{"id":22394,"date":"2019-05-11T23:30:29","date_gmt":"2019-05-11T21:30:29","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22394"},"modified":"2019-05-11T23:09:16","modified_gmt":"2019-05-11T21:09:16","slug":"%ef%bb%bfe-dua-per-leket-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/05\/%ef%bb%bfe-dua-per-leket-e-tij\/","title":{"rendered":"\ufeffE dua p\u00ebr lek\u00ebt e tij!"},"content":{"rendered":"\n<p>T\u00eb dashur lexues t\u00eb gazet\u00ebs!<\/p>\n\n\n\n<p> Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb grua q\u00eb p\u00ebr pak kisha humbur t\u00eb gjitha <\/p>\n\n\n\n<p>shpresat e tani ndjehem sikur kam lindur me k\u00ebmish\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Jam e divorcuar dhe\nkam nj\u00eb vajz\u00eb. Me burrin u ndava sepse nuk ishte shum\u00eb pun\u00ebtor dhe nuk i kishte\necur. Mua m\u00eb dukej se me t\u00eb do t\u00eb mbetesha gjithmon\u00eb e varf\u00ebr. Jo se nuk mund\nta tradhtoja me ndonj\u00eb tjet\u00ebr, por doja t\u00eb lidhesha me ndonj\u00eb t\u00eb pasur q\u00eb t\u00eb m\u00eb\nmbante me lek\u00eb, por edhe t\u00eb isha e lir\u00eb. Kur isha e martuar, e kisha nj\u00eb t\u00eb dashur\ne nuk m\u00eb vinte aspak keq q\u00eb e tradhtoja burrin. U ndava dhe mendoja se do ta\ngjeja nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb pasur. Ndarja me burrin ishte nj\u00eb vendim i mir\u00eb, tani q\u00eb e\nmendoj, por t\u00eb gjith\u00eb at\u00ebher\u00eb m\u00eb than\u00eb q\u00eb po b\u00ebja nj\u00eb gabim t\u00eb madh, sepse nuk\nkisha asnj\u00eb arsye q\u00eb t\u00eb prishja familjen. E pra, un\u00eb kisha nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb burr\u00eb\nt\u00eb pasur. <\/p>\n\n\n\n<p>Pas ndarjes kisha\ndisa raste, por asnj\u00ebri nuk m\u00eb p\u00ebrshtatej. N\u00ebse ishin t\u00eb pasur, do t\u00eb kishin\nndonj\u00eb t\u00eb dashur tjet\u00ebr apo kishin familje e nuk mund t\u00eb dilja hapur me t\u00eb\nvet\u00ebm duke u fshehur. Asgj\u00eb nuk po m\u00eb ecte. Rroga nuk m\u00eb dilte p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra\ndhe vajz\u00ebs i mungonin gj\u00ebrat kryesore. M\u00eb duhej t\u00eb paguaja qiran\u00eb dhe t\u00eb\nushqeheshim, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nuk na tepronin shum\u00eb lek\u00eb, megjithat\u00eb e\nnxirrja vajz\u00ebn pasditeve q\u00eb t\u2019ia plot\u00ebsoja nevojat, q\u00eb ajo t\u00eb ndihej mir\u00eb e t\u00eb\nmos e ndjente shum\u00eb munges\u00ebn e t\u00eb atit. <\/p>\n\n\n\n<p>Isha shum\u00eb e\nm\u00ebrzitur dhe po varf\u00ebrohesha \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr, mir\u00ebpo asnj\u00eb moment nuk u\nm\u00ebrzita pse isha divorcuar sepse e ndjeja se do t\u00eb m\u00eb vinte fati n\u00eb der\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Pas shum\u00eb kohe mundimesh,\nisha lodhur me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb pasur. Ia kisha shprehur\nk\u00ebt\u00eb edhe shoqes sime t\u00eb ngusht\u00eb. I kisha shprehur se tashm\u00eb asnj\u00eb nuk do t\u00eb\ngjeja, k\u00ebshtu q\u00eb po b\u00ebja nj\u00eb jet\u00eb krejt tjet\u00ebr nga ajo q\u00eb kisha \u00ebnd\u00ebrruar, por\ngj\u00ebrat ndryshuan&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p>Kisha shkuar me vajz\u00ebn\nte kodrat e liqenit. Ajo m\u00eb k\u00ebrkoi ta \u00e7oja n\u00eb nj\u00eb vend ku t\u00eb lozte, por un\u00eb\nkisha lek\u00ebt e fundit n\u00eb portofol derisa t\u00eb merrja rrog\u00ebn pas dy dit\u00ebsh. <\/p>\n\n\n\n<p>Isha ulur n\u00eb kafe\ndhe kisha porositur nj\u00eb makiato p\u00ebr vete dhe vajz\u00ebs ia kisha bler\u00eb l\u00ebngun e\nfrutave n\u00eb nj\u00eb dyqan q\u00eb t\u00eb mos harxhonim shum\u00eb lek\u00eb. Vajza po luante te lodrat\ne lokalit, nd\u00ebrsa un\u00eb po lundroja si gjithmon\u00eb n\u00eb Facebook. Tani, jo p\u00ebr t\u00eb\ngjetur nj\u00eb burr\u00eb si\u00e7 b\u00ebja her\u00ebt e tjera, sepse t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kisha gjetur\nishin jo ashtu si\u00e7 i doja. Isha e p\u00ebrqendruar te telefoni, kur d\u00ebgjova nj\u00eb z\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Mir\u00ebm\u00ebngjes! Si\njeni?<\/p>\n\n\n\n<p>U ktheva nj\u00ebherazi\ndhe e p\u00ebrsh\u00ebndeta e \u00e7uditur, sepse nuk e njihja.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk m\u00eb njihni, e\ndi, por meq\u00eb ju pash\u00eb n\u00eb Facebook, mendova se mund t\u00eb b\u00ebhemi shok\u00eb. Edhe ju e\np\u00ebrdorni shum\u00eb, besoj. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Tani jo, por m\u00eb\npar\u00eb, po. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; E keni problem t\u00eb\nulem me ju. Edhe un\u00eb jam vet\u00ebm&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po ku e dini se\nnuk po pres ndonj\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ju kam par\u00eb q\u00eb\nvini ose vet\u00ebm me vajz\u00ebn tuaj, ose me vajz\u00ebn dhe shoqen. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; M\u00eb paskeni\nv\u00ebzhguar me kujdes! &#8211; i thash\u00eb qet\u00ebsisht. &#8211; Uluni. Jam vet\u00ebm me vajz\u00ebn, s\u2019ka\nproblem. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; M\u00eb keni t\u00ebrhequr\nv\u00ebmendjen, n\u00eb fakt. Faleminderit q\u00eb m\u00eb lejuat t\u00eb ulem me ju. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; S\u2019ka gj\u00eb&#8230; As un\u00eb\nnuk po e shtyja kafen vet\u00ebm. <\/p>\n\n\n\n<p>Biseduam dhe\nshk\u00ebmbyem adresat e Facebookut. Vajza u afrua dhe nuk u shqet\u00ebsua aspak kur na\npa t\u00eb pinim kafe. Ky ishte nj\u00eb fillim i mir\u00eb. Ai pagoi edhe kafet. Ishte shum\u00eb\ni mir\u00eb e i edukuar. Shkova n\u00eb sht\u00ebpi e ndjehesha shum\u00eb mir\u00eb. Jo vet\u00ebm se m\u00eb\npagoi kafen, por ndjeja se ai ishte i duhuri. Doja ta hapja Facebookun n\u00eb\nkompjuter q\u00eb t\u00eb shikoja m\u00eb mir\u00eb fotot, por nuk e kisha paguar, k\u00ebshtu q\u00eb u\nmjaftova me celularin. Shk\u00ebmbyem edhe numrat e telefonit. Ai kishte num\u00ebr me\nnj\u00ebzet dhe kjo tregonte q\u00eb ishte p\u00ebr mua! Mir\u00eb thon\u00eb: \u201cZoti vonon, por nuk\nharron\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p>Nja dy dit\u00eb nuk e\nmora n\u00eb telefon dhe nuk i b\u00ebra asnj\u00eb shenj\u00eb n\u00eb profilin e tij. Doja t\u00eb\nsigurohesha q\u00eb nuk kishte ndonj\u00eb t\u00eb dashur, sepse i martuar m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se\nnuk ishte. E studiova mir\u00eb dhe u sigurova se nuk kishte asnj\u00eb lidhje. Kjo\ntregonte se do ta kisha shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb me t\u00eb. N\u00eb fakt, edhe si tip jam pak e\nhedhur, n\u00eb kuptimin q\u00eb, po desha, e arrij at\u00eb q\u00eb dua me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb. Ndoshta m\u00eb\nquajn\u00eb t\u00eb keqe, por s\u2019e kam shum\u00eb problem. Sidomos tashm\u00eb q\u00eb kisha gjetur\nobjektivin q\u00eb po e k\u00ebrkoja prej koh\u00ebsh, pas dy-tre dit\u00ebsh i \u00e7ova nj\u00eb mesazh. I\nthash\u00eb se doja t\u2019ia ktheja kafen q\u00eb m\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb. N\u00eb fakt, nuk kisha me se\nta paguaja, k\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebr siguri, n\u00ebse ai nuk do t\u00eb paguante, ia mora shoqes\nsime nj\u00eb dhjet\u00eb mij\u00eb lek\u00ebsh. Ve\u00e7se, po t\u00eb mos paguante, nuk do t\u00eb dilja m\u00eb me\nt\u00eb. Interesi kishte pushtuar mendjen time dhe nuk e kisha nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebja\nndryshe. Ai pranoi menj\u00ebher\u00eb t\u00eb dilnim. E kuptova se i kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb kok\u00eb p\u00ebr\nmua menj\u00ebher\u00eb. Dol\u00ebm, sigurisht, s\u00eb bashku me vajz\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Desha t\u00eb merrja\nmakin\u00ebn t\u00eb dinim jasht\u00eb qytetit &#8211; tha ai, sapo m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeti &#8211; por mendova se\nmos e merrje p\u00ebr keq ti. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; N\u00eb fakt, shum\u00eb\nmir\u00eb mendove&#8230; Nuk njihemi aq mir\u00eb&#8230; \u2013 i thash\u00eb un\u00eb q\u00eb t\u00eb dukesha sikur ishte\nnj\u00eb lidhje e zakonshme, por n\u00eb fakt k\u00ebnaqesha q\u00eb kishte edhe makin\u00eb e ishte\nnjeri q\u00eb donte t\u00eb dilte shum\u00eb e ta shijonte jet\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p>Flisnim s\u00eb bashku\ndhe un\u00eb i lija t\u00eb kuptonte se isha nj\u00eb grua shum\u00eb serioze dhe her\u00eb-her\u00eb b\u00ebja\nsikur nuk isha e interesuar aspak p\u00ebr lek\u00ebt. Ai ishte shum\u00eb naiv, mir\u00ebpo gjat\u00eb\nbised\u00ebs i ra telefoni nj\u00ebher\u00eb. E kishin marr\u00eb nga sht\u00ebpia. Her\u00ebn e dyt\u00eb m\u2019u duk\nsikur po fliste me nj\u00eb fem\u00ebr. Un\u00eb b\u00ebja sikur nuk d\u00ebgjoja asgj\u00eb. Merresha me\nvajz\u00ebn, por veshin aty e kisha. Ah, nj\u00eb rrezik po na afrohej. V\u00ebrtet e kisha\nstudiuar se nuk kishte t\u00eb dashur, por isha gabuar. Kur po fliste me t\u00eb, i\nndryshoi fytyra dhe mendova se ai e dashuronte. Pra, m\u00eb doli nj\u00eb penges\u00eb\np\u00ebrpara q\u00eb t\u00eb arrija planin tim, mir\u00ebpo ishim n\u00eb fillimet tona e nuk duhet ta\njepja veten. Pasi e mbylli telefonin, ai m\u00eb k\u00ebrkoi falje q\u00eb kishte nd\u00ebrprer\u00eb\nbised\u00ebn ton\u00eb, por ishte urgjente. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; S\u2019ka problem! Un\u00eb\njam tip shum\u00eb i hapur e nuk i v\u00eb re k\u00ebto gj\u00ebra. &#8211; i thash\u00eb atij, nd\u00ebrsa me vete\nthash\u00eb: \u201cDo t\u00eb t\u2019i shkurtoj k\u00ebto telefonata\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p>E fsheha shum\u00eb mir\u00eb\nk\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim. Takimet vazhduan rregullisht, mir\u00ebpo her\u00eb pas here ai merrte\nnga nj\u00eb telefonat\u00eb t\u00eb till\u00eb. I k\u00ebrkova t\u00eb m\u00eb tregonte se kush e merrte kaq\nshpesh. Ai m\u00eb tha se ishte nj\u00eb shoqe e tij, por q\u00eb nuk kishin asgj\u00eb bashk\u00eb. N\u00eb\nfakt, k\u00ebshtu mund t\u00eb ishte sepse ai nuk g\u00ebnjente asnj\u00ebher\u00eb, por si\u00e7 dihet, nga\nmiq\u00ebsia lind dashuria m\u00eb e fort\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Vendosa ta merrja\nvesh kush ishte. Nj\u00eb dit\u00eb ajo i \u00e7oi nj\u00eb mesazh dhe un\u00eb ia ktheva menj\u00ebher\u00eb n\u00eb\ntelefonin e tij, duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb na linte rehat, se tashm\u00eb ishim lidhur\nbashk\u00eb dhe ajo duhej t\u00eb zhdukej nga jeta jon\u00eb. Pastaj menj\u00ebher\u00eb e fshiva\nmesazhin q\u00eb t\u00eb mos e shihte ai dhe ajo nuk u b\u00eb m\u00eb e gjall\u00eb. Sa e leht\u00eb ishte\nkjo pun\u00eb! Mendoja se ajo do t\u00eb ishte k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse dhe do t\u00eb b\u00ebnte ndonj\u00eb gj\u00eb\np\u00ebr ta mbajtur, por asgj\u00eb. At\u00ebhere u k\u00ebnaqa, por nganj\u00ebher\u00eb m\u00eb duket se mos ajo\ne donte me gjith\u00eb shpirt prandaj u largua pa b\u00ebr\u00eb z\u00eb, q\u00eb ai t\u00eb jetonte i lumtur.\nNejse, k\u00ebto gj\u00ebra jan\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb dashurojn\u00eb me zem\u00ebr e jo p\u00ebr mua q\u00eb dashuroj\nme fjal\u00eb, madje k\u00ebnaqem kur e di se fitova un\u00eb e jo ajo. <\/p>\n\n\n\n<p>Tani, \u00e7do gj\u00eb ishte\nshum\u00eb mir\u00eb. Me t\u00eb, un\u00eb kisha nj\u00eb tjet\u00ebr jet\u00eb. Filluan udh\u00ebtimet dhe drekat\nn\u00ebp\u00ebr restorante. Ndryshoi veshja ime, kujdesi p\u00ebr trupin e \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr. U\nnjoha me fisin e tij. \u00c7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb e kuptoja se kisha q\u00eblluar n\u00eb shenj\u00eb.\nKishte p\u00ebrreth tij vet\u00ebm njer\u00ebz me kultur\u00eb dhe t\u00eb qytet\u00ebruar. Tashm\u00eb, m\u00eb duhej\nvet\u00ebm t\u00eb fitoja zemr\u00ebn e tyre. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb un\u00eb e b\u00ebj shum\u00eb kollaj. Po ta vini re,\nn\u00eb \u00e7do film, sepse un\u00eb nuk jam tip q\u00eb lexoj libra, por edhe n\u00eb telenovela q\u00eb i\nshohin t\u00eb gjith\u00eb, vet\u00ebm tipat si un\u00eb arrijn\u00eb ta jetojn\u00eb jet\u00ebn si\u00e7 duhet. Ata q\u00eb\ne vrasin mendjen shum\u00eb u ik\u00ebn koha duke menduar se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb e \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb\nkeq. Un\u00eb nuk e harxhoj koh\u00ebn me gj\u00ebra t\u00eb tilla. Arrita t\u00eb kem at\u00eb q\u00eb desha dhe\nt\u00eb jetoj tamam, si\u00e7 duhet. Rri pran\u00eb tij dhe n\u00eb \u00e7do \u00e7ast, i kujtoj vlerat e mia,\nk\u00ebrkesat q\u00eb kam patur p\u00ebr t\u2019u martuar e i kam refuzuar dhe shoh se pas k\u00ebsaj, ai\ne shton p\u00ebrkushtimin ndaj meje dhe vajz\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ti je dashuria\nime m\u00eb e madhe &#8211; i them. &#8211; Ti je njeriu q\u00eb un\u00eb zgjodha t\u00eb jet\u00eb babai i vajz\u00ebs\nsime. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Faleminderit! &#8211; thot\u00eb\nai dhe m\u00eb shtr\u00ebngon fort, me dashuri &#8211; T\u00eb dua shum\u00eb, sepse ti m\u00eb ndryshove\njet\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa ai thot\u00eb\nk\u00ebto, un\u00eb kam syt\u00eb e mbyllur dhe e puth pafund kur kujtoj se si m\u00eb nxori nga\nvarf\u00ebria dhe mendoj se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj n\u00eb vazhdim q\u00eb ta mbaj af\u00ebr meje, q\u00eb\nt\u00eb jem gjithmon\u00eb mes t\u00eb mirave. <\/p>\n\n\n\n<p>Askund nuk do t\u00eb\ngjeja nj\u00eb burr\u00eb si ai, q\u00eb p\u00ebrkujdeset dhe nuk fle nat\u00ebn e rri e m\u00eb v\u00ebzhgon, q\u00eb\nm\u00eb thot\u00eb q\u00eb kisha qen\u00eb surpriza e jet\u00ebs s\u00eb tij dhe m\u00eb mbulon me lek\u00eb e nuk e v\u00eb\nre q\u00eb un\u00eb nuk e dua at\u00eb, por dua t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm i imi sepse ai m\u00eb duhet. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues t\u00eb gazet\u00ebs! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb grua q\u00eb p\u00ebr pak kisha humbur t\u00eb gjitha shpresat e tani ndjehem sikur kam lindur me k\u00ebmish\u00eb. Jam e divorcuar dhe kam nj\u00eb vajz\u00eb. Me burrin u ndava sepse nuk ishte shum\u00eb pun\u00ebtor dhe nuk i kishte ecur. Mua m\u00eb dukej se me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21127,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-22394","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22394","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22394"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22394\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22394"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22394"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22394"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}