{"id":22369,"date":"2019-05-09T13:00:33","date_gmt":"2019-05-09T11:00:33","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22369"},"modified":"2019-05-09T12:43:59","modified_gmt":"2019-05-09T10:43:59","slug":"%ef%bb%bfme-la-sepse-vajza-jone-nuk-fliste-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/05\/%ef%bb%bfme-la-sepse-vajza-jone-nuk-fliste-2\/","title":{"rendered":"\ufeffM\u00eb la sepse vajza jon\u00eb nuk fliste"},"content":{"rendered":"\n<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Anila. <\/p>\n\n\n\n<p>E kisha t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta tregoja historin\u00eb time n\u00eb gazet\u00ebn tuaj, pasi ajo \u00ebsht\u00eb e lidhur me urrejtjen q\u00eb kam p\u00ebr prind\u00ebrit,<\/p>\n\n\n\n<p> por p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb e sakt\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb dua t\u00eb them, po filloj t\u00eb tregoj pa humbur koh\u00eb arsyen se pse e kam nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb till\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Babai im n\u00eb rinin\u00eb e tij jetonte n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb shum\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ai ishte martuar me nj\u00eb vajz\u00eb nga fshati aty, mir\u00ebpo ajo nuk mundi t\u00eb b\u00ebnte f\u00ebmij\u00eb dhe ai u detyrua ta linte gruan. Mir\u00ebpo vitet kalonin dhe at\u00eb nuk e pranonte asnj\u00eb fem\u00ebr se ishte shum\u00eb i varf\u00ebr. Nj\u00eb informacion t\u00eb till\u00eb e kishin marr\u00eb dajat e mi dhe kishin vendosur q\u00eb t\u2019i b\u00ebnin motr\u00ebn e tyre, e cila \u00ebsht\u00eb mamaja ime sot. Ajo kishte nj\u00eb problem; ishte memece, por dajat, duke u nisur nga ideja se maman\u00eb time do ta kishin penges\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre, vendos\u00ebn ta lidhnin me martes\u00eb me baban\u00eb tim dhe, duke par\u00eb se ai po kalonte nj\u00eb kriz\u00eb ekonomike, menduan se ai do ta pranonte sugjerimin e dajave t\u00eb mi. <\/p>\n\n\n\n<p>Dhe k\u00ebshtu ndodhi. Babai im, i detyruar nga lidhja q\u00eb\nb\u00ebri me n\u00ebn\u00ebn time, e la fshatin e tij dhe u shp\u00ebrngul n\u00eb fshatin ku ne jetojm\u00eb\nsot. Pas martes\u00ebs me n\u00ebn\u00ebn, dajat e mi, q\u00eb ishin n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb ekonomike,\nu b\u00ebn\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb mi nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb pranueshme p\u00ebr n\u00eb fshat. Mbas dy\nvitesh, n\u00ebna ime mbeti shtatz\u00ebn\u00eb me mua dhe un\u00eb isha lumturia e tyre, sidomos p\u00ebr\nbabin sepse ai kishte mund\u00ebsi q\u00eb ta shprehte, nd\u00ebrsa n\u00ebna e kishte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.\nNe mundoheshim ta kuptonim nj\u00ebra-tjetr\u00ebn vet\u00ebm nga shikimet, kuptohet, edhe me gjeste.\nDuke qen\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i vet\u00ebm, kisha shum\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb flisja me dik\u00eb dhe e ndjeja\nshum\u00eb munges\u00ebn e komunikimit me n\u00ebn\u00ebn, sidomos n\u00eb mosh\u00ebn e adoleshenc\u00ebs, kur nj\u00eb\nvajz\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebshillat e n\u00ebn\u00ebs. Megjithat\u00eb, edhe k\u00ebt\u00eb faz\u00eb e kalova pasi\nn\u00eb fshat kisha dy teze t\u00eb martuara e dy daja dhe ata nuk m\u00eb linin asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb\nm\u00ebrzitesha p\u00ebr faktin se me maman\u00eb nuk komunikoja. Edhe shoqet e mia t\u00eb lagjes\ndhe t\u00eb shkoll\u00ebs m\u00eb jepnin shum\u00eb mb\u00ebshtetje dhe kishin besim tek un\u00eb. Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb\ndrejt\u00ebn, asnj\u00ebher\u00eb nuk e kisha urryer veprimin e dajave q\u00eb kishin lidhur prind\u00ebrit\ne mi n\u00eb ato kushte, edhe pse e vuaja faktin q\u00eb nuk mund t\u2019i thoja n\u00ebn\u00ebs sime gj\u00ebra\np\u00ebr t\u00eb cilat vet\u00ebm me at\u00eb mund t\u00eb shprehesha. Me kalimin e viteve nj\u00eb fakt i till\u00eb\nkishte filluar t\u00eb m\u00eb krijonte nj\u00eb boshll\u00ebk q\u00eb asnj\u00eb njeri nuk mund t\u00eb m\u00eb\nndihmonte ta anashkaloja. Mbas mbarimit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, shoqet e mia filluan\nt\u00eb fejoheshin nj\u00eb nga nj\u00eb, madje shoqja ime e ngusht\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb edhe me f\u00ebmij\u00eb,\nnd\u00ebrsa un\u00eb akoma nuk kisha nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb serioze. Ishte gj\u00eb tjet\u00ebr fakti q\u00eb m\u00eb\nngacmonin shum\u00eb n\u00eb rrug\u00eb; ato nuk ishin gj\u00ebra serioze. Un\u00eb kisha nj\u00eb paraqitje\nnormale dhe edukata nuk m\u00eb mungonte. Kisha mbushur 25 vje\u00e7 dhe fakti q\u00eb nuk po\nfejohesha, kishte filluar t\u00eb m\u00eb trembte, pasi un\u00eb jetoja n\u00eb fshat dhe kuptohet\nse, kur t\u00eb kalonte mosha, nuk kishe shanse q\u00eb t\u00eb gjeje nj\u00eb njeri. Nj\u00eb dit\u00eb\nshkova n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e daj\u00ebs. Rast\u00ebsisht, aty ishin edhe dy tezet q\u00eb m\u00eb than\u00eb: \u201cD\u00ebgjo,\nmoj \u00e7up\u00eb; kur t\u00eb pyesin djemt\u00eb p\u00ebr maman\u00eb, thuaju q\u00eb nuk ka lindur ashtu, por \u00ebsht\u00eb\nb\u00ebr\u00eb kur ishte pes\u00eb vje\u00e7e, p\u00ebr shkak t\u00eb temperatur\u00ebs s\u00eb madhe\u201d. Nuk e di pse, por\nn\u00eb ato momente sikur m\u2019u p\u00ebrmbys bota. Nga fjal\u00ebt e tezes kuptova se djemt\u00eb nuk\nm\u00eb pranonin p\u00ebr faktin se s\u00ebmundja e n\u00ebn\u00ebs mund t\u00eb ishte e trash\u00ebgueshme. Kur\nshkova n\u00eb sht\u00ebpi nuk m\u00eb hiqeshin nga mendja fjal\u00ebt e tezes dhe vet\u00ebm qaja. At\u00eb\nvit n\u00eb fshatin ton\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs i ri dhe nj\u00eb nga pun\u00ebtor\u00ebt, Bledi,\nm\u00eb shikonte \u00e7do dit\u00eb teksa un\u00eb shkoja te dajat ose te tezet q\u00eb i kisha n\u00eb\nfshat. Nj\u00eb dit\u00eb ai m\u00eb ndaloi dhe m\u00eb tha: \u201cT\u00eb kam par\u00eb \u00e7do dit\u00eb dhe nuk di asnj\u00eb\ngj\u00eb p\u00ebr ty, thjesht, m\u00eb p\u00eblqen si paraqitje dhe m\u00eb dukesh vajz\u00eb e qet\u00eb. Jam i\ninteresuar q\u00eb t\u00eb njoh m\u00eb shum\u00eb\u201d. Un\u00eb nuk ngurrova dhe i tregova emrin tim e t\u00eb babait.\n<\/p>\n\n\n\n<p>Rruga p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tezes ishte paksa e fsheht\u00eb,\nnuk kalonin shum\u00eb njer\u00ebz dhe aty ishte vend takimi yn\u00eb \u00e7do mbasdite. Bledi\nishte nj\u00eb djal\u00eb fshati, por n\u00eb ato kushte q\u00eb isha un\u00eb, nuk po m\u00eb interesonte nj\u00eb\ngj\u00eb e till\u00eb; thjesht, doja t\u00eb krijoja familjen time me nj\u00eb njeri t\u00eb mir\u00eb. Ai kishte\npyetur p\u00ebr njer\u00ebzit e mi dhe kuptohet se e para gj\u00eb i kishin th\u00ebn\u00eb ishte se e\nkisha maman\u00eb memece. Ai m\u00eb pyeti se si i kishte ndodhur dhe mua menj\u00ebher\u00eb m\u00eb erdh\u00ebn\nnd\u00ebrmend fjal\u00ebt e tezes sime e i thash\u00eb se nuk e kishte t\u00eb lindur, por\ntemperatura e lart\u00eb i kishte l\u00ebn\u00eb pasoja. Bledi kishte filluar t\u00eb m\u00eb donte shum\u00eb\ndhe nj\u00eb fakt i till\u00eb nuk i hynte n\u00eb sy, por kur u tregoi prind\u00ebrve t\u00eb tij, ata\nb\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn q\u00eb ne t\u00eb dy t\u00eb mos lidheshim me pretekstin se problemi i n\u00ebn\u00ebs\nsime mund t\u00eb trash\u00ebgohej te f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb. Por, Bledi kishte shum\u00eb besim n\u00eb at\u00eb\nq\u00eb i tregova un\u00eb p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn dhe ai vendosi t\u00eb ndahej nga prind\u00ebrit e shkuam t\u00eb\njetonim n\u00eb qytet me qira. Mbas dy vjet martese, Zoti na lumturoi me nj\u00eb vajz\u00eb\ndhe s\u2019kish m\u00eb t\u00eb lumtur se ne. Bledi nuk u fliste prind\u00ebrve t\u00eb tij, por isha e sigurt\u00eb\nse kjo nuk do zgjaste p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb pasi ne u b\u00ebm\u00eb me f\u00ebmij\u00eb dhe prind\u00ebrit,\nkur ta kuptonin se f\u00ebmija yn\u00eb nuk kishte probleme, do t\u00eb pajtoheshin me ne.\nMuajt kaluan shpejt dhe vajza rritej e b\u00ebhej \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb e bukur; t\u00eb dy ne e\nadhuronim at\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb vjetorin e saj prisnim q\u00eb t\u00eb vinin prind\u00ebrit e Bledit,\npor ata nuk e b\u00ebn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Mbasi kaloi vitin vajza, mua filloi t\u00eb m\u00eb\nkapte nj\u00eb lloj paniku, sepse po kuptoja q\u00eb ajo akoma nuk kishte filluar t\u00eb\nfliste. N\u00eb fillim thoja se ishte shpejt, por kur vajza po b\u00ebhej gati dy vje\u00e7e\ndhe nuk fliste, un\u00eb fillova t\u00eb shqet\u00ebsohesha me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Bashk\u00eb me Bledin e \u00e7uam\nvajz\u00ebn te doktori dhe ai na siguroi se vajza d\u00ebgjonte shum\u00eb mir\u00eb e nuk kishte\nprobleme. Ai na sqaroi se disa f\u00ebmij\u00ebve, e folura u vinte n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb madhe, por\nedhe pse doktori na i sqaroi gj\u00ebrat, Bledi nisi t\u00eb b\u00ebhej shum\u00eb mosbesues. Edhe\nmua, po ashtu, m\u00eb kishte kapur frika. Ela, vajza jon\u00eb, vet\u00ebm belb\u00ebzonte dhe nuk\nshprehej dot. Me kalimin e muajve, n\u00eb familjen ton\u00eb filloi tensioni. Bledi m\u00eb\nakuzonte se un\u00eb e kisha g\u00ebnjyer p\u00ebr maman\u00eb time. \u201cProblemi i saj ka qen\u00eb i\nlindur dhe na e ka trash\u00ebguar dhe vajza\u201d, shprehej ai. Fjal\u00ebt e tij m\u00eb l\u00ebndonin\n\u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Po ashtu, edhe stresi p\u00ebr vajz\u00ebn e vog\u00ebl q\u00eb nuk po fliste\nfilloi t\u00eb m\u00eb shkaktonte shum\u00eb probleme me sh\u00ebndetin aq sa un\u00eb u ktheva n\u00eb\nanemike dhe u dob\u00ebsova shum\u00eb. Nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk mundja ta p\u00ebrballoja. \u00c7do\ndit\u00eb q\u00eb kalonte mallkoja dajat dhe prind\u00ebrit e mi q\u00eb krijuan at\u00eb lidhje,\npasojat e s\u00eb cil\u00ebs po i vuaja un\u00eb dhe vajza ime. Marr\u00ebdh\u00ebniet tona ishin\nacaruar aq shum\u00eb saq\u00eb Bledi m\u00eb tha se martesa jon\u00eb nuk mund t\u00eb shkonte m\u00eb\ngjat\u00eb. \u201cKam nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grua t\u00eb sh\u00ebndetshme q\u00eb t\u00eb m\u00eb lind\u00eb f\u00ebmij\u00eb normal\u00eb\ndhe jo memeca!\u201d, u shpreh ai. <\/p>\n\n\n\n<p>Ajo ishte dita m\u00eb e zez\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn time. Nuk e doja\nm\u00eb jet\u00ebn, por tani mendoja p\u00ebr vajz\u00ebn q\u00eb kishte shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mua. Mbas asaj\ndite un\u00eb u shp\u00ebrngula n\u00eb familjen time dhe vet\u00ebm qaja e mallkoja njer\u00ebzit q\u00eb m\u00eb\nsoll\u00ebn ato vuajtje. Nj\u00eb komshia jon\u00eb q\u00eb jetonte n\u00eb Itali e kishte marr\u00eb vesh p\u00ebr\nproblemin tim dhe erdhi e m\u00eb tha se vajza nuk do t\u00eb kishte asnj\u00eb problem sepse\ne nj\u00ebjta gj\u00eb i kishte ndodhur edhe asaj me djalin. Ajo e kishte vizituar n\u00eb\nItali dhe doktori i kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cDuhet t\u00eb punosh shum\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn, t\u2019i\nflas\u00ebsh gjithmon\u00eb, ta \u00e7osh n\u00eb kopsht ose \u00e7erdhe dhe komunikimi me t\u00eb tjer\u00ebt do\nt\u2019i b\u00ebj\u00eb mir\u00eb\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb mbas asaj bisede m\u2019u duk sikur rilinda dhe nj\u00eb\ndrit\u00eb shprese, kisha n\u00eb sy. Ajo m\u00eb tregoi se djali i saj kishte filluar t\u00eb\nfliste n\u00eb mosh\u00ebn kat\u00ebr vje\u00e7are. Edhe un\u00eb nisa t\u00eb b\u00ebja t\u00eb pamundur\u00ebn duke iu p\u00ebrkushtuar\nvet\u00ebm vajz\u00ebs, duke e l\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Kur Ela u b\u00eb\ntre vje\u00e7e e pak, tha fjal\u00ebn \u201cmami\u201d p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. M\u00eb pas pasuan edhe fjal\u00eb t\u00eb\ntjera dhe nuk kishte lumturi m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr mua! Nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb e mori vesh\nedhe Bledi dhe ai k\u00ebrkonte t\u00eb m\u00eb takonte, por jam betuar para Zotit se ai njeri\njo vet\u00ebm mua, por as vajz\u00ebn nuk ka p\u00ebr ta takuar kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij. Kjo\nishte historia ime e dhimbshme q\u00eb m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb shpirt plag\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u2019u\nsh\u00ebruar asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Anila. E kisha t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta tregoja historin\u00eb time n\u00eb gazet\u00ebn tuaj, pasi ajo \u00ebsht\u00eb e lidhur me urrejtjen q\u00eb kam p\u00ebr prind\u00ebrit, por p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb e sakt\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb dua t\u00eb them, po filloj t\u00eb tregoj pa humbur koh\u00eb arsyen se pse e kam nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21711,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-22369","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22369","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22369"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22369\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22369"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22369"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22369"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}