{"id":22419,"date":"2019-05-15T17:00:07","date_gmt":"2019-05-15T15:00:07","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22419"},"modified":"2019-05-15T13:38:49","modified_gmt":"2019-05-15T11:38:49","slug":"%ef%bb%bfe-kisha-urryer-pa-te-drejte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/05\/%ef%bb%bfe-kisha-urryer-pa-te-drejte\/","title":{"rendered":"\ufeffE kisha urryer pa t\u00eb drejt\u00eb!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jam m\u00eb s\u00eb shumti e l\u00ebnduar me ty, <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">me ty q\u00eb m\u00eb fale aq dit\u00eb t\u00eb bukura edhe q\u00eb dite t\u00eb m\u00eb tregosh se \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb dashurosh. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dit\u00ebt e para t\u00eb njohjes son\u00eb ti ishe aq i dashur e aq i \u00ebmb\u00ebl me mua, <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">ashtu si un\u00eb nuk e kisha provuar m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb fund, u shnd\u00ebrrove n\u00eb tjet\u00ebr njeri. Nj\u00eb her\u00eb fillova t\u00eb t\u00eb urrej, fillova t\u00eb t\u00eb mallkoj me zem\u00ebr p\u00ebr largimin, nd\u00ebrsa tani q\u00eb kam lexuar letr\u00ebn t\u00ebnde, kam kuptuar \u00e7do gj\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, t\u00eb k\u00ebrkoj nj\u00ebqind her\u00eb t\u00eb falur! Kam kuptuar se sa shum\u00eb m\u00eb kishe dashur e sa shum\u00eb t\u00eb kisha l\u00ebnduar me fjal\u00ebt e th\u00ebna&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb falni\nlexues, sepse me k\u00ebta rreshta dedikim, harrova t\u00eb prezantohem&#8230; Un\u00eb jam Gena\ndhe jam nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e re q\u00eb jetoj n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Vajza ime\ntani \u00ebsht\u00eb 9 vje\u00e7e dhe ajo \u00ebsht\u00eb fryti i dashuris\u00eb sime t\u00eb ndaluar. Kur un\u00eb isha\nn\u00eb koh\u00ebn e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, nj\u00eb djal\u00eb nga periferia m\u00eb vinte shum\u00eb v\u00ebrdall\u00eb\ndhe ishte shum\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs. Ai ishte shum\u00eb i bukur edhe shum\u00eb i shkath\u00ebt. N\u00eb\nfakt, familja dhe fisi i tij nuk njiheshin si njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb, pasi merreshin me\npun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebligjshme. Edhe vet\u00eb ky merrej. T\u00eb gjitha vajzat e qytetit i\nruheshin njohjes me t\u00eb dhe nuk e shikonin drejt n\u00eb sy kur ai kalonte. Pasurin\u00eb\nq\u00eb ai kishte at\u00eb koh\u00eb, shum\u00eb nga moshataret e mia e \u00ebnd\u00ebrronin. Edhe un\u00eb n\u00eb\nfakt vija nga nj\u00eb familje e varf\u00ebr, k\u00ebshtu q\u00eb edhe mua m\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrshtypje. T\u00eb\ngjith\u00eb m\u00eb ngacmonin sepse jo p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb isha shum\u00eb e mir\u00eb\np\u00ebr t\u2019u par\u00eb. Pas shum\u00eb mundimesh ai arriti t\u00eb m\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen dhe t\u00eb m\u00eb\nb\u00ebj\u00eb p\u00ebr vete. At\u00eb koh\u00eb, kur un\u00eb dilja e pija kafe me t\u00eb n\u00eb qytet, njer\u00ebzit\nfilluan t\u00eb m\u00eb urrenin dhe t\u00eb gjitha vajzat m\u00eb shihnin me xhelozi. Fjal\u00ebt edhe\nkujdesi i atij p\u00ebr mua m\u00eb ngul\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr nj\u00eb dashuri q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta heq nga mendja\nedhe pas shum\u00eb vitesh. Ai do t\u00eb shkonte n\u00eb Itali me pun\u00eb dhe m\u00eb shpjegoi\nekzakt\u00ebsisht me \u00e7far\u00eb merrej e \u00e7far\u00eb b\u00ebnte. U tregua shum\u00eb i hapur dhe un\u00eb u\npreka nga fjal\u00ebt e tij. Familja ime m\u00eb kund\u00ebrshtoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lidhje dhe nj\u00eb\npjes\u00eb e fisit tim madje nuk m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndesnin m\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, mir\u00ebpo un\u00eb e doja dhe\nkjo ndjenj\u00eb ishte e pakontrollueshme e nuk njihte kufij. Isha nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i\nllastuar e nuk po dija se n\u00eb \u00e7`mesele po futesha. Mbaj mend nj\u00eb shprehje t\u00eb\ntij, nj\u00eb shprehje q\u00eb e kam gdhendur n\u00eb zem\u00ebr: \u201cSikur t\u00eb mund t\u00eb t\u00eb merrja n\u00eb\ndor\u00eb dhe t\u00eb t\u00eb mbroja nga gjith\u00eb lig\u00ebsit\u00eb e bot\u00ebs do ta b\u00ebja, por ti je nj\u00eb flutur\ndhe shpresoj t\u00eb fluturosh vet\u00eb larg lig\u00ebsiv\u00eb!\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb, her\u00eb-her\u00eb\nqaja sepse m\u00eb mungonte dhe e doja af\u00ebr \u00e7do moment, por lidhja jon\u00eb nuk ishte\nshkruar t\u00eb shkonte si gjith\u00eb t\u00eb tjerat. Pas nj\u00eb viti lidhje, mora nj\u00eb lajm t\u00eb\nkeq nga i cili u l\u00ebndova pa mas\u00eb. Nj\u00eb komshie e imja m\u00eb tha nj\u00eb dit\u00eb se ai\nkishte ardhur n\u00eb fshat dhe kishte b\u00ebr\u00eb fejes\u00ebn me nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr. Nuk i\nbesova sepse e dija q\u00eb mami kishte qejf t\u00eb m\u00eb largonte dhe mendova mos e kishte\nfutur mami, por nuk kishte qen\u00eb ashtu. B\u00ebra \u00e7mos me shoqet dhe i gjeta numrin e\ntelefonit. E mora n\u00eb telefon edhe i k\u00ebrkova shpjegim. Ai nuk pranoi t\u00eb m\u00eb\ntakonte p\u00ebr disa dit\u00eb duke m\u00eb nxjerr\u00eb justifikime t\u00eb kota. Ajo ishte periudh\u00eb\nshum\u00eb e keqe p\u00ebr mua dhe mb\u00ebshtetje gjeta vet\u00ebm te cigarja. Vazhdova t\u00eb pi pa\npushim edhe nga tre paketa n\u00eb dit\u00eb. Ato koh\u00eb vet\u00ebm qaja dhe u shnd\u00ebrrova n\u00eb nj\u00eb\n18 vje\u00e7are q\u00eb e shikonte tradhtin\u00eb n\u00eb \u00e7do gj\u00eb. Vendosa t\u00eb hidhja dokumentet p\u00ebr\nta vazhduar shkoll\u00ebn n\u00eb Itali dhe t\u00eb ikja nga qyteti im; k\u00ebshtu do t\u00eb lija larg\nnj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dhimbjes sime. Ika n\u00eb Itali dhe u regjistrova n\u00eb fakultet, mir\u00ebpo\nedhe pse nuk kisha persona pran\u00eb, kisha shum\u00eb kujtime. Dit\u00ebt e mia ishin t\u00eb\nzymta dhe nuk kisha m\u00eb at\u00eb buz\u00ebqeshjen e dikurshme, por t\u00eb pakt\u00ebn mami ishte e\nlumtur se isha larguar nga ajo vorbull thashethemesh. Mendoja si t\u00eb ndryshoja t\u00eb\nardhmen time dhe t\u00eb b\u00ebhesha nj\u00eb vajz\u00eb p\u00ebr t\u2019u admiruar. Ai nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00eb kishte\nk\u00ebrkuar, por shoqet e mia i kishin th\u00ebn\u00eb q\u00eb kisha vazhduar jet\u00eb t\u00eb re. Pas tre\nmuajsh, rast\u00ebsisht takova nj\u00eb shokun e vet n\u00eb Verona. Ai m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeti dhe\nfol\u00ebm pak. Kur m\u00eb pyeti p\u00ebr at\u00eb, m\u2019u mbush\u00ebn syt\u00eb me lot. Edhe ai sapo kishte\nkomunikuar me t\u00eb, kishte shkuar e i kishte th\u00ebn\u00eb gjith\u00eb situat\u00ebn. K\u00ebshtu, ish-i\ndashuri im nuk kishte l\u00ebn\u00eb gur\u00eb pa l\u00ebvizur dhe nj\u00eb nat\u00eb kur un\u00eb kisha dal\u00eb me\nca shoqe italiane n\u00eb muzik\u00eb live, u gjend aty. E pash\u00eb nga larg dhe p\u00ebr nj\u00eb\nmoment, harrova at\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb. Zemra m\u00eb rrahu si dikur kur isha n\u00eb\nshkoll\u00eb t\u00eb mesme. Mora vrull dhe iu hodha n\u00eb qaf\u00eb duke qar\u00eb un\u00eb edhe ai. Ishim\nt\u00eb dy si nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Ishte fantastike dhe t\u00eb gjith\u00eb aty u kthyen duke na\npar\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb na duartrokit\u00ebn dhe pasi u puth\u00ebm, un\u00eb mora \u00e7ant\u00ebn e ika me t\u00eb.\nAt\u00eb nat\u00eb fola pafund dhe qava para syve t\u00eb tij duke iu p\u00ebrgj\u00ebruar t\u00eb b\u00ebnte hapa\npas e t\u00eb prishte fejes\u00ebn. Sipas tij, kjo gj\u00eb nuk mund t\u00eb ndodhte, sepse ai kishte\nmarr\u00eb nj\u00eb nuse p\u00ebr prind\u00ebrit se vet\u00eb nuk do t\u00eb jetonte n\u00eb Shqip\u00ebri. At\u00eb nat\u00eb n\u00eb\nkrah\u00ebt e tij ndihesha si e vdekur, nuk kisha as fuqi ta kund\u00ebrshtoja, nuk kisha\nas fuqi t\u00eb ikja. E kuptova se ai njeri m\u00eb p\u00ebrkiste, edhe pse e dija se isha\nshum\u00eb gabim n\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje. Ai m\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb jetonte me mua, t\u00eb merrte sht\u00ebpi\ndhe un\u00eb, pas disa dit\u00ebsh q\u00eb dola me t\u00eb, u binda t\u00eb ndiqja rrug\u00ebn e zemr\u00ebs. Gjet\u00ebm\nnj\u00eb sht\u00ebpi s\u00eb bashku dhe un\u00eb u transferova atje. Familja ime nuk e dinte q\u00eb un\u00eb\njetoja me at\u00eb, por e dinte se jetoja me shoqe. Ai, nd\u00ebrkoh\u00eb, kishte ndar\u00eb dit\u00ebn\ne dasm\u00ebs dhe e mbaj mend si sot kur e p\u00ebrcolla n\u00eb aeroport p\u00ebr Shqip\u00ebri. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Kjo dit\u00eb\nduhet t\u00eb ishte dita ime! &#8211; i thash\u00eb n\u00eb lot. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai heshti dhe\nm\u00eb p\u00ebrqafoi fort. Iku pa e kthyer kok\u00ebn mbrapa, a thua se mua m\u00eb kishte vet\u00ebm\nsi nj\u00eb streh\u00eb ku ndihej i sigurt\u00eb. Sa e sa her\u00eb e kam menduar me vete se isha\nthjesht nj\u00eb e dashuruar e pashpres\u00eb. Her\u00eb-her\u00eb m\u00eb dukej vetja shum\u00eb mjerane. Ai\nq\u00ebndroi nj\u00eb muaj n\u00eb Shqip\u00ebri dhe un\u00eb \u00e7do sekond\u00eb imagjinoja at\u00eb duke b\u00ebr\u00eb\ndasm\u00ebn dhe qaja pa fund. Nuk kisha guxim ta merrja as n\u00eb telefon. Pas nj\u00eb muaji\nai erdhi tek un\u00eb dhe m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb falur p\u00ebr gjith\u00eb vuajtjet q\u00eb m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb\nt\u00eb kaloja. M\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb 1000 tr\u00ebndafila t\u00eb kuq edhe nj\u00eb unaz\u00eb floriri dhurat\u00eb.\nIsha shum\u00eb e bindur q\u00eb m\u00eb donte sepse e ndjeja n\u00eb trupin e tij, n\u00eb frym\u00ebmarrjen\ne tij dhe nga m\u00ebnyra se si m\u00eb p\u00ebrqafonte nat\u00ebn. M\u00eb betohej se ajo ishte nj\u00eb\nzgjidhje thjesht familjare, t\u00eb cil\u00ebn kurrsesi nuk e kishte b\u00ebr\u00eb vet\u00eb. Un\u00eb, q\u00eb\nisha mahnitur mbas tij, i besoja verb\u00ebrisht. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe q\u00eb jetuam bashk\u00eb,\nun\u00eb isha n\u00eb shkoll\u00eb dhe fillova edhe pun\u00eb, nd\u00ebrsa ai merrej me pun\u00ebt e tij, si\np\u00ebrher\u00eb. Ikte n\u00eb Milano e rreth e p\u00ebrqark Italis\u00eb dhe kishte raste q\u00eb rrinte\nnga tre apo kat\u00ebr dit\u00eb pa m\u00eb par\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, un\u00eb zbulova disa tradhti t\u00eb\ntijat, mir\u00ebpo m\u00eb thoshte se ishin vet\u00ebm gj\u00ebra kalimtare dhe un\u00eb nuk kisha guxim\nta ndaja. Realisht, isha verbuar nga ai njeri. Po kaloja nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb keqe\ndhe mendoja t\u00eb merrja disa kursime e t\u00eb ikja p\u00ebr Zvic\u00ebr. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, pata\nsi dob\u00ebsi n\u00eb trup dhe fajin ua lash\u00eb trazirave dhe shqet\u00ebsimeve shpirt\u00ebrore q\u00eb\nkalova. Ai m\u00eb betohej se ato tradhti i kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr momentin dhe realisht,\nvajzat i shkonin nga pas sepse ishte edhe shum\u00eb i pash\u00ebm. Ika n\u00eb spital p\u00ebr t\u00eb\nmatur tensionin dhe mjeku im m\u00eb dha lajmin se isha shtatz\u00ebn\u00eb. M\u2019u b\u00eb shum\u00eb qejfi,\nedhe pse nuk dija se si t\u2019ia shpjegoja familjes sime. Ika n\u00eb sht\u00ebpi dhe ia\ndhash\u00eb lajmin e bukur. Ai m\u00eb mori n\u00eb krah\u00eb edhe m\u00eb p\u00ebrqafoi me mall. M\u00eb puthi\nk\u00ebmb\u00ebt e barkun dhe nga g\u00ebzimi filloi t\u00eb k\u00ebndonte n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi. At\u00eb nat\u00eb m\u2019u\nduk vetja femra m\u00eb e lumtur n\u00eb bot\u00eb sepse n\u00eb krah kisha mashkullin q\u00eb doja dhe\nn\u00eb bark kisha nj\u00eb dashuri t\u00eb re. Pak nga pak, i thash\u00eb edhe mamit dhe ajo u\nlumturua edhe pse e dinte gjendjen time. Ajo m\u00eb q\u00ebndroi shum\u00eb af\u00ebr me k\u00ebshillat\nq\u00eb m\u00eb dha. Mb\u00ebshtetjen e saj nuk e prisja. Ma b\u00ebri zemr\u00ebn mal. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; N\u00ebse ti e\ndo dhe je shtatz\u00ebn\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ai ndjen p\u00ebr ty edhe k\u00ebshtu, nes\u00ebr pasnes\u00ebr,\nedhe po t\u00eb mos e kesh pran\u00eb, do ta kesh kujtimin e tij p\u00ebrgjithnj\u00eb! &#8211; m\u00eb tha\najo. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb k\u00ebsaj\nkohe dol\u00ebm n\u00ebp\u00ebr qytet dhe bleva p\u00ebr vajz\u00ebn ton\u00eb gj\u00ebrat e para. Ishim shum\u00eb t\u00eb\nlumtur p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb, vet\u00ebm se ai e b\u00ebnte rrug\u00eb p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi te prind\u00ebrit\nshum\u00eb m\u00eb shpesh. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, edhe gruaja e tij ngelishtatz\u00ebn\u00eb. K\u00ebto gj\u00ebra\nm\u2019i tregonte mami im sa her\u00eb e merrja n\u00eb telefon sepse i kisha k\u00ebrkuar t\u00eb m\u00eb\ninformonte mbi \u00e7do gj\u00eb. Sa her\u00eb flisja un\u00eb n\u00eb telefon me at\u00eb, vet\u00ebm m\u00eb fliste\n\u00ebmb\u00ebl e me dashuri p\u00ebr mua dhe p\u00ebr vajz\u00ebn q\u00eb kisha n\u00eb bark, nd\u00ebrsa p\u00ebr familjen\ne tij nuk m\u00eb hapte fare muhabet. Mua n\u00eb mars m\u00eb lindi vajza dhe ai erdhi tek\nun\u00eb, m\u00eb q\u00ebndroi pran\u00eb. Mora edhe mamin tim e cila m\u00eb jepte \u00e7do sekond\u00eb\np\u00ebrkrahje. Jetuam si nj\u00eb familje, si familja q\u00eb un\u00eb gjithmon\u00eb kisha \u00ebnd\u00ebrruar.\nVuajtjet p\u00ebr mua ishin vet\u00ebm kur b\u00ebnim debat p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe direkt\nai m\u00eb k\u00ebrkonte falje, k\u00ebshtu q\u00eb me plot goj\u00ebn pran\u00eb tij isha e lumtur. Duke qen\u00eb\nse kishte ca koh\u00eb probleme me shtetin dhe q\u00ebndroi disa koh\u00eb n\u00eb burg, un\u00eb\nq\u00ebndrova shum\u00eb vet\u00ebm. Ikja e takoja sa e sa her\u00eb n\u00eb takime, derisa dikur,\nbashk\u00eb me shok\u00ebt e vet, gjet\u00ebm m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr ta nxjerr\u00eb q\u00eb aty. Mendoja me veten\ntime se pse duhet t\u2019i kaloja un\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto, kur gruaja e vet hante, pinte,\nrrinte mbi shpatullat e tij dhe asnj\u00eb let\u00ebr nuk ia kishte shkruar. Pasi doli\nnga burgu, ai vendosi t\u00eb kthehej n\u00eb Shqip\u00ebri se problemet ende nuk i kishte mbyllur.\nUn\u00eb nuk isha aspak dakord, por ky vendim u mor pa mendimin tim. Vajza nd\u00ebrkoh\u00eb\nrritej dhe k\u00ebrkonte babain t\u00eb cilin dukej sikur e kishte ende n\u00eb burg. Nj\u00eb dit\u00eb\nduke folur me mamin, ajo m\u00eb tha: \u201cMerr vajz\u00ebn dhe kthehu n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. Kishin\nkaluar tre vjet dhe m\u00eb kishte mbetur vet\u00ebm nj\u00eb vit fakultet, pasi n\u00eb m\u00ebsime\nkisha dh\u00ebn\u00eb maksimumin. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U ktheva n\u00eb\nqytetin tim pas shum\u00eb peripecish dhe pata jo pak v\u00ebshtir\u00ebsi pasi t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb\npyesnin p\u00ebr vajz\u00ebn dhe donin t\u00eb dinin p\u00ebr jet\u00ebn time shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7`u\ntakonte. Dihet si jan\u00eb shqiptar\u00ebt, vet\u00ebm muhabet duan. Aty u p\u00ebrballa me\nrealitetin. K\u00ebrkoja mb\u00ebshtetje tek ai. E takoja n\u00ebp\u00ebr kafenet\u00eb e qytetit, por m\u00eb\ndukej shum\u00eb i ftoht\u00eb. M\u00eb puthte, m\u00eb p\u00ebrqafonte, por kur i k\u00ebrkoja t\u00eb iknim n\u00eb\nhotel, nuk pranonte. Mendoja me vete se mos ndoshta nuk i p\u00eblqeja m\u00eb apo mos\nndoshta i ishte betuar dikujt q\u00eb nuk do ta tradhtonte m\u00eb, mir\u00ebpo kjo nuk kishte\nqen\u00eb arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb. At\u00eb koh\u00eb vuajta shum\u00eb dhe qaja n\u00eb sy t\u00eb vajz\u00ebs. E\nmallkoja dashurin\u00eb dhe besnik\u00ebrin\u00eb time ndaj atij njeriu. Kudo ku dilja e k\u00ebdo\nq\u00eb takoja, m\u00eb dukej sikur t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb gjykonin. Vajza ime e gjor\u00eb ishte jetime\nme baba gjall\u00eb. I lutesha Zotit t\u00eb ma falte k\u00ebt\u00eb m\u00ebkat. Nd\u00ebrkoh\u00eb, gruaja e tij\nkishte lindur dhe flinte p\u00ebrnat\u00eb me dashurin\u00eb time n\u00eb krah\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb\nflija vet\u00ebm. Takoja shum\u00eb shok\u00eb t\u00eb tij dhe u qaja n\u00eb tavolin\u00eb sepse nuk e\nkuptoja \u00e7far\u00eb e kishte larguar aq shum\u00eb nga un\u00eb, por as ata nuk m\u00eb dhan\u00eb nj\u00eb\nshpjegim p\u00ebr sjelljen e tij. Nj\u00eb dit\u00eb takova nj\u00eb mikun ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb\ncilit i kisha besuar shum\u00eb gj\u00ebra dhe n\u00eb Itali na kishte ndihmuar shum\u00eb. Ia\ntregova atij gjith\u00eb historin\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte ndodhur dhe ai m\u00eb premtoi se p\u00ebr disa\ndit\u00eb se do m\u00eb tregonte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. K\u00ebto fjal\u00eb m\u00eb qet\u00ebsuan disi, pasi doja t\u00eb\ndija di\u00e7ka; t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb qet\u00ebsoja shpirtin. Ai m\u00eb d\u00ebrgonte lek\u00eb p\u00ebr vajz\u00ebn\nn\u00ebp\u00ebrmjet \u00e7unave t\u00eb lagjes sepse un\u00eb nuk punoja, por kishte dy muaj pa m\u00eb\ntakuar. Disa her\u00eb mendoja me veten se mos kishte ikur jasht\u00eb, por nuk kishte\nikur sepse m\u00eb than\u00eb ca kush\u00ebrira t\u00eb tij. M\u00eb than\u00eb q\u00eb kishte qen\u00eb ca koh\u00eb i\nshtruar n\u00eb spital n\u00eb Tiran\u00eb dhe desha t\u00eb shkoja ta takoja sepse u b\u00ebra merak p\u00ebr\nt\u00eb. I telefonova atij mikut ton\u00eb i cili do t\u00eb m\u00eb thoshte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mbi ne dhe\nm\u00eb tha: \u201cDo t\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj un\u00eb te spitali, ty dhe vajz\u00ebn\u201d. U vesha dhe b\u00ebra\nvajz\u00ebn gati. Mezi po e prisja t\u00eb vinte sepse doja ta takoja nj\u00eb minut\u00eb e m\u00eb\npar\u00eb. Kisha dy muaj pa e takuar fare, vet\u00ebm kisha folur n\u00eb telefon. N\u00ebna ime m\u00eb\nkund\u00ebrshtoi, por nuk m\u00eb pengonte dot t\u00eb shkoja ta takoja. Doja ta shtr\u00ebngoja me\ndashuri e t\u2019i thoja se m\u00eb kishte munguar pa mas\u00eb. Rrug\u00ebs duke ikur, miku yn\u00eb, m\u2019u\nduk shum\u00eb i m\u00ebrzitur. E pyeta disa her\u00eb \u00e7far\u00eb kishte, por m\u00eb tha se \u00e7do gj\u00eb do\nt\u00eb b\u00ebhej m\u00eb mir\u00eb. Vajz\u00ebs sikur t`ia ndjente zemra, sa hym\u00eb n\u00eb spital filloi t\u00eb\nqante p\u00ebr t\u00eb atin. U l\u00ebshova mbi t\u00eb dhe u habita sa ishte dob\u00ebsuar. Aty n\u00eb kok\u00eb\nkishte t\u00eb atin dhe t\u00eb \u00ebm\u00ebn t\u00eb cil\u00ebt nuk i g\u00ebzoi vizita ime. U dhash\u00eb dor\u00ebn\natyre dhe e putha me shum\u00eb mall dashurin\u00eb time.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; \u00c7far\u00eb ke\nzem\u00ebr? Ma thuaj! &#8211; pyesja me lot n\u00eb sy, por nga ai nuk mora p\u00ebrgjigje, vet\u00ebm lot.\nM\u00eb zgjati nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb shkruar me shkrim dore dhe m\u00eb k\u00ebrkoi ta lexoja kur t\u00eb\nisha n\u00eb sht\u00ebpi. M\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb t\u2019i ngrija vajz\u00ebn p\u00ebr ta puthur. Isha shum\u00eb e\nshokuar dhe realisht, m\u00eb ishte mpir\u00eb truri. Dol\u00ebm nga spitali me nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb\nkeqe n\u00eb stomak dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb hipja n\u00eb makin\u00eb, mendoja p\u00ebr letr\u00ebn. Sa e sa\ndit\u00eb e kisha mallkuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb larg\u00ebsi, sa e sa dit\u00eb e kisha mallkuar momentin\ne njohjes son\u00eb. Tani q\u00eb kisha filluar ta urreja sadopak ai m\u00eb riktheu dashurin\u00eb\nvet\u00ebm me disa fjal\u00eb. N\u00eb let\u00ebr shkruante: &#8220;E dashura ime, t\u00eb k\u00ebrkoj t\u00eb\nfalur p\u00ebr gjith\u00eb vuajtjet q\u00eb t\u00eb kam shkaktuar. M\u00eb beso k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb fundit q\u00eb\npo kaloj, ti dhe vajza jeni qendra e mendimeve t\u00eb mia. Sa e sa her\u00eb e kujtoj\nkur ishe f\u00ebmij\u00eb dhe un\u00eb t\u00eb vija nga pas me makin\u00eb. Ndoshta do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb\nmir\u00eb mos t\u00eb t\u00eb kisha takuar kurr\u00eb. Ndoshta tani do t\u00eb ishe n\u00eb pun\u00eb, e martuar\nme nj\u00eb familje normale dhe me nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb t\u00eb rrinte pran\u00eb, jo si ti q\u00eb po b\u00ebn\n100 sakrifica p\u00ebr t\u00eb rritur vajz\u00ebn ton\u00eb, e vetme dhe me nj\u00eb n\u00ebn\u00eb q\u00eb po punon\np\u00ebr t\u00eb paguar faturat e energjis\u00eb. Dije q\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto dit\u00eb q\u00eb s`t\u00eb kam takuar,\nkam imagjinuar \u00e7do nat\u00eb sikur b\u00ebja dashuri me ty. N\u00eb analizat q\u00eb m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb\nn\u00eb burg un\u00eb kam dal\u00eb me SIDA dhe kjo ishte arsyeja pse nuk t\u00eb afroja si dikur.\nNuk kisha guxim t\u00eb t\u00eb dilja p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb t\u00eb th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb nd\u00ebr tradhtit\u00eb e mia\nm\u00eb kishte kushtuar kaq r\u00ebnd\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb vendosa t\u00eb t\u00eb shkruaja. T\u00eb k\u00ebrkoj nj\u00eb\nnder. T\u00eb ik\u00ebsh n\u00eb spitalin e par\u00eb e t\u00eb b\u00ebsh analizat e tua dhe t\u00eb vajz\u00ebs. T\u00eb\npakt\u00ebn shpresoj t\u00eb mos jua kem l\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb tragjedi edhe juve n\u00eb familje&#8221;. Kjo\nishte letra e dashuris\u00eb sime t\u00eb cil\u00ebn e laj me lot sa her\u00eb e lexoj. Ka pasur\nraste kur e kam lexuar e rilexuar p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Ai vdiq pas nj\u00eb viti n\u00eb\nspital dhe bashk\u00eb me t\u00eb mori edhe d\u00ebshir\u00ebn time p\u00ebr t\u00eb jetuar. Sa e sa koh\u00eb e\nkisha urryer, por tani ajo urrejtje m\u2019u kthye n\u00eb dashuri dhe dhimbje. K\u00ebt\u00eb nuk\ndo t`ia fal kurr\u00eb. Pse iku?! Pse na la n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira?! Un\u00eb edhe vajza\nfatmir\u00ebsisht jemi sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb, por un\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb kisha vdekur me t\u00eb. Kjo\ndashuri m\u00eb shkat\u00ebrroi jet\u00ebn e \u00e7do dit\u00eb luftoj p\u00ebr engj\u00ebllin tim t\u00eb vog\u00ebl sepse\nnuk kam arsye tjet\u00ebr pse t\u00eb jetoj. Tani jemi vet\u00ebm un\u00eb, ajo dhe mami im. Nuk\nndihem m\u00eb keq sa kur ai ishte gjall\u00eb dhe nuk k\u00ebrkonte t\u00eb m\u00eb takonte, pothuajse \u00ebsht\u00eb\ne nj\u00ebjta dhimbje. Tani e kam kuptuar asryen e tij dhe e kam falur. Tani e kam\nkuptuar pse m\u00eb rrinte shum\u00eb ftoht\u00eb dhe nuk m\u00eb afronte n\u00eb intimitet. Ju p\u00ebrsh\u00ebndes\nt\u00eb gjith\u00ebve dhe ju fal\u00ebnderoj q\u00eb duruat t\u00eb ndanit me mua dhimbjen q\u00eb kam\np\u00ebrjetuar. N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, m\u00eb keni leht\u00ebsuar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jam m\u00eb s\u00eb shumti e l\u00ebnduar me ty, me ty q\u00eb m\u00eb fale aq dit\u00eb t\u00eb bukura edhe q\u00eb dite t\u00eb m\u00eb tregosh se \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb dashurosh. Dit\u00ebt e para t\u00eb njohjes son\u00eb ti ishe aq i dashur e aq i \u00ebmb\u00ebl me mua, ashtu si un\u00eb nuk e kisha provuar m\u00eb par\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21711,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-22419","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22419","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22419"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22419\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22419"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22419"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22419"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}