{"id":22385,"date":"2019-05-11T15:00:51","date_gmt":"2019-05-11T13:00:51","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22385"},"modified":"2019-05-11T13:19:46","modified_gmt":"2019-05-11T11:19:46","slug":"%ef%bb%bffemijet-duan-te-lajne-hesapet-me-te-atin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/05\/%ef%bb%bffemijet-duan-te-lajne-hesapet-me-te-atin\/","title":{"rendered":"\ufeffF\u00ebmij\u00ebt duan t\u00eb lajn\u00eb hesapet me t\u00eb atin"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj, jam Majlinda.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Nj\u00eb mikesha ime m\u00eb sugjeroi q\u00eb historin\u00eb time t\u00eb dhimbshme ta ndaja me t\u00eb gjith\u00eb ju, miqt\u00eb e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndoshta n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb ndjehem pak m\u00eb e leht\u00ebsuar nga ky hall i madh q\u00eb m\u00eb ka r\u00ebn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Para se t\u00eb filloj t\u00eb tregoj historin\u00eb, dua t\u2019ju them se un\u00eb jam nga nj\u00eb fshat i Fierit. Edhe ish-burri im nga ky fshat ishte. U njoh\u00ebm q\u00eb n\u00eb gjimnaz dhe u dashuruam marr\u00ebzisht mbas nj\u00ebri-tjetrit. N\u00eb fshat, ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb ecje p\u00ebrpara. Ne u b\u00ebm\u00eb edhe me dy f\u00ebmij\u00eb djem dhe mendonim p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre. Alberti n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte nj\u00eb shok n\u00eb Tiran\u00eb dhe ai i propozoi q\u00eb ne t\u00eb shkonim t\u00eb jetonim atje, sepse pun\u00ebn do t\u2019ia gjente ai. T\u00eb dy k\u00ebta ishin shok\u00eb ushtrie dhe shkonin shum\u00eb me nj\u00ebri\u2013tjetrin. Mbas dy vitesh jete n\u00eb Tiran\u00eb, Bertit i doli emri p\u00ebr t\u00eb kryer sh\u00ebrbimin ushtarak n\u00eb Afganistan, si shum\u00eb prej shok\u00ebve t\u00eb tij. Dit\u00ebn q\u00eb mori lajmin ndjehej shum\u00eb i g\u00ebzuar dhe erdhi e m\u00eb p\u00ebrqafoi duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se tani do t\u00eb kishim mund\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrtonim sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Un\u00eb edhe u g\u00ebzova, por edhe u trishtova nuk kisha ndenjur asnj\u00ebher\u00eb larg Bertit dhe nuk dija se si do ta p\u00ebrjetoja k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Ai m\u00eb ngush\u00ebllonte se vet\u00ebm gjasht\u00eb muaj do t\u00eb ishim larg. Dit\u00ebn q\u00eb ai iku, jam ndjer\u00eb tmerr\u00ebsisht keq, megjithat\u00eb, dy djemt\u00eb e mi, nj\u00ebri tet\u00eb dhe tjetri 10 vje\u00e7, ishin ngush\u00ebllimi im m\u00eb i mir\u00eb. \u00c7do gj\u00eb shkonte mir\u00eb sepse ne e merrnim rrog\u00ebn e Bertit dhe na mjaftonte p\u00ebr t\u00eb jetuar normalisht. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb lagjen ton\u00eb\nishte hapur nj\u00eb supermarket i ri dhe vet\u00eb pronari i k\u00ebtij supermarketi rrinte\naty dhe v\u00ebzhgonte pun\u00ebtor\u00ebt ose faktin se si ecte puna. Un\u00eb, edhe pse isha b\u00ebr\u00eb\nmami prej 10 vjet\u00ebsh, ruaja prap\u00eb rinin\u00eb dhe freskin\u00eb time, gj\u00eb kjo q\u00eb me sa\nkuptova, i ra n\u00eb sy pronarit t\u00eb dyqanit. Ai, sa her\u00eb shkoja t\u00eb blija di\u00e7ka, m\u00eb\nshikonte dhe m\u00eb buz\u00ebqeshte. S\u2019e di pse, por me kalimin e koh\u00ebs edhe un\u00eb e\np\u00ebrsh\u00ebndesja duke i buz\u00ebqeshur. Dit\u00ebt dhe muajt kalonin e un\u00eb flisja rrall\u00eb n\u00eb\ntelefon me Bertin, por nuk e di pse n\u00eb mendje tani m\u00eb rrinte gjithmon\u00eb fytyra e\npronarit t\u00eb supermarketit. Ai mund t\u00eb ishte gati 10 vjet m\u00eb i madh se im shoq,\npor ndoshta mungesa e dashuris\u00eb s\u00eb Bertit q\u00eb e kisha larg, m\u00eb b\u00ebnte q\u00eb ta doja\ndhe t\u00eb mendoja p\u00ebr nj\u00eb njeri tjet\u00ebr. E kuptoja edhe vet\u00eb q\u00eb me kalimin e muajve\nun\u00eb shkoja m\u00eb shpesh n\u00eb supermarket, madje gjeja edhe nj\u00eb pretekst fare t\u00eb\nthjesht\u00eb sikur edhe nj\u00eb \u00e7okollat\u00eb p\u00ebr djemt\u00eb, vet\u00ebm si e si t\u00eb shkoja dhe ta\nshikoja njeriun m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete q\u00eb me shikimet e tij. Mbaj mend q\u00eb nj\u00eb\ndit\u00eb ai ishte te kasa dhe m\u00eb dha fatur\u00ebn e ushqimeve. Kur shkova n\u00eb sht\u00ebpi, vura\nre se n\u00eb krahasim me \u00e7mimin, m\u00eb kishte marr\u00eb shum\u00eb pak lek\u00eb dhe n\u00eb qese pash\u00eb\nedhe nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl. E hapa duke m\u2019u dridhur duart dhe lexova: \u201cT\u00eb \u00ebnd\u00ebrroj\n\u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. T\u00eb lutem, m\u00eb telefono n\u00eb k\u00ebt\u00eb num\u00ebr&#8230;\u201d. Nuk e di pse, por\nfillova t\u00eb dridhesha; nj\u00eb ndjenj\u00eb e \u00e7uditshme m\u00eb kishte mb\u00ebrthyer gjith\u00eb\ntrupin, nuk e di n\u00ebse ishte lumturi apo frik\u00eb. At\u00eb dit\u00eb, me qindra her\u00eb e kisha\nlexuar letr\u00ebn dhe numrin e tij e kisha fiksuar shum\u00eb mir\u00eb. Nuk dija si t\u00eb\nveproja dhe vendosa ta merrja n\u00eb telefon. Me veten time po mendoja: \u201cS\u2019ka\nndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb keqe. T\u00eb dy ndjehemi t\u00eb vetmuar dhe duam t\u00eb flasim e t\u00eb shprehemi\nme nj\u00ebri-tjetrin, vet\u00ebm kaq, asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me k\u00ebto mendime n\u00eb\nkok\u00eb, i telefonova. Z\u00ebri i tij burr\u00ebror teksa m\u2019u p\u00ebrgjigj \u201calo\u201d, b\u00ebri t\u00eb m\u00eb\ndridhej i gjith\u00eb trupi. Un\u00eb nuk munda t\u2019i flisja, por ai tashm\u00eb e kishte\nkuptuar se dikush q\u00eb ai e mendonte, ishte n\u00eb telefon dhe nuk ngurroi e m\u00eb mori menj\u00ebher\u00eb\nn\u00eb telefon duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cFakti q\u00eb nuk po m\u00eb p\u00ebrgjigjesh, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb dyshoj se\nje ajo q\u00eb un\u00eb e kam \u00ebnd\u00ebrruar p\u00ebr dy muaj\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Iu p\u00ebrgjigja: \u201cNuk\nduhet t\u2019i kisha r\u00ebn\u00eb numrit t\u00ebnd\u201d dhe i shpjegova faktin se ndjehesha shum\u00eb e\nvetmuar, pasi im shoq nuk ndodhej n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai m\u2019u p\u00ebrgjigj se edhe ai\nndjehej i vetmuar, edhe pse t\u00eb shoqen e kishte n\u00eb krah. At\u00eb dit\u00eb mbaj mend q\u00eb\nkemi folur shum\u00eb, por thelbi ishte se nuk duhej t\u00eb ndjeheshim fajtor\u00eb p\u00ebr\nfaktin q\u00eb zemrat tona kishin nevoj\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb e nj\u00ebri\u2013tjetrit. Un\u00eb i\nshpjegova se nuk do t\u00eb mund ta tradhtoja kurr\u00eb tim shoq me nj\u00eb mashkull tjet\u00ebr\ndhe ai m\u2019u p\u00ebrgjigj: \u201cNuk ke pse e b\u00ebn nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Na mjafton fakti q\u00eb ne\nflasim dhe un\u00eb k\u00ebshtu ndjehem mir\u00eb\u201d. M\u00ebnyra se si ai i mendonte dhe m\u2019i\nshprehte gj\u00ebrat m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mos ndjehesha fajtore p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po b\u00ebja. N\u00eb fund\nt\u00eb fundit, edhe un\u00eb kisha nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mik, q\u00eb t\u2019ia hapja zemr\u00ebn. Gjithmon\u00eb\nkur shkoja n\u00eb dyqan, do t\u00eb ishte ai q\u00eb m\u00eb mbante llogarin\u00eb dhe ashtu si pa u\nkuptuar, tentonte t\u00eb m\u00eb prekte pak nga dora teksa m\u00eb jepte qeset me ushqime. Mua,\nvet\u00ebm kaq pak m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb ndjehesha e lumtur. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhte edhe me at\u00eb.&nbsp; Ai m\u00eb kish propozuar q\u00eb t\u00eb hanim drek\u00eb\nbashk\u00eb, por nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb un\u00eb nuk e b\u00ebra asnj\u00ebher\u00eb dhe ai nuk k\u00ebmb\u00ebngulte sepse\ne kuptonte pozicionin tim, q\u00eb kisha dy f\u00ebmij\u00eb dhe duhet t\u00eb kujdesesha p\u00ebr ta.\nMbas gjasht\u00eb muajsh, u kthye Alberti n\u00eb Shqip\u00ebri dhe un\u00eb nuk e dija se n\u00eb \u00e7far\u00eb\ndate do t\u00eb vinte. Ai ma b\u00ebri surpriz\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb se kjo surpriz\u00eb m\u00eb g\u00ebzoi&#8230;\nJo se nuk e doja tim shoq, por nuk isha e p\u00ebrgatitur, p\u00ebr faktin se nuk i kisha\nth\u00ebn\u00eb Hekuranit dhe telefoni mund t\u00eb binte nga momenti n\u00eb moment. Dhe, pa e\nmbaruar akoma mendimin, zilja e telefonit tim ra dhe un\u00eb fillova t\u00eb b\u00ebhesha\nnervoze, nuk dija \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja, ta hapja apo ta mbyllja. Berti m\u00eb pyeti se pse nuk\ne hapja telefonin dhe un\u00eb i thash\u00eb: \u201cS\u2019ka problem, se nj\u00eb shoqja ime \u00ebsht\u00eb\u201d dhe\nmora lek\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb dyqan. Bertit i thash\u00eb se duhet t\u00eb shkoj t\u00eb blija\nndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb p\u00ebr t\u00eb, por un\u00eb jam shum\u00eb e sigurt\u00eb se ai ka kuptuar shum\u00eb\ngj\u00ebra nga ajo telefonat\u00eb, sepse un\u00eb nuk e p\u00ebrmbaja dot veten dhe fillova t\u00eb\nb\u00ebhesha nervoze. Shkova n\u00eb dyqan dhe e porosita Hekuranin q\u00eb t\u00eb mos i binte m\u00eb\ntelefonit, duke i shpjeguar arsyen, por Alberti nuk ishte nga ata meshkuj q\u00eb\nmund t\u2019ia hidhje kollaj. Jam e sigurt\u00eb q\u00eb kjo q\u00eb m\u00eb ndodhi me tim shoq ka\nardhur si rezultat i asaj telefonate, edhe pse ai nuk m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb, e\nkishte kaluar n\u00eb heshtje&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Alberti kishte nj\u00eb\nmot\u00ebr q\u00eb rrinte n\u00eb Amerik\u00eb. Mbas dy muajsh ajo erdhi n\u00eb familjen ton\u00eb bashk\u00eb me\nnj\u00eb mikesh\u00ebn e vet q\u00eb ishte e pamartuar dhe n\u00eb familje diskutuam q\u00eb Alberti\nduhet t\u00eb shkonte n\u00eb Amerik\u00eb, por m\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnte ndarjen nga un\u00eb dhe t\u00eb\nmartohej me at\u00eb zonj\u00ebn q\u00eb na kish sjell\u00eb kunata n\u00eb sht\u00ebpi. M\u00eb pas, ai do t\u00eb\nndahej prej saj dhe do t\u00eb na t\u00ebrhiqte neve, duke b\u00ebr\u00eb bashkimin familjar. T\u00eb\npakt\u00ebn, k\u00ebshtu ma shpjeguan mua dhe un\u00eb, si nj\u00eb grua naive dhe e parrahur me t\u00eb\ntilla probleme, hodha firm\u00ebn duke i dh\u00ebn\u00eb divorcin nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb\nbashk\u00ebshortit tim. Pas disa muajsh ai iku n\u00eb Amerik\u00eb, duke u martuar me\nmikesh\u00ebn e kunat\u00ebs. N\u00eb fillim e mora si di\u00e7ka t\u00eb thjesht\u00eb se do t\u00eb b\u00ebnim\nbashkimin ton\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, por Alberti e nxori fytyr\u00ebn e tij t\u00eb\nv\u00ebrtet\u00eb. Q\u00eb prej dit\u00ebs q\u00eb iku n\u00eb Amerik\u00eb, ai nuk m\u00eb ka telefonuar as mua dhe as\ndjemve t\u00eb mi. Q\u00eb prej asaj dite kan\u00eb kaluar pes\u00eb vite dhe ai nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb\ni gjall\u00eb. Un\u00eb vet\u00ebm qaj dhe e mallkoj \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb at\u00eb njeri q\u00eb m\u00eb\nshkat\u00ebrroi jet\u00ebn, por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja dhe q\u00eb nuk mundem ta duroj dot\n\u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt po rriten pa baban\u00eb e tyre dhe kjo gj\u00eb ka ndikuar nga\nana psikologjike, duke e urryer at\u00eb. Ka raste kur ata e shprehin duke th\u00ebn\u00eb se\nedhe pse ai jeton n\u00eb Amerik\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb do ta gjejn\u00eb dhe do t\u2019i lajn\u00eb hesapet\np\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb na ka b\u00ebr\u00eb. Un\u00eb mundohem q\u00eb djemve t\u00eb mos ua ushqej ndjenj\u00ebn e\nhakmarrjes, por kjo \u00ebsht\u00eb e pashmangshme sepse ata e kuptojn\u00eb se ajo q\u00eb b\u00ebri\nBerti ishte nj\u00eb pabesi e ndyr\u00eb, pa na dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb lloj shpjegimi. Edhe\nprind\u00ebrit e tij nuk na tregojn\u00eb asgj\u00eb. Ata betohen se nuk kan\u00eb folur, por un\u00eb e\ndi q\u00eb e gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr, q\u00eb zanafill\u00ebn e ka nga ajo telefonat\u00eb\nq\u00eb m\u2019u b\u00eb mua dit\u00ebn q\u00eb ai erdhi nga Afganistani. Un\u00eb e dija q\u00eb Alberti ishte\ntip hakmarr\u00ebs, se vet\u00ebm tradhtin\u00eb nuk do t\u00eb ma falte kurr\u00eb, por nuk do ta\nmendoja asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb till\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn me f\u00ebmij\u00ebt duhet t\u00eb\nkomunikonte dhe t\u00eb mos i linte t\u00eb vuanin n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, duke u rritur me\nndjenj\u00ebn e hakmarrjes kundra babait t\u00eb tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj, jam Majlinda. Nj\u00eb mikesha ime m\u00eb sugjeroi q\u00eb historin\u00eb time t\u00eb dhimbshme ta ndaja me t\u00eb gjith\u00eb ju, miqt\u00eb e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d. Ndoshta n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb ndjehem pak m\u00eb e leht\u00ebsuar nga ky hall i madh q\u00eb m\u00eb ka r\u00ebn\u00eb. Para se t\u00eb filloj t\u00eb tregoj historin\u00eb, dua [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21711,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[249],"class_list":["post-22385","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22385","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22385"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22385\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22385"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22385"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22385"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}