{"id":22228,"date":"2019-04-24T19:00:20","date_gmt":"2019-04-24T17:00:20","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=22228"},"modified":"2019-04-24T16:41:34","modified_gmt":"2019-04-24T14:41:34","slug":"%ef%bb%bfsi-ta-mbroni-zemren-tuaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/%ef%bb%bfsi-ta-mbroni-zemren-tuaj\/","title":{"rendered":"\ufeffSi t&#8217;a mbroni zemr\u00ebn tuaj?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>S\u00ebmundjet kardiovaskulare jan\u00eb t\u00eb vjetra sa bota<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00ebmundjet kardiovaskulare ekzistojn\u00eb q\u00eb prej 4000 vjet\u00ebsh, pra, nuk jan\u00eb nj\u00eb e keqe e lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e jet\u00ebs moderne. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimi n\u00eb t\u00eb cilin ka arritur nj\u00eb studim i b\u00ebr\u00eb me mbi 100 mumje egjiptiane dhe amerikane, t\u00eb cilat paraqesin shenja t\u00eb arterioskleroz\u00ebs, s\u00ebmundjes q\u00eb bllokon arteriet e zemr\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Studiuesit kaluan n\u00eb skaner 137 mumje, nga t\u00eb cilat, 76 vinin nga Egjipti, 51 nga Peruja dhe 10, nga SHBA-ja jugper\u00ebndimore. Nj\u00eb e treta e k\u00ebtyre mumjeve prezantojn\u00eb disa shenja \u00abt\u00eb sigurta ose t\u00eb mundshme\u00bb t\u00eb arterioskleroz\u00ebs. \u00ab\u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme t\u00eb vihet re se arterioskleroza haset po aq shpesh n\u00eb k\u00ebto qytet\u00ebrime t\u00eb lashta kudo n\u00eb bot\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kohe kaq t\u00eb shtrir\u00eb, mes njer\u00ebzve kaq t\u00eb ndrysh\u00ebm gjenetikisht e me m\u00ebnyr\u00eb jetese dhe t\u00eb ushqyeri kaq t\u00eb ndryshme\u00bb, thon\u00eb studiuesit. \u00abNuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs, por p\u00ebr nj\u00eb karakteristik\u00eb t\u00eb plakjes n\u00eb t\u00eb gjitha popullsit\u00eb bot\u00ebrore\u00bb, shtojn\u00eb ata. Mosha mesatare e vdekjes s\u00eb mumjeve t\u00eb ekzaminuara n\u00eb studim ishte 36 vje\u00e7, por ato q\u00eb vuanin nga arterioskleroza ishin m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb mosh\u00eb n\u00eb momentin e vdekjes, me nj\u00eb mosh\u00eb mesatare 43 vje\u00e7are. Jet\u00ebgjat\u00ebsia n\u00eb koh\u00ebn e lasht\u00eb ishte afro 40 vje\u00e7, gj\u00eb q\u00eb forcon hipotez\u00ebn sipas s\u00eb cil\u00ebs \u201carterioskleroza shkaktohet nga plakja\u201d. Kjo nuk pengon t\u00eb veprohet te faktor\u00ebt e kontrolluesh\u00ebm, si: Ushqimi, sporti, duhani, kolesteroli dhe tensioni arterial. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>7 ushqime q\u00eb duhen evituar p\u00ebr\nt\u00eb mbrojtur zemr\u00ebn tuaj<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Evrop\u00eb, kanceri dhe s\u00ebmundjet kardiovaskulare jan\u00eb patologjit\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse\np\u00ebr numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb vdekjeve. N\u00eb Franc\u00eb, p\u00ebr shembull, prej s\u00ebmundjeve t\u00eb\nzemr\u00ebs vdesin \u00e7do vit 40 mij\u00eb gra, megjith\u00ebse mendohet, gabimisht, se k\u00ebto\npatologji prekin m\u00eb shum\u00eb burrat. Ky num\u00ebr \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i madh n\u00eb vendet\nanglo-saksone. Megjithat\u00eb, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb ushqimi m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe fizkultur\u00eb,\nmund t\u00eb evitohen shum\u00eb prej k\u00ebtyre rreziqeve. N\u00eb revist\u00ebn \u00abHuffington Post\u00bb p\u00ebrmenden\nedhe nj\u00ebher\u00eb ushqimet q\u00eb duhen evituar p\u00ebr t\u00eb ulur nivelin e kolesterolit t\u00eb\nkeq, presionin e gjakut ose shfaqjen e pllak\u00ebzave q\u00eb veshin arteriet. K\u00ebshtu, \u00ebsht\u00eb\nmir\u00eb t\u00eb mos konsumoni ushqime me baz\u00eb mishi t\u00eb transformuar, si sallami dhe\nbejkoni, t\u00eb cilat p\u00ebrmbajn\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb lart\u00eb natriumi dhe konservant\u00ebsh. Mishi\ni transformuar thuhet se \u00ebsht\u00eb shkaktar i rritjes s\u00eb numrit t\u00eb diabetik\u00ebve dhe\nkancerit t\u00eb pankerasit. Mishi i kuq shum\u00eb i pasur me yndyrna t\u00eb ngopura e\ngjithashtu, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb evitohet. Preferoni pra mishin e bardh\u00eb ose at\u00eb pa\ndhjam\u00eb. Edhe picat nuk k\u00ebshillohen, p\u00ebr shkak t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb acideve yndyrore t\u00eb\nngopura, ashtu si \u00ebmb\u00eblsirat, q\u00eb favorizojn\u00eb \u201ckolesterolin e keq\u201d. Edhe\nushqimet e skuqura duhen kufizuar p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye. Megjithat\u00eb, disa vajra,\nsi p\u00ebr shembull ai i ullirit, jan\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr zemr\u00ebn. Edhe pijet freskuese nuk\njan\u00eb miq t\u00eb mir\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetit tuaj. Ato kan\u00eb nj\u00eb efekt shum\u00eb negativ n\u00eb nivelin\ne insulin\u00ebs e obezitetit dhe tani dim\u00eb q\u00eb insulina \u00abka shum\u00eb lidhje me\nzhvillimin e arterioskleroz\u00ebs\u00bb, shkruhet n\u00eb revist\u00eb. N\u00eb fund, mos harroni edhe\nfast-foodin, ushqimet e t\u00eb cilit p\u00ebrmbledhin pak a shum\u00eb gjith\u00eb defektet e p\u00ebrmendura\nm\u00eb sip\u00ebr!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>\u201cZemra e thyer\u201d t\u00eb mbron nga\nkrizat kardiake?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pranohet nga t\u00eb gjith\u00eb se, pas nj\u00eb stresi t\u00eb fuqish\u00ebm, shtohet rreziku i nj\u00eb\nkrize t\u00eb zemr\u00ebs. Megjithat\u00eb, disa studiues kan\u00eb studiuar sindrom\u00ebn e quajtur\n\u00abzemra e thyer\u00bb dhe kan\u00eb v\u00ebn\u00eb re se, p\u00ebrkundrazi, nj\u00eb shok emocional mund t\u00eb\nkishte nj\u00eb efekt mbrojt\u00ebs&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas nj\u00eb shoku emocional, sidomos te personat e moshuar, rreziku i nj\u00eb\ninfarkti \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh. Megjithat\u00eb, studiuesit britanik\u00eb t\u00eb kolegjit mbret\u00ebror\nt\u00eb Londr\u00ebs kan\u00eb v\u00ebn\u00eb re se mund t\u00eb ndodhte e kund\u00ebrta. Studimi i tyre \u00ebsht\u00eb\nbotuar n\u00eb gazet\u00ebn \u00abDaily Mail\u00bb. Sipas tyre, kjo shpjegohet me t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn\n\u00absindrom\u00eb e zemr\u00ebs s\u00eb thyer\u00bb. Kjo \u00ebsht\u00eb konstatuar tek afro 1-2% e personave q\u00eb\njan\u00eb diagnostikuar me ndalim t\u00eb zemr\u00ebs. Njer\u00ebzit q\u00eb vuanin nga zemra kishin p\u00ebsuar\nkoh\u00ebt e fundit trauma psikologjike: Nj\u00eb z\u00ebnk\u00eb, nj\u00eb fatkeq\u00ebsi. Nj\u00eb studim i\nrealizuar te minjt\u00eb, tregon se kjo sindrom\u00eb, e njohur edhe me emrin Tako-tsubo,\ne mbron zemr\u00ebn nga nj\u00eb ndalim kardiak i v\u00ebrtet\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb personi paraqet t\u00eb\nnj\u00ebjtat simptoma t\u00eb jashtme me infarktin, analizat kan\u00eb treguar se n\u00eb fakt, nuk\nka pasur nj\u00eb bllokim t\u00eb arterieve t\u00eb zemr\u00ebs. K\u00ebto t\u00eb fundit kan\u00eb p\u00ebsuar spazma\nme origjin\u00eb nervore, t\u00eb cilat e pengojn\u00eb zemr\u00ebn t\u00eb siguroj\u00eb funksionin e\npompimit q\u00eb b\u00ebn zakonisht. Zemra \u00abfryhet\u00bb dhe nuk arrin t\u00eb kontraktohet si\nduhet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sindroma e \u201czemr\u00ebs s\u00eb thyer\u201d\nkthen mbrapsht efektin e adrenalin\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky studim i b\u00ebr\u00eb me minjt\u00eb ka treguar se, gjat\u00eb sindrom\u00ebs s\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb\nthyer, trupi ndryshon reagimin e tij ndaj \u00e7lirimit t\u00eb adrenalin\u00ebs s\u00eb shkaktuar\nnga stresi. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb luaj\u00eb rolin e stimulueses s\u00eb zemr\u00ebs, adrenalina do t\u00eb\nreduktoj\u00eb fuqin\u00eb pompuese t\u00eb k\u00ebtij organi. Ky ndryshim shkaktohet p\u00ebr t\u00eb\nmbrojtur zemr\u00ebn. \u00abAdrenalina ka nj\u00eb efekt stimulues mbi zemr\u00ebn dhe na ndihmon t\u00eb\nmarrim m\u00eb shum\u00eb oksigjen n\u00eb situatat stresuese, por prania e saj me tepri mund\nt\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb zemr\u00ebn, n\u00ebse vazhdon shum\u00eb gjat\u00eb. Te pacient\u00ebt e s\u00ebmur\u00eb nga s\u00ebmundja\ne zemr\u00ebs Tako-tsubo, adrenalina funksion n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndryshme dhe ngadal\u00ebson\nzemr\u00ebn. K\u00ebshtu, ajo duket se e mbron at\u00eb nga nj\u00eb mbieksitim\u00bb, shpjegon\nprofesori Harding, nj\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit e studimit. Megjith\u00ebse sindroma e zemr\u00ebs\ns\u00eb thyer shkakton nj\u00eb insufi\u00e7enc\u00eb kardiake akute, shumica e pacient\u00ebve e marrin\nveten krejt\u00ebsisht brenda disa dit\u00ebve ose jav\u00ebve. Studiuesi thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore\nt\u00eb diagnostikohet mir\u00eb kjo sindrom\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos i jepet pacientit nj\u00eb\nkur\u00eb jo e p\u00ebrshtatshme q\u00eb mund t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb gjendjen e tij. Ky studim hap perspektiva\nt\u00eb reja mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si zemra mbrohet kund\u00ebr stresit. Por \u00abne duhet t\u00eb kemi\nparasysh se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb studim i b\u00ebr\u00eb te minjt\u00eb dhe rezultatet duhet t\u00eb\nkonfirmohen te njer\u00ebzit, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr t\u00eb\u00bb, p\u00ebrfundon\ndoktori. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Si t\u00eb mbrohemi nga infarkti?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vendet n\u00eb zhvillim, niveli i vdekshm\u00ebris\u00eb s\u00eb shkaktuar nga nj\u00eb infarkt \u00ebsht\u00eb\nn\u00eb ulje. N\u00eb Franc\u00eb, vdekshm\u00ebria prej tij \u00ebsht\u00eb ulur nga 13,7% n\u00eb 4.4% brenda 15\nvjet\u00ebve. Kjo shpjegohet me p\u00ebrmir\u00ebsimin e p\u00ebrkujdesjeve dhe fushatave t\u00eb\ninformimit q\u00eb sensibilizojn\u00eb viktimat e mundshme. P\u00ebr kujtes\u00eb, nj\u00eb infarkt mund\nt\u00eb shkaktoj\u00eb simptomat e m\u00ebposhtme:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\"><li>Dhimbje\nose bezdi n\u00eb pjes\u00ebn q\u00ebndrore t\u00eb gjoksit. <\/li><li>Dhimbje\nose bezdi n\u00eb nivelin e krah\u00ebve, shpatull\u00ebs s\u00eb majt\u00eb, b\u00ebrrylave, nofull\u00ebs, ose\nshpin\u00ebs. <\/li><\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Si evitohet nj\u00eb infarkt?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, infarktet shkaktohen nga bllokimi i nj\u00eb arterieje q\u00eb pengon\ngjakun t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zem\u00ebr. Ata shkaktohen nga depozitimi i dhjamit n\u00eb paretet e\nbrendshme t\u00eb en\u00ebve t\u00eb gjakut q\u00eb ushqejn\u00eb k\u00ebto organe. Nj\u00eb infarkt \u00ebsht\u00eb shpesh\ni lidhur me nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb sh\u00ebndetshme t\u00eb t\u00eb ushqyerit ose me nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb\naktivitetit fizik, si edhe p\u00ebrdorimit t\u00eb duhanit dhe alkoolit. OBSH-ja ka\npublikuar nj\u00eb studim t\u00eb realizuar n\u00eb shkall\u00eb bot\u00ebrore (Brazil, Egjipt, Indi,\nIndonezi, Iran, Pakistan, Rusi, Sri Lanka, Tunizi dhe Turqi) dhe n\u00eb t\u00eb cilin, n\u00eb\np\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt ishin t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr efektin pozitiv t\u00eb l\u00ebnies s\u00eb\nduhanit p\u00ebr zemr\u00ebn (82%), t\u00eb nj\u00eb regjimi ushqimor t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm (89%) dhe t\u00eb\nnj\u00eb aktiviteti fizik t\u00eb rregullt (77%).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Te grat\u00eb, m\u00eb shum\u00eb vdekje shkakton\ninfarkti sesa kanceri i gjirit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Federata Franceze e Kardiologjis\u00eb kujton se ende num\u00ebrohen 400 vdekje n\u00eb\ndit\u00eb dhe 20 milion\u00eb francez\u00eb q\u00eb vuajn\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn nga nj\u00eb s\u00ebmundje\nkardiovaskulare. Infarkti \u00ebsht\u00eb shkaku i par\u00eb i vdekshm\u00ebris\u00eb te grat\u00eb dhe\npersonat mbi 65 vje\u00e7. Ai \u00ebsht\u00eb edhe shkaku i dyt\u00eb i vdekjeve, pas kancerit, te\nburrat. Grat\u00eb ndjehen shpesh t\u00eb mbrojtura nga ai, p\u00ebr shkak t\u00eb mbrojtjes s\u00eb\npareteve arteriale nga ana e estrogjeneve, por mbrojtja hormonale ka kufijt\u00eb e\nsaj, p\u00ebr shkak t\u00eb pirjes s\u00eb duhanit, nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kolesterolit, mbipesh\u00ebs,\nobezitetit dhe jet\u00ebs sedentare. N\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje numri i grave q\u00eb pin\u00eb duhan,\nnd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00abpara mosh\u00ebs 50 vje\u00e7are, mbi gjysma e infarkteve te grat\u00eb jan\u00eb t\u00eb\nlidhur me duhanin\u00bb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shtimi i koagulimit t\u00eb gjakut nga pilulat\nkontraceptive i shton rreziqet. Kardiolog\u00ebt thon\u00eb se \u00abnd\u00ebrprerja totale e\nduhanit redukton me 33% rrezikun vaskular pas dy vjet\u00ebsh\u00bb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu, grat\u00eb q\u00eb vuajn\u00eb nga hipertensioni, duhet t\u00eb nd\u00ebrpresin duhanin dhe\nt\u00eb mos p\u00ebrdorin pilul\u00ebn, n\u00ebse s\u00ebmundja e tyre nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontroll dhe n\u00ebse\nkan\u00eb precedent\u00eb flebiti (formimi i cop\u00ebzave t\u00eb koaguluara n\u00eb gjak) ose probleme\nme arteriet. Goditja n\u00eb tru (ndalimi i gjakut n\u00eb tru), ashtu si infakti, \u00ebsht\u00eb\nnj\u00eb nga shkaktar\u00ebt m\u00eb t\u00eb shpesht\u00eb t\u00eb vdekjeve. OBSH-ja kujton se \u00abderi n\u00eb vitin\n2030, afro 23,6 milion\u00eb njer\u00ebz do t\u00eb vdesin nga nj\u00eb s\u00ebmundje kardio-vaskulare,\nsidomos nga s\u00ebmundjet e zemr\u00ebs dhe goditjet n\u00eb tru\u00bb. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S\u00ebmundjet kardiovaskulare jan\u00eb t\u00eb vjetra sa bota S\u00ebmundjet kardiovaskulare ekzistojn\u00eb q\u00eb prej 4000 vjet\u00ebsh, pra, nuk jan\u00eb nj\u00eb e keqe e lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e jet\u00ebs moderne. Ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimi n\u00eb t\u00eb cilin ka arritur nj\u00eb studim i b\u00ebr\u00eb me mbi 100 mumje egjiptiane dhe amerikane, t\u00eb cilat paraqesin shenja t\u00eb arterioskleroz\u00ebs, s\u00ebmundjes q\u00eb bllokon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":20946,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[2037],"class_list":["post-22228","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shendet","tag-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22228","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22228"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22228\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/20946"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22228"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22228"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22228"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}