{"id":22224,"date":"2019-04-24T16:30:38","date_gmt":"2019-04-24T14:30:38","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=22224"},"modified":"2019-04-24T16:23:21","modified_gmt":"2019-04-24T14:23:21","slug":"me-ka-mallkuar-ai-qe-tradhetova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/me-ka-mallkuar-ai-qe-tradhetova\/","title":{"rendered":"M\u00eb ka mallkuar ai q\u00eb tradh\u00ebtova"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb periudh\u00ebn kur filloi historia ime, <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">isha nj\u00eb vajz\u00eb 22 vje\u00e7are q\u00eb sapo kisha mbaruar shkoll\u00ebn p\u00ebr police dhe u riktheva p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb qytetin tim t\u00eb lindjes,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> emrin e t\u00eb cilit dua ta mbaj sekret. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me ndihm\u00ebn e xhaxhait tim, i cili punonte si polic i thjesht\u00eb, u pun\u00ebsova n\u00eb zyrat e policis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij qyteti. E di q\u00eb pyetja juaj do t\u00eb ishte se pse u ktheva n\u00eb qytetin tim kur shum\u00eb prej student\u00ebve preferojn\u00eb Tiran\u00ebn mbas mbarimit t\u00eb fakultetit. Arsyeja ishte se i fejuari im jetonte n\u00eb at\u00eb qytet, ai punonte m\u00ebsues dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk kishte dashur q\u00eb ne t\u00eb banonim n\u00eb Tiran\u00eb. Kur un\u00eb fillova pun\u00eb, menduam se gj\u00ebrat do t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb thjeshta p\u00ebr ne t\u00eb dy. Arrit\u00ebm t\u00eb blinim sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, blem\u00eb mobiliet dhe me gj\u00ebra t\u00eb thjeshta, e b\u00ebm\u00eb banes\u00ebn ton\u00eb model p\u00ebr t\u00eb jetuar nj\u00eb \u00e7ift i ri. Arturi, i fejuari im, ishte tip q\u00eb i p\u00eblqente humori dhe ne ia kalonim shum\u00eb mir\u00eb bashk\u00eb, edhe pse dy vjet kishim diferenc\u00eb e kuptoheshim mir\u00eb me nj\u00ebri\u2013tjetrin. Ai m\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb t\u00eb vazhdoja shkoll\u00ebn, t\u00eb filloja pun\u00ebn. Pra, nuk ishte si ata tipa q\u00eb gruan e tyre e mbyllin n\u00eb sht\u00ebpi dhe nuk e l\u00ebn\u00eb t\u00eb dal\u00eb vet\u00ebm. Arturin e adhuroja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb komunikimi q\u00eb na kishte krijuar n\u00eb \u00e7ift. Nj\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebrgatisnim sht\u00ebpin\u00eb me mobiljet e reja, ai m\u00eb erdhi me nj\u00eb pako t\u00eb madhe n\u00eb dor\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr ty\u201d, m\u00eb tha. Hapa kartonin\ndhe pash\u00eb nj\u00eb set me tenxhere. Po m\u00eb qeshej dhe m\u00eb qahej nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Mendova\nse do t\u00eb ishte ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr mua, kurse ai m\u00eb kishte sjell\u00eb tenxhere! Ai e pa\nq\u00eb un\u00eb u m\u00ebrzita dhe m\u00eb tha: \u201cShikoji tenxheret me radh\u00eb se ke nj\u00eb surpriz\u00eb\nbrenda\u201d. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej tyre ishte nj\u00eb kutiz\u00eb e vog\u00ebl. E hapa dhe pash\u00eb nj\u00eb\nunaz\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur. U g\u00ebzova! Arturi m\u00eb propozoi p\u00ebr martes\u00eb dhe q\u00eb n\u00eb at\u00eb\nmoment, ne vendos\u00ebm dit\u00ebn e dasm\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e lam\u00eb pas dy muajsh. Deri n\u00eb at\u00eb\nkoh\u00eb ne ishim shum\u00eb t\u00eb lumtur derisa un\u00eb fillova t\u00eb impenjohesha m\u00eb shum\u00eb se sa\nduhej me pun\u00ebn time t\u00eb re. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Drejtori i policis\u00eb p\u00ebr qytetin ton\u00eb ishte nj\u00eb burr\u00eb\nrreth t\u00eb dyzetave, ndoshta dhe m\u00eb shum\u00eb, por q\u00eb nuk e tregonte mosh\u00ebn fare. Ai\nishte i gjat\u00eb, me flok\u00eb t\u00eb zeza, t\u00eb kthyera n\u00eb nj\u00eb krah, me nj\u00eb trup shum\u00eb t\u00eb\nbukur dhe t\u00eb kujtonte ata aktor\u00ebt e filmave policesk\u00eb. Ai ishte nj\u00eb tip mosp\u00ebrfill\u00ebs\nq\u00eb nuk donte t\u2019ia dinte p\u00ebr asgj\u00eb, ishte njeri shum\u00eb pun\u00ebtor dhe enigmatik, nj\u00ebkoh\u00ebsisht.\nE shikoja q\u00eb rrinte gjithmon\u00eb i menduar dhe i heshtur. Shpeshher\u00eb vinte n\u00eb\nzyr\u00ebn time dhe m\u00eb jepte dokumente, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u2019u gjeja vendin. Nuk e di\npse, por \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ai njeri m\u00eb ishte fiksuar n\u00eb mendje, e mendoja e fillova\nt\u00eb \u00ebnd\u00ebrroja p\u00ebr t\u00eb. Ai kishte di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb nuk e kisha par\u00eb tek asnj\u00eb\nnjeri tjet\u00ebr. Doja ta pyesja pse rrinte i m\u00ebrzitur, por nuk dija se si. Un\u00eb\nisha e re aty dhe nuk e kisha k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dit\u00eb, teksa po k\u00ebrkonim disa dokumente, t\u00eb cilat\nnuk e dinin se ku i kishte vendosur punonj\u00ebsja e par\u00eb, dora e tij preku\npadashje dor\u00ebn time dhe ai m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb falur. Un\u00eb ndalova. M\u2019u duk sikur p\u00ebr\nnj\u00eb \u00e7ast nuk po merrja dot frym\u00eb. Ishte nj\u00eb gj\u00eb e bukur, q\u00eb nuk mund t\u2019jua\nshpjegoj dot me fjal\u00eb. Ai po m\u00eb shikonte i habitur dhe m\u00eb kapi nga krah\u00ebt, duke\nm\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cEla, ndjehesh mir\u00eb?\u201d. Nuk e shpjegoja dot at\u00eb ndjesi. U p\u00ebrgjigja se\nndjehesha mir\u00eb dhe s\u00ebrish filluam t\u00eb k\u00ebrkonim at\u00eb dokument q\u00eb na duhej. Nuk e\ndi pse, por n\u00eb mendjen time nuk doja q\u00eb ta gjenim, doja q\u00eb ai t\u00eb rrinte aty me\nmua, por koha kur isha me t\u00eb, kalonte shum\u00eb shpejt. E dija q\u00eb ai ishte i\nmartuar dhe kishte edhe nj\u00eb djal\u00eb, por nuk e dija se pse n\u00eb syt\u00eb e tij kishte\naq trishtim. Nuk prita dot m\u00eb dhe e pyeta:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8211; Mos ndoshta pozicioni i pun\u00ebs suaj ju b\u00ebn kaq t\u00eb\ntrishtuar?\u201d. Ai qeshi: \u201cPse mendon k\u00ebshtu?\u201d. Iu p\u00ebrgjigja se ishte hera e par\u00eb\nq\u00eb e shihja t\u00eb qeshur. \u201cTi je akoma e vog\u00ebl dhe sapo e ke nisur jet\u00ebn t\u00ebnde me\nt\u00eb fejuarin. Kur t\u00eb martohesh dhe t\u00eb kalojn\u00eb vite, do ndjehesh k\u00ebshtu si un\u00eb\u201d,\ntha ai. Fjal\u00ebt e tij m\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb merrja m\u00eb shum\u00eb informacion p\u00ebr t\u00eb. Pyeta nj\u00eb\nkolege q\u00eb ishte m\u00eb e madhe n\u00eb mosh\u00eb se \u00e7far\u00eb problemi mund t\u00eb kishte ai q\u00eb rrinte\nkaq i m\u00ebrzitur dhe ajo m\u2019u p\u00ebrgjigj se ishte duke u ndar\u00eb nga gruaja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fem\u00ebr mjaft\u00eb xheloze. Nga xhelozia,\nka mbaruar fare. Djalin e kan\u00eb t\u00eb rritur dhe tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb. K\u00ebta kan\u00eb\nqen\u00eb shum\u00eb t\u00eb dashuruar dhe jan\u00eb lidhur q\u00eb n\u00eb gjimnaz, por me sa duket, edhe\ndashuria&#8230;\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dit\u00ebt kalonin dhe un\u00eb kisha filluar t\u00eb mendoja \u00e7do\ndit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb. D\u00ebshp\u00ebrimi i tij sikur m\u00eb kishte mb\u00ebrthyer edhe mua. K\u00ebt\u00eb\ngj\u00eb e kishte v\u00ebn\u00eb re edhe Arturi, i cili kishte filluar t\u00eb m\u00ebrzitej nga sjellja\nime. Un\u00eb nuk isha m\u00eb si m\u00eb par\u00eb dhe ai donte q\u00eb t\u00eb m\u00eb hiqte nga puna, por un\u00eb e\nk\u00ebrc\u00ebnoja se n\u00ebse e b\u00ebnte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, do t\u00eb ndahesha nga ai. \u00c7do dit\u00eb\nshkoja n\u00eb zyr\u00ebn e drejtorit, gjeja nj\u00eb pretekst t\u00eb momentit, nj\u00eb pyetje ose nj\u00eb\ndokument sepse \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me t\u00eb, doja q\u00eb ta b\u00ebja un\u00eb. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb\ne kishte v\u00ebn\u00eb re edhe ai vet\u00eb. N\u00eb syt\u00eb e tij un\u00eb isha nj\u00eb vajz\u00eb e vog\u00ebl e\nfejuar, po nuk dija si t\u00eb veproja q\u00eb t\u2019i tregoja se ai m\u00eb p\u00eblqente, madje shum\u00eb.\nNuk doja t\u2019ia dija p\u00ebr mosh\u00ebn e tij. Ai ishte kaq i bukur dhe fisnik saq\u00eb m\u00eb\nkishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete. M\u00eb kishte mbetur edhe nj\u00eb muaj deri n\u00eb dit\u00ebn e dasm\u00ebs sime.\nIshte pik\u00ebrisht data pes\u00eb mars e vitit \u201997 kur shefi erdhi n\u00eb zyr\u00eb shum\u00eb i\ntensionuar dhe filloi t\u00eb b\u00ebnte gati shum\u00eb prej dokumenteve t\u00eb tij personale. Hyra\nn\u00eb zyr\u00eb dhe pash\u00eb se ishte futur n\u00eb k\u00ebrkim, duke b\u00ebr\u00eb shum\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb. E pyeta n\u00ebse\nmund ta ndihmoja dhe ai m\u2019u p\u00ebrgjigj: \u201cNuk ka m\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr mua, jam n\u00eb nj\u00eb pozicion\nshum\u00eb t\u00eb keq\u201d. Asnj\u00ebher\u00eb nuk e kisha par\u00eb n\u00eb at\u00eb gjendje. Ai gati sa nuk qante\ndhe, shum\u00eb e m\u00ebrzitur, e pyeta se \u00e7far\u00eb i kishte ndodhur. M\u00eb tha se me urdh\u00ebr nga\nlart, duhet t\u00eb largohej nga Shqip\u00ebria, pasi gjendja ishte shum\u00eb e keqe, sidomos\np\u00ebr personat q\u00eb kishin pozicionin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At\u00ebhere nuk munda t\u00eb duroja m\u00eb, fjal\u00ebt e tij m\u00eb\ntrishtuan, shum\u00eb mendime m\u00eb erdh\u00ebn nj\u00ebher\u00ebsh n\u00eb mendje. \u201cSi k\u00ebshtu? Po un\u00eb?\u201d.\n\u201cPo ti nj\u00eb punonj\u00ebse e thjesht\u00eb je, nuk do t\u00eb kesh probleme\u201d, u p\u00ebrgjigj ai.\nNuk durova m\u00eb dhe i thash\u00eb: \u201cUn\u00eb nuk mund t\u00eb jetoj pa ty\u201d. Ai p\u00ebr nj\u00eb moment\nshtangu, m\u00eb kapi nga krah\u00ebt dhe m\u00eb tha: \u201c\u00c7far\u00eb thua moj vajz\u00eb?! Ti p\u00ebr nj\u00eb muaj\nmartohesh!\u201d, po un\u00eb nuk doja t\u2019ia dija p\u00ebr asgj\u00eb. Iu luta me lot n\u00eb sy t\u00eb m\u00eb\nmerrte me vete. \u201cQ\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb t\u00eb kam par\u00eb nuk ka patur tjet\u00ebr njeri n\u00eb jet\u00ebn\ntime\u201d. K\u00ebto q\u00eb po i thoja e \u00e7orodit\u00ebn m\u00eb shum\u00eb at\u00eb. P\u00ebrs\u00ebri m\u2019u afrua dhe m\u00eb\ntha: \u201cQet\u00ebsohu moj vajz\u00eb, \u00e7far\u00eb jan\u00eb k\u00ebto q\u00eb po m\u00eb thua?\u201d. Ai fliste dhe un\u00eb\nvazhdoja t\u00eb qaja duke iu lutur t\u00eb m\u00eb merrte me vete. Nuk doja t\u2019ia dija p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb\nq\u00eb do t\u00eb hasnim me njer\u00ebzit dhe p\u00ebr mentalitetin, me t\u00eb cilin do t\u00eb\np\u00ebrballeshim. \u201cPo i fejuari?\u201d, m\u2019u drejtua ai. \u201cNuk ka r\u00ebnd\u00ebsi\u201d, i thash\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbas nj\u00eb jave, pa dijenin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb mi, ne\nshkuam n\u00eb Itali. \u00c7do gj\u00eb ndodhi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, aq sa as un\u00eb nuk po\ne besoja dot. Kur e mor\u00ebn vesh prind\u00ebrit e mi, u b\u00ebn\u00eb shum\u00eb keq. T\u00eb dy kishin\npasur probleme me tensionin, nd\u00ebrsa p\u00ebr Arturin as sot e k\u00ebsaj dite nuk kam\nmarr\u00eb vesh asnj\u00eb gj\u00eb. Largimi p\u00ebr n\u00eb Itali ishte paksa i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua, sidomos\np\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si u largova, por me dashurin\u00eb e bashk\u00ebshortit tim, arrita ta\np\u00ebrballoja mir\u00eb. N\u00eb fillim i tregova p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si u dashurova me t\u00eb, si e\nvuaja n\u00eb heshtje e nuk dija si t\u2019ia thoja. Ai qeshte dhe m\u00eb p\u00ebrqafonte fort\nteksa m\u00eb d\u00ebgjonte. Gati pes\u00eb vjet jetuam n\u00eb Itali dhe mund t\u00eb them se k\u00ebto vite\nishin vitet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb jet\u00ebs sime. M\u00eb pas u kthyem n\u00eb Shqip\u00ebri dhe me\nardhjen e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb pushtet, bashk\u00ebshorti im filloi p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb\nnj\u00ebjtin pozicion pune, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb, n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs. Ai punonte, kurse un\u00eb\nmbaja djalin n\u00eb sht\u00ebpi, mir\u00ebpo nisa t\u00eb ndjehesha keq. \u00c7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb b\u00ebhesha\nxheloze p\u00ebr burrin tim. Ai, edhe pse ishte gati 60 vje\u00e7, ngjante shum\u00eb i ri,\nkurse un\u00eb kisha filluar t\u00eb dob\u00ebsohesha jasht\u00eb mase. Nj\u00eb problem tjet\u00ebr ishte se\nun\u00eb nuk kisha b\u00ebr\u00eb martes\u00eb nga ana ligjore dhe ne thjesht bashk\u00ebjetonim. P\u00ebrve\u00e7\nk\u00ebtyre, prind\u00ebrit nuk m\u00eb p\u00ebrkrahnin p\u00ebr shkak t\u00eb tradhtis\u00eb sime. T\u00eb gjitha k\u00ebto\nishin b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb dhe kisha filluar t\u00eb b\u00ebhesha shum\u00eb grindavece n\u00eb familje, nuk\ne kisha m\u00eb at\u00eb qet\u00ebsin\u00eb q\u00eb kisha kur u njoha me tim shoq. \u00c7do dit\u00eb i lutem q\u00eb\nt\u00eb b\u00ebjm\u00eb martes\u00ebn me dokumente, por ai nuk e pranon nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, ndoshta\nngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb edhe me gruan e par\u00eb dhe ka m\u00eb besim. Dit\u00ebt kalojn\u00eb, djali\nrritet dhe un\u00eb jam gjithnj\u00eb e stresuar nga kjo situat\u00eb. Shpeshher\u00eb mallkoj dit\u00ebn\nq\u00eb e b\u00ebra k\u00ebt\u00eb veprim. Ndonj\u00ebher\u00eb mendoj se e gjith\u00eb kjo m\u00eb ndodh sepse Arturi\nmund t\u00eb m\u00eb ket\u00eb mallkuar q\u00eb t\u00eb mos shikoj nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bardh\u00eb. Ai q\u00eb m\u00eb tremb m\u00eb\nshum\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se im shoq b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb i bukur, nd\u00ebrsa un\u00eb, duke u mbyllur\nn\u00eb vetmin\u00eb time, jam katandisur si grua pes\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7are, edhe pse nuk i kam\nmbushur akoma t\u00eb dyzetat&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb periudh\u00ebn kur filloi historia ime, isha nj\u00eb vajz\u00eb 22 vje\u00e7are q\u00eb sapo kisha mbaruar shkoll\u00ebn p\u00ebr police dhe u riktheva p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb qytetin tim t\u00eb lindjes, emrin e t\u00eb cilit dua ta mbaj sekret. Me ndihm\u00ebn e xhaxhait tim, i cili punonte si polic i thjesht\u00eb, u pun\u00ebsova n\u00eb zyrat e policis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21711,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[2106],"class_list":["post-22224","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-historia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22224","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22224"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22224\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22224"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22224"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22224"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}