{"id":22308,"date":"2019-05-02T19:45:35","date_gmt":"2019-05-02T17:45:35","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=22308"},"modified":"2019-05-02T19:41:57","modified_gmt":"2019-05-02T17:41:57","slug":"%ef%bb%bfarrita-tia-sheroja-plaget-e-dashurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/05\/%ef%bb%bfarrita-tia-sheroja-plaget-e-dashurise\/","title":{"rendered":"\ufeffArrita t&#8217;ia sh\u00ebroja plag\u00ebt e dashuris\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kisha d\u00ebgjuar shum\u00eb histori q\u00eb flisnin p\u00ebr dashurin\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> disa kishin fund t\u00eb lumtur dhe disa t\u00eb tjera fund t\u00eb trishtuar e nga t\u00eb gjitha historit\u00eb, <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">vet\u00ebm nj\u00ebra m\u00eb kish ngelur n\u00eb mendje. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pothuaj gjithmon\u00eb kisha d\u00ebgjuar t\u00eb flitej p\u00ebr vajza t\u00eb mashtruara, t\u00eb tradhtuara e t\u00eb zhg\u00ebnjyera, por kurr\u00eb nuk kisha d\u00ebgjuar p\u00ebr nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjyer nga dashuria. Un\u00eb isha vet\u00ebm 16 vje\u00e7e kur m\u00ebsova historin\u00eb e k\u00ebtij djali. Tragjedin\u00eb e tij ma tregoi shoqja ime, Romina. Ajo m\u00eb tha se nj\u00eb djal\u00eb nga Shkodra kish qen\u00eb shum\u00eb i dashuruar me nj\u00eb vajz\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte kund\u00ebrshtuar gjith\u00eb familjen, madje kishte hequr dor\u00eb nga gjith\u00e7ka vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb me t\u00eb. Edhe ajo e donte shum\u00eb dhe ishin shum\u00eb t\u00eb lumtur bashk\u00eb. Njeriu nuk kishte arritur dot t\u2019i ndante, por do t\u2019i shkat\u00ebrronte ai q\u00eb u dha jet\u00ebn dhe lumturin\u00eb. Djali u largua p\u00ebr studime jasht\u00eb shtetit. Flisnin dhe komunikonin \u00e7do nat\u00eb bashk\u00eb. I d\u00ebrgonin letra nj\u00ebri-tjetrit. Kishte nj\u00eb jav\u00eb q\u00eb djali nuk i shkruante dhe vajza ishte merakosur. Ajo studionte n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa origjin\u00ebn e kishte nga Shkodra dhe familja e saj banonte atje. Kaluan tre dit\u00eb pa marr\u00eb lajm dhe ajo udh\u00ebtoi deri n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion p\u00ebr t\u00eb, por gjat\u00eb rrug\u00ebs, furgoni me t\u00eb cilin udh\u00ebtonte, ra n\u00eb gremin\u00eb&#8230; Ajo nuk e dinte se djali ishte nisur p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se d\u00ebshironte t\u2019i b\u00ebnte asaj nj\u00eb surpriz\u00eb. Shoqja m\u00eb tha se vajz\u00ebn e varros\u00ebn n\u00eb Shkod\u00ebr dhe se n\u00eb \u00e7ant\u00ebn e saj kishte nj\u00eb let\u00ebr apo m\u00eb sakt\u00eb, nj\u00eb poezi me titull \u201c<em>E jotja p\u00ebrgjithmon\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas asaj q\u00eb m\u00eb tha shoqja, djali\nkishte ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri pas kat\u00ebr dit\u00ebsh. N\u00eb fugonin p\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr kishte\nd\u00ebgjuar njer\u00ebzit t\u00eb flisnin p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb kishte vdekur nga nj\u00eb aksident me makin\u00eb,\npasi kishte ardhur t\u00eb m\u00ebsonte \u00e7\u2019b\u00ebhej me t\u00eb dashurin e saj q\u00eb ishte me studime\njasht\u00eb. Ai kishte vajtur te varrezat e qytetit dhe diku, n\u00eb mes shum\u00eb varresh\nkish par\u00eb nj\u00eb t\u00eb mbushur me lule, ku dheu ishte akoma i lag\u00ebsht. Kjo ishte\nhistoria e nj\u00eb djali 20 vje\u00e7ar&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga kjo histori q\u00eb m\u00eb tregoi Romina u\ntrishtova, madje edhe qava p\u00ebr fatkeq\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb njeriu t\u00eb cilin nuk e njihja.\nKaluan disa vite nga tregimi i k\u00ebsaj historie dhe shum\u00eb vite nga vdekja e\nvajz\u00ebs. Kur sapo kisha b\u00ebr\u00eb 20 vje\u00e7e, shkova n\u00eb plazh n\u00eb Sh\u00ebngjin bashk\u00eb me\nfamiljen time. N\u00eb fakt, un\u00eb nuk dija not dhe shkova paksa larg n\u00eb det. Kisha\narritur n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb ku k\u00ebmb\u00ebt e mia nuk e preknin m\u00eb fundin e detit. Aty, p\u00ebr\npak sa nuk u mbyta. N\u00eb momentin q\u00eb po fundosesha, ndjeva se nj\u00eb person m\u00eb mb\u00ebrtheu\nn\u00eb krah\u00eb. Kaq mbaj mend sa isha ne det, sepse pas disa minutash u zgjova dhe pash\u00eb\nnj\u00eb grumbull njer\u00ebzish q\u00eb ishin mbledhur rreth meje dhe q\u00eb thonin \u201cshp\u00ebtoi\u201d\nsapo pan\u00eb q\u00eb un\u00eb hapa syt\u00eb. Aty gjendej dhe personi q\u00eb m\u00eb kishte shp\u00ebtuar. Sapo\nmora veten, familja m\u00eb tha se ai quhej Besart. Prind\u00ebrit e mi e fal\u00ebnderuan dhe\ne ftuan p\u00ebr dark\u00eb, pasi kishim marr\u00eb me qira nj\u00eb sht\u00ebpi buz\u00eb detit dhe do\nkalonim aty 15 dit\u00eb pushime. E kaluam shum\u00eb mir\u00eb at\u00eb nat\u00eb dhe i thash\u00eb kur po e\np\u00ebrcillja te dera se i isha borxhlije p\u00ebr jet\u00ebn. D\u00ebgjova t\u00eb p\u00ebshp\u00ebriste n\u00ebp\u00ebr\ndh\u00ebmb\u00eb: \u201c\u00cb<em>sht\u00eb ironi e fatit. Sot\nshp\u00ebtova nj\u00eb jet\u00eb, por shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb vrava at\u00eb q\u00eb i falte lumturi jet\u00ebs\nsime\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje k\u00ebto fjal\u00eb. Ndodhi q\u00eb\npas disa dit\u00ebsh daja im m\u00eb tha se m\u00eb ka gjetur nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb\nk\u00ebshilloi ta takoja. M\u00eb tha se ai ishte nga Shkodra. N\u00eb moment nuk e di pse m\u2019u\nmbush\u00ebn syt\u00eb me lot, por pranova t\u00eb dilja. Po ashtu, edhe familja ime. Un\u00eb\nkisha mbaruar vet\u00ebm gjimnazin, nd\u00ebrsa p\u00ebr at\u00eb m\u00eb than\u00eb se kishte mbaruar p\u00ebr Mjek\u00ebsi.\nNuk m\u00eb treguan asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dola p\u00ebr ta takuar dhe pash\u00eb se ai\nperson ishte pik\u00ebrisht Besarti! Ai nuk qeshte kurr\u00eb e as nuk buz\u00ebqeshte, mir\u00ebpo\nmua m\u00eb p\u00eblqeu shum\u00eb ai dhe serioziteti i tij. Ai ishte i ftoht\u00eb, i prer\u00eb dhe\ndukej sikur donte t\u00eb m\u00eb largonte nga vetja me \u00e7do kusht, por k\u00ebmb\u00ebngulja ime\nishte m\u00eb e madhe se ftoht\u00ebsia e atij. N\u00eb dilnim disa her\u00eb p\u00ebr kafe dhe nj\u00eb nat\u00eb\ne pyeta p\u00ebr raportin me vajzat dhe me dashurin\u00eb. Ai m\u00eb tha: \u201cM<em>\u00eb mir\u00eb largohu prej meje. Largohu tani sa s\u2019\u00ebsht\u00eb\nvon\u00eb, se p\u00ebrndryshe, do t\u00eb l\u00ebndohesh shum\u00eb\u201d.<\/em> Un\u00eb nuk pyeta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por\nk\u00ebrkova shkakun e gjith\u00eb k\u00ebsaj ftoht\u00ebsie. M\u00eb tha ta gjeja dashurin\u00eb diku tjet\u00ebr\nse pran\u00eb tij do gjeja vet\u00ebm dhimbje, se ai nuk m\u00eb meritonte. Sipas tij, ai nj\u00eb\ngrua do ta merrte se ishte b\u00ebr\u00eb 30 vje\u00e7 e mentaliteti dhe familja ia k\u00ebrkonin k\u00ebt\u00eb\ngj\u00eb, por po k\u00ebrkonte nj\u00eb nuse p\u00ebr bot\u00ebn, jo q\u00eb duhet ta mbante vet\u00eb. Pas gjith\u00eb\nk\u00ebtyre, un\u00eb i thash\u00eb se pranoja t\u00eb b\u00ebhesha nusja e tij, edhe pse ai s\u2019m\u00eb\npropozoi. U martova me t\u00eb, b\u00ebm\u00eb nj\u00eb dasm\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe nat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb\nmartes\u00ebn mora vesh historin\u00eb e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ai ishte djali p\u00ebr t\u00eb cilin\nkisha d\u00ebgjuar historin\u00eb para shum\u00eb vitesh. Sapo ai nisi fillimin e historis\u00eb,\nun\u00eb vazhdova pjes\u00ebn tjet\u00ebr. Ai m\u00eb pa i habitur dhe un\u00eb i thash\u00eb se e kisha\nd\u00ebgjuar para shum\u00eb vitesh k\u00ebt\u00eb histori dhe madje, kisha qar\u00eb me t\u00eb. N\u00eb ato\nmomente t\u00eb dyve na mbush\u00ebn syt\u00eb me lot dhe ashtu si\u00e7 ishim n\u00eb dhom\u00ebn ton\u00eb t\u00eb\ngjumit, n\u00eb vend t\u00eb putheshim si t\u00eb sapomartuar q\u00eb ishim, p\u00ebrqafoheshim me lot n\u00eb\nsy p\u00ebr historin\u00eb e tij. Pas asaj nate, filluam t\u00eb afroheshim m\u00eb shum\u00eb. Pas nj\u00eb muaji\nmartes\u00eb, kryem\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie. Ai ishte mashkulli i par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time. Dal\u00ebngadal\u00eb\nu m\u00ebsuam me pranin\u00eb e nj\u00ebri-tjetrit, aq sa nuk rrinim dot t\u00eb ndar\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb\nra t\u00eb fik\u00ebt dhe vazhdimisht m\u00eb merreshin mendt\u00eb. Ishte ai q\u00eb m\u2019u gjend pran\u00eb\ndhe sapo hapa syt\u00eb, pash\u00eb se ai q\u00ebndronte pran\u00eb meje dhe m\u00eb tha, me lot n\u00eb sy.\n\u201cT\u00eb dua\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mora vesh q\u00eb kisha ngelur shtatz\u00ebn\u00eb e ky\nlajm e g\u00ebzoi pa mas\u00eb. Madje m\u00eb tha: \u201cD<em>ikur\nkam ndjer\u00eb nj\u00eb dashuri dhe p\u00ebr ta kaluar m\u2019u desh\u00ebn 10 vjet, por kjo q\u00eb po\nkaloj me ty \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb kurr\u00eb s\u2019e kam provuar. M\u00eb tha se ishte i lumtur\npran\u00eb meje dhe m\u00eb fal\u00ebnderonte p\u00ebr dhurat\u00ebn q\u00eb po i b\u00ebja\u201d. <\/em>Pas n\u00ebnt\u00eb\nmuajsh, linda vajz\u00eb. Ai u g\u00ebzua shum\u00eb. Tani jetojm\u00eb t\u00eb lumtur me vajz\u00ebn q\u00eb po\nrritet dhe me jet\u00ebn q\u00eb b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kisha d\u00ebgjuar shum\u00eb histori q\u00eb flisnin p\u00ebr dashurin\u00eb, disa kishin fund t\u00eb lumtur dhe disa t\u00eb tjera fund t\u00eb trishtuar e nga t\u00eb gjitha historit\u00eb, vet\u00ebm nj\u00ebra m\u00eb kish ngelur n\u00eb mendje. Pothuaj gjithmon\u00eb kisha d\u00ebgjuar t\u00eb flitej p\u00ebr vajza t\u00eb mashtruara, t\u00eb tradhtuara e t\u00eb zhg\u00ebnjyera, por kurr\u00eb nuk kisha d\u00ebgjuar p\u00ebr nj\u00eb djal\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":22309,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2106],"class_list":["post-22308","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-historia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22308","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22308"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22308\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22309"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22308"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22308"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22308"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}