{"id":22230,"date":"2019-04-24T20:00:29","date_gmt":"2019-04-24T18:00:29","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=22230"},"modified":"2019-04-24T16:44:53","modified_gmt":"2019-04-24T14:44:53","slug":"%ef%bb%bfme-perdhunoi-mesuesi-i-vajzes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/%ef%bb%bfme-perdhunoi-mesuesi-i-vajzes\/","title":{"rendered":"\ufeffM\u00eb p\u00ebrdhunoi m\u00ebsuesi i vajz\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj, jam Elsa. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasi kam lexuar shum\u00eb prej historive q\u00eb kan\u00eb shkruar lexuesit e gazet\u00ebs suaj, vendosa q\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb tregoj tragjedin\u00eb e jet\u00ebs sime. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Thon\u00eb se Zoti t\u00eb mbyll nj\u00eb der\u00eb, por t\u00eb hap nj\u00eb dritare, por me sa duket, mua m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sapo kisha mbaruar vitin e kat\u00ebrt t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme kur prind\u00ebrit m\u00eb than\u00eb se nj\u00eb shoku i babit do t\u00eb vinte t\u00eb k\u00ebrkonte dor\u00ebn time p\u00ebr djalin e tij. Ata k\u00ebrkuan aprovimin tim. Un\u00eb nuk kisha pasur ndonj\u00eb lidhje m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb them se kisha peng nj\u00eb dashuri dhe, duke par\u00eb faktin q\u00eb prind\u00ebrit m\u00eb thoshin se isha n\u00eb mosh\u00eb tamam p\u00ebr t\u2019u fejuar, pranova q\u00eb ata t\u00eb vinin n\u00eb sht\u00ebpi, me nj\u00eb kusht, q\u00eb un\u00eb m\u00eb par\u00eb ta njihja Ermalin duke dal\u00eb disa her\u00eb me t\u00eb. N\u00eb ato vite, sapo kishte filluar kthesa politike n\u00eb vendin ton\u00eb dhe Eri merrej me nj\u00eb firm\u00eb nd\u00ebrtimi. Takimi i par\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00eb ndodhi n\u00eb nj\u00eb lokal ku ishte pik\u00ebrisht babi im, ai q\u00eb m\u00eb prezantoi. Eri ishte pak tullac dhe i sh\u00ebndosh\u00eb. N\u00eb pamjen e par\u00eb, m\u2019u duk shum\u00eb i madh dhe nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk m\u00eb p\u00eblqeu, por pas bised\u00ebs me t\u00eb, ndryshova mendim. Ai kishte shum\u00eb humor, dinte t\u00eb ishte i sjellsh\u00ebm me mua dhe m\u00eb k\u00ebrkonte gjithmon\u00eb t\u00eb falur kur mendonte se m\u00eb vinte n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Njeriu nuk njihet menj\u00ebher\u00eb, por nga aq muhabet sa b\u00ebm\u00eb, kuptova se shum\u00eb gj\u00ebra, ai i kishte pozitive. Kishim gati dy jav\u00eb q\u00eb dilnim dhe Eri dukej se kishte filluar t\u00eb m\u00eb donte shum\u00eb. N\u00eb nj\u00eb moment, ai m\u00eb tha se gj\u00ebrat duhet t\u2019i b\u00ebnim serioze, se nuk mund ta shtynim gjith\u00eb jet\u00ebn k\u00ebshtu. Edhe un\u00eb qesha. Mendimi i tij m\u00eb emociononte pa mas\u00eb. Fola me babin dhe i thash\u00eb se isha dakord q\u00eb prind\u00ebrit e Erit t\u00eb vinin n\u00eb familje. Babi u g\u00ebzua dhe m\u00eb puthi n\u00eb ball\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cT\u00eb jesh e sigurt\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb fati i duhur p\u00ebr ty\u201d,\nm\u00eb tha ai. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne ndenj\u00ebm vet\u00ebm dy muaj t\u00eb fejuar, pasi Eri m\u00eb\ndonte aq shum\u00eb sa \u201cnuk mundem t\u00eb rri dot asnj\u00eb sekond\u00eb pa ty\u201d m\u00eb thoshte her\u00eb\npas here dhe un\u00eb k\u00ebt\u00eb e kuptoja. Ne t\u00eb dy jetonim n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs, por\nedhe pse takoheshim p\u00ebrdit\u00eb, ndjenim shum\u00eb mall. V\u00ebrtet nuk u njoh\u00ebm me\ndashuri, por dashuria p\u00ebr nj\u00ebri\u2013tjetrin u rrit shum\u00eb shpejt. Bashk\u00eb me Erin,\nvendos\u00ebm t\u00eb mos b\u00ebnim dasm\u00eb, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb vendi po kalonte nj\u00eb periudh\u00eb\nkrize q\u00eb ndikonte edhe n\u00eb familjet tona dhe ato t\u00eb ardhura q\u00eb kishim, i p\u00ebrdor\u00ebm\np\u00ebr t\u00eb rregulluar dhom\u00ebn ton\u00eb t\u00eb gjumit. Dit\u00ebt kalonin dhe un\u00eb ndjehesha femra\nm\u00eb e lumtur n\u00eb bot\u00eb; dukej di\u00e7ka p\u00ebrrallore. Nuk mund t\u00eb themi se ishim shum\u00eb t\u00eb\npasur apo se b\u00ebnim nj\u00eb jet\u00eb luksoze, por dashuria e Erit ndaj meje ishte n\u00eb\nmaksimumin e saj dhe nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb m\u00eb b\u00ebnte aq e lumtur, sa nuk e ndjeja v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb\nekonomike. Ai, \u00e7do m\u00ebngjes, m\u00eb puthte n\u00eb buz\u00eb, pastaj dilte. Edhe pse n\u00eb sht\u00ebpi\nkishte njer\u00ebz, atij nuk i b\u00ebnte p\u00ebrshtypje. Kur kthehej, ose do t\u00eb m\u00eb sillte \u00e7okollata,\nose ndonj\u00eb tr\u00ebndafil t\u00eb k\u00ebputur fshehurazi, n\u00eb kopshtin e komshnjve. Kishin\nkaluar dy vjet nga martesa jon\u00eb dhe dita m\u00eb e lumtur e k\u00ebtyre dy viteve p\u00ebr ne\nishte pik\u00ebrisht kur un\u00eb i tregova Erit se isha dy muajshe shtatz\u00ebn\u00eb. Ai nuk\ndinte si t\u00eb ma shprehte dashurin\u00eb, m\u00eb mori n\u00eb krah\u00eb dhe m\u00eb rrotullonte fort, pa\nndalim, derisa e gjet\u00ebm veten t\u00eb dy n\u00eb krevat. E gjith\u00eb kjo lumturi m\u00eb dukej p\u00ebrrallore,\naq sa mendoja a do t\u00eb zgjaste p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn, por kot nuk thon\u00eb se \u00e7astet e\nlumtura zgjasin shum\u00eb pak&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk e di pse, por nj\u00eb dit\u00eb, Eri sikur m\u2019u duk ndryshe.\nKur u ndam\u00eb, m\u00eb puthi me gjith\u00eb forc\u00ebn e dashuris\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr mua (ndoshta m\u2019u\nduk mua ashtu). \u201cKujdesu p\u00ebr veten dhe p\u00ebr bebin\u201d, tha ai. Un\u00eb qesha dhe i thash\u00eb:\n\u201c\u00c7\u2019jan\u00eb k\u00ebto k\u00ebshilla k\u00ebshtu, sikur nuk do t\u00eb vish m\u00eb?\u201d, por ai iku duke m\u00eb\nbuz\u00ebqeshur. Gjith\u00eb dit\u00ebn e kisha trupin t\u00eb mpir\u00eb, sikur nuk jetoja n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb.\nN\u00eb nj\u00eb moment d\u00ebgjova siren\u00ebn e nj\u00eb ambulance pran\u00eb pallatit ton\u00eb dhe k\u00ebmb\u00ebt nuk\npo m\u00eb mbanin m\u00eb. Befas ra zilja e der\u00ebs. Ashtu, me dor\u00ebn q\u00eb m\u00eb dridhej, hapa der\u00ebn\ndhe pash\u00eb shokun e ngusht\u00eb t\u00eb Erit, i cili m\u00eb kapi nga krah\u00ebt dhe me lot n\u00eb sy,\nm\u00eb tha: \u201cB\u00ebhu e fort\u00eb! Eri p\u00ebsoi nj\u00eb aksident n\u00eb pun\u00eb&#8230;\u201d. Nuk mbaj m\u00eb mend se \u00e7far\u00eb\nm\u00eb ndodhi, vet\u00ebm se, kur u zgjova, sht\u00ebpia ishte plot me njer\u00ebz dhe pash\u00eb n\u00ebn\u00ebn\ne Erit q\u00eb vajtonte mbi trupin e tij. At\u00eb dit\u00eb, m\u00eb tep\u00ebr isha e vdekur sesa e\ngjall\u00eb. Doktor\u00ebt rrinin aty n\u00eb gatishm\u00ebri, duke m\u00eb mbajtur me gjilp\u00ebra. N\u00eb at\u00eb\nperiudh\u00eb m\u00eb mbante gjall\u00eb vet\u00ebm fakti q\u00eb do t\u00eb lindja nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb Erit; asgj\u00eb\ntjet\u00ebr. Me vdekjen e Erit u shkat\u00ebrrua gjith\u00e7ka p\u00ebr mua. Fillova t\u00eb jetoja\nvet\u00ebm me kujtimet e bukura q\u00eb ai m\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb. Mbas disa muajsh, linda nj\u00eb\nvajz\u00eb dhe emrin ia vura Erjola. Ajo ishte g\u00ebzimi i vet\u00ebm i jet\u00ebs sime, por me\nrritjen e Erjol\u00ebs, edhe hallet shtoheshin. Ajo k\u00ebrkonte t\u00eb dinte p\u00ebr t\u00eb atin, shikonte\nfotografit\u00eb e tij dhe p\u00ebrlotej ashtu si un\u00eb. Vitet kalonin dhe un\u00eb jetoja n\u00eb\nfamiljen e prind\u00ebrve t\u00eb mi, pasi nuk mund ta rrisja Erjol\u00ebn e vetme. Prind\u00ebrit\nm\u00eb k\u00ebshillonin t\u00eb martohesha e t\u00eb krijoja nj\u00eb familje t\u00eb re. Shum\u00eb persona\nvinin t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonin dor\u00ebn p\u00ebr njer\u00ebzit e tyre m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, q\u00eb kishin kaluar\nfatkeq\u00ebsi n\u00eb jet\u00eb, por asnj\u00ebher\u00eb nuk pranova. Doja ta kaloja jet\u00ebn e vetme,\npasi Erin tim nuk mund ta z\u00ebvend\u00ebsonte njeri. Vitet kaluan shum\u00eb shpejt dhe\nvajza shkoi n\u00eb klas\u00eb t\u00eb gjasht\u00eb. E \u00e7ova n\u00eb nj\u00eb kurs p\u00ebr piktur\u00eb, pasi i\np\u00eblqente shum\u00eb dhe m\u00ebsuesi i piktur\u00ebs ishte nj\u00eb burr\u00eb rreth t\u00eb pes\u00ebdhjetave. Ai\ngjithmon\u00eb m\u00eb orientonte p\u00ebr vajz\u00ebn, p\u00ebr detyrat q\u00eb ajo duhet t\u00eb ndiqte n\u00eb sht\u00ebpi,\nm\u00eb k\u00ebshillonte se me \u00e7far\u00eb ngjyrash duhet t\u00eb punonte m\u00eb shum\u00eb. Dit\u00ebt kalonin dhe\nai nuk kishte dit\u00eb q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb mbante bashk\u00eb me Erjol\u00ebn n\u00eb klas\u00eb p\u00ebr t\u00eb na\nk\u00ebshilluar q\u00eb vajza t\u00eb ecte sa m\u00eb mir\u00eb me piktur\u00ebn. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb i ra n\u00eb sy edhe\nErjol\u00ebs, e cila nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pyeti: \u201cPse na mban vet\u00ebm neve n\u00eb klas\u00eb profesor\nBashkimi?\u201d. Ishte nj\u00eb pyetje e v\u00ebshtir\u00eb dhe as vet\u00eb nuk e kisha menduar nj\u00eb gj\u00eb\nt\u00eb till\u00eb. P\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj pyetjeje e mora nj\u00eb dit\u00eb teksa shkova t\u00eb merrja\nvajz\u00ebn, por ajo kishte ikur n\u00eb sht\u00ebpi me maman\u00eb time. Ndoshta kjo ishte edhe nj\u00eb\nloj\u00eb nga ana e n\u00ebn\u00ebs sime, q\u00eb un\u00eb t\u00eb rrija vet\u00ebm m\u00eb profesorin e Erjol\u00ebs.\nTrokita te dera dhe u habita kur der\u00ebn ma hapi vet\u00eb Bashkimi. \u201cKu \u00ebsht\u00eb vajza?\u201d,\npyeta e habitur. Ai m\u00eb kapi nga krah\u00ebt dhe m\u00eb tha: \u201cE mori n\u00ebna jote\u201d. M\u00eb pas,\nvazhdoi duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb biseduar me ty\u201d. E habitur, e\npyeta se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb bisedonim ne t\u00eb dy p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebr Erjol\u00ebn. Ai qeshi dhe m\u00eb\ntha: \u201cAkoma nuk i ke kuptuar ndjenjat e mia ndaj teje?\u201d. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb m\u00eb\nhabiti. E kisha par\u00eb se ai m\u00eb fliste shum\u00eb ngroht\u00eb e \u00ebmb\u00ebl, por ne kishim nj\u00eb diferenc\u00eb\nmoshe gati 15 vjet e gjithashtu, un\u00eb e dija q\u00eb ai ishte i martuar. I thash\u00eb se\np\u00ebr mua nuk do t\u00eb kishte m\u00eb burr\u00eb tjet\u00ebr, \u201cm\u00eb mjafton kujtimi i tij p\u00ebr ta p\u00ebrballuar\njet\u00ebn\u201d, i thash\u00eb, por ai m\u2019u afrua duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cMos u b\u00ebj budallaqe, un\u00eb e di\nse p\u00ebr \u00e7far\u00eb ka nevoj\u00eb nj\u00eb fem\u00ebr si ti\u201d. Nuk po m\u00eb mbanin m\u00eb nervat dhe e\ngjuajta me p\u00ebll\u00ebmb\u00eb me gjith\u00eb fuqin\u00eb time. I thash\u00eb se m\u00eb ngat\u00ebrronte me ndonj\u00eb\ntjet\u00ebr, por ai nuk pyeti m\u00eb, e ky\u00e7i der\u00ebn nga brenda dhe filloi t\u00eb m\u00eb prekte t\u00eb\ngjith\u00eb trupin me duart e tij. Ishte e pamundur t\u2019i shp\u00ebtoja; ai dukej sikur\nkishte fuqin\u00eb e nj\u00eb supermeni. Nuk gjej dot fjal\u00ebt q\u00eb ta p\u00ebrshkruaj at\u00eb sken\u00eb t\u00eb\np\u00ebshtir\u00eb. U ula n\u00eb nj\u00eb karrige duke rregulluar rrobat q\u00eb gati m\u2019i kishte grisur\nnga dhunimi dhe filloja t\u00eb qaja me d\u00ebnes\u00eb. M\u00eb tep\u00ebr mendoja p\u00ebr vajz\u00ebn, se si\nmunda ta lija n\u00eb duart e tij. Ai, duke qeshur, vazhdonte t\u00eb m\u00eb fliste: \u201cN\u00ebse do\nt\u2019ia tregosh dikujt k\u00ebt\u00eb q\u00eb ndodhi sot, do ta p\u00ebsoj\u00eb edhe vajza jote\u201d. Dola nga\nai vend me lot n\u00eb sy, duke urryer \u00e7do gj\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj bote. Urreja Erin q\u00eb m\u00eb la n\u00eb\nk\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb posht\u00ebr me nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb nuk e di as un\u00eb se si do t\u2019i shkoj\u00eb fati.\nUrreja n\u00ebn\u00ebn q\u00eb m\u00eb sajonte skena q\u00eb un\u00eb t\u00eb lidhesha me nj\u00eb mashkull, urreja Bashkimin\nq\u00eb me nj\u00eb grua n\u00eb sht\u00ebpi, k\u00ebrkonte aventura t\u00eb reja. Ka kaluar nj\u00eb vit nga ajo\nsken\u00eb e tmerrshme dhe un\u00eb i jam p\u00ebrkushtuar totalisht vajz\u00ebs time. Dua q\u00eb ajo\nt\u00eb jet\u00eb e para n\u00eb m\u00ebsime, q\u00eb t\u00eb \u00e7aj\u00eb n\u00eb jet\u00eb sepse nuk dua t\u00eb ket\u00eb fatin tim t\u00eb\nzi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj, jam Elsa. Pasi kam lexuar shum\u00eb prej historive q\u00eb kan\u00eb shkruar lexuesit e gazet\u00ebs suaj, vendosa q\u00eb edhe un\u00eb t\u00eb tregoj tragjedin\u00eb e jet\u00ebs sime. Thon\u00eb se Zoti t\u00eb mbyll nj\u00eb der\u00eb, por t\u00eb hap nj\u00eb dritare, por me sa duket, mua m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb. Sapo kisha mbaruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21127,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2106],"class_list":["post-22230","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-historia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22230","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22230"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22230\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22230"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22230"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22230"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}