{"id":22389,"date":"2019-05-11T18:00:38","date_gmt":"2019-05-11T16:00:38","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22389"},"modified":"2019-05-11T16:47:53","modified_gmt":"2019-05-11T14:47:53","slug":"%ef%bb%bfsemundja-me-beri-te-jetoja-jeten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/05\/%ef%bb%bfsemundja-me-beri-te-jetoja-jeten\/","title":{"rendered":"\ufeffS\u00ebmundja m\u00eb b\u00ebri t\u00eb jetoja jet\u00ebn!"},"content":{"rendered":"\n<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb grua rreth t\u00eb dyzetave. <\/p>\n\n\n\n<p>Kam punuar gjith\u00eb jet\u00ebn doktoresh\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p> kam sh\u00ebruar shum\u00eb gra e asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb shkonte n\u00eb mendje se edhe un\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb isha si ato.<\/p>\n\n\n\n<p> Kam kaluar raste nga m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshmet. Shumica e tyre kan\u00eb qen\u00eb gra q\u00eb ishin n\u00eb kulmin e mosh\u00ebs s\u00eb tyre dhe rrjedha e jet\u00ebs merrte menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr drejtim. <\/p>\n\n\n\n<p>Disa raste q\u00eb m\u00eb vijn\u00eb tani n\u00eb mend jan\u00eb: Nj\u00eb\ngrua rreth t\u00eb pes\u00ebdhjetave e cila kishte dy f\u00ebmij\u00eb dhe burri i kishte vdekur e\nnuk kishte as sht\u00ebpi e asgj\u00eb e po i linte f\u00ebmij\u00ebt mes kat\u00ebr rrug\u00ebve; nj\u00eb grua\ntjet\u00ebr q\u00eb s\u2019m\u00eb hiqet nga mendja&#8230; nj\u00eb juriste shum\u00eb e shkath\u00ebt q\u00eb kishte ecur\nshum\u00eb edhe pse ishte vet\u00ebm tridhjet\u00eb vje\u00e7e, nj\u00eb tjet\u00ebr ishte vet\u00ebm 25 vje\u00e7e dhe sapo ishte fejuar e shum\u00eb histori t\u00eb tjera t\u00eb cilat do t\u2019jua\ntregoj nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr. Tani, po ju tregoj historin\u00eb time&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Isha 35 vje\u00e7e kur pikasa nj\u00eb gj\u00ebnd\u00ebrr n\u00eb gjoks. E gjith\u00eb jeta ime n\u00eb at\u00eb mosh\u00eb ishte:\nVizita me pacientet dhe kalim i \u00e7do minute\nme problemet e tyre. U jepja kurojo dhe i mbushja me optimiz\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn. Pastaj,\nnuk u ndahesha p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast deri n\u00eb sh\u00ebrimin e tyre, q\u00eb rrall\u00eb ishte i mundur\nose n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Momenti m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb kur u thua se kan\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje\nt\u00eb r\u00ebnd\u00eb e gati-gati t\u00eb pash\u00ebrueshme. Ato e ndjejn\u00eb k\u00ebt\u00eb, por p\u00ebrplasja e par\u00eb me\nfaktin \u00ebsht\u00eb tragjike. Pastaj, \u00e7do gj\u00eb varet nga momenti kur \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re s\u00ebmundja.\nN\u00ebse \u00ebsht\u00eb her\u00ebt, mund t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb kapur shum\u00eb von\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb\ne v\u00ebshtir\u00eb e gati e pamundur mbijetesa. <\/p>\n\n\n\n<p>Duke u marr\u00eb me pun\u00eb, un\u00eb \u201ckisha harruar\u201d edhe\nt\u00eb martohesha&#8230; Nj\u00eb dit\u00eb, tek po lahesha n\u00eb dush, preka nj\u00eb gj\u00ebnd\u00ebrr n\u00eb krahun\ne majt\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb m\u00eb shkoi mendja p\u00ebr keq. Shkova n\u00eb pun\u00eb dhe fillova menj\u00ebher\u00eb\nekzaminimet. Isha ulur n\u00eb karrigen ku ishin ulur shum\u00eb gra e prisnin p\u00ebrgjigjen\nnga un\u00eb gjat\u00eb shum\u00eb viteve. Un\u00eb tashm\u00eb isha si pacientet e mia e po prisja\nshefin e pavionit p\u00ebr t\u00eb m\u00eb dh\u00ebn\u00eb lajmin, t\u00eb mir\u00eb apo t\u00eb keq. P\u00ebrjetova \u00e7aste t\u00eb tmerrshme duke pritur dhe mendova se si jan\u00eb ndjer\u00eb ato kur un\u00eb\nvonohesha se m\u00eb dilte ndonj\u00eb pun\u00eb. Mir\u00eb thon\u00eb se pa e provuar, nuk beson asgj\u00eb.\nNj\u00ebher\u00eb, nj\u00eb grua kishte ikur pa e marr\u00eb p\u00ebrgjigjen sepse mua m\u00eb th\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb\nnj\u00eb urgjenc\u00eb. Tani e kuptoj se si ka pritur ajo deri dit\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb drek\u00eb kur\nun\u00eb ia dhash\u00eb p\u00ebrgjigjen. Gjith\u00eb k\u00ebto mendime m\u00eb fluturonin n\u00eb kok\u00eb nd\u00ebrsa\nprisja shefin dhe kolegun tim t\u00eb shum\u00eb viteve. Si tani, e kujtoj fytyr\u00ebn e tij\nt\u00eb saj dit\u00eb. Ai u ul p\u00ebrball\u00eb meje dhe m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; U vonova sepse s\u2019m\u00eb b\u00ebnin k\u00ebmb\u00ebt t\u00eb vija! K\u00ebt\u00eb\nmoment e kam kaluar me shum\u00eb pacient\u00eb, por me ty, qenka shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; E di &#8211; i thash\u00eb me gjys\u00ebm z\u00ebri &#8211; edhe un\u00eb\njam ndjer\u00eb shum\u00eb keq gjithmon\u00eb kur ulesha n\u00eb at\u00eb karrige, por qenka m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb\nt\u00eb jesh n\u00eb karrigen e pacientit. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; M\u00eb vjen shum\u00eb keq, nuk e besoja nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb\ntill\u00eb, madje edhe tani q\u00eb kam analizat n\u00eb dor\u00eb shpresoj t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta\nato q\u00eb shkruhen aty&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Biseduam gjat\u00eb dhe e pash\u00eb se edhe ai ishte\nmjaft i m\u00ebrzitur. N\u00eb fakt, isha shum\u00eb e d\u00ebshp\u00ebruar edhe vet\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb\nkishte shkuar n\u00eb mendje kjo. Dola nga zyra dhe u nisa p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi. Ecja me\nmakin\u00eb dhe nuk e dija nga po shkoja. Isha e shokuar. T\u00eb gjitha pacienteve u\nthoja t\u00eb ishin optimiste, por ato fjal\u00eb tani nuk kishin asnj\u00eb efekt mbi mua. Ndoshta\nk\u00ebshtu kishte ndodhur edhe me to. Fjal\u00ebt q\u00eb u kisha th\u00ebn\u00eb, ato nuk i kishin d\u00ebgjuar\nfare e jo m\u00eb t\u2019i besonin. Pas pak kohe, un\u00eb arrita n\u00eb sht\u00ebpi. Kisha nj\u00eb sht\u00ebpi\nt\u00eb bukur e t\u00eb mobiluar shum\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm. Punoja dhe fitoja mir\u00eb, prandaj s\u2019m\u00eb\nmungonte asgj\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb dhe nuk kisha me k\u00eb ta ndaja\nk\u00ebt\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb. Mora motr\u00ebn q\u00eb jeton n\u00eb Itali dhe ajo e kuptoi menj\u00ebher\u00eb\nse kisha nj\u00eb problem. Ia tregova dhe ajo u m\u00ebrzit shum\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; T\u00eb lutem mos i thuaj mami! \u00cbsht\u00eb e s\u00ebmur\u00eb e\nnuk na duhet nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb spital, mjaftoj un\u00eb&#8230; &#8211; i thash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po kur ta marr\u00eb vesh, do t\u00eb zem\u00ebrohet me mua!\n&#8211; tha ajo duke iu marr\u00eb z\u00ebri nga lot\u00ebt q\u00eb e kishin pushtuar. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Do t\u2019i themi pasi t\u00eb kem b\u00ebr\u00eb operacionin. Mos\nu shqet\u00ebso. Ik tani se \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb\nshkoj\u00eb mir\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>E qet\u00ebsova ashtu si b\u00ebja gjithmon\u00eb. Ishte nj\u00eb\nperiudh\u00eb q\u00eb duhet ta kaloja. Pas pak trokiti dera. Ishte nj\u00eb kolegu im. Ai\nkishte qen\u00eb gjithmon\u00eb shum\u00eb i dashur me mua. Sapo e kishte marr\u00eb vesh, erdhi menj\u00ebher\u00eb.\n<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; P\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, mua\nm\u00eb ke gati. Nuk ke pse t\u00eb m\u00ebrzitesh, ti je e fort\u00eb e p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, e ke kapur shum\u00eb shpejt. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Un\u00eb i di k\u00ebto gj\u00ebra, nuk ke pse t\u00eb m\u2019i\nthuash. &#8211; buz\u00ebqesha.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Sapo fola me shefin. Edhe ai k\u00ebt\u00eb mendim\nkishte. \u2013 tha ai dhe syt\u00eb i kishte t\u00eb mbushur me lot. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po ti, \u00e7\u2019ke k\u00ebshtu? &#8211; i thash\u00eb &#8211; Po qan?<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt, e kisha kuptuar q\u00eb ai ndjente di\u00e7ka p\u00ebr mua, por nuk m\u00eb shkonte n\u00eb mend se mund t\u2019i dhimbsesha aq shum\u00eb.\n<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; M\u00eb vjen shum\u00eb keq, jam shum\u00eb i m\u00ebrzitur. Ti\nnuk e kupton se sa shum\u00eb t\u00eb dua un\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Ai gjithmon\u00eb m\u00eb kishte dashur, por asnj\u00ebher\u00eb\nnuk e kishim marr\u00eb guximin t\u00eb b\u00ebnim hapin e madh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb hall t\u00eb madh kisha\nnevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb njeri dhe edhe m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrqafim t\u00eb ngroht\u00eb. U p\u00ebrqafuam\ndhe ai m\u00eb mbajti n\u00eb krah\u00ebt e tij, duke m\u00eb ngrohur jo vet\u00ebm trupin, por edhe\nzemr\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p>Her\u00ebn e par\u00eb u operova q\u00eb hoqa gj\u00ebndrr\u00ebn dhe\nbiopsia nuk doli edhe aq mir\u00eb. K\u00ebshtu, m\u00eb duhej t\u00eb hiqja gjoksin. Ky ishte nj\u00eb\nvendim i tmerrsh\u00ebm dhe m\u00eb b\u00ebri t\u00eb m\u00ebrzitesha shum\u00eb, mir\u00ebpo koleg\u00ebt m\u00eb than\u00eb se\nishte e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar. E dija edhe vet\u00eb k\u00ebt\u00eb, por do t\u00eb shp\u00ebtoja\nnga s\u00ebmundja dhe do t\u00eb sh\u00ebmtohesha si fem\u00ebr. U binda. \u00c7asti m\u00eb i tmerrsh\u00ebm ishte kur pash\u00eb vetem time n\u00eb pasqyr\u00eb her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb\nu lava, pas operacionit. Nuk e kisha imagjinuar jet\u00ebn time ashtu, mir\u00ebpo n\u00eb k\u00ebto\n\u00e7aste kisha pran\u00eb ish-kolegun tim me t\u00eb cilin isha lidhur tashm\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb pas\noperacionit, ai m\u00eb propozoi p\u00ebr martes\u00eb. Un\u00eb nuk doja q\u00eb ai ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb p\u00ebr m\u00ebshir\u00eb,\npor edhe vet\u00eb e kuptoja se nuk ishte ashtu. Ai m\u00eb kishte dashur edhe m\u00eb par\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Ai nuk e kishte problem se pas operacionit nuk\ndukesha ashtu si\u00e7 d\u00ebshiron \u00e7do burr\u00eb ta ket\u00eb gruan e vet. Analizat m\u00eb dol\u00ebn mir\u00eb dhe biopsia, shum\u00eb\nmir\u00eb. Si duket, kanceri m\u00eb kishte falur. Ne vendos\u00ebm t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Pyet\u00ebm\nshum\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb na siguruan se nuk kishte asnj\u00eb problem t\u00eb mbetesha shtatz\u00ebn\u00eb.\nIshte nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb e bukur&#8230; Sidomos lindja, ishte nj\u00eb nga \u00e7astet m\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb e balanconin \u00e7astin e tmerrsh\u00ebm kur mora vesh se kisha kancer. <\/p>\n\n\n\n<p>Ne b\u00ebm\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb bukur e t\u00eb sh\u00ebndetshme. N\u00eb\nfillim ndjehesha pak e lodhur dhe nuk isha edhe shum\u00eb optimiste, por vajza\nrritej e un\u00eb \u00e7do dit\u00eb e mendoja jet\u00ebn\ndhe kuptoja r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e saj. <\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00eb burri im dhe vajza ime m\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u00eb kem\nforc\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar \u00e7do gj\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Tani, kur vizitoj pacientet, kam shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr\nt\u2019u th\u00ebn\u00eb dhe t\u00eb gjitha jan\u00eb fjal\u00eb t\u00eb ardhura nga eksperienca ime. Dhe, si\u00e7 dihet, fjal\u00ebt e ardhura nga eksperienca, jan\u00eb t\u00eb sakta. Edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb\ne sigurt\u00eb se kanceri nuk do t\u00eb rikthehet tek un\u00eb apo ndoshta q\u00ebndron i fshehur\nn\u00eb ndonj\u00eb skut\u00eb t\u00eb trupit tim, un\u00eb nuk e mendoj shum\u00eb, por shijoj jet\u00ebn me t\u00eb\ngjitha mrekullit\u00eb q\u00eb m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb Zoti. <\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb e shkrova p\u00ebr t\u00eb treguar se si\ndashuria mund \u00e7do s\u00ebmundje. Edhe pse\nisha nj\u00eb doktoresh\u00eb q\u00eb isha marr\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn me luft\u00ebn e grave kund\u00ebr kancerit,\nkur erdhi radha ime, u ndjeva shum\u00eb keq dhe p\u00ebr pak, do t\u00eb kisha humbur \u00e7do gj\u00eb. Provova se vet\u00ebm kur i kalon gj\u00ebrat ua di r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe, plus k\u00ebsaj,\nkuptova se e keqja mund t\u00eb mundet nga nj\u00eb e mir\u00eb m\u00eb e madhe se e keqja, si\u00e7 ishte n\u00eb rastin tim, dashuria dhe besimi te Zoti dhe shpresa se \u00e7do gj\u00eb e ka nj\u00eb zgjidhje. <\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do dit\u00eb p\u00ebrballem me gra t\u00eb tjera dhe p\u00ebrjetoj\n\u00e7do dhimbje t\u00eb tyre. \u00c7do dark\u00eb, kur shkoj n\u00eb\nsht\u00ebpi, e fal\u00ebnderoj Zotin q\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb dit\u00eb e kalova e nuk pata asnj\u00eb shenj\u00eb\nnga tmerri i \u00e7do gruaje, i cili u troket n\u00eb der\u00eb kur ato jan\u00eb duke jetuar e\nlutur q\u00eb ta jetojn\u00eb jet\u00ebn e tyre sa m\u00eb mir\u00eb e me t\u00eb gjitha ato q\u00eb ajo u\nrezervon. Prandaj u them t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb e vuajn\u00eb k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje, t\u00eb mos\nzbrapsen sepse gjithmon\u00eb e kan\u00eb nj\u00eb shans, ashtu si\u00e7 e pata edhe un\u00eb. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb grua rreth t\u00eb dyzetave. Kam punuar gjith\u00eb jet\u00ebn doktoresh\u00eb, kam sh\u00ebruar shum\u00eb gra e asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb shkonte n\u00eb mendje se edhe un\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb isha si ato. Kam kaluar raste nga m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshmet. Shumica e tyre kan\u00eb qen\u00eb gra q\u00eb ishin n\u00eb kulmin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21166,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-22389","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22389","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22389"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22389\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21166"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22389"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22389"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22389"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}