{"id":22203,"date":"2019-04-23T15:15:48","date_gmt":"2019-04-23T13:15:48","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=22203"},"modified":"2019-04-23T14:40:35","modified_gmt":"2019-04-23T12:40:35","slug":"%ef%bb%bfnuk-ishin-prinderit-e-mi-por-me-donin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2019\/04\/%ef%bb%bfnuk-ishin-prinderit-e-mi-por-me-donin\/","title":{"rendered":"\ufeffNuk ishin prind\u00ebrit e mi, por m\u00eb donin"},"content":{"rendered":"\n<p>Ju ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb ndiheni vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, sikur familja nuk ju do ose m\u00eb sakt\u00eb, sikur nuk i p\u00ebrkisni aspak asaj, por dikujt tjet\u00ebr diku, n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p> Ju do t\u00eb thoni \u201cpo\u201d&#8230; Ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb e re, ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb e zakonshme, <\/p>\n\n\n\n<p>q\u00eb i ndodh \u00e7do adoleshenti q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur me familjen q\u00eb ka dhe q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb gj\u00ebkund tjet\u00ebr, ose ndoshta t\u00eb jetoj\u00eb vet\u00ebm fare.<\/p>\n\n\n\n<p> Mua m\u00eb ndodh pik\u00ebrisht kjo gj\u00eb dhe jo nga vetja, por nga njer\u00ebzit me t\u00eb cil\u00ebt jam i detyruar t\u00eb bashk\u00ebjetoj. Ju do t\u00eb habiteni se p\u00ebrse flas n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr prind\u00ebrit e mi! Ndoshta keni t\u00eb drejt\u00eb\u2026 Edhe un\u00eb do t\u00eb kisha shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb mos flisja k\u00ebshtu, por p\u00ebr shum\u00eb vite q\u00eb kam kaluar me ta, nuk e kam ndjer\u00eb kurr\u00eb dashurin\u00eb, ashtu si \u00e7do f\u00ebmij\u00eb ndjen dashurin\u00eb e prindit, pa kusht\u00ebzim. Edhe ata nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb maksimumin e tyre p\u00ebr krijes\u00ebn e tyre. Un\u00eb jam rritur vet\u00ebm, pa motra dhe v\u00ebllez\u00ebr. M\u00eb kujtohet kur isha i vog\u00ebl dhe u k\u00ebrkoja t\u00eb mive nj\u00eb mot\u00ebr ose v\u00eblla. Ata m\u00eb thonin:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb i do, q\u00eb\nt\u00eb t\u00eb marrin lodrat? &#8211; dhe e mbyllnin k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb timen me nj\u00ebqind\njustifikime, t\u00eb pakuptimta ndonj\u00ebher\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb jam rritur duke\nnd\u00ebrruar kopshte e shkolla shpesh, pasi mamas\u00eb sime di\u00e7ka nuk i p\u00eblqente te\nm\u00ebsuesit, te shok\u00ebt e klas\u00ebs apo gjetk\u00eb. K\u00ebshtu, nuk ambientohesha kurr\u00eb, duke\nmos u lidhur me asnj\u00eb shok e duke mos krijuar shoq\u00ebri, edhe pse nuk e kisha\nproblem t\u2019i krijoja ato. Sht\u00ebpin\u00eb nuk e kemi ndryshuar, por n\u00eb lagje nuk m\u00eb\nlinin t\u00eb dilja si \u00e7do f\u00ebmij\u00eb tjet\u00ebr. N\u00ebse do t\u00eb ndodhte, do t\u00eb isha i shoq\u00ebruar\nme mamin nga pas. N\u00eb adoleshenc\u00eb, kur hyra n\u00eb gjimnaz, i mora frer\u00ebt e jet\u00ebs sime\nn\u00eb dor\u00eb dhe nuk lejova q\u00eb t\u00eb vendosnin m\u00eb p\u00ebr mua. At\u00ebhere fillova t\u00eb kuptoja\nshum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb deri dje m\u00eb dukeshin pa ndonj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb madhe. Un\u00eb jam\nf\u00ebmij\u00eb i adoptuar, nuk jam f\u00ebmija i prind\u00ebrve q\u00eb m\u00eb kan\u00eb rritur, por f\u00ebmija i\ndikujt tjet\u00ebr, q\u00eb m\u00eb braktisi q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb jet\u00ebs sime. Kur e mendoj, m\u00eb\nz\u00eb trishtimi dhe mendoj sa t\u00eb pashpirt q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb, por prap\u00eb i jap zem\u00ebr vetes\nq\u00eb mund t\u00eb m\u00eb shkonte edhe m\u00eb keq, t\u00eb isha rritur n\u00eb jetimore p\u00ebrgjithmon\u00eb, ashtu\nsi qindra f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb rriten enden rrug\u00ebve ose p\u00ebrfundojn\u00eb edhe m\u00eb keq.\nE zbulova k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb jet\u00ebs sime rast\u00ebsisht, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb gjyshes me\nmaman\u00eb, kur ato mendonin se ishin vet\u00ebm. D\u00ebgjova q\u00eb gjyshja i thoshte:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ai \u00ebsht\u00eb djali yt,\nmbaje sa m\u00eb af\u00ebr q\u00eb t\u00eb mos e humb\u00ebsh!<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe z\u00ebrin e mamas\u00eb,\nq\u00eb i p\u00ebrgjigjej me hidh\u00ebrim: &#8211; Djali im vdiq! At\u00eb nat\u00eb, vdiqa dhe un\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Se \u00e7far\u00eb m\u00eb mbajti\nn\u00eb ato \u00e7aste q\u00eb t\u00eb mos hyja dhe t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb pyetje, nuk e di\u2026 Shum\u00eb net, zemra\nime u trazua, shpirti im nuk arrinte ta pranonte k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, i thoja vetes\nq\u00eb kisha d\u00ebgjuar gabim, q\u00eb e kisha krijuar \u00e7do gj\u00eb vet\u00eb, por fat\u00ebkeq\u00ebsisht,\nk\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, vet\u00ebm Zoti mund ta ndryshoj\u00eb dhe un\u00eb k\u00ebrkova e u binda q\u00eb nuk\nisha v\u00ebrtet f\u00ebmija i tyre. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb familjen e mamas\u00eb\nnuk isha ndjer\u00eb kurr\u00eb si i huaj, pasi gjyshja m\u00eb shfaqte nj\u00eb dashuri t\u00eb\nsinqert\u00eb dhe gjithmon\u00eb luante rolin e zbut\u00ebses midis meje dhe prind\u00ebrve t\u00eb mi.\nAjo i b\u00ebrtiste gjithmon\u00eb mamas\u00eb q\u00eb t\u00eb tregohej tolerante me mua, madje e\ndetyronte t\u00eb tregonte kujdes m\u00eb t\u00eb madh kur un\u00eb s\u00ebmuresha apo kisha ndonj\u00eb problem\ndhe gjithmon\u00eb ajo ka qen\u00eb e pranishme n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, duke e justifikuar k\u00ebt\u00eb me\ndashurin\u00eb p\u00ebr nipin e par\u00eb. Me kush\u00ebrinjt\u00eb shkoja shum\u00eb mir\u00eb, por kur i\nkrahasoja marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre me prind\u00ebrit me ato q\u00eb kisha un\u00eb, shikoja nj\u00eb harmoni\nq\u00eb mua m\u00eb ka munguar gjithmon\u00eb. Me baban\u00eb kam patur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie jo t\u00eb keqe,\npor nuk mund t\u00eb them q\u00eb ai ka luajtur ndonj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn time,\nm\u00eb shum\u00eb ajo q\u00eb vendoste p\u00ebr gj\u00ebrat ishte mamaja dhe ai vet\u00ebm pasonte rregullat\nq\u00eb kishte vendosur ajo. <\/p>\n\n\n\n<p>Kur mora vesh k\u00ebt\u00eb\nsekret, un\u00eb u mbylla n\u00eb vetvete e nuk u tregova atyre q\u00eb m\u00eb rrit\u00ebn se un\u00eb e dija\nt\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb ata e ruanin me aq xhelozi nga bota dhe d\u00ebshira ime e vetme\nishte q\u00eb t\u00eb ikja nga ajo q\u00eb quhet familja ime e shortit dhe, duke qen\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm\np\u00ebr veten, q\u00eb nuk kisha asgj\u00eb dhe duke qen\u00eb se isha m\u00ebsuar t\u00eb jetoja si njeri\nme dinjitet, nuk d\u00ebshiroja t\u00eb endesha rrug\u00ebve pa nj\u00eb streh\u00eb, nuk u ndjeva, duke\nb\u00ebr\u00eb shurdhin, sikur nuk kisha d\u00ebgjuar asgj\u00eb. Vendosa t\u00eb hyja n\u00eb pun\u00eb dhe, edhe\npse e vazhdoja shkoll\u00ebn, n\u00eb koh\u00ebn e lir\u00eb punoja si kamerier n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb\nqytetin tim.<\/p>\n\n\n\n<p>I dhash\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi\nshkoll\u00ebs, q\u00eb m\u00eb pas t\u00eb kisha mund\u00ebsi t\u00eb vazhdoja studimet e larta dhe aty do t\u00eb\nvinte edhe liria ime, do t\u00eb nd\u00ebrroja qytet gjithashtu e do t\u00eb punoja dhe do t\u00eb\nndjeja pavar\u00ebsin\u00eb. Gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb punoja, ndonj\u00ebher\u00eb ndihesha aq i\nshk\u00ebputur nga prind\u00ebrit sa mamaja filloi t\u00eb vinte ndonj\u00ebher\u00eb te puna. Kur\nkthehesha n\u00eb sht\u00ebpi, i thoja q\u00eb nuk d\u00ebshiroja q\u00eb ajo t\u00eb vinte t\u00eb m\u00eb\nkontrollonte. Nj\u00eb nga diskutimet tona, degjeneroi dhe ajo, duke b\u00ebrtitur, m\u00eb tha:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Je djali im dhe\nsa t\u00eb jesh n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, do t\u00eb b\u00ebsh at\u00eb q\u00eb t\u00eb them un\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Aty, edhe un\u00eb e\nteprova dhe i thash\u00eb se nuk isha djali i saj. Ajo u habit nga ato q\u00eb i thash\u00eb, p\u00ebr\nnj\u00eb moment ngriu dhe n\u00eb syt\u00eb e saj shikohej ajo e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nuk arrinte ta\nrr\u00ebfente me fjal\u00eb. Biseda u nd\u00ebrpre dhe nuk vazhdoi m\u00eb. Edhe pse ndoshta do t\u00eb\nishte momenti i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pyetje, un\u00eb nuk i b\u00ebra, sepse mendova:\n\u201c\u00c7far\u00eb vlere do t\u00eb ket\u00eb? Ajo asgj\u00eb s\u2019do t\u00eb m\u00eb tregoj\u00eb\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, kur ne\nishim qet\u00ebsuar, ajo mundohej t\u2019i zbuste gj\u00ebrat dhe t\u00eb m\u00eb shpjegonte di\u00e7ka, por un\u00eb\nnuk d\u00ebshiroja t\u00eb flisnim p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ajo fshihte, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb un\u00eb e kisha t\u00eb\ndrejt\u00ebn legjitime ta dija. Koha kaloi dhe un\u00eb u largova n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Mund\nt\u2019ju them se, edhe pse u ndjeva i lumtur p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb q\u00eb kisha\nfituar, jeta vet\u00ebm nuk qe aq e leht\u00eb, pavar\u00ebsia pa para nuk ka vler\u00eb dhe t\u00eb\ngjeje pun\u00eb, nuk ishte aq e leht\u00eb. Un\u00eb kisha nevoj\u00eb p\u00ebr prind\u00ebrit q\u00eb m\u00eb rrit\u00ebn dhe\nky kujdes q\u00eb, kur isha af\u00ebr tyre un\u00eb nuk e vler\u00ebsoja aspak, kur u largova, u b\u00eb\nshum\u00eb i madh. Kujdesi ekonomik pati vler\u00eb edhe emocionale p\u00ebr mua, sepse kuptova\nq\u00eb tregon shenj\u00eb p\u00ebrkujdesjeje p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn q\u00eb kishin rritur dhe sjellja ime\nishte egoiz\u00ebm p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb m\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shans, n\u00eb krahasim me ata q\u00eb\nm\u00eb kishin braktisur at\u00eb nat\u00eb n\u00eb maternitet. <\/p>\n\n\n\n<p>Pas gjith\u00eb atyre\nvitesh t\u00eb jet\u00ebs sime q\u00eb i kalova pa e ndjer\u00eb dashurin\u00eb, nga njer\u00ebzit q\u00eb m\u00eb\nzgjodh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb f\u00ebmija i tyre, un\u00eb ndjeva di\u00e7ka dhe mendova q\u00eb ndoshta at\u00eb\ndashuri q\u00eb un\u00eb k\u00ebrkoja, ata nuk dinin ta trasmetonin tek un\u00eb, por jo se nuk e\nndjen\u00eb v\u00ebrtet. Pasi nj\u00eb viti t\u00eb gjat\u00eb shkollor, ku jeta m\u00eb vuri n\u00eb prov\u00eb, un\u00eb u\nriktheva n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi ku isha rritur dhe ku i kisha premtuar vetes q\u00eb nuk do\nt\u00eb rikthehesha kurr\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. Ata ishin prind\u00ebrit e mi dhe un\u00eb i\ndoja!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ju ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb ndiheni vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, sikur familja nuk ju do ose m\u00eb sakt\u00eb, sikur nuk i p\u00ebrkisni aspak asaj, por dikujt tjet\u00ebr diku, n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb? Ju do t\u00eb thoni \u201cpo\u201d&#8230; Ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb e re, ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb e zakonshme, q\u00eb i ndodh \u00e7do adoleshenti q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":21286,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[245],"class_list":["post-22203","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rrefime-mekatesh","tag-mekat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22203","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22203"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22203\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21286"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22203"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22203"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22203"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}