{"id":22288,"date":"2019-05-01T12:00:39","date_gmt":"2019-05-01T10:00:39","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=22288"},"modified":"2019-05-01T11:52:13","modified_gmt":"2019-05-01T09:52:13","slug":"%ef%bb%bfnjeriu-qe-me-nxori-nga-rruga","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/05\/%ef%bb%bfnjeriu-qe-me-nxori-nga-rruga\/","title":{"rendered":"\ufeffNjeriu q\u00eb m\u00eb nxori nga rruga"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jeta ime ka qen\u00eb si nj\u00eb det i turbullt, si nj\u00eb er\u00eb q\u00eb fryn furish\u00ebm, si nj\u00eb shi i vrullsh\u00ebm. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kam vuajtur shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb, ku fati t\u00eb p\u00ebrplas pa m\u00ebshir\u00eb n\u00eb ngjarje te pak\u00ebndshme e dhembje pa kufi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Her\u00ebn e par\u00eb dashurova kur isha 16 vje\u00e7e. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E doja shum\u00eb at\u00eb djal\u00eb, ashtu si\u00e7 mund t\u00eb dashuroj\u00eb \u00e7do 16 vje\u00e7are; past\u00ebr, \u00e7ilt\u00ebr, duke krijuar \u00ebndrra dhe iluzione t\u00eb pafajshme. Nga kjo dashuri u zhg\u00ebnjeva, pasi kuptova q\u00eb ai m\u00eb tradhtonte. Zemra ime aq e but\u00eb nuk e p\u00ebrballonte dot k\u00ebt\u00eb zhg\u00ebnjim, k\u00ebshtu q\u00eb u ktheva n\u00eb nj\u00eb tip t\u00eb ftoht\u00eb dhe iu betova vetes se kurr\u00eb m\u00eb s\u2019do dashuroja. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, u futa n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb keqe, n\u00eb llumin e shoqeve q\u00eb t\u00eb tjet\u00ebrsojn\u00eb e t\u00eb fusin n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar, nga e cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dal\u00ebsh. Isha ende n\u00eb gjimnaz, nuk shkoja sistematikisht, fillova t\u00eb grindesha me zyshat derisa arrija n\u00eb p\u00ebrjashtime nga shkolla. Familja ime ishte e thjesht\u00eb, jetonim me qira dhe jo \u00e7ka doja un\u00eb, ata mund t\u00eb ma jepnin. Padashur u ktheva n\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb materialiste, gjith\u00eb dit\u00ebn rrija kafeneve apo diskove. N\u00eb dashuri, nuk m\u00eb ecte. Me k\u00ebdo q\u00eb kisha njohje apo lidhje, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr ndahesha. Askush nuk arriti t\u00eb m\u00eb donte ashtu si\u00e7 doja un\u00eb, as un\u00eb nuk dashurova. U lodha me k\u00ebt\u00eb gjendje. N\u00eb sht\u00ebpi zihesha e grihesha me prind\u00ebrit q\u00eb m\u00eb qortonin p\u00ebr sjelljen e arroganc\u00ebn time. Fundja, isha adoleshente dhe rebelizmi m\u00eb pushtonte her\u00eb pas here. V\u00ebllai im ishte i eg\u00ebr. Sa her\u00eb dilja, e b\u00ebja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb sepse ai kurr\u00eb nuk p\u00ebrtonte t\u00eb m\u00eb gjuante apo t\u00eb m\u00eb ofendonte. Shoq\u00ebria ishin nj\u00eb grup vajzash q\u00eb sorollateshin gjithandej p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe falas apo p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb nj\u00eb drek\u00eb. Padashur, isha b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e tyre, edhe pse s&#8217;e p\u00eblqeja at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese. N\u00eb shkoll\u00eb kisha shoqe t\u00eb mira q\u00eb m\u00eb respektonin, por p\u00ebrve\u00e7 or\u00ebve t\u00eb m\u00ebsimit, nuk mund t\u00eb dilja me to, sepse ishin serioze dhe t\u00eb rregullta. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb q\u00ebndroja me to, e ndjeja veten mir\u00eb, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb qet\u00eb dhe q\u00eb m\u00eb k\u00ebshillonte, megjithat\u00eb, un\u00eb kisha tjet\u00ebr vizion p\u00ebr jet\u00ebn. Kur ato flisnin p\u00ebr dashurin\u00eb, un\u00eb qeshja dhe u thoja se bota nuk ishte ashtu si\u00e7 kujtonin ato, jeta s&#8217;ishte fush\u00eb me lule. Isha kthyer n\u00eb nj\u00eb adoleshente q\u00eb s\u2019besonte n\u00eb asgj\u00eb, as n\u00eb \u00ebndrra, as n\u00eb dashuri. Un\u00eb nuk \u00ebnd\u00ebrroja princin e kalt\u00ebr ashtu si \u00e7do fem\u00ebr; \u00ebnd\u00ebrroja nj\u00eb njeri me pushtet, t\u00eb aft\u00eb t\u00eb m\u00eb jepte gjith\u00e7ka doja. Kur m\u00eb d\u00ebgjonin, shoqet e klas\u00ebs m\u00eb thonin se kur ka dashuri, s&#8217;\u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb kesh tjet\u00ebr gj\u00eb sepse me kalimin e koh\u00ebs, jeta nd\u00ebrtohet. Un\u00eb qeshja me ironi dhe mendoja se k\u00ebto ishin vet\u00ebm p\u00ebrralla. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb grupin tjet\u00ebr me t\u00eb cilin shoq\u00ebrohesha gjat\u00eb koh\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe dhe pabeve t\u00eb nat\u00ebs, nuk flitej gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebr paran\u00eb, p\u00ebr luksin e p\u00ebr makinat q\u00eb kalonin lart e posht\u00eb. N\u00eb ver\u00ebn e vitit t\u00eb tret\u00eb, u takova rast\u00ebsisht me shokun tim S. Ai m\u00eb tha se do t\u00eb shkonte jasht\u00eb shtetit e nuk e di se si m\u00eb rr\u00ebshqiti goja dhe i thash\u00eb: <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; M\u00eb merr edhe mua!\nDua t\u00eb vij edhe un\u00eb t\u00eb punoj andej, \u00e7far\u00ebdolloj pune, sikur edhe pastruese!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk mund t\u00eb jetoja\nn\u00eb nj\u00eb vend ku m\u00eb paragjykonin dhe m\u00eb shikonin si nj\u00eb vajz\u00eb jo t\u00eb mir\u00eb, edhe\npse askujt nuk i b\u00ebja d\u00ebm, ve\u00e7 vetes dhe prind\u00ebrve t\u00eb mi q\u00eb u ula kok\u00ebn. Ai\npranoi menj\u00ebher\u00eb dhe tha se do t\u2019i gjente ai lek\u00ebt p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb viz\u00ebn, por m\u00eb\nvon\u00eb do t\u2019ia ktheja borxhin. K\u00ebshtu, pa i th\u00ebn\u00eb askujt, ika n\u00eb Itali. Isha vet\u00ebm\n18 vje\u00e7e. Shkoll\u00ebn e lash\u00eb, lash\u00eb prind\u00ebrit, lash\u00eb qytetin tim bashk\u00eb me\nparagjykimet dhe fjal\u00ebt e njer\u00ebzve. Isha e pashpres\u00eb n\u00eb vendin tim, ndaj k\u00ebrkoja\nshp\u00ebtim diku larg, por nuk e mendoja se sa e veshtir\u00eb do t\u00eb ishte jeta ime n\u00eb\nato rrug\u00eb t\u00eb mallkuara. Faji im ishte q\u00eb rash\u00eb pre e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb keqe t\u00eb rrug\u00ebs\nsepse f\u00ebmija edukohet edhe me shoq\u00ebrin\u00eb q\u00eb rri. Un\u00eb u b\u00ebra e l\u00ebvizshme, lija or\u00ebt\ne m\u00ebsimit, b\u00ebja sikur shkoja n\u00eb shkoll\u00eb, por merrja drejtime t\u00eb tjera. E gjith\u00eb\nkjo situat\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb pakuptuar pjes\u00eb e jet\u00ebs sime, edhe pse thell\u00eb brenda vetes\ns\u2019do t\u00eb doja t\u00eb isha ashtu, por mendt\u00eb m\u00eb erdh\u00ebn von\u00eb, pik\u00ebrisht kur arrita n\u00eb\nItali dhe bashk\u00eb me at\u00eb djalin mor\u00ebm nj\u00eb sht\u00ebpi. I telefonova familjes dhe ata\nfilluan t\u00eb qanin kur e mor\u00ebn vesh se kisha ikur. V\u00ebllai i kishte th\u00ebn\u00eb mamas\u00eb\nse m\u00eb kishte mohuar si mot\u00ebr dhe s&#8217;donte t\u2019ia dinte p\u00ebr mua. Kaluan disa dit\u00eb\ndhe shoku im m\u00eb tha se kishim nevoj\u00eb p\u00ebr pun\u00eb dhe se s&#8217;do na dilnin parat\u00eb p\u00ebr\nt\u00eb shpenzuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; P\u00ebr mua s&#8217;\u00ebsht\u00eb\nproblem, un\u00eb punoj, \u00e7far\u00ebdolloj pune t\u00eb jet\u00eb! &#8211; i thash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Sado pun\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira\nt\u00eb jen\u00eb, vet\u00ebm nj\u00ebra b\u00ebn para shum\u00eb, n\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb kthehesh n\u00eb Shqip\u00ebri\nme para &#8211; m\u00eb tha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; P\u00ebr \u00e7&#8217;pun\u00eb e ke\nfjal\u00ebn? &#8211; e pyeta un\u00eb dhe u kap\u00ebrdiva sepse s&#8217;po u besoja vesh\u00ebve. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Shum\u00eb e thjesht\u00eb,\nt\u00eb dal\u00ebsh t\u00eb punosh n\u00eb rrug\u00eb, &#8211; m\u00eb tha, &#8211; si shumica e femrave. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; V\u00ebrtet mendon se\nun\u00eb jam e aft\u00eb t\u00eb b\u00ebj at\u00eb pun\u00eb? &#8211; ngrita un\u00eb z\u00ebrin, duke u ndjer\u00eb e fyer. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mjaft b\u00ebre si e\nhabitur, se ti ke kaluar plot e s&#8217;je nga ato femra q\u00eb t\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje kjo gj\u00eb.\nSa t\u2019i merrje me radh\u00eb djemt\u00eb n\u00eb qytetin t\u00ebnd, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb paguhesh k\u00ebtu. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ti s&#8217;di asgj\u00eb p\u00ebr\nmua, n\u00eb rregull? T\u00eb k\u00ebrkova ndihm\u00eb, m\u00eb ndihmove. Do punoj pun\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb e t\u00eb\nndershme dhe ato lek\u00eb do t\u00eb t&#8217;i kthej! &#8211; i thash\u00eb duke u dridhur. Isha n\u00ebn nj\u00eb \u00e7ati\nme nj\u00eb t\u00eb panjohur q\u00eb deri dje e quaja mik dhe po ndjeja frik\u00eb. Ai m\u00eb kapi nga\nmjekra dhe m\u00eb tha se ato lek\u00eb i duheshin shpejt dhe se s&#8217;kishte nd\u00ebrmend t\u00eb m\u00eb\npriste. Iku at\u00eb moment dhe un\u00eb u leht\u00ebsova duke menduar se s&#8217;do t\u00eb ma hapte m\u00eb\nat\u00eb tem\u00eb, por ai u kthye pas dy or\u00ebsh me disa \u00e7anta n\u00eb duar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Merri dhe provoji!\nMe k\u00ebto rroba veshur, do punosh! &#8211; m\u00eb tha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa i pash\u00eb, un\u00eb\nfillova t\u00eb ul\u00ebrija: &#8211; Jo, &#8211; i thash\u00eb. &#8211; T\u00eb lutem, mos ma b\u00ebj k\u00ebt\u00eb. M\u00eb kthe prap\u00eb\nn\u00eb Shqip\u00ebri dhe un\u00eb do t\u00eb t&#8217;i kthej lek\u00ebt menj\u00ebher\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; O goce, nuk kam\nndermend t\u00eb harxhoj m\u00eb para me ty! &#8211; m\u00eb tha. &#8211; Tani do punosh ti p\u00ebr mua. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoi duke\nm\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk kthehesha dot mbrapa, k\u00ebshtu q\u00eb as t\u00eb mos tentoja t\u00eb\narratisesha. Un\u00eb vet\u00ebm qaja dhe mallkoja veten sepse vet\u00eb e shkat\u00ebrrova jet\u00ebn\ntime. \u00cbsht\u00eb e dhimbshme t\u00eb shkruaj p\u00ebr ato dy muaj q\u00eb un\u00eb b\u00ebra pun\u00ebn e\nprostitut\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebt e Italis\u00eb. Kan\u00eb kaluar 5 vjet dhe at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb\njet\u00ebs nuk kam mundur ta harroj, sado q\u00eb p\u00ebrpiqem. Nuk zgjati shum\u00eb koha n\u00eb rrug\u00ebt\ne Italis\u00eb sepse nj\u00eb njeri erdhi n\u00eb jet\u00ebn time p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shp\u00ebtuar e p\u00ebr t\u00eb m\u00eb\nmarr\u00eb q\u00eb andej. N\u00eb Itali organizoheshin festa nga shqiptar\u00ebt, ku emigrantet\nmblidheshin bashk\u00eb dhe arg\u00ebtosheshin. Atje shkuam t\u00eb dy. U ula n\u00eb nj\u00eb cep dhe\npo rrija e m\u00ebrzitur, nuk isha n\u00eb qejf p\u00ebr festa t\u00eb tilla, kur p\u00ebrbrenda po\nvdisja. Nj\u00eb djal\u00eb po m\u00eb hidhte v\u00ebshtrimin, por nuk i kushtova r\u00ebnd\u00ebsi sepse\nkisha frik\u00eb se mos ndodhte ndonj\u00eb sherr. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i ashtuquajturi miku im, qeshte\ne pinte duke k\u00ebrcyer, un\u00eb vazhdoja t\u00eb rrija ulur, t\u00ebr\u00ebsisht, n\u00eb bot\u00ebn time t\u00eb\ntrisht\u00eb e mizore. Nj\u00eb moment, u \u00e7ova p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb tualet. Kamarieri m\u2019u afrua\ndhe m\u00eb la fshehurazi n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb let\u00ebr. Kur u futa n\u00eb tualet, hapa letr\u00ebn dhe\ngjeta nj\u00eb num\u00ebr e nj\u00eb sh\u00ebnim: \u201cN\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb do kesh nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb, m\u00eb\ntelefono\u201d. Nuk po kuptoja n\u00ebse letra ishte e kamarierit apo e dikujt tjet\u00ebr,\nmegjithat\u00eb e fsheha mir\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ma gjente njeriu q\u00eb urreja m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb\njet\u00eb. Mbas tre dit\u00ebsh ai doli nga sht\u00ebpia, k\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb p\u00ebrfitova nga rasti p\u00ebr\nt\u2019i telefonuar numrit t\u00eb panjohur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Kush je ti? &#8211; e pyeta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ai djali i veshur\nme bluz\u00eb blu, shk\u00ebmbyem disa shikime bashk\u00eb, &#8211; m\u00eb tha, &#8211; dhe e kuptova q\u00eb ke nj\u00eb\nproblem. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Pse ma le numrin?\n&#8211; i thash\u00eb, &#8211; apo t\u00eb ka futur S. p\u00ebr t\u00eb m\u00eb provokuar. Boll t\u00eb nd\u00ebrlikuar e kam\njet\u00ebn q\u00eb t\u00eb ma nd\u00ebrlikosh edhe ti me loj\u00ebra &#8211; i fola ashp\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Nuk m\u00eb ka futur\naskush, t\u00eb pash\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb trishtueshme dhe m\u00eb erdhi keq. Un\u00eb e njoh\nS-n\u00eb. &#8211; m\u00eb tha. &#8211; \u00cbsht\u00eb nga ata tipa q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga femrat.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; At\u00ebhere, m\u00eb\nndihmo! &#8211; i thash\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Hajde t\u00eb takohemi\ndhe flasim &#8211; m\u2019u p\u00ebrgjigj ai i vendosur. K\u00ebshtu, dola nga sht\u00ebpia veshur fare\nthjesht dhe me nj\u00eb nxitim t\u00eb papar\u00eb arrita me nj\u00eb frym\u00eb n\u00eb lokalin q\u00eb m\u00eb tha. Ai\nm\u00eb priste aty, i ulur e i qet\u00eb. U prezantuam. Quhej K. dhe kishte vite q\u00eb\njetonte n\u00eb at\u00eb qytet t\u00eb Italis\u00eb. I tregova historin\u00eb dhe i thash\u00eb se kisha nevoj\u00eb\nt\u00eb kthehesha n\u00eb Shqip\u00ebri, por kisha frik\u00eb nga S-ja. Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishim\nn\u00eb lokal, shikoja an\u00eb e v\u00ebrdall\u00eb se mos na shihte ai. Ai ishte kthyer n\u00eb\ntmerrin tim, ai k\u00ebrc\u00ebnonte, ai m\u00eb rrihte. N\u00eb nj\u00eb \u00e7ast, m\u00eb ra telefoni e mua sa\ns&#8217;m\u00eb ra tavani n\u00eb kok\u00eb. E \u00e7&#8217;t\u2019i thoja kur t\u00eb m\u00eb pyeste se ku isha? Hapa\ntelefonin e trembur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Ku je? Ku ke\nshkuar? &#8211; b\u00ebrtiti ai. &#8211; Kthehu shpejt, ndryshe do t\u00eb t\u00eb gjej e do t\u00eb t\u00eb mbys me\nduart e mia!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K., q\u00eb d\u00ebgjoi se \u00e7&#8217;m\u00eb\ntha, mori telefonin dhe u p\u00ebrgjigj:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Sa mir\u00eb e luan\nrolin e trimit me nj\u00eb fem\u00ebr t\u00eb pambrojtur, turp t\u00eb t\u00eb vij\u00eb! Q\u00eb sot e tutje, do kesh\npun\u00eb me mua, jo me k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Kush je ti? Kush\nje ti? &#8211; pyeste S. si i \u00e7mendur. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K. i tha emrin e\ntij dhe tha se do t\u2019ia kthente lek\u00ebt q\u00eb i kisha un\u00eb borxh dhe q\u00eb t\u00eb mos dukej m\u00eb\nn\u00eb jet\u00ebn time. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Sot do t\u00eb vish n\u00eb\nsht\u00ebpin\u00eb time! &#8211; tha K. &#8211; Un\u00eb jetoj me dy prind\u00ebrit. Jan\u00eb pleq, por t\u00eb urt\u00eb e\nnuk t\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai nuk m\u00eb k\u00ebrkoi\nasgj\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim. Mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb m\u00eb dilte zot, edhe pse nuk m\u00eb njihte e s&#8217;m\u00eb\nkishte par\u00eb kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ishte zemra e tij e madhe q\u00eb vendosi t\u00eb shp\u00ebtonte nj\u00eb\njet\u00eb q\u00eb endej rrug\u00ebve e pashpres\u00eb. Ai m\u00eb ktheu n\u00eb Shqip\u00ebri. Kurr\u00eb s&#8217;m\u00eb mjafton\nkoha ta fal\u00ebnderoj p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebri p\u00ebr mua. U dashurova mbas tij, u b\u00eb njeri i\nr\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr mua, dashuria ime platonike, por ai kurr\u00eb s&#8217;do t\u00eb mund t\u00eb m\u00eb\nshikonte mua si gruan e tij t\u00eb ardhshme sepse ai vet\u00eb m\u00eb largoi nga rruga dhe\nkjo mbase nuk e lejonte t\u00eb m\u00eb shihte ndryshe, prandaj un\u00eb duhet ta shikoja vet\u00ebm\nsi shp\u00ebtimtarin tim e t\u2019i isha mir\u00ebnjoh\u00ebse. Ai m\u00eb shp\u00ebtoi jet\u00ebn dhe un\u00eb\nndryshova. M\u00eb duhet t\u00eb kaloja kaq shum\u00eb vuajtje p\u00ebr t\u00eb kuptuar se jeta s&#8217;\u00ebsht\u00eb\nmaterialitet e luks dhe se s&#8217;ta japin ato lumturin\u00eb, por njer\u00ebzit e mir\u00eb q\u00eb\nmund t\u00eb kesh fatin t\u00eb njoh\u00ebsh n\u00eb jet\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot jam e martuar\nme nj\u00eb njeri t\u00eb mrekullueshem i cili e di gjith\u00eb historin\u00eb time dhe kam nj\u00eb\ndjal\u00eb 2 vje\u00e7. Shpesh kujtohem p\u00ebr K.-n\u00eb dhe i telefonoj p\u00ebr ta uruar n\u00eb raste\nfestash. Kjo jet\u00eb s\u2019do t\u00eb m\u00eb mjaftoj\u00eb p\u00ebr ta fal\u00ebnderuar mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr \u00e7ka b\u00ebri\np\u00ebr mua sepse fal\u00eb tij, jeta ime mori drejtimin e duhur dhe un\u00eb sot jetoj e\nlumtur, me familjen time t\u00eb vog\u00ebl. Prind\u00ebrit m\u00eb prit\u00ebn me t\u00eb qara, nd\u00ebrsa v\u00ebllai\nnuk m\u00eb fali asnj\u00ebher\u00eb, por un\u00eb kam shpres\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb ai do t\u00eb m\u00eb pranoj\u00eb. Jua\nthem si k\u00ebshill\u00eb: Mos u fusni n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb keqe dhe zgjidhini shoqet m\u00eb t\u00eb\nmira se veten, mos i n\u00ebnvler\u00ebsoni prind\u00ebrit dhe mos b\u00ebni me kok\u00ebn tuaj sepse do\nta p\u00ebsoni si un\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb gabime q\u00eb s\u2019do t\u2019ia falni dot vetes. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me respekt, Amanda.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jeta ime ka qen\u00eb si nj\u00eb det i turbullt, si nj\u00eb er\u00eb q\u00eb fryn furish\u00ebm, si nj\u00eb shi i vrullsh\u00ebm. Kam vuajtur shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb, ku fati t\u00eb p\u00ebrplas pa m\u00ebshir\u00eb n\u00eb ngjarje te pak\u00ebndshme e dhembje pa kufi. Her\u00ebn e par\u00eb dashurova kur isha 16 vje\u00e7e. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21033,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[249],"class_list":["post-22288","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22288","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22288"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22288\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22288"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22288"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22288"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}