{"id":22265,"date":"2019-04-25T14:00:29","date_gmt":"2019-04-25T12:00:29","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=22265"},"modified":"2019-04-25T13:18:16","modified_gmt":"2019-04-25T11:18:16","slug":"tradhetova-te-dashurin-me-pedagogun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/tradhetova-te-dashurin-me-pedagogun\/","title":{"rendered":"Tradh\u00ebtova t\u00eb dashurin me pedagogun!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasi mbarova gjimnazin, vendosa q\u00eb studimet e larta t\u2019i vazhdoja p\u00ebr Drejt\u00ebsi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Babi im kishte studiuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn deg\u00eb dhe ka qen\u00eb ai q\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb ka shtyr\u00eb t\u00eb vazhdoja p\u00ebr Drejt\u00ebsi. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mua n\u00eb fillim m\u00eb dukej nj\u00eb deg\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe nuk m\u00eb p\u00eblqente fare, por babai gjithmon\u00eb m\u00eb nxiste t\u00eb lexoja librat e tij dhe k\u00ebshtu, si pa kuptuar, fillova t\u00eb informohesha p\u00ebr ligjet dhe p\u00ebr fush\u00ebn e Drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> Konkursin p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb drejt\u00ebn e studimit ia dedikoj pik\u00ebrisht babait.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cStela, kur t\u00eb b\u00ebhesh profesioniste\ne zonja, do t\u2019i kujtosh fjal\u00ebt e mia dhe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta libra q\u00eb po lexon\u201d.\nBabi im \u00ebsht\u00eb i mrekulluesh\u00ebm. Gjithmon\u00eb m\u00eb ka kuptuar dhe mb\u00ebshtetur. Duke u\nrikthyer p\u00ebrs\u00ebri te studimet, vazhdova fakultetin dhe isha p\u00ebrqendruar vet\u00ebm te\nm\u00ebsimet sepse doja t\u00eb dilja shum\u00eb mir\u00eb. Babi m\u00eb kishte premtuar se do t\u00eb m\u00eb\nrregullonte n\u00eb nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Isha shum\u00eb entuziaste p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ndaj edhe\ni kisha v\u00ebn\u00eb forca. Edhe pse kisha shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb patur lidhje me djemt\u00eb,\nun\u00eb isha shum\u00eb e vendosur q\u00eb nuk do t\u2019i p\u00ebrkushtohesha asnj\u00eb lidhjeje dhe gjith\u00eb\nkoh\u00ebn do t\u2019ia kushtoja vet\u00ebm shkoll\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cStela, si ka mund\u00ebsi q\u00eb je kaq\ne ftoht\u00eb? Nuk jan\u00eb m\u00ebsimet gjith\u00e7ka, ti je mbyllur n\u00eb at\u00eb bot\u00ebn t\u00ebnde dhe mezi\nthua nj\u00eb mir\u00ebm\u00ebngjes\u201d, m\u00eb thonin shoqet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Un\u00eb gjithmon\u00eb\nkam qen\u00eb e hapur ndaj ftesave tuaja&#8230;\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cJo, Stela, un\u00eb nuk guxoj as t\u00eb\nt\u00eb ftoj sepse e di q\u00eb do t\u00eb m\u00eb refuzosh\u201d, u hodh Genci, shoku i klas\u00ebs. E kisha\npar\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb q\u00eb Genci m\u00eb hidhte disa shikime nga t\u00eb cilat kuptoja se i\np\u00eblqeja. U ndjeva shum\u00eb keq ngaq\u00eb po m\u00eb flisnin ashtu dhe u largova p\u00ebr n\u00eb\nsht\u00ebpi pa i p\u00ebrsh\u00ebndetur fare. Isha mbyllur n\u00eb dhom\u00ebn time dhe nisa t\u00eb mendoja\nme veten. Mos ndoshta v\u00ebrtet isha ashtu si\u00e7 thonin ata dhe un\u00eb nuk po e kuptoja\nk\u00ebt\u00eb? V\u00ebrtet, m\u00ebsimet ishin i vetmi aktivitet i imi; n\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb shkoll\u00eb, n\u00eb\ndrek\u00eb dhe n\u00eb dark\u00eb duke m\u00ebsuar e daljet e mia kishin t\u00eb b\u00ebnin me ndonj\u00eb vizit\u00eb\nbashk\u00eb me prind\u00ebrit, te t\u00eb af\u00ebrmit. Shoqet dhe shok\u00ebt e klas\u00ebs i takoja shum\u00eb\nrrall\u00eb dhe n\u00eb bisedat q\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb tavolin\u00eb, isha e vetmja q\u00eb nuk merrja\npjes\u00eb. Ata kishin t\u00eb drejt\u00eb, por un\u00eb nuk dija \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja. M\u00ebsimet nuk mund\nt\u2019i lija pas, por edhe p\u00ebr jet\u00eb sociale kisha shum\u00eb nevoj\u00eb. Un\u00eb nuk e dija \u00e7\u2019do\nt\u00eb thoshte t\u00eb p\u00eblqeja dik\u00eb e jo m\u00eb t\u00eb kisha ndjenja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shoqet e mia e\nkishin kaluar k\u00ebt\u00eb faz\u00eb tashm\u00eb. Mes tyre ndihesha si peshku pa uj\u00eb. \u201cStela,\nlexo k\u00ebt\u00eb, Stela lexo at\u00eb\u201d, kjo fjali e babit m\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb si refren i dit\u00ebs.\nMezi prisja t\u00eb kalonin sa m\u00eb shpejt ato vite t\u00eb shkoll\u00ebs, por kur mendoja se\npara kisha edhe provimin e fundit dhe duhej t\u00eb p\u00ebrgatisja tem\u00ebn e diplom\u00ebs, i\nhumbja shanset p\u00ebr t\u00eb shpresuar nj\u00eb p\u00ebrfundim sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb studimeve. Genci\nkishte qen\u00eb i vetmi q\u00eb kishte provuar t\u00eb m\u00eb afrohej q\u00eb n\u00eb fillim dhe ende\nk\u00ebrkonte t\u00eb m\u00eb afrohej, nd\u00ebrsa un\u00eb nuk ia jepja k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi. Mendoja se n\u00ebse\ndo t\u00eb krijoja nj\u00eb lidhje, kjo e fundit do t\u00eb merrte gjith\u00eb v\u00ebmendjen time. Edhe\nvet\u00eb kisha frik\u00eb sepse nuk isha lidhur ndonj\u00ebher\u00eb, si dhe nuk e dija \u00e7far\u00eb do\nt\u00eb mendonte familja n\u00ebse do t\u00eb m\u00ebsonte se un\u00eb isha e lidhur. Kishte shum\u00eb gj\u00ebra\nq\u00eb m\u00eb pengonin, por isha edhe un\u00eb vet\u00eb q\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs ia v\u00ebshtir\u00ebsoja\ngj\u00ebrat vetes, duke mohuar \u00e7do mund\u00ebsi q\u00eb m\u00eb jepej. Nj\u00eb dit\u00eb, Genci e mori\nguximin dhe m\u00eb ftoi n\u00eb kafe. Pranova dhe gjat\u00eb bised\u00ebs, ai ma tha hapur se un\u00eb\ni p\u00eblqeja dhe se kishte shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha e dashura e tij. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDo t\u00eb jem shum\u00eb i lumtur po t\u00eb\npranosh sepse q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb t\u00eb pash\u00eb, jam dashuruar me ty\u201d, m\u00eb tha\ndhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb fliste, vura re se po i dridheshin buz\u00ebt dhe gjunj\u00ebt. U\nndjeva shum\u00eb n\u00eb siklet sepse kjo m\u00eb erdhi e papritur e tani q\u00eb un\u00eb duhet t\u2019i\nktheja nj\u00eb p\u00ebrgjigje, nuk dija \u00e7far\u00eb t\u2019i thoja. Brenda vetes di\u00e7ka m\u00eb thoshte t\u00eb\npranoja, por m\u00eb pas mendoja se kjo do t\u00eb ishte e pamundur, p\u00ebr t\u00eb gjitha asryet\nq\u00eb kisha menduar m\u00eb par\u00eb. \u201cM\u00eb l\u00ebr t\u00eb mendohem sepse kjo p\u00ebr mua ishte rast\u00ebsi,\nnuk e prisja\u201d. I k\u00ebrkova t\u00eb m\u00eb priste p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjigje dhe ai u tregua shum\u00eb\nmir\u00ebkuptues. Sa m\u00eb mir\u00eb sillej Genci me mua, aq m\u00eb shum\u00eb un\u00eb e ndjeja\np\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb \u201cpo\u201d. Pasi u ndava prej tij dhe vajta n\u00eb sht\u00ebpi,\ngjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs mendjen e kisha te takimi me Gencin. M\u00eb vinin n\u00eb mendje t\u00eb\ngjitha fjal\u00ebt q\u00eb i kishim th\u00ebn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, m\u00eb sakt\u00eb, fjal\u00ebt q\u00eb m\u00eb kishte\nth\u00ebn\u00eb ai mua sepse un\u00eb pothuajse nuk kisha folur gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. E mendova\ngjat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs dhe vendosa t\u00eb pranoja, por me kushtin q\u00eb askush nuk do ta\ndinte. Lidhjen do ta mbanim t\u00eb fsheht\u00eb, p\u00ebrndryshe do t\u00eb m\u00eb dilnin probleme me\nprind\u00ebrit. N\u00ebse shoq\u00ebria ime do t\u00eb merrte vesh q\u00eb un\u00eb isha lidhur, ata me\nsiguri do t\u00eb m\u00eb hidheshin n\u00eb qaf\u00eb duke m\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u2019u tregoja gjith\u00e7ka dhe\nun\u00eb do t\u00eb ndihesha shum\u00eb n\u00eb siklet. Ky ndryshim q\u00eb po ndodhte n\u00eb jet\u00ebn time m\u00eb kishte\n\u00e7orientuar shum\u00eb, por edhe m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb lumtur. Dit\u00ebt e mia tani nuk dukeshin\naq monotone sepse lidhja me Gencin ma kishte ndryshuar p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb. Nuk\nishin m\u00eb librat ato q\u00eb zinin gjith\u00eb dit\u00ebn time, por edhe koha q\u00eb kaloja me\nGencin. Shoqet e vun\u00eb re ndryshimin tek un\u00eb dhe m\u00eb pyesnin vazhdimisht: \u201cStela,\n\u00e7far\u00eb ka ndodhur me ty? Na trego\u2026\u201d , thonin ato duke qeshur. Iu tregova se isha\nshum\u00eb e lumtur dhe ndihesha edhe m\u00eb mir\u00eb q\u00eb lumturin\u00eb time po e ndaja me ato.\n\u201cE shikon Stela, sa e bukur \u00ebsht\u00eb jeta? M\u00eb n\u00eb fund, e kuptove!\u201d. Dhe kjo ishte\ne v\u00ebrtet\u00eb! N\u00ebse nuk do t\u2019i kisha pranuar Gencit, nuk do ta kisha m\u00ebsuar kurr\u00eb\nse sa e bukur \u00ebsht\u00eb jeta. Babi, i cili m\u00eb ndiqte rigorozisht n\u00eb studimet e mia,\ne vuri re q\u00eb me librat nuk merresha m\u00eb si m\u00eb par\u00eb dhe m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen. Un\u00eb\nnuk mund t\u00eb dilja kund\u00ebr vullnetit t\u00eb tij dhe i premtova se do t\u2019u\np\u00ebrkushtohesha atyre! Tani isha n\u00eb vitin e fundit dhe kishte ardhur momenti q\u00eb\nt\u00eb filloja t\u00eb p\u00ebrgatisja tem\u00ebn e diplom\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shoqet e mia e kishin\nzgjedhur pedagogun\/en q\u00eb do t\u2019i udh\u00ebhiqte, me mua ndodhi ndryshe\u2026 Profesor\nBerti m\u00eb tha se n\u00ebse doja, mund ta p\u00ebrgatisnim bashk\u00eb tem\u00ebn e diplom\u00ebs sepse\nkishte menduar p\u00ebr nj\u00eb tem\u00eb mjaft interesante si dhe kishte mjaft material p\u00ebr\nt\u00eb. Edhe pse m\u00eb erdhi \u00e7udi q\u00eb m\u00eb zgjodhi mua, u g\u00ebzova shum\u00eb sepse ai m\u2019u shfaq\nsi zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb, n\u00eb momentin e duhur. Berti ishte 32 vje\u00e7, beqar dhe\nshum\u00eb simpatik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEdhe pse un\u00eb t\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb\nm\u00ebsim vet\u00ebm vitin e fudnit, kam v\u00ebn\u00eb re q\u00eb je studente shum\u00eb e zgjuar dhe besoj\nse do t\u00eb dal\u00ebsh shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb fund t\u00eb studimeve\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cFaleminderit, k\u00ebt\u00eb shpresoj.\nKam l\u00ebn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra pas dore n\u00eb jet\u00ebn time, vet\u00ebm q\u00eb t\u2019u p\u00ebrkushtohem\nstudimeve dhe t\u00eb dal mir\u00eb, i thash\u00eb. Por, pse m\u00eb zgjodh\u00ebt pik\u00ebrisht mua?\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00cbsht\u00eb e nevojshme ta p\u00ebrs\u00ebris\np\u00ebrgjigjen?\u201d, tha ai duke buz\u00ebqeshur. I buz\u00ebqesha dhe i thash\u00eb se duhet t\u00eb\nlargohesha. \u201cKe ndonj\u00eb q\u00eb t\u00eb pret?\u201d, vazhdoi ai. Po m\u00eb dukej shum\u00eb k\u00ebrkues edhe\np\u00ebr gj\u00ebrat e mia personale. \u201cPo\u201d, i thash\u00eb dhe ika. M\u00eb pa kur takova Gencin i\ncili po m\u00eb priste para fakultetit dhe e vura re v\u00ebshtrimin e tij; dukej shum\u00eb\nxheloz. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKush ishte ai?\u201d, m\u00eb pyeti\nGenci. \u201c\u00cbsht\u00eb pedagogu im q\u00eb do t\u00eb m\u00eb udh\u00ebheq\u00eb n\u00eb tem\u00ebn e diplom\u00ebs\u201d. \u201cPse\npik\u00ebrisht ai? Nuk kishte ndonj\u00eb pedagog m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr?\u201d, tha ai duke n\u00ebnqeshur.\n\u201cJe xheloz?\u201d, qesha un\u00eb. \u201cJo, por se si m\u2019u duk ai kur na pa bashk\u00eb. Sikur kishte\nzili\u201d. \u201cJan\u00eb hamend\u00ebsimet e tua\u201d, i thash\u00eb. Genci kishte shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb sepse\nedhe mua ashtu m\u00eb ishte dukur, por nuk doja t\u00eb lindnin dyshime n\u00eb mendjen e tij,\npasi isha n\u00eb fund t\u00eb studimeve dhe doja t\u2019i p\u00ebrfundoja me sukses ato. Profesor Berti\nm\u00eb telefonoi q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes dhe m\u00eb tha se duhet t\u00eb takoheshim p\u00ebr t\u00eb\nbiseduar p\u00ebr diplom\u00ebn. \u201c\u00cbsht\u00eb ende shum\u00eb her\u00ebt\u201d, i thash\u00eb. \u201cZgjohu gjumashe se\nkemi shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb\u201d. Po m\u00eb dukej sikur ishte Genci q\u00eb po m\u00eb fliste\nashtu! \u201cA \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb pedagogu t\u00eb t\u00eb flas\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb?\u201d, mendoja me\nveten. Megjithat\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto i hidhja pas krah\u00ebve sepse doja t\u00eb p\u00ebrqendrohesha\nvet\u00ebm te diploma, por Berti vazhdonte t\u00eb b\u00ebnte gj\u00ebra q\u00eb m\u00eb b\u00ebnin t\u00eb dyshoja gjithmon\u00eb\ne m\u00eb shum\u00eb. Un\u00eb, pasi u zgjova, u b\u00ebra gati shpejt dhe nxitova p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb\nfakultet, atje ku edhe mendoja se m\u00eb priste, por nuk e pash\u00eb aty! E k\u00ebrkova\nedhe n\u00ebp\u00ebr salla t\u00eb tjera, pyeta dhe m\u00eb than\u00eb q\u00eb Berti at\u00eb dit\u00eb nuk kishte\nardhur. I telefonova dhe m\u00eb tha se ishte n\u00eb sht\u00ebpi e po lexonte materialet e\nmia. \u201cPo t\u00eb pres k\u00ebtu dhe e bisedojm\u00eb bashk\u00eb, si mendon?\u201d, m\u00eb tha. Nuk dija \u00e7\u2019t\u00eb\nthoja. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij nuk mund t\u00eb shkoja sepse edhe Genci nuk do ta pranonte\nkurrsesi k\u00ebt\u00eb, por duke e patur mendjen vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrfundimin e diplom\u00ebs me\nsukses, e g\u00ebnjeva Gencin se po shkoja n\u00eb sht\u00ebpi nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ika te Berti. Ma\nkishte treguar pak a shum\u00eb vendndodhjen e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij dhe un\u00eb e kuptova menj\u00ebher\u00eb\nsepse n\u00eb at\u00eb pallat jetonte edhe shoqja ime e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb. Kjo nuk m\u00eb p\u00eblqeu\nfare sepse n\u00ebse do t\u00eb m\u00eb shikonte Arta aty, gjith\u00e7ka do t\u00eb merrte tat\u00ebpjet\u00ebn.\nTrokita n\u00eb der\u00eb dhe Berti m\u00eb doli para i veshur sportiv e me nj\u00eb filxhan kakaoje\nn\u00eb dor\u00eb. \u201cEja brenda\u201d, tha ai me nj\u00eb shikim djall\u00ebzor. Isha shum\u00eb n\u00eb siklet,\npor kurr\u00eb nuk e kisha par\u00eb n\u00eb at\u00eb veshje sportive q\u00eb e b\u00ebnin t\u00eb dukej edhe m\u00eb\nsimpatik. \u00c7far\u00eb po ndodhte me mua? Po m\u00eb t\u00ebrhiqte pedagogu edhe fizikisht?! U\nmundova t\u00eb mblidhja mendjen dhe t\u00eb p\u00ebrqendrohesha n\u00eb arsyen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kisha\nvajtur aty. Berti, me sa duket, e vuri re k\u00ebt\u00eb dhe buz\u00ebqeshte leht\u00eb. \u201cNga do\nt\u2019ia fillojm\u00eb\u201d, po thoshte me vete, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po shikonte disa gj\u00ebra n\u00eb lap-top\nq\u00eb t\u00eb m\u2019i tregonte mua. Nd\u00ebrsa un\u00eb kisha shastisur duke e par\u00eb! Nuk m\u00eb ishte\ndukur kurr\u00eb aq simpatik dhe aq t\u00ebrheq\u00ebs sa at\u00eb dit\u00eb. K\u00ebshtu, edhe dit\u00ebt e tjera\nu takuam n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb biseduar p\u00ebr diplom\u00ebn, e cila tani ishte\ndrejt p\u00ebrfundimit. Nj\u00eb dit\u00eb, teksa po flisnim, m\u00eb ra telefoni. Ishte Genci! \u201c\u00c7far\u00eb\nke? Pse u frik\u00ebsove? Kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb telefon?\u201d, tha Berti. \u201c\u00cbsht\u00eb i dashuri im,\nGenci, por ai nuk e di q\u00eb ne takohemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb diplom\u00ebn\u201d, i thash\u00eb. Ai\nu b\u00eb serioz dhe m\u00eb tha t\u00eb mos p\u00ebrgjigjesha. Ashtu b\u00ebra. Pastaj ai m\u2019u afrua dhe,\npasi m\u00eb largoi flok\u00ebt, m\u00eb puthi. Nuk m\u00eb la as t\u00eb flsija dhe kur m\u2019u afrua, un\u00eb\ne humba krejt\u00ebsisht kontrollin. Ndodhi ajo q\u00eb nuk duhej t\u00eb kishte ndodhur\nkurr\u00eb. Berti m\u00eb tha q\u00eb un\u00eb i kisha p\u00eblqyer q\u00eb n\u00eb fillim dhe gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs\ne kishte pritur k\u00ebt\u00eb moment. Un\u00eb u ngrita, u vesha dhe dola me vrap nga sht\u00ebpia\ne tij me lot n\u00eb sy. As vet\u00eb nuk e besoja at\u00eb q\u00eb sapo kisha b\u00ebr\u00eb. Si ia lejova\nvetes? Pasi shkova n\u00eb sht\u00ebpi, u futa n\u00eb dhom\u00ebn time dhe nuk e hapa der\u00ebn deri t\u00eb\nnes\u00ebrmen. Gencit i d\u00ebrgova nj\u00eb mesazh se isha s\u00ebmur\u00eb dhe nuk m\u00eb telefonoi m\u00eb.\nUn\u00eb tani as nuk do t\u00eb mund ta shihja n\u00eb sy pas gabimit q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb. E kisha\ntradhtuar pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb e doja shum\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi mbarova gjimnazin, vendosa q\u00eb studimet e larta t\u2019i vazhdoja p\u00ebr Drejt\u00ebsi. Babi im kishte studiuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn deg\u00eb dhe ka qen\u00eb ai q\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb ka shtyr\u00eb t\u00eb vazhdoja p\u00ebr Drejt\u00ebsi. Mua n\u00eb fillim m\u00eb dukej nj\u00eb deg\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe nuk m\u00eb p\u00eblqente fare, por babai gjithmon\u00eb m\u00eb nxiste t\u00eb lexoja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21711,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[245],"class_list":["post-22265","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-mekat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22265","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22265"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22265\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22265"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22265"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22265"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}