{"id":22360,"date":"2019-05-07T20:30:39","date_gmt":"2019-05-07T18:30:39","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22360"},"modified":"2019-05-07T18:21:29","modified_gmt":"2019-05-07T16:21:29","slug":"%ef%bb%bfdjali-na-braktisi-se-jemi-sakate-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/05\/%ef%bb%bfdjali-na-braktisi-se-jemi-sakate-2\/","title":{"rendered":"\ufeffDjali na braktisi se jemi sakat\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Manushaqja dhe jetoj n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb Jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb par\u00ebt tan\u00eb thon\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb urt\u00eb popullore, se peri k\u00ebputet atje ku \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dob\u00ebt dhe n\u00eb fakt, kjo qenka e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Q\u00ebkur kam lindur, kam patur probleme n\u00eb ecje dhe \u00e7aloj nga t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Isha vajz\u00eb e vetme mbas kat\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrve dhe jetoja n\u00eb nj\u00eb fshat shum\u00eb t\u00eb varf\u00ebr. Prind\u00ebrit nuk donin q\u00eb un\u00eb t\u00eb rrija beqare n\u00eb sht\u00ebpi, pasi kur t\u00eb vinin nuset e v\u00ebllez\u00ebrve do kishim probleme dhe k\u00ebshtu, vendos\u00ebn e m\u00eb martuan me t\u00eb parin burr\u00eb q\u00eb erdhi m\u00eb k\u00ebrkoi n\u00eb sht\u00ebpi. Petriti, bashk\u00ebshorti im, ishte nj\u00eb njeri i pash\u00ebm, q\u00eb m\u00eb b\u00ebri p\u00ebr vete q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb. Ai kishte p\u00ebsuar nj\u00eb aksident kur punonte n\u00eb fush\u00ebn e druve dhe doktor\u00ebt ishin t\u00eb detyruar q\u00eb t\u2019i prisnin k\u00ebmb\u00ebn. M\u00eb von\u00eb, ai kishte vendosur k\u00ebmb\u00eb prej druri. Ashtu si t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e tjer\u00eb, pavar\u00ebsisht nga defektet fizike q\u00eb kishim, edhe ne kishim nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb jetonim si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb kishim familjen ton\u00eb dhe k\u00ebshtu, vendos\u00ebm t\u00eb martoheshim. Bashk\u00ebshorti im, Petriti, u fut n\u00eb kurs p\u00ebr rrobaqep\u00ebs dhe u pun\u00ebsua n\u00eb qytetin ku ne jetojm\u00eb sot. Edhe un\u00eb, po ashtu, punoja n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb t\u00eb prodhimit t\u00eb turshive. Martesa jon\u00eb u finalizua n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb madhe, megjithat\u00eb, Zoti e bekoi me lindjen e nj\u00eb f\u00ebmije, i cili ishte edhe g\u00ebzimi yn\u00eb. Bashk\u00eb me Petritin vendos\u00ebm q\u00eb djalin ta quanim Fatjon sepse ishte fati yn\u00eb q\u00eb n\u00eb at\u00eb mosh\u00eb u b\u00ebm\u00eb me f\u00ebmij\u00eb. Lindja e djalit u b\u00eb nj\u00eb motiv m\u00eb shum\u00eb q\u00eb ne t\u00eb punonim dhe t\u2019i krijonim kushte t\u00eb mira jetese q\u00eb ai t\u00eb rritej sa m\u00eb i lumtur. Fatjoni na e kishte b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn aq t\u00eb lumtur sa nuk mund ta p\u00ebrshkruaj dot; \u00e7do dit\u00eb e mbulonim me p\u00ebrk\u00ebdhelje dhe puthje t\u00eb pafundme. Ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb g\u00ebzonte sh\u00ebndet t\u00eb plot\u00eb dhe ishte shum\u00eb i bukur. T\u00eb gjith\u00eb q\u00eb e shikonin e p\u00ebrk\u00ebdhelnin dhe i jepnin ndonj\u00eb lek p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb akullore ose \u00e7okollata. Edhe kur vinin njer\u00ebzit e mi apo t\u00eb Petritit, nuk e linin asnj\u00ebher\u00eb pa i dh\u00ebn\u00eb lek\u00eb. Si t\u00eb thuash, ai n\u00eb shkoll\u00eb ishte f\u00ebmija m\u00eb i llastuar dhe m\u00eb i mir\u00ebmbajtur nga ana ekonomike, dallonte nga f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e m\u00ebsuan duke i dh\u00ebn\u00eb lek\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Kjo, sepse u vinte keq q\u00eb un\u00eb dhe Petriti nuk kishim mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i krijuar kushte m\u00eb t\u00eb mira jetese, mir\u00ebpo e gjith\u00eb kjo ashtu si pa kuptuar ndikoi p\u00ebr keq n\u00eb formimin e djalit ton\u00eb. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb ne e kuptuam kur vendi yn\u00eb ndryshoi n\u00eb sistemin politik ku u mbyll\u00ebn nd\u00ebrmarrjet dhe fabrikat dhe si t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb, edhe ne e gjet\u00ebm veten t\u00eb papun\u00eb. Jetonim me asistenc\u00eb, mir\u00ebpo djali kishte filluar t\u00eb rritej, ai ishte n\u00eb klas\u00ebn e shtat\u00eb dhe k\u00ebrkonte t\u00eb tjera kushte. Prind\u00ebrit e f\u00ebmij\u00ebve te tjer\u00eb shkonin jasht\u00eb shtetit dhe u d\u00ebrgonin rroba e i mbanin f\u00ebmij\u00ebt e tyre me gj\u00ebra t\u00eb jashtme, kurse ne ishim t\u00eb dy t\u00eb pamundur p\u00ebr t\u00eb emigruar dhe aq m\u00eb keq, ngel\u00ebm edhe pa pun\u00eb. Ana ekonomike na detyronte q\u00eb t\u00eb mos ishim si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt dhe djali, q\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e adoleshenc\u00ebs, kishte filluar ta p\u00ebrjetonte shum\u00eb keq k\u00ebt\u00eb fakt. Ai nuk donte q\u00eb t\u00eb shoq\u00ebrohej m\u00eb me ne si\u00e7 b\u00ebnte kur ishte i vog\u00ebl q\u00eb un\u00eb ose Petriti e merrnim p\u00ebrdore dhe e \u00e7onim n\u00eb shkoll\u00eb. Djali ishte drita e syve tan\u00eb dhe na dhembte n\u00eb shpirt q\u00eb nuk e ndihmonim dot q\u00eb edhe ai t\u00eb ishte i barabart\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb e tij. Gjithmon\u00eb, kur gatuanim gj\u00ebra t\u00eb mira n\u00eb ndonj\u00eb rast feste, ne e hiqnim nga goja jon\u00eb dhe ia ruanim Fatjonit. Mendonim se kjo gj\u00eb do t\u00eb ndikonte p\u00ebr mir\u00eb tek ai duke na dashur dhe respektuar m\u00eb shum\u00eb, mir\u00ebpo p\u00ebrk\u00ebdheljet e tep\u00ebrta e t\u00ebrbojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebn, k\u00ebt\u00eb nuk e thoshin kot t\u00eb par\u00ebt. Kjo gj\u00eb ndodhi edhe me Fatjonin. E mbanim n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb dor\u00ebs, por ai filloi ta n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbte dashurin\u00eb ton\u00eb. Tashm\u00eb, ai kishte hyr\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme dhe n\u00eb m\u00ebsime nuk ishte m\u00eb i pari, si\u00e7 ishte n\u00eb tet\u00ebvje\u00e7are. Jo vet\u00ebm kaq. M\u00ebsuesit vinin n\u00eb sht\u00ebpi dhe ankoheshin p\u00ebr sjelljen jo t\u00eb mir\u00eb t\u00eb djalit ton\u00eb. E merrnim n\u00eb dark\u00eb dhe e k\u00ebshillonim, por ai prap\u00eb nuk na e vinte veshin, derisa nj\u00eb dit\u00eb na erdhi njoftimi se Fatjonin e kishin p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga shkolla. Kjo ishte dita m\u00eb e keqe p\u00ebr mua dhe bashk\u00ebshortin tim. N\u00eb qytetin ton\u00eb t\u00eb vog\u00ebl ne njiheshim si nj\u00eb familje shum\u00eb e mir\u00eb dhe q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb na nderonin e respektonin, por nga m\u00ebnyra se si na trajtonte djali, kishim v\u00ebn\u00eb re se e gjith\u00eb kjo sjellja e tij ndikohej nga fiziku im dhe i bashk\u00ebshortit tim. Ai hynte n\u00eb sht\u00ebpi i nevrikosur, ne nuk mund t\u00eb flisnim dot me t\u00eb, ai nuk na kryente asnj\u00eb porosi, detyroheshim q\u00eb t\u2019i thoshim ndonj\u00eb f\u00ebmije t\u00eb komshiut sesa djalit ton\u00eb. Kjo gj\u00eb ishte shum\u00eb e dhimbshme. Fatjoni kishte filluar t\u00eb b\u00ebhej edhe shum\u00eb nevrik sepse kur ishte i vog\u00ebl t\u00eb gjith\u00eb e kishin m\u00ebsuar duke i dh\u00ebn\u00eb lek\u00eb n\u00eb dor\u00eb, por mbasi e la shkoll\u00ebn n\u00eb mes, asnj\u00eb njeri nuk e p\u00ebrkrahte m\u00eb at\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb lek. Ata donin t\u2019i tregonin se tani u rrit dhe duhet t\u00eb b\u00ebhej zot i vetes, por ishte tep\u00ebr von\u00eb. Fatjoni ishte rritur si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb tekanjoz e i llastuar dhe ky ishte nj\u00eb gabim q\u00eb nuk ndreqej m\u00eb. Muajt e vitet kalonin shpejt dhe ai, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohej, b\u00ebhej akoma m\u00eb keq. Shok\u00ebt e tij t\u00eb shkoll\u00ebs e kishin ftuar n\u00eb mbr\u00ebmjen e matur\u00ebs dhe ne, t\u00eb detyruar prej tij, u fut\u00ebm n\u00eb borxhe e i gjet\u00ebm lek\u00ebt q\u00eb ai t\u00eb blinte veshjen dhe t\u00eb paguante dark\u00ebn. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ai \u00e7do dit\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes b\u00ebnte sherr me t\u00eb atin duke i k\u00ebrkuar lek p\u00ebr duhan dhe p\u00ebr kafe. Sherri ishte b\u00ebr\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb familjen ton\u00eb dhe asnj\u00eb prej nesh nuk mund ta shmangte. T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit tani ishin angazhuar q\u00eb Fajtoni t\u00eb punonte, mir\u00ebpo si djal\u00eb i p\u00ebrk\u00ebdhelur q\u00eb ishte, ai nuk e kishte qejf fare pun\u00ebn, madje fillonte nj\u00eb dit\u00eb ose dy dhe dit\u00ebn e tret\u00eb e linte. Ai ishte djal\u00eb simpatik dhe shum\u00eb vajza linin kok\u00ebn p\u00ebr t\u00eb, por un\u00eb isha e sigurt\u00eb se ai nuk lidhej me asnj\u00ebr\u00ebn prej tyre p\u00ebr faktin se prind\u00ebrit e tij ishin sakat\u00eb. Sa shum\u00eb q\u00eb m\u00ebrziteshim ne p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt! Dukej sikur syt\u00eb e Fajtonit na e thoshin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, derisa nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb dehur na e deklaroi me goj\u00ebn e tij: \u201cM\u00eb vjen turp q\u00eb jam djali juaj\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Neve sa nuk na ra tavani mbi kok\u00eb. Un\u00eb fillova t\u00eb\nqaja, nd\u00ebrsa Petriti nuk e p\u00ebrmbajti dot veten dhe e q\u00eblloi me shkopin q\u00eb e\np\u00ebrdorte p\u00ebr t\u00eb ecur. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb ngriti dor\u00ebn ndaj Fatjonit dhe kjo b\u00ebri\nq\u00eb ai t\u00eb ikte nga sht\u00ebpia. Un\u00eb bashk\u00eb me Petritin e gdhim\u00eb pa gjum\u00eb, duke\npritur q\u00eb ai t\u00eb kthehej. Q\u00eb mbas asaj dite, me Fatjonin kishim vet\u00ebm sherre dhe\nofendime t\u00eb pafundme. Ai kishte arritur deri aty sa na kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cDo t\u2019ju\nvras, nuk kam \u00e7far\u00eb ju dua\u201d. Na b\u00ebnte t\u00eb ndjeheshim fajtor\u00eb q\u00eb e kishim sjell\u00eb\nn\u00eb jet\u00eb. M\u00eb tep\u00ebr ai e kishte inatin me mua dhe k\u00ebt\u00eb e v\u00ebrtetova nj\u00eb dit\u00eb kur m\u00eb\ntha se kur t\u00eb vdiste Petriti, do t\u00eb m\u00eb mbyllte n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb si qeni. Ajo dit\u00eb\nka qen\u00eb kulmi i t\u00eb gjitha sherreve. Petriti nga nervat mori thik\u00ebn t\u00eb gjuante\ndjalin, por un\u00eb i dola p\u00ebrpara dhe i thash\u00eb: \u201cM\u00eb mir\u00eb m\u00eb vrit mua\u201d. Ajo ka qen\u00eb\ndita e zis\u00eb n\u00eb familjen ton\u00eb. Q\u00eb at\u00eb dit\u00eb ne i deklaruam Fatjonit se ai nuk ishte\nm\u00eb djali yn\u00eb. Nuk paska m\u00eb keq sesa t\u00eb t\u00eb p\u00ebrbuz\u00eb f\u00ebmija, ai q\u00eb ti i ke dh\u00ebn\u00eb\njet\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb cilin ke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mal me sakrifica. \u00c7do gj\u00eb u fshi si me gom\u00eb,\nne kemi mbetur pa djal\u00eb, Fatjoni sot \u00ebsht\u00eb 35 vje\u00e7 dhe punon e jeton n\u00eb Itali,\nka shtat\u00eb vjet q\u00eb nuk na ka folur dhe me sa duket, as q\u00eb ka nd\u00ebrmend ta b\u00ebj\u00eb, vet\u00ebm\nndonj\u00eb informacion e marrim nga shok\u00ebt e tij t\u00eb ngusht\u00eb. Petriti e shan dhe e\nmallkon \u00e7do dit\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb si n\u00ebn\u00eb, i lutem Zotit vet\u00ebm t\u2019i jap\u00eb sh\u00ebndet dhe\nnj\u00eb dit\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohet. Ndoshta kur t\u00eb b\u00ebhet vet\u00eb prind, do t\u00eb na kujtoj\u00eb\ndhe do t\u2019i kuptoj\u00eb vuajtjet q\u00eb na ka shkaktuar papjekuria e tij. Tashm\u00eb i vetmi\nmotiv i jet\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb Fatjoni t\u00eb kthehet dhe t\u00eb na k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb\nfalur p\u00ebr t\u00eb gjitha dhimbjet dhe vuajtjet q\u00eb na ka shkaktuar. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Manushaqja dhe jetoj n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb Jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb par\u00ebt tan\u00eb thon\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb urt\u00eb popullore, se peri k\u00ebputet atje ku \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dob\u00ebt dhe n\u00eb fakt, kjo qenka e v\u00ebrtet\u00eb. Q\u00ebkur kam lindur, kam patur probleme n\u00eb ecje dhe \u00e7aloj nga t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20678,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2106],"class_list":["post-22360","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-historia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22360","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22360"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22360\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20678"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22360"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22360"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22360"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}