{"id":22382,"date":"2019-05-11T11:30:44","date_gmt":"2019-05-11T09:30:44","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22382"},"modified":"2019-05-11T11:07:14","modified_gmt":"2019-05-11T09:07:14","slug":"%ef%bb%bfi-fala-veshken-por-nuk-shpetoi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/05\/%ef%bb%bfi-fala-veshken-por-nuk-shpetoi\/","title":{"rendered":"\ufeffI fala veshk\u00ebn, por nuk shp\u00ebtoi&#8230;"},"content":{"rendered":"\n<p>T\u00eb dashur lexues, besoj se kur t\u00eb lexoni k\u00ebt\u00eb histori,<\/p>\n\n\n\n<p>do t\u00eb prekeni shum\u00eb, <\/p>\n\n\n\n<p>por po ju them n\u00eb fillim se tashm\u00eb e kam kaluar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb saj dhe po mundohem t\u00eb eci p\u00ebrpara, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Zoti\nm\u00eb dha dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, nj\u00eb djal\u00eb dhe nj\u00eb vajz\u00eb. T\u00eb dy i pata f\u00ebmij\u00eb\nshum\u00eb t\u00eb mbar\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb soll\u00ebn ndonj\u00eb problem t\u00eb madh. Ishim nj\u00eb\nfamilje shum\u00eb e lidhur dhe shum\u00eb e lumtur. Pas rritjes dhe shkollimit t\u00eb tyre,\nmendoja vet\u00ebm dit\u00ebn kur do t\u00eb b\u00ebhesha gjyshe, mir\u00ebpo asnj\u00ebher\u00eb nuk e mendova se\ndita kur mora vesh se do t\u00eb b\u00ebhesha gjyshe, do t\u00eb ishte dita m\u00eb e keqe deri at\u00eb\nmoment dhe dita q\u00eb do t\u00eb niste nj\u00eb periudh\u00eb plot vuajtje p\u00ebr mua dhe p\u00ebr\nfamiljen time. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nmosh\u00ebn nj\u00ebzet vje\u00e7are, vajza ime u diagnostikua me diabet. N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje\nq\u00eb kap m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb moshuarit, por ja q\u00eb edhe s\u00ebmundjet b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrjashtime. E\nve\u00e7anta e k\u00ebtij lloj diabeti t\u00eb vajz\u00ebs sime ishte se nuk mund t\u00eb lindte f\u00ebmij\u00eb,\nsepse veshkat e saj ishin n\u00eb gjendje jo t\u00eb mir\u00eb dhe nj\u00eb shtatzani do t\u00eb ishte\nfundi p\u00ebr t\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nat\u00eb koh\u00eb, vajza ime ishte beqare dhe ky ndalim nuk m\u2019u duk ndonj\u00eb gj\u00eb e madhe\nn\u00eb krahasim me s\u00ebmundjen e saj. I merrte rregullisht ila\u00e7et dhe k\u00ebshtu vazhdoi\njeta e saj. N\u00eb mosh\u00ebn nj\u00ebzet e pes\u00eb vje\u00e7are, ajo u dashurua me nj\u00eb djal\u00eb dhe\npas nj\u00eb viti, u martuan. Q\u00eb n\u00eb fillim i kishim th\u00ebn\u00eb burrit t\u00eb saj p\u00ebr\ns\u00ebmundjen. Ai ishte i shkolluar dhe nj\u00eb djal\u00eb i mrekulluesh\u00ebm q\u00eb i kuptonte t\u00eb\ngjitha gj\u00ebrat. B\u00ebm\u00eb nj\u00eb das\u00ebm t\u00eb madhe dhe un\u00eb isha shum\u00eb e lumtur q\u00eb ia arrita\nk\u00ebsaj dite, duke ditur se sa keq e kisha patur vajz\u00ebn me sh\u00ebndet. Sa her\u00eb i\nkishte r\u00ebn\u00eb diabeti dhe p\u00ebr pak i kishte shp\u00ebtuar kom\u00ebs diabetike dhe sa her\u00eb e\nkisha menduar se nuk do t\u00eb arrija ta shihja nuse! Mir\u00ebpo kisha nj\u00eb merak t\u00eb\nvog\u00ebl, k\u00ebshtu q\u00eb at\u00eb dit\u00eb e t\u00ebrhoqa pak m\u00ebnjan\u00eb dh\u00ebndrrin dhe ia kujtova edhe\nnj\u00eb her\u00eb q\u00eb t\u00eb ishte shum\u00eb i kujdessh\u00ebm me vajz\u00ebn. Ai m\u00eb qet\u00ebsoi se nuk kisha\npse t\u00eb merakosesha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Martesa\ne tyre po shkonte shum\u00eb mir\u00eb. Edhe familja ime ishte mir\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb punonim; burri,\ndjali dhe un\u00eb. Kishim edhe nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb mjaftueshme. Djali im akoma nuk ishte\nfejuar. Edhe pas martes\u00ebs s\u00eb vajz\u00ebs un\u00eb nuk e largova shum\u00eb larg at\u00eb. E bind\u00ebm\ndh\u00ebndrrin t\u00eb merrte me qira nj\u00eb sht\u00ebpi af\u00ebr ton\u00ebs. K\u00ebshtu, e ndihmoja shum\u00eb\nvajz\u00ebn dhe e kisha n\u00ebn kontroll. Ajo ishte e madhe tani, por un\u00eb isha m\u00ebsuar me\ntekat e s\u00ebmundjes s\u00eb saj dhe kisha frik\u00eb ta mbaja larg. E kisha m\u00ebsuar ta\nmbante veten shum\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb shumic\u00ebn e koh\u00ebs na gjeje te &nbsp;parukierja e cila tashm\u00eb ishte si nj\u00eb mike e jona.\n<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte\nfesta e Vitit t\u00eb Ri. T\u00eb dyja ishim n\u00eb kuzhin\u00eb dhe po merreshim me sh\u00ebrbimin e\ndark\u00ebs s\u00eb Vitit t\u00eb Ri, kur ajo m\u2019u afrua dhe m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ky\nvit do t\u00eb jet\u00eb viti m\u00eb i bukur i familjes son\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ashtu\ndo t\u00eb jet\u00eb, zem\u00ebr &#8211; i thash\u00eb dhe kur u ktheva ta shikoja e ta puthja, pash\u00eb se\najo kishte di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb shtuar. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Zem\u00ebr,\nt\u00eb nd\u00ebrpreva?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; S\u2019ka\ngj\u00eb, mami. Doja t\u00eb t\u00eb thoja se sivjet do t\u00eb b\u00ebhesh gjyshe. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb?\n\u00cbsht\u00eb shaka? Ti e di se si na kan\u00eb porositur doktor\u00ebt&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; E\ndi, por nganj\u00ebher\u00eb doktor\u00ebt nuk kan\u00eb \u00e7do gj\u00eb n\u00ebn kontroll. Pastaj, dua edhe un\u00eb\nt\u00eb kem nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb timin. Pse, nuk mund t\u00eb b\u00ebj asgj\u00eb pa t\u00eb marr\u00eb leje ty?!<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo\nfjal\u00eb m\u00eb dhembi shum\u00eb. Ajo mendonte se un\u00eb e kontrolloja n\u00eb \u00e7do gj\u00eb. Un\u00eb kujdesesha\np\u00ebr t\u00eb, por nuk e kisha kuptuar se ajo ishte e madhe, se ishte jeta e saj dhe\nvendoste ajo p\u00ebr t\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Un\u00eb\njam kujdesur p\u00ebr ty, zem\u00ebr, por jeta \u00ebsht\u00eb e jotja dhe e di vet\u00eb se \u00e7\u2019duhet t\u00eb\nb\u00ebsh. Un\u00eb jam n\u00ebn\u00eb dhe merakosem si gjithmon\u00eb. Mua do t\u00eb m\u00eb kesh pran\u00eb p\u00ebr \u00e7do\ngj\u00eb q\u00eb t\u00eb t\u00eb duhet. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Faleminderit,\nmami. \u00c7do gj\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb mir\u00eb, ta garantoj un\u00eb, sepse e dua me gjith\u00eb zem\u00ebr\nk\u00ebt\u00eb f\u00ebmij\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ashtu\ndo t\u00eb shkoj\u00eb, zem\u00ebr! &#8211; u mundova t\u2019i jepja asaj kurajo, por p\u00ebrbrenda, p\u00ebr\nvete, po vdisja nga dhimbja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb sapo mora vesh. <\/p>\n\n\n\n<p>Ajo\ne p\u00ebrballoi shum\u00eb mir\u00eb shtatzanin\u00eb. Ishin muaj t\u00eb gjat\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb stresuar, por\ndhe t\u00eb bukur kur shikoja barkun e saj tek rritej dhe mendoja se do t\u00eb b\u00ebhesha\ngjyshe. <\/p>\n\n\n\n<p>Edhe\nlindja shkoi shum\u00eb mir\u00eb. Ajo lindi nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm dhe vet\u00eb ishte\nshum\u00eb e lumtur. T\u00eb gjith\u00ebve na g\u00ebzoi ky f\u00ebmij\u00eb. Ishte nipi i par\u00eb dhe shum\u00eb i\nbukur. Muajt e par\u00eb vajza ishte mir\u00eb, por m\u00eb von\u00eb ajo u ndje shum\u00eb keq nga\nveshkat. Mjek\u00ebt e shtruan n\u00eb spital dhe na than\u00eb se e vetmja zgjidhje do t\u00eb\nishte dializa, pasi veshkat e saj nuk funksiononin. K\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb mjek\u00ebve ne na\nvinin si thika n\u00eb zem\u00ebr. Ishim prind\u00ebr dhe e kishim si drit\u00ebn e syve. Ajo\np\u00ebrpiqej t\u00eb mos e jepte veten ndon\u00ebse ishte shum\u00eb e s\u00ebmur\u00eb se nuk donte t\u2019ia\nhidhte fajin shtatzanis\u00eb. E pranoi dializ\u00ebn. T\u00eb b\u00ebnte dializ\u00ebn ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb\np\u00ebr t\u00eb. Duhej b\u00ebr\u00eb shpesh. Djalin e mbaja m\u00eb shum\u00eb un\u00eb q\u00eb ajo mos t\u00eb lodhej e t\u00eb\nshkonte mir\u00eb me sh\u00ebndetin. Edhe k\u00ebshtu, ajo po vuante shum\u00eb, por asnj\u00ebher\u00eb nuk e\npranoi se kishte b\u00ebr\u00eb gabim q\u00eb lindi k\u00ebt\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, kur ishte shtrir\u00eb n\u00eb\nshtrat n\u00eb spital e po b\u00ebnte dializ\u00ebn, ajo m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb\npo mendon mama?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Asgj\u00eb.\n&#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po\nmendon se po t\u00eb mos kisha mbetur shtatz\u00ebn\u00eb, tani do t\u00eb isha mir\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Jo,\nzem\u00ebr, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb ajo fjal\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk\nke pse t\u00eb m\u00ebrzitesh, mama. Edhe po t\u00eb mos lindja f\u00ebmij\u00eb, veshkat e mia nuk do t\u00eb\nshkonin shum\u00eb gjat\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn tani po l\u00eb prapa di\u00e7ka timen. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; S\u2019ka\ngj\u00eb&#8230; un\u00eb jam gjithmon\u00eb me ty&#8230; &#8211; i thash\u00eb dhe ktheva kok\u00ebn nga ana tjet\u00ebr p\u00ebr\nt\u00eb fshehur lot\u00ebt q\u00eb ishin gati t\u00eb dilnin nga syt\u00eb e mi t\u00eb lodhur. <\/p>\n\n\n\n<p>Mjek\u00ebt\nna e b\u00ebn\u00eb t\u00eb qart\u00eb se dializa ishte nj\u00eb zgjidhje e p\u00ebrkohshme dhe se vajza duhet\nt\u00eb b\u00ebnte transplant. Meqen\u00ebse kushtonte shum\u00eb, po t\u2019ia jepnim veshk\u00ebn ne t\u00eb\nfamiljes, shpenzimet ishin t\u00eb p\u00ebrballueshme. Vendosa t\u2019ia jepja un\u00eb veshk\u00ebn. B\u00ebra\nanalizat dhe mjek\u00ebt m\u00eb siguruan q\u00eb ishte e mundur kjo, pasi veshkat e mia ishin\nn\u00eb rregull dhe k\u00ebshtu u b\u00eb. Shkuam n\u00eb Itali dhe kryem transplantin. Ajo kishte\nmerakun tim dhe mendonte se po vinte n\u00eb rrezik edhe jet\u00ebn time. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Tani\nq\u00eb je n\u00ebn\u00eb vet\u00eb, e kupton se jeta e n\u00ebn\u00ebs nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi aq sa ka ajo e f\u00ebmij\u00ebs\ns\u00eb saj. &#8211; u mundova ta qet\u00ebsoja.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po,\nn\u00ebn\u00eb, ashtu \u00ebsht\u00eb. Faleminderit p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mua. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; T\u00eb\ndua shum\u00eb, bija ime! &#8211; i thash\u00eb dhe e p\u00ebrqafova fort. Ishte gj\u00ebja m\u00eb e \u00e7muar n\u00eb\njet\u00ebn time. <\/p>\n\n\n\n<p>Pas\ntransplantit, u kthyem n\u00eb sht\u00ebpi. Muajt e par\u00eb ajo e mori veten, por pas pes\u00eb\nmuajsh nisi t\u00eb kishte shum\u00eb dhimbje. E shtruam prap\u00eb n\u00eb spital, por mjek\u00ebt nuk ishin\noptimist\u00eb. Veshka ime nuk ishte p\u00ebrshtatur me trupin e saj. T\u00eb gjitha organet e\nsaj ishin t\u00eb lodhura nga diabeti dhe trupi nuk mund t\u00eb reagonte pozitivisht. <\/p>\n\n\n\n<p>Ajo po\nshkrihej dal\u00ebngadal\u00eb, \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p>Djali\ni saj ishte shum\u00eb i trishtuar, k\u00ebrkonte vet\u00ebm t\u00eb \u00ebm\u00ebn e donte t\u00eb rrinte me t\u00eb\nn\u00eb spital gjith\u00eb dit\u00ebn. Mundoheshim ta merrnim me t\u00eb mira, por ai se\u00e7 ndjente e\nnuk pajtohej me asgj\u00eb. Burri i saj i rrinte af\u00ebr dhe shpeshher\u00eb e shihja tek\nstrukej n\u00eb ndonj\u00eb cep e qante. Nj\u00eb dit\u00eb iu afrova e i thash\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk\nke pse e akuzon veten p\u00ebr asgj\u00eb. Ajo donte medeomos t\u00eb linte di\u00e7ka prapa. <\/p>\n\n\n\n<p>Ai\npohoi me kok\u00eb, por e di se thell\u00eb-thell\u00eb ndihej fajtor p\u00ebr shkaktimin e k\u00ebsaj\ngjendjeje. T\u00eb gjith\u00eb ishim t\u00eb m\u00ebrzitur e t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar nga kjo. <\/p>\n\n\n\n<p>Ajo\nnuk mundi t\u2019i b\u00ebnte ball\u00eb s\u00ebmundjes dhe u dor\u00ebzua. Luftoi gjat\u00eb, por trupi i\nsaj nuk iu bind. Ajo iku dhe ky, p\u00ebr mua, ishte fundi i bot\u00ebs. Asgj\u00eb tashm\u00eb nuk\nkishte r\u00ebnd\u00ebsi. Para se t\u00eb mbyllte syt\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb, m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Mama,\nt\u00eb lutem, mos u m\u00ebrzit. Q\u00ebndro e fort\u00eb dhe mendo p\u00ebr djalin tim!<\/p>\n\n\n\n<p>Ishin\n\u00e7astet m\u00eb t\u00eb tmerrshme, q\u00eb nuk ia uroj asnj\u00eb n\u00ebne t\u2019i p\u00ebrjetoj\u00eb. N\u00eb fillim,\nedhe pse ajo m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb mos m\u00ebrzitesha e t\u00eb b\u00ebhesha e fort\u00eb, nuk munda ta\np\u00ebrballoja humbjen e saj, sidomos dit\u00ebn kur at\u00eb e mbyll\u00ebm n\u00eb dh\u00e9 p\u00ebrgjithmon\u00eb. Edhe\npse t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb kujtonin se duhej t\u00eb jetoja p\u00ebr nipin tim, nuk e mendoja aspak,\nvet\u00ebm doja t\u00eb ishte gjall\u00eb ime bij\u00eb. Dh\u00ebndrri e \u00e7oi djalin te n\u00ebna e tij, por\nshpejt e solli sepse djali nuk ishte m\u00ebsuar me ta e nuk rrinte. Ishte rritur me\nne dhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, k\u00ebrkonte n\u00ebn\u00ebn e tij. <\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb\nduhej ta mblidhja veten, edhe pse ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Ashtu b\u00ebra. Edhe\nburri im, ashtu b\u00ebri dhe djali im, gjithashtu. P\u00ebrpiqemi ta harrojm\u00eb, megjith\u00ebse\n\u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por mendojm\u00eb se kemi nj\u00eb detyr\u00eb q\u00eb na e la ajo: Djalin\ne saj! Ne tashm\u00eb jetojm\u00eb q\u00eb amaneti i saj t\u00eb plot\u00ebsohet, sepse zemra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb\ne v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb sh\u00ebrohet. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues, besoj se kur t\u00eb lexoni k\u00ebt\u00eb histori, do t\u00eb prekeni shum\u00eb, por po ju them n\u00eb fillim se tashm\u00eb e kam kaluar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb saj dhe po mundohem t\u00eb eci p\u00ebrpara, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Zoti m\u00eb dha dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, nj\u00eb djal\u00eb dhe nj\u00eb vajz\u00eb. T\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21033,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249,2496],"class_list":["post-22382","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori","tag-veshka"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22382","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22382"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22382\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22382"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22382"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22382"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}