{"id":22357,"date":"2019-05-07T13:30:40","date_gmt":"2019-05-07T11:30:40","guid":{"rendered":"https:\/\/intervista.al\/web\/?p=22357"},"modified":"2019-05-07T13:13:38","modified_gmt":"2019-05-07T11:13:38","slug":"%ef%bb%bfkjo-dhembje-kaq-e-madhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/05\/%ef%bb%bfkjo-dhembje-kaq-e-madhe\/","title":{"rendered":"\ufeffKjo dhembje kaq e madhe&#8230;"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrsh\u00ebndetje, lexues t\u00eb gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Arbeni dhe sot \u00ebsht\u00eb dita q\u00eb m\u00eb kujton tragjedin\u00eb e jet\u00ebs time. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ju dhe un\u00eb gjithmon\u00eb kemi d\u00ebgjuar \u201cdy g\u00ebzime n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb\u201d, <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">por asnj\u00ebher\u00eb nuk kisha d\u00ebgjuar se Zoti mund t\u00eb t\u00eb jap\u00eb edhe dy hidh\u00ebrime n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb i qart\u00eb, po filloj menj\u00ebher\u00eb t\u2019ju rr\u00ebfej historin\u00eb time t\u00eb dhimbshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur isha 22 vje\u00e7,\nprind\u00ebrit m\u00eb fejuan me nj\u00eb vajz\u00eb nga fshatrat p\u00ebrreth. Ajo quhej Zana dhe ishte\nfemra m\u00eb e bukur q\u00eb kisha njohur ndonj\u00ebher\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 bukuris\u00eb fizike, ajo kishte\nedhe nj\u00eb bukuri shpirt\u00ebrore q\u00eb sot, zor se e gjen te nj\u00eb njeri. Pa ekzagjerim,\nishte nj\u00eb zan\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb me magjin\u00eb e saj m\u00eb b\u00ebri t\u00eb dashurohesha\nmarr\u00ebzisht. Jeta jon\u00eb familjare filloi n\u00eb nj\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\nekonomike. T\u00eb dy punonim n\u00eb kooperativ\u00eb dhe m\u00eb pikonte n\u00eb zem\u00ebr teksa e shikoja\nZan\u00ebn time q\u00eb rropatej n\u00eb ato pun\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, duke mos fituar asgj\u00eb. Mbas dy\nvjet martese, ne u b\u00ebm\u00eb me nj\u00eb djal\u00eb, q\u00eb ishte g\u00ebzimi i jet\u00ebs son\u00eb. Edhe pse n\u00eb\nat\u00eb koh\u00eb ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb rrisje nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, pasi varf\u00ebria ishte\nekstreme, ne ia arrit\u00ebm q\u00ebllimit. Djali rritej gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, Zana ishte\nshum\u00eb e lidhur me t\u00eb dhe p\u00ebrkujdesej p\u00ebr t\u00eb deri n\u00eb detaj. Po k\u00ebshtu, edhe\ndjali ishte m\u00eb i lidhur me t\u00eb \u00ebm\u00ebn sesa me mua. Kur ndodh\u00ebn ndryshimet politike\nn\u00eb vitin \u201990, un\u00eb emigrova n\u00eb Itali. Nuk mund t\u00eb lejoja q\u00eb gruaja dhe djali im\nt\u00eb vazhdonin t\u00eb vuanin n\u00eb at\u00eb fshat t\u00eb humbur. N\u00eb Itali punoja n\u00eb dy pun\u00eb\nderisa mbas dy vjet\u00ebsh u riktheva n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb\nemigrimin. Ato dy vite ishin sa nj\u00eb shekull p\u00ebr mua. Kurr\u00eb nuk isha ndar\u00eb nga\ngruaja dhe nga djali q\u00eb i adhuroja m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka n\u00eb bot\u00eb. Ne u vendos\u00ebm\nn\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit dhe mbasi u stabilizuam nga ana ekonomike, vendos\u00ebm t\u00eb\nb\u00ebnim edhe nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, djalin e kishim 10 vje\u00e7 dhe familja\njon\u00eb u b\u00eb akoma m\u00eb e lumtur kur n\u00eb jet\u00eb erdhi Dorina, vajza e vog\u00ebl. T\u00eb gjith\u00eb\ne adhuronim, djali ishte rritur dhe lindja e vajz\u00ebs sikur ishte nj\u00eb bekim nga Per\u00ebndia.\nMe lindjen e vajz\u00ebs filluan dhe problemet e para p\u00ebr sh\u00ebndetin e Zan\u00ebs. Ajo\nkishte filluar t\u00eb kishte probleme me gjoksin. N\u00eb fillim, doktor\u00ebt than\u00eb se kjo\nishte nj\u00eb gj\u00eb normale, se ndodh te nj\u00eb pjes\u00eb e grave kur i heqin qum\u00ebshtin\nf\u00ebmij\u00ebs. Kishin kaluar gati pes\u00eb vjet dhe Zana kishte filluar t\u00eb ankohej \u00e7do\ndit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr dhimbje t\u00eb forta gjiri. Kjo b\u00ebri q\u00eb t\u2019i b\u00ebnim nj\u00eb kontroll\nt\u00eb imt\u00ebsish\u00ebm. Kisha l\u00ebn\u00eb takim me doktorin dhe shkova t\u00eb merrja p\u00ebrgjigjen e\nanalizave, kur m\u00ebsova se Zana kishte tumor. Nuk e kisha par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb veten\nn\u00eb at\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb qaja si f\u00ebmij\u00eb para doktorit, i cili q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb\nduke m\u00eb ngush\u00eblluar se ekzistonte mund\u00ebsia q\u00eb Zana t\u00eb shp\u00ebtonte duke ia hequr\nnj\u00ebrin gjoks. Gjith\u00eb rrug\u00ebn, nga spitali deri n\u00eb sht\u00ebpi e lava me lot. Trokita\nn\u00eb der\u00eb dhe si gjithmon\u00eb, der\u00ebn e hapi Zana. F\u00ebmij\u00ebt ishin n\u00eb shkoll\u00eb. I\np\u00ebrlotur, e p\u00ebrqafova me gjith\u00eb fuqin\u00eb time. Doja ta mbaja ashtu n\u00eb krah\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb pas marrjes s\u00eb\np\u00ebrgjigjes s\u00eb analizave nuk kishte m\u00eb g\u00ebzim n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. T\u00eb dy ne qanim\nfshehtas f\u00ebmij\u00ebve, por djali ishte b\u00ebr\u00eb 15 vje\u00e7 dhe na kuptonte. Gjithmon\u00eb m\u00eb\npyeste p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Bashk\u00eb me Zan\u00ebn vendos\u00ebm q\u00eb ajo do ta hiqte\nnj\u00ebrin gjoks, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar tjetrin dhe k\u00ebshtu b\u00ebri. Ajo ndjehej aq keq\np\u00ebrball\u00eb meje pas operacionit dhe un\u00eb mundohesha q\u00eb ta qet\u00ebsoja duke i th\u00ebn\u00eb se\ne adhuroja, edhe sikur t\u00eb ishte e verb\u00ebr. Bashkimi me t\u00eb ishte dhurata m\u00eb e\nbukur q\u00eb m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb Zoti. Menduam se pas operacionit t\u00eb par\u00eb gjith\u00e7ka\nkishte p\u00ebrfunduar mir\u00eb, por nuk ishte ashtu. Mbas gjasht\u00eb muajsh ajo filloi t\u00eb\nkishte probleme edhe me gjoksin tjet\u00ebr. Mbas vizit\u00ebs q\u00eb b\u00ebm\u00eb, doktor\u00ebt nuk i\ndhan\u00eb m\u00eb shpres\u00eb Zan\u00ebs p\u00ebr t\u00eb jetuar. Kjo ishte pjesa m\u00eb e tmerrshme e jet\u00ebs son\u00eb.\nNuk di si t\u2019jua shpjegoj k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, nuk kishte dit\u00eb q\u00eb ne t\u00eb mos qanim.\nDhembjen e saj e ndjeja edhe un\u00eb, edhe f\u00ebmij\u00ebt, edhe prind\u00ebrit e saj dhe gjith\u00eb\nt\u00eb af\u00ebrmit tan\u00eb. \u00c7do dit\u00eb i luteshim Zotit q\u00eb t\u00eb na e linte n\u00eb jet\u00eb Zan\u00ebn sepse\nedhe un\u00eb, edhe f\u00ebmij\u00ebt, kishim shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb, por m\u00ebngjesin e asaj dite\nmarsi nuk kam p\u00ebr ta harruar kurr\u00eb, kur Zana i mbylli syt\u00eb n\u00eb krah\u00ebt e mi, duke\nm\u2019u lutur t\u00eb kujdesesha p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe p\u00ebr lumturin\u00eb time. \u201cM\u00eb premto q\u00eb nuk\ndo t\u00eb biesh n\u00eb depresion\u201d, m\u00eb lutej ajo me lot n\u00eb sy. Si mund t\u2019ia premtoja un\u00eb\nnj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, kur e dinte q\u00eb ajo ishte lumturia ime, gj\u00ebja m\u00eb e bukur q\u00eb m\u00eb\nkishte ndodhur n\u00eb jet\u00eb?! Tashm\u00eb p\u00ebr ne kishte nisur dhimbja. Dorina, vajza e\nvog\u00ebl, her\u00eb pas here e k\u00ebrkonte maman\u00eb e saj, por ai q\u00eb e ndjente m\u00eb shum\u00eb\nmunges\u00ebn e Zan\u00ebs ishte djali, i cili ishte i lidhur shum\u00eb ngusht\u00eb me t\u00eb. Q\u00eb pas\nvdekjes s\u00eb saj, atij nuk i qeshi m\u00eb buza, ashtu si edhe mua. Ai ishte n\u00eb mosh\u00ebn\nm\u00eb delikate dhe un\u00eb duhet t\u00eb isha edhe n\u00ebn\u00eb, edhe baba p\u00ebr t\u00eb. Dit\u00ebt kalonin\nshum\u00eb shpejt dhe bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt, ne e kujtonim gjithmon\u00eb Zan\u00ebn duke shkuar\nn\u00eb varrin e saj dhe duke i \u00e7uar lule t\u00eb fresk\u00ebta. Un\u00eb shkoja nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb,\nnd\u00ebrsa djali shkonte p\u00ebrdit\u00eb, madje shok\u00ebt e tij m\u00eb kishin treguar se kishte\nraste q\u00eb shkonte edhe dy her\u00eb n\u00eb dit\u00eb dhe nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb kishte filluar t\u00eb m\u00eb\nshqet\u00ebsonte. M\u00ebsimet ai kishte filluar t\u2019i linte pas dore e nuk studionte m\u00eb si\nm\u00eb par\u00eb. Un\u00eb mundohesha t\u2019ia mbushja mendjen se jeta vazhdon, i tregoja se Zana\ndo t\u00eb ishte shum\u00eb krenare n\u00ebse ai do t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb djal\u00eb i mir\u00eb dhe i zoti p\u00ebr\nveten e tij, por&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E mbaj mend si sot\nat\u00eb dite t\u00eb muajit mars kur Zana mbushi nj\u00eb vit q\u00eb kishte vdekur. U ngrita n\u00eb\nm\u00ebngjes her\u00ebt, shkova n\u00eb dyqanin ku kisha porositur nj\u00eb tuf\u00eb t\u00eb madhe me\ntr\u00ebndafila, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar dashurin\u00eb time q\u00eb tashm\u00eb nuk jetonte m\u00eb. Shkova te\nvarri dhe qaja i d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr humbjen e saj. I lutesha q\u00eb ajo t\u00eb m\u00eb ndihmonte\nduke m\u00eb dh\u00ebn\u00eb forc\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrballoja humbjen e saj. Doja t\u00eb b\u00ebhesha i fort\u00eb p\u00ebr\nt\u00eb mbajtur f\u00ebmij\u00ebt. Nuk di sa kisha ndenjur mbi varrin e saj duke qar\u00eb, kur\nzilja e telefonit b\u00ebri q\u00eb un\u00eb t\u2019i fshija lot\u00ebt dhe t\u2019i p\u00ebrgjigjesha\ntelefonat\u00ebs. Ishte v\u00ebllai im, i cili m\u00eb tha se duhet t\u00eb shkoja urgjent p\u00ebr n\u00eb\nsht\u00ebpi. Nuk ma tha arsyen p\u00ebrse, por e kuptova se di\u00e7ka kishte ndodhur. M\u00eb\nshkoi mendja te n\u00ebna ime q\u00eb ishte e vjet\u00ebr n\u00eb mosh\u00eb dhe e kisha l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm me\nf\u00ebmij\u00ebt. Teksa po ngjisja shkall\u00ebt e pallatit, po d\u00ebgjoja t\u00eb qara dhe t\u00eb\nb\u00ebrtitura q\u00eb th\u00ebrrisnin emrin e djalit tim. Nuk po i ngjisja dot shkall\u00ebt,\ngjunj\u00ebt m\u2019u pren\u00eb, diku n\u00eb cep t\u00eb shkall\u00ebve pash\u00eb gjak. Nuk dija \u00e7far\u00eb t\u00eb\nmendoja kur p\u00ebrpara m\u00eb doli im v\u00eblla, i cili m\u00eb p\u00ebrqafoi dhe m\u00eb mbante prej\nkrahu, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha i fort\u00eb se Arditi na kishte l\u00ebn\u00eb. U ula mbi\ntrupin e tij dhe po qaja me t\u00eb madhe. D\u00ebgjoja n\u00ebn\u00ebn q\u00eb mallkonte Zan\u00ebn duke i\nth\u00ebn\u00eb: \u201cPse na e more djalin?\u201d. Nuk arrija t\u00eb kuptoja asnj\u00eb gj\u00eb, isha n\u00eb nj\u00eb\ngjendje shum\u00eb t\u00eb keqe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">V\u00ebllai m\u00eb tregoi se\nai ishte nisur p\u00ebr t\u00eb shkuar te varri i s\u00eb \u00ebm\u00ebs. Duke zbritur shkall\u00ebt e\npallatit, i kishte rr\u00ebshqitur k\u00ebmba, koka i kishte kapur n\u00eb mur dhe kishte\np\u00ebsuar vdekje t\u00eb menj\u00ebhershme. Menj\u00ebher\u00eb m\u00eb shkoi mendja te Zana, q\u00eb ishte\nshum\u00eb e lidhur me Arditin. Mbas asaj q\u00eb d\u00ebgjova fillova ta mallkoja Zan\u00ebn duke\nqar\u00eb mbi trupin e djalit. \u201cSi munde t\u00eb ma b\u00ebje nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb? Si nuk t\u00eb\nerdhi pak keq p\u00ebr mua?\u201d. Edhe tani q\u00eb po e shkruaj k\u00ebt\u00eb histori m\u00eb duket si nj\u00eb\n\u00ebnd\u00ebrr e keqe, madje shum\u00eb prej jush nuk kan\u00eb p\u00ebr ta besuar, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\nngjarje e v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb e p\u00ebrjetova me shum\u00eb dhimbje. Tashm\u00eb familja\njon\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb; Zana me Arditin jetojn\u00eb n\u00eb parajs\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb me\nvajz\u00ebn jetojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, ku \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb mundohemi t\u2019i b\u00ebjm\u00eb ball\u00eb\ndhimbjes p\u00ebr njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb dashur, t\u00eb cil\u00ebt na braktis\u00ebn duke na l\u00ebn\u00eb n\u00eb\nvetmin\u00eb ton\u00eb. Vajza tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur, ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb klas\u00ebn e dyt\u00eb dhe un\u00eb\njetoj vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, duke ia plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha kushtet q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet e zonja e\nvetes. \u00c7do mbr\u00ebmje para se t\u00eb fle i lutem Zotit q\u00eb shpirti i Zan\u00ebs dhe i\nArditit t\u00eb prehen n\u00eb paqe dhe mua t\u00eb m\u00eb jap\u00eb forc\u00eb t\u00eb p\u00ebrballoj deri n\u00eb fund t\u00eb\njet\u00ebs sime k\u00ebt\u00eb dhembje kaq t\u00eb madhe.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje, lexues t\u00eb gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Arbeni dhe sot \u00ebsht\u00eb dita q\u00eb m\u00eb kujton tragjedin\u00eb e jet\u00ebs time. Ju dhe un\u00eb gjithmon\u00eb kemi d\u00ebgjuar \u201cdy g\u00ebzime n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb\u201d, por asnj\u00ebher\u00eb nuk kisha d\u00ebgjuar se Zoti mund t\u00eb t\u00eb jap\u00eb edhe dy hidh\u00ebrime n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22309,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-22357","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22357","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22357"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22357\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22309"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22357"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22357"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22357"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}