, por un\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se ta d\u00ebgjoja dhe ta\nkuptoja, nuk mund t\u00eb b\u00ebja asgj\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb sht\u00ebpi s\u2019e merrja dot, se familja\nime s\u2019do ta pranonte kurr\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb ferr i v\u00ebrtet\u00eb\nu b\u00eb edhe p\u00ebr\u00e7mimi e p\u00ebrbuzja e miqve dhe e shok\u00ebve t\u00eb tij. Ata, pasi m\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb\nsekret t\u00eb tij, e p\u00ebrbuz\u00ebn dhe e tall\u00ebn, a thua se vet\u00eb ishin perfekt\u00eb. Disa\nushtruan edhe dhun\u00eb n\u00eb grup! Me \u00e7far\u00eb t\u00eb drejte vall\u00eb? S\u2019e kuptoj si mund t\u00eb\nndodh\u00eb kjo; jam ende e shokuar nga gjith\u00eb kjo histori. Krimi i vet\u00ebm q\u00eb kishte\nb\u00ebr\u00eb L. ishte se kishte jetuar di\u00e7ka q\u00eb e b\u00ebnte t\u00eb ndjehej mir\u00eb; thjesht,\nkishte qen\u00eb i lir\u00eb t\u00eb jetonte. Por, me sa duket, kjo liri, n\u00eb vendin ton\u00eb mund t\u00eb\nt\u00eb kushtoj\u00eb edhe jet\u00ebn. Ai u rrah dhe u p\u00ebrbuz nga familja e shoq\u00ebria, vet\u00ebm\npse kishte prirje seksuale t\u00eb ndryshme nga ata. P\u00ebr fatin e tij t\u00eb keq, q\u00eb tashm\u00eb\ni kishte dyert krejt t\u00eb mbyllura, as i dashuri i tij A. C nuk e p\u00ebrkrahu, madje\np\u00ebr t\u00eb as q\u00eb u d\u00ebgjua. Duke qen\u00eb se familja e L. nuk e njihte A. C, nuk arriti\nta identifikonte dhe vet\u00ebm un\u00eb e di emrin e tij, t\u00eb cilin ma tregoi L. i cili\ntashm\u00eb gjendej krejt i vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb kaq t\u00eb madhe. Pasi ma rr\u00ebfeu t\u00eb gjith\u00eb\nhistorin\u00eb e tij n\u00eb lot, ca prej dhimbjeve fizike t\u00eb shkaktuara nga goditjet e\nbabait e ca nga dhimbja shpirt\u00ebrore, ai u zhduk&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb prej asaj dite\nnuk mora m\u00eb asnj\u00eb lajm prej tij; ndoshta kishte frik\u00eb mos e gjenin n\u00ebp\u00ebrmjet\nmeje. N\u00eb sht\u00ebpi nuk kthehej dot sepse ata ishin betuar q\u00eb do ta vrisnin kudo q\u00eb\ndo ta shikonin, shok\u00ebt as q\u00eb donin t\u2019ia dinin p\u00ebr t\u00eb. Nuk e di \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me\nfatin e tij tani, por do t\u00eb doja vet\u00ebm t\u00eb dija n\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb, q\u00eb ta\nqet\u00ebsoj sadopak nd\u00ebrgjegjen time t\u00eb vrar\u00eb, p\u00ebr faktin q\u00eb s\u2019munda ta ndihmoj. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si kjo histori ka\nshum\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb, por q\u00ebllimi i saj i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i b\u00ebj thirrje shoq\u00ebris\u00eb\nson\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsim, t\u00eb mos jen\u00eb kaq paragjykues sepse gjykuesi yn\u00eb i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb\nZoti dhe Zoti na krijoi t\u00eb jetojm\u00eb t\u00eb lir\u00eb, si\u00e7 duam vet\u00eb dhe jo si\u00e7 duan t\u00eb\ntjer\u00ebt. P\u00ebrkrahini familjar\u00ebt e miqt\u00eb, cilatdoqofshin prirjet e tyre seksuale.\nAta, mbi t\u00eb gjitha, jan\u00eb njer\u00ebz, si t\u00eb gjith\u00eb ne. Drejtohuni nga zemra juaj dhe\njo nga opinioni i t\u00eb tjer\u00ebve; b\u00ebhuni njer\u00ebzor\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia q\u00eb dua t\u00eb tregoj i p\u00ebrket L.K., nj\u00eb banori t\u00eb Tiran\u00ebs, kryeqytetit ton\u00eb plot me paragjykime. Ndon\u00ebse nuk kishim lidhje gjaku, un\u00eb e doja si ta kisha v\u00eblla, ndaj edhe ndjej p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb shkruaj p\u00ebr historin\u00eb e tij. Jeta e tij shkonte m\u00eb s\u00eb miri deri n\u00eb momentin kur u zbulua sekreti i tij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22076,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-22443","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22443","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22443"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22443\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22076"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22443"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22443"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22443"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}